Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Pashmangshmëria e Sistemit të Klasave Sociale

    Pyetja parashtrohet thjesht: A eshte i pashmangshem sistemi i klasave sociale? A do te pushojne ndonjehere se ekzistuari keto klasa?

    Per t'i dhene nje pergjigje ketyre pyetjeve, eshte e rendesishme te diskutohet rreth aftesive individuale te individit, si shkalla e tij e inteligjences. Kjo e fundit mendoj se eshte kyçe ne percaktimin e perkatesise klasore te individit. Nese eshte relativisht me inteligjent, atehere duhet t'i perkase nje klase me te larte sociale. Me specifikisht, nese nje person mban nje PhD dhe ka levizur guret e duhur, atehere i perket klases se siperme (te pakten sipas statistikave).
    Per me teper, realiteti i sotem flet qarte per kete diferencim ne baze te shkalles se inteligjences. Nga ana tjeter, ekzistojne individe qe me egoizmin dhe deshiren e tyre te plote levizin nga nje klase me e ulet ne nje me te larte.

    Por, a do te ekzistoje gjithnje kjo ndarje e shoqerise neper klasa? Diskutimi eshte i hapur, sepse mendoj se nuk ka pergjigje te sakte dhe te sigurt.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Sa për inteligjencë mund të mbetesh në fund të pusit. Ka shumë kushte e rrethana tjera të cilat e lënë mbrapa inteligjencën. Thjesht dikush specializohet në inteligjencë e tjetri specializohet në shtazëri dmth se si të rrëmbejë të shkelë etj
    Vetë marrëdhëniet shqiptaro-greke janë marrëdhënie klasore, ku grekët janë kapitalistë dhe shqiptarët skllevër. Grekët e zotërojnë shtazërinë dhe të bashkuar shkëmbejnë ide dhe thurin plane se si të sundojnë shqiptarët.Në këtë mënyrë ata më shumë përdorin inteligjencën e përbashkët. Inteligjenca e 10 njerëzve mesatarë që bashkëpunojnë mes tyre dhe që zotërojnë motive shtazore shpeshherë e mund inteligjencën e një gjeniu që nuk e ka përkrahjen e dikujt tjetër dhe që është tamam njeri.
    Zbuluesit kryesorë të makinave në periudhën e hershme industriale në Europë ishin kryesisht artizanë, rrojtarë etj. Këta dmth ishin klasë e ulët. Por njëkohësisht ishin gjeni ose së paku inteligjentë sepse zbuluan makina. Por pastaj pronarë të këtyre makinave nuk u bënë zbuluesit por ata që kishin shtazërinë dmth tregtarët mashtrues, fajdexhinjtë, etj
    Ndryshuar për herë të fundit nga alibaba : 19-05-2007 më 22:03

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Une mendoj qe edhe duhet te jete, jo i rregulluar nga dikush por vetevetiu dhe skemi pse brengosemi per ate. Kujt nuk i pelqen nje klase ka mundesine te nderroj me pune sepse te gjithe ashtu e arrijne pak njerez e trashegojne, dhe treshegimine nuk mund ta ndalojme sepse pastaj biem ndesh me te drejtat dhe lirite fundamentale te njeriut.
    Barca

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga jimmychrist
    Une mendoj qe edhe duhet te jete, jo i rregulluar nga dikush por vetevetiu dhe skemi pse brengosemi per ate. Kujt nuk i pelqen nje klase ka mundesine te nderroj me pune sepse te gjithe ashtu e arrijne pak njerez e trashegojne, dhe treshegimine nuk mund ta ndalojme sepse pastaj biem ndesh me te drejtat dhe lirite fundamentale te njeriut.
    Skam cte shtoj me shume se ky lart its true...

  5. #5
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kujt nuk i pelqen nje klase ka mundesine te nderroj me pune
    Puna shërben për të shtypur skllavin.
    Duhet të heqësh dorë nga puna për të ngritur aftësitë intelektuale, ose për të promovuar ato. Por ata që kanë pushtetin kanë caktuar orare të gjata pune në mënyrë që punëtorëve t'u kalojë jeta në punë e skllavëri e të mos kenë kohë që të arrijnë diçka në jetë. Po nëse punëtori heq dorë nga puna për t'u shkolluar ai mund të vazhdojë shkollimin për një muaj dhe pas një muaji vdes nga uria sepse s'ka çfarë të hajë.
    Prandaj në shtetet me sistem social, parashihen ndihmesa të ndryshme për studentët, për të papunët, etj

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Duhet të heqësh dorë nga puna për të ngritur aftësitë intelektuale
    Nuk eshte aspak e vertete dhe distancohem nga te tilla mendime! Gjithashtu, nuk eshte e vertete qe nje njeri duhet te lere punen aktuale per te kaluar ne nje klase me te larte shoqerore, pasi eshte puna qe e pengon te mos ndryshoje klase. Me specifikisht, nese nje person nuk ka intelektin dhe inteligjencen e duhur, atehere nuk mund tia arrije ketij qellimi. Por, ekzistojne manovrime te tjera, si ato qe kam permendur me siper: egoizmi dhe deshira e shfrenuar. Megjithate, nje njeri i tille nuk do t'i mbijetonte kurre jetes ne ate klase; kete e ka treguar historia.

    Por ceshtja ku dua te dal nuk qendron vetem ne brendine e kesaj guaske. Dua te di mendimin tuaj a eshte e mundur zhdukja e klasave (te poshtme, te mesme, dhe te larta) nga rendi social. Nese po, si mendoni ju se mund te arrihet? Nese jo, cilat jane arsyet?
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #7
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar më parë nga Borix
    Dua te di mendimin tuaj a eshte e mundur zhdukja e klasave (te poshtme, te mesme, dhe te larta) nga rendi social. Nese po, si mendoni ju se mund te arrihet? Nese jo, cilat jane arsyet?
    Asnjer nuk do te zduket ndryshimi social i klasave.Eshte dicka e pamundur,sepse nuk do kishte zhvillim shoqeror.Nje shoqeri zvillohet pikerishte nga ky nivel klasash.
    Do shtoja se e rendesishme eshte nga nje shoqeri(shtet,qeveri) te ndjeki politika te tilla qe ky nivel klasash te mos kete ndryshime te theksuara,se sa me i thksuar te jet ky ndryshim sjell varferin e nje shteti,pra varferin e shoqerise
    Ndryshuar për herë të fundit nga bebushja : 20-05-2007 më 07:57
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

Tema të Ngjashme

  1. PD alarmon: Gjendja e rëndë sociale në Kosovë
    Nga Florim07 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 12:13
  2. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisë së Tiranës
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  3. Të rejat më të fundit për komunitetin shqiptar në Angli
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 117
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 15:18
  4. Reforma e sistemit politik në ambientin shqiptar
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 13:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •