E Shtune, 12 Maj 2007
Kinema Millenium, per 3 dite me radhe do te jete e pushtuar nga filmat grek, duke sjelle ketu disa prej prodhimeve me te suksesshme te Qendres Kinematografike te Greqise ne Tirane. Nga e hena deri te premten (14-18 maj), ne kinema Millenium, do te shfaqen tre filma perfaqesues nga prodhimi i kinematografise moderne greke. Filmat perfaqesojne tendencat me te rendesishme te kinematografise moderne ne Greqi dhe konkretisht komedine moderne qe merret me psiko-sintezen e heroit anonim te jetes se perditshme. Po ashtu, do te shfaqen edhe ndikimet e forta nga kinematografia italiane dhe kinematografia artistike te krijuesit, qe ketu perfaqesohet nga nje prej regjisoreve me te shquar grek, Pandelis Voulgaris. Filmi i tij, prodhim i vitit 1991, Dite te qeta Gushti do te shfaqet me 18 maj, nderkohe qe siparin e shfaqjes se ketyre filmave grek, te subtitruar ne anglisht, do ta cele filmi Bonus, i Nikos Zapatinas, prodhim i vitit 2001. Per te vijuar me shfaqjen e nje tjeter filmi me 16 maj, Fundi i epokes i regjisorit Antonis Kokkinos, prodhim i vitit 1994. Regjisori Pandelis Voulgaris eshte nje nga perfaqesuesit me te rendesishem te kinematografise moderne greke, me nje pjesemarrje te rendesishme ne festivale nderkombetare me filma si Mbleseria e Anes, Vite te gurta, Nuset etj.
Gruaja shqiptare me nje panair
Nje panair edhe per Gruan shqiptare. Qendra Nderkombetare e Kultures qe me se shumti iu sherben panaireve, per kater dite me radhe 11-14 maj, dyert i ka te celura per panairin e grave shqiptare. Ky panair organizohet nga kompania EXPO Vizion, ne bashkepunim me QNK, Shoqaten Kombetare te Grave, Vizioni i Biznesit dhe Kultures, po ashtu edhe me mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Ne qender te ketij aktiviteti ishin sipermarrjet ekonomike me te suksesshme, mundesite qe ofrojne, per punesimin me perparesi te grave, OJF-te qe kane ne fokusin e tyre nxitjen e punesimit, vetepunesimin dhe kualifikimin profesional te grave dhe vajzave, institucionet publike etj., duke shpalosur arritjet me te mira ne fillimin e Mileniumit te ri. Ne sallonet e ketij panairi, vizitoret e shumte u njohen me prodhimet, sherbimet qe ofronin bizneset me drejtuese gra si dhe me programet, aktivitetet, botimet e shumta sensibilizuese te OJF-ve etj. Panairi gjate diteve ne vazhdim do te shoqerohet me aktivitete te tjera si takime, prezantime, seminare, ku do te marrin pjese perfaqesues te organizmave qeveritare, grate e biznesit etj.
Krijoni Kontakt