Nuk eshte rrefimi mbi Romeon dhe Zhulieten apo Kajsin dhe Lejlen, ajo cfar sot dua te te tregoj… eshte rrefimi me i mrekullueshem mbi dashurine, qe ka ekzistuar prej krijimit te njeriut te pare deri ne ditet e sotme.Ndoshta ti mendon se cka te beje ky rrefim dashurie me islamin… mos u merzit, se ky rrefim eshte plotesisht hallall dhe kur te ta tregoj insha Allah do te me japesh te drejte.
Me kete rrefim perkufizohet koncepti i „dashurise“, e jo si duan te na tregojne neve personalitetet e ndryshem si Romeo dhe Zhulieta etj… dhe une nuk dyshoj ne besnikerine e tyre… hahaha, por dicka mungon ne keto ngjarje.
Interpretuesit kryesor te ketij rrefimi jane Ademi dhe Hava alejhimusselam… per ta kuptuar kete me mire, te veshtrojme njeher shume e shume (Allahu alem) vjet ne te kaluaren, te themi te sakten ateher kur Allahu subhanehu we teala e krijoi njeriun e pare nga balta, ashtu sic na tregon Kurani i shejnte:
„Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (ene balte) e pjekur.“ (55:14)
Ai subhanehu we teala e krijoi ate, e ngriti dhe ia dha formen me te mire. E pajisi me arsye dhe e ngriti mbi te gjitha qeniet.
Ademi alejhisselam ka jetuar ne Xhennet dhe kishte gjithcka ne dispozite. Ai alejhisselam ndjehej i vetmuar dhe i merzitur… kjo duket si nje perralle per femije, por kjo eshte ne hadith „sahih“ me transmetim autentik. Dicka i mungonte atij, nuk mundte te jetonte i vetem ne Xhennet. Ai alejhisselam ndjehej jo i plote, atij i nevojitej shoqeri, qetesi, dashuri, meshire, zemerbutesi…etj, dhe e pyeti Allahun subhanehu we teala, se a mundte Ai subhanehu we teala te krijonte dikend me keto cilesi, qe ai alejhisselam te ndjehej i plote dhe te ishte vertet i qetesuar dhe i lumtur. Allahu subhanehu we teala e krijoi Haven alejhasselam nga brinja e majte e Ademit alejhisselam.
„Ai (All-llahu) eshte Ai qe ju krijoi prej nje vete, e prej saj per t'u qetesuar prane saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) ate (gruan), ajo u ngarkua me nje barre te lehte dhe ashtu vazhdoi me te, e kur u be e rende, ata te dy luten All-llahun, Zotin e tyre: "Nese na jep nje (femije) te mire, ata (pa te meta), ne do te jemi falenderues ndaj Teje". (7:189)
Ketu dua te bej nje pushim te shkurter, para se te vazhdoj te tregoj me tej, pasiqe rrefimet ne Kuran dhe Sunnetin e te derguarit Muhammed salAllahu alejhiwesselem nuk jane per tu zbavitur, por per te menduar per to dhe per ti zbatuar ne jeten e perditshme…
Cfar mendon perse Allahu subhenahu we teala e krijoi para Ademin e pastaj Haven?
Perse Allahu subhanehu we teala nuk i krijoi qe te dy pernjehere, gje e cila per te Gjithfuqishmin do te ishte dicka e lehte. Ndoshta eshte (Allahu alem) qe Ademi alejhisselam te ndjente se cfar eshte vetmia dhe me kete ta dinte, se jeta pa te sdo te ishte e mundshme, madje as ne Xhennet. Ndoshta me kete Allahu subhanehu we teala don te na thote (Allahu alem) se burri smund te jeton pa grua dhe as gruaja smund te jeton pa burr… asnjeri nga te dyte nuk eshte i plote, por te dyte nga lloji dhe menyra e tyre e krijojne nje plotesi, jane dy blloqe te te njejtes ndertese.
Nga ketu e marrim konceptin e „burrit“ dhe „gruas“ ne islam.
Burri dhe gruaja jane dy njerez me rrenje te njejta, te njejte ne te drejta dhe detyra… me detyra dhe dallime plotesuese, qe te dy i ngjajne njeri tjetrit dhe secili e sjell ate qe i mungon tjetrit… gruaja eshte celesi i lumturise ne dunja dhe qetesim per burrin… dhe anasjelltas.
A e kupton tash hadithin: „Martesa eshte gjysma e dinit.“? Islami mundohet ndermjet dy njerezve, ndermjet bashkeshortit dhe bashkeshortes… ti mund te falesh, te japesh zekat, te agjerojsh ne ramazan, te lexojsh Kuran… me kete je „nje gjysem muslimani/e „. Kur te martohesh do ta gjesh pjesen tjeter tenden.
A mendon se sikur cdo kush te ishte i vetedijshem per kete dhe tjetrin ta konsideronte si nje pjese fundamentale te vetes se tij, do te kishte kaq shume bashkeshortesi te deshtuara… si sot? Sikur cdo kush te kuptonte kete, se ai/ajo eshte „jo i/e plote“ a do te hiqte dore nga pjesa tjeter e vetes se tij… une nuk besoj! Keshtu lidhja e tyre do te bazoheshte ne kete dashuri dhe meshire per te cilet Allahu subhanehu we teala thote ne Kuran:
„Dhe nga faktet (e madherise se) e Tij eshte qe per te miren tuaj, Ai krijoi nga vete lloji juaj palen (grate), ashtu qe te gjeni prehje tek ato dhe ne mes jush krijoi dashuri dhe meshire. Ne kete ka argumente per njerezit qe mendojne.“ (30:21)
Allahu subhanehu we teala e krijoi Ademin alejhisselam nga argjili… Argjili eshte nje simbol i forces, fuqise…, apo jo? Dhe Haven alejhasselam e krijoi nga nje brinje, dicka e gjalle, jete dhe ndjenja, e thyeshme dhe e bute…, etj. A nuk e sheh, se te dyte… nese secili i kryen detyrat e veta, plotesohen dhe kurre nuk shkeputen? Keto jane shenja te Allahut subhanehu we teala…, eshte nje ligj i pergjithshem, perse mundohen disat ti bejne te dyte te barabarte, sikur te ishin te njejte? perse atehere jane „burre“ dhe „grua“? Dhe kush e hjek cdo her kartolinen me te keqe, per fat te keq si cdo her gruaja.
Kurani na tregon dallimet ne nje menyre jashzakonisht te bukur dhe na jep shembull nga koha… Allahu subhanehu we teala thote ne Kuran:
Pasha naten qe me erresire mbulon gjithesine!
Pasha diten kur ajo shkrepetin!
Pasha Ate qe krijoi mashkullin e femren!
Vertet, veprimi juaj eshte i llojllojte. (92: 1-4)
Naten dhe diten ne kohe, mashkullin dhe femren ne biologji, positv dhe negativ ne fizik dhe astronomi… keto jane shejna qe tregojne, se Krijuesi i tyre eshte i njejti, eshte Nje.
„Dhe Ne krijuam prej cdo sendi dy lloje (mashkull e femer) qe ju te perkujtoni (madheshtine e Zotit).“ (51:49)
Shkojme persesi te ajeti i meparshem… Allahu subhanehu we teala na jep nje krahasim ndermjet detyrave te dites dhe te nates dhe te burrit dhe te gruas. Dita dhe nata te dyjat jane 24 ore… ato e plotesojn njera tjetren, ashtuqe nuk mund te shohesh kalimin nga drita ne erresire… ne disa stine te vitit nata eshte me e gjate se dita dhe ndonjeher eshte anasjelltas, por me gjithe kete ato e plotesojne njera tjetren dhe cdo her jane 24 ore. Ato kane detyra te ndryshme dhe nga asnjera smund te hiqet dore… as nga nata e as nga dita.
Allahu subhanehu we teala ne shume ajete ne Kuran thot:
„Thuaj: "Sikur All-llahu t'a bente naten te perhershme (t'ua zgjaste) deri ne diten e kijametit, c'mendoni, cili zot pos All-llahut do t'ju sillte juve drite? A nuk merrni vesh"
Thuaj: "Me tregoni, nese All-llahu ua ben diten te vazhdueshme deri ne diten e kijametit, cili zot pos All-llahut do t'ju sjelle nate qe te pushoni ne te? A nuk shihni (sa po gaboni)?" (28:71-72)
A e kupton kete shembull? Perdore te gruaja dhe burri.
Vazhdojme me rrefimin. Mbetem aty kur Allahu subhanehu we teala e krijoi para Ademin alejhisselam dhe pastaj Haven alejhasselam… dhe fillimisht qe te dy jetonin ne Xhennet. Allahu subhanehu we teala u tha se cdo gje e kishin te lejuar pervec nje druri… Ai subhanehu we teala krejt ua lejoj pervec nje druri… Ademi dhe Hava alejhimusselam e ndegjuan mashtrimin e Iblisit dhe hengren nga druri i ndaluar dhe denimi i Allahut ishte qe ato te dalin nga Xhenneti… sic shohim qe te dyte bene gabim dhe u denuan nga Allahu subhanehu we teala dhe me vone i fali Allahu subhanehu we teala te dy. Ajeti ne vijim na tregon ngjarjen me mire:
„(Ne i thame) O Adem, ti dhe bashkeshortja jote zini vend ne Xhennet, hani nga te doni, e mos iu afroni kesaj peme, pse do te beheni prej zulumqareve (te vetvetes suaj).
Shejtani i nxiti ata te dy (i mashtroi), qe t'ua zbuloje atyre pjeset e turpshme qe u ishin te mbuluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve ate peme vetem qe te mos behi meleqe (engjej), ose te mos beheni prej te perjetshmeve.
Dhe ju beri be atyre (duke u thene) se: une jam keshillues per ju.
Atehere me mashtrim i zbriti (ne nivel te palakmueshem). E kur e shijuan pemen u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan te mbulojne ate (duke vene gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemeve te) Xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thene): "A nuk ua ndalova ju dyve ate peme dhe a nuk ju thashe ju dyve se shejtani eshte armik i hapte per ju?!"
Ata te dy thane: "Zoti yne, ne i beme te padrejte(i demtuam) vetvetes sone, ne qofte se nuk na fale dhe nuk na meshiron, ne me siguri do te jemi prej te shkaterruarve!"
(All-llahu) Tha: "Zbritni, jeni armik i njeri-tjetrit. Ne toke ju e keni vendqendrimin (vendbanimin) dhe perjetim deri ne nje kohe.
Tha: "Ne te (ne toke) do te jetoni (do te gjalleroni), ne te do te vdesni (do te varroseni) dhe prej saj do te nxirreni (do te ringjalleni).
O bijte e Ademit, Ne krijuam per ju petk qe ju mbulon vendturpesine dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmerise, ai eshte me i miri. Keto jane argumentet e All-llahut, ashtu qe ata te perkujtojne.
O bijte e Ademit, te mos ju mashtroje kurrsesi shejtani sikurse i nxori prinderit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre qe t'ju dale ne shesh lakuriqesia e tyre. Vertete ai dhe shoqeria e tij ju sheh, ndersa ju nuk e shihni. Ne i kemi bere shejtanet miq te atyre qe nuk besojne.“ (7:19-27)
Bejme edhe njeher nje pushim ashtuqe te fitojme nje mesim nga kjo pjese e rrefimit…
Xhenneti eshte shtepia e prinderve tane te pare, apo jo? Ketu ne toke jemi te gjithe te huaj per nje kohe te caktuar… krahaso 60 deri 70 vjet me amshueshmerine!!! Si ndjehesh kur per nje kohe e len shtepine tende dhe shkon ne udhetim? Te merr malli per te dhe nuk mund te jesh rehat… apo?
Dhe tani shtepia yte e vertete nuk eshte kjo e tashmja por eshte Xhenneti… a nuk don te kthehesh atje? A nuk don ta shohesh drurin prejt te cilit hengren prinderit tane? … Pra nuk eshte aq veshtire sa mendon ty. Allahu subhanehu we teala te sjell vetem nje kusht: te pasosh rrugen e Tij subhanehu we teala I Cili te njeh dhe te don me shume se sa ty veten tende.
Edhe ne kete bote ka „drunj te ndaluar“. Allahu subhanehu we teala na jep te gjitha, na ka lejuar te gjitha, na ka ngritur mbi gjithcka, krejt i kena ne afersi dhe Ai subhanehu we teala vetem pak gjera na ka ndaluar. Keto „drunj te ndaluar“ jane per mireberesine tone ne kete bote… per fat te keq ka shume te cilet nuk kane mesuar asgje nga mesimi i prinderve tane dhe hane edhe me tej nga ky „dru i ndaluar“ dhe krejt tjerat i lene… njeriu eshte shume i cuditshem.
Cfare mesojme ende nga kjo pjese e rrefimit? Ah, kur prinderit tane hengren nga ky druri… iu zbulua vendturpi dhe cfar ishte reagimi i tyre? … u mbuluan me gjethet e Xhennetit. Cfar do te thote kjo? Se natyrshmeria dhe njerzishmeria eshte qe te mbulohet trupi dhe jo te tregohen intimitetet. Ky dinjitet eshte i lindur te njeriu dhe eshte gjeja me e shtrenjte cfar ai ka… natyrisht pervec islamit!!!
Iblisi lanetullahi alejh eshte armiku jone dhe ai eshte ne nje lufte te vazhdueshme kunder neve. Egoja e jone dhe pasionet… kush shkon pas ketyre, ai e ka humbur luften dhe ai eshte i deshtuar ne kete dhe ne boten tjeter… por te suksesshmit jane ato qe e pasojne rrugen e Allahut subhanehu we teala… Ty i ke krejt ne duar, ty vendosesh.
Pra denimi i prinderve tane te pare ishte qe ato te zbresin ne toke, sepse Allahu subhanehu we teala keshtu iu kercenua, nese ato hane nga druri i ndaluar dhe Ai subhanehu we teala e zbatoi kercenimin… por edhe ua fail gabimin.
Allahu subhanehu we teala e zbriti Ademin alejhisselam ne Indi e Haven alejhasselam ne rrethinen e Xhiddes (Arabine Saudite). Ata e kane kerkuar njeri tjetrin… nuk mundnin te jetonin te ndare nga njeri tjetri dhe ne fund u gjeten. Ku? Ne kodren e meshires… ne afersi te Xhiddes… diku rreth 70 km nga Xhiddeja… Kjo do te thote se Ademi alejhisselam ka ecur nga India deri ne Arabine Saudite… me qindra kilometra… dhe Hava vetem 70 kilometra… perse eshte kjo keshtu? Ndoshta nga kjo vjen ajo se burrat duhet te bejne hapin e pare dhe gruaja e ka vetem fjalen e fundit.
Motra te dashura!!! A e kuptoni tash perse burrat kaq shume rrotullime duhet te bejne para se tju marrin?? Te te lype ty… te premtoje se do te sillet me ty ashtu sic e meriton, te te financoje per te gjitha gjerat dhe te ti mbuloje te gjitha nevojat. Te marre Allahun subhanehu we teala si deshmitare para prinderve te juaj, mehri, martesa… dhe krejt kjo do te ishte e pamundur pa lejen tende. Fjalen e fundet e ke ty. A e kupton perse? Sepse ty ke shume vlere te Allahu subhanehu we teala, te prinderit e tu dhe te te ky burre. Mos u kenaq me me pak dhe mos kerko me shume. Keto jane te drejtat te cilat ti dha Allahu subhanehu we teala dhe mos lejo te te tradhetojne. Jane te drejtat qe ti dha Allahu subhanehu we teala, Krijuesi yt dhe jo nje njeri qe eshte si ty.
Prandaj eshte e pakuptueshme se si disa burra mund te ngrejne doren para juve… duhet atyre para fytyrave tu thuhet: Si mund ta besh kete, kur prindi yt i pare nuk mundi as ne Xhennet te jetonte pa nje gura??? Si mund te besh kete, kur prindi yt i pare me qindra kilometra ka ecur vetem e vetem te takohet perseri me gruan e tij??? Si mund nje njeri te jete i atille… kur ne rangun e pare e ven forcen trupore para dashurise dhe harmonise?
Profeti jone salAllahu alejhi we selem shpalljen e pare e morri ne shpellen “Hirra” dhe vrapoi i frikesuar per ne Mekke… dhe te kush shkoi ai? Natyrisht se duheshte… te nje grua dhe logjikisht duheshte ajo Khadixhja radiaAllahu anha te jete, e cila e mbuloi ate salAllahu alejhi we selem dhe prej ketu e forconte deri ne fund te jetes se saj.
Dhe ne fund… me e bukura e ketij rrefimi… Engjejt e pyeten Ademin alejhisselam, se a e don Haven, ai alejhisselam u pergjigj: „ Po une e dua ate“ dhe kur ato te njejten pyejte ai parashtruan Haves, ajo u pergjigj: „Jo“, edhepse edhe ajo ne fshehtesi e donte ate, ashtu si na ka treguar Profeti jone salAllahu alejhi we selem
Kujdes!!! Kur Profeti salAllahu alejhi we selam e tregoi kete nuk tha se Hava ka genjyer… Ne fshehtesi te psyqikes femrore dhe anes sentimentale te gruas… nuk eshte rrene kjo. Kete ane te gruas islami shume e merr parasysh dhe i pershtat normat dhe ligjet sipas kesaj. Kur per te deshmuar islami i kerkon dy gra e jo nje, nuk do te thote kjo se atyre nuk u besohet, por per shkak se ne prapavij ato ne situata te ngjashme ndjenja kane. Kete na tregon qarte ajeti ne vijim: „ Qe njera ta perkujton tjetren“ ( afersisht kuptimi i ajetit) ashtuqe njera te jete per tjetren perkrahje… dhe sipas islamit eshte shume keq ta lendosh ate ne ndjenjat e saja… sepse ajo eshte nje vaze lulesh, qe kushton shume, e thyeshme dhe duhet te sillesh me kujdes me te dhe ti japesh dashuri ashtu si ua ka mesuar kete Profeti salAllahu alejhi we selam burrave. …Fundi i rrefimit…
www.ilirida.net/islam.php
Krijoni Kontakt