Presidenti Moisiu reagon ndaj zhvillimeve
Alfred Moisiu
Presidenti shqiptar, Alfred Moisiu u bėri thirrje forcave politike qė nė qendėr tė axhendės sė tyre tė vendosin interesin madhor tė stabilitetit demokratik te vendit, ndėrsa e konsideroi debatin aktual pėr zgjedhjen e presidentit si njė debat artificial, tė panevojshėm dhe tė motivuar nga interesa politike tė ditės.
Nė njė deklaratė tė posaēme tė lėshuar nga zyra e tij e shtypit, zoti Moisiu u bėri thirrje atyre pėr tė ndjekur njė politikė vizionare, tė matur dhe qytetare.
Sipas tij kjo politikė ...nė prag tė vizitės historike tė Presidentit tė SHBA, Xhorxh Bush dhe tė zgjidhjes sė statutit pėrfundimtar tė Kosovės, tė dėshmojė se jemi njė vend nė normalitet, stabilitet dhe me zhvillim tė qėndrueshėm demokratik.
Debati mbi presidentin
Nė Shqipėri ėshtė ndezur debati lidhur me afatin dhe mėnyrėn e zėvendėsimit tė Presidentit tė vendit nė rast se nuk arrihet konsensus pėr zgjedhjen e tij.
Partia Demokratike nė pushtet thotė se nė rast se zgjedhja nuk arrihet deri nė 24 korrik, vendin e tij do ta zerė kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli
Nė 24 korrik mbaron mandati i presidentit aktual, Alfred Moisiu.
Por opozita ėshtė kundėr kėsaj ideje.
Pjesėtarė tė saj e kanė paralajmėruar atė qė e quajnė si plan tė paramenduar tė qeverisė.
Sipas opozitės, me kryetaren e Parlamentit Topalli nė vendin e Presidentit, qoftė edhe pėrkohėsisht, Qeveria mund tė realizonte shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe ndryshime nė pėrbėrjen e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė.
Kėto lėvizje qeveria nuk arriti ti realizojė edhe pas njė konflikti tė gjatė me presidentin aktual, Moisiu.
Aleksandėr Furxhi bisedoi me eksperten e tė drejtės Kushtetuese, Aurela Anastasi dhe fillimisht e pyeti se ēfarė kuptimi i jep Kushtetuta pėrfundimit tė mandatit tė Presidentit?
Anastasi - Kushtetuta ka pėrcaktuar disa aspekte tė mbarimit tė mandatit tė presidentit nė detyrė. Nė vijėn mė normale mandati i presidentit tė republikės pėrfundon me mbarimin e afatit kushtetues. Meqė kushtetuta ka pėrcaktuar njė mandat 5 vjeēar duke filluar nga dita e betimit tė presidentit tė republikės sipas formulės sė parashikuar nė kushtet 5 vjet mė pas mbaron mandati i tij sipas afatit kohor nė vijė normale.
BBC - Zonja Anastasi a mendoni se kushtetuta nuk e pėrcakton se ēfarė ndodh me postin e presidentit nė rast se parlamenti shpėrndahet?
Anastasi - Parlamenti shpėrndahet vetėm si rezultat i pėrgjegjėsisė politike qė mban nė qoftė se ai nuk e zgjedh presidentin e republikės. Duhet pranuar qė nė fillim qė formula jonė e parashikuar nė nenin 87 tė kushtetuės ėshtė origjinale, por mjaft e komplikuar. Mendoni 3 parlamente qė mund tė marrin pjesė nė zgjedhjen e presidentit tė republikės dhe 11 raunde votimesh, 5 raunde do tė ketė parlamenti i parė qė ėshtė nė detyrė normalisht dhe parlamenti i dytė qė zgjidhet nėse i pari shpėrndahet dhe 1 raund me shumicė jo tė cilėsuar, por absolute do tė ketė parlamenti 3. Tė mendojmė se ēfarė formule e vėshtirė ėshtė kjo. Si konkluzion parlamenti ka detyrim kushtetues tė zgjedhė presidentin e republikės, kjo nuk ėshtė njė dėshirė apo njė liri e parlamentit, ky ėshtė njė detyrim kushtetues. Ai duhet tė votojė nė 5 raunde dhe vetėm nėse pas raundit tė 5 nuk e ka arritur shumicėn e cilėsuar tė parashikuar nga kushtetuta ai shpėrndahet. Pas kėsaj parashikohet zgjedhje dhe rizgjedhje pėr dy parlamente tė tjerė, por nuk parashikohen procedurat qė do tė ndiqen nė rast se parlamenti i parė shpėrndahet.
BBC- Pra nuk ėshtė e qartė nė rast se shkojmė nė zgjedhje tė parakohshme se ēfarė ndodh nė vendin e presidentit tė republikės, qėndron apo jo i njėjti president. Ēfarė parashikon atėherė legjislacioni shqiptar?
Anastasi - Parlamenti edhe pse pėrbėhet nga forca parlamentare qė janė nė debat dhe mund tė jenė nė debat tė vazhdueshėm ka pėrgjegjėsinė e vet pėr tė pėrmbushur detyrimet e kushtetutės e madje dhe ta interpretojė atė sa herė qė ėshtė nevoja pėr tė kryer veprimet e veta. Kėshtu qė unė mendoj qė gjykata kushtetuese duhet tė futet nė lojė le tė themi nė rast se ka konflikt brenda parlamentit dhe nuk gjendet gjuha e pėrbashkėt midis forcave politike ose midis institucioneve pėr ēėshtje qė kanė lidhje me procedurat qė do tė ndiqen pas shpėrndarjes sė parlamentit.
BBC- Pikėrisht mė duket se jemi nė kėtė situatė ku ka njė mospėrputhje, njė mospajtim tė thellė brenda parlamentit dhe njė nga kėto pika ku ka mospėrputhje ėshtė ēėshtja e konceptit tė vakantit tė presidentit. Ēfarė do tė thotė vakant nė radhė tė parė?
Anastasi - Ėshtė fjala pėr interpretimin e nenit 91 tė kushtetutės. Ky nen e lidh vakancėn me pamundėsinė e presidentit tė republikės ose me pamundėsinė e pėrkohshme ose me pamundėsinė e pėrhershme. Nė pamundėsinė e pėrkohshme kuptohet njė sėmundje ose pėr shkak tė daljes me njė afat tė paarsyeshėm jashtė shtetit dhe natyrisht nė kėto raste kėrkohet njė vijimėsi dhe kryetari i kuvendit mund tė zėrė vendin e presidentit tė republikės. Pra, pamundėsia e pėrkohshme nuk e mbaron mandatin e presidentit, por bėn njė farė pezullimi. Vendi vakant mbetet kur pamundėsia ėshtė e pėrhershme, kur ai vdes, ka njė sėmundje tė tillė qė nuk ka shpresė se do tė rikthehet mė nė detyrėn e tij. Unė kėtu mund tė fusja dhe dorėheqjen e presidentit tė republikės, pra mund tė fusja gjithēka qė e mbaron mandatin e tij para afatit 5 vjeēar.
BBC- Me siguri politikanėt do t'i drejtohen pėr ndihmė dhe pėr konsultė konstitucionalistėve. Ju jeni njė eksperte e tė drejtės kushtetuese, ēfarė kėshille do t'i jepni politikanėve nė kėtė rast qė tė dilej nga ky kolaps i paralajmėruar?
Anastasi - Jemi nė situatėn kur pak ditė kanė mbetur nga afati kushtetues i mbledhjes sė parlamentit pėr tė filluar procedurat e zgjedhjes sė presidentit tė republikės. Nuk shtrohet dot kėtu as ēėshtja qė tė kemi njė ndryshim tė kushtetutės me qėllim qė ta amendojmė nenin pėrkatės, as dhe ēėshtja e pritjes sė njė vendimi tė gjykatės kushtetuese pėrpara se tė fillojmė proēedurat parlamentare. Kėshtu qė unė do tė jepja njė kėshillė tė tillė qė pėrgjegjėsia e anėtarėve tė kuvendit tė rritet nė atė shkallė sa ata vetė tė marrin fatet nė dorė tė kėsaj procedure dhe tė interpretojnė kushtetutėn nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme dhe do tė doja unė si qytetare qė pas raundit tė 5 minimumi tė kishte pėrfunduar proēedura e zgjedhjes sė presidentit tė republikės nė kushtet nė tė cilat ndodhemi sepse kemi disa probleme tė mos pėrmendim problemet qė shoqėria civile ngre gjithmonė tė infrastrukturės zgjedhore, por themi qė kemi probleme tė tjera qė vijnė nga njė farė zbrazėtie qė ka kushtetuta dhe mos parashikimet e detajuara tė saj pas shpėrndarjes sė kuvendit.
Krijoni Kontakt