Peshkatari dhe margaritari
Na ishte njė herė njė peshkatar dhe ēdo ditė peshkonte nga njė peshk, pastaj qėndronte njė kohė nė shtėpi derisa peshku mbaronte. Pastaj sėrish shkonte nė bregdet qė tė zinte peshk. Njė ditė prej ditėsh, bashkėshortja e peshkatarit duke pastruar peshkun pa diēka tė ēuditshme. Ajo kishte parė nė barkun e peshkut njė margaritar!
U ēudit. Margaritar nė barkun e peshkut?! Subhanallah! E ftoi bashkėshortin dhe i tregoi se ēfarė kishte parė. Edhe ai u ēudit dhe njėkohėsisht u gėzua dhe i tha bashkėshortes se do ta shisnin dhe do tė hanin diēka tjetėr, jo peshk.
Peshkatari e mori margaritarin dhe shkoi te shitėsi i margaritarėve afėr shtėpisė sė tij. E pėrshėndeti dhe i tregoi ngjarjen. “Mė jep ta shoh! Ooo, ky margaritar ėshtė shumė i vlefshėm”, i tha tregtari. “Sikur tė shes dyqanin dhe shtėpinė time, nuk do tė mund ta paguaj. Mirėpo shko te filan tregtar nė qytet, se ndoshta ai do tė mund ta blejė atė.” E mori margaritarin peshkatari dhe shkoi te tregtari i madh dhe i tregoi ndodhinė, mirėpo edhe ky i tha se margaritari vlente shumė mė shumė. “Por, unė do tė gjej zgjidhje. Shko tek guvernatori i kėsaj province. Ai ka mundėsi ta blejė kėtė margaritar.” Peshkatari e falėnderoi pėr ndihmėn qė i ofroi dhe u nis nė drejtim tė guvernatorit. Ndaloi te dera e pallatit tė guvernatorit duke pritur leje qė tė hynte brenda. E takoi guvernatorin dhe i rrėfeu ngjarjen e tij. “Subhanallah”, i tha, “pikėrisht kėtė kėrkoj. Nuk di se si tė tė shpėrblej, mirėpo do tė tė lejoj tė hysh nė depon time personale, ku do tė qėndrosh pėr gjashtė orė. Merr ēka tė duash. Ky ėshtė shpėrblimi pėr kėtė margaritar! Zotėri, gjashtė orė janė shumė pėr njė peshkatar si unė. Le tė jenė dy orė”, i tha peshkatari. “Gjashtė orė dhe merr ēfarė tė duash nga depoja”, i tha guvernatori.
Peshkatari hyri nė depon e guvernatorit dhe mbeti i habitur. Pa njė dhomė tepėr tė madhe, tė ndarė nė tre kate. Kati i parė ishte i mbushur me xhevahire, perla dhe ar. Kati tjetėr me mbulojė tė butė e tė lėmuar. Vetėm t’i hidhte njė shikim, do ta merrte gjumi nga qetėsia. Ndėrsa nė katin e tretė kishte ushqime dhe pije tė ndryshme.
Peshkatari filloi tė mendojė dhe tha: “Gjashtė orė! Vėrtet janė shumė pėr mua. Ē’do tė bėj pėr gjashtė orė? Mirė. Do tė filloj me ushqimin, qė ėshtė nė katin e tretė. Do tė ha derisa tė mbush stomakun tim.” Mė pas zbriti pėr nė katin e parė, kur ja, nė katin e dytė, pa njė shtrojė tė butė dhe tha. “Hėngra derisa u ngopa, pse tė mos fle e tė pushoj, nė mėnyrė qė tė forcohem pėr tė mbledhur sa mė shumė qė ėshtė e mundshme? Vėrtet, kjo ėshtė njė mundėsi e artė, e cila nuk do tė pėrsėritet mė!” Peshkatari shkoi nė shtrat, u shtri dhe e mori gjumi i thellė. Pas disa ēastesh dėgjoi njė zė.
-Ngrihu! Ngrihu o peshkatar i marrė! Koha ka mbaruar!
-Ēfarė?! Nuk ėshtė e mundur,- tha peshkatari. -Po, ngrihu dhe dil jashtė.
-Ju lutem, nuk mė ėshtė dhėnė mundėsia dhe koha e mjaftueshme!
-Gjashtė orė nė kėtė depo dhe tani je zgjuar nga kjo pakujdesi. Dėshiron mė shumė xhevahire? A nuk ke pasur kohė tė mjaftueshme qė tė mbledhėsh tėrė kėto xhevahire e tė dalėsh jashtė dhe me ato xhevahire tė blesh ushqimet mė tė mira e mė tė kėndshme, tė blesh shtrojat mė tė mira tė mundshme? Mirėpo vėrtet ti je njė i ēmendur e shumė i pakujdesshėm. Nuk mendon pėr mjedisin nė tė cilin gjendesh. Merreni dhe nxirreni jashtė!
-Jo, jo, jo, ju lutem! Ju lutem mosni!, nisi tė bėrtasė peshkatari.
Tregimi pėrfundoi, mirėpo mėsimi nuk mbaroi!
A e keni parė margaritarin? Ai ėshtė shpirti yt, o ti rob i dobėt! Vėrtet ėshtė njė thesar qė nuk mund tė vlerėsohet. Mirėpo ti nuk e di vlerėn e atij thesari.
A e ke parė depon? Depoja ėshtė kjo botė (dynjaja). Shiko madhėshtinė e saj dhe shiko shfrytėzimin e saj nga ana jonė!
Xhevahiret janė veprat e mira. Shtroja e butė dhe e lėmuar ėshtė pakujdesia.
Ushqimi dhe pijet janė kėnaqėsitė. Tani, vėlla peshkatar, a nuk ka ardhur koha qė tė zgjohesh nga gjumi, ta lėsh shtrojėn e butė? T’i mbledhėsh xhevahiret, tė cilat janė pranė teje para se tė kalojnė ato gjashtė orė e pastaj tė pendohesh, kur ushtarėt tė tė nxjerrin jashtė nga kjo begati!
Pėrktheu: Almedin Ejupi
Klubikulturor.com
Krijoni Kontakt