Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16

Tema: Ndoc Nikaj

  1. #1
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    Kush e njef?

    Ndoc Nikaj (1864-1951)?
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    E ke fjalen per ate shkrimtarin katolik qe u persekutua nga sistemi komunist ne moshen 82 vjecare? Madje nese nuk jam gabim, ai eshte autori i noveles se pare ne shqip, "Shkodra e rrethuar" (botuar ne 1914)

    "Tak-tuk, tak-tuk
    Shkodra mbeti pa buke!
    Tuk tak e buke aspak!
    Tak-tik, s' mbet metelik!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    metelik = leke?

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Po,


    te falenderoj,


    82 vjec, i cilesuar babai i proses shqip te shekullit te 20, e futen ne burg komunistet me akuzen e perpjekjeve te rrezimit me dhune te pushtetit popullor. Vdiq mbas 5 vjetesh ne burgun e Shkodres.

    Ndoc Nikaj (1864-1951), often called the father of twentieth-century Albanian prose, was arrested in 1946 at the age of eighty-two on the absurd charge of planning to 'use violence to overthrow the government' and died in Shkodėr prison five years later.

    Cituar sipas Robert Elsie
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    E dija se e kishin pushkatuar, po e paskam ditur gabim.

    Flm.

  6. #6
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    As une nuk e di te verteten, por do te pyes e ju tregoj.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Anton,
    te falenderoj per gjithe sa ben ne kete albasoul e t pershendes.
    Nderkohe jam e interesuar ta gjej librin e tij(botim) sido qe te mundesh meqe je duke u interesuar, te lutem me informo ku mund ta gjej se me duhet ,perpos asaj qe nje miku im ma ka dhene detyre shpie qe ta kemi kete liber.
    miqesisht elinda.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ndoc nikaj lindi ne 1864.

    Ka shkruar shume libra qofte per shkollat si letersi e histori si dhe disa punime historike per Shqiperine Ittaline, turqine etj.
    Ka botuar dy romane..Bukurushja dhe Burbuqja..etj.


    anton mos e ngatrroni me vincenc prenushin.
    prenushi eshte dtlindje 1885.
    eshte autori i...

    ka ra rezja nder bajama
    bin e vet e pvet e ama
    cka ke bij qe kjan e fshan
    kjan e fshan e vetllat vran.

    kjo poezi kushtuar vajzes shqiptare qe qendis flamurin eshte nji kryeveper dhe kto vite e ka recituar mirush kabashi..dhe e qan me lot.

    gimi (Doci ) mund te tregoj me shume..

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Ndoc Nikaj ishte mik i ngushtė i Filip Shirokės, bile ky i fundit i kushton edhe ca poezi nė librin "Zani i Zemrės"(1933).

    Shiroka i shkruan N. Nikajt mė tri poezi: "Nji lutje", "Tė nderueshmit Dom Ndoc Nikaj kur mė dėrgoi diftesėn e pagzimit" dhe "Pleqnija":

    "Dora n'a dridhet, flokt janė zbardhue,
    Dhe drita e synit nisė me n'a lanė;
    Me shkop po ecim mos m'u rrxue,
    Dhe veshėt s'po ndiejnė, kanė nisė m'u zanė!"
    (ZANI I ZEMRŹS, f.44)

    .................................................. ........................
    .................................................. .........................

    "T'gjith puesin plakun, t'tanė e ndigjojnė,
    S'e dijnė se plaku e ka urtinė,
    Dhe nėr ngatrrime te plaku shkojnė,
    Me arsye t'plakut e gjejnė dobinė."
    (ZANI I ZEMRŹS, f.45)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    NAKDOMINICI - Dom Ndoc Nikaj - Erudit dhe personalitet i shquar kombėtar. Nėnkryetar i Kongresit tė manastirit. Shtypshkronja NIKAJ asht ajo qė shtypi ABETARET e para dhe ALFABETIN LATIN tė propozuem nga At Fishta, Imzot Prend Doēi, Luigj Gurakuqi dhe Dom Ndoc Nikaj.
    Ka shkruar dhe "Historinė e ShandArbeut" dhe aty Fishta i Madh i jep gjejgje:

    A s'po e sheh Nakodminici
    se n'Shqypni po let cicmici!?
    pse po lodhe pėr fis tė shqyptarve
    si me la kryt e gomarve!?
    po n'Shqypni more lum miku
    Histori asht meteliku!.... etj.etj.

    Leu nė vitin 1864 - vdiq nė vitin 1945. Botues i gazetave BESA SHQYPTARE, KOHA, BASHKIMI. Botoj disa romane si "Shkodra e rrethuem"(1913-1914), "Fejesa n'djep"(1913), "Burbuqja" (1920);"Motra pėr vllanė" (1924); botoj edhe Histori e Shqypnisė dhe Historia e Turkisė, qė u pėrdorėn edhe si tekste shkollore. Ka meritėn e shquar tė botuesit tė librave e teksteve shkollore duke e MBROJTUR gjuhėn shqype nga influenca e cirilikeve serbo-greke qė pat propozuar Mid'hat Frashėri (i biri i Abdyl Frashėrit) nė kongresin e Manastirit. Duke qenė gazetar, shkrimtar, gjuhėtar, historian dhe prelat i lartė i Kishės Atdhetare Katolike hqyptare, regjimi i ndyrė i Enver Hoxhės dhe tė tjerėt qė erdhėn mė pas AS NUK U KUJTUAN PĖR KĖTĖ NDER KOMBĖTAR, por shkojnė e dekorojnė qyrravecė dhe ligavecė si rexheop Qoseviqi dhe Agolleviqi, etj.etj.
    Agim

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •