Jusuf
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
12:1. Elif, Lam, Ra. Kėto (ajete qė t'u zbritėn) janė ajetet e librit tė qartė.
12:2. Ne e zbritėm atė Kur'an arabisht, ashtu qė ta kuptoni.
12:3. Ne me tė shpallur tė kėtij Kur'ani po tė rrėfejmė ty (Muhammed) mė tė bukurin rrėfim, edhe pse para tij ishe nga tė painformuarit.
12:4. (pėrkujto) Kur Jusufi, babait tė vet i tha: "O babai im, unė pashė (nė ėndėrr) njėmbėdhjetė yje dhe diellin e hėnėn, i pashė duke mė bėrė mua sexhde!"
12:5. Ai (Jakubi) tha: "O biri im, mos u trego ėndėrrėn tėnde vėllezėrve tu, se po tė bėjnė ndonjė dredhi, s'ka dyshim, djalli pėr njeriun ėshtė armik i hapėt".
12:6. Ja, kėshtu Zoti yt tė zgjedh ty, ta mėson interpretimin e ėndrrave, plotėson dhuntinė e Tij ndaj teje dhe familjes sė Jakubit, sikurse e pat plotėsuar atė mė parė ndaj prindėrve tu, Ibrahimit dhe Is'hakut. Vėrtet, Zoti yt ėshtė mė i dijshmi, mė i urti!"
12:7. Njėmend, pėr ata qė pyesin (interesohen) nė ndodhinė e Jusufit dhe tė vėllezėrve tė tij, pati fakte (mbi fuqinė e Zotit).
12:8. Kur ata (vėllezėrit) thanė: "Pasha Zotin, Jusufi dhe vėllai i tij janė mė tė dashur te babai ynė se ne, ndėrsa ne jemi grup (i fortė). Vėrtet, babai ynė ėshtė nė gabim sheshazi".
12:9. Mbyteni Jusufin ose hidheni diku larg nė njė vend e babai juaj t'ju dojė juve e pas asaj (pendohuni), bėhuni njerėz tė mirė.
12:10. Njėri prej tyre tha: "Mos e mbytni Jusufin, e nė qoftė se jeni pėr tė bėrė diē, lėshojeni atė nė fund tė bunarit, do ta marrė atė dikush prej udhėtarėve".
12:11. Ata thanė: "O babai ynė, ē'ke qė nuk na beson pėr Jusufin, e ne ia duam tė mirėn atij?
12:12. Dėrgoje nesėr atė me ne, le tė hajė pemė dhe le tė luajė me siguri do ta ruajmė atė".
12:13. Ai tha: "Unė mallėngjehem po tė vijė me ju, e edhe kam frikė se do ta hajė ujku, kur mungon kujdesi juaj pėr tė".
12:14. Ata thanė: "Pėr Zotin, nėse e ha ujku, e duke qenė ne grup kaq i fortė, atėherė ne mos qofshim fare!"
12:15. Pasi qė ata shkuan me tė dhe vendosėn ta vėnė nė fund tė bunarit, Ne i shpallėm: "Ti do t'i njoftosh ata pėr kėtė vepėr tė tyre, e duke mos ditur ata (do tė vijė koha t'ju thuash pėr kėtė vepėr e ata nuk do tė dinė se ti je Jusufi)".
12:16. E nė mbrėmje erdhėn duke qarė te babai i tyre.
12:17. Thanė: "O babai ynė, ne shkuam tė bėjmė gara, e Jusufin e lamė te teshat tona dhe atė e kishte ngrėnė ujku. Ti nuk do tė na besosh neve, edhe po tė jemi tė vėrtetė!"
12:18. E erdhėn (i sollėn) e nė kėmishėn e tij me gjak tė rrejshėm. Ai tha: "Jo, (nuk e ka ngrėnė ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punėn. Halli im ėshtė: durim i mirė. All-llahu ėshtė nga i cili kėrkohet ndihmė pėr kėtė qė pėrshkruani ju".
12:19. Dhe atypari kaloi njė grup udhėtarėsh, e e dėrguan ujėbartėsin (pėr ujė), e ai e lėshoi kovėn e vet (nė bunar) dhe tha: "Myzhde! Qe njė djalosh!" Ata e fshehėn atė si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumė mirė se ē'vepronin ata.
12:20. Dhe e shitėn atė (Jusufin) pėr njė ēmim tė vogėl, pėr disa dirhemė (masė argjendi) tė numėruar, sepse nė mesin e tyre pati asish qė nuk lakmuan (pėr ēmim mė tė lartė).
12:21. E ai qė e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas sė vet: "Bėni pritje tė kėnaqshme, se ėshtė shpresė t'ia shohim hajrin ose ta adoptojmė pėr fėmijė!" Ja, kėshtu (sikurse e shpėtuam nga bunari), Ne i bėmė vend Jusufit nė tokė (nė Egjipt), e qė t'ia mėsojmė atij shpjegimin pėr disa ėndrra. All-llahu ėshtė mbizotėrues i punės sė vet, por shumica e njerėzve nuk e dinė (fshehtėsinė e ēėshtjeve).
12:22. E kur e arriti pjekurinė e tij, Ne i dhamė pushtet e dituri. E kėshtu Ne i shpėrblejmė punėmirėt.
12:23. E ajo, nė shtėpinė e sė cilės ishte Jusufi, i bėri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: "Eja!". Ai (Jusufi) tha: "All-llahu mė ruajtė, ai zotėriu im (e burri yt) mė nderoi me vendosje tė mirė (si mud t'i bėj hile nė familje)?". S'ka dyshim se tradhtarėt nuk kanė sukses.
12:24. Ajo e mėsyni atė qėllimisht, e atij do t'i shkonte mendja ndaj saj, sikur tė mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bėmė tė vendosur) qė ta largojmė nga ai tė keqen dhe tė ndytėn. Vėrtet, ai ishte nga robtė tanė tė zgjedhur.
12:25. Dhe, qė tė dy ata u ngutėn kah dera, e ajo ia grisi kėmishėn e tij nga mbrapa dhe pranė dere ata tė dy e takuan burrin e saj, e ajo tha: "Ēfarė mund tė jetė ndėshkimi i atij qė tenton tė keqen nė familjen tėnde, pėrpos tė burgoset, ose dėnim tė dhembshėm!?"
12:26. Ai (Jusufi) tha: "Ajo m'u vėrsul mua!" Njė dėshmitar nga familja e saj gjykoi: "Nėse kėmisha e tij ėshtė grisur pėrpara, ajo ka thėnė tė drejtėn, kurse ai gėnjen.
12:27. E nėse kėmisha e tij ėshtė grisur prapa, atėherė gėnjen ajo, kurse ai ėshtė i drejtė".
12:28. E kur e pa ai (burri i saj) kėmishėn e tij tė grisur prapa, tha: "Kjo ėshtė dredhi juaja, vėrtet dredhia juaj ėshtė e madhe!"
12:29. "Jusuf, largohu nga kjo (mos ia pėrmend askujt)! E ti (gruas) kėrko falje pėr mėkatin tėnd, se vėrtet ti qenke fajtore!"
12:30. Njė grup nga gratė e qytetit thanė: "Gruaja e zotėriut (e ministrit) i vėrsulet marrėzisht shėrbėtorit tė vet, atė e ka kapluar nė shpirt dashuria, e ne jemi tė bindura se ajo ėshtė nė humbje tė hapėt.
12:31. E kur ajo dėgjoi pėr ato pėshpėritjet e tyre, dėrgoi t'i thėrrasė ato, u pėrgatiti vendmbėshtetje dhe secilės prej tyre i dha nga njė thikė e tha: "Dilu para atyre!" Kur e panė atė, ato u tronditėn dhe i prenė duart e tyre e thanė: "All-llahut i qofshim falė! Ky nuk ėshtė njeri, ky nuk ėshtė tjetėr vetėm se ndonjė engjėll i lartė!"
12:32. Ajo tha: "Qe, ky ėshtė ai pėr tė cilin mė qortuat mua, e unė e mėsyna atė, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bėn ēka e urdhėroj, ai gjithqysh do tė burgoset dhe do tė nėnēmohet".
12:33. Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu ėshtė mė i dėshiruar pėr mua, se sa atė qė ma ofrojnė ato mua dhe nėse Ti nuk largon prej meje dredhinė e tyre, unė mund tė anoj te ato e tė bėhem injorant".
