O DJALOSH

Muhammed el GAZALI

Njė djalosh njė kohė tė gjatė i kishte vijuar ligjėratat e dijetarit tė madh islam Ebu Hamid Muhammed in Muhammed el Gazali, kėshtu qė ai fitoi dituri solide dhe ndieu nevojė dhe ndjenjėn pėr virtyte dhe vlera shpirtėrore. Megjithatė, njė ditė, nxėnėsi nis ti riprovojė dhe persias njohuritė e arritura. Mė nė fund erdhi nė kėtė pėrfundim: “I kam studiuar thellė gati tė gjitha dhe lulėn e rinisė e shkova duke mėsuar. Tani duhet tė dijė se nga cila shkencė mė sė miri do tė pėrfitoj pėr ardhmėri dhe jetėn pas vdekjes, e nga cila, prapė nuk do tė kem dobiqė ta braktis, sepse Muhammedi a.s. shpesh ka thėnė: “O Zot, strehohem te Ti, prej diturisė e cila nuk sjell dobi! “Mė nė fund vendos qė t’i shkruaj Imam Gazalit dhe prej tij tė kėrkojė kėshillė. Duke iu drejtuar mėsuesit tė vet, thekson se veprat e Gazaliut si p.sh. “Ihjau-ulumiddin” kanė nė vete pėrgjigje nė pytjen e tij, porse ai dėshiron qė imami t’i pėrgjigjet nė disa fletė, nė mėnyrė qė tė mundet gjithnjė t’i ketė me veti dhe sipas saj tė drejtohet gjithė jetėn.

Imam Gazalii si pėrgjigje nxėnėsit tė tij i shkruan:


THESAR KĖSHILLASH


Djalosh i nderuar! Dije se kėshillat nxirren nga thesari i pejgamberisė sė Muhammedit a.s.! Duhet tė kesh pasur rast tė njihesh me kėshillat e tė Dėrguarit tė Zotit, e nuk dij atėherė ēka tė nevojitet kėshilla ime! E nėse jo, atėherė tė pyes ku i ke kalur gjithė kėto vite?




Megjithatė, dėgjo! Duke e kėshilluar popullin e vet, nė mes tjerash, Muhammedi a.s. ka thėnė: “Nėse njė njerimerret me atė qė nuk i interson dhe qė nuk i pėrket atij, kjo ėshtė shenja mė e sigurt qė Allahu e ka pezulluar mėshirėn e Vet prej tij dhe nuk i ndihmon prore. Mandej, ai qė jeton dyzetė vjetė, e veprat e mira nuk ia peshojnė tė kėqijat, le tė jetė i pėrgatitur pėr xhehenem!” Kjo kėshillė u mjafton dijetarėve.

Kėshillimi ėshtė njė gjė shumė e lehtė. Marrja e kėshillės, megjithatė nuk ėshtė e lehtė, sidomos pėr ata qė jepen pas pasioneve, sepse gjėrat e ndaluara janė thelluar dhe janė rritė nė zemrat e njerėzve. Kjo ėshtė identike edhe me ata njerėz tė cilėt e kėrkojnė shkencėn zyrtare, d.m.th. mėsojnė si tė arrijnė nė pozita, si tė arrijnė e fitojnė pasuri tė kėsaj bote dhe kėnaqėsitė e llojllojshme. Tė kėtillėt mendojnė se shkenca vetvetiu ėshtė shpėtim dhe fat dhe se mėsimi e pėrjashton punėn dhe luftėn. Kjo ėshtė bindje dhe mendim i injorantėve. O Zot, falėnderimi qoftė pėr Ty! Kėta tė gjorė nuk e dijnė se shkenca pa punė nuk jep kurrfarė dobish dhe ata me kėtė mashtrim veprojnė kunder vetes. Muhammedi a.s. lidhur me kėtė thotė: “Mė sė tepėrmi do tė jetė i dėnuar ai i cili nuk ka pėrfituar nga dituria e tij”. Tregohet se dikush e kishte parė nė ėndėrr Xhunejdin dhe e pyet si ėshtė, nė atė ai i ishte pėrgjigjur: “Kanė vajtur fjalėt dhe nuk u kanė mbetur shenja. Dobi kam pasur vetėm nga veprat dhe rekatet qė i kam kryer natėn vonė.”

Djalosh, mos rri i papunė, e as mos puno punė tė padobishme! Tė jesh i sigurt se shkenca vetėm, nuk sjell dobi. Ajo ėshtė e ngjashme me njeriun, i cili i mban nė duar dhjetė shpata indiane dhe ėshtė i armatosur me armė tjetėr tė posaēme, e pos kėsaj edhe ėshtė luftėtar i vėrtetė dhe trim. Ēka mendon, nėse nė trimin e kėtillė vėrsulet luani, a do tė mund ta dėbojė pa pėrdorimin e armėve? Ėshtė e sigurt se luani do ta shqyente kėtė njeri, nėse nuk i pėrdor armėt. I njėjti rast ėshtė edhe me shkencėn. Njeriu mund tė dijė dhe tė mėsojė njėmijė pyetje (mes’ele), por prej kėsaj nuk mund tė ketė kurrfarė dobie praktike, pėrderisa nuk punon dhe nuk e rregullon jetėn sipas diturisė sė tij. Edhe njė shembull: bari-ilaqi nuk mund ti ndihmojė tė sėmurit pėrderisa nuk e pėrdor atė:

T’i kishe matur dy mijė litra verė

Nuk do tė deheshe gjersa tė pije.

Ti mund tė mėsosh me qindra vjetė dhe ti tubosh me mijėra vepra megjithatė tė mos e meritosh mėshirėn e Zotit. Mėshira e Zotit fitohet vetėm me punė. I Gjithėfuqishmi thotė: “Njeriut i takon vetėm ajo qė me punė tė vet i meriton” (Kur’an 53:39) “Kush dėshiron qė njė ditė tė qėndrojė para Allahut e t’i jap llogari, le tė bėj vepra tė mira!” “Ēdokush do tė shpėrblehet sipas veprave. Besimtarėt qė bėjnė mirė do tė shpėrblehen me xhenet dhe nė te do tė qėndrojė pėrgjithmonė, duke mos kėrkuar kurrfarė ndryshimi”. “Ata i zėvendėsuan pasardhėsit e kėqinjė, tė cilėt e lėshuan namazin dhe shkuan pas epsheve, ata me siguri do tė kalojnė keq; por atyre qė janė penduar, qė kanė besuar dhe qė kanė vepruar mirė, nuk do t’u bėhet kurrfarė padrejtėsie. Ata do tė hyjnė nė xhenet”. (Kur’an)...


