Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Historia e bandes se Xhevdet Mustafės

    “Pas hedhjes sė bombave nė ambasadat e Parisit dhe Romės, Sigurimi i helmoi gruan Sabaudinit nė Itali dhe…”/ Dėshmia e rrallė e vėllait, se si ndiqej kreu i “bandės Xhevdet Mustafa”

    Skedarėt e Bashkėngjitur 177372

    Skedarėt e Bashkėngjitur 177373

    Dashnor Kaloēi

    Pjesa e katėrt

    Memorie.al publikon historinė e panjohur dhe tė bujshme tė ashtuquajturės “banda Xhevdet Mustafa”, ku bėnin pjesė: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, tė cilėt nė mesnatėn e 26 shtatorit tė vitit 1982, me anė tė njė motoskafi tė vogėl qė ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan nė bregdetin e Divjakės, ku pasi vranė njė oficer policie dhe njė fshatar tė zonės, nėn forcėn e armėve, mbajtėn peng njė polic tjetėr, i cili do t’u tregonte rrugėn pėr tė pėrparuar nė brendėsi tė territorit shqiptar, deri sa ata arritėn nė qytezėn e vogėl tė Rrogozhinės, ku u zbuluan nga njerėzit e Sigurimit tė Shtetit dhe pas njė pėrpjekje me armė, ‘kapo’ i saj Sabaudin Haznedari, mbeti i vrarė nė njė qendėr zjarri, dhe po ashtu tė njėjtin “fat” do tė kishte edhe Xhevdet Mustafa, qė mbeti i vrarė pas disa orėsh, nė njė shtėpi tė fshatit Zhamė tė Lushnjes, pasi mė parė kishte vrarė tė zotin e shtėpisė dhe njė nėnoficer policie qė po e ndiqte me motoēikletė. Dėshmia e rrallė e Gafurr Haznedarit nga qyteti i Durrėsit, vėllait tė ‘kapos’ sė asaj bande, qė rrėfen pėr herė tė parė gjithė historinė e sė ashtuquajturės “banda Xhevdet Mustafa”, e cila sipas versionit tė Enver Hoxhės, “ishte dėrguar nga UDB-ja nė bashkėpunim me Leka Zogun, me qėllim pėr tė vrarė sekretarin e parė tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė”. Ngjarja e panjohur, vjen nėpėrmjet vėllait tė ‘kapobandės’, Haznedari, duke filluar nga historia e tyre familjare pėr tė cilėn aktori dhe dramaturgu i njohur, Sulejman Pitarka, do t’i kushtonte dramėn “Familja e peshkatari”, si dhe tė gjithė kombinacionet e Sigurimit tė Shtetit, qė nga arratisja e tyre dhe deri nė ngjarjen e 26 shtatorit 1982, ku Sabaudini dhe Xhevdeti mbetėn tė vrarė, nė pėrpjekje me forcat e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, kurse Halit Bajrami, pasi u mbajt disa kohė nė “Hetuesi” dhe te Hotel “Tirana”, u pėrcoll nga Zbulimi Shqiptar nė Zelandėn e Re, ku jetoi i qetė edhe pas viteve ’90-tė, duke mos pranuar tė shkelte mė nė Shqipėri!
    Plot 39-vjet mė parė, nė paraditen e sė dielės sė 26 shtatorit tė vitit 1982, njė ngjarje aspak e zakontė dhe tepėr e bujshme e ndodhur nė njė qytezė tė vogėl tė Shqipėrisė sė Mesme. Shprishi heshtjen e monotoninė mbytėse qė mbizotėronte prej vitesh nė Shqipėrinė komuniste tė asaj kohe, duke shkaktuar pėshtjellim e panik tė madh edhe nė radhėt e hierarkisė sė lartė tė udhėheqjes komuniste tė kryesuar prej Enver Hoxhės. Po atė pasdite, lajmi mbi atė ngjarje, qė ishte pėrhapur me njė shpejtėsi po tė pazakontė pothuaj nė tė gjithė vendin, duke u rrėfyer nė forma nga mė tė ndryshmet. U bė i ditur edhe nga Radio-Televizioni Shqiptar, me anė tė njė njoftim zyrtar tė dhėnė nėpėrmjet njė komunikate zyrtare tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, i cili u transmetua nė emisionin e lajmeve tė orės 20.00. Ajo komunikatė zyrtare nė mes tė tjerash, bėnte tė ditur se: ‘njė bandė e armatosur e financuar dhe e stėrvitur nga shėrbimet sekrete tė disa vendeve fqinje, nė bashkėpunim dhe me armiqtė e popullit shqiptar, kishte zbarkuar disa km. nė thellėsi tė territorit shqiptar nė bregdetin e Divjakės, ku dhe ishte asgjėsuar plotėsisht nga forcat e Ministrisė sė Brendshme’.

    Afro dy muaj mė pas, akoma pa u shuar jehona e asaj ngjarje, gjatė njė takimi qė kreu i Shqipėrisė komuniste, Enver Hoxha, mbajti me zgjedhėsit e zonės sė tij elektorale nė Tiranė, nė mes tė tjerash foli dhe pėr atė “bandė” qė tashmė ishte bėrė e njohur, kudo nė tė gjithė Shqipėrinė, si “Banda e Xhevdet Mustafės”. Lidhur me kėtė, ai u shpreh: “Banda e armatosur e kriminelit Xhevdet Mustafa, qė u pėrgatit dhe u financua nga Leka Zogu nė bashkėpunim me UDB-nė jugosllave dhe shėrbimet e huaja sekrete, tė disa vendeve fqinje, u asgjėsua e u eliminua plotėsisht brenda gjashtė orėve nga zbarkimi i tyre, akoma pa e parė mirė diellin shqiptar”.

    Pėr kėtė ngjarje tė bujshme, qė asokohe tronditi gjithė Shqipėrinė dhe hapi panik tė madh pėr disa muaj me radhė duke vėnė nė gatishmėri tė lartė tė gjitha repartet e Forcave tė Armatosura dhe ēetat vullnetare, ėshtė folur dhe shkruar vetėm pas viteve ’90-tė, me shembjen e regjimit komunist, por pėrsėri, e gjithė ngjarja e 26 shtatorit tė vitit 1982, ku mbetėn tė vrarė Sabaudin Haznedari dhe Xhevdet Mustafa, si dhe e ashtuquajtura “banda Xhevdet Mustafa”, edhe pse kanė kaluar katėr dekada qė nga ajo kohė, vazhdon tė mbetet e mbuluar me mister, duke mbajtur mbi vetė njė sėrė pikėpyetjesh!

    Nė kėtė kontekst, me qėllimin pėr tė tentuar pėr tė hedhur sadopak dritė mbi atė ngjarje tė largėt, Memorie.al i rikthehet pėrsėri njė cikli shkrimesh pėr tė ashtuquajturėn “banda Xhevdet Mustafa”, duke publikur fakte dhe ngjarje tė reja tė panjohur mė parė, tė cilat vijnė nėpėrmjet intervistės me Gafurr Haznedarin nga qyteti i Durrėsit, i cili ėshtė vėllai i Sabaudin Haznedarit, kryetarit tė “grupit komando”, qė sė bashku me Xhevdet Mustafėn e Halit Bajramin, zbarkoi nė bregdetin e Divjakės nė mesnatėn e largėt tė 26-shtatorit tė vitit 1982, ku sipas versionit tė Tiranės zyrtare tė artikuluar nga vetė Enver Hoxha nė fjalėn e mbajtur para zgjedhėsve tė tij tė zonės elektorale nė Tiranė, “ishte dėrguar nga UDB-ja nė bashkėpunim me Leka Zogun, me qėllim pėr tė vrarė sekretarin e parė tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė”.

    Pas intervistės me z. Gafurr Haznedari qė do tė publikohet nė gjashtė numra radhazi, (duke filluar nga sot), Memorie.al do vazhdoj pėrsėri me shkrime tė tjera, me dėshmi dhe intervista, nga aktorė tė asaj ngjarje, tė afėrm tė familjeve tė tyre, si dhe dėshmitarė tė ndryshėm, qė rastėsia i lidhi, apo i ēoi nė atė vend ku 39 vite mė parė zbarkoi ‘grupi i armatosur komando’ i njohur ndryshe si “banda Xhevdet Mustafa”, ngjarje e cila edhe sot pas katėr dekadash, vazhdon tė mbetet e mbuluar me mister.

    Dėshmia e rrallė e Gafurr Haznedarit, vėllait tė “kapos’ sė “Bandės Xhevdet Mustafa

    Vijon nga numri kaluar



    Zoti Gafur, pas asaj ngjarje, pra kur Sabaudini me Avdul Banushin vunė bombat nė ambasadėn shqiptare tė Romės, a pati konsekuenca nga shteti familja juaj nė Durrės?

    Familja jonė nė atė kohė nuk pati asnjė problem dhe nuk na ngacmuan fare. Por kjo nuk ndodhi me familjen tjetėr tė Sabaudinit, qė ishte nė Romė. Pak muaj pas asaj ngjarje, pasi Sigurimi me anė tė agjentėve tė tij e mėsoi tė vėrtetėn se Sabaudini me Avdul Banushin, ishin autorėt e asaj ngjarje, ata nisėn dhe hakmarrjen ndaj tyre. Nė atė kohė, njerėzit e Sigurimit tė Shtetit qė vepronin jashtė Shqipėrisė, shkuan nė shtėpinė e Sabaudinit dhe i helmuan gruan e tij italiane. Nė atė kohė, vajza e Sabaudinit nuk ndodhej nė shtėpi dhe kur u kthye nga pazari, e gjeti tė ėmėn e vet tė rėnė pėrmbys, pa asnjė shenjė jete dhe nė tavolinė ishin dy filxhanė me kafe, ku mė pas u konstatua nga organet kompetente italiane, se ishte hedhur helm vdekjeprurės me veprim tė shpejtė.

    Nga e keni mėsuar ju kėtė ngjarje?

    Mua ma ka treguar vetė vajza e Sabaudinit, pas viteve ’90-tė kur unė shkova pėr herė tė parė nė Itali. Mbesa ime dhe njėkohėsisht vajza e Sabaudinit, ishte mė se e bindur se nėna e saj dhe njėkohėsisht bashkėshortja e vėllait tim, Sabaudinit, ishte helmuar nga njerėzit e Sigurimit tė Shtetit, tė cilėt kishin gjetur rastin dhe i kishin hyrė nė shtėpi, duke i hedhur helmin nė kafe”.

    Po ndonjė lajm tjetėr mbi vendndodhjen dhe veprimtarinė e Sabaudinit a kishit nė atė kohė?

    Ne e dinim se Sabaudini jetonte nė Romė, ku kishte krijuar dhe familje tė re. Gjatė asaj kohe qė ai ishte nė Romė, kishte rastisur nė njė lokal me katėr shoferė durrsakė tė Parkut tė Eksportit dhe pasi i kishte njohur, i kishte thėnė kamerierit, qė t’u ēonte nė tavolinė ēfarė tė dėshironin, duke u thėnė se i kishin tė paguara nga Sabaudin Haznedari. Kėtė ngjarje ata shofera tė eksportit e tregonin nė Durrės pėr disa kohė, duke u shprehur me mburrje, se si i’a kishin refuzuar qerasjen Sabudin Haznedarit nė Romė. Po kėshtu nė pranverėn e vitit 1982, unė shkova pėr njė ngushėllim, tek njė miku im durrsak, qė dikur kishim punuar bashkė. Nė atė kohė ai sapo ishte kthyer nga Italia, ku bashkė me tė shoqen, kishin punuar si shifrantė nė ambasadėn shqiptare tė Romės. Atė ditė ai mė tregoi, se nuk do tė shkonte mė nė Itali, pasi e kishin hequr urgjent nga puna, ku kishte qenė nė ambasadė dhe e kishin kthyer “pako postale” nė Shqipėri.

    Pėrse kishte ndodhur ajo gjė me tė, u’a tregoi?

    Kjo kishte ardhur, pasi gjatė njė bisede nė ambientet e ambasadės, ai ishte shprehur se: njihte Sabaudin Haznedarin dhe kishte miqėsi me familjen e tij nė Durrės. Porsa kishte mbaruar fjalėn ai, dy kolegėt e tij tė punės, qė si duket kishin qenė tė Sigurimit tė Shtetit, i thanė: “Ti njeh Sabaudin Haznedarin dhe vazhdon tė punosh kėtu nė ambasadė…”?! Tė nesėrmen e asaj dite, atė e kthyen urgjent nė Tiranė, me gjithė gruan e tij, ndonėse ai u kishte thėnė shefave tė tij, se miqėsinė, ai e kishte jo me Sabaudinin, por me vėllezėrit e tij qė ndodheshin nė Durrės, tė cilėt ishin njerėz tė nderuar nga Partia dhe me punė me pėrgjegjėsi.

    Po me letra deri kur vazhduat tė komunikonit me Sabaudinin nė atė kohė?

    Korrespodencėn me Sabaudinin unė e mbajta deri pak muaj para shtatorit tė vitit 1982, kur ai zbarkoi nė Divjakė me Halit Bajramin e Xhevdet Mustafėn. Aty nga prilli i atij viti, unė i kisha shkruar njė letėr Sabaudinit, ku nė mes tė tjerash i tregoja se, kisha pasur djalin tim tė sėmurė. Pas asaj letre, ai m’u pėrgjigj menjėherė dhe mė thoshte qė tė shkoja nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme nė Tiranė, ku tė bėja njė kėrkesė, qė shteti tė na krijonte mundėsinė pėr ta ēuar djalin tim pėr kurim nė Itali, ku do tė kujdesej vetė Sabaudini.

    A shkuat ju nė Ministrinė e Jashtme dhe ēfarė i’u thanė atje?

    Pas letrės qė mora nga Sabaudini, mė 27 korrik tė vitit 1982, unė menjėherė shkova nė Ministrinė e Jashtme dhe aty takova njė Drejtor Drejtorie, me tė cilin ne kishim ruajtur njė miqėsi familjare. Atij i tregova se kisha djalin sėmurė dhe si mund tė mė ndihmonte, qė tė bėja dokumentet, pėr ta ēuar nė Itali pėr kurim, duke i thėnė se: atje kisha vėllanė tim Sabaudin Haznedarin. Pasi mė dėgjoi, ai mė tha: “Gafur, unė po futem njėherė brenda dhe po pyes, sepse pėr kėto punė, ne marrim tė dhėna nga Ministria e Brendshme. Megjithatė, kam dėgjuar se vėllai yt, Sabaudini, mė duket se nuk i ka mirė punėt”. Pas kėsaj ai u fut brenda godinės sė Ministrisė dhe kur doli pas pak, mezi mė dha majat e gishtėrinjve, duke mė thėnė: “Gafur, ik sa mė shpejtė qė kėtu, se kėto ditė ėshtė nė plan pėr t’u internuar Shefikati me Skėnderin”.

    Pėr kė e kishte fjalėn?

    Ai e kishte fjalėn pėr bashkėshorten e Sabaudinit, me djalin e tij, Skėnderin, qė banonin bashkė me ne. Pas fjalėve tė atij qė m’i tha nė kofidencė tė plotė, unė nuk kisha ē’prisja mė dhe u ktheva pėr nė Durrės.

    Ėshtė thėnė se qė nė fillimin e vitit 1982, njerėzit e Sigurimit tė Shtetit, kishin dijeni mbi ardhjen e bandės nė Shqipėri. A ėshtė e vėrtetė kjo gjė?

    Po, kjo ėshtė mė se e vėrtetė. Qė nė fillimin e vitit 1982, diku nga janari apo pak mė pėrpara, a mė pas, kėtė nuk jam nė gjendje ta saktėsoj, Sigurimi i Shtetit u shpėrndau fotot e Sabaudinit, tė gjithė agjentėve tė tyre, deri tek ata ordinerė qė njiheshin nga tė gjithė. Kėtė unė e kam mėsuar qė nė atė kohė, pasi ma tregoi vetė njėri prej tyre nė koefidencė. Madje, ai mė tregoi dhe fotografinė e vėllait tim, pasi ishte plotėsisht i bindur, se nuk mund t’i dilte fjalė nga unė.

    Nė atė kohė vetėm fotot e Sabaudinit u shpėrndanė tek agjentėt e Sigurimit, apo dhe tė Xhevdet Mustafės?

    Pėr kėtė nuk di ē’tju them. Ndoshta kanė shpėrndarė dhe tė Xhevdetit, por unė nė atė kohė vetėm tė Sabaudinit kam parė.

    Si e menduat nė atė kohė shpėrndarjen e fotove tė Sabaudinit nga ana e Sigurimit tė Shtetit, a ju shkoi ndėrmend se ai mund tė vinte nė Shqipėri, nė krye tė asaj bande qė erdhi mė pas, me Xhevdet Mustafėn?

    Tė them tė drejtėn, nė atė kohė kur mora vesh pėr shpėrndarjen e fotove tė Sabaudinit, mendova shumė gjėra, por as qė mė shkoi ndėr mėnd, ajo qė do tė ndodhte mė vonė, pra qė ai tė vinte nė Shqipėri. Kėtė gjė e ēova nėpėr mėnd disa kohė mė vonė, pasi forca tė mėdha speciale tė Gardės sė Republikės, zbarkuan nė bregdetin e Durrėsit dhe filluan tė bėnin shėrbime, nė tė gjithė gjatėsinė e plazhit, nga Currilat e deri nė Golem. Ajo bėhej hapur dhe si tė thuash nė mėnyrė demonstrative, sepse pas orės pesė tė darkės, ata nuk e lejonin as peshkatarėt amatorė, qė tė gjuanin peshk me grepa. Po kėshtu nė atė kohė rreth e rreth shtėpisė sonė, filluan tė dukeshin spiunėt ordinerė tė lagjes dhe tė tjerė tė qytetit, tė cilėt na survejonin, duke bėrė shėrbim tė rregullt ēdo 24 orė. Pas gjithė kėtyre gjėrave qė po ndodhnin nė atė kohė, fillova tė mendoja se Sigurimi duhet tė kishte ndonjė sinjal mbi ardhjen e Sabaudinit nė Shqipėri.

    A kishit ndonjė sinjal tjetėr nga ana e njerėzve tė Sigurimit qė kishte tė bėnte me Sabaudinin?

    Pak ditė pėrpara se “banda” tė vinte nė Shqipėri, vėllanė tonė Eminin (asokohe punonte si Drejtor Rrobaqepėsie), e thirri Kryetari i Degės sė Brendshme tė Durrėsit, Kapllan Shehu dhe i tha: “Emin, ju jeni njerėz tė mirė, tė ndershėm e punėtorė dhe pėr kėtė gjė partia i’u ka vlerėsuar, duke u besuar detyra me pėrgjegjėsi. I thoni ndonjė fjalė vėllait tuaj Sabaudinit, se po na nxjerr pengesa”.

    Si i’u pėrgjigj Emini?

    Pas kėsaj, Emini i’u pėrgjigj disi i revoltuar, duke i thėnė: “Po ne nuk kemi asnjė lidhje me tė”! Ndėrkohė kryetari i Degės vazhdoi: “Si nuk keni lidhje, ju i shkruani herė pas here letra atij”. Emini pėrsėri i revoltuar i tha: “Letrat ia shkruan njė vėlla tjetėr, qė ėshtė i ēmendur, (e kishte fjalėn pėr mua), atė kapeni dhe futeni Brenda”. Pra ky fakt dhe ato qė pėrmenda mė lart, si heqja nga puna e kthimi nė Shqipėri i dy punonjėsve tė ambasadės sonė nė Romė, shpėrndarja e fotografive etj., tregojnė mė sė miri, se vėllai ynė Sabaudini, jo vetėm qė ishte njė antikomunist i betuar, por ai me aktivitetin e tij, po i’u nxirrte probleme tė mėdha, regjimit komunist tė Tiranės. Kjo gjė nuk ka nevojė mė pėr koment, lidhur me pyetjen qė mė ke bėrė nė fillim tė intervistės, pėr arratisjen e Sabaudinit me Halit Bajramin, qė ishte dėrguar me mision nga Sigurimi i Shtetit.

    Si dhe nga e mėsuat ardhjen e bandės nė datėn 26 shtator 1982?

    Atė ditė, pra ditėn e ardhjes sė “bandės”, aty nga dreka ndėrsa unė isha duke qėndruar krejt i qetė nė shtėpi si zakonisht, gruaja ime, qė ishte duke parė nga dritarja, se po bėnte dasėm njė komshiu ynė, mė tha se: erdhi njė makinė dhe mori Eminin me gjithė Skėnderin, djalin e Sabaudinit. Mbas nja 20 minutash, ajo makinė erdhi pėrsėri me vėllanė tjetėr Naimin dhe mori edhe vėllanė e vogėl Qerimin. Pas pak makina erdhi pėrsėri me Abdurrahimin dhe pasi qėndroi pak, pėrsėri u largua. Kur pashė tė gjitha kėto lėvizje qė i ndoqa me kujdes nga dritarja e katit tė dytė tė shtėpisė sime, ngjalla dyshime se diēka duhej tė kishte ndodhur dhe i thashė gruas sime, se tani e kisha radhėn unė, pėr t’u marrė nga ajo makinė e Degės sė Brendshme, qė erdhi e mori vėllezėrit e tjerė. Dhe ashtu ndodhi vėrtet.

    Ju morėn dhe ju?!

    Pas pak minutash erdhi makina dhe mė mori e mė ēoi nė Degė tė Brendshme. Ndėrsa ne na izoluan tė gjithėve aty, nė shtėpinė tonė qė kishin mbetur vetėm gratė dhe fėmijėt, kishin shkuar forca tė shumta tė Policisė dhe tė Sigurimit tė Shtetit, duke e kontrolluar e bastisur atė nė ēdo cep. Gjatė atij kontrolli tė imėt, ata kishin marrė shumė dokumente dhe fotografi tė familjeve tona. Po kėshtu gjatė atij kontrolli, ata kishin gjetur nė bodrumin e shtėpisė sime, 11 kapsolla ndezės dinamiti, qė unė i kisha pasur aty qė prej 32 vitesh, kur ne kishim banuar nė “Kasollen e peshkatarit” tė cilat i pėrdorja pėr tė vrarė peshk.

    Sa ju mbajtėn nė Degė dhe ēfarė iu thanė atje?

    Aty nga ora dhjetė e darkės, tė gjithė vėllezėrit e tjerė i liruan, ndėrsa mua mė mbajtėn, duke mė marrė nė pyetje nė hetuesi. Ata mė thonin t’ju tregoja lidhjet qė kisha pasur me “bandėn” e vėllait, Sabaudinit. Unė i’u thosha qė tė mė lejonin qė tė shkoja nė shtėpi dhe t’ju sillja letrat qė i kisha shkruar Sabaudinit, qė nga viti 1956. Ndėrsa u thoja kėshtu, unė nuk e dija se ata m’i kishin marrė vetė ato letra, qė doja t’u sillja atyre.

    Sa ju mbajtėn juve nė hetuesi dhe ē’ndodhi mė pas me vėllezėrit e tjerė?

    Mua mė mbajtėn rreth dy muaj nė hetuesi, duke mė marrė nė pyetje dhe mė liruan mė 16 nėntor tė atij viti, me rastin e amnistisė qė u dha atėherė nga Kuvendi Popullor. Ndėrsa qė tė nesėrmen, pra njė ditė pas ardhjes sė “bandės Xhevdet Muastafa”, mė 27 shtator 1982, plot 23 veta nga familjet e gjithė vėllazėrisė sonė, u morėn dhe u internuan nė fshatra e krahina tė ndryshme tė Shqipėrisė, si: Gallatė tė Laēit tė Kurbinit, Memaliaj, Lapardha e Beratit, Grabovė e Gramshit, Belsh i Elbasanit, etj.

    Po me kėtė shtėpi tuajėn tė madhe, ēfarė ndodhi?

    Ndėrsa ne na internuan, shtėpinė tonė e kthyen nė Laborator e zyrė-llogarie tė Qendrės Shėndetėsore tė qytetit. Hakmarrja e regjimit komunist, lidhur me atė qė bėri Sabaudini, nuk pėrfundoi vetėm me internimin e familjeve tona dhe konfiskimin e shtėpisė, por ajo u shtri edhe nė farefisin tonė. Mė lejoni t’i pėrmend tė gjitha ata, sepse vuajtėn pėr vite me radhė nė internime, vetėm e vetėm pse ishin kushėrinjtė tanė.

    Po patjetėr, mund t’i pėrmendi tė gjithė

    Qė mė datėn 27 shtator, u shkarkuan nga puna kushėrinjtė e parė, qė kishim nė Tiranė: Hysen Strazimiri, nga Drejtor nė Ministrinė e Ekonomisė, u ēua llogaritar, Refi Strazimiri (Minarolli), nga nėpunse e Bibliotekės Kombėtare, u ēua pastruese, Uran Strazimiri, nga Drejtor ‘Hozrashoti’ nė Kinostudio, u ēua punėtor, Zaba Strazimiri (Kusi), u la pesė vjet pa punė. Hasan Drini, u demaskua publikisht, si kushėri i Sabaudin Haznedarit. Po kėshtu u pushuan nga puna dhe tre kunetėrit e mi. Sybi Bleta, veteran i Portit, u ēua nė NISH-Goma, Arjan Bleta, u hoq nga Porti dhe u dėrgua nė Belsh si punėtor, Elmaz Bleta u shkarkua si Sekretar Partie i Ndėrmarrjes.

    Burimi: Memorie.al

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Historia e bandes se Xhevdet Mustafės

    “Pas ’90-ės kur nė Durrės u kthyen disa agjentė tė Sigurimit nga Zelanda e Re, njėrit i dhashė njė letėr pėr Halit Bajramin, ku i shkruaja…”/ Dėshmia e rrallė e vėllait tė kreut tė “bandės Xhevdet Mustafa”

    Emri:  MUSTAFA30-750x375.jpg

Shikime: 495

Madhėsia:  17.8 KB

    Emri:  MUSTAF-20-750x375.jpg

Shikime: 488

Madhėsia:  41.1 KB

    Emri:  MUSTAF-10-750x375.jpg

Shikime: 473

Madhėsia:  32.3 KB

    Emri:  MUSTAF-30-1-750x375.jpg

Shikime: 480

Madhėsia:  31.6 KB

    Emri:  MUSTAFA-00-547x375.png

Shikime: 474

Madhėsia:  427.4 KB

    Dashnor Kaloēi

    Pjesa e pestė

    Memorie.al publikon historinė e panjohur dhe tė bujshme tė ashtuquajturės “banda Xhevdet Mustafa”, ku bėnin pjesė: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, tė cilėt nė mesnatėn e 26 shtatorit tė vitit 1982, me anė tė njė motoskafi tė vogėl qė ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan nė bregdetin e Divjakės, ku pasi vranė njė oficer policie dhe njė fshatar tė zonės, nėn forcėn e armėve, mbajtėn peng njė polic tjetėr, i cili do t’u tregonte rrugėn pėr tė pėrparuar nė brendėsi tė territorit shqiptar, deri sa ata arritėn nė qytezėn e vogėl tė Rrogozhinės, ku u zbuluan nga njerėzit e Sigurimit tė Shtetit dhe pas njė pėrpjekje me armė, ‘kapo’ i saj Sabaudin Haznedari, mbeti i vrarė nė njė qendėr zjarri, dhe po ashtu tė njėjtin “fat” do tė kishte edhe Xhevdet Mustafa, qė mbeti i vrarė pas disa orėsh, nė njė shtėpi tė fshatit Zhamė tė Lushnjes, pasi mė parė kishte vrarė tė zotin e shtėpisė dhe njė nėnoficer policie qė po e ndiqte me motoēikletė. Dėshmia e rrallė e Gafurr Haznedarit nga qyteti i Durrėsit, vėllait tė ‘kapos’ sė asaj bande, qė rrėfen pėr herė tė parė gjithė historinė e sė ashtuquajturės “banda Xhevdet Mustafa”, e cila sipas versionit tė Enver Hoxhės, “ishte dėrguar nga UDB-ja nė bashkėpunim me Leka Zogun, me qėllim pėr tė vrarė sekretarin e parė tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė”. Ngjarja e panjohur, vjen nėpėrmjet vėllait tė ‘kapobandės’, Haznedari, duke filluar nga historia e tyre familjare pėr tė cilėn aktori dhe dramaturgu i njohur, Sulejman Pitarka, do t’i kushtonte dramėn “Familja e peshkatari”, si dhe tė gjithė kombinacionet e Sigurimit tė Shtetit, qė nga arratisja e tyre dhe deri nė ngjarjen e 26 shtatorit 1982, ku Sabaudini dhe Xhevdeti mbetėn tė vrarė, nė pėrpjekje me forcat e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, kurse Halit Bajrami, pasi u mbajt disa kohė nė “Hetuesi” dhe te Hotel “Tirana”, u pėrcoll nga Zbulimi Shqiptar nė Zelandėn e Re, ku jetoi i qetė edhe pas viteve ’90-tė, duke mos pranuar tė shkelte mė nė Shqipėri!
    Plot 39-vjet mė parė, nė paraditen e sė dielės sė 26 shtatorit tė vitit 1982, njė ngjarje aspak e zakontė dhe tepėr e bujshme e ndodhur nė njė qytezė tė vogėl tė Shqipėrisė sė Mesme. Shprishi heshtjen e monotoninė mbytėse qė mbizotėronte prej vitesh nė Shqipėrinė komuniste tė asaj kohe, duke shkaktuar pėshtjellim e panik tė madh edhe nė radhėt e hierarkisė sė lartė tė udhėheqjes komuniste tė kryesuar prej Enver Hoxhės. Po atė pasdite, lajmi mbi atė ngjarje, qė ishte pėrhapur me njė shpejtėsi po tė pazakontė pothuaj nė tė gjithė vendin, duke u rrėfyer nė forma nga mė tė ndryshmet. U bė i ditur edhe nga Radio-Televizioni Shqiptar, me anė tė njė njoftim zyrtar tė dhėnė nėpėrmjet njė komunikate zyrtare tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, i cili u transmetua nė emisionin e lajmeve tė orės 20.00. Ajo komunikatė zyrtare nė mes tė tjerash, bėnte tė ditur se: ‘njė bandė e armatosur e financuar dhe e stėrvitur nga shėrbimet sekrete tė disa vendeve fqinje, nė bashkėpunim dhe me armiqtė e popullit shqiptar, kishte zbarkuar disa km. nė thellėsi tė territorit shqiptar nė bregdetin e Divjakės, ku dhe ishte asgjėsuar plotėsisht nga forcat e Ministrisė sė Brendshme’.

    Afro dy muaj mė pas, akoma pa u shuar jehona e asaj ngjarje, gjatė njė takimi qė kreu i Shqipėrisė komuniste, Enver Hoxha, mbajti me zgjedhėsit e zonės sė tij elektorale nė Tiranė, nė mes tė tjerash foli dhe pėr atė “bandė” qė tashmė ishte bėrė e njohur, kudo nė tė gjithė Shqipėrinė, si “Banda e Xhevdet Mustafės”. Lidhur me kėtė, ai u shpreh: “Banda e armatosur e kriminelit Xhevdet Mustafa, qė u pėrgatit dhe u financua nga Leka Zogu nė bashkėpunim me UDB-nė jugosllave dhe shėrbimet e huaja sekrete, tė disa vendeve fqinje, u asgjėsua e u eliminua plotėsisht brenda gjashtė orėve nga zbarkimi i tyre, akoma pa e parė mirė diellin shqiptar”.

    Pėr kėtė ngjarje tė bujshme, qė asokohe tronditi gjithė Shqipėrinė dhe hapi panik tė madh pėr disa muaj me radhė duke vėnė nė gatishmėri tė lartė tė gjitha repartet e Forcave tė Armatosura dhe ēetat vullnetare, ėshtė folur dhe shkruar vetėm pas viteve ’90-tė, me shembjen e regjimit komunist, por pėrsėri, e gjithė ngjarja e 26 shtatorit tė vitit 1982, ku mbetėn tė vrarė Sabaudin Haznedari dhe Xhevdet Mustafa, si dhe e ashtuquajtura “banda Xhevdet Mustafa”, edhe pse kanė kaluar katėr dekada qė nga ajo kohė, vazhdon tė mbetet e mbuluar me mister, duke mbajtur mbi vetė njė sėrė pikėpyetjesh!

    Nė kėtė kontekst, me qėllimin pėr tė tentuar pėr tė hedhur sadopak dritė mbi atė ngjarje tė largėt, Memorie.al i rikthehet pėrsėri njė cikli shkrimesh pėr tė ashtuquajturėn “banda Xhevdet Mustafa”, duke publikur fakte dhe ngjarje tė reja tė panjohur mė parė, tė cilat vijnė nėpėrmjet intervistės me Gafurr Haznedarin nga qyteti i Durrėsit, i cili ėshtė vėllai i Sabaudin Haznedarit, kryetarit tė “grupit komando”, qė sė bashku me Xhevdet Mustafėn e Halit Bajramin, zbarkoi nė bregdetin e Divjakės nė mesnatėn e largėt tė 26-shtatorit tė vitit 1982, ku sipas versionit tė Tiranės zyrtare tė artikuluar nga vetė Enver Hoxha nė fjalėn e mbajtur para zgjedhėsve tė tij tė zonės elektorale nė Tiranė, “ishte dėrguar nga UDB-ja nė bashkėpunim me Leka Zogun, me qėllim pėr tė vrarė sekretarin e parė tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė”.

    Pas intervistės me z. Gafurr Haznedari qė do tė publikohet nė gjashtė numra radhazi, (duke filluar nga sot), Memorie.al do vazhdoj pėrsėri me shkrime tė tjera, me dėshmi dhe intervista, nga aktorė tė asaj ngjarje, tė afėrm tė familjeve tė tyre, si dhe dėshmitarė tė ndryshėm, qė rastėsia i lidhi, apo i ēoi nė atė vend ku 39 vite mė parė zbarkoi ‘grupi i armatosur komando’ i njohur ndryshe si “banda Xhevdet Mustafa”, ngjarje e cila edhe sot pas katėr dekadash, vazhdon tė mbetet e mbuluar me mister.

    Dėshmia e rrallė e Gafurr Haznedarit, vėllait tė “kapos’ sė “Bandės Xhevdet Mustafa”

    Vijon nga numri i kaluar

    Zoti Gafur, ēfarė dini rreth veprimtarisė sė Sabaudinit, para se tė vinte nė Shqipėri me Xhevdet Mustafėn dhe Halit Bajramin?

    Para se Sabaudini tė vinte nė Shqipėri, Sabaudini jetonte nė kryeqytetin italian, Romė, sė bashku me vajzėn e tij tė vetme, bashkėshorten italiane, siē thashė mė lart, i’a helmoi Sigurimi i Shtetit, pasi ai hodhi bombat nė ambasadėn shqiptare atje, sė bashku me Avdul Banushin. Qė kur ishte vendosur nė Romė, Sabaudini kishte hapur njė lavanderi private dhe kishte arritur tė nxirrte tė ardhura tė konsiderueshme. Por ato tė ardhura ai i shpenzonte mė shumė duke ndihmuar emigrantėt shqiptarė antikomunistė dhe shtėpinė e tij nė Romė, e kishte kthyer nė njė qendėr bamirėsie, pėr tė gjithė ata qė arratiseshin pėr nė Perėndim. Kėtė e dėshmojnė akoma edhe sot shumė shqiptarė qė kanė pasur rastin, tė ndihmoheshin prej tij. Po kėshtu, kėtė gjė na e ka dėshmuar njė shqiptar nga Tivari, i quajtur Hasan Gorana, i cili nė vitin 1970, nė njė letėr qė na dėrgonte ne, nga New York, nė mes tė tjerash, na shkruante: “I jam mirėnjohės Sabaudinit, se mė ka strehuar nė shtėpinė e tij, me gjithė gruan time. Nuk ka nėnė nė botė qė tė lindė njė djalė si Sabaudini”.

    Ēfarė dini rreth krijimit tė ashtuquajturės “banda Xhevdet Mustafa” nė pėrbėrje tė sė cilės, ishte dhe Sabaudini?

    Duke u nisur nga ato qė kam arritur tė mėsoj unė pas viteve ’90-tė, lidhur me bandėn qė erdhi nė Shqipėri, ideja pėr krijimin e ‘grupit komando’ i lindi pikėrisht Sabaudinit, rreth njė vit e gjysmė pėrpara, pra diku nga fillimi i vitit 1980. Qė nga ajo kohė, Sabaudini ndėrmori njė udhėtim tė gjatė nėpėr disa shtete tė botės, sidomos nė ato vende ku jetonte mėrgata antikomuniste shqiptare. Qėllimi i atij udhėtimi ishte, qė ai tė kontaktonte me njerėz tė besuar, nė mėnyrė qė t’i rekrutonte ata, si efektiv tė grupit tė tij, qė do tė zbarkonin nė Shqipėri. Gjatė udhėtimit qė Sabaudini bėri nė SHBA, ai u njoh atje me Xhevdet Mustafėn, me tė cilin ndonėse ishin nga njė qytet, nuk kishin pasur njohje mė parė, pasi Xhevdeti ishte rreth 20 vjet mė i vogėl. Pasi Sabudini i parashtroi atij qėllimin pėr tė cilin e kishte takuar, Xhevdeti, u tregua krejt i gatshėm, qė tė bėnte pjesė nė grupin e Sabaudinit. Pasi u sigurua pėr pjesėmarrjen e Xhevdetit, nė grupin e tij, Sabaudini, u kthye nė Europė dhe ndėrmori njė udhėtim tjetėr, nė disa shtete ballkanike. Kur ishte nė Maqedoni, Sabaudini, qėndroi pėr disa ditė nė Shkup dhe ka fjetur nė njė dhomė hoteli, bashkė me njė shqiptar nga Dibra e Madhe, i quajtur Luan Haxhirexha. Pėr t’u takuar me atė person, Sabaudini kishte rekomandim nga njė mik i tij dhe gjatė bisedės, nė atė dhomė hoteli, ai i bėri tė ditur qėllimin e takimit, duke i thėnė Luanit: “Na gjej disa djem tė rinj e tė besuar, qė tė shkojmė nė Shqipėri e t’ia derdhim trutė Enver Hoxhės”.

    Si i’u pėrgjigj Haxhirexha?

    Qė nė fillim Luani i shprehu rezervat e tij lidhur me atė mision, duke mos i’a aprovuar nė mėnyrė kategorike dhe i tha: “Nuk bėhet ajo punė. Kjo ėshtė njė aventurė tepėr e rrezikshme dhe e parealizueshme. Ti nuk e di se si ėshtė Shqipėria”. Pas asaj, Sabaudini, vazhdoj mė tej duke i thėnė: “Ai popull ka mbetur si ajo pema e zhveshur qė i bien gjethet nė vjeshtė dhe ato gjethe njė shkrepėse duan nga ne, qė tė marrin flakė menjėherė”.

    Cili ishte misioni i vėrtetė qė ajo bandė do tė kryente nė Shqipėri?

    Ajo qė thashė mė lart. Misioni i bandės ishte atentati ndaj Enver Hoxhės, i cili do tė realizohej nė Tiranė, gjatė festave zyrtare dhe takimeve qė pritej tė zhvillonte Enveri, nė atė kohė. Pėr realizimin e atij misioni, Sabaudini ishte mė se i sigurt, qė do ta kryente me sukses dhe atė gjė, ai e shprehte me tė gjithė ata njerėz tė besuar qė takoi nė atė kohė”.

    Ėshtė thėnė se nė pėrgatitjen e “bandės” ka pasur gisht edhe Leka Zogu, ēfarė dini rreth kėsaj?

    Unė nuk e di tamam se si ėshtė e vėrteta rreth personave apo shėrbimeve sekrete, qė fshiheshin pas Sabaudinit, qė ishte kryetar i asaj bande, por di tė them se: me Leka Zogun, ai ka pasur njė njohje qė prej shumė vitesh. Kėtė gjė e ka pohuar nė dėshminė e tij, nė gjyqin fals qė u bė nė Tiranė edhe agjenti i Zbulimit Shqiptar, Halit Bajrami, i cili aty u shpreh, se Sabaudin Haznedari, ishte personi qė mblodhi njė pjesė tė madhe tė mėrgatės antikomuniste shqiptare dhe i ēoi nė dasmėn e Leka Zogut.

    Si ra Zbulimi Shqiptar nė gjurmėt e “bandės” qė po krijonte Sabaudini?

    Mendoj se dekonspirimi i kėsaj “bande” ishte qė gjatė udhėtimeve qė Sabaudini, bėri nė shtete tė ndryshme tė botės pėr gjetjen e njerėzve dhe pėr krijimin e bandės. Sigurimi i Shtetit nuk e ka pasur shumė tė vėshtirė qė ta mėsonte atė gjė, kur dihet se ai ka pasur shumė agjentė tė tij tė infiltruar nė radhėt e mėrgatės antikomuniste. Kėshtu qė, pasi Sigurimi ėshtė informuar pėr krijimin e bandės prej Sabaudinit, qė ta kontrollonte nė ēdo hap, ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet dhe arriti qė tė fuste nė radhėt e saj, dy agjentėt: Halit dhe Fadili”.

    Po pėrse e mori Sabaudini nė bandėn e tij Halitin, kur thuhet se ai kishte dijeni pėr tė, se punonte pėr Sigurimin e Shtetit?

    Kėtė pyetje edhe unė e kam menduar pėr vite me radhė dhe kjo mė ka mundur shumė. Ka disa versione lidhur me kėtė. Njė nga mė kryesoret dhe qė mendoj se i afrohet mė shumė sė vėrtetės, ėshtė ai qė: Sabaudini ka menduar se Haliti nuk i shėrbente mė Sigurimit tė Shtetit. Kjo pėr arsye, se ai kishte vite qė jetonte nė Zelandėn e Re dhe nuk ishte aktivizuar mė, nga Zbulimi Shqiptar. Ka pasur dhe raste tė tjera, nga agjentėt e Zbulimit Shqiptar, qė kanė bėrė lojė tė dyfishtė. Pra, qė kanė pranuar tė dalin jashtė, me mision dhe mė pas nuk kanė punuar mė pėr llogari tė Sigurimit, jo duke u larguar fare hapur, por duke dhėnė informacione pa asnjė lloj vlere. Nė takimin qė Sabaudini ka pasur me Halitin, ai ėshtė treguar plotėsisht i gatshėm, pėr tė ardhur nė Shqipėri, si pjesėtar i bandės sė tij. Duke u nisur nga kėto, Sabaudini ka menduar se Haliti nuk do ta tradhtonte, pasi ai e kishte pasur shok fėmijėrie dhe ata ishin arratisur bashkė, qė nė vitin 1950. Por edhe pse Sabaudini pranoi qė ta merrte Halitin nė grupin e tij, ai kishte shumė dyshime pėr tė dhe pėr shokun e tij, personin e katėrt, qė u stėrvit bashkė me ta.

    Cili ishte ky person dhe pse nuk erdhi ai nė Shqipėri me “bandėn Xhevdet Mustafa”?

    Edhe personi i katėrt ka jetuar prej vitesh nė Zelandėn e Re, ku ishte dėrguar me mision nga Sigurimi i Shtetit. Kėtė person Sabudinit, i’a prezantoi Halit Bajrami gjatė udhėtimit qė ai bėri nė Zelandėn e Re, pasi nuk e njihte dhe Sabaudini, pranoi ta merrte me vete. Pasi Fadili u stėrvit bashkė me bandėn pėr disa kohė, nė disa shtete tė Europės, nė momentet e fundit, kur ata tė katėrt kishin ardhur nė Itali dhe do tė imbarkoheshin, nė motoskafin qė do tė lundronte drejt brigjeve shqiptare, Fadili u bė i sėmurė dhe u tha atyre, se do tė shkonte nė njė farmaci pėr tė blerė disa ilaēe. Sabaudini, e lejoi qė tė shkonte, pasi nuk i’a mori mendja, se ai nuk do tė kthehej mė. Fadili pasi u largua nga banda, shkoi nė stacionin e trenit tė Firences, ku rastėsisht takoi njė shqiptar antikomunist, tė quajtur Eqerem Maēi, me origjinė tiranas. Pasi u takua me Eqeremin, i kėrkoi atij 1500 $ hua, duke i thėnė se: i kishte humbur portofoli dhe ato do t’ia kthente menjėherė, sapo tė shkonte nė Zelandė. Duke qenė mik i ngushtė i Sabaudinit, Eqeremi i’a dha dollarėt dhe ai u largua drejt pėr nė Zelandė. Pas tri ditėsh ai e mori nė telefon Eqeremin, duke i thėnė se ia kishte postuar dollarėt nė Itali. Eqeremi, qė e kishte mėsuar dėshtimin e misionit tė bandės dhe vrasjen e Sabaudinit e tė Xhevdetit, i tha nė telefon: “Mos ta shoh bojėn mė dhe nuk i dua fare paratė, sepse ju e tradhtuat Sabaudinin nė Shqipėri”.

    Nga i dini ju kėto?

    Kėtė gjė na e ka dėshmuar vetė Eqerem Maēi, nė njė letėr qė ai i ka dėrguar pas viteve ’90 nga Italia, djalit tė Sabaudinit, Skėnderit.

    Po pas largimit tė Fadilit, a dyshoi Sabaudini dhe pėrse e vazhdoi ai misionin?

    Pas ikjes sė tij, patjetėr qė Sabaudini ngjalli dyshime, por ai nuk mund tė mos e vazhdonte misionin qė kishte marrė pėrsipėr, sepse atė nuk i’a lejonte karakteri i tij dhe ai i kishte dalė pėr zot atij misioni. Por ngaqė Sabaudini dyshoi nga largimin i Fadilit, ai e ndėrroi edhe itinerarin dhe vendin e zbarkimit tė grupit. Ishte kjo arsyeja qė “banda” mundi tė zbarkonte nė bregdetin e Divjakės, pa u kuptuar fare nga forcat speciale tė Ministrisė sė Brendshme, tė cilat kishin rreth gjashtė muaj, qė bėnin shėrbim tė rregullt nė bregdet, nė pritje tė saj.

    Po Haliti a kishte dijeni mbi vendin e zbarkimit tė bandės?

    Haliti kishte dijeni pėr vendin ku ata do tė zbarkonin dhe ai kishte njoftuar Sigurimin e Shtetit pėr kėtė, por kur ata hipėn nė motoskaf dhe Sabaudini e ndėrroi itinerarin e lundrimit, ai s’kish si ta njoftonte mė Sigurimin, sepse ishte nėn kontrollin e plotė tė Sabaudinit e tė Xhevdetit. Pra, nė varkė, Haliti nuk kishte si tė shkėputej dhe tė njoftonte nė radio, Sigurimin pėr vendin e zbarkimit. Haliti e ka pranuar vetė nė dėshminė e tij, duke thėnė se ai si Halit, e kishte bėrė detyrėn e tij dhe kishte informuar Sigurimin, nga hotelet e Parisit dhe Brukselit, ku ata shkuan pėr tė blerė armė.

    Ēfarė dini lidhur me asgjėsimin e “bandės”, pas zbarkimit nė bregdetin shqiptar?

    Pasi “banda” zbarkoi nė bregdetin e Divjakės, rreth mesnatės, deri sa ka zbardhur dita, ata kanė qėndruar nė njė qendėr zjarri, me tė cilat siē dihet ishte mbushur plot bregdeti. Kur kanė dalė nga bunkeri, kanė parė njė oficer policie (mė duket se ishte zv/shefi i Policisė sė Lushnjes) dhe duke kujtuar se ai po shkonte pėr t’i vrarė, e kanė qėlluar dhe ai ka mbetur i vdekur nė vend, aty nė bregdet. Mė pas ata janė nisur pėr tė dalė nė rrugėn nacionale dhe pėr tė udhėtuar pėr nė Tiranė. Rrugės, Xhevdeti ka eliminuar dy-tre persona qė i kanė dalė pėrpara, duke menduar se po ndiqeshin dhe njėrin prej tyre, njė polic tė quajtur Sokrat, e ka marrė peng, duke i’a ngarkuar ēantat, qė kishin me vete. Ndėrsa Sokrati ka mbajtur ēantat me rroba e pajisjet e tjera qė ata kishin, ēantėn me armė, Sabudini ia ka lėnė Halitit. Gjatė gjithė kohės, deri sa ata kanė dalė nė rrugėn nacionale, Sabaudini me Xhevdetin, kanė ecur pėrpara, ndėrsa Haliti, qė kishte ēantėn me armė, ka ecur prapa tyre, pėr tė mos u kuptuar. Por, siē duket, Haliti nuk ka pasur urdhėr qė t’i vriste ata, sepse nuk duhej tė dekonspirohej qenia e tij, si agjent i Sigurimit Shqiptar.

    Si u zbulua “banda”?

    Pasi ata tė tre dolėn nė rrugėn nacionale, te stacioni i trenit nė Rrogozhinė, Halit Bajrami nuk i ka ndjekur mė nga pas, por ėshtė futur nė njė berberhane dhe aty ka thėnė: “Kapni ata tė dy, se janė diversantė”. Sabaudini me Xhevdetin, kur e kanė parė se Haliti, nuk ishte mė pas tyre (sipas urdhrit qė i kishin dhėnė), e kanė kuptuar se ai i ka tradhtuar dhe janė shpėrndarė. Xhevdeti ,ka marrė me forcėn e armės, njė makinė dhe ka ikur nė drejtim tė fshatit Zhamė tė Lushnjės, (ndoshta me qėllim pėr t’u kthyer pėrsėri andej nga kishin ardhur), ndėrsa Sabudini, ėshtė futur te njė bunker aty pranė.

    A ishin tė armatosur Sabaudini me Xhevdetin ?

    Nė momentin qė ata janė ndarė, kanė pasur me vete, vetėm nga njė pistoletė, sepse armėt automatike i kishte Halit Bajrami.

    Nė ē’rrethana mbeti i vrarė Sabudini?

    Sabaudini u rrethua nga forcat vullnetare dhe ato tė policisė, nė bunkerin ku ishte futur dhe aty e kanė qėlluar me breshėri tė shumta, duke i bėrė thirrje qė tė dorėzohej. Ai nuk ka qėlluar asnjėherė nė drejtim tė tyre, por nė njė moment, u ka thėnė: “Mos luftoni kundėr meje, por hajdeni t’i bashkojmė armėt dhe tė shkojmė nė Tiranė e tė vrasim Enver Hoxhėn”. Pas kėsaj, ai ėshtė qėlluar pėrsėri dhe pėr tė mos rėnė i gjallė, nė duart e tyre, ka vrarė veten, duke e qėlluar me njė plumb nė kokė. Kėshtu ėshtė e vėrteta e vrasjes sė tij dhe jo ashtu siē kanė thėnė se e vrau njė pushkatar i forcave vullnetare. Kjo gjė duket qartė edhe nga fotot e ekspertizės kriminalistike tė Ministrisė sė Brendshme. Ndėrsa Sabaudini, ėshtė vrarė aty rreth orės 11.00, Xhevdeti, u vra pasdite, nė shtėpinė ku u fut, nė fshatin Zhamė.

    Pas asaj ngjarje, a ju kanė marrė ju njerėzit e Sigurimit tė Shtetit, pėr t’ju ēuar pėr verifikimin e kufomave tė Sabaudinit e tė Xhevdetit?

    As nuk na ka thėnė njeri pėr kėtė gjė, sepse Sigurimi e dinte mirė, qė prej njė viti ardhjen e tyre dhe kush ishin ata, e nuk kishte nevojė tė verifikonte kufomat.

    Po gjatė internimit, si ju kanė trajtuar dhe a patėt probleme?

    Nga data 27 shtator 1982 e deri nė fundin e vitit 1990, kur u kthyem tė gjithė nė Durrės, ne kemi vuajtur ashtu siē vuanin tė gjithė tė internuarit nė Shqipėri. Ne nuk na linin tė lėviznim nga vendi i internimit, pa leje tė Degės sė Brendshme dhe pėr herė tė pare, tė pesė vėllezėrit, u bėmė bashkė nė vitin 1985, kur na vdiq nėna, nė fshatin Grabovė tė Gramshit. Aty na njoftuan se ishte marrė vendim, qė nėna jonė, nuk duhej varrosur nė varrezat e fshatit dhe vėllai i vogėl, Qerimi, qė jetonte me nėnėn, hapi njė gropė buzė njė rruge, afėr njė guri tė madh, me qėllim qė tė mos na humbte fare dhe aty e varrosėm, vetėm ne vėllezėrit.

    A i keni kėrkuar dhe a i keni gjetur eshtrat e Sabaudinit?

    Pas viteve ’90-tė unė jam marrė personalisht me kėrkimet pėr gjetjen e eshtrave tė Sabudinit. Pasi u interesuam nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, me ndihmėn e pakursyer tė ish-ministrit Bashkim Kopliku, ne gjetėm proces-verbalin me emrat e tre personave, qė kishin kryer groposjen e tyre nė Linzė.

    A kontaktuat me ta?

    Ne arritėm qė tė takoheshim me njėrin prej tyre, qė nė atė kohė ishte i dėnuar, pėr krime kundėr njerėzimit. Kur i thamė atij se donim ndihmė pėr gjetjen e eshtrave tė Sabaudin Haznedarit dhe Xhevdet Mustafės, ai na tha: “Po si kėrkoni eshtrat e Xhevdet Mustafės, kur ai ka vrarė pesė veta?”

    Si u pėrgjigjėt ju?

    Unė i’u pėrgjigja, duke i thėnė se: ‘Xhevdeti, nuk kishte ardhur i ftuar nė dasmė kėtu’, por ai na lodhi dhe nuk na e tregoi vendin, ku ishin varrosur, duke u justifikuar, se: ai me dy kolegėt e tij e kishin gjetur gropėn tė hapur dhe nuk e mbante mend vend-varrimin”.

    Po me Halit Bajramin dhe personin tjetėr Fadilin a keni kontaktuar dot pas viteve ’90-tė?

    Pas viteve ’90 nė Durrės u kthyen njė nga njė, disa nga agjentėt e Zbulimit Shqiptar, qė kishin qenė me mision pėr vite me radhė, jashtė Shqipėrisė dhe kishin banuar nė Zelandėn e Re. Unė kontaktova me ta dhe njėri prej tyre ma mori pėrsipėr, qė t’i ēonte Halit Bajramit nė Zelandė, njė letėr qė kisha shkruar unė.

    Ēfarė i kishit shkruar Halitit nė atė letėr?

    I kam shkruar tekstualisht: “Halit, do tė mė pėrgjigjesh pėr atė qė ke bėrė”.

    Je i bindur se e ka marrė atė letėr Halit Bajrami?

    Patjetėr qė e ka marrė, sepse pas saj, ai nuk erdhi mė dot nė Shqipėri!

    Burimi: Memorie.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-01-2022 mė 13:55

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Shqipėria firmosi sot me KE marrėveshjen pėr vizat
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 09-01-2008, 04:43
  4. Kriminaliteti shqiptar
    Nga fatmir_sh nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 01-05-2007, 19:19
  5. Banda e Xhevdet Mustafes
    Nga ledio nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-11-2004, 13:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •