ndodh o petro ndodh qe ti shpetoc sirit te komanantit..
psh kur te lexon tyjan ne lėmė te letersise thot njeriu..
sa i kenduar e i emancipuar do jet ki petrua inė qe lexon ne gjuh te huaja umerto ekot me shoke.. mirpo kur e sheh ne politike petron nuku e dallon nga kthetrat e mendimet e instiktet prej altin arapo caushve..


gazeta sot..


Vizioni plus dhe minus i Fatos Nanos nė strategjinė presidenciale

02 June 2007
Nga Kastriot Myftaraj

- Kur Fatos Nano u shfaq ditėn e enjte nė emisionin “Zonė e Lirė” tė Arian Ēanit, nė televizionin “Vizion Plus”, ku tashmė ishte paralajmėruar, njė ditė mė vonė njė intervistė ekskluzive e Presidentit Bush me gazetarin Andi Bejtja, u duk sikur Nano donte t’ u jepte shqiptarėve njė vizion plus pėr tė kėqyrur enigmėn e njeriut, qė do tė jetė Presidenti i ardhshėm i Republikės nė Shqipėri, pėr tė cilin tė gjithė e dinė se do tė vendoset paraprakisht nė Uashington. Nėse kjo parabolė shpreh realitetin, atėherė Nano mund tė konsiderohet qė sot President i Republikės. Ky ėshtė vizioni plus, qė Nano kėrkoi tė na jepte nėpėrmjet “Vizion plus”, pėr zgjedhjen e Presidentit tė ardhshėm tė Republikės. Por, duket se ndėrkombėtarėt, ashtu si nė vitin 2002 dhe nė zgjedhjet e fundit vendore, i kanė lėnė palėt e politikės shqiptare nė njė lojė tė lirė, pėr tė ndėrhyrė nė momentet e fundit dhe pėr t’ i detyruar qė tė arrijnė njė marrėveshje, sipas asaj qė u ofrojnė konfidencialisht ndėrkombėtarėt. Prandaj, derisa tė vijė kjo ditė do tė vazhdojė konflikti pėr ēėshtjen e zgjedhjes sė Presidentit. Nė daljen e vet nė “Vizion Plus” Nano zbuloi kartat e tij nė kėtė lojė. Nano kėrkon qė tė zgjidhet President me konsensusin e palėve dhe i propozuar nga opozita, ēka do tė thotė qė Nano duhet tė sigurojė konsensusin e Ramės para atij tė Berishės, ose mė saktė duhet qė Rama t’ ia propozojė Berishės, Nanon si President konsensual. Pėr tė arritur kėtė Nano kėrkoi t’ u japė dy njerėzve kryesorė, qė sė paku nė letėr duhet tė japin konsensusin pėr zgjedhjen e tij President, Edi Ramės dhe Sali Berishės, disa vizione plus mbi atė qė do tė ndodhė nėse Nano bėhet ose nuk bėhet President i Republikės. Praktikisht, Nano u mundua tė aplikonte, si ndaj Ramės, ashtu dhe ndaj Berishės, atė qė nė Teorinė e Lojėrave njihet si “Nash solution” (Zgjidhja Nesh), sipas sė cilės palėt pjesėmarrėse nė njė lojė, ku secila ka diēka pėr tė humbur nė rast se nuk arrihet marrėveshja, do tė shkojnė nė njė zgjidhje (marrėveshje) vetėm nė rast se tė dy palėt e rrisin kėrcėnimin ndaj njėra - tjetrės nė atė shkallė, qė tė arrihet balanca e kėrcėnimeve, ēka do tė imponojė zgjidhjen. Kėshtu, konsensusi ėshtė nė fakt shantazh reciprok. Nė daljen e vet nė “Zonė e Lirė”, Nano e pohoi se ai e sheh dhėnien e konsensusit pėr zgjedhjen e tij President, si njė “Nash solution” midis atij, vetė Nanos dhe Ramės e Berishės. Tė tjerėt, duke pėrfshirė edhe Ilir Metėn, janė figura nė sfond. Duke e bėrė kėtė gjė, Nano zbuloi padashje dhe vizionin minus tė vet nė kėto ēėshtje. Nano i ofroi kryetarit tė PS, Edi Rama njė vizion plus mbi atė se ēdo tė ndodhė nė rast se Rama nuk e jep konsensusin pėr zgjedhjen e Nanos President. Nano u shpreh se nė kėtė rast ai do tė rikthehet nė PS pėr tė atakuar Ramėn, ku mė e pakta qė do tė bėjė ėshtė qė ta pėrēajė pėrsėri partinė, duke krijuar njė parti tė re me mbėshtetėsit e vet. Nano e di mirė se Rama nuk e dėshiron kėtė gjė, pasi kėshtu relativizohet shumė pesha e Ramės nė njė tė majtė, qė kėtė herė do tė jetė tripolare (PS-partia e re e Nanos- LSI). Por, ndoshta kėrcėnimi i Nanos pėr Ramėn ishte dhe mė i tepruar se ē’ duhej pėr tė arritur njė “Nash solution” mes tė dyve, pasi Rama nuk mundet mos tė fillojė tė alarmohet seriozisht pėr atė se, ēfarė do tė bėjė njė Nano, qė kėrcėnon nė kėtė mėnyrė kur tė jetė President i Republikės, qė ėshtė njė post ku precedenti “Moisiu” solli njė zgjerim tė madh kompetencash, praktikisht nė kufijtė e njė republike presidenciale. Rama e di mirė se Nano edhe pse ėshtė tolerant me bashkėpunėtorėt nuk duron rreth vetes njerėz me profil tė lartė. Pra, vizioni minus i Nanos ka tė bėjė me efektin qė bėjnė tek Rama kėrcėnimet e Nanos. Mos ndoshta Nano ekzagjeroi disi dhe kėrcėnimet e Nanos janė tė tilla, qė ta bėjnė Ramėn tė marrė parasysh dhe sfidėn e Nanos nė parti, vetėm pėr tė shmangur kėrcėnimin, qė i sjell Nano nė postin e Presidentit. Tek e fundit kush ėshtė garanti nė marrėveshjen e mundshme Nano-Rama? Se Rama nuk mund tė rriskojė qė ta lejojė Nanon tė bėhet President pa pasur njė garanci ndėrkombėtare se Nano nuk do ta prishė marrėveshjen dhe nuk do ta silurojė Ramėn, kur tė ndihet shumė i fuqishėm dhe i sigurt nė postin e Presidentit, ku Nano e ka nė dorė fatin e Ramės, ndėrsa Rama nuk ka se ē’ ti bėjė Nanos. Por, Rama ka arsye qė tė frikėsohet edhe pėr njė gjė tjetėr, nė rast se Nano do tė zgjidhet President. Nė rast se Nano do tė zgjidhet President, ai do tė jetojė me sindromin “Meidani”. Rexhep Meidani praktikisht doli nga politika pasi nuk u rizgjodh President i politikės dhe qė dėshtoi tė rikuperojė pozitėn e vet nė PS, pas njė mungese pesėvjeēare. Nėse Nano bėhet tash President, ai nė vitin 2012, kur t’ i mbarojė mandati do tė jetė 60 vjeē, afėrsisht sa Rexhep Meidani, i cili ishte 58 vjeē kur i mbaroi termi presidencial nė vitin 2002. Nano nė 2012, ashtu si Meidani nė 2002, nė rast se nuk rizgjidhet President, do ta gjejė veten tepėr tė ri pėr tė dalė pėrfundimisht nga politika dhe do tė kėrkojė qė tė rikthehet nė politikė, duke u rikthyer nė PS. Nė njė PS me nė krye Edi Ramėn, ky do tė jetė njė mision i pamundur, edhe mė tepėr se ai i Meidanit nė Kongreset e viteve 2003 dhe 2005. Nė fakt Nano, qė nė momentin qė do tė hyjė nė selinė e Presidentit, nė rast se zgjidhet, do tė mendojė pėr rizgjedhjen nė vitin 2012. Pas dy mandateve nė postin e Presidentit tė Republikės Nano do tė jetė i kėnaqur qė tė tėrhiqet pėrfundimisht nė vitin 2017, nė moshėn 65 vjeē, pas njė karriere politike 27 vjeēare. Por, nė vitin 2012 Presidentit i takon qė ta propozojė PD dhe aleatėt e saj, tė cilėt atėherė pas tė gjitha gjasave do tė jenė nė opozitė, dhe tė cilėt sigurisht qė nuk ka arsye qė tė propozojnė Presidentin nė detyrė tė propozuar nga e majta. PD mund ta bėjė kėtė gjė vetėm nė njė rast, sikur Nano ta kundėrshpėrblejė duke siluruar Ramėn dhe duke e larguar nga PS. Derisa Nano ka nevojė pėr Ramėn qė ky tė japė konsensusin pėr zgjedhjen e Nanos President, Rama bėhet i dėmshėm pėr planet e Nanos pėr t’ u rizgjedhur President. Nė anėn tjetėr, Nano, duke avancuar nė kėrcėnimet ndaj Ramės, i dha Berishės njė vizion plus mbi atė se ēfarė do tė ndodhė nė rast se Nano nuk zgjidhet President i Republikės. Tashmė Berisha e ka tė qartė se nė rast se Nano nuk zgjidhet President, ai do t’ i rikthehet konfliktit me Ramėn nė PS, duke e pėrēarė PS-nė. Pėrēarja e PS-sė ėshtė ėndrra e vjetėr e Berishės, pėr tė cilėn ai ėshtė investuar shumė qė kur ishte President i Republikės, dhe kur Nano ishte nė burg. Atėherė, Berisha, edhe kur donte qė tė nxirrte nė krye tė PS rivalėt e Nanos dhe nė radhė tė parė Metėn, nė fakt nuk e donte aspak daljen e Nanos nga politika, por donte qė Nano tė krijonte njė parti tė re, ēka nė tė vėrtetė do tė thoshte pėrēarje e PS. Nano, duke i dhėnė Berishės njė vizion plus pėr atė se ēfarė do tė ndodhė nė rast se Berisha nuk e jep konsensusin pėr zgjedhjen e Nanos President, i ka dhėnė Berishės edhe premisat pėr tė bėrė analizėn e kėrcėnimeve, sipas “Nash Solution”, domethėnė analizėn risk-pėrfitim. Nė rast se Berisha nuk e jep konsensusin pėr zgjedhjen e Nanos President, atėherė do tė shkallėzohet konflikti nė PS dhe mė e pakta qė do tė ndodhė ėshtė njė shizmė e re nė PS, duke u krijuar njė parti e re e majtė nanoiste, ndėrsa mė e shumta largimi i Ramės nga PS, duke dalė Nano pėrsėri nė krye tė PS. Tė dy kėto skenarė janė tė pėlqyeshme pėr Berishėn. Nė radhė tė parė konflikti nė PS do tė tėrheqė gjithė energjitė e kėsaj partie, duke e bėrė atė tė paaftė pėr t’ i bėrė njė opozitė serioze mazhorancės, pėr njė kohė tė gjatė. Pra, Nano nuk ėshtė i aftė qė tė ndėrtojė njė balancė e kėrcėnimesh nė raportin Berisha-Rama, nė lidhje zgjedhjen e Nanos President, se Berisha Rama nuk pėrbėn kėrcėnim pėr Berishėn nė rast se Nano nuk zgjidhet President. Nė rast se Berisha nuk e jep konsensusin pėr zgjedhjen e Nanos President, atėherė kėrcėnimi “Rama” do tė neutralizohet nga Nano. Berisha mundet qė mos ta japė konsensusin pėr Nanon, si dhe tė sigurojė pėrfitime nga Nano, pa pasur pasoja nga Rama. Madje Berisha nuk rrezikon as zgjedhjet e parakohshme, pasi ai nė ēdo rast mund t’ i referohet precedentit tė zgjedhjes sė Presidentit nė vitin 2002, duke thėnė se ėshtė gati t’ ia kthejė borxhin opozitės duke dhėnė konsensusin pėr njė President tė propozuar nga opozita, por qė nuk ėshtė figurė politike e opozitės. Sa pėr Moisiun, ai nuk ėshtė e vėshtirė tė shmanget me njėmijė e njė arsye. Nė ēdo rast Berisha e di se emrin do ta zgjedhin ndėrkombėtarėt. Pėrfitimet qė mund tė ketė Berisha nga zgjedhja e Nanos President dhe qė Nano ia ofroi hapur nė intervistėn e tij tė fundit, si shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm Sollaku, dhe ndryshimet nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, nuk janė asgjė pėr Berishėn para perspektivės tė realizimit tė ėndrrės mė tė madhe tė politike tė tij, copėtimit tė PS. Kaq gjė Nano duhet ta dijė dhe fakti qė Nano megjithatė shprehet nė kėto terma, tregon se ai ka njė vizion minus pėr prioritetet e Berishės. Berisha ka dhe njė dyshim tjetėr nė lidhje me zgjedhjen e Nanos President. Nė rast se Nano do tė zgjidhet President, atėherė nė letėr Nano do tė dalė nga politika partiake, pasi do tė dorėzojė mandatin e deputetit dhe teserėn e PS, duke dalė mbi palėt politike. Qė nga ky moment do tė marrė fund dyshja Nano-Berisha nė politikė dhe nė politikė praktikisht do tė mbetet vetėm Berisha pėrballė Ramės. Kėshtu Berisha do tė mbetet i vetmi kryetar i partive parlamentare qė ka qenė anėtar i PPSH, veē Skėnder Gjinushit. Analistėt pro Ramės me siguri qė do tė fillojnė tė bėjnė zhurmė tė madhe pėr dyshen anakronike ish-komuniste Berisha-Gjinushi nė politikėn shqiptare. Kėshtu qė do tė kėrkohet edhe largimi i Berishės nga politika, sė paku nga posti i kryeministrit, gjė pėr tė cilėt mund tė krijohen edhe skenarė, nė rastin mė tė keq, si ai qė iu bė Nanos nė 1998. Prandaj Berisha i ka tė gjitha arsyet ta dojė Nanon nė politikė, si kryetar partie. Berisha e di se nė rast se Nano, nė rast se nuk vendos qė tė silurojė Ramėn pėr tė siguruar rizgjedhjen nė postin e Presidentit, me mbėshtetjen e PD, atėherė Nano do tė joshet qė tė bėjė atė qė bėri Berisha me PS-nė, kur ishte President, pra tė silurojė dhe tė pėrēajė PD-nė, nė mėnyrė qė tė sigurojė ngjitjen nė krye tė PD tė njerėzve qė do tė japin konsensusin pėr rizgjedhjen e Nanos President, si kundėrshpėrblim qė ai i ndihmoi tė ngjiten nė krye tė PD. Nė ēdo rast, edhe Berisha bėhet njė pengesė pėr ambiciet e Nanos pėr t’ u rizgjedhur President, pasi Nano e di mirė se nėse Berisha e jep konsensusin pėr zgjedhjen e Nanos President, kėtė Berisha e bėn se ka njė ėndėrr tė fshehtė qė ai vetė, Berisha, tė jetė pasuesi i Nanos nė kolltukun presidencial nė vitin 2012, dhe se presidencėn e Nanos Berisha e shikon si njė hapje rruge pėr presidencėn e tij. Faktin qė Berisha ėshtė zgjedhur dy herė President nuk e shikon si pengesė, pasi kėtu ka vend pėr interpretim tė ndalimit kushtetues, se Berisha nuk ka konsumuar dy mandate, por vetėm disa muaj nga mandati i dytė, prandaj mund tė quhet se Berisha ka konsumuar vetėm njė mandat. Ashtu siē po luhet nė interpretimin e Kushtetutės nė Shqipėri, nuk ėshtė ēudi qė tė bėhet edhe ky interpretim. Pastaj deri nė vitin 2012 mund tė kenė ndodhur shumė gjėra dhe tė jetė bėrė njė Kushtetutė e re. Njė Nano qė ka ambicien e rizgjedhjes, nuk do tė jetė i prirur t’ u qėndrojė marrėveshjeve me Berishėn dhe do tė ketė interes ta silurojė kėtė tė fundit. Pyetja qendrore e kėsaj analize mbetet: Pse Nano e kėrcėnoi aq fort Ramėn, duke rrezikuar qė ta joshė Berishėn tė shijojė pėrplasjen Nano-Rama nė PS? Kjo ndodhi se Nano i trembet fort njė marrėveshjeje Rama-Berisha kundėr Nanos, me Moisiun si kandidaturė presidenciale konsensuale, duke i ofruar Rama Berishės garanci se Mosiu do tė jetė mė i dėgjueshėm ndaj Berishės, ndėrsa Berisha si kundėrshpėrblim duhet tė qėndrojė neutral kur Rama dhe Moisiu ta silurojnė Nanon, me anė tė Sollakut, duke i dhėnė si alternativė ose penalizmin ose largimin jashtė vendit. Nė kėto rrethana lojtari qė ka nė dorė letrat mė tė mira ėshtė Berisha, i cili si gjithmonė i mban hapur tė gjitha opsionet, edhe pse ēuditėrisht arrin t’i keqpėrdorė shanset, si kurrkush tjetėr. Por Berisha ka pėrballė njė mjeshtėr tė blofit, qė ėshtė Fatos Nano.