BESIMI (IMANI)


I dėrguari i Zoti Muhammedi a.s. ka thėnė: “Islamizimi pėrbėhet prej pesė detyrave themelore: Kelimei – shehadeti (tė deklaruarit dhe tė pohuarit se nukka Zot, pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i Zotit), namazit, zekatit, agjėrimit dhe haxhit”

Besimi Islam i ka tri elemente: shqiptimi me gjuhė, vėrtetimi me zemėr dhe me pjesėt tjera tė trupit tė manifestohet gjatė punės. Dėshmitė e veprave nuk mund tė numėrohen. Vėrtetė, njeriu e fiton xhenetin me mirėsinė dhe besnikėrinė e Zotit, por vetėm pas pėrgatitjes e cila pėrbėhet prej bindjes dhe ibadetit ndaj Zotit, sepse “mėshira e Allahut ėshtė me tė vėrtetė afėr mirėbėrėsve” (Kur’an). Qė puna ėshtė pjesė pėrbėrėse e besimit, kėtė e vėrtetojnė argumente tjera tė panumėrta. Hasan el Basriu thotė: “Allahu nė Ditėn e gjykimit do tu thotė robėrve tė Tij: Hyni nė xhenet me mėshirėn Time dhe ndajeni (ate) ndėrmjet veti sipas veprave tuaja”!

O djalosh, vetėm nėse punon do tė shpėrblehesh! Tregohet se si njė jahudi i drejtohet Zotit dhe i bėn iradet shtatėdhjetė vjetė. Pėr t’ua treguar melekėve gjendjen e tij, Zoti e dėrgon njė melek dhe e urdhėron qė ta informojė kėtė jahudi se ai me ibadetin e tijj nuk e ka merituar xhenetin. Nė vend qė tė shmanget dhe ta kaplojė dėshpėrimi, ai pėrgjigjet: “Jemi tė krijuar pėr iradet dhe duhet ti shėrbejmė Zotit”. Kur jeleku i kthehet Zotit, i thotė: “O Zot. Ti mė sė miri e di se si ėshtė pėrgjigjur ai”. Zoti i thotė:”Kur ai nuk ka hequr dorė nga ibadeti, nuk heqim dorė, as Ne, nė mėshirėn Tonė ndaj tij. Bėhuni dėshmitarė, se ja fala tė gjitha gabimet!”


RIPROVIMI PERSONAL


I dėrguari i Zotit thotė: “Riprovoni dhe jepni llogari vetvetes, para se t’u jepni tė tjerėve, vlerėsoni veprat tuaja, para se t’ua vlerėsojnė tė tjerėt!” Hazreti Aliu thotė: “Kush mendon se pa angazhim dhe luftė mund tė vijė gjer te qėllimi, ai vetėm dalldiset me iluzione, e kush prap mendon se vetėm me angazhim arrihet qėllimi, bėhet i pavarur.” Hasan el Basriu nė kėtė kontekst thotė: “Tė kėrkosh xheneti pa punė ėshtė mėkat i vėrtetė”. Ai, gjithashtu thotė: “Argumenti i njėmendėsisė ėshtė lėnia e shikimit tė veprave, e jo lėnia e veprave.” I dėrguari i Zotit ka thėnė: “I menēur ėshtė ai, i cili bėn mirė, duke punuar pėr atė qė do tė vijėpas vdekjes, kurse i marrė ėshtė ai, i cili i ndjek pasionet e veta dhe shpreson se Zoti do t’ia plotėsojė dėshirėn”.

O djalosh! Sa net i ke kaluar nė mėsimin dhe leximin e librave tė ndryshėm? Nuk e di se cili mund tė jetė shkaku i kėsaj, mirėpo, nėse gjumin tėnd e ke flijuar qė tė arrish pozitė tė leverdishme, pasurim dhe tejkalim tė shokėve tu, merė ti dhe prapė, mjerė ti! Nėse mendon qė me tė ta forcosh dhe gjallėrosh shkencėn e lartė Islame tė pėrhapėsh moralitet dhe ta pengosh e ta shkatėrrosh epshin, i cili shpie vetėm kah e keqja, me atė rast i lumi ti! E ka folur tė vėrtetėn, ai qė ka thėnė:

Ėshtė humbje, nėse nuk ėshtė nė emėr Tėnd, natėn vigjėllimi.

Nėse nuk ėshtė pėr Ty, shkatėrrim ėshtė vajtimi. Jeto si tė dėshirosh, vetėm dije se do tė vdesėsh; duaje kė tė duash, por mos harro se megjithatė do tė detyrohesh ta lėsh dhe puno ēka tė dėshirosh, por vetėm sipas veprave do tė shpėrblehesh!

A e di se ēfarė dobie ke nga teozofia, apologjetika, medicina, poetika, astronomia, metrika, gramatika dhe sintaksa? Vetėm tė studiohen ato shkenca do tė thotė pakuptim tė harxhosh jetėn tėnde. Pėrkundrazi, tė menduarit pėr Zotin dhe satisfakcionimi i kėrkesave tė Tij, ky ėshtė qėllim i vėrtetė i jetės. E kam parė nė Ungjill kėtė thėnie tė Isasė: “Prej ēastit kur i vdekuri vihet nė tabut, e gjer sa tė sillet te varri, duhet patjetėr tė pėrgjigjet nė dyzetė pyetje. Si pyetje tė parė Zoti xh.sh. do t’ia bėjė kėtė: ‘O rob, me vite je munduar qė ta stolisėsh pamjet tėnde tė jashtme ndaj njerėzve, e pamjes tėnde ndaj Meje nuk i ke kushtuar asnjė orė kujdes. Unė ēdo ditė kam shikuar nė zemrėn tėnde dhe tė kam folur: Qėndron i rrethuar me tė gjitha mirėsitė e Mia tė ndryshme, kurse po punon pėr tjetrin. A mos je i shurdhėr, e nuk po dėgjon?!”

Dituria pa vepra ėshtė marri e vėrtetė, kurse vepra pa dituri as qė mund tė ekzistojė. Tė jesh i bindur, qė vetėm dituria, nuk ėshtė nė gjendje sot tė tė largojė nga veprat e liga e as qė tė tė bėjė tė dėgjueshėm dhe besnik ndaj Allahut xh.sh. e as qė nesėr tė tė shpėtojė nga zjarri i xhehenemit. Nėse sot nuk punon sipas diturisė tėnde dhe nuk orvatesh ta kompensosh qė tė ka kaluar nė ditėt e shkuara, do tė thuash nesėr: “Na kthe neve nė dynja, do tė veprojmė mirė” – Mirėpo atėherė do tė marrėsh kėtė pėrgjigje: “O i marrė, po ti prej atje po vjen!”.

O djalosh! Bėn ēmos qė shpirti yt tė jetė i madh dhe fisnik! Mos lejo qė ėndja tė ngadhėnjejė, por ajo gjithnjė le tė jetė e mundur, kurse trupin shiko ta bėsh tė vdekur. Varri ėshtė shtėpia jote. Atje pėr ēdo ēast tė presin. Ruaju qė tė mos shkosh atje pa paisje. Ebu Bekri, ka thėnė: “Trupat janė kafkė pėr zogj ose shtalla pėr kafshė. Mendo se cilit lloj i takon. Nėse u takon zogjve tė sferės mė tė lartė, atėherė nė thirrje tė burisė: “Ktheju Zotit!”, do tė fluturosh nė lartėsi dhe do tė ndalesh nė maje tė sarajeve tė xhenetit, si e ka theksuar kėtė Muhammedi a.s., duke thėnė se me vdekjen e Ibni Muadhit ėshtė dridhur Arshi. Nėse, ruana Zot, i takon llojit pėr tė cilėt i Gjithfuqishmi thotė: “Ata janė sikur kafshė, madje edhe mė tė humbur” (Kur’an 7:179), atėherė nuk do tė jesh i sigurt sepse shkon prej shtėpie nė xhehenem”. Tregohet se Hasan el Basriu me njė rast e ka marrė nė dorė njė gotė tė ujit tė pastėr dhe tė ftohtė, e para se ta pinte, i ka rėnė tė fiktė. Pasi qė vjen nė vete e kanė pyetur, se ēka i ndodhi, ėshtė pėrgjigjur se, nė ēastin kur ka dashur tė pijė ujė e ka pėrkujtuar britmėn e banorėve tė xhehenemit pėr ujė dhe tė mirat e tjera, tė cilat i gėzojnė fatlumėt nė xhennet.

Sikur tė ishte e mjaftueshme dituria pa punė, atėherė do tė ishte i padobishėm dhe i tepėrt pendimi dhe kėrkimi i faljes. Tregohet se sime njė rast nė praninė e Muhammedit a.s. as’habėt e pėrmendin Abdullah Ibni Umerin. Sapo e dėgjon kėtė emėr Muhammedi a.s. shton:”Njeri i mirė ėshtė ai, vetėm edhe netėt t’i kalonte nė iradet”. Po ashtu i ka thėn njėrit prej shokėve tė tij: “Mos flej shumė gjatė natės, sepse kush flen shumė do tė jetė i varfėr nė Ditėn e Gjykimit”.

Pėr t’u lutur Zotit gjatė natės, ėshtė urdhėr i Tij. Tė kėrkohet nga Ai falje nė mėngjes, do tė thotė ti jesh falėnderues, i dėgjueshėm dhe besnik. Muhammedi a.s. ka thėnė: “I Gjithfuqishmi i do tre zėra: zėrin e gjelit, zėrin e atij i cili lexon Kur’an dhe zėrin e tė devotshmit i cili nė mėngjes kėrkon falje”.

Sufjan Thevriu thotė: “Zoti e ka krijuar njė lloj ere, e cila frynė nė mngjes dhe Krijuesit ia bart lutjen pėr falje dhe duatė tjera”. Mė tutje vazhdon Thevriu: “Nė pjesėn e parė tė natės ngriten tė devotshmit dhe luten, nė mesnatė ngriten tė dėgjueshmit dhe luten gjer para agimit, e para agimit ngriten ata, tė cilėt e kėrkojnė faljen e Zotit dhe i luten Zotit t’ua fal mėkatet. Pas tyre si tė vdekurit kur ringjallen prej varreve ngriten pėrtacėt”.

Thuhet se Llukmani i urtė e ka porositur djalin e tij: “Mos (lejo) gjeli tė jetė mė i menēur se ti! Ai gjithnjė para agimit ngritet dhe kėndon, kurse ti flen”. Bukur ka folur ai qė ka thėnė:

Guguron pėllumbesha nė mesnatė nė degė me pėrkushtim,

Kurse unė jam nė gjumė tė thellė;

Pasha Bejtullahin, po rrej, se po tė isha nė ashk tė vėrtetė,

Nuk do tė mė tejkaloni nė tė vajtur pėllumbeshat

Unė rrejshėm pohoj se fort e dua Krijuesin tim,

Gjersa kafshėt vajtojnė, unė nuk jam i pėrlotur.


BINDJA DHE IBADETI


Mbaje mend se thelbi i diturisė ėshtė njohja e bindjes dhe ibadetit Allahut xh.sh. Kurse bindja dhe ibadeti pėrbėhen nė ndjekjen e udhėrrėfimit tė fesėme punė e fjalė, qė do tė thotė se gjithēka qė flet punon dhe len pas veti duhet patjetėr tė jetė nė pėrputhje me parimet e sheriatit. Pėrndryshe, do tė ishe mėkatar sikur, psh. T’i agjėroje bajramat apo ta kryesh namazin nė rroba tė vjedhura, edhe pse kėto akte e kanė formėn e ibadetit. Nevojitet qė fjalėt dhe veprat tua tė pajtohen me dispozitat fetare, sepse dituria dhe puna nėse nuk janė nė konformistet me sheriatin paraqesin mashtrim tė njėmendėt.

Mos u mashtro me gjithfarė dėrdėllisje tė sofistėve! Tesavufi i njėmendėt nuk ėshtė aty. Tesavufi ėshtė drejtim i cili arrihet vetėm nėpėrmjet luftės kundėr epsheve dhe instinkteve trupore, dhe nė te, rolin kryesor, e ka ushtrimi (rijada), e jo dofarė shtrigni dhe hedhje andej – kėndej. Gjersa nuk e shkatėrron epshin tėnd, zemra nuk do tė jetė e ndriēuar me dritėn e njohjes. Dhe dije se gjuha llomotitėse si dhe zemra e mbushur me pakujdesi e epshe, janė shenjė e fatkeqėsisė!

Nė disa pyetje tuat tė tjera ka qenė e pamundur tė tė pėrgjigjem qoftė me shkrimi, qoftė me gojė. Nėse nė jetė hasish nė pyetje tė tilla, do ta njohėsh edhe zgjidhjen e tyre. Pėrndryshe konsideroj tė pakuptueshme sepse ato janė pyetje tė shijes. E pėr krejt ēka i takon shijes ėshtė e pamundur tė flitet. Pėr shembull, tė ėmblit dhe tė idhtit mund tė njihet vetėm me shije, e kursesi me anėt tė fjalėve.

Tregohet se njė mashkull i rraskapitur i ka shkruar mikut tė vet dhe e lut qė t’ia pėrshkruan disponimin dhe ndjesinė gjatė aktit intim, nė kėtė ai i pėrgjigjet: “Gjer tash kam menduar se vetėm je i rraskapitur, kurse sot e di se je edhe budalla, sepse kjo ėshtė ēėshtje e shijes. Mund tė dihet vetėm kur tė shijohet dhe kur tė pėrjetohet. Kjo nuk mund tė pėrshkruhet e as tė shprehet me fjalė”.

Pėr pyetjet tė cilave mund t’u pėrgjigjet, tashmė kam shkruar nė “Ihjau-ulumid-din” dhe veprat tjera, kėtu do ti pėrmendi vetėm disa shkurtimisht.

Nė rradhėn e sufistėve (njerėzve tė ruajtur) mund tė pranohet dhe shėnohet vetėm ai i cili i plotėson kėto konditaf:

- tė jetė i besimit tė drejtė dhe pa kurrfarė novotariesh (bidatesh);

- tė jetė penduar pėr tė gjitha mėkatet dhe tymos bėjė prore me qėllim asnjė vepėr tė ligė;

- qė armiqtė e vet ti bėjė miq dhe askujt mos ti bėjė padrejtėsi;

- ti njohė rregullat fetare aq sa ėshtė e domosdoshme pėr ti pėrmbushur tė gjitha detyrat fetare;

- tė dijė ēka ėshtė e urdhėruar, e ēka e ndaluar, ēka duhet patjetėr tė punohet, e ēka nuk guxon tė punohet. Pastaj, duhet ditur kuptimet mė tė thella tė shkencave tė tjera aq sa i mjafton pėr tė qenė i shpėtuar.


Tregohet se Shibliu i ka dėgjuar ligjėratat e rreth katėrqind mėsuesve. “Nė atė

mėnyrė” thotė Shibliu “i kam mėsuar rreth katėrmijė hadithe. Nė mesin e tyre kam zgjedhur vetė njė dhe kam vepruar sipas tij. Hadithet e tjera nuk mė janė nevojitur, sepse nė kėtė hadithin e zgjedhur, kam gjetur shpėtimin dhe fatin tim dhe kam vėrejtur se nė tė ėshtė pėrfshirė shkenca e gjeneratave tė para dhe tė fundit. Muhammedi a.s. me njė rast u kishte thėnė as’habėve:

“Punoni pėr kėtė botė aq sa do tė jetoni nė tė, punoni pėr botėn tjetėr aq sa

do tė qėndroni atje, kurse pėr Allahun xh.sh. aq sa ju ėshtė i nevojshėm, kurse pėr zjarr aq sa mund ta duroni”

O djalosh, kur ta njohėsh kėtė hadith, nuk do tė nevojitet aq shumė dituri

tjetėr. Mendo edhe pėr kėtė rrėfim: Tregohet se Hatemulesami ėshtė shoqėruar me Belhijun rreth tridhjetė vjetė. Kur Belhiu e pyet, ēka ka mėsuar gjatė kėsaj kohe, ai i pėrgjigjet se nga dituria i ka mėsuar tetė dobi.

Kam parė se nė jetė ēdonjėri ka shok, mik dhe dashamir. Disa me tė shoqėrohen gjersa nuk sėmuret, disa e pėrcjellin gjer nė varr, por asnjė nuk shkon me tė nė varr. Duke menduar pėr kėto kam pėrfunduar se shoku mė i mirė i njeriut ėshtė ai, i cili shkon me tė edhe nė varr, duke i mbetur edhe atje mik. Shokėt e tillė janė vetėm veprat e mira. Prandaj unė i kam zgjedhur pėr dashamirė tė mi, sepse ato do tė mė janė dritė nė varrin e errėt dhe bisedė kur tė gjithė tė tjerėt tė mė lėnė.

Kam vėrejtur se shumica e njerėzve shkojnė pas epsheve tė tyre dhe mundohen ti kėnaqin dėshirat e veta. Nė atė situatė mė ka ra ndėr mend fjala e Allahut xh.sh. “Kush i frikėsohet Allahut dhe ėndjeve tė veta u del nė prit, vendi i tij ėshtė nė xhennet” (Kur’an), e jam bindur edhe mė tepėr nė vėrtetėsinė e Kur’anit dhe kam shpejtuar ti kundėrvihem epshit tim dhe tė zhvilloj luftė tė vėrtetė kundėr tij, ashtuqė ti bindet dhe ti jetė i pėrvuajtur Allahut.

Kam vėrejtur se si njerėzit bėjnė gara rreth grumbullimit tė pasurisė dhe si tentojnė qė tė fituarėn ta ruajnė. Unė, megjithatė, kam menduar mbi ajetin: “Ēka ėshtė te ju, ėshtė kalimtare dhe zhduket, kurse ēka ėshtė te Allahu mbetet pėrgjithmonė” (Kur’an), dhe kam konkluduar qė krejt pasurinė time tua ndaj tė varfėrve, ashtu qė ta kam rezervė tek Allahu xh.sh.

Shumė njerėz mendojnė se nderi, krenaria dhe madhėshtia qėndron nė numrin e madh tė anėtarėve tė familjes dhe me tė krenohen. Tė tjerėt konsiderojnė se madhėshtia ėshtė nė pasuri dhe fėmijė, e tė tretėt besojnė se ėshtė nė grabitjen e pasurisė sė huaj, nė dhunim dhe nė derdhjen e gjakut tė pafajshėm. Mė nė fund tė katėrtit besojnė se nderi e lavdia ėshtė nė shkapėrderdhjen e pasurisė dhe dėfrimin e pamasė. Sa mė pėrket mua, unė besoj nė fjalėt e Zotit: “Mė i mirėdhe mė i zgjedhur te Zoti ėshtė ai, i cili ėshtė mė i devotshėm”(Kur’an). I bindur se tė gjitha mendimet tjera janė tė gabueshme, e kam zgjedhur devotshmėrinė dhe nė te e shoh fatin tim tė vėrtetė.

Njerėzit ndėrmjet veti sulmohen grinden dhe shpifin pėr njėri-tjetrin. Duke menduar pėr kėtė e kam gjetur se krejt kjo ndodh nga xhelozia pėr shkak tė pasurisė, pozitės, diturisė. Kjo mė ka dhėnė shkas qė ta vėshtroj ajetin: “Ne, atyre u japim edhe mjete tė nevojshme pėr jetėn nė kėtė botė...”(Kur’an) e duke e njohur se Allahu xh.sh. ia ka caktuar secilit pjesėn e vet, e kam lėnė xhelozinė dhe janė kėnaqur me atė qė ma ka dhuruar Allahu.

Njerėzit urrehen pėr shkaqe tė ndryshme dhe nė jetė janė armiq tė njėri-tjetrit. Mirėpo, nuk ekzistojnė shkaqe e as qė guxon tė ketė armiqėsi pėrpos asaj ndaj djallit, sepse Allahu xh.sh. thotė: “Shejtani ėshtė armiku i juaj dhe si armik duhet ta konsideroni!” nga kjo del se vetėm shejtani guxon tė urrehet dhe askush tjetėr.

Tė gjithė njerėzit pėrpiqen dhe mundohen qė materialisht ta sigurojnė jetėn. Gjatė kėsaj shumė herė bėjnė edhe nga ndonjė vepėr tė palejuar, e bashkė me te edhe harxhojnė energjinė e vet dhe nė raste tė veēanta, poshtėrohen dhe ashtu e shkatėrrojnė dinjitetin e tyre. E pėrse bėjnė kėtė, kur i Gjithfuqishmi thotė: “Nė tokė nuk ka asnjė qenie tė gjallė e tė mos e ketė ushqimin tek Allahu...” (Kur’an 11:6) Kėshtu qė i jam kushtuar ibadetit dhe kam lėnė ēdo angazhim tjetėr, sepse Allahu xh.sh. mė ėshtė garancioni mė i madh pėr furnizimin tim.

Gjithkush mbėshtetet nė diēka: dikush nė tė holla, dikush nė pasuri, e dikush nė zeje e tė ngjashme. Sa mė pėrket mua, unė mbėshtetem tek Allahu, pa dyshim Allahu e zbaton urdhėrin e vet, Allahu ēdo sendi ia ka caktuar afatin.

Kėto interpretime tė Esamit jashtėzakonisht i pėlqejnė Belhiut, e i thotė: “Zoti tė udhėzoftė nė rrugė tė drejtė! Unė i kam studiuar Tevratin, Ingjilin, Zeburin dhe Kur’anin, dhe kam parė se doktrina e tėrėsishme e kėtyre shpalljeve sillet rreth kėtyre dobive. Kush u pėrmbahet atyre dhe vepron sipas tyre, ai vepron nė frymėn e Librave tė shpallura”.


RRUGA E DREJTĖ


O djalosh, dy tregimet e mėparshme sigurisht tė kanė bindur, se nuk nevojitet dituri e madhe (qė tė jesh i saktė), e tash do ta shpjegojė se ēka i nevojitet atij i cili dėshiron tė shkojė rrugės sė drejtė. Para sė gjithash i nevojitet edukatori-udhėzues i cili nga shpirti i tij do ti mėnjanojė tė gjitha shprehitė e kėqija dhe do tė bėjė tė virtytshėm dhe tė moralshėm, tė ngjashėm me bujkun i cili i largon therrat dhe bimėt e tjera tė dėmshme nga toka e tij, pėr tė qenė fryti sa mė i mirė dhe sa mė i bollshėm. Thirrja e edukatorit ėshtė vetėm vazhdim i thirrjes sė tė dėrguarit tė Zotit. Muhammedi a.s. ėshtė dėrguar qė ta udhėzojė popullin nė rrugė tė drejtė. Ai nuk ka mundur tė qėndrojė nė mesin tonė, pėrgjithmonė. Si ēdo njeri tjetėr, ashtu edhe ai patjetėr ėshtė dashur tė vdes, dhe tė zhduket nga mesi ynė, por pėr kėtė arsye kanė mbetur zėvendėsit e tij, tė cilėt edhe mė tutje do ti tregojnė botės rrugėn e drejtė. E pėr tė qenė pėrfaqėsues i tillė kėrkohet nė rradhė tė parė dituria. Mirėpo, pasi qė vetėm dituria nuk ėshtė kusht i vetėm, unė kėtu do tė demonstrojė shkurtimisht karakteristikat kryesore, tė cilat patjetėr duhet ti stolisin zėvendėsit e pejgamberit nė tokė.

Nė rradhė tė parė alimi-udhėzuesi nuk guxon tė jetė materialist e as lakmues pėr pozita. E pastaj, ėshtė e domosdoshme tė jetė ithtar i autoritetit tė pranuar, mėsuesit e tė cilit gradualisht ngriten dhe lidhen pėr mėsuesin mė tė madh Muhammedin a.s. Mė pastaj duhet patjetėr tė jetė nė shkallė tė lartė tė ngritjes sė shpirtit qė arrihet me heqjen dorė ose me pakėsimin e ushqimit, tė fjeturit dhe tė folurit, pastaj me namaz, sadakė dhe agjėrim.

Durimi, namazi, falėnderimi dhe lojaliteti ndaj tė Plotfuqishmit, besnikėria nė Zotin, besimi nė tė vėrtetėn, modestia, qetėsia shpirtėrore, butėsia, pėrulėsia, dituria, turpi, saktėsia, krenaria dhe shpresa; tė gjitha kėto janė karakteristika tė cilat patjetėr udhėzuesi – mėsuesi duhet ti plotėsojė pėr tė qenė i denjė qė ta ndjekin pas tė tjerėt. Po tė kėtillėt janė shumė tė rrallė. E kush, megjithatė, ka fat ta gjejė mėsuesin me cilėsi tė pėrmendura dhe ky ta pranojė, ėshtė i detyruar qė ta nderojė publikisht dhe fshehtas.


BINDJA NĖ ALLAHUN


Mė ke pyetur se ē’ėshtė bindja nė Allahun? Bindja nė Allahun pėrbėhet prej tri gjėrave:

Tė kryerit e dispozitave tė sheriatit

Tė qenėt i dorėzuar caktimit tė Zotit dhe i kėnaqur me tė

Tė sakrifikuarit e kėnaqėsisė personale pėr tu arritur kėnaqėsia e Zotit.

Mbi tevekulin mund tė tė them se pėrbėhet prej besimit tė fortė nė atė qė Allahu

xh.sh. ka premtuar.

Kjo do tė thotė tė besosh se do ta arrish atė qė Allahu ta ka pėrcaktuar, edhe nė qoftėse mbarė bota asaj i kundėrvihet. Nė anėn tjetėr nuk mund tė vijsh gjer tek ajo qė nuk tė ėshtė caktuar as me ndihmėn e tė gjithė njerėzve.

Tė jesh besnik dhe i sinqertė (ihlas) do tė thotė tė gjitha veprat ti bėsh nė emėr tė Allahut xh.sh. dhe me pėrpjekje qė tė arrihet mėshira e tij, e tė mos llogarisėsh se do tė lavdėrojnė njerėzit apo do tė qortojnė pėr kėtė.

Dyfytyrėsia e ka prejardhjen nga adhurimi i njerėzve. Kėsaj mund ti iket vetėm duke qenė i bindur se tė gjithė njerėzit i janė tė nėnshtruar mėshirės sė Zotit dhe se nuk janė nė gjendje ti bėjė askujt kurfarė dėmi e as dobije pa vullnetin e Zotit. Nėse mendon se njerėzit janė tė fuqishėm, atėherė nuk mund ti shpėtosh dyfytyrėsisė.

Nė disa pyetje tuat tashmė unė jam pėrgjigjur nė veprat e mia, kurse nė disa ėshtė e ndaluar tė tė pėrgjigjem. Puno sipas asaj qė di e do tė mėsosh edhe atė qė nuk e di.

O djalosh, prej sot mė mos mė pyet ashtu! nė tė ardhmen, do ti kesh parasysh fjalėt e Zotit: “Pėr ta do tė ishte shumė mė mirė tė bėnin durim dhe tė presin gjersa t’u dalish (O Muhammed)”. Mėsohu me kėshillėn e Hidrit, i cili ka thėnė: “Mos mė pyet asgjė para se unė vetė tė ta shpjegojė” (Kur’an). Sidoqoftė mos shpejto me pyetjen! ndoshta vetė do tė arrish tė njohėsh, sepse vetė ngjarjet do ta zbulojnė tė vėrtetėn. “Mos shpejtoni, do t’ua tregojė argumentet e mia!” (Kur’ani). Mos pyet para kohe dhe, dije se njohurinė do ta arrish mė sė pari me udhėzim dhe duke udhėtuar! “a nuk po udhėtojnė nėpėr tokė dhe nuk po shikojnė?” (Kur’an).

Pasha Zotin, nėse udhėton dhe i vėshtron me kujdes krijesat e Zotit edhe nė shpirtin tėnd do tė zbulosh mrekulli. Tė jesh i gatshėm qė ta flijosh edhe shpirtin tėnd! Tė sakrifikuarit e shpirtit vetjak ėshtė vepra mė e madhe e bamirėsisė.


TETĖ KĖSHILLA


Nėse nuk dėshironi qė nė ditėn e Gjykimit dituria jote tė jetė paditėsi ytė pranoji prej meje tetė kėshilla. Sipas katėr kėshillave do tė drejtohesh, kurse katėr kėshilla tjera, tė flasin pėr atė se ēka duhet lėshuar. Kėto katėr tė fundit janė:

Shiko sa mė pak qė ėshtė e mundur tė diskutosh dhe tė zhvillosh diskutim pėr

ēfarėdo pyetje. Nė diskutime ka mė tepėr dėm se sa dobi.

Ai ėshtė burim i tė gjitha vetive tė kėqija dhe negative, siē janė dyfytyrėsia, zilia, urrejtja, armiqėsia, mburrja e tė ngjashme. Mirėpo nėse nė praninė tėnde hapet diskutimi pėr njė pyetje dhe ti sheh se pa ty e vėrteta nuk do tė del nė shesh me atė rast ėshtė e lejuar qė edhe ti tė marrish pjesė nė diskutim me tė vetmin qėllim qė ti kontribuosh ngadhėnjimit tė sė vėrtetės. E pėr kėtė qėllim ekzistojnė dy shenja: a)mos tė kesh tjetėr pretendim, pėrveē atij qė tė shpie gjer tek e vėrteta, pa marrė parasysh a vjen ajo prej teje apo prej kundėrshtarit tėnd: b) qė tė kesh mė shumė dėshirė tė zhvillosh diskutim nė vetmi se sa para botės.

Do tė them edhe diē. Tė pyesish do tė thotė ta dėrgosh tė sėmurin te mjeku qė ta konstatojė sėmundjen, kurse tė pėrgjigjurit ėshtė njohja e sėmundjes dhe pėrpjekja qė i sėmuri tė shėrohet. Injorantėt janė tė sėmurėt, kurse alimėt janė mjekėt. Alimi i dobėt nuk di tė shėrojė si duhet. Alimi i vėrtetė e shėron atė i cili kėrkon shėrim dhe i cili konsiderohet se mund tė shėrohet. Nėse sėmundja ėshtė kronike dhe e pashėrueshme e gjithė dituria e nevojshme pėr mjekun ėshtė nė atė qė ta njohė kotėsinė-pamundėsinė e shėrimit dhe tė mos harxhojė kohėn kot.

Padituria ėshtė sėmundje shumė e rrezikshme dhe ndahet nė katėr lloje. Vetėm njėra ėshtė e shėrueshme, e tri tė tjerat ėshtė absurd ti shėrosh. Kėto janė sėmundje nga tė cilat lėngojnė:

a) kush pyet nga zilia dhe kush ia kthen shpinėn shkencės nga urrejtja. Atij nuk duhet ti pėrgjigjesh sepse ndonėse i pėrgjigjesh mė sė miri dhe mė sė qarti me tė vetėm do ta shtosh urrejtjen e tij, armiqėsinė dhe zilinė. Pėr tė tillėt ėshtė thėnė:

Ēdo armiqėsi ėshtė e kalueshme:

Armiqėsia nga zilia nuk kalon.

Tė tillėt ėshtė mė sė miri tė lihen edhe mė tutje tė lėngojnė nga kjo sėmundje, si thotė Allahu xh.sh.: “Lėre dhe mos u kujdes pėr atė qė na ka harruar dhe i cili kėrkon vetėm kėtė botė” (Kur’an). Megjithatė kur vepron dhe flet ziliqari vetėm ndez zjarrin i cili e zhduk frytin e punės sė tij. Muhammedi a.s. ka thėnė: “Zilia i zhduk veprat e mira siē i djeg zjarri drutė”.

b) kush vuan nga marrėzia. Edhe ky lloj i paditurisė ėshtė i pashėrueshėm. Isa a.s. ka thėnė: “Kam mundur ti ngjallė tė vdekurit, por ka qenė e pamundur ta shėrojė – bindi njeriun budalla.” Kėtu, budalla, konsiderohet njeriu i cili ėshtė marrė me shkencė njė kohė shumė tė shkurtėr dhe ka mėsuar diēka nga shkencat fetare dhe botėrore, e mendon se nuk ka mė tė ditur se ai. Prandaj njeriu i tillė, lėshohet nė diskutime me alimėt mė tė mėdhenjė, tė cilėt gjithė jetėn e tyre e kanė harxhuar nė hulumtimin dhe studimin e shkencave fetare e botėrore. Ai mendon se tė gjitha pyetjet, tė cilat ai nuk i di janė tė panjohura pėr tė tjerėt. Edhe kėtij lloji njerėzish ėshtė e kotė tu pėrgjigjesh.

c) Ai qė dėshiron tė mėsojė dhe vetėm me atė qėllim pyet, por ėshtė aq i kufizuar sa qė nuk ėshtė nė gjendje edhe pėrkundėr shpjegimeve dhe pėrgjigjeve mė tė mira ta kuptojė ēėshtjen. Mė mirė ėshtė qė tė kėtillit gjithashtu mos ti pėrgjigjesh. Muhammedi a.s. ka thėnė: “Neve, tė dėrguarve tė Zotit, na ėshtė urdhėruar qė njerėzve tu flasim aq sa ata mund ta pranojnė-kuptojnė”.

Injoranca si sėmundje e shėrueshme ėshtė injoranca e tė sėmurit, i cili dėshiron pa kurrfarė hidhėrimi, zilie dhe epshi tė tė fitojė njohuri e tė pyes jo prej zilisė dhe inatit, por prej dashurisė ndaj njohurisė. Tė sėmurin e tillė duhet shėruar dhe duhet pėrgjigjur nė pyetjet e tija.

2. Nevojitet qė sa mė tepėr ti ikėsh, ose aspak tė mos e pranosh detyrėn e vaizit. Misioni i vaizit ėshtė shumė delikat, ėshtė pėrplot incidente dhe njeriu mund ta pranojė me tė vetmin kusht qė tė punojė ashtu si flitet. Me kėtė kuptim i ėshtė thėnė Isait a.s.: “Sė pari thuaj vetės, e nėse ia arrin qė vetė ta marrėsh kėshillėn tėnde, atėherė mund tu flasėsh edhe tė tjerėve. Pėrndryshe turpėrohu para krijuesit tėnd”. Nėse megjithatė e pranon detyrėn dhe rolin e paralajmėruesit, atėherė duhet tu ruhesh dy vetive: a) ti rruhesh shtangimit nė tė folur, fjalimit dhe vargjeve tė pakuptueshme dhe tė dykuptimta, sepse mėnyra e kėtillė e tė shprehurit do tė thotė prishje e shpirtit dhe dobėsimi i zemrės. Ta paralajmėrosh njeriun do tė thotė tia pėrkujtosh tmerrin e zjarrit tė xhehenemit dhe nė falėnderimin e pamjaftueshėm Allahut xh.sh. dhe ashtu tė nxitet tė mendojnė mbi jetėn tė cilėn e ka kaluar kot dhe pėr pengesat, tė cilat i qėndrojnė nė rrugė siē janė frika nga pėrfundimi i dobėt i jetesės sė kėsaj bote dhe nė mungesėn-pezullimin e imanit me rastin e dhėnies sė shpirtit. Njeriu duhet tė mėsohet tė mendojė se a do tėjetė nė gjendje tu pėrgjigjet Munkirit dhe Nekirit dhe a do tė jetė nė gjendje tė kalojė pėrtej urrės sė Siratit, apo do tė pėrmbyset nė xhehenem, si dhe tė mendojė pėr pozitėn e vetė nė Ditėn e Gjykimit. Sepse tė gjitha kėto gjėra njeriu duhet ti ketė ndėrmend dhe tė mendojė pėr to, ashtu qė kur tė mendojė, ti dridhet zemra dhe ti mbushet shpirti me shqetėsim dhe tronditje. Tė nxiturit e gjendjes sė kėtillė te njeriu do tė thotė tia tėrheqėsh vėrejtjen. Kurse dhėnia e vazit do tė thotė ta njoftosh njeriun me tė gjitha kėto nė mėnyrė qė ti njoh tė metat e veta nė kryerjen e detyrave dhe si njėherė tė mbushet mend dhe tė provojė ta kthejė dhe kompensojė atė qė i ka humbur. Natyrisht, vaizi nė vazin e tij do tė pėrpiqet tė jetė sa mė i kuptueshėm i ngjashėm me njeriun i cili, duke parė se si njė shtėpie i kanoset rreziku nga vėrshimi, ngutet ti paralajmėrojė njerėzit e shtėpisė pėr rrezikun. Dhe ashtu siē nuk mundet as tė mendohet se ai nė atė paralajmėrim do tė shėrbehet me shprehje tė pakuptueshme e tė paqarta, as vaizi nuk guxon tė shėrbehet me gjithfarė fjalėsh apo fjalish tė dykuptimta. b) Nuk ėshtė mirė qė tė jetė preokupim i vetėm i yti qė tė tubosh rreth veti sa mė shumė dėgjues dhe ata, duke i grisur teshat e tyre tė tregojnė frikė, e ti me kėtė tė dėshirosh ta arrish qė tė flitet se si ėshtė zėri yt i mirė dhe se si je ti vaiz i mirė. Veprimi i tillė pretendon fitim nė kėtė botė. Pėrkundrazi, njerėzit duhet tė largohen prej dynjallėkut e tė udhėzohen qė tė pėrgatitet pėr botėn tjetėr. Tė jenė tė dėgjueshėm ndaj Zotit dhe tė palakmueshėm pėr dėfrimet e kėsaj bote tė jenė bujar dhe tė devotshėm, pastaj, duhet mėsuar pėr ibadet, sepse ata prej natyre janė tė prirur pėr tė bėrė atė qė ėshtė nė kundėrshtim me sheriatin dhe parimet morale. Prandaj frikėsoi dhe tėrhiqjau vėrejtjen pėr pasojat e kėqija tė veprimit tė tillė, nė mėnyrė qė tė pėrmenden, tė rregullohen dhe tė tėrhiqen nga mėkatet.

Mėnyra e kėtillė e udhėzimit, e vetmja ėshtė qė mund tė quhet va’z i njėmendėt. Tė gjitha tė tjerat do tė jenė larg dhe shumė mė tė dėmshme se sa tė dobishme, andaj nevojitet qė vazet e tilla tė ndalohen dhe njerėzit duhet tė zmbrapsen e tė mos i dėgjojnė.

3. Mos u shoqėro me sunduesit e as me autoritet tjera tė larta, sepse shoqėrimi i tillė ėshtė mjaft i rrezikshėm. Nėse megjithatė detyrohesh qė tė shoqėrohesh me ta mos i lavdėro e as mos iu lut Zotit pėr jetė tė tyre tė gjatė, sepse me kėtė nxitet urrejtja e Zotit dhe bėhet mėkat.

4. Mos prano kurrfarė dhuratash nga udhėheqėsit: sunduesit, ministrat dhe nėpunėsit e tyre. Njėlloj ėshtė, e di ti se dhurata ėshtė prej hallallit apo nuk e di, sepse dhuratat dhe peshqeshet e kėtilla janė shumė tė rrezikshme. Tė bėjnė tė varur dhe tė vėnė nė pozitė tė palakmueshme. Sado qė tė jesh i guximshėm nuk mund tė ēlirohesh prej dėshirave qė tė preokupojnė qė tė mos e humbasėsh simpatinė e bamirėsit tėnd. Do tė shikosh qė tė rregullohesh gjithnjė sipas dėshirės sė dhuruesit dhe assesi tė mos e qortosh. E gjithė kjo bashkėrisht paraqet rrezik, pėr fenė. Dėmi mė i vogėl nga kjo do tė ishte nė atė se ai, i cili pranon peshqeshe menjėherė fillon ta dojė atė qė ia jep. E pasi qė, ta duash dikė do tė thotė ti dėshirosh jetė tė gjatė, kjo nė rastin tonė do tė thotė ti dėshirosh ekzistencė dhe jetė tė gjatė zullumqare.

Ndėrkaq, tė dėshirosh kėtė ėshtė e njėjtė si edhe ta duash shtypjen dhe shkatėrrimin e botės. Kurse tash po tė pyes, a ka diē mė tė dėmshme pėr fe se dėshira e kėtillė?

Ruaju dhe mos lejo qė shejtani tė tė mashtrojė! Mos u beso atyre tė cilėt tė thonė se mė mirė ėshtė tė marrėsh nga sunduesit peshqeshe, e pastaj tua ndash tė paaftėve dhe tė varfėrve, me shpjegim se ti do ta harxhosh pėr tė mirė, e po tė mbetej tek ata, ata do ta harxhonin pėr tė keq. Me kėtė lloj mashtrimi i mallkuar shumėkujt ia ka prerė kokėn. Pėr kėtė gjerėsisht flitet nė Ihjau ulumid-din.

Ja, kėto janė katėr kėshilla mbi atė se cilės duhet ti ruhesh. Ne ti kemi cekur edhe katėr kėshilla sipas sė cilave duhet tė drejtohesh. Ato janė:

1. Vepro ndaj Allahut xh.sh. ashtu si do tė dėshirosh tė veprojė ndaj teje

shėrbėtori yt. Atė qė nuk do tė ta bėjė ty shėrbėtori, as ti tė mos ia bėsh Zotit, sunduesit tėnd tė njėmendėt.

2. Kur t’i bėsh diēka tjetrit, mendo sikur ai atė ta bėn ty, sepse njeriu nuk do tė

ketė besim tė plotė derisa mos ti dėshirojė tjetrit atė qė i dėshiron vetvetes.

3. Nevojitet qė tė jetė qėllimi kryesor nė mėsimin e diturive tė ndryshme qė me

to ta mėsosh zemrėn dhe shpirtin. Sikur ta dije se nuk do tė jetosh mė tepėr se njė javė, me siguri se gjatė asaj kohe nuk do tė merresh me studimin e fikhut, ahmakut, burimit tė drejtėsisė sė sheriatit, filozofisė e tė ngjashme, sepse nga kėto shkenca nuk do tė pėrfitosh. Pėr kėtė ti do tė merresh me njohjen e karakteristikave tė shpirtit dhe kontrollimin e zemrės sate. Nė vend tė parė ti do t’i ndėrprerje lidhjet me kėtė botė, do ta pastroje shpirtin nga vetitė e qortuara dhe duke e stolisur me virtyte tė mira do ta mėsojė nė dashuri ndaj Zotit. Njeriu pėr ēdo ēast mund tė vdes, andaj nevojitet qė gjithnjė tė pėrgatitet pėr vdekje.

O djalosh, tash dėgjo diē tjetėr dhe mendo pėr te! Sikur tė tė thonin se udhėheqėsi pėr disa ditė do tė emėrojė ministėr, ēka do tė bėsh ti gjer atėherė? Kuptohet se gjatė kohės do ta zbukurosh dhe do ta stolisish atė ku do tė mund tė binte shikimi i sunduesit. Nė radhė tė parė ti do ta pastrosh trupin tėnd, do tė veshėsh tesha tė reja dhe mė tė mirat, do ta ndėrtosh e rregullosh shtėpinė etj. Ti e di se ē’dua tė them me kėtė. Mendo pėr atė! A nuk ka thėnė Muhammedi a.sh.: “Allahu nuk shikon nė pamjen tuaj tė jashtme, e as nė veprat tuaja, por i shikon zemrat dhe qėllimet tuaja”.

Nėse ke dėshirė ta njohėsh zemrėn dhe gjendjet e saj, atėherė lexo “Ihjai-ulumid-din” dhe veprat e mia tė tjera. Tė njohuritė e zemrės ėshtė detyrė e dorės sė parė pėr ēdo mysliman (fardi – ajn), ndėrsa shkencat qė merren me tė gjitha tė tjera, pos atyre qė mėsojnė se kryhen obligimet tjera fetare, ėshtė detyrė e pėrbashkėt (fardi – kifaje).

4. Nuk guxon tė kesh pasuri mė tepėr se sa tė nevojitet pėr njė vit. Ashtu ka vepruar edhe Muhammedi a.s. Ai shpesh fliste: “O Zot, jepi ummetit tim vetėm aq sa i nevojitet qė tė mund ti plotėsojė nevojat e domosdoshme. Mos tė jetė as mė pakė e as mė shumė nga kjo!”. Muhammedi a.s. i ka siguruar me furnizim pėr njė vit vetėm ata anėtarė tė bashkėsisė sė vet pėr tė cilėt e ka ditur se nuk janė aq tė fortė dhe se nė zemėr kanė ndonjė dobėsi, ndėrkaq ata qė kanė qenė tė fortė nė besimin e tyre i ka siguruar me furnizim vetėm pėr njė ditė apo gjysmė dite.

O djalosh, ja, me kėtė, kryesisht t’u kam pėrgjigjur nė pyetjet tua. Duhet qė sipas pėrgjigjeve, tė veprosh dhe tė mos mė harrosh. Mė pėrkujto me lutje!

Sa i pėrket lutjes, do ta rekomandonte kėtė me kush qė shpesh ta lexosh, e sidomos pas namazit:

O Zot, bėhu me ne, e mos u bėn kundėr nesh! Fatmirėsisht pėrfundoji jetėt tona! Plotėsoj dėshirat tona tė pastėrta” Na dhuro shėndet kur shkojmė e kur vijmė, kur gdhihemi e kur ngrysemi! Na udhėzo nė rahmetin Tėnd! Shpėrndaje ndjesėn Tėnde nė mėkatet tona! Na bėn tė pėrmirėsohemi, qė devotshmėria tė na jetė furnizimi kryesor, qė pėr fe tė mundohemi dhe nė Ty tė mbėshtetemi!

O Zot, na forco neve nė rrugė tė drejtė dhe nė saktėsi! Na shmang prej atyre punėve pėr tė cilat do tė pendohemi nė ditėn e Gjykimit po t’i bėnim! Na furnizo me furnizimin e tė zgjedhurve Tu! Dėboje prej nesh tė keqėn e armiqve Tu! Na ruaj neve nga zjarri si dhe baballarėt, nėnat, vėllezėrit dhe motrat tona! Na e bėn kėtė, pash mėshirėn Tėnde! Ti qė je i mėshirshmi, i cili falė. Ti di ēdo gjė dhe je i fortė, je i pari dhe i fundit, je i fuqishėm dhe i mėshirshėm ndaj tė varfėrve! Nuk ka tjetėr pėrveē teje! Tė adhurojmė vetėm Ty! Le tė jetė shpėtimi mbi Muhammedin a.s., familjen e tij dhe tė gjithė shokėt e tij!

Amin