12:34. E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinė e tyre. Vėrtet, Ai ėshtė qė dėgjon (lutjet) dhe di (gjendjen).
12:35. Mandej, pasi qė vėrtetuan argumentet (e pastėrtisė sė Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit tė tij) iu paraqit ideja qė atė pėr njė kohė ta burgosin.
12:36. Sė bashku me tė hynė nė burg dy tė rinj. Njėri prej atyre dyve tha: "Unė ėndėrrova veten se po shtrydhi (rrush pėr) verė". E tjetri tha: "Unė ėndėrrova se po bart mbi kokė njė bukė nga e cila hanin shpezėt". Na trego komentimin e saj, se ne tė konsiderojmė nga komentuesit e mirė (tė ėndrrave).
12:37. Tha: "Nuk ju vjen juve ndonjė ushqim me tė cilin ushqeheni, e qė unė tė mos dijė, t'ju pėrshkruaj atė para se t'ju vijė. Kjo ėshtė nga ajo ēka mė mėsoi Zoti im (nuk ėshtė fall e as prognozė). Unė e kam braktisur fenė e njė populli qė nuk e beson All-llahun e as botėn tjetėr, e ata ishin jobesimtarė".
12:38. Unė e ndoqa fenė e prindėrve tė mi: Ibrahimit, Is'hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i pėrshkruajmė kurrė njė send shok All-llahut. Ky (besim i drejtė) ėshtė dhuratė e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerėzve, por shumica e njerėzve nuk ia dinė vlerėn.
12:39. O ju dy shokėt e mi tė burgut, a ėshtė mė mirė tė adhurohen zota tė ndryshėm ose All-llahu, i vetmi ngadhėnjimtar?"
12:40. Ata qė ju adhuroni pėrveē All-llahut, nuk janė tjetėr vetėm se emra qė i pagėzuat ju dhe prindėrit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjė fakt pėr ta, vendimi (nė ēėshtjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhėroi tė mos adhuroni tjetėr vetėm Atė. Kjo ėshtė feja e drejtė, por shumica e njerėzve nuk e dinė.
12:41. O shokėt e mi tė burgut! Njėri prej juve dyve do t'i japė tė pijė verė zotėriut tė vet, e tjetri do tė varet, kurse shpezėt do tė hanė nga koka e tij. Ēėshtja pėr tė cilėn kėrkuat shpjegim, ka marrė fund (kėshtu).
12:42. E atij, pėr tė cilin besonte se ėshtė i shpėtuar, i tha: "Mė pėrkujto mua te zotėriu yt". Po djalli e vuri nė harresė ta pėrkujtojė te zotėriu i tij, e pėr kėtė mbeti nė burg disa vjet.
12:43. E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: "Kam parė nė ėndėrr shtatė lopė tė majme dhe shtatė lopė tė dobėta qė i hanin ato (tė dobėtat i gėlltitėn ato tė majmet) dhe shtatė kallinj tė gjelbėr (qė kishin lidhur frytin) e (shtatė) tė tjerė tė tharė. O ju pari, nėse dini ta interpretoni ėndrrėn, mė tregoni pėr ėndrrėn time!"
12:44. Ata (paria) thanė: "Ėndėrra tė pėrziera, e ne nuk dimė komentimin e ėndrrave tė tilla".
12:45. E ai prej atyre dyve qė shpėtoi (qė i pat thėnė Jusufi ta pėrmendė) e pėrkujtoi pas njė periudhe e tha: "Unė ua tregoj kuptimin e saj. Pra mė lejoni tė shkoj (te Jusufi)".
12:46. (E dėrguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejtė, na shpjego pėr shtatė lopė tė dobėta qė i hanin shtatė lopė tė majme, dhe shtatė kallinj tė gjelbėr e shtatė tė tharė, e ndoshta po kthehem te njerėzit (me pėrgjigje), ashtu qė edhe ata ta kuptojnė (vlerėn dhe dijen tėnde)!
12:47. Ai (Jusufi) tha: "Mbillni shtatė vjet vazhdimisht, e ēka keni korrur lereni nė kallinj, pėrveē njė pakice nga e cila do tė hani.
12:48. Pastaj, do tė vijnė shtatė (vjet) tė vėshtira (me skamje) qė do ta hanė atė qė e keni ruajtur pėr to, pėrveē njė pakice nga ajo qė do ta ruani (nė depo pėr farė).
12:49. Mandej, pas asaj vjen njė vit (i begatshėm) nė tė cilin njerėzve u bie shi dhe nė tė cilin do tė kenė tė vjela (vit i begatshėm nė pėrgjithėsi)".
12:50. E mbreti tha: "Ma sillni mua atė (Jusufin)!" Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dėrguari (i mbretit), ai itha: "Kthehu te zotėriu yt dhe pyete atė: Ē'ėshtė puna e grave qė i prenė duart e tyre? Vėrtet, Zoti im e di shumė mirė dredhinė e tyre".
12:51. Ai (mbreti) tha: "Ēka ishte puna juaj kur ju vetė e dėshiruat (iu vėrsulėt) Jusufin?" Ato thanė: "Zoti na ruajt, ne nuk dimė ndaj tij asnjė tė keqe!" Gruaja e ministrit tha: "Tash doli nė shesh e vėrteta, e unė iu vėrsula atij me dashuri, e ai ėshtė nga tė drejtit!"
12:52. "Kėtė (e bėra thotė Jusufi) pėr ta ditur ai (ministri) se unė nuk e tradhtova tinėzisht dhe sė vėrtet All-llahu nuk realizon dredhinė e tradhtarėve.
12:53. Unė nuk e shfajėsoj veten time, pse epshi ėshtė shumė nxitės pėr tė keqen, pėrveē atė qė ka mėshiruar Zoti im, se Zoti im ėshtė qė falė e mėshiron shumė.
12:54. Mbreti tha: "Ma sillni mua atė, thjeshtė ta veēoj pėr veten time!" (Ia sollėn Jusufin) E pasi qė bisedoi me tė tha: "Tash ti ke te na pozitė dhe je i besueshėm".
12:55. Ai (Jusufi) tha: "Mė cakto mua pėrgjegjės tė depove tė vendit, unė jam besnik i dijshėm".
12:56. Dhe kėshtu Ne Jusufit i dhamė pozitė nė vend (nė Egjipt) zinte vend aty ku dėshironte. Ne e pajisim me tė mirat tona atė qė duam, e Ne nuk ua humbim shpėrblimin punėmirėve.
12:57. Po shpėrblimi i botės tjetėr, gjithsesi ėshtė shumė mė i mirė pėr ata qė besuan dhe ata qė u frikėsuan dhe u ruajtėn.
12:58. Dhe (pas njė kohe) vijnė vėllezėrit e Jusufit e hynė tek ai, e ai i njohtu, ndėrsa ata nuk e njihnin.
12:59. E pasi i furnizoi me tė gjithė artikujt e nevojshėm (me barė drithi pėr tė cilin kishin ardhur, etj), u tha: "Mė sillni njė vėlla tuajin qė e keni nga baba, a nuk e vėreni se unė vėrtet u plotėsoj barrėn (peshojėn) dhe se unė jam mikpritėsi mė i mirė!"
12:60. E nėse nuk ma sillni atė (vėllain), Ju nuk do tė merrni tek unė barė drithi (pėr ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
12:61. Ata thanė: "Ne do tė pėrpiqemi pėr tė (pėr ta marrė) te babai i tij dhe gjithsesi ne do ta bėjmė atė!"
12:62. Ai (Jusufi) djelmoshave tė tij shėrbėtorė u tha: "Vėndojeni mallin e tyre (barrėn qė e kishin sjellė pėr tė blerė drith) nė barrėt e tyre, ashtu qė kur tė kthehen te familja e tyre (t'i hapin barrėt) ta njohin, e ndoshta do tė kthehen sėrish te ne".
12:63. E kur u kthyen te babai i tyre thanė "O baba ynė, po na ndalohet barra (drithi), lejoni tė vijė me ne vėllai ynė (Binjamini) qė tė marrim ushqim, e ne do ta ruajmė atė (nga ēdo e keqe)".
12:64. Ai (Jakubi) tha: "A t'ju besoj pėr kėtė, vetėm sikurse u besova mė parė pėr vėllain e tij (Jusufin), po All-llahu ėshtė mbrojtėsi mė i mirė dhe Ai ėshtė mėshirues i mėshiruesve".
12:65. E kur i hapėn barrėt e tyre, e gjetėn mallin e tyre qė iu ishte kthyer dhe thanė: "O ati ynė, ēka duam mė tepėr, qe, ky ėshtė malli ynė qė na u kthye, do ta furnizojmė me drith familjen tonė, do ta ruajmė vėllain tonė dhe do ta shtojmė njė barrė deveje, e kjo ėshtė sasi e lehtė (pėr sundimtarin)".
12:66. Ai (Jakubi) tha: "Unė kurrsesi nuk e dėrgoj atė me ju, derisa tė ma jepni besėn (e fortė) nė All-llahun, se gjithsesi do tė ma ktheni atė mua, pėrveē nėse u diktojnė rrethanat e nuk mundeni". E kur ata ia dhanė besėn (u betuan), ai tha: "All-llahu ėshtė garantues pėr kėtė qė e thamė".
12:67. Po ai (Jakubi) tha: "O bijt e mi, mos hyni (nė Egjipt) pėr njė derė, po hyni nėpėr dyer tė ndryshme. Unė nuk mund tė largoj prej jush asnjė send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk ėshtė i tjetėrkujt vetėm i All-llahut, vetėm Atij iu kam mbėshtetur dhe vetėm Atij le t'i mbėshteten ata qė besuan.
12:68. Dhe ata hynė ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjė qė do t'u ndihmonte asgjė nga caktimi i All-llahut, pėrveē njė dėshire tė Jakubit qė e kishte nė vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshėm pėr tė, ngase Ne e kemi mėsuar pėr atė, por shumica e njerėzve nuk e dinė.
12:69. E kur hynė te Jusufi, ai (Jusufi) e afroi pranė vete vėllain e vet (Binjaminin) dhe i tha: "Unė jam vėllai yt, e ti mos u pikėllo pėr atė qė ata vepruan!"
12:70. E kur i pajisi ata me pajimet e tyre, e vuri tasin (gotėn) nė barrėn e vėllait tė vet, e pastaj njė thirrės thirri: "O ju devexhinj, ju jeni vjedhės!"
12:71. U kthyen (devexhinjtė) dhe thanė: "Ēka keni humbur?"
12:72. (shėrbėtorėt e sundimtarit) Thanė: "Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atė (tasin), ka (shpėrblim) njė barrė deveje (drith). Unė vetė jam pėr kėtė garantues!"
12:73. Ata (vėllezėrit e Jusufit) thanė: "Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur pėr tė bėrė shkatėrrime nė tokė dhe nuk jemi vjedhės!"
12:74. (shėrbėtorėt) Thanė: "Nėse jeni gėnjeshtarė, ēfarė duhet tė jetė ndėshkimi i atij (qė ka vjedhur)?"
12:75. (vėllezėrit) Thanė: "Dėnimi i tij ėshtė, vetė ai (tė robėrohet) nė barrėn e tė cilit gjendet. Kėshtu ne i dėnojmė tė padrejtit!"
12:76. Dhe filloi (kontrollimi) nė barrėt e tyre, pėrpara barrės sė vėllait tė vet, e pastaj e nxori atė (tasin) nga barra e vėllait tė vet. Kėshtu Ne e mėsuam tė planifikojė Jusufi. Sipas ligjit tė mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vėllain e vet, pėrveē kur ėshtė dėshira e All-llahut! Atė qė duam Ne e lartėsojmė shumė nė dituri, e mbi secilin tė dijshėm ka edhe mė tė dijshėm.
12:77. (vėllezėrit) Thanė: "Nė pastė vjedhur ky, ka pasė vjedhur mė parė edhe njė vėlla i tij. Jusufi kėtė e mbajti fshehtė nė vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: "Ju jeni nė pozitė mė tė keqe (kėtė e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu e di mė sė miri pėr atė qė trilloni.
12:78. Ata thanė: "O zotėri, ai ka njė babė shumė tė vjetėr, pra, nė vend tė tij na merr njėrin prej nesh. Bėje kėtė tė mirė se ti je prej atyre qė bėjnė mirė!"
12:79. Ai (Jusufi) tha: "All-llahu na ruajt, tė marrim tjetėr pos atij te i cili e kemi gjetur teshėn tonė, ne atėherė do tė jemi tė padrejtė!"
12:80. E kur e humbėn shpresėn prej tij, u veēuan pėr t'u konsultuar. Mė i madhi i tyre tha: "A nuk e dini qė babai juaj ka marrė prej jush besėn nė All-llahun, e mė parė ēfarė padrejtėsish keni bėrė ndaj Jusufit?" Unė pra nuk ndahem kurrė prej kėsaj toke (tė Egjiptit) deri qė tė mė lejojė babai im, ose tė vendosė All-llahu (mirė) pėr mua, e Ai ėshtė gjykatės mė i drejtė!"
12:81. Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: "O at yni, djali yt vodhi, ne dėshmojmė vetėm pėr atė qė dimė, e pėr tė fshehtėn ne nuk ishim roje!"
12:82. Ti dėrgo e pyeti (banorėt nė) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karvanin me tė cilin kemi ardhur. Ne jemi tė drejtė (ē'tė themi).
12:83. Ai (Jakubi) tha: "Jo, ēėshtjen ua lehtėsoi epshi juaj. (Mua nuk mė ka mbetur tjetėr) Durim i mirė, ėshtė shpresė qė All-llahu do tė m'i sjellė tė gjithė; Ai ėshtė mė i dijshmi, mė i urti!"
12:84. Dhe, ua ktheu shpinėn e tha: "O dėshpėrim i im pėr Jusufin, dhe nga pikėllimi iu zbardhėn tė dy sytė, po i pėrmbajtur (nga pikėllimi).
12:85. Ata thanė: "Pėr All-llahun ti vazhdimisht e pėrkujton Jusufin derisa do tė sėmuresh rėndė, e tė shkatėrrohesh".
12:86. Ai (Jakubi) tha: "Unė hidhėrimin tim dhe pikėllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unė di pėr All-llahun atė qė ju nuk e dini".
12:87. (Jakubi u tha tė bijve tė vet) "O bijtė e mi, shkoni dhe hulumtoni (nė Egjipt) pėr Jusufin dhe vėllain e tij, e mos e humbni shpresėn nga mėshira e All-llahut, pse vetėm populli jobesimtar e humb shpresėn nė All-llahun".
12:88. (shkuan) E kur hynė tek ai i thanė: "O ti zotėri, neve dhe familjen tonė na ka goditur skamje e vėshtirė, e kemi ardhur me njė mall tė vjetėr, e ti pra na mbush masėn (barrėn) dhe na dhuro, All-llahu i shpėrblen ata qė dhurojnė".
12:89. Ai (Jusufi) tha: "A e dini ēka keni bėrė me Jusufin dhe vėllain e tij kur ishit injorantė?"
12:90. Ata thanė: "A ti je vetė Jusufi?" Ai tha: "Unė jam Jusufi, e ky ėshtė vėllai im, All-llahu na dhuroi shpėtimin, pse ai qė ruhet dhe bėn durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpėrblimin e punėmirėve".
12:91. Ata thanė: "Pasha All-llahun, ėshtė e vėrtetė se All-llahu tė ka lartėsuar mbi ne, kurse ne vėrtet ishim fajtorė!"
12:92. Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundėr jush, All-llahu ju faltė juve; Ai ėshtė mė mėshirues i mėshiruesve!
12:93. Ju shkoni me kėtė kėmishėn time, dhe hidhnia atė babait tim nė fytyrė, e atij do t'i kthehet tė pamurit, e pastaj ejani tek unė me tėrė familjen time".
12:94. (u nisėn) Dhe posa u ndanė devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unė po e ndiej erėn e Jusufit, mos mė konsideroni tė matufosur." (kėtė ia tha familjes sė vet nė Palestinė).
12:95. Ata (qė ishin prezent) thanė: "Pėr All-llahun, ti vėrtet qėmoti je nė humbje".
12:96. E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atė (kėmishėn) mbi fytyrėn e tij, atij iu kthye tė pamurit dhe tha: "A nuk ju thashė se unė di nga All-llahu ēka ju nuk dini?"
12:97. Ata thanė: "O babai ynė, lutu pėr neve tė na falen mėkatet tona, se me tė vėrtetė ne kemi qenė fajtorė!"
12:98. "Mė vonė do t'ia kėrkoj Zotit tim faljen tuaj", tha ai (Jakubi), se vėrtet, Ai ėshtė qė falė, ėshtė mėshirues.
12:99. (e morėn familjen dhe shkuan) E kur hynė te Jusufi, ai i afroi ngat vete tė dy prindėrit e tij dhe tha: "Me dėshirėn e All-llahut hyni nė Egjipt tė sigurt!"
12:100. Dhe ai tė dy prindėrit e vet i mori lart nė fron (i uli pranė vete), e ata iu pėrulėn atij, e ai tha: "O ati im, kjo ėshtė domethėnia e ėndrrės sime tė mėparshme. Zoti im kėtė tanimė e bėri realitet, e mua mė dhuroi mirėsi kur mė nxori prej burgut, e juve u solli nga fshati pasi djalli pat futur pėrēarje ndėrmjet meje dhe vėllezėrve tė mi. Zoti im me mjeshtėri e butėsi e realizon dėshirėn e vet pėr ēka don, vėrtet Ai ėshtė i dijshmi, i urti.
12:101. (Pasi iu plotėsua dėshira, Jusufi tha) Zoti im, Ti mė ke dhėnė mua pushtet, ma mėsove mua komentimin e ėndrrave; o Krijues i qiejve e i tokės, Ti je kujdestar imi nė Dunja e nė Ahiret, mė bėn tė vdes musliman dhe mė bashko me tė mirė!"
12:102. Kėto janė nga ato lajme tė panjohura, e Ne po t'i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenė pranė tyre kur ata vendosėn ēėshtjen e tyre (hudhjen e Jusufit nė bunar etj.) dhe kur bėnin dredhi.
12:103. Po ti edhe pse lakmon (pėr besimin e tyre), shumica e njerėzve nuk do tė besojnė.
12:104. Megjithatė qė ti nuk kėrkon prej tyre ndonjė shpėrblim pėr tė (pėr kėshillė e udhėzim). Ai (Kur'ani) nuk ėshtė tjetėr vetėm se kėshillė pėr mbarė njerėzit.
12:105. Sa e sa argumente ka nė qiej e nė tokė, tė cilėt i shohin, por ata nuk i vėshtrojnė fare.
12:106. Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetėm se duke i shoqėruar (zota tė tjerė).
12:107. A mos janė siguruar ata prej dėnimit qė mund t'u vijė nga All-llahu e t'i mbulojė, ose befas duke mos e hetuar fare t'u vijė katastrofa e pėrgjithshme.
12:108. Thuaj: "Kjo ėshtė rruga ime, e vėnė nė fakte tė qarta, e qė unė thėrras te All-llahu, unė dhe ai qė vjen pas meje. Larg tė metave ėshtė All-llahu, e unė nuk jam nga idhujtarėt."
12:109. Ne nuk dėrguam para teje vetėm se burra nga banuesit e qyteteve, tė cilėt i pajisėm me shpallje. A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė shihnin se si ishte pėrfundimi i atyre qė ishin mė parė? E s'ka dyshim se jeta e botės sė ardhshme ėshtė shumė mė e dobishme pėr ata tė cilėt janė ruajtur; a nuk mendoni?
12:110. (nuk dėrguam tjetėr vetėm burra e ndihma u vonua) Derisa tė dėrguarit gati e humbnin shpresėn (se do t'i besojė populli), dhe menduan se u pėrgėnjeshtruan (pse ende nuk i kapi dėnimi), atėherė u erdhi atyre (tė dėrguarve) ndihma Jonė. Ne e shpėtuam atė qė deshtėm. E dėnimi Ynė kundėr popullit idhujtar nuk zbrapset.
12:111. Nė tregimet e tyre (tė dėrguarve dhe tė Jusufit me vėllezėr) pati mėsime e pėrvojė pėr tė zotėt e mendjes. Ai (Kur'ani) nuk ėshtė bisedė e trilluar, por vėrtetues i asaj qė ishte mė parė (librave tė shenjtė) dhe sqarues i ēdo sendi, e edhe udhėrrėfyes e mėshirė pėr njė popull qė beson.
Krijoni Kontakt