Mu duk interesant ky liber..
Ekonimisti italian, Roselli shkruan për arin shqiptar të përftuar nga nazistët
“Italia dhe Shqipëria”, libri prezantohet në Londër
Jo vetëm për shqiptarët, por edhe për pjesën tjetër të botës, grabitja e arit nga nazistët, ka mbetur një histori e panjohur. Por që tani e tutje nuk do të jetë më kështu. I deleguari i Bankës Italiane në Londër, ka promovuar në këtë qytet librin e tij "Italia dhe Shqipëria: marrëdhënie financiare në periudhën fashiste", një kapitull, i të cilit hedh dritë pikërisht mbi këtë fakt. Kapitulli që ka merituar më shumë diskutime ka qenë ai që i dedikohej ngjarjes dramatike që ka të bëjë me përftimin e rezervave shqiptare të floririt nga nazistët, i cili i futur në arka ishte fshehur në një minierë në Gjermani. Ceremonia e përurimit të këtij libri në Britaninë e Madhe është drejtuar nga ambasadori shqiptar në këtë vend dhe profesori i historisë italiane Christopher Duggan.
Prezantimi
Hyrja e librit “Italia dhe Shqipëria: marrëdhëniet financiare në periudhën fashiste”, është shkruar nga Michael Kaser dhe është përkthyer në gjuhën angleze nga Catherine Forner. Në kapitullin ku fokusohet përftimi i arit shqiptar nga nazistët profesor Roselli përshkruan sesi forcat aleate që e gjetën atë në minierën ku ishte fshehur në Gjermani, ndoqën urdhrin e Komisionit Tripalësh të Francës, SHBA-ës dhe Britanisë së Madhe për ta depozituar atë përkohësisht në Bankën e Anglisë. Alessandro Roselli rrëfen me saktësi historike përpjekjet për ta rifituar arin e vjedhur nga nazistët, çka u kthye në temë aktuale për arsye se çdo zgjedhje e e parashtruar është shtyrë pikërisht nga Londra, si pasojë e shpërthimit në Kanalin e Korfuzit ku u dëmtuan dy anije të Mbretërisë së Bashkuar.
Libri
Nga ekspertët, ky libër është përshkruar si ekzaminimi i parë i plotë i marrëdhënieve të trazuara financiare dhe ekomomike ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, duke hedhur dritë në imperializmin fashist italian. “Italy and Albania” ripërshkon strategjinë ekonomike të komplikuar të jashtme që çoi në vitin 1939 në “bashkimin e dy kurorave” të Italisë dhe Shqipërisë. Duke përvijuar një studim origjinal, Roselli rrëfen sesi strategjia e Italisë kundrejt Shqipërisë ndërruan kah ndërmjet ekstremeve të një minimumi të ndërhyrjes ekonomike dhe një maksimum të ndërhyrjes politike. Shpesh, e përshkruar si një trofe e politikës së jashtme fashiste, eksperienca italiane në Shqipëri mund të konsiderohet si një dështim i madh ekonomik. Vëzhguesit e kohës janë impresionuar nga forca e parasë shqiptare, regjim monetar ky, i bazuar në standarde floriri, dhe në balancën e fortë të pagesave. E parë në këtë dritë, ngjarjet e vitit 1939, pushtimi italian i Shqipërisë, dhe bashkimi mes dy vendeve, bëhet pasojë e paevitueshme e çështjeve ekonomike të një shteti çka ishte e papranueshme për Italinë fashiste.
Te dhena
Autori: Alessandro Roselli
Titulli: “Italia dhe Shqipëria: marrëdhëniet financiare në periudhën fashiste”
Parathënia: Michael Kaser
Përkthimi në anglisht: Catherine Forner
Numri i faqeve: 209
Çmimi: 74.95 USD
¨ Botuar nga “I.B. Tauris” në Londër dhe Nju Jork
¨ Të drejtat e shpërndarjes në SHBA dhe Kanada i ka “Palgrave Mcmillan”
¨ Përfshin referencat bibliografike në faqet 197- 202
Seria: Libraria Ndërkombëtare e marrëdhënieve Ndërkombëtare
Përgatiti: Blendina Cara
Ps. Nëse nuk është hapur në vendin e duhur ju lutem zhvendoseni.
Krijoni Kontakt