Zbulohet pakti sekret mes Francės dhe Izraelit
Izraeli dhe Franca kanė bėrė mė parė njė marrėveshje sekrete pėr tė prodhuar njė bombė bėrthamore sė bashku, kjo sipas njė biografie tė re tė ish-kryeministrit izraelit, Shimon Peres.
23.05.2007 11:05
Izraeli dhe Franca kanė bėrė mė parė njė marrėveshje sekrete pėr tė prodhuar njė bombė bėrthamore sė bashku, kjo sipas njė biografie tė re tė ish-kryeministrit izraelit, Shimon Peres. Pakti, mė pas ėshtė anuluar, por zbulimi i tij nė librin e historianit Michael Bar-Zohar hedh njė dritė tė re nė pėrfshirjen e thellė tė Francės nė programin bėrthamor tė Izraelit. Bar-Zohar ka deklaruar pėr agjencinė e lajmeve Reuters se ky informacion ėshtė marrė nga nxjerrja e disa dokumenteve tė fundit nga arkivat e qeverisė franceze dhe izraelite, tė cilat kanė lidhje me rolin kyē qė ka luajtur Peres, tani tetėdhjetetrevjeēar, nė fillimin e projektit bėrthamor tė Izraelit mė shumė se gjysmė shekulli mė parė. Libri publikon detaje tė reja se ai, Peres, ka shėrbyer si njė arkitekt nė prapaskenė i fuqisė ushtarake tė Izraelit, duke siguruar armė nė rrugė sekrete dhe duke blerė njė reaktor atomik nga Franca. Ambasada Franceze nė Tel Aviv nuk i ėshtė pėrgjigjur kėrkesave pėr koment mbi lajmin nė fjalė. Por, ekspertėt besojnė se Izraeli e ka pėrdorur reaktorin Dimona, i cili ėshtė ndėrtuar me ndihmėn e Francės nė vitet 60, pėr tė prodhuar pothuajse dyqind koka raketash bėrthamore. Nga ana tjetėr, as Izraeli nuk jep ndonjė konfirmim, por as e mohon se ai zotėron armė tė shkatėrrimit nė masė, duke deklaruar se ai nuk do tė jetė vendi i parė qė e prezanton veten si fuqi bėrthamore nė Lindjen e Mesme. Biografia prej pesėqind faqesh e ish-kryeministrit Peres, Shimon Peres - The Biography, njė edicion ky nė gjuhėn angleze pėrkthyer nga origjinali nė hebraisht, i cili ėshtė publikuar kohėt e fundit nga Random House, tregon disa nga detajet e bisedimeve sekrete tė Peres me Parisin, pėr tė mbyllur njė marrėveshje mbi reaktorin. Sipas ekspertėve, fakti mė i rėndėsishėm ėshtė njė pakt sekret i nėnshkruar nė vitin 1957 me kryeministrin e atėhershėm francez, Mauris Borges-Maunouri, nė Paris, disa muaj pasi ėshtė pėrmbyllur marrėveshja pėr reaktorin. Sipas librit nė fjalė, pakti konstatonte gjerėsisht se dy kombet mund tė bashkėpunonin nė kėrkimet dhe prodhimin e armėve bėrthamore. Franca kohėt e fundit ka debatuar se marrėveshja ėshtė mbyllur disa vjet pas presionit diplomatik tė rėndė tė ushtruar nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilat kėrkonin nga Franca qė ajo ti jepte fund bashkėpunimit bėrthamor me Izraelin. Megjithatė, ende disa ekspertė gjejnė njė domethėnie historike me faktet qė tregojnė se marrėveshja ėshtė kryer. Sipas Avner Kohen, autor i njė libri tė publikuar nė vitin 1998 mbi lindjen e programit bėrthamor tė Izraelit, shprehet fakti qė pala franceze ishte e gatshme pėr tė bashkėpunuar me Izraelin nė zhvillimin e armėve tė shkatėrrimit nė masė, ėshtė diēka jashtėzakonisht e brendshme nė njė skenė politike e diplomatike. Sipas tij, kjo tregon se Franca ka qenė shumė e pėrfshirė nė programin bėrthamor tė Izraelit, duke shtuar se ajo qė ėshtė ironike nė kėtė mes ėshtė fakti se Franca sot po pėrpiqet tė ndalojė Iranin nga prodhimi dhe zotėrimi i njė potenciali bėrthamor. Libri vazhdon mė tej duke diskutuar mėnyrėn se si Peres ka treguar kėmbėngulje nė kundėrshtimin e liderėve tė tjerė izraelitė, siē ishin Golda Meir, i cili kundėrshtoi fillimin e programit bėrthamor, duke shprehur shqetėsim pėr zemėrimin qė mund tė shkaktonte ky hap nė Perėndim nė njė kohė kur shumica e vendeve refuzuan ti shesin armė Izraelit. Franca, e cila i shiti aeroplanėt e parė luftarakė Izraelit, i ka qėndruar mė pranė kėtij vendi se ēdo shtet tjetėr perėndimor. Disa zyrtarė francezė e identifikojnė konfliktin izraelit me arabėt nė atė kohė me betejėn e Francės kundėr njė revolte tė armatosur ndaj sundimit tė saj nė Algjeri. Njė shkrimtar veteran, njėkohėsisht edhe ish-ligjvėnės pėr Partinė e majtė Laburiste, e cila njėherė e njė kohė ėshtė drejtuar nga Peres, Bar-Zohar, deklaron se ish-kryeministri Peres i kishte kėrkuar atij tia shkruante biografinė, duke rėnė dakord pėr publikimin e librit pa i treguar mė parė atij njė kopje tė tij. Vetė ish-kryeministri izraelit, Shimon Peres, e vlerėson si librin, ashtu edhe autorin e biografisė sė tij.
Krijoni Kontakt