Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21

Tema: Dawa

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Dawa

    LETĖR STUDENTIT



    Sejjid Hasan el Benna



    I lindur mė 1906 nė Egjipt, Hassan el Benna, rrjedh nga njė familje dijetarėsh. Mė 1928 ai formoi shoqėrinė e quajtur Ikhvan el-Muslimin (Vėllezėrit muslimanė). Kjo lėvizje, qė kishte pėr qėllim ripėrtėritjen e Islamit u shtri shpejt nėpėr Egjipt e rajon. Nė dhjetor 1948, organizata e vėllezėrve muslimanė u shua pėrderisa mijėra nga anėtarėt e saj u arrestuan. Hasan el Benna i pati shpėtuar arrestit pėr t’u vrarė nė shkurt tė vitit 1949.



    Vėllai im nė Islam (mbrojtja dhe kujdesi i Allahut qofshin mbi ty). Falėnderimet qofshin pėr Allahun, pėrveē Tij tjetėr nuk ka. Paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi Muhammedin, i cili u dėrgua mėshirė pėr mbarė njerėzimin, mbi familjen e tij, shokėt dhe gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

    Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi ty tash kur udhėton me njė qėllim tė pėrkryer dhe synim fisnik, dhe atėherė kur tė kthehesh me njė pėrgatitje tė theksuar pėr njė mision bujar.

    Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi ty pėrderisa i shėrben Islamit me frytet mė tė pėrsosura tė shkencės dhe diturinė mė tė mirė.

    Vėllai im mė i dashur, shpejt ke pėr tu gjetur nė mesin e njerėzve qė nuk i ke njohur mė herėt, me sjellje dhe tipare me tė cilat nuk je mėsuar. Nė ty ata do tė shohin shembullin e njė muslimani. Andaj kikujdes qė tė shohin nė ty shėmbėlltyrėn mė tė mirėdhe imazhin mė tė bukur, nė mėnyrė qė ta kuptojnė se fjala “musliman” shpreh virtyt dhe fisnikėri. Me vete ke njė besė tė ēmuar, ajo ėshtė bashkėshortja jote e ndershme, ēmoje kėtė. Ndaj saj tė jesh shokė besnik. Siguroj asaj qetėsi dhe lumturi. Ndaje lumturinė me tė, duke qenė i kujdesshėm nė tė drejtat tua dhe tė mos jesh neglizhent gjatė kryerjes sė detyrave tua. Lexo kėto pak fjalė qė burojnė nga dashuria dhe sinqeriteti im ndaj teje, si njė vėlla mė i vjetėr qė i dėshiron vėllait dhe motrės sė tij dėshirat mė tė mira dhe njė jetė tė lumtur.






    1. O vėllai im, dallohu pėr nga respekti ndaj Allahut xh.sh. nė tė gjithė sjelljet tua. Kuptoje se Ai vazhdimisht vėshtron sipėr teje, tė sheh dhe posedon ēdo gjė pėr tė cilėn ke nevojė – kudo qė tė jesh. Ai di tradhtinė e syve tu dhe gjithēka qė zemra jote fsheh. Pėrpiqu qė Allahu mos tė sheh ndryshe, pėrveēse ėshtė i kėnaqur me ty.

    Mos u bė i pakujdesshėm nė respektimin e atij qė ėshtė Njė (I Lartėsuar dhe i Madhėrishėm ėshtė Ai), pėrndryshe djalli do tė depėrtoj nė ty dhe do tė pushtohesh nga teket e dėshirat tua. Beso, vėlla i dashur, se nėse njė zemėr ėshtė e vetėdijshme nga vėshtrimi i Allahut, djalli kurrė nuk do t’i afrohet asaj. Mirėpo, kur ajo largohet nga Allahu, e keqja bėhet tėrheqėse pėr tėdhe shpejt do ta vėrshojnė lakmitė dhe dėshirat trupore. Kėshtu qė, bashkoje zemrėn me shikimin e Allahut dhe nė vigjilje kėrko strehim prej mjedisit dhe mos u bė nė mesin e tė shkujdesurve.



    2. Kryej detyrat tua obliguese me tė cilat tė ka urdhėruar Allahu, nė kohėn e tyre tė caktuar. Mos i lė pas dore me pretekst pėr t’i kryer mė vonė, ngase je i zėnė me punė apo arsye tjera justifikuese. Ky ėshtė njė mashtrim i vetvetes: “E mos shko pas dėshirave se ato tė shmangin prej rrugės sė Allahut” (Sad, 26).

    Gjithashtu kuptoje vėllai im i dashur se askush nuk afrohet tek Allahu me diēka mė tė dashur tek Ai se sa kryerja e detyrave obliguese nė kohėn e tyre, siē theksohet nė sahihun e Buhariut. Andaj ke mendjen e mos i lė pas dore ato e as mos ndiej pėrtaci pėr t’i kryer; ato janė e drejta e Allahut mbi ty. Qėndro i pa lėkundur nė namaz dhe plotėsoje agjėrimin. Vėshtirėsitė qė do t’i pėrjetosh gjatė agjėrimit nė tokėn e Perėndimit do tė mundėsoj ty njė shpėrblim tė vlefshėm dhe njė pasuri mė tepėr nė llogarinė tėnde; ėshtė njė kėnaqėsi tek Zoti yt si dhe nder pėr ty. Kėshtu qė mos tento tė prishėsh agjėrimin, pėrpos nėse nuk je nė gjendje ta kompletosh atė. Nuk kam nevojė tė kėshilloj mė shumė pėr detyrat obliguese, nė fund tė fundit ato janė kapitali yt. A mund ta imagjinosh dikė qė ka humbur kapitalin e tij, ēfarė do tė jetė gjendja e tij nesėr?



    3. Kurdo qė tė kesh kohė kryej detyra vullnetare si shenjė nėnshtrimi. Fali namazet sunnete. Shto lutjet tua pėr tė kėrkuar falje dhe shto falėnderimin ndaj Zotit tėnd Bujar. Mbaje nė mend se, lutja e atij qė ėshtė nė rrugėtim apo larg atdheut, do tė pėrgjigjet; prandaj, shto lutjet tua nė fshehtėsi dhe me pėrulėsi. Vazhdo pėrkujtimin ndaj Allahut. Pėrkujtimi i Allahut nė mesin e njė populli tė shkujdesur ėshtė si njė fener ndriēues. Kėshtu qė, shfrytėzoje kėtė kohė, sepse ėshtė njė stinė pėr tė mbjellė shpėrblimet e Botės tjetėr, vetė pėr ata qė dėshirojnė tė zėn ėkėtė mundėsi dhe tė pėrfitojnė nga kjo stinė.



    4. Shto leximin e Kuranit tė Famshėm me kutpim dhe shpjegim. Ėshtė shėrim pėr shpirtin dhe qetėsim pėr zemrėn. Pėrcakto njė pjesė pėr ta lexuar nė fillim tė ditės dhe njė tjetėr nė fund tė saj, qė tė kesh kėshtu njė fillim tė mbarė dhe njė fund tė mirė.



    5. Nė qejfet e jetės dhe kėnaqėsitė e kėsaj bote, do tė gjesh atė qė pėrkul zemrėn, impresionon mendjen, tėrheq syrin dhe huton atė shpirti i tė cilit ėshtė i dobėt. Mos lejo tė joshesh nga to, sepse ato tė largojnė nga vlerat dhe bėjnė qė tė harrosh botėn tjetėr: “Dhe mos ia ngul sytė bukurisė sė kėsaj jete me tė cilėn i bėmė tė kėnaqen disa prej tyre (mosbesimtarė), e pėr t’i sprovuar me tė, sepse shpėrblimi i Zotit tėnd ėshtė mė i mirė dhe ėshtė i pėrjetshėm. Urdhėro familjen tėnde tė falė namaz, e edhe ti vetė zbatoje atė, ngase ne nuk kėrkojmė prej teje ndonjė furnizim (pėr ty as pėr familjen tėnde), Ne tė furnizojmė ty (dhe ata), ardhmėria e mirė ėshtė e atij qė ruhet” (Ta Ha: 131-132). Ji i vetėdijshėm vėlla i dashur se nė shikim tė Allahut gjithė kėto kėnaqėsi nuk peshojnė as sa krahu i mushkonjės dhe nuk tė qojnė as te nderi e as te virtyti. Ato nuk janė tjetėr pėrveē se manifestime tė qejfeve dhe gracka tė joshjes. Andaj ke kujdes qė mos tė lejosh djallin tė mashtroj, pėrndryshe do tė zhytesh nė greminėn e mėkatit dhe korruptimit.

    Gjithmonė pėrkujto fjalėt e Allahut: “Njerėzve u ėshtė zbukuruar dashuria ndaj tė kėndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisė sė grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve tė stolisur, bagėtisė e bujqėsisė. Kėto janė kėnaqėsi tė kėsaj bote, po tek Alahu ėshtė e ardhmja mė e mirė” (Ali Imran: 14). Libri i Allahut pėrsėritė kėto fakte ditė e natė. Andaj mos u bė nė mesin e atyre qė i japin pėrparėsi jetės sė kėsaj bote para Botės tjetėr, apo nė mesin e atyre qė mashtrohen nga pamja e jashtmee gjėrave pa gjykuar esencėn e tyre.



    6. Vėlla i dashur, atė qė Allahu e ka bėrė Haram (tė ndaluar) pėr ne, ata njerėz e konsiderojnė Hallall (tė lejuar) pėr vete. Kėshtu qė, kur bėjnė njė akt tė ndaluar, as nuk do tė ndihen tė turpėruar e as nuk do tė mundohen t’i shmangen pėr tė mos e pėrsėritur. Ti as nuk duhet tė pajtohesh me teket e tyre e as tė pėrzihesh me ta nė mėkatet e tyre. Pėrndryshe, nuk do tė lėshohesh pa u pėrgjigjur para Allahut dhe nuk do tė kesh justifikim ditėn e Gjykimit.



    7. Mos u shoqėro me vajzat e tyre, dhe mos lejo qė mes teje dhe atyre tė lind ndonjė miqėsi e veēantė apo lidhje emocionale. Nėse ky lloj shoqėrimi ėshtė mėkat edhe pėr tė tjerėt, atėherė ky mėkat ėshtė dyfish mė i madh pėr ty dhe ti e di mirė domethėnien e kėsaj. Edhepse nė mesin tonė ti njihesh si njeri i besueshėm dhe modest, po ta pėrmendi kėtė si paralajmėrim karshi gremisė sė mėkateve, nė mėnyrė qė kėmbėt tua kurrė mos tė rrėshqasin.



    8. Sa i pėrket alkoolit, mos iu afro atij dhe mos pėrdor mjedisin si justifikim, sepse kur Allahu e bėri haram, ai ishte nė dijeni pėr tė gjitha llojet e mjediseve, mirėpo Ai nuk pėrjashtoi ndonjė vend apo popull nga ky ndalim. Allahu e bėri tė ndaluar pėr tė gjithė, pa dallime apo pėrjashtim. Andaj ke kujdes dhe mos lejo qė ai tė zė vend nė barkun tėnd, nė tė kundėrtėn do tė mbetej si njė pikė e zezė nė lėkurė tė pastėr. Qėndro i vendosur sa mė shumė qė tė mundesh para pijes sė parė. Sepse kur mendja humbet, vijon edhe pija e dytė dhe e tretė, me anė tė sė cilave ka rėnė nė humnerė, nga e cila ėshtė vėshtirė tė ikėsh, pasi se ke diskriminuar veten dhe tė tjerėt. Pastaj, edhe sikur t’i largohesh kėtij mėkati me keqardhje e pendim, prap nuk mund tė krahasohesh me pastėrtinė origjinale dhe besueshmėrinė madhėshtore qė ke gėzuar dikur.



    9. Mos shijo gjėsend nė ato restaurante qė shėrbejnė ushqime haram, si mish derri apo ngordhėsira. Nė atė qė ėshtė hallall ke zėvendėsimin dhe kėnaqėsi. Andaj mos provo haramin dhe mos lejo qė trupi yt tė rritet me tė, pėrndryshe zjarri ėshtė ai qė meriton trup. Allahu ka ndaluar atė qė ėshtė e papastėr: “...e qė i urdhėron ata pėr ēdo tė mirė dhe i ndalon nga ēdo e keqe, u lejon ushqimet e kėndshme dhe u ndalon ato tė pakėndshmet” (Araf: 151)



    10. Sa u pėrket kazinove, klubevet tė natės, dhe vendeve tjera tė kota koha jote ėshtė shumė mė ēmuar pėr tu humbur nė to. Kam parė thėnien, koha ėshtė flori, por nuk jam pajtuar me tė. Koha ėshtė shumė mė e vlefshme se floririr sepse koha ėshtė jetė. Nuk ėshtė e vėrtetė se jeta jote s’ėshtė gjė tjetėr pos njė grumbull orėsh pėrfundimin e tė cilave kurrė nuk mund ta di? I dashuri vėlla, bėhu i rreptė me kohėn tėnde dhe mos e hargjo atė pėrveē nė atė qė ėshtė e rėndėsishme, dhe merr kėnaqėsi vetėm nga ajo qė ėshtė e ligjshme.



    11. Bėhu kritik, me mendjemprehtėsi, bėhu i drejtė dhe mundohu t’i njohėsh njerėzit si duhet. Mos lejo qė mirėsia jote tė bėjė tė harrosh tė keqen e tyre, dhe e keqja e tyre tė lėndoj sa tė harrosh tė mirėn e tyre. Mė saktė, studioji ata ashtu si bėn njė hulumtues apo pedagog. Rretho me dituri gjithė punėt e tyre, pastaj me njė sy tė mprehtė shqyrtoje atė. Shfaqi tė mirat qė ke gjetur tek ata njerėz dhe ai populli, dhe kthehu fitimtar dhe i pėrkrahur. Diēka tjetėr pos kėsaj, lė prap tek ta dhe mos u kthe pėrderisa ke ē’pluhurosur duart tua dhe ke zbrazur mendjen nga e gjithė ajo. Atje do tė gjesh njė grup njerėzish tė cilėt ē’nderojnė tė dėrguarin tėnd, pėrgėnjeshtrojnė Kur’anin tėnd dhe turpėrojnė popullin tėnd. Mos u ul me njerėz tė tillė, derisa ta ndėrrojnė temėn e diskutimit qoftė edhe nėse tė duket e domosdoshme tė futesh nė dialog me ta. Diskuto me ta nė mėnyrėn mė tė mirė. Shpjegohu atyre tė mirėn qė di ti dhe shmangu polemikave qė qojnė nė urrejtje dhe rebelim (fitne).

    “Ėshtė e vėrtetė se ti nuk mund ta udhėzosh atė qė do ti, por Allahu udhėzon kė tė dojė dhe ai ėshtė qė di mė sė mirė pėr tė udhėzuarit”. (Kasas: 56)

    Vėlla i dashur, mbaje mend se thirrja e njerėzve pėrmes shembujve praktik ėshtė shumė mė e mirė se thirrja e tyre pėrmes fjalimit. Ėshtė mė frytdhėnėse dhe mė e dobishme ta pėrdorėsh karakterin tėnd tė lėvdueshėm, pėrsosjen e vetes tėnde dhe sjelljet e ēiltra qė tė mbrohesh dhe t’i ftosh ata nė fenė dhe kombin tėnd. Kurdo qė tė jepet mundėsi pėr tė mbajtur njė fjalim apo ligjėratė nė ndonjė vendtubim apo shoqėri tė tyre, pėrgatitu mirė pėr tė. Zgjidh diēka qė nuk nxit trazira dhe nuk cenon integritetin e dikujt. Mos u druaj nga pozita e tyre sespe ndihma e Allahut ėshtė me ata qė janė tė sinēertė. Bėhu pozitiv dhe mos nėnēmo besimin e tė tjerėve, pėrkundrazi shpjegoju atyre mirėsinė e brendshme dhe zbuloju besimin tonė. Duke vepruar kėshtu, ti ke promovuar si duhet vetėdijėsimin dhe nxitje.

    Nė fund, edhepse ka shumė pėr tė thėnė, po ndaloj ngase kam frikė se sikur ta zgjasja kėtė bisedė mė shumė, do tė harroje shumicėn e asaj qė tė kam thėnė; sepse tė folurit e tepruar mund tė hutojė nga ajo qė thuhet. Atėherė, dhashė Allahu qė tė bėheni nga trashėgimtarėt mė tė mirė dhe siguria e Tij tė ju shoqėrojė kudo.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    HUTBEJA LAMTUMIRĖSE

    Nė emėr tė All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit



    O njerėz, dėgjoni se ē'do t'ju them, se nuk e di a do t'ju takoj mė nė kėtė vend pas kėtij viti!

    O njerėz, frikėsohuni Zotit dhe respektojeni atė, bėhuni tė njerėzishėm dhe tė drejtė ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve. Kjo ėshtė dita e flijimeve nė emėr tė All-llahut. Vėrtet gjaku juaj, nderi juaj dhe pasuria juaj janė tė shenjta pėr ju, derisa tė takoheni me Krijuesin e juaj, ashtu siē ėshtė e shenjtė kjo ditė nė kėtė muaj dhe nė kėtė vend.

    Ruani, respektoni dhe nderoni vlerėn e perso*nalitetit dhe tė dinjitetit njerėzor.

    Njeriu ėshtė vepėr madhėshtore e All-llahut dhe mjerė pėr atė, qė e pėrēmon nderin dhe dinjitetin e veprės sė All-llahut.

    O njerėz, ju pashmangshėm dhe pakthyer do t'i ktheheni All-llahut tė Amshueshėm dhe Ai do t'ju thėrret nė pėrgjigjėsi pėr veprat dhe punėn e juaj.

    O besimdrejtė, dijeni se ka pėrfunduar koha e mosdijes dhe e traditave tė kėqija, tė cilat i kanė sjellė aq fatkeqėsi gjinisė njerėzore. Unė jua kam treguar rrugėn e shpėtimit, tė cilės duhet hecur.

    Sendet qė u janė dhėnė nė amanet ruani si tė juajat dhe kthejani ato besnikėrisht dhe me kohė atij qė i pėrkasin.




    Gjakmarrja ėshtė e ndaluar. Tė gjitha akuzat e kėtilla, tė cilat rrjedhin nga koha e injorancės, anu*lohen. Akuza e parė e cila anulohet ėshtė gjakmarrja e ungjit tim Ibn Abdul-mutalibit, tė cilin tė pafa*jshėm e vranė njerėzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjak*marrje le tė harrohet dhe tė gjitha tė tjerat nė tė ardhmen le tė falen.

    Fajdeja dhe kamata janė tė ndaluara. Huadhė*nėsi nga huamarrėsi duhet tė marrė vetėm atė qė vėrtet ia ka huazuar. Huatė e para qė i nėnshtrohen kėtij vendimi janė huatė e ungjit tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.

    O besimdrejtė, faljani kamatat borxhlinjve! Dėgjojeni kėshillėn time dhe pasuria juaj do tė shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjėja pėr tregėti dhe punė tė ndershme. Nėse kėtė nuk e bėni, dijeni se e keni zemėruar rėndė All-llahun dhe tė Dėrgu*arin e Tij. Nėse borxhliu juaj ėshtė nė vėshtirėsi, vazhdojani afatin e pagimit, ndėrsa, nėse jeni nė gjendje qė t'ia falni borxhin, atėherė kjo ėshtė edhe mė e mirė pėr ju.

    O besimdrejtė! O njerėz! Frikėsohuni Ditės, e cila vėrtet do tė vijė, kur tė gjithė do tė paraqiteni para All-llahut, Gjykatėsit tė Vetėm Suprem, (ditėn) nė tė cilėn ju pret drejtėsia absolute!

    Kur tė obligoheni se do ta paguani borxhin, pagojeni me kohė, dhe kur ta bėni marrėveshjen bėjeni atė me shkrim, saktė dhe besnikėrisht theksojeni afatin e pagesės...

    O ju qė do tė vdisni! Duajeni dhe dėgjojeni Zotin, Krijuesin e materies dhe asaj qė ėshtė shpirtėrore, i Cili krijoi mashkullin dhe femrėn, prej tė cilėve u zhvillua e tėrė gjinia njerėzore!

    Frikėsohuni All-llahut, nėn ndihmėn, prehjen dhe mėshirėn e tė Cilit tė gjithė jemi udhėzuar! Ne jemi tė vdekshėm dhe ēdo moment jemi sa mė afėr vdekjes dhe takimit me Tė, me All-llahun e Amshueshėm, Gjykatėsin e Drejtė.

    Respektojeni farefisninė. Besnikėrisht pėrmbushni detyrat dhe obligimet, tė cilat ekzistojnė ndėrmjet burrit dhe gruas si dhe ndėrmjet prindėrve dhe fėmijėve!

    Xhenneti ėshtė nėn kėmbėt e nėnės.

    Ruajuni nga prostitucioni, tradhėtia bashkėshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhėtia bashkėshortore janė mėkat i rėndė, ndėrsa xhelozia shpie kah pėrēarja nė martesė.

    Martohuni me ato, tė cilat i doni, e kur Zoti me vullnetin e vet do t'ju bashkojė, atėherė respektohuni, duajuni dhe jetoni nė dashuri dhe harmoni.

    O bashkėshortė, silluni ndaj grave tuaja me shumė mirėsi dhe dashuri!

    O besimdrejtė, largohuni ngatėrresave dhe pėrgojimit!

    Le tė jenė tė mallkuar nė tė dy botėrat ata qė u bėjnė shpifje grave tė ndershme! Ata qė i akuzojnė gratė e ndershme pėr tradhėti nė martesė ose pėr amoral, e pėr kėtė nuk munden t'i sjellin katėr dėshmitarė tė besueshėm, dėnoni me tetėdhjetė goditje (shkopinj) dhe mė asnjėherė mos u besoni, sepse janė tė poshtėr dhe tė kėqij!

    Nėse ndjeni se ndaj grave tė juaja ju ėshtė dobėsuar dashuria, mos nxitoni (nė shkurorėzim), por mendoni mirė, sepse All-llahu nėpėrmjet kėtij sprovimi ju udhėzon nė rrugėt e fatit tė ri dhe tė madh, me tė cilin dėshiron t'ju pėrgėzojė. Mos kėrkoni shkurorėzim pa shkaqe tė arsyeshme, sepse prej tė gjitha gjėrave qė All-llahu i ka lejuar, mė sė tepėrmi e urren shkurorėzimin. Gratė e juaja u janė dorėzuar nė besė tė Zotit, pra respektojeni o besimdrejtė, atė amanet tė Zotit!

    O njerėz, sot Djalli i mallkuar ėshtė i dėshpruar, sepse ka pėsuar humbje dhe nuk mundet mė tė ndikojė nė ju. Megjithatė, gjithnjė bėhuni tė kujdesshėm qė ai i mallkuar tė mos ju lajthitė as nė gjėrat mė tė vogla!

    O besimdrejtė, kur e caktoni dhe e ndani ndėrmjet vetes trashėgiminė, bėhuni tė drejtė dhe pėrmbahuni Librit tė Zotit. Ruajeni pasurinė e tė miturve, tė paaftėve dhe tė marrėve.

    Zoti ēdonjėrit ia ka dhėnė tė drejtėn e vet, andaj nuk ka nevojė t'u lihet trashėgimtarėve testament, ndėrsa si testament nuk mund tė lihet njė e treta e pasurisė.

    Fėmija i takon atij, nė shtratin e tė cilit ėshtė lindur.

    Kush pohon se i takon tjetėrkujt pėrveē prindit, atė do ta zė mallkimi i Zotit.

    Nuk i lejohet gruas tė jep diēka nga pasuria e burrit tė vet pa lejen e tij.

    Borxhin duhet paguar, ndėrsa sendin e huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet kthyer me dhuratė. Kush hyn dorėzan pėr dikė, obligohet me pėrgjegjėsi pėr dorėzani.

    Me robėrit dhe shėrbetorėt silluni njerėzisht. Ushqeni ata sikur qė ushqeheni vetė, dhe vishni ata sikur qė visheni vetė. Nuk guxoni t'u bėni keq e as t'i keqpėrdorni. Edhe ata janė njerėz, edhe ata janė shėrbetorė tė Zotit.

    O besimdrejtė, dijeni dhe mos harroni se tė gjithė muslimanėt janė vėllezėr. Ju jeni plotėsisht tė barabartė nė tė drejta dhe detyra. Arabi ndaj joarabit nuk ka kurrfarė pėrparėsie, e kjo vlen edhe pėr tė ziun ndaj tė kuqit dhe pėr tė kuqin ndaj tė ziut, pėrveē nė devotshmėri. Tė gjithė ju jeni pasardhėsit e Ademit, ndėrsa Ademi e ka prejardhjen nga dheu.

    O muslimanė, kujdesuni, duajuni dhe ndihmohuni mes veti! Nuk guxoni ta ofendoni njėri-tjetrin, e as t'i grabitni diēka njėri-tjetrit. Ky ėshtė mėkat i rėndė. Merreni vetėm atė qė ju jepet me dėshirė! Respektojeni pacenu-eshmėrinė e pasurive tuaja derisa janė nė frymėn e ligjeve tė Zotit.

    Islami dhe interesi i pėrgjithshėm le tė jetė mbi ju dhe mbi interesin tuaj! Pėrkushtojani Islamit jetėn tuaj dhe nė punėn pėr Islam jepni prej vetes gjithēka qė mundeni.

    Kurrė mos e shkelni tė drejtėn dhe nderin e dikujt! Mos i bėni dhunė vetes! Mos harroni se mėshira ėshtė njė ndėr bazat e Islamit.

    O njerėz, dėgjoni se ē'po ju them dhe mbajeni mend mirė! Po ju lė Librin e Zotit-Kur'anin, tė cilit nėse i pėrmbaheni, gjithnjė do t'ju ruajė qė tė mos e humbni rrugėn e drejtė, rrugėn e drejtėsisė dhe sė Vėrtetės. Kur'ani ėshtė libėr i qartė dhe i shenjtė, vepėr e vėrtetė e All-llahut dhe fjalė e Tij, nė vėrtetėsinė e sė cilės nuk ka dyshim.

    Para vehtes e keni tėrė jetėn time, fjalėt dhe veprat e mia. Gjithēka qė kam folur dhe punuar jam pėrpjekur tė jetė nė pėrputhshmėri tė plotė me urdhėrat e All-llahut.

    Ju vėrtet nuk do tė lajthitni, pėrderisa i pėrmbaheni Kur'anit (Librit tė Zotit) dhe Sunnetit (traditės sime).

    O njerėz, pas meje nuk do tė vijė mė Lajmėtar tjetėr nga Zoti dhe pas jush populli nuk do tė ketė mė Pejgamber! Pra, bėni ibadet (besoni dhe adhuroni) Zotin; falni pesė namazet nė kohė; agjėroni muajin e Ramadanit; jepeni zekatin me plot zemėr e tė kėnaqur dhe kryeni haxhxhin, si dhe zbatoni urdhėrat e sundimtarėve tuaj! Ashtu do tė hyni nė Xhennetin e Zotit tuaj!

    O besimdrejtė, flitni gjithnjė tė vėrtetėn e pastėr. Urrejtja asnjėherė tė mos ju largojė nga rruga e drejtė. Drejtėsia ėshtė motra e devotshmėrisė. Frikėsohuni All-llahut, se Ai i sheh veprimet tuaja!

    O njerėz, e dėgjuat porosinė time, pra futeni atė nė zemrėn tuaj dhe (praktikoheni) nė jetėn tuaj!

    Tė gjithė ata qė i dėgjuan fjalėt e mia le t'ua pėrcjellin atyre qė nuk i kanė dėgjuar, se ndodh qė ata (tė tjerėt) i kuptojnė mė mirė.

    O Zoti im, a e pėrmbusha detyrėn dhe misionin e besuar?

    Rreth njėqind e dyzet mijė haxhilerė brohoritėn njėzėri:

    O i Dėrguar i Zotit, ti e pėrmbushe misionin tėnd besnikėrisht, dhe na e komuni-kove atė qė tė urdhėroi Zoti...

    Atėherė Muhammedi a.s tha:

    O Zot, dėshmo! O Zot, dėshmo! O Zot, dėshmo!



    Atė ditė atij iu shpall ajeti nga Zoti i Lartėmadhėruar:

    "Sot juve ua kam pėrsosur fenė tuaj, plotėsova dhuntinė time ndaj jush, dhe jam i kėnaqur qė Islami tė jetė fe e juaj." (Maide-3)
    #VamosArgentina

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    KĖSHILLAT



    Allahu nuk do tju pyet ēfarė veture keni vozitur, por do tė ju pyet sa njerėz i keni vozitur tė cilėt nuk kanė pasur transport.
    Allahu nuk do tė ju pyet sa e madhe ka qenė paga juaj, por do tė ju pyes juve a e keni prishur karakterin e juaj dhe moralin qė ta pranoni atė pagė.
    Allahu nuk do tė ju pyes se sa metėr katror ėshtė shtėpia juaj , por do tė ju pyes kujt i keni dėshiruar mirėseardhje nė atė.
    Allahu nuk do tė ju pyes sa rroba me ēmim tė lart janė tė vendosura nė ormanin e juaj , por do tė ju pyes cila nga ato rroba ka ndihmuar tė dobėtin .


    Allahu nuk do tė ju pyes ēfarė gjendje sociale keni patur, por do tė ju pyes ēfarė pamje e keni pasqyruar.
    Allahu nuk do tė ju pyet se sa pasuri materiale keni poseduar, por do tė ju pyet a ju ka diktuar ajo pasuri jetėn tuaj.
    Allahu nuk do tė ju pyet sa orė shtesė keni punuar, por do tė ju pyes se a keni punuar jashtė orarit pėr familjen dhe tė dashurit tuaj.
    Allahu nuk do tė ju pyet se sa promovime keni patur, por do tė ju pyes se sa i keni favorizuar tė tjerėt.
    Allahu nuk do tė ju pyet ēfarė pėrgjegjėsie keni patur nė punė, por do tė ju pyes a e keni kryer atė punė nė mundėsit e juaja.
    Allahu nuk do tė ju pyet se ēfarė keni bėrė qė ta ndihmoni vetvetėn, por do tė ju pyes se ēfarė keni bėrė qė ti ndihmoni tė tjerėt.
    Allahu nuk do tė ju pyet se sa shokė keni pasur, por do tė ju pyet se pėr sa persona keni qenė shokė i vėrtet.
    Allahu nuk do tė ju pyet, ēfarė keni bėrė nė mbrojtjen e drejtave tė juaja, por do tė ju pyes se ēfarė keni bėrė tė i mbroni tė drejtat e tė tjerėve.
    Allahu nuk do tė ju pyes se nė ēfarė fqinjėsi keni jetuar, por do tė ju pyes se si jeni sjellur ndaj fqiut.
    Allahu nuk do tė ju pyes pėr ngjyrėn e lėkurės tuaj, por do tė ju pyes pėr fuqinė e karakterit tuaj.
    Allahu nuk do tė ju pyet sa herė e keni respektuar fjalėn tuaj, por do tė ju pyes sa herė nuk e keni respektuar.
    #VamosArgentina

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    ZOGU I XHENNETIT – FOSHNJA IME



    “Zoti im, sa ditė e bukur” – mendoi Sahara duke shikuar nė dritare. “Ēdo gjė e lavdėron dhe madhėron Allahun xh.sh. e unė jam aq e lumtur gjė e gjithė kjo pas tė gjithave ka pėrfunduar mirė...” – Mendimin e saj e ndėrpren hyrja e mjekut nė dhomė. Ajo zgjohet dhe shpejt iu afrua shtratit tė saj, duke pritur ardhjen e pediatrit i cili vinte menjėherė pas vizitės.

    Aq shumė dėshironte tė jetė vetėm dhe tė gjithė tė e lėnė nė qetėsi. Dėshironte qė nė qetėsi larg nga tė gjithė tė pushoj, tė mendojė, tė lutet apo tė qajė. Ėshtė shtrirė nė shtrat, ėshtė kthyer kthyer kah muri i bardhė si bora, ka mbyllur sytė e saj dhe ėshtė kthyer nė tė kaluarėn. Rreshtoheshin fotografitė para syve tė saj. I kujtohej qartė.

    Janė bėrė tri ditė nė spital. Shtatėzėnia e saj ėshtė komplikuar dhe mjekėt kanė vendosur pėr njė lindje parakohe. Edhepse ka qenė muaji i tetė nuk kanė pasur mė kohė. Lindja ėshtė dashur tė kryhet, e jeta e nėnės dhe foshnjės tė shpėtohen. Sahara ka lindur djalin i cili peshonte 2 kg. Tė gjithin ishin tė brengosur pėr tė, sepse me dėshirėn e Allahut, ndodhė qė bebet e lindura nė muajin e tetė tė shtatėzėnisė, nuk mbijetojnė pėr shkak tė moszhvillimit tė mushkėrive, trurit apo edhe pėr shkak tė komplikimeve tjera tė paparashikuara. Natyrisht, mundėsitė pėr njė pėrfundim tė mirė ishin tė mėdha, dhe tė gjithė kanė shpresuar qė foshnja, edhepse e vogėl, tė jetė mjaft e fortė qė tė pėrballojė tė gjitha krizat, ti kalojė dhe tė mbijetojė. Veēanėrisht Sahara dhe bashkėshorti i saj. Gjithmonė shikonte nė pjesėn e spitalit ku janė tė vendosur inkubatorėt, e atje edhe bebja e saj, djali i saj i vogėl. As qė e ka parė mirė, sespse mjekėt menjėherė e kanė larguar, e ajo ishte shumė e lodhur dhe e shterur. Pėrkundėr tė gjithave, ajo e ndjente se si e donė. Bile edhe i dėrguari Muhammedi a.s. thotė: “Fėmiu ėshtė fryt i zemrės dhe njėra nga aromat e luleve tė xhennetit” (Tirmidhi).




    Edhe ai i donte fėmijėt dhe luante me ta, e bile ka qenė edhe i sprovuar me vdekjen e fėmijėve tė tij. O Zot, ēfarė sprovimi!

    Mė nė fund nė dhomė hynė kujdestarja mjeke-pedijatre, dhe i thirri lehonat qė e ndanin dhomėn e spitalit me tė. Shpejtė dhe thjeshtė i lajmėron pėr gjendjen e fėmijėve tė tyre nė natėn e kaluar, dhe u nis drejt dyerve. Sahara e shqetėsuar e ndali dhe e pyeti pėr fėmijėn e saj. Mjekja u ndal, i hoqi syzet e veta dhe i tha: “Vallė juve nuk ju kanė informuar?!” tha mjekja dhe doli. Sahara e stresuar e tėrheku faculetėn e saj duke i shikuar gratė e tjera me habi. Ato ishin tė heshtura. Ajo shkoi drejt dritares dhe pėshpėriti duke shiquar nė qiell: ”Zoti im, vetėm Ty tė drejtohem dhe prej Teje ndihmė kėrkoj. Tė lutem mė ndihmo, tė mė forcosh dhe tė mos mė lėsh vetėm pa mbrojtjen Tėnde”.

    Nė dhomė pėrsėri hyri mjekja me njė letėr nė dorė. “E dini zonjė, sot nė mėngjes nė orėn 4 e 10 minuta foshnja juaj ka vdekur. Aty nuk ėshtė mundur tė bėhet asgjė.” Sahara e zbehur e shikoi dhe mori frymė thellė. I ėshtė dukur sikur ėndėrron njė ėndėrr tė shėmtuar nga i cili pret nė ēdo ēast qė dikush ta zgjojė. Por kursesi tė ndodhė kjo. Doktoresha ende ishte pėrball saj, duke mbajtur atė letėr nė dorėn e saj. Tė gjithin heshtnin dhe shikonin atė, nė faculetėn e saj dhe prisnin reagimin e saj.

    Sahara qėndronte e shtangur, gati e ngurėsuar nga dhimbja e paraqitur, duke mos mundur as tė flasė, as tė qajė, e as ti luaj gjymtyrėt e veta. Pas gjashtė viteve tė martesės dhe pritjes, pėrfundim i tė gjithave nė kėtė mėnyrė. O Zot! E atėherė iu kujtua se i ėshtė lutur Zotit qė t’ja dhurojė atė ēka ėshtė mė e mira pėr atė dhe foshnjėn e saj, nė kėtė botė dhe nė Ahiret. Prapė mori frymė thellė dhe mendoi nė hadithin qė durimi ėshtė nė prag tė goditjes sė parė, e gjithashtu ti tregohet lehoneve tjera nė dhomė se si duhet tė sillet njė grua e cila beson Allahun dhe caktimin e tij. E ajo ishte aq e vėshtirė dhe pėr tė ėshtė dashur aq shumė forcė! Dhe prapė nga fillimi thellė morri frymė, u ul nė shtratin e saj dhe tha: “E gjitha ėshtė nga Allahu e unė me ndihmėn e tij do tė jem mirė. Nuk keni nevojė tė brengoseni pėr mua”. Nė dhomė hyri motra medicinale dhe e ndėrpreu kėtė situatė tė rėndė. Mjekja i spjegoi tė gjitha dhe i luti gratė e tjera qė tė jenė tė kujdesshme me Saharėn dhe ti japin medikamente pėr qetėsim. Sahara e refuzoi atė duke spjeguar shkurtė se ajo ėshtė besimtare dhe asaj nuk i duhet kurfarė mjeti qė ti kontrollojė ndjenjat e saja apo disponimin e saj.

    Aq shumė dėshironte tė jetė vetėm dhe tė gjithė ta linin tė qetė. Dėshironte nė qetėsi larg nga tė gjithė qė tė relaksohet, qė tė mendojė, tė lutet apo tė qajė. Ėshtė shtrirė nė shtrat, ėshtė kthyer kthyer kah muri i bardhė si bora, ka mbyllur sytė e saj dhe ėshtė kthyer nė tė kaluarėn. Rreshtoheshin fotografitė para syve tė saj. I kujtohej qartė e tėrė shtatėzėnia e saj, ēdo ditė dhe namaz nė tė cilin ėshtė lutur pėr atė qė Allahu dinė qė ėshtė mė e mirė pėr tė dhe foshnjėn e saj. Gjithmonė nė lutjen e saj i ėshtė shmangur qė me precizitet tė thotė atė ēka dėshiron, sepse ėshtė frikėsuar se mund tė lutet pėr atė qė nuk ėshtė e mirė pėr tė, fenė e saj, jetėn dhe Ahiretin. Ajeti Kur’anor, sura El-Bekare 216 gjithmonė i ėshtė sjellur, edhe atėherė, edhe tash, nė kokė. Mendonte nė atė ajet dhe nė situatėn e posalindur. E ngushėllonte vetėveten dhe e bindte shpirtin e saj me dėshmitė fetare, tė jetė e qetė dhe tė pajtohet me kėtė fakt.

    I fliste vetėvetes qė ai fėmijė nuk do tė ishte i shėndosh por i sėmurė , dhe Allahu e ka kursyer nga ajo vėshtirėsi. Ose ndoshta do tė mohonte dėgjueshmėrin ndaj prindėrve, dhe do ti bėnte vetėm probleme nė jetė. Ose nuk do tė ishte i nėnshtruar ndaj Zotit tė tij, e me kėtė do tė meritonte zjarrin nė Ahiret. Kishte aq shumė mundėsi reale sa qė nuk donte tė mendonte mė pėr tė. E dinte qė nė lutjet e saja i drejtohej Atij i cili posedonte dije mbi tė kaluarėn dhe mbi tė ardhmen, dhe kishte besim nė Tė, dhe nė pėrcaktimin e Tij. Ishte e bindur qė Ai i ka pėrcaktuar atė qė ėshtė mė sė miri pėr tė dhe pėr fėmijėn e saj, dhe i nėnshtrohej kėtij vendimi.

    Ofshama e saj nuk ėshtė lėkundur, besimi i saj nuk u zvogėlua edhe pse zemra e saj i rrihte, gjoksi i saj plotė me dhimbje dhe vuajtje, tash ishte e sigurt qė do tė pėrmbahet. Duhet! Ajo ėshtė besimtare e cila ėshtė e vendosur nė sprovim dhe duhet tė jetė e fortė, e gatshme qė ēdo gjė tė tejkalojė guximshėm me emėr tė Allahut. Poashtu edhe Pejgamberi ka pasur tė njėjtin sprovim. Falėnderojmė Allahun, beba e saj tani ėshtė zog i Xhennetit, e atje ėshtė edhe mė e sigurtė, sepse ėshtė e ruajtur nga tė gjitha sprovimet e dunjasė...

    Me atė mendim lotėt e nxehta tė nėnės filluan tė rrėshqasin nė fytyrėn e saj. Do tė luftonte edhe kundėr tyre, mirėpo i lėshon sepse nuk janė tė ndaluara, a vuajtjen e saj ka dashur qė ta dėbojė po nė atė mėnyrė.

