Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Presidenti Moisiu reagon ndaj zhvillimeve


    Alfred Moisiu
    Presidenti shqiptar, Alfred Moisiu u bėri thirrje forcave politike qė nė qendėr tė axhendės sė tyre tė vendosin interesin madhor tė stabilitetit demokratik te vendit, ndėrsa e konsideroi debatin aktual pėr zgjedhjen e presidentit si njė debat artificial, tė panevojshėm dhe tė motivuar nga interesa politike tė ditės.

    Nė njė deklaratė tė posaēme tė lėshuar nga zyra e tij e shtypit, zoti Moisiu u bėri thirrje atyre pėr tė ndjekur njė politikė vizionare, tė matur dhe qytetare.

    Sipas tij kjo politikė “...nė prag tė vizitės historike tė Presidentit tė SHBA, Xhorxh Bush dhe tė zgjidhjes sė statutit pėrfundimtar tė Kosovės, tė dėshmojė se jemi njė vend nė normalitet, stabilitet dhe me zhvillim tė qėndrueshėm demokratik”.

    Debati mbi presidentin

    Nė Shqipėri ėshtė ndezur debati lidhur me afatin dhe mėnyrėn e zėvendėsimit tė Presidentit tė vendit nė rast se nuk arrihet konsensus pėr zgjedhjen e tij.

    Partia Demokratike nė pushtet thotė se nė rast se zgjedhja nuk arrihet deri nė 24 korrik, vendin e tij do ta zerė kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli

    Nė 24 korrik mbaron mandati i presidentit aktual, Alfred Moisiu.

    Por opozita ėshtė kundėr kėsaj ideje.

    Pjesėtarė tė saj e kanė paralajmėruar atė qė e quajnė si plan tė paramenduar tė qeverisė.

    Sipas opozitės, me kryetaren e Parlamentit Topalli nė vendin e Presidentit, qoftė edhe pėrkohėsisht, Qeveria mund tė realizonte shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe ndryshime nė pėrbėrjen e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė.

    Kėto lėvizje qeveria nuk arriti t’i realizojė edhe pas njė konflikti tė gjatė me presidentin aktual, Moisiu.

    Aleksandėr Furxhi bisedoi me eksperten e tė drejtės Kushtetuese, Aurela Anastasi dhe fillimisht e pyeti se ēfarė kuptimi i jep Kushtetuta pėrfundimit tė mandatit tė Presidentit?

    Anastasi - Kushtetuta ka pėrcaktuar disa aspekte tė mbarimit tė mandatit tė presidentit nė detyrė. Nė vijėn mė normale mandati i presidentit tė republikės pėrfundon me mbarimin e afatit kushtetues. Meqė kushtetuta ka pėrcaktuar njė mandat 5 vjeēar duke filluar nga dita e betimit tė presidentit tė republikės sipas formulės sė parashikuar nė kushtet 5 vjet mė pas mbaron mandati i tij sipas afatit kohor nė vijė normale.

    BBC - Zonja Anastasi a mendoni se kushtetuta nuk e pėrcakton se ēfarė ndodh me postin e presidentit nė rast se parlamenti shpėrndahet?

    Anastasi - Parlamenti shpėrndahet vetėm si rezultat i pėrgjegjėsisė politike qė mban nė qoftė se ai nuk e zgjedh presidentin e republikės. Duhet pranuar qė nė fillim qė formula jonė e parashikuar nė nenin 87 tė kushtetuės ėshtė origjinale, por mjaft e komplikuar. Mendoni 3 parlamente qė mund tė marrin pjesė nė zgjedhjen e presidentit tė republikės dhe 11 raunde votimesh, 5 raunde do tė ketė parlamenti i parė qė ėshtė nė detyrė normalisht dhe parlamenti i dytė qė zgjidhet nėse i pari shpėrndahet dhe 1 raund me shumicė jo tė cilėsuar, por absolute do tė ketė parlamenti 3. Tė mendojmė se ēfarė formule e vėshtirė ėshtė kjo. Si konkluzion parlamenti ka detyrim kushtetues tė zgjedhė presidentin e republikės, kjo nuk ėshtė njė dėshirė apo njė liri e parlamentit, ky ėshtė njė detyrim kushtetues. Ai duhet tė votojė nė 5 raunde dhe vetėm nėse pas raundit tė 5 nuk e ka arritur shumicėn e cilėsuar tė parashikuar nga kushtetuta ai shpėrndahet. Pas kėsaj parashikohet zgjedhje dhe rizgjedhje pėr dy parlamente tė tjerė, por nuk parashikohen procedurat qė do tė ndiqen nė rast se parlamenti i parė shpėrndahet.

    BBC- Pra nuk ėshtė e qartė nė rast se shkojmė nė zgjedhje tė parakohshme se ēfarė ndodh nė vendin e presidentit tė republikės, qėndron apo jo i njėjti president. Ēfarė parashikon atėherė legjislacioni shqiptar?

    Anastasi - Parlamenti edhe pse pėrbėhet nga forca parlamentare qė janė nė debat dhe mund tė jenė nė debat tė vazhdueshėm ka pėrgjegjėsinė e vet pėr tė pėrmbushur detyrimet e kushtetutės e madje dhe ta interpretojė atė sa herė qė ėshtė nevoja pėr tė kryer veprimet e veta. Kėshtu qė unė mendoj qė gjykata kushtetuese duhet tė futet nė lojė le tė themi nė rast se ka konflikt brenda parlamentit dhe nuk gjendet gjuha e pėrbashkėt midis forcave politike ose midis institucioneve pėr ēėshtje qė kanė lidhje me procedurat qė do tė ndiqen pas shpėrndarjes sė parlamentit.

    BBC- Pikėrisht mė duket se jemi nė kėtė situatė ku ka njė mospėrputhje, njė mospajtim tė thellė brenda parlamentit dhe njė nga kėto pika ku ka mospėrputhje ėshtė ēėshtja e konceptit tė vakantit tė presidentit. Ēfarė do tė thotė vakant nė radhė tė parė?

    Anastasi - Ėshtė fjala pėr interpretimin e nenit 91 tė kushtetutės. Ky nen e lidh vakancėn me pamundėsinė e presidentit tė republikės ose me pamundėsinė e pėrkohshme ose me pamundėsinė e pėrhershme. Nė pamundėsinė e pėrkohshme kuptohet njė sėmundje ose pėr shkak tė daljes me njė afat tė paarsyeshėm jashtė shtetit dhe natyrisht nė kėto raste kėrkohet njė vijimėsi dhe kryetari i kuvendit mund tė zėrė vendin e presidentit tė republikės. Pra, pamundėsia e pėrkohshme nuk e mbaron mandatin e presidentit, por bėn njė farė pezullimi. Vendi vakant mbetet kur pamundėsia ėshtė e pėrhershme, kur ai vdes, ka njė sėmundje tė tillė qė nuk ka shpresė se do tė rikthehet mė nė detyrėn e tij. Unė kėtu mund tė fusja dhe dorėheqjen e presidentit tė republikės, pra mund tė fusja gjithēka qė e mbaron mandatin e tij para afatit 5 vjeēar.

    BBC- Me siguri politikanėt do t'i drejtohen pėr ndihmė dhe pėr konsultė konstitucionalistėve. Ju jeni njė eksperte e tė drejtės kushtetuese, ēfarė kėshille do t'i jepni politikanėve nė kėtė rast qė tė dilej nga ky kolaps i paralajmėruar?

    Anastasi - Jemi nė situatėn kur pak ditė kanė mbetur nga afati kushtetues i mbledhjes sė parlamentit pėr tė filluar procedurat e zgjedhjes sė presidentit tė republikės. Nuk shtrohet dot kėtu as ēėshtja qė tė kemi njė ndryshim tė kushtetutės me qėllim qė ta amendojmė nenin pėrkatės, as dhe ēėshtja e pritjes sė njė vendimi tė gjykatės kushtetuese pėrpara se tė fillojmė proēedurat parlamentare. Kėshtu qė unė do tė jepja njė kėshillė tė tillė qė pėrgjegjėsia e anėtarėve tė kuvendit tė rritet nė atė shkallė sa ata vetė tė marrin fatet nė dorė tė kėsaj procedure dhe tė interpretojnė kushtetutėn nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme dhe do tė doja unė si qytetare qė pas raundit tė 5 minimumi tė kishte pėrfunduar proēedura e zgjedhjes sė presidentit tė republikės nė kushtet nė tė cilat ndodhemi sepse kemi disa probleme tė mos pėrmendim problemet qė shoqėria civile ngre gjithmonė tė infrastrukturės zgjedhore, por themi qė kemi probleme tė tjera qė vijnė nga njė farė zbrazėtie qė ka kushtetuta dhe mos parashikimet e detajuara tė saj pas shpėrndarjes sė kuvendit.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    E perse mos te vie ne krye te shtetit e par grua europiane ?

    Mos harroni, kemi pasur nje Nene Tereza, por duhet te aprovojmi se ne kemi edeh Nene Tereza tjerea, kemi Teuta tjera.....

    I urojė shendete se pari Xhozefines sonė te dashur !

  3. #13
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Ishalla lexohet kushtetuta sipas nenit 91 nqs nuk mund te zgjidhet presidenti dhe te hiqen Sallakrat, Gjermenjat e te tjere kriminele qe u bene kaq vite qe na mbajne peng dhe po na nxijne fytyren e nuk na lene te integrohemi si vendet e tjera. Uroj qe keta persona te flaken ne rruge ose dhe me keq akoma tu vendosen prangat dhe te vuajne denimet per krimet qe i kane bere ketij populli ne vitet qe kane qendruar e jane fshehur si minj ne ato karrige pushteti.

    Imperator
    Albanian Perandory

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Nenet !
    Leri nenet, tek ne jane vetem formale ore.....
    Aleksandri i Madh pat thene, le te sundoje ai (apo ajo) qe eshte me i zoti, ne kete raste me e zoja eshte zonja Topalli.

    Ironia e rastit, topalli ne turqishte do thote inavalide, i pa aftė, por besoje se ajo do ti tregoje aftesite e saja edhe ne kete lami....pse jo, mbretresha e re e ilirve !

  5. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Topalli sot replikoi me Blushi kur ky ngriti problemin e rrezikut te kalimit te kopetencave te presidentit kesaj se fundit. Ajo tha se kushtetuta eshte gjeja me e shtrenjte per te.

    Cfare pamje mjerane dhe idiote jep kjo replike e saj. Nje shtet qe ndertohet dhe funksionon jo si nje harmonizim institucionesh dhe balancash legjislative, por nga dashuria dhe deshira e mire e ca individeve qe artificialisht mund ti aderohen edhe kopetenca te pamerita dhe pushtete te pakontrolluara, por qe nuk duhet te na shqetesoje se keta e duan shume kushtetuten.

    Qyteterimi modern e rregullon vetveten me ane te sistemeve ligjore dhe rregullave institucionale, jo sepse ketij qyteterimi i mungojne njerezit e mire dhe te ndershem, por sepse historia e ka provuar se funksionimi i nje shteti modern nuk mund ti lihet ne dore miresise apo perkushtimit te askujt, nga cdo ane e politikes qofte dhe sado i besueshem qofte. Shtetet modern jane te tille sepse kane krijuar sisteme qeverises qe balancojne fuqine e cdo institucioni, pa marre parasysh karakterin e personave te vecante qe ndodhen ne kete sistem gjate nje kohe te caktuar.

    Topalli pergjerohet dhe betohet perpara nesh sikur ne te jemi nje bashkesi fisesh te eger, pjestare te nje shoqerie primitive dhe te pa-eikulibruar qe funksionimin e saj duhet tia besoje dashurise se zonjes Topalli per kushtetuten dhe jo kushtetutes vete apo ligjeve balancuese dhe rregulluese qe kemi sot ne fuqi. Ky lloj mentaliteti eshte llahtarisht xhahil, dhe i fokuson shqiptaret te cmojne me shume lidera dhe fjalet e bukura te tyre, dhe jo sisteme funksionale qeverisjeje ashtu si ne cdo vend te botes moderne.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zara dhustra.. ti e di lakmusin e kimisė..

    cmendim ke per altin arapin?

    a duhej te ishte ne burg ai vrases serial apo ai qe eshte tani.. shef i sallak moisive..

    he si thua..

    edhe tjeret le te pergjigjen..se lakmusi nuk i ben keq askujt..

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    nese presidenti nuk zgjidhet do te thote qe parlamenti shperndahet automatikisht dhe deputetet nuk jane me deputet prandaj topalli nuk eshte me as deputete dhe ska si te jet as kryetare e nje parlamenti qe nuk egziston pasi konsiderohet i shperndare

    vetem nese topali eshte topalle dhe ecen me vonese ne krahesim me te tjeret

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Topalli Presidente, pa kompetenca Kushtetuese?

    Fatjona Mejdini

    Kembengulja e mazhorances per te vendosur ne krye te shtetit kryeparlamentaren Topalli pas dates 24 korrik, kur Presidentit Moisiu i mbaron mandati mund te sjell probleme ne lidhje me kompetencat kushtetuese qe do te kete kryetarja provizore e shtetit. Ish-kryetari i Komisionit te Ligjeve, Spartak Ngjela, thekson se ne rastin qe Kryetarja e Kuvendit, Topalli, do zevendesoj vendin e lene bosh nga Moisiu, ajo nuk do te kete asnje nga te drejtat kushtetuese te Presidentit, sic eshte e drejta e dekretimit.

    “Kryetarja e Kuvendit, nese ka ate pike oreksi dhe mendon se mund te krijoj arbitrarizma mbasi te luaj rolin e Presidentit e ka gabim, sepse ajo nuk disponon dot asgje, sepse s’ka te drejten e dekretit”, theksoi deputeti Ngjela, ne nje prononcim per mediat. Nga ana tjeter, konstitucionalistet e njohur ne vend shprehen se ne Kushtetute nuk ka asnje nen qe te parashikoj kompetencat e Kryetarit te Kuvendit, ne rast se ai provizorisht qendron ne krye te shtetit. Konstitucionalisti Njazi Jaho shprehet se ne Kushtetuten e vendit nuk ka asnje rresht per kompetencat qe mund te kete Kryetari i Kuvendit ne rast se zevendeson Presidentin. Sipas Jahos, per te zgjidhur kete problem do te ishte oportune te shikoheshin eksperiencat evropiane ose me gjere. Por, nga ana tjeter, Njazi Jaho shprehet se Gjykata Kushtetuese mund te jap nje vendim interpretues ne lidhje me kete ceshtje nese lind nevoja. Sipas tij, askush nuk mund te japi nje zgjidhje te prere per kete rast, duke qene se nuk ka pasur precedente te ngjashem dhe per pasoje nuk ka lindur nevoja qe kesaj ceshtje t’i gjendej nje zgjidhje. I te njejtit qendrim eshte edhe konstitucionalisti Rustem Gjata. Sipas tij, ne Kushtetute nuk flitet per kompetenca ‘presidenciale’ te Kryetarit te Kuvendit. Rustem Gjata shprehet se zevendesimi i Presidentit nga Kryetari i Kuvendit ne nje kohe te shkurter eshte bere me qellimin e vazhdimesise se drejtimit te institucioneve kushtetuese. Gjata shpjegon se precedentet e meparshem ne vend kane treguar se posti i Presidentit eshte zevendesuar vetem per nje kohe te shkurter nga Kryetaret e Kuvendit. Sipas Rustem Gjates, zevendesimi behet me shume per te vazhduar aktivitetin ceremonial te Presidentit te Republikes, pjese kjo shume e rendesishme per postin e Presidentit. Diskutimi ne lidhje me ceshtjen e kompetencave ose jo te Kryetares se Kuvendit, ne rast se ajo zevendeson Presidentin Moisiu, lind ne momentin kur skeptiket theksojne se Topalli do ta shfrytezoj qendrimin e saj ne krye te shtetit per te bere disa shkarkime, te cilat Presidenti Moisiu ka refuzuar t’i bej. Keshtu theksohet se Kryetarja e Kuvendit do te bej menjehere shkarkimin e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe po keshtu do te emeroj dhe shkarkoj emrat te tjere, te cilet Moisiu ka refuzuar t’i dekretoj.
    #VamosArgentina

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    zgjedhja e presidentit
    intervista

    Ish-Presidenti kundėr opsionit “Topalli presidente”


    Meidani: Moisiu t’ia dorėzojė zyrėn Presidentit tė ri



    tirane
    Pėr ish-presidentin Meidani, Kushtetuta nuk e thotė shprehimisht, por fryma e saj tė lė tė kuptosh se presidenti aktual duhet t’ia dorėzojė detyrėn vetėm presidentit tė ri tė zgjedhur nga Kuvendi.

    Meidani kthehet 5 vite mė parė kur ka qenė i njėjti debat dhe kujton se atėherė ka tentuar t’i drejtohet Gjykatės Kushtetuese pėr interpretim, por zgjedhja e Moisiut mbylli debatet.

    Z.Meidani, debatit pėr zgjedhjen e presidentit i ėshtė shtuar njė dimension i ri. Nėnkryetari i Kuvendit, Fatos Beja dhe deputetė tė tjerė tė maxhorancės deklarojnė se nėse presidenti i ri nuk zgjidhet brenda datės 24 korrik, presidentit aktual, Moisiu, i mbaron mandati dhe duke iu referuar nenit 91 tė Kushtetutės pėr vendin vakant, detyrat e tij duhet t’i kryejė kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ju si ish-president si e vlerėsoni kėtė opsion?
    Unė sapo jam kthyer nga njė aktivitet ndėrkombėtar nė SHBA dhe megjithėse jam pėrpjekur tė ndjek zhvillimet shqiptare nė internet, pėrsėri mund tė pohoj se i njoh vetėm pjesėrisht deklarimet, argumentimet apo reagimet e ndryshme tė bėra kėto ditė nga pėrfaqėsues tė kampeve politike, nga specialistė juristė tė fushės apo pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile e medias.
    Sidoqoftė, mund tė pohoj se ky problem nuk ėshtė i ri. Njė debat i ngjashėm, me tė njėjtat kundėrshti, ėshtė zhvilluar dhe afro 5 vjet mė parė. Dhe nė atė kohė disa pėrfaqėsues kryesorė tė opozitės (sot tė shumicės) mbronin njė pikėpamje tė ngjashme. Edhe pse kisha njė pikėpamje krejt tė kundėrt me ta nė lidhje me frymėn dhe kuptimin kushtetues pėr kėtė rast, pėr tė mos lejuar konfuzion tė panevojshėm apo pėrplasje tė mėvonshme, fillimisht gjykova tė bėja njė kėrkesė pėr interpretim nga institucioni pėrgjegjės, pra Gjykata Kushtetuese. Madje, pėr tė sqaruar dhe tė gjitha detajet ligjore e procedurale pėr rastin kur, nė pamundėsi tė zgjedhjes sė kryetarit tė shtetit, shkohet nė zgjedhje tė parakohshme. Fatmirėsisht, kjo ēėshtje u zgjidh qė njė muaj pėrpara mbarimit tė mandatit tim me zgjedhjen me konsensus tė presidentit Moisiu, kėshtu qė nuk mė doli nevoja pėr zyrtarizimin e njė kėrkese tė tillė...
    Nė fakt, nuk ėshtė vetėm problemi i mėsipėrm qė kėrkon interpretim, madje ai, pėr mendimin tim ėshtė mė i thjeshti, ndoshta dhe mė i qarti. Por pikėpyetje shumė mė tė mėdha, nė rastin e moszgjidhjes sė kryetarit tė shtetit, mund tė shfaqen nė fazat e mėvonshme. Kėshtu, p.sh., pas zgjedhjeve tė reja dhe krijimit tė Kuvendit tė ri, ēfarė duhet bėrė fillimisht; miratimi i qeverisė sė shumicės sė re apo zgjedhja e presidentit? Teorikisht, nė njė gjykim tė parė, hapi i parė qė duhe ndėrmarrė, pas formimit tė Kuvendit, mbetet pėr ēdo rast zgjedhja e kryesisė sė Parlamentit (sidomos e kryetarit tė Kuvendit) dhe menjėherė pas saj ajo e presidentit, sepse ėshtė presidenti ai qė dekreton kryeministrin dhe qeverinė e re. Por dhe kjo situatė ėshtė mjaft e pakėndshme dhe problematike, sidomos po tė kihet parasysh qė nė rast ngėrēi nė procesin e zgjedhjes sė tij, kėrkohet njė periudhė mbi 8-9 mujore, pėr tre zgjedhje parlamentare tė njėpasnjėshme. Dhe ndėrkohė mbetet i njėjti kryeministėr dhe e njėjta qeveri, edhe kur ndryshon shumica parlamentare, apo kemi tė njėjtin kabinet qeveritar pa pasur njė Parlament nė funksione normale...!
    Nė kėto kushte, nuk duket shumė serioze qė nė raste tė tilla tė mund tė pretendohet qė tė zbatohet neni 91 i Kushtetutės (nė pikat 1 dhe 2 tė cilit thuhet se: 1. Kur Presidenti i Republikės ėshtė nė pamundėsi tė pėrkohshme pėr tė ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, kryetari i Kuvendit zė vendin dhe ushtron kompetencat e tij. 2. Nė rast se presidenti nuk mund tė ushtrojė detyrėn pėr mė shumė se 60 ditė, Kuvendi, me dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve, vendos dėrgimin e ēėshtjes nė Gjykatėn Kushtetuese, e cila vėrteton pėrfundimisht faktin e pamundėsisė. Nė rast tė vėrtetimit tė pamundėsisė, vendi i presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e presidentit tė ri fillon brenda 10 ditėve nga dita e vėrtetimit tė pamundėsisė). Aq mė shumė qė nė pikėn e dytė bėhet dhe njė sqarim tjetėr i mbetjes sė vendit vakant, krahas p.sh. rastit tė humbjes sė jetės nė detyrė tė kryetarit tė shtetit.
    Presidenti Moisiu ka deklaruar se zyrėn do t’ia lėshojė vetėm presidentit tė ri tė zgjedhur nga Kuvendi. Nė fakt, juristėt kanė konstatuar se Kushtetuta nuk e thotė shprehimisht ēfarė bėhet nėse nuk zgjidhet presidenti brenda afatit kushtetues. Si e shihni ju nė optikėn tuaj kėtė ēėshtje?
    Siē e pėrmenda dhe mė sipėr nė formulimin e nenit 91, ėshtė e vėrtetė qė Kushtetuta nuk flet nė mėnyrė eksplicite pėr kėtė rast. Por asnjė Kushtetutė nė botė nuk pėrfshin ēdo detaj institucional. Megjithatė, ndryshe ėshtė parė aty, p.sh., rasti i ministrave dhe i kryeministrit (neni 106: Kryeministri dhe ministrat janė tė detyruar tė qėndrojnė nė detyrė deri nė formimin e Kėshillit tė Ministrave pasardhės.) apo i anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese (neni 125, pika 5: Gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese vazhdon nė detyrė deri nė emėrimin e pasardhėsit tė tij).
    Pavarėsisht kėtij ndryshimi nė formulim, vlejnė tė konsiderohen dy elementė bazė pėr gjykim. Sė pari, fryma e Kushtetutės nė lidhje me tranzicionin normal tė pushtetit dhe sė dyti, objektivi i saj i qėndresės si guri themeltar i shtetit, pra synimi pėr njė funksionim sa mė tė qėndrueshėm e institucional edhe nė raste krizash politike, d.m.th., pėr aq sa ėshtė e mundur, dhe garantim tė njė ekuilibri, njė ndarje tė pushteteve funksionuese dhe kontroll-balancim tė tyre. Pa njė president tė zgjedhur, me kryetar Kuvendi qė pretendohet se mund tė luajė ‘de facto’ kėtė rol, pėr njė periudhė shumė tė gjatė (e cila mund tė jetė dhe mbi 8-9 muaj, apo dhe mė shumė, ndėrkohė qė Kushtetuta nėnkupton njė periudhė mjaft tė shkurtėr!), me njė funksionim pothuajse zero tė Parlamentit qė krijohet e shpėrndahet, nuk mund tė garantohen elementėt e pėrmendur mė sipėr. Aq mė shumė qė nė nenin 89 tė Kushtetutės thuhet qartė dhe prerė se: Presidenti i Republikės nuk mund tė mbajė asnjė detyrė tjetėr publike, nuk mund tė jetė anėtar partie dhe as tė kryejė veprimtari tjetėr private. Kėto arsye, por ndoshta dhe shumė tė tjera, tė bindin qė detyra e presidentit, edhe pse mandati i tij ėshtė 5-vjeēar (neni 88, pikat 1,2) duhet tė pėsojė “ekstensionin” e nevojshėm deri nė pritje tė dorėzimit tė detyrės te presidenti i ri. Ky koncept kohor pothuajse “relativ” ėshtė karakteristik pėr Kushtetutėn tonė, ndryshe p.sh. nga Kushtetuta amerikane, ku aplikohet njė koncept kohor gati absolut.
    Disa OJQ i janė drejtuar Gjykatės Kushtetuese pėr ta interpretuar Kushtetutėn, nė kėtė rast, por maxhoranca thotė se Gjykata Kushtetuese nuk mund tė mblidhet, pasi kryetarit tė gjykatės, i cili drejton mbledhjet, i ka mbaruar mandati nė 13 maj. Kryetarja e Kuvendit ka akuzuar presidentin Moisiu se nuk e dekreton kryetarin e ri pėr interesa personale. Si zgjidhet ky rebus, sipas jush?
    Pak mė sipėr sapo theksova qė anėtari i Gjykatės Kushtetuese rri nė detyrė derisa tė emėrohet pasardhėsi i tij. Pra, arsyetimi qė Gjykata Kushtetuese nuk mund tė mblidhet nuk duhet tė qėndrojė. Pa harruar qė dhe kryetari i kėsaj gjykate kur merret vendimi pėr njė ēėshtje tė dhėnė ka njė votė si tė gjithė anėtarėt e tjerė. Kjo theksohet mė se qartė nė nenin 133, pika 2, ku shkruhet se: Gjykata Kushtetuese vendos me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė saj.
    Nga ana tjetėr, mendoj se jo vetėm OJQ, por Gjykatėn Kushtetuese pėr kėtė ēėshtje, krahas Presidentit tė Republikės, mund ta vėnė nė lėvizje dhe deputetė tė pėrgjegjshėm pėr zgjidhjen e kėtij problemi apo tė kėtij “rebusi”, siē e quani ju. Nė nenin 134, pika 1. c, theksohet se kjo gjykatė mund tė vihet nė lėvizje me kėrkesė tė jo mė pak se njė sė pestės sė deputetėve...
    Kjo gjykoj se do tė ishte dhe rruga e duhur. Jo thjesht pėr tė kapėrcyer pa dhembje situatėn e pakėndshme qė edhe mund tė krijohet, por dhe pėr tė pasuruar e zhvilluar mė tej interpretimin kushtetues pėr rrethana tė ngjashme. Dhe mbi tė gjitha pėr tė shmangur konfliktet publike tė “fjalės sė fundit” qė e kanė tronditur aq shpesh politikėn shqiptare, duke zbehur keqas deri autoritetin e institucioneve mė tė larta tė prodhuara prej saj...
    Intervistoi: Robert Rakipllari



    LSI: PD, tendenca pėr uzurpim
    Zėdhėnėsi i LSI-sė, Sokol Dervishaj, u shpreh kundėr idesė sė maxhorancės dhe i cilėsoi kėto tendenca pėr tė uzurpuar tė gjitha institucionet kushtetuese nė vend. “Maxhoranca aktuale nė vend qė tė mendojė seriozisht dhe tė ulet nė bisedime me opozitėn pėr tė gjetur me konsensus zgjedhjen e kėrkuar, vepron totalisht nė mėnyrė arbitrare, duke shfaqur qartazi tendencat pėr tė realizuar njė grusht shteti institucional, njė puē institucional, dhe pėr tė mos gjetur zgjedhjen e kėrkuar, por pėr ta dominuar atė nėpėrmjet artificave qė kėrkon t’ia veshė Kushtetutės. Provokimet qė vijnė nga kjo maxhorancė tregojnė qartazi se ajo po shmanget nga kėrkesa e opozitės pėr tė ofruar konsensus pėr tė realizuar njė paketė tė gjerė reformash, si dhe pėr tė larguar vendin nga ky kolaps institucional”, theksoi Dervishi.

    PSD: PD synon grusht shteti
    Partia Socialdemokrate dėnoi qėndrimet nga maxhoranca pėr tė caktuar Topallin si presidente tė vendit, nė rast tė moszgjedhjes sė presidentit tė ri tė vendit. “Deklarimet e krerėve tė maxhorancės janė njė presion i hapur ndaj Kuvendit dhe tė gjithė institucioneve kushtetuese. Kėto deklarata mė shumė flasin pėr atė qė kokat e nxehta mund tė shkojnė edhe drejt njė grushti shteti. Ne i bėjmė thirrje maxhorancės qė me qetėsi tė lexojė e kuptojė Kushtetutėn, tė vlerėsojė gjendjen nė tė cilėn ndodhet Shqipėria dhe Kosova dhe tė heqė dorė nga ambiciet e saj jokushtetuese. Historia do tė gjykojė ashpėr kėdo, forcė politike apo individ qė do tė bjerė ndesh interesave tė vendit nė kėtė moment tepėr delikat. PSD i qėndron deklaratave tė bėra se nė Shqipėri problem nuk ėshtė presidenti, por kryeministri”, deklaroi nėnkryetari i PSD, Pajtim Bello.



    Kryeministri deklaron se Moisiut i mbaron mandati mė 24 korrik, por deri atėherė do tė zgjidhet Presidenti i ri

    Berisha: Moisiu ikėn mė 24 korrik
    “Kushtetuta pėrcakton se kush e zėvendėson kur vendi mbetet vakant”

    Kryeministri, Sali Berisha, deklaron se ėshtė optimist pėr zgjedhjen e presidentit para datės 24 korrik.

    Njė deklaratė tė tillė kreu i PD-sė dhe i ekzekutivit shqiptar e bėri gjatė njė takimi qė zhvilloi me pėrfaqėsuesin e lartė tė FMN-sė, Portugal. Berisha komentoi dhe debatet e shumta nė lidhje me faktin nėse duhet tė qėndrojė Moisiu nė detyrė pas 24 korrikut, pra nėse Parlamenti dėshton nė zgjedhjen e presidentit tė ri tė vendit. “Moisiu ka tė drejtė pėr zyrėn e tij, ai mund ta mbajė atė deri mė 24 korrik, mė pas duhet tė lirojė zyrat. Pjesa e parė, qė presidenti shpreh dėshirėn t’ia dorėzojė njė pasardhėsi, ėshtė gjėja mė normale dhe forcat politike duhet ta zgjedhin deri nė datėn 24. Pjesa e dytė ėshtė emotive dhe nuk vlen tė komentohet”, theksoi kryeministri. Berisha e cilėsoi si emotive deklaratėn e presidentit aktual Moisiu se nuk do t’ia lirojė zyrėn kryetares sė Kuvendit, veēse pasardhėsit tė tij. “Kushtetuta e kėtij vendi pėrcakton qartėsisht se ēfarė ndodh dhe kush zėvendėson nė rast se vendi mbetet vakant. Sė treti, Kushtetuta parashikon zgjatje mandati vetėm pėr Parlamentin. Nė kėtė kuadėr, zgjidhen tė gjitha problemet. Pėr sa i pėrket situatės sė krijuar unė dua tė besoj se do tė ndėrmerren masat mė tė shpejta pėr zgjidhjen e saj”, u shpreh Berisha. Kryetari i PD-sė ka mbrojtur kėshtu tezėn e hedhur sė fundi nga eksponentė tė tjerė tė maxhorancės se nė rast se vendi shkon nė zgjedhje tė parakohshme, pėr shkak tė moszgjedhjes sė presidentit, atėherė “frenat e shtetit” i merr kryetari i Kuvendit. Por kryeministri mendon se deri mė datėn 24 korrik, klasa politike shqiptare mund tė arrijė nė zgjidhjen e presidentit tė ri tė vendit. “Dua t’ju siguroj se unė besoj dhe jam shumė optimist pėr zgjedhjen e presidentit konsensual”, vioji Berisha. Zėrave pėr arritjen e njė gjėje tė tillė i bashkohet dhe deputeti i PD-sė, Preē Zogaj. Sipas tij, maxhoranca nuk do tė lejojė qė vendi tė futet nė njė krizė presidenciale, duke lėnė po president Moisiun. Sipas tij, “nuk mund t’ia lėsh presidentit aktual si kandidaturė, pasi maxhoranca ėshtė shprehur kundėr nė mėnyrė kategorike”. Ndėrsa edhe deputeti i PD-sė, Aleksandėr Biberaj, nė konferencėn pėr shtyp deklaroi se “Kushtetuta e ka tė sanksionuar qartė se kur lihet vakant vendi i presidentit ai merret nga ana e kryetarit tė Kuvendit”. “Maxhoranca, nė zbatim tė Kushtetutės, do tė bėjė pėrpjekje maksimale pėr zgjedhjen e presidentit nė Parlament nė afatet kushtetuese, nė rast tė kundėrt, pas 24 korrikut, vendi i presidentit, i mbetur vakant dhe sipas Kushtetutės, do tė zihet nga kryetari i Kuvendit. Kjo parashikohet nė nenin 91, pika 1 e Kushtetutės”, theksoi Biberaj. Ndėrsa deputeti i PD-sė, Astrit Patozi, denoncoi faktin e moszgjedhjes sė kreut tė ri tė Gjykatės Kushtetuese, duke fajėsuar presidentin.



    Biberaj: Topalli presidente
    “Maxhoranca, nė zbatim tė Kushtetutės, do tė bėjė pėrpjekje maksimale pėr zgjedhjen e presidentit nė Parlament nė afatet kushtetuese, nė rast tė kundėrt pas 24 korrikut vendi i presidentit, i mbetur vakant dhe sipas Kushtetutės, do tė zihet nga kryetari i Kuvendit. Kjo parashikohet nė nenin 91, pika 1 e Kushtetutės”.

    Zogaj: Moisiu, jo mė President
    “Maxhoranca nuk do tė lejojė futjen e vendit nė njė krizė presidenciale, duke lėnė president po Moisiun. Nuk mund t’i propozosh kėsaj maxhorance presidentin nė fuqi. Atėherė opozita mė mirė le ta thotė, se nėse ėshtė pėr zgjedhjen e presidentit le t’i fillojmė bisedimet nė tavolinė, nėse nuk duan ta zgjidhin atėherė askush tė mos mendojė dhe shpresojė se mund tė fusė vendin nė krizė presidenciale duke lėnė president po Moisiun”.

    Patozi: Moisiu goditi shtetin
    “Lėnia bosh e postit tė kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese godet thelbin e shtetit nė Shqipėri, dhe unė kėtė e shoh si bashkėfajėsi mes presidentit dhe kryetarit tė gjykatės, por me valencė shumė mė tė madhe te Moisiu. Mendoj se ky ėshtė njė precedent i rrezikshėm pėr tė krijuar njė model tė ri kur mandati i krerėve tė institucioneve kushtetuese mund tė zgjatet edhe pėrtej afateve qė pėrcakton ligji themeltar i shtetit”.



    Kreu i PS e ai i PR mund tė jenė takuar edhe pėr Presidentin
    Rama e Mediu kokė mė kokė, PS: Takimi, pėr truallin e njė shkolle

    Dy liderėt kryesorė tė politikės shqiptare, Sali Berisha i PD-sė dhe Edi Rama i PS-sė, mund tė takohen mes tyre, duke u fokusuar pėr ēėshtjen e presidentit tė ardhshėm tė vendit. Njė lajm i tillė bėhet publik nga ana e “Top Channel”. Ndėrmjetės pėr realizimin e kėtij takimi ėshtė kryetari i PR-sė, Fatmir Mediu, i cili njihet si aleati mė i afėrt i kryeministrit Sali Berisha. Rama ėshtė parė tė premten pasdite, duke u futur nė ambientet e Ministrisė sė Mbrojtjes, rreth orės 18:00 dhe ku ka takuar mė pas kreun e kėtij dikasteri, Fatmir Mediun. Biseda mes tyre ka zgjatur pėr mė shumė se njė orė dhe pėrveē problemeve tė tjera jo jashtė vėmendjes sė tyre ka qenė dhe zgjedhja e ardhshme e presidentit tė vendit. Ultimatumi i bėrė nga ndėrkombėtarėt se duhej konsensus pėr zgjedhjen e presidentit, duket se ka vėnė nė lėvizje klasėn politike shqiptare, aktorėt e saj, pėr tė realizuar uljen nė njė tryezė tė pėrbashkėt tė dy liderėve Berisha dhe Rama. Ky do tė ishte takimi i parė qė mund tė zhvillohej ndėrmjet tyre, pasi prej kohėsh ka pasur ftesa pėr bashkėpunim dhe dialog, me qėllim pėr zhvillimin e reformave konsensuale nė vend, por ulja nė njė tryezė tė kryeministrit dhe tė liderit tė opozitės ka mbetur njė tentativė e dėshtuar. Ndėrsa kreu i PS-sė, Edi Rama, ka hedhur poshtė se takimi me ministrin e Mbrojtjes ishte pėr realizimin e njė tryeze me liderin e PD-sė. Zėdhėnėsi i PS-sė, Sajmir Tahiri, i pyetur nga “Panorama” nė lidhje me kėtė takim tė Ramės me Mediun, sqaron se “ai ėshtė zhvilluar nė cilėsinė e kryetarit tė bashkisė dhe jo si kryetar i PS-sė”. “Ky takim ėshtė zhvilluar me qėllimin pėr ndėrtimin e njė shkolle nė truallin e ish-repartit ushtarak nė Kodėr-Kamzė. Konfirmoj zyrtarisht se e vetmja bisedė gjatė kėtij takimi ka qenė lidhja me kėtė ēėshtje dhe asgjė tjetėr”, theksoi Tahiri. Vizita e paralajmėruar e presidentit amerikan, Xhorxh Bush, mė 10 qershor, duket se ka vėnė nė lėvizje klasėn politike tė arrijė konsensus politik pėr problemet madhore qė ka vendi, tė cilat janė nė dobi tė integrimit euroatlantik. Ndėrkohė qė komisioneri pėr Zgjerim i KE-sė, Oli Rehn, ka bėrė tė ditur se zgjedhja e presidentit ėshtė njė test shumė i rėndėsishėm pėr maturinė e klasės politike shqiptare. Javėn e ardhshme, kryeministri Berisha pritet tė zhvillojė njė takim nė selinė e BE-sė nė Bruksel. Nė kėtė vizitė pritet tė diskutohet procesi i integrimit tė vendit, si dhe mbi tė gjitha sfida e ardhshme e klasės politike shqiptare, zgjedhja e presidentit tė ri tė vendit. Nga ky takim Brukseli pritet t’i japė sinjale tė qarta klasės politike mbi kėtė sfidė tė re.


    © 2003 Gazeta Panorama
    #VamosArgentina

  10. #20
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Dorontina dhe Kreksi,

    pėr cilėn Europė e keni fjalėn Ju kur thuani se Jozefina Topalli do tė ishte gruaja e parė presidente nė Europė?

    Nė kėtė Europė tė planetit Tokė (Tellus) ka pėr momentin njė presidente shteti (Tarja Halonen, Finlandė; - Finlanda shtet europian), mė heret ka qenė Maria Robinson presidente e Irlandės (edhe Irlanda shtet europian).

    (sė paku pėr momentin po mė kujtohen kėto dy raste....)
    tė gjitha me masė!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. I biri i Hysen Sheshorit: Babai im asnjehere nuk e ka akuzuar Berishen
    Nga brooklyn2007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 12:30
  2. “Sekti Topalli rrezikon fitoren e PD nė zgjedhje”
    Nga Turi72 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 17:29
  3. Topalli: Presidenti te konsultohet me Kuvendin per emerimet
    Nga new-man nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 02:27
  4. Jozefina Topalli, gruaja mė e pushtetshme nė Shqipėri
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 07:30
  5. Kryeparlamentarja Topalli viziton Kosovën
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •