Dorėzimi i armėve nė njė fotografi tė Kel Marubit
Qerim Vrioni
Kel Marubi (1870-1940), i mesmi pėr nga renditja kronologjike, por me prodhimtari, atdhetari dhe artisti i Marubeve, ka fotografuar