    Tė nesėrmen pranoi fletėlėshimin sepse nuk kishte mė arsye qė tė qėndronte nė spital. Pėrgatiti gjėrat e veta, a njėra nga motrat medicinale i ndihmoi deri nė dalje, ku e priste burri. Sahara e pushuar dhe e pėrmbajtur u nis pas saj. Shumė herė paramendoi daljen nga spitali me beben e saj, dhe shumė herė u gėzua.... e tash, tash gjithēka ndryshoi. Dridhej nga kjo dalje dhe takimi me burrin dhe familjen. Pjesa mė e rėndė sa ka filluar. Duhet tė pėrballet me dhomėn e zbrazėt tė fėmijės, nė shtėpinė e qetė dhe tė shkretė pa tė qarėn dhe buzėqeshjen e fėmijės. Duhet....”Jo, jo”, - qetė vetėveten e ndaloi. Nuk donte qė edhe mė tutje ta thellojė vuajtjen qė tė kujtoj atė qė dhemb, se gjithė ajo do tė kalojė, mirėpo shpėrblimi mbetet. Allahu xh.sh. nuk e jep asnjė sprovim e qė pėr atė mos tė shpėrblehen, atyre mė besimtarėve dhe falėnderuesve



    Pejgamberi a.s. thotė:”Kur njeriut i vdesė fėmiu,Allahu i Lartėsuar pytė melekėt: “A ia morė t shpirtin fėmiut tė robi tim?”- “Po”,- pėrgjigjen ata,”E ēka thotė pėr kėtė robi Im? ”Te falenderojn me fjalet: “Ne jemi te Allahut dhe atijė te Ai do te kthehemi.” Ateher Allahu ju thotė melekėve: “Ndėrtoni nje shtėpi pėr robin tim nė Xhenet dhe jepjani emrin shtėpi falenderimi.”(Tirmidhiu)



    Ne te menduarit e vet Sahara erdhi deri te dalja.Motra medicinale e la vetem te pres bashkshortin e vetė.Ai arriti shpejt dhe i ndihmoi tė arrij deri tek vetura.Nuk deshti te bisedojn para spitalit,sepse te gjith ishin te drejtuar nga ata.Sahara ishte falenderuse per kete, sepse vetem ne shtepi do te mundet te lirohet dhe te ndaj dhimbjen e saj dhe mendimet me te.Derisa hynte ne vetur, u kthye dhe shikoi edhe njeher ne vendin ku kishte lindur femijun e saj.Nuk deshironte te qante,por shikimin e saj nuk mund ta ndante nga ajo pjes e spitalit ku ishin inkubatoret.Aty femiju i saj kaloi qastet e para dhe te fundit te jetes se tij.Aty femiu I saj u shperngul ne jete me te mir, jete te perhershme.Aty eshte Bebja e saj…”Sahara”,-embel e thirri bashkshorti I saj ,”duhet te shkojm.Hyr ne vetur.”-“E di ,por disi nuk mundem te ndaj shikimin nga spitali.

    Ketu eshte lindur femiu yne dhe ketu eshte shperngulur ne Ahiret.”Resulallahu thote:”Femijet e juaj jane zogjt e Xhenetit dhe kur disa nga keta femij i takojn prinderit e tyre, do ta shtrengoj per rroba dhe nuk do ta leshoj deri sa Allahu bashk me te nuk e dergon ne Xhenet”,-per ate arsye mos je e deshperuar.Para neve eshte jeta perplot sprovime te cilet do te vijne.””Po , ke te drejt.”,-tha ajo dhe ngadal u ule ne vetur.Mbylli deren dhe thell psheretiu.Bashkshorti I saj ndezi veturen dhe u nis.U nisen ne rrugen e Islamit dhe ne besimin ne nje Allah, xh.sh.U nisen te fort dhe te sinqert ne periudhen e re te jetes se tyre, te pergaditur ti presin dhe ti tejkalojn te gjitha sfidat e radhes dhe sprovimet te cilet do te vijn.Tani ishin te sigurt qe me pune, perpjekje, me ndihmen dhe rahmetin e Allahut , do te vijne deri te pike arritja e fundit ,Xheneti, ku ne shtepin e falenderimit i pret nje zoge i vogel i Xhenetit.
    #VamosArgentina

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    ANKTHI QĖ NXITI PENDIMIN E NJĖ NJERIU SHUMĖ TĖ URTĖ


    Malik ibn Dinarin, rahimehullah, e pyetėn pėr arsyen qė gjendej prapa pendimit tė tij. Ai tha: Unė isha polic dhe pijanec. Pastaj mora njė shėrbyese e cila ishte shumė e mirė me mua. Ajo lindi vajzėn tonė me tė cilėn u lidha shumė. Fillova ta dua edhe mė tepėr kur ajo filloi tė ecė kėmbadoras. Ēdoherė qė e shėrbeja veten me verė, ajo u afronte dhe ma tėrhiqte gotėn dhe ēdo gjė derdhej mbi rrobat e mia. Vajza jonė vdiq kur i mbushi dy vjet, kurse unė u shkretova.

    U afrua dita e 15-tė e muajit Sha’ban tė atij viti (nė ditėn e xhuma). Rashė tė flejė i dehur, pa mos i kryer namazet. Nė ėndėrr m’u paraqit se kishte ardhur Dita e Gjykimit: I ishte fryer Surit tė parė; varret ishin tė ringjallura, njerėzit mblidheshin e nė mesin e tė cilėve isha edhe unė. Ndėgjova njė zė fėrshėllues pas meje. U ktheva prapa dhe pashė se mė afrohej njė gjarpėr i hatashėm me ngjyrė tė zezė nė tė kaltėr. I dridhur nga frika fillova tė ikė me tėrė fuqinė time.

    Pastaj papritmas u takova me njė plak qė ishte veshur me rroba tė bukura dhe kundėrmonte erė tė mirė parfumi. E pėrshėndeta dhe e luta qė tė mė ndihmojė. Plaku filloi tė qajė dhe tha se ishte shumė i dobėt dhe se gjarpėri ishte shumė mė i fuqishėm se ai. Por mė kėshilloi qė tė vazhdoj tė ikė me shpresė se do tė gjeja diē qė do tė mė shpėtonte nga gjarpėri.




    Vazhdova tė vrapoj dhe u ngjita nė njė vend tė lartė, kuptova se kisha hypur nė maje tė njė lugine tė mbushur me zjarr. Tmerri i zjarrit gati qė nuk mė hodhi nė tė. Pastaj dėgjova njė zė qė thoshte: “Largohu prej andej, ti nuk ke vend aty!”. Gjeta mbėshtetje nė kėtė zė. Edhe mė tej vazhdova tė ikė duke patur gjarpėrin prapa thembrave tė mia. Pėrsėri u takova me plakun tė cilit iu luta tė mė ndihmojė. Ai sėrish filloi tė qajė dhe tha se ishte shumė i dobėt dhe se gjarpėri ėshtė shumė mė i fuqishėm se ai. Atėherė, plaku mė shpiu drejt njė kodre ku tha se ndoshta do tė gjeja ndonjė nga veprat e mia qė do tė mund tė mė ndihmonte.

    E shikova kodrėn dhe kuptova se ishte e ndėrtuar prej argjendi. Nė kodėr kishte dritare dhe perde qė qėndronin varur. Ēdo dritare kishte korniza prej ari, kurse ēdo kornizė ishte e zbukuruar me perde prej mėndafshi. Me tė shpejt vrapova drejt kodrės. Njė engjull mė pas thirri: “Tėrhiqni perdet! Hapni dritaret dhe shihni, ndoshta ky njeri i pikėlluar mund tė gjejė diē qė do ti ndihmonte”. Pastaj pashė fytyra tė fėmijėve tė cilėt dukeshin sikur hėna tė vogla qė dėgjonin pranė dritareve. Mė vonė njė prej tyre bėrtiti:

    “Ē’ėshtė puna me tė gjithė ju? Ejani shpejtė! Armiku i tij gati nuk e ka kapur”.

    Kėshtu, me qindra fėmijė u afruan tek dritaret dhe shikonin prej aty. Pastaj, nė mesin e tyre pashė fytyrėn e bijės time qė kishte vdekur. Kur ajo mė hetoi mua, filloi tė qajė dhe tha: “Pasha Allahun! Ky ėshtė babai im!”. Pastaj u hodh prej dritares sikur qė del shigjeta prej harkut tė saj dhe kėrceu nė njė pishinė qė ishte e mbushur me nur. M’u afrua dhe ma zgjati dorėn e saj. Unė e rrėmbeva dhe e pėrqafova fortė. Ajo vendosi dorėn e saj para gjarpėrit dhe e largoi atė. Mė tha tė ulem dhe vetė u ul nė prehrin tim, me dorėn e saj filloi ta pėrkdhelė mjekrėn time dhe tha: “O babi im, a nuk ėshtė koha qė besimtarėt t’i nėnshtrojnė zemrat e tyre nė pėrkujtim tė Allahut”.

    Unė fillova tė qajė dhe e pyeta se prej nga e kishte mėsuar Kur’anin. Ajo mė tha se ata (fėmijėt) dinė mė tepėr se ata (nė dynja). Pastaj e pyeta pėr gjarpėrin qė vraponte pas meje. Ajo mė sqaroi se gjarpėri paraqiste veprat e mia tė kėqija tė cilat do tė mė shpienin nė Xhehennem. Mandej i kėrkova tė mė tregojė pėr plakun, ndėrsa ajo mė tha se ai paraqiste veprat e mia tė mira tė cilat ishin dobėsuar aq shumė sa qė ishin bėrė aq tė paafta tė mė mbrojnė nga veprat e kėqija. E pyeta edhe pėr atė se ēfarė bėnin nė atė kodėr. Ajo mė njoftoi se ata ishin fėmijėt e muslimanėve tė cilėt kanė ndėrruar jetė dhe ishin duke i pritur prindėrit e tyre qė t’u bashkangjiten atyre. Ata do tė ndėrmjetėsonin pėr ta nė Ditėn e Gjykimit”.

    Maliku vazhdon rrėfimin: “U zgjova i tmerruar, i bėra copė mė copėt tė gjitha kurtitė me venė dhe kėshtu u pendova”.
    #VamosArgentina

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    LETĖR RINISĖ MUSLIMANE




    Bismil-lahir-rahmanir-rahim





    RINI!



    Fusha e juaj e vėrtetė pėr veprim jeni ju vet. Nėse nė kėtė do tė keni sukses, atėherė pėr fushat tjera do tė jetė mė lehtė. Nėse jeni tė dobėt me veten tuaj atėherė ndaj tė tjerėve do tė jeni tė pafuqishėm. Prandaj, sė pari eksperimentoni me vetėveten dhe keni parasysh qė e tėrė bota pret gjeneratėn e rinisė sė veēantė, me pastėrti tė plotė dhe me moral tė vlefshėm dhe tė fortė.



    Vashė, shiko kėtė tekst dhe prano, bile vetėvetes, qė sė paku njė herė ke menduar qė sa e marrė ėshtė dalja jote nėpėr kafe dhe e tėrė ajo procedurė e grimimit para pasqyrės, pėr njė dėshtak, i cili nė ty sheh dobi nė kėnaqėsinė e epsheve tė tija tė ndyta, e jo njė krijesė tė cilėn e ndjenė. I thuaj motėr vetes, qė asnjėri nuk ėshtė i denjė moralit dhe personalitetit tėnd. Vėre pikėn dhe ktheja shpinėn mėnyrės tėnde tė jetesės sė deritashme.

    “E Allahu falė dhe ėshtė Mėshirues”. (KUR’AN)






    Djalosh, tė pyes, pėr ēfarė arsye i viziton kafenetė nė tė cilat i bėn haramet tė panumėrta, tė gjithė atė qė ėshtė e gėrditshme, e marrė dhe e papranueshme dhe e cila shpien nė xhehennem. Zgjohu! Kėndellu dhe thuaj njė JO tė bindshėm. Thuaj JO alkoolit, prostitucionit, muzikės, bixhozit dhe tė gjithė asaj me tė cilėn Zoti yt nuk do tė ishte i kėnaqur. Mos u bė mendjemadhė dhe kokėfortė. Prishe miqėsinė me shejtanin dhe bindju Allahut. Burrėrinė tėnde mos e argumento me alkoolin, cakėrrimin e gotave, rrahjeve... veē kape pushkėn dhe lufto kundėr pabesimtarėve, lufto qė fjala e Zotit tėnd tė jetė mė e lartė, e ligji i Allahut tė jetė mbi tė gjitha ligjet e tiranėve dhe sunduesve. Thuaj vetes qė nuk do tė jem mėkatar pa qėllimin e jetės. Bėhu muxhahid i cili lufton duke mos ditur pėr frigėn nga vdekja.



    Allahu na ka pėrmendur neve para se ne ta pėrmendnim Atė. Di pėr neve para se ne tė dinim pėr Tė. Na ka dhėnė mirėsitė para se ne t’ia drejtojmė lutjen, e na ka mėshiruar para se ne ta lusim. Si pra nė zemrat tona tė jetė diēka tjetėr pėrveē Atij?



    Vallė a mėnyrėn tonė tė falėnderimit e kemi shprehur nė orėt e pafundme tė humbjes sė kohės nėpėr diskoteka tė ngulfatura, tė errėta dhe plotė me zinalluk?



    Nėse dojmė qė Allahu tė na udhėzojė nė rrugė tė drejtė, ti lėjmė diskotekat dhe epshet tė cilat gjinden nė tė. Thotė Allahu i Madhėrishėm: “A e ke parė ti (Muhammed) atė qė duke e ditur, dėshirėn e vet e respekton si zot tė vetin, atė All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur tė dėgjuarit dhe zemrėn e tij, i ka vėnė perde mbi tė parit e tij, mė thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhėzojė atė? A nuk merrni mėsim? (KUR’AN)

    Njeriu ėshtė krijuar nė formėn mė tė bukur, por lėshohet nė shkallė mė tė ulėt shtazarake tė jetesės ēdo herė kur i nėnshtrohet mėnyrės tjetėr tė jetesės nga ajo qė ka pėrcaktuar Allahu.



    Rini, mos lejoni qė tė bini nė pranga tė epshit dhe tė bėheni rob tė dėgjuar tė tij.



    VĖLLA I DASHUR!



    O ti, i cili ecėn nėpėr disa shtigje tė gabuara, derisa jeta tė kalon nė mėkate, kurvėri dhe pije.

    Sa herė e ke kaluar natėn me gotėn e alkoolit, me atė gotė tė helmit. Pėrse vėlla? Vallė, a tė sjellė diē tė mirė kjo? Ndalu, mos u sorollat mė! Mendo vėlla!



    A pyet ndonjėher se kush je dhe ēka je? Mos mendo, vėlla, qė do tė jetosh pėrgjithmonė dhe qė kjo jetė ėshtė gjithēka. Vallė, numri i varreve tė cilat i sheh ēdo ditė, nuk janė argument i qartė qė nesėr edhe ti do tė jesh njėri prej tyre? Qė do ta lėshė tėrė pasurinė e kėsaj bote dhe i vetėm, tė nisesh nė amshim.



    Ēfarė mendon, vėlla, kush e ka krijuar tė gjithė kėtė, tė gjithė kėtė botė, kosmosin, mua e ty? Nuk ka mundur kjo ashtu tė lind, nga vetja. Dije qė Krijuesi i vetėm i gjithė kėsaj, ėshtė Zot im dhe i yti, Zoti i gjithė botės – Allahu.



    Provo tė mendosh. Kuptoje qė ti je njė rob i thjeshtė, asgjė, kokėrr e pluhurit. E prap, aq i vogėl dhe i padobishėm, merr guxim qė ti shkelėsh urdhėrat e Zotit tėnd. Tė fyesh emrin e Tij tė ndershėm.



    Mendon qė je hero kur shkon nė pijetore, kur harxhon para nė shėrbyeset tė cilat tė shėrbejnė me minifund, kur then gotat pėr ndonjė kėngė qė tė ka “prekur”? Ēfarė mendon vėlla, qė nė atė gjendje tė tė gjejė vdekja? A pyesesh ēfarė do tė ndodhte me ty? Pėrsėri tė paralajmėrojė tė mendosh.



    Thotė Allahu: “O ju qė besuat, ska dyshim se vera, bixozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar.". (Kur'an)



    Vėlla, Allahu ta jep mundėsinė qė nė vend tė kafeneve, tė shkosh nė xhami, tė jetosh me jetėn e besimtarit dhe tė kuptosh se sa e mirė ėshtė jeta e besimtarit. Ai tė jep mundėsi tė mira tė kėsaj bote, por edhe premtimin dhe tė mirat e asaj bote. Sepse do tė vijė dita, vėlla, kur do tė pėrgjigjesh pėr veprat e tua. Atėherė nuk do tė jenė haverat e tu nga kafeneja, as shėrbyeset tua me minifunda, por ti dhe vetėm ti vėlla do ta durosh. Provo ta paramendosh amshimin. E tek amshimin nė xhehennem, amshimin nė dhimbje dhe vuajtje. Vallė a ėshtė kjo qė dėshiron? Ndalu dhe mendo mirė cilės rrugė do tė nisesh. Rrugės e cila shpien nė argėtim pėr njė kohė e pastaj xhehennemin, apo shtegut tė paraardhėsve tuaj tė drejtė? Krejt kjo ėshtė vetėm pėr ty. Mė beso qė tė dėshiroj ēdo tė mirė. E tė mirėn mund ta arrish vetėm nė besimin nė Allahun. Nėse vendos qė tė ndryshosh, atėherė mbi ty le tė jetė paqja dhe shpėtimi i Zotit. Por, nėse vazhdon me tė vjetrėn, atėherė mė dhimbsesh, sepse atėherė me siguri je njėri prej tė humburve.



    VENDET XHAHILIJETE PĖR ARGĖTIM



    Ēdo orė, ēdo moment, pėr neve janė tė ēmueshme. Nuk guxojmė qė tė bėjmė shaka me tė, nuk guxojmė qė ti harxhojmė kot. Pėr njeriun e vėrtetė, ajo ėshtė e palejueshme. Jeta ėshtė njė detyrė jashtėzakonisht serioze e vdekja ėshtė dėshmitar memec e seriozitetit tė lartėsuar.



    “Ju ishit ata qė dėshironit vdekjen para se tė ballafaqoheshit me te. Ja pra, atė e patė dhe e shikuat me sytė tuaj". (Kur'an)
    " Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. ". (Kur'an)



    Jeta ėshtė sikur tė hysh nė njė derė dhe tė dalėsh nė tjetrėn.





    VALLĖ, A DUHET NE TA HARXHOJMĖ KOHĖN E ĒMUAR NĖ DISKOTEKA, KAFENE...

    DUKE LUAJTUR LOJĖRA TĖ NDALUARA DHE DUKE BĖRĖ GJĖRA TĖ NDALUARA



    Anglezėt thonė: “Koha ėshtė para”. Por koha ėshtė shumė mė tepėr se ajo. Koha ėshtė e rėndėsishme, ėshtė nė pyetje jeta e njeriut. Nė jetėn tonė tė kufizuar kemi detyra tė cilat me shkathtėsitė dhe mundėsitė tona duhet ti realizojmė. Ato detyra janė shumė tė rėndėsishme dhe janė urdhėr nga Allahu i Lartėsuar. Ēdo njeri ka misionin e vet nė tokė, dhe ai nuk duhet ta tradhėtojė.



    Kur shohim veprėn e ndonjė shkrimtari, ēuditemi: “Si ka mundėsi qė ky njeri ka patur sukses qė ta shfrytėzojė kohėn e vet nė mėnyrėn e duhur”. E si e shfrytėzon sot rinia?



    Tė rinjtė sot tė cilėt e respektojnė jetėn e dhėnė nga Allahu duhet ta shfrytėzojnė kohėn nė mėnyrė tė dobishme. Pėr kėtė dijeni duhet tė mėsojmė qė kohėn ta shfrytėzojmė nė mėnyrėn e duhur. Ēdo fillim i hershėm jep fryte mė tė larta se sa ai mė i vonshėm. Shpesh, para se tė mendojmė se si ta fillojmė ndonjė punė, bėhet vonė. Ditėt e rinisė duhet tė shfrytėzohen, sepse rinia nuk zgjat pėrgjithmonė. Vallė rininė ta kalosh nėpėr ambiente tė errėta nė tė cilat humbet ēdo gjurmė e njerėzores, larg nga shkenca? Tė padijshmit janė tė vdekur edhe para vdekjes sė vėrtetė, e tė dijshmit janė tė gjallė edhepse moti kanė vdekur.



    Vėlla, motėr! Le tė pėrpiqemi qė ta njohim fenė tonė. Mos e refuzo Islamin para se ta njohėsh. Dije qė ėshtė urdhėr i rreptė (farz) qė tė mėsosh. Mu pėr kėtė njoftoje fejėn e lartėsuar Islamin, vepro nė pėrputhje me tė, qė tė jesh i shpėtuar nga kjo dhe bota e ardhshme.



    " Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė e keqe.”

    A nuk janė tė mjaftueshme kėto fjalė tė Allahut qė njeriu tė kuptojė domethėnien e vėrtetė tė shfrenimit i cili sot mbretėron nė rininė tonė?! A nuk ėshtė e mjaftueshme ndalesa e Allahut, qė njerėzit ta refuzojnė kėtė gjė tė ndyrė, ta shkarkojnė nga froni i saj, ta gjuajnė nėn kėmbė dhe ta bėjnė pluhur dhe hi?!



    Por Allahu mirė thotė: “Ne sqaruam njerėzve nė kėtė Kur’an shembuj (argumente) tė ēdo lloji, e shumica e njerėzve nuk deshi tjetėr, vetėm mohimin. ". (Kur'an) . Ashtu edhe kjo rinia jonė.

    Pa mare parasysh qė Allahu e ndalon amoralitetin dhe ate e ndalon kategorikisht, ata megjithatė i marrin fjalėt e Tij pėr diskutim, dhe pėrpiqen qė pėr kėtė tė gjejnė arsyetime me “mendjen e tyre tė shėndoshė”. Pėr tė gjitha kanė arsyetime: “po ja kjo ka tė bėjė me atė kohė”. Ata nuk dijnė. Nuk dijnė qė Kur’ani ėshtė shpallur pėr tė gjitha kohėrat dhe pėr tė gjitha popujt, qė nuk ka atė: “tjetėr ka qenė atėherė e tjetra ėshtė tash”.



    Dhe si mundet njė njeri, njė pluhur i vogėl nė gjithėsi tė ketė aq guxim qė ti kundėrvihet urdhėrit tė Allahut dhe tė jep aty disa mendime tė veta? Thuajse njeriu di ēfarė ėshtė e mirė pėr tė. E mjerueshme ėshtė kjo!



    Njeriu nuk kupton, apo nuk dėshiron tė kuptojė porosinė qė na jep Allahu. Porosinė qė do tė kemi sukses vetėm nėse i kryejmė urdhėrat e Allahut dhe i shmangemi ndalesave tė Tija.



    E Allahu e ndalon amoralitetin. Dhe jo vetėm qė e ndalon vetė aktin e amoralitetit, por i ndėrmerrė tė gjitha masat qė deri te ai mos tė vijė fare, the thotė: “Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasė)...” Bazuar nė kėtė, duhet t’i shmangemi vendeve nė tė cilat mund ti afrohemi shfrenimit, dhe ashtu tė shkojmė rrugės sė shejtanit, duke provokuar hidhėrimin e Allahut e cila na dėrgon nė xhehennem. Allahu na ruajt prej kėsaj!



    Vendet e kėtilla janė pra diskotekat dhe kafenetė. I dashuri vėlla dhe motėr, largohuni nga kjo. Kthehuni Islamit dhe vetėm kėshtu do tė jeni tė shpėtuar.
    #VamosArgentina

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    DITARI I NJĖ FOSHNJE TĖ PALINDUR



    3. TETOR



    Sot fillon jeta ime. Prindėrit e mi kėtė ende nuk e dinė, mirėpo unė jam kėtu.

    Do tė jem vajzė me flokė bjonde dhe sy tė kaltėrt. Tė gjitha formimet e mia janė tė gatshme, dihet bile edhe qė do tė jem e dobėt nė lule.



    19. TETOR



    Disa do tė thonė qė nuk jam personalitet i vėrtetė dhe qė ekziston vetėm nėna ime.

    Mirėpo unė jam personalitet i vėrtetė sikurse grimcat e bukės janė ashtu si buka. Nėna ime ekziston, ekzistojė poashtu edhe unė.



    23. TETOR



    Tash po e hap gojėn; paramendoni vetėm, pėr njė vit unė do tė qeshem, e pastaj edhe do flas. E di cila do tė jetė fjala ime e parė: “nėnė”.






    25. TETOR



    Zemra ime sot filloi tė rrah. Prej kėtij momenti deri nė fund tė jetės sime do tė rrah pa u ndalur dhe pa pushuar. Dhe pas shumė vitesh kur tė lodhet atėherė do tė ndalet dhe unė do vdes.



    2. NĖNTOR



    Ēdo ditė nga pak rritem. Kėmbėt dhe duart e mia tashmė janė formuar. Mirėpo do tė zgjas derisa tė qėndrojė nė kėto kėmbė tė mia dhe me ndihmėn e nėnės tė fillojė tė eci. Dhe derisa tė mund tė mbledh lule dhe tė pėrqafojė babain tim.



    12. NĖNTOR



    Nė duart e mia formohen gishtėrinjtė. O sa janė tė vegjėl. Do tė mund ta ngrejė nėnėn time pėr flokė .



    20. NĖNTOR



    Porsa sot doktori i ka thėnė nėnės sime qė unė jetoj kėtu nėn zemrėn e saj. Oh sa e gėzuar duhet tė jetė tani. A je e lumtur nėnė???



    25. NĖNTOR



    Nėna dhe babai tani me siguri mendojnė se si tė mė emėrojnė. E ata aspak nuk e dinė qė unė jam njė vajzė e vogėl. Dėshirojė tė quhem Susi. Ah sa e madhe jamė bėrė.



    10. DHJETOR



    Flokėt e mia kanė filluar tė rriten. Janė aq tė butė dhe tė lėmuar, tepėr tė bukur. A thua vallė edhe nėna ime i ka kėsi flokė?



    13. DHJETOR



    Sė shpejti do tė mund tė shoh, tash ėshtė errėsirė kudo rreth meje. Kur nėna tė mė sjellė nė jetė, vetė do tė mund ta shoh dritėn e diellit dhe lulet. Por mė sė shumti dėshirojė ta shoh nėnėn time. Si dukesh vallė, nėnė???



    24. DHJETOR



    A dėshiron nėna tė i dėgjojė rrahjet e zemrės sime? Shumė fėmijė lindin tė sėmurė, por zemra ime ėshtė aq e fortė dhe e shėndoshė. Rreh aq barabartė: bum – bum, bum – bum. Nėnė ti do tė kesh njė vajzė tė shėndoshė.



    28. DHJETOR



    Nėna ime mė ka mbytur !!! (ABORTUS)
    #VamosArgentina

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    SI TĖ VEPROJMĖ ME FĖMIUN I CILI SHPESH NERVOZOHET?



    Tė gjitha falėnderimet i takojnė Allahut



    Gjėrat me tė cilat mund tė shėrbehemi me rastin e ballafaqimit me problemin e nervozizmit pėrfshijnė kėshillat me radhė:



    Kėrkimi i mbrojtjes nga Allahu prej shejtanit tė mallkuar.

    Heshtja

    Qetėsimi; nėse jeni nė kėmbė uluni, nėse jeni tė ulur shtrihuni

    Tė keni nė mendje shpėrblimin nga pėrmbajtja prej hidhėrimit, siē ceket nė hadithin “Mos u hidhėro dhe xhenneti do tė jetė i yti”

    Tė kuptoni shkallėn e lartė tė atij i cili pėrmbahet, ashtu siē pėrmendet nė hadithin e besueshėm “Kush e kontrollon hidhėrimin e vet, Allahu do ti fsheh gabimet e tij, e kush kontrollohet nga ballafaqimi fizik nė hidhėrim, kur ėshtė nė gjendje tė bėjė atė, Allahu do ti mbush zemrėn me shpresė nė Ditėn e Gjykimit”. (I klasifikuar si Hasen nga el-Albani nė el-Silsila’ el-Sahiha’)

    Mėsimi i kėshillave tė Pejgamberit Sallallahu alejhi we sellem nė lidhje me hidhėrimin



    Tė njohurit qė kontrollimi i hidhėrimit ėshtė shenjė e mirėsisė, ashtu siē ceket nė hadithin e pėrmendur mė herėt

    T’i kushtohet rėndėsi kur tė paralajmėrohemi, tė kontrollohemi dhe tė dėgjojmė kėshillėn

    Tė njohurit e sė keqes tė cilėn hidhėrimi e bart me veti

    Tė mendojmė ēfarė ndikimi ajo mund tė ketė nė dikend

    T’i lutemi Allahut qė ta lirojė zemrėn e personit nga kjo pakėnaqėsi



    Vijon njė tregim i bukur i cili do t’ju ndihmojė qė tė ballafaqoheni me problemin e fėmiut i cili shpejt nervozohet:



    Ka qenė njė djalosh i cili shumė lehtė e humbte kontrollin mbi veten nė hidhėrim. Babai i tij i dha njė thes tė mbushur plot me gozhda dhe njė ēekan, e i tha: “Biri im, ēdo herė kur e ndjen qė ke nevojė tė zbrazesh, dhe ta drejtosh hidhėrimin e vetė nė dikend, shko dhe gozhdoje njė gozhdė nė gardhin prej druri nė kopsht”.



    I biri e ndėgjoi tė atin dhe filloi ta praktikojė atė qė i kėshilloi. Ditėn e parė i ka gozhduar 37 gozhda, por nuk ka qenė e lehtė qė ti gozhdojė dhe ka filluar qė tė pėrmbahet nė hidhėrim. Me kalimin e ditėve, djaloshi gozhdonte ēdo herė e mė pak gozhda, dhe pas disa javėve ka arritur qė nė mėnyrė tė plotė tė kontrollohet dhe ate pa e gozhduar asnjė gozhdė. Iu drejtua tė atit pėr lajmin mbi suksesin e tij. I ati ishte i gėzuar pėr suksesin e tij, dhe i tha: “E tash biri im, duhet ta nxjerrėsh nga njė gozhdė ēdo ditė qė nuk do tė hidhėrohesh”.

    Djaloshi filloi pėr ēdo ditė qė nuk hidhėrohej e nxirrte nga njė gozhdė, deri sa nuk i nxorri tė gjitha. Shkoi tek babai dhe i tregoi ēfarė ka arritur. Babai e dėrgoi deri te gardhi dhe i tha “Biri im, mirė ke bėrė, por shikoji kėto gropa nė gardh, ajo asnjėherė mė nuk do tė jetė ashtu siē ishte”. Dhe shtoi: “Kur ti nė hidhėrim e thua ndonjė fjalė, ajo lė plagė nė zemrat e tė tjerėve, sikur kėto gropa nė gardh. Ti mund ta therrėsh dikė me thikė dhe ta nxjerrėsh thikėn, pa marrė parasysh sa herė thua “mė vjen keq (mė fal- mė bėn hallall), plaga do tė mbetet.
    #VamosArgentina

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    DJALOSHI QĖ NUK DESHI PASURINĖ




    Abdullah Ibėn Faraxh, rahimehullah, thotė se kishte pasur nevojė pėr njė njeri qė do ti ndihmonte rreth punėve tė shtėpisė, tė cilin do ta paguante me mėditje. Dhe shkoi nė treg, ku e pa njė djalė tė ri me fytyrė tė zbehur qė kishte veshur njė kėmishė prej leshi tė cilėn e mbante tė shtėrnguar me njė rryp tė leshtė, kurse nė dorėn e tij mbante njė shportė dhe njė tėrkuzė. Abdullahu e pyeti se a do tė kishte dėshirė tė punojė. Djaloshi tha po, dhe kėrkoi qė ta paguajė njė dirhem dhe njė danik (1/4 e dirhemit). Djaloshi po ashtu pėrcaktoi se do ta ndal punėn dhe do tė pėrgatitet pėr namaz kur tė thėrret ezani i drekės, po ashtu edhe pėr nė ikindi.

    Abdullahu u pajtua dhe e mori nė shtėpinė e tij ku i tregoi se ēfarė duhej tė bėn. Djali punoi mirė dhe nuk tha asnjė fjalė deri sa thirri ezani i drekės. Ia pėrkujtoi Abdullahut marrėveshjen. Abdullahu i tha qė mund tė shkonte. Djaloshi shkoi e fali namazin e drekės dhe punoi deri nė ikindi. Shkoi e fali edhe namazin e ikindisė, u kthye prap dhe punoi deri nė fund tė ditės. Abdullahu ia dha rrogėn dhe djaloshi shkoi.




    Pas disa ditėsh, Abdullahu kishte nevojė qė tė kryeshin edhe ca punė nė shtėpinė e tij. Gruaja e tij e kėshilloi qė ta merr po atė djalosh, sepse ishte i mirė dhe i sinqertė. Abdullahu vajti qė ta kėrkojė djaloshin, por nuk arriti ta gjejė. Duke e kėrkuar, njerėzit tjerė i treguan se djaloshi punon vetėm tė shtuneve dhe se ishte njeri i vetėm. Abdullahu priti tė vinte dita e shtunė dhe e gjeti djaloshin. Djaloshi u pajtua qė tė punojė me kushtet e njėjta. Nė fund tė ditės, Abdullahu deshi qė ta paguante mė shumė, kurse djaloshi u hidhėrua dhe iku. Abdullahu vrapo pas tij dhe e luti qė tė paktėn ta merr atė pėr cilėn ishin dakorduar. Ai pranoi dhe shkoi.

    Pas pak kohe, Abdullahu pėrsėri kishte nevojė pėr djaloshin, priti tė vjen dita e shtunė dhe shkoi nė treg, por kėsaj rradhe nuk mundi ta gjejė djaloshin. Dikush tha se djaloshi shpenzonte nga njė danik pėr ēdo ditė, por kėtė herė ishte sėmurė rėndė. Abdullahu mori vesh se ku jeton ai dhe shkoi pėr ta vizituar. Ai qėndronte nė shtėpi me njė grua plakė. Ai vėrejti djaloshin i cili flinte, kurse kokėn e kishte mbėshtetur mbi njė tullė.

    - A ke nevojė pėr diēka? – pyeti Abdullahu

    - Po, - u pėrgjigj djaloshi, - nėse pranon!

    - Pasi qė tė vdes, - vazhdoi djaloshi, shite tėrkuzėn time, laje kėmishėn dhe rrypin tim dhe pastaj mė varros me ato. Shih, nė xhepin tim ka njė unazė. Prit deri atė ditė kur Harun el-Rashidi (halifeja i asaj kohe) tė vijė nė vendin tonė, qėndro nė ndonjė vend ku do tė mund tė vėrehej ai dhe pastaj afrohu dhe tregoja unazėn. Por kėtė bėje pasi qė tė mė varrosėsh mua. Abdullahu u pajtua.

    Kur vdiq djaloshi, Abdullahu veproi ashtu siē kishte kėrkuar ai. Kur nė atė vend erdhi Harun el-Rashidi, ai shkoi ta sheh atė, i tregoi se kishte besim nė tė dhe ia tregoi unazėn. Haruni e ftoi Abdullahun tė shkon tek shtėpia e tij, kur Abdullahu shkoi atje, Haruni kėrkoi qė ēdokush qė ishte prezent tė largohet, dhe e pyeti Abdullahun se kush ishte ai dhe kush ia kishte dhėnė atė unazė. Abdullahu iu pėrgjigj pyetjeve tė tij. Kur Haruni dėgjoi tregimin e gjatė filloi tė qajė aq shumė saqė Abdullahut i erdhi keq pėr tė.

    - O udhėheqės i besimtarėve, - iu drejtua Abdullahu halifes. Kush ishte ky djalosh?

    - Djali im! – u pėrgjigj Haruni.

    - Por si ka mundur qė tė jetė ashtu?

    - Ai lindi para se tė mė jepej besimi pėr halife. Ėshtė rritur me kujdes, dhe ka qenė shumė mirė i edukuar nė Kur’an dhe nė lėmi tjera. Pasi qė e mora halifatin, ai iku dhe nuk brengosej fare pėr tė mirat e kėsaj bote. Ishte tepėr i lidhur me nėnėn e tij dhe unė ia dhashė asaj kėtė safir tė ēmuar qė t’ia jap atij. Ai pranoi me mosdashje. Nėna e tij ka ndėrruar jetė, dhe qė atėherė ti je i vetmi qė mė ka informuar nė lidhje me tė. Sonte do tė mė dėrgosh tek varri i tij.

    Abdullahu e dėrgoi Harunin tek varri i djalit tė tij. Haruni qau njė kohė tė gjatė dhe ngeli aty deri nė agim. Haruni kėrkoi qė Abdullahu tė qėndron aty pėr disa ditė qė tė mund tė shkojnė te varrezat gjatė netėve.

    Abdullahu nuk dinte se ai ishte djali i Harunit pėrderisa nuk i tregoi Haruni vetė
    #VamosArgentina

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    MBI VARRIN E MUHAMMEDIT a.s.


    Haxhi Husein Gjozo



    Po qėndroj para varrit Tėnd. E di, ke qenė njeri dhe ke vdekur. Unė nuk po tė lutem, as nuk po tė adhuroj. Ti mė ke mėsuar ashtu. Ashtu pėr ty thotė edhe Kur'ani, tė cilin ua ke komunikuar njerėzve.

    Por, megjithatė, ndjej se po qėndroj para kolosit tė mendimit njerzor, po qėndroj para madhėrisė sė jashtėzakonshme, e cila ka krijuar histori, i ka dhėnė kontribut tė madh e tė pavlerėsueshėm zhvillimit tė gjinisė njerzore. Po qėndroj para viganit tė shpirtit, ideja e tė cilit ende po jeton, e aftė qė edhe njė herė edhe shumėherė t'i ndihmojė njeriut nė mėnyrė qė nė tė tė fitojė ajo njerėzore dhe ajo humane dhe nė mėnyrė qė njeriu vėrtet tė bėhet njeri, ēka edhe ka qenė qėllimi i shpalljes nė tė gjitha shfaqjet e veta, e pastaj edhe qėllimi i pejgamberėve tė Zotit.

    Po qėndroj para Teje, jo pėr shkak qė tė tė lus, qė me ndėrmjetėsimin tėnd, me ndihmen e ndonjė ēudibėrje, muslimanėt tė ēlirohen prej fatkeqėsive, tė cilat i mundojnė. E di, e ashtu edhe ti ke mėsuar, me besnikėri duke i shpjeguar mėsimet e Kur'anit, se jeta i ka ligjet e veta dhe se domosdo zhvillohet sipas atyre ligjeve. Ato ligje, nė tė vėrtetė, paraqesin dhe janė manifestim i vullnetit tė Zotit. As ti nuk je mbėshtetur nė ēudi as qė ndonjėherė je shėrbyer me to. Ke besuar nė punė, angazhim, luftė dhe flijim. Kurrė nuk ke pritur qė nga qielli tė tė vjen diē e gatshme, sikur qė disa sot, t'i quajmė, pasues tuaj, e presin Mehdiun dhe zbritjen e sėrishme tė Isait a.s. qė me ndonjė ēudi t'i shpėtojė muslimanėt. Kur'ani tė ka mėsuar t'ju thua atyre qė presin ēudi, se ti nuk je kurrfarė ēudibėrės dhe se nė aktivitetet tua nuk ke kaluar prej kufijve tė mundėsive njerėzore. Ēudia jote mė e madhe dhe fshehtėsia e suksesit tėnd ėshtė Kur'ani, tė cilin e ke mėsuar dhe jetėsuar. Nė kėtė qėndrojnė fshehtėsitė e sukseseve tė tė gjithė atyre tė cilėt e kanė ndjekur rrugėn tande.





    I frymėzuar me fuqinė e frymės tėnde, praninė dhe aftėsinė e sė cilės kėtu, nė kėtė vend tė shenjtė, fuqishėm po e ndiej, mė sė thelli po e pėrjetoj madhėrinė e veprės tėnde dhe mėsimit tėnd. Por, njėkohėsisht, o pejgamber i dashur, po pėrjetoj edhe diē, po e pėrjetoj edhe tėrė peshėn e tragjedisė sė kėsaj bote. I vetėdijshėm pėr vendin ku gjendem dhe faktin se pikėrisht kėtu nė kėtė vend, ideja islame e pėrjetoi jetėsimin e vet tė parė dhe e manifestoi vlerėn e vet nė praktikė, po kundroj edhe thellė po e pėrjetoj jazin dhe mospajtueshmėrinė midis jetės praktike tė muslimanit sot dhe mėsimit kur'anor.

    Nėse atė pėrjetim, o i Dėrguari i Zotit, nuk kam pasur rast ta shfaqė nė njė tubim tė pėrgjithshėm islam, ēfarė do tė duhej tė jetė haxhi, sepse ti ashtu e ke trajtuar dhe praktikisht e ke zbatuar, dėshiroj qė kėtu para varrit tėnd t’i them vetes dhe qė pėr kėtė ēėshtje mė thellė tė meditoj.

    E para qė do tė dėshiroja menjėherė tė them, si pėrjetim i parė, ėshtė fakti se pėrkushtueshmėria dhe besnikėria e masave muslimane ndaj Islamit, ende ėshtė mjaft e madhe. Pikėrisht tash, kur po festohet 1400 e sa vjetori i shpalljes sė Kur'anit, ideja Islame po tregon shenja tė fuqishme tė jetės sė vet. Ajo nė vetėdijen e masave, ndonėse e papėrcaktuar dhe nė prezantime mjaft tė paqarta dhe tė papėrkufizuara, paraqet fuqi tė madhe potenciale dhe latente shpirtėrore. Ajo fuqi, edhe pse nuk po dėshmohet dhe nuk po sjellė dobi nė aktivitetet e caktuara dhe tė organizuara, ajo me njė rezistencė pasive iu ka ndihmuar masave muslimane qė tė mbahen dhe ta ruajnė kompaktivitetin e tyre shpirtėror, i cili pėrveē tė gjitha dobėsive ekonomike, megjithatė nuk ėshtė luhatėse. Pėrkundrazi, ai, si njė ndjenjė, ėshtė ende i fuqishėm. Ai, fatkeqėisht, nuk na manifestohet nė trajta pėrkatėse tė jetės shoqėrore, politike dhe ekonomike tė muslimanėve, por paraqet mundėsi tė mėdha pėr lidhshmėrinė e pėrgjithshme dhe solidaritetin ndėrmusliman, i cili nė kėtė ēast ėshtė jashtėzakonisht i nevojshėm, por i cili mjerisht mungon, pėr ē'arsye vendet islame, veēanarisht popujt arabė vuajnė mjaft. Posaēėrisht kjo ėshtė e qartė te problemi palestinez, ku pasojat e pėrēarjes mė fatzisisht po manifestohen.

    Ekzistimi i ndjenjės sė lidhshmėrisė reciproke shpirtėrore tė shtresave tė gjėra tė muslimanėve nė tė gjitha vendet islame ėshtė qartazi e dukshme. Ne nė rrugėn tonė kėtė e kemi parė dhe ndier. Duke kaluar nėpėr Turqi, Irak, Kuvajt, Arabi Saudite, Jordan dhe Siri. Ēdokund e kemi ndier ekzistimin e asaj lidhjeje dhe kemi qenė gėzueshėm tė pranuar sikur vėllezėr.

    Besnikėria dhe dashuria e masave muslimane ndaj Islamit, shenjtėrive dhe institucioneve tė tij, mjaft fuqishėm po demonstrohet edhe nė haxh. Numri i haxhijve, po rritet prej vitit nė vit. Unė me ditė tė tėra po orvatem t’i afrohem varrit tėnd. Po orvatem tė depėrtoj nėpėr rreth i cili vazhdimisht xhiron rreth tyrbes tėnde, dhe vėshtirė po arrij. Tė gjithė po nguten t’i afrohen tyrbes, tė shikojnė nėpėr dritare dhe ta prekin murin. As goditjet e rėnda tė rojtarėve nuk mund t'i pengojnė disa manifestime tė asaj pėrkushtueshmėrie. Ato goditje ėmbėl barten. Mahnitė besnikėria, e cila nė mėnyra tė ndryshme shprehet. Disa i fėrkojnė dhe i puthin muret, tė tjerėt, tė kthyer kah muri, pėrulshėm qėndrojnė dhe qajnė, tė tretėt lexojnė dua tė ndryshme dhe luten, tė tjerėt kėndojnė salavate e tė tjera.

    Pa marrė parasysh mėnyrėn dhe trajtėn e atyre manifestimeve, tė cilat nganjėherė na duken qesharake, unė tė gjitha ato i kam pėrjetuar si shprehje tė besnikėrisė dhe dashurisė tė Islamit dhe ndaj teje o Pejgamber i Zotit. Ato, nė tė vėrtetė, edhe janė. Tėrė ajo ėshtė pėr ty, nė emrin tėnd dhe nė emrin e diturisė tė cilėn e ke predikuar.

    Mirėpo, ėshtė pyetje krejtėsisht tjetėr, ndėrkaq ēfarė janė shfaqjet e atyre masave mbi Islamin dhe personalitetin tėnd.

    Shtrembėrimet, mistifikimet, tė praktikuarit e Islamit vetėm nė liturgji, tė kthyerit vdekjes, njeriut tė vdekur dhe orientimi kah ahireti - tė gjitha ato janė karakteristikat kryesore tė shfaqjes sė theksuar.

    Po mendoj mbi atė shfaqje. Thellė po mė rikujtohet O Pejgamber i Zotit, njė hadith i yti nė tė cilėn krejtėsisht qartė e ke paralajmėruar gjendjen e kėtillė:

    "Ti o Ibn Mesud jeton nė kohėn nė tė cilėn ka shumė tė atillė tė cilėt e njohin Kur'anin, i praktikojnė dhe kanė kujdes nė zbatimin e rregullave tė tij, e pak ka tė atillė tė cilėt e lexojnė dhe kanė kujdes mbi ate se si theksohet ndonjė harf (shkronjė) e tij. Mirėpo, do tė vjen koha, kur do tė ketė shumė tė atillė tė cilėt e lexojnė Kur'anin rigorozisht kanė kujdes mbi ate se si theksohet ndonjė harf nė tekstin e tij, ndėrsa shumė pak tė atillė tė cilėt e kuptojnė dhe i kryejnė rregullat e tij nė jetėn e pėrditshme".

    Nuk mundem, o Pejgamber i dashur, e qė kėtu para varrit tėnd mos ta pranoj dhe intimisht t’i konfirmoj vetvetes se ne pikėrisht sot jetojmė nė njė kohė tė atillė dhe po e pėrjetojmė njė gjendje tė atillė. Fjalėt tua dhe paralajmėrimet tua, tėrėsisht janė plotėsuar. Kur'ani lexohet (kėndohet), sigurisht mė shumė se kurdoherė mė parė, madje edhe mė shumė se nė kohėn tėnde. Nė vendet Islame ekzistojnė vende tė posaēme dhe radiostacione tė posaēme tė cilat ditė e natė e emitojnė. E emitojnė edhe vendet jomuslimane. Eshtė regjistruar nė disqe i ashtuquajturi mus'hafi murettel. Gjithashtu, mėnyrės sė leximit tė Kur'anit dhe theksimit tė harfeve po u kushtohet kujdes i madh, ashtu qė ajo ėshtė zhvilluar nė shkencė tė veēantė. Kujdesi edhe mė i madh po i kushtohet botimit dhe shtypjes sė Kur'anit. Ekzistojnė botime jashtėzakonisht luksoze. Nė kėtė pikėrisht po garojnė vendet Islame. Botimet e tilla luksoze, sunduesit e vendeve Islame ua dhurojnė vizitorėve tė tyre si hedijen mė tė vlefshme. Edhe unė nė kėtė rrugė kam marrė dhurata tė kėtilla.

    Po, formės dhe fizionomisė sė jashtme tė Kur'anit, si edhe leximit tė tij i kushtohet kujdes i madh, nuk ka dyshim mė shumė se kurdoherė mė parė. Gjatė vitit, veēanėrisht gjatė kohės sė Ramazanit lexohen me miliarda hatme.

    Kur'ani vėrtet lexohet shumė, por o Pejgamber i dashur i Zotit, vetėm tė vdekurve dhe pėr sevabe, e jo pėr mėsim, kėshilla. Po e lexojnė lypėsit, pėr arsye tė lypjeve, po e pėrdorin magjistarėt dhe falltarėt nė punėt e tyre tė ndyra, po e lexojnė pėr para (biznes), po mbahet si hajmalia dhe po ruhet nė shtėpi nė rafte pėr shkak tė bereqetit.

    Kurse sa i pėrket realizimit praktik tė rregullave kur'anore nė jeten e muslimanėve, gjendja ėshtė e atillė qė pasuesi yt i sinqert dhe i vetėdijshėm, qė po qėndron para teje, nė kėtė vend tė shenjtė, vėshtirė mund tė duroj e qė thellė dhe sinqerisht tė mos turpėrohet. Kaherė nė jeten e muslimanėve, nuk po respektohen dhe nuk po zbatohen parimet e diturisė sate. Islami ėshtė reduktuar ekskluzivisht nė lutje. Krejtėsisht ėshtė pėrjashtuar nga jeta publike e vendeve islame nė tė cilat zotėron ideja evropiane, dhe kjo nė formėn e shtrembėruar dhe degjeneruar. Ato forma tė idesė evropiane laicistike prej tė cilėve Europa dėshiron tė ēlirohet, sepse janė shnėdrruar nė pengesė dhe po e rrezikojnė jetėn e njeriut, nė vendet islame po fitojnė afrimin tė plotė. Kam pasur rast qė nė kėtė rrugė, duke kaluar nėpėr njė numėr tė madh qendrash tė rėndėsishme dhe tė mėdha islamike, tė ndiej dhe tė shoh pasojat e rėnda tė procesit tė modernizimit tė botės muslimane. Kolonializmi, duke e shfrytėzuar dobėsinė e muslimanėve, i ka futur nė atė botė, nė emėr tė shkencės dhe tė kulturės, lajthimet mė tė mėdha e mė tė rrezikshme dhe moralisht atė e ka helmuar. Ka arritur, i dashuri Pejgamber, qė nė qendrat e mėdha islame tė cilat kanė qenė kultivuesit mė tė mėdhenj tė idesė tėnde, tė hapin shtėpi publike, pijetore, lokale bixhozi etj, tė cilat edhe tash ekzistojnė. Kolonizatori ka shkuar, por e ka lėnė atė mė negativen nga mėnyra e jetės sė vet. Nė vend tė shkollave dhe fabrikave ka lėnė injorancėn (xhehaletin), alkoolizmin, prostitucionin, bixhozin etj. Eshtė pėrpjekur ta zhvleftėsojė njeriun, qė ta lėjė tė zbrazėt pa vlera, qė ta bastardojė dhe pėrziejė racėn dhe ta ngarkojė me komplekse tė ndryshme, ēka edhe i shkoi pėr dore. Eshtė duke rrjedhur, dhe atė nė pėrmasa tė mėdha, evropeizimi i botės islamike. Procesi i materializmit total, i cili nė vete mban mohimin e tė gjitha vlerave klasike shpirtėrore, po merr hov gjithnjė e mė tė madh, po frikėsohem o i Dėrguari i Zotit, e pėr kėtė kam mjaft dėshmi qė edhe kėtu nė afėrsinė tėnde nesėr, nėse kėshtu vazhdohet, tė mos lajmėrohen pijetoret, lokalet pėr bixhoz, shtėpitė publike etj. Procesi i kėtij materializmi tė vrazhdė dhe vullgarė, tek e cila gjithnjė e mė shumė po vijnė nė shprehje forcat shtazarake destruktive te njeriu, nė pėrpjesėtim tė madh, po e shpejton shumėzimi i tė mirave materiale nė disa vende islame, siē ėshtė Kuvajti, Arabia Saudite, Libia e edhe Iraku.

    Nė tė gjitha vendet arabe rezultatet e procesit tė fuqishėm material janė tė dukshme, por paralelisht me kėtė po formohet shoqėria e evropeizuar e cila nė vete pėrmban tė gjitha gjymtitė e mėnyrės sė jetės perėndimore.

    Mė ndjellėkeqe nė procesin e "modernizimit" tė botės muslimane nė kuptim tė evropeizmit ėshtė kjo qė ai po kryhet nė epokėn ku mendimi perėndimor po pėrjeton krizėn mė tė thellė dhe kur gjendet nė fazėn e degradimit tė vet tė plotė. Ajo nė fazėn e vet tė tashme mė tė re tė zhvillimit ėshtė privuar nga ēdo kualitet interior moralo-etik dhe i pėrgjithshėm njerėzor e human. Ekziston ekskluzivisht si forcė dhe plotėsim i nevojave tė tė ekzistuarit fizik. Si e tillė ėshtė shndėrruar nė mohues tė vėrtetė tė vlerave shpirtėrore. Materja si burim i forcės dhe mjet i dėfrimit personal ėshtė bėrė vlera e vetme. Sė kėndejmi, shkenca dhe teknika janė vėnė nė shėrbim tė forcės.

    Mendimi perėndimor nė formėn e atillė tė shtrembėruar dhe degjeneruar ballafaqohet nė vendet islamike nė pritje tė pėrzemėrt. Parullat e tija po fitojnė mjaft popullaritet. Eshtė bashkėkohore tė pihet (alkool), lirisht tė dėfrehet seksualisht. Eshtė reaksionare tė besohet nė vlerat shpirtėrore dhe t’u pėrmbahemi normave morale.

    Duke menduar pėr tė gjitha kėto, kėtu para varrit tėnd, o i Dėrguari i Zotit, po mendoj edhe nė ulemanė si trashėgimtarėt tu tė cilėve ua dorėzove emanetin e ruajtjes dhe tė shpjegimit tė ISLAMIT. Pyes vetėveten: ku ėshtė ajo dhe si ka lejuar qė tė vihet deri te gjendja e kėtillė.

    Po e analizoj problemin e ulemasė. Dashtė e pa dashtė imponohen pamjet e masave tė cilat ja, edhe tash po i shikoj, se si po sillen rreth varrit tend, i fėrkojnė dhe i puthin muret e mbledhin pluhurin nga muret qė ta marrin si ilaē pėr tė gjithė sėmundjet. Mė rikujtohet skena tė cilėn e kam parė nė xhamitė dhe tyrbet e Stambollit, Bagdadit, Kufes, Basres, Kerbelasė, Damaskut, Kajros, Nexhefit etj.

    Prej kah botėkuptimi i kėtillė mbi Islamin, dhe mistifikimi i kėtillė i institucioneve tė tij. Prej kah tė reduktuarit e mėsimit tė tij nė vetitė metafizike. Prej kah izolimi i Islamit nga jeta. Prej kah tė gjitha kėto dhe ēfarė ėshtė dhe sa ėshtė pjesėmarrja dhe pėrgjegjėsia e ulemasė nė mbarė kėtė?!

    Eshtė e qartė se ulemaja nuk mund tė lirohet nga pėrgjegjėsia e madhe pėr situatėn e kėtillė. Ajo ka qenė mė e thirrura qė ta ruajė pastėrtinė e mėsimit islam dhe qė korrekt t'i shpjegojė parimet islame, duke i mbajtur fuqishėm pozicionet jetėsore nė duart e veta dhe duke i orientuar aktivitetet nė drejtim tė koncepteve islame. Nuk ka guxuar tė lejojė qė tė shkelet dhe flaket e pėrjashtohet nga jeta publike. Nuk ka guxuar ta lė njeriun e gjallė dhe jetėn dhe tė orientohet kah njeriu i vdekur, kah vdekja dhe ahireti.

    Kur mendoj pėr kėtė problem nuk mundem e qė pėrveē dobėsive subjektive tė ulemasė, mos t’i shoh edhe faktorėt tjerė tė jashtėm tė cilėt e kushtėzuan situatėn e atillė. Kėtu nė vend tė parė janė marrėdhėniet e pushtetit dhe ulemasė. Pushteti gjithnjė synon qė shkencen ta vejė nė shėrbim tė vetin. Kjo gjithnjė ka ndodhur e po ndodhė edhe sot. Mendohet qė dituria duhet t’i shėrbejė politikės sė ditės dhe ēastit. Duhet ta gjejė copėtimin e atomit nė mėnyrė qė, sipas dėshirės sė politikės, tė prodhohen bombat atomike dhe armė tjera rrėnuese, tė cilat janė tė destinuara ekskluzivisht pėr mbytjen e njerėzve. Duhet t’i mbrojė teoritė dhe qėndrimet e ndryshme politike tė cilat nesėr do tė jenė tė lėna pas dore.

    Halifėt si pėrfaqėsues tė pushtetit tashmė mjaft herėt u pėrpoqen qė ulemanė ta vėnė nė shėrbim tė politikės. Edhe pse ulematė e parė tė kėsaj dukurie energjikisht ju kundėrvunė, edhe pėr kėtė shumė njerėz pėsuan, pėrfaqėsuesve tė pushtetit u shkoj pėr dore qė ta krijojnė ulemanė profesionale, zyrtare e cila do tė paguhet dhe do tė shėrbejė pėr para, ashtu si i dikton zotėriu.

    Njė shumicė konsiderojnė se me futjen e ulemasė zyrtare profesionale i ėshtė dhėnė grusht, goditje e rėndė zhvillimit tė mendimit islam. Reshid Ridaja kėtė e numėron ndėr shkaqet themelore tė dekadencės sė pėrgjithshme muslimane. Mendoj mbi atė, e di se njeriu pėr shkak tė ekzistencės fizike, i janė tė nevojshme tė mirat materiale. Eshtė e kuptueshme qė shėrbimet e veta nė fushėn e jetės materiale ka tė drejtė t’i paguajė (tė kėrkojė kompenzim) nė mėnyrė qė tė furnizohet me mjetet materiale pėr vetveten. Mirėpo, nėse ka tė bėjė pėr shėrbimin Zotit, tė mirės sė pėrgjithshme njerėzore, parimeve moralo-etike, luftės pėr njeriun dhe marrdhėnieve mė humane ndėrnjerėzore, atėherė ky shėrbim nuk do tė guxojė tė profesionalizohej, as komercializohej dhe tė kėrkohet kompenzim. Do tė ishte kjo, vullgarizimi mė i thjeshtė i kėtij shėrbimi madhėshtor. Ēdo njeri ėshtė i obligueshėm qė prej vetes, sipas mundėsive tė veta tė ndaj diē pėr shoqėrinė dhe pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Kjo nė tė vėrtetė ėshtė ajo qė e kanė vepruar ulemaja e parė dhe ē’ėshtė dashur tė veprojė edhe e mėparshmja.

    Sa i pėrket gjendjes sė sotme nė kėtė fushė, ajo ėshtė shumė e rėndė. Nuk di nėse mundet pėrgjithėsisht tė flitet pėr ulemanė. Mė duket se mė drejtė do tė ishte tė flitet pėr nėnpunėsit fetarė.

    Duhet pranuar se kuadri i sotshėm fetarė, nė tė gjitha vendet dhe bashkėsitė fetare nuk ėshtė nė nivel tė duhur. Institucionet fetare tė cilat i kanė dhėnė kėto kuadro nuk kanė qenė nė hap me kohėn, as qė nė kohen e duhur u janė pėrshtatur nevojave tė jetės. Nė vend qė ta ofrojnė nisma dhe t’i tregojnė rrugėt e reja, kanė ecur pas kohės, tė kthyer kah e kaluara. Kanė dhėnė kuadėr me dituri mjaft tė kufizuar dhe tė njėanshėm. Kanė kėrkuar respektimin rigoroz dhe ngulitjen nė qėndrimet dhe mendimet e hershme. Eshtė fiksuar ēdo mendim pėr krijim. Universitetet ekzistuese islame, ende gjenden nė fazėn e pėrgatitjes. Atyre iu mungon kuadri bashkėkohor i mėsimdhėnėsve. Forcat konservative po e ngadalėsojnė dhe pengojnė procesin e pėrshtatjes. Pėrveē kėsaj, te vetė pėrshtatja mungojnė konceptet e qarta dhe tė caktuara. Ende nuk ėshtė pėrkufizuar qartė nocioni i pėrshtatjes dhe modernizimit. Shumė kėtė po e identifikojnė me nocionin e evropeizmit nė kuptimin vullgar tė kėsaj fjale. Pėr kėtė arsye disa rrethe po i frikėsohen pėrshtatjes sė atillė.

    Megjithatė, duhet pranuar se problemi ėshtė mjaft i ndėrlikuar. Bota islame nė kėtė ēast gjendet nė rrugėkryqin mjaft delikat. Nga njė anė po e shtrėngon trashėgimia e njė prapambeturie tė pėrgjithshme vėrtet tė rėndė, si edhe pasojė e kėsaj prapambeturie problemet mjaft tė ndėrlikuara shoqėrore, ekonomike dhe politike tė cilat kėrkojnė zgjidhje tė shpejta, e nga ana tjetėr ėshtė gjetur nė vatrėn e konflikteve tė interesave tė huaja.

    Vendet muslimane janė tė vetėdijshme qė duhet tė jetojnė nė botėn e kėtillė ēfarė ėshtė ajo, duhet tė inkuadrohen nė tė dhe ta gjejnė vendin e vet. Por si?

    Duket se udhėheqėsit politik nė vendet islame ende nuk kanė gjetur pėrgjigje tė drejtė pėr kėtė pyetje, ende nuk kanė zbuluar bazė solide pėr inkuadrim nė zhvillimin bashkėkohor dhe marrjen e vendit tė vet pėrkatės. Nė kėtė fushė ende po ndihet jostabiliteti, e madje edhe luhatjet. Kėto udhėheqėsi po qėndrojnė tash tė gozhduara ndėrmjet tė kaluarės dhe tė tashmes, reaksionit dhe progresit, perėndimit dhe lindjes, mendimit islam dhe perėndimor. Po bėhen kombinime tė ndryshme, por suksese tė veēanta. Mė kryesore nė mbarė kėtė ėshtė qė nuk ėshtė gjetur njė platformė politike e cila do tė ishte shprehje e synimeve, traditave, vlerave shpirtėrore, besimit dhe disponimit tė shtresave tė gjėra muslimane dhe tė cilin kėto masa do t’i pranonin si tė veten. Po vėrehet mosekzistimi i kohezionit tė duhur ndėrmjet masave dhe udhheqėsive politike si dhe ndėrmjet programeve dhe synimeve tė masave, po i shkakton vėshtirėsitė mė tė mėdha dhe po krijon pengesa nė zgjimin mė tė ri tė popujve islamik...

    ... Duket se kėtė zbrazėtirė, njeriu i ri mė sė fuqishmi e ndien dhe e pėrjeton. Pėrveē tė gjitha eksceseve sa pėr sy e faqe, lajthimeve dhe sjelljeve tė ēuditshme, posaēėrisht nė veshje dhe nė jetėn seksuale, njerėzit e rinjė po tregojnė gadishmėri tė duhur qė t’u kthehen vlerave shpirtėrore dhe qė tė angazhohen nė pertėritjen shpirtėrore. Ky angazhim dhe inkuadrim i njeriut tė ri bashkėkohor nė jeten fetare imperativisht imponohet si nevojė e domosdoshme, por edhe si detyrė mjaft e rėndė dhe e ndėrlikuar. Anėtarėt e ri tė bashkėsisė fetare Islame, po tregojnė afinitet tė veēantė, kundruall Islamit dhe hulumtimeve kah ai. Por ku ta gjejnė atė edhe si t'i mėsojnė parimet e tij?

    Duhet pranuar, se gjenerata e re, nė raport me kėtė ēėshtje, gjendet para dilemės mjaft tė madhe: dėshiron ta mėsojė fenė e vet, por si ta bėjė kėtė? Atė qė po e sheh te prindėrit e vet, aspak nuk e entuziazmon. Po sheh vetėm formalitete, tė cilat nuk lėnė kurrfarė gjurmash nė kurtoazinė e pėrditshme. Islami i hoxhės sėrish ėshtė reduktuar nė dispozita tė fikhut tė cilat nė njė pjesė tė madhe, kaherė nuk praktikohen. Pėrpjekjet e interpretimit dhe pėrpunimit mė bashkėkohor tė mendimit islam dhe tė koncepteve tė tij po hasin nė rezistencė mjaft tė fuqishme tė forcave konservative, tė cilat ende zotėrojnė. Vėrtet duhet kuptuar vėshtėrsitė e njeriut tė ri bashkėkohor. Nuk mund tė themi se ai nuk ndien nevojėn e fesė si burim tė vlerave shpirtėrore, tė cilat i mungojnė, por kush t'i ndihmojė nė kėtė?

    Ka shumė sosh tė cilėt dinė ēka vlenė, por ka shumė pak sosh qė dinė ēka vlenė dhe ēka duhet punuar. Konsideroj se nė kėtė ēast do tė ishte mė me rėndėsi, nė njė mėnyrė bashkėkohore, me gjuhėn e kohės nė tė cilin jetojmė, tė jepet shenjė nė mėsimet islame dhe tė pėrpunohen konceptet e tij nė frymėn e nevojave tė jetės bashkėkohore. Menjėherė duhet theksuar se ky ėshtė proces mjaft i ndėrlikuar dhe i gjatė, i cili tashmė ėshtė hapur dhe nė tė cilin medeomos duhen tė inkuadrohen tė gjitha forcat e shėndosha dhe progresive islamike. Ne nga ana jonė po bėjmė sa po mundemi dhe dimė, thellė dhe vetėdijshėm se islami, i kuptuar nė mėnyrė korrekte, do t'ua ofrojė ndihmėn mė tė madhe muslimanėve nė vendin tonė, qė sa mė mirė tė inkuadrohen nė jetėn bashkėkohore dhe qė ta rrisin kontributin e tyre nė zhvillimin e pėrgjithshėm.

    E si na duket ai problem? Po pėrpiqem qė kėtu para varrit tand mė sė thelli ta pėrjetoj, kuptoj dhe vėshtroj. Po orvatem qė nė botėn e sotme tė gjejė njė ēikėz dritė e cila do tė tregonte nė ardhmėri mė tė mirė. Ē'po shoh? Po shoh ndarjen e botės nė blloqe antagoniste, ushtarake dhe politike, konfliktin Perėndim - Lindje, tė rinjtė - tė vjetrit, armatimi rrėnqethės, kontrastet e mėdha ndėrmjet tė vegjėlve tė pazhvilluar dhe tė mėdhenjėve tė zhvilluar, kriza e vlerave klasike, keqpėrdorimi i shkencės dhe teknikės, tė hedhurit e njeriut si vlerė mė tė madhe e tjera.

    Edhe pse kjo botė sipas manifestimeve tė veta tė jashtme na dėftohet si botė nė tė cilėn zotėrojnė forcat e sė keqes, nuk duhet tė frikėsohemi shumė dhe nė mėnyrė pesimiste tė shikojmė nė gjėrat. Eshtė evidente se diē e re po punohet. Krizat tė cilat po i pėrjeton njerėzia janė pasoja vetėm tė dhėmbjeve tė lindjes, tė cilat do tė duhej tė konsideroheshin normale nė procesin e kėtillė. Njerėzia megjithatė do ta gjejė rrugėn e vet; do tė ngadhėnjejė njeriu. Do tė ngadhėnjejė njerėzorja, humanja. Shpirti, megjithkėtė do ta qeverisė makinėn dhe do ta vendosė nė shėrbim tė vlarave njerėzore. Mendimi yt, o i Dėrguari i Zotit, do tė mund ta shpejtojė kėtė fitore, dhe nė kėtė proces do ta japė kontributin e vet tė ēmueshėm.[1]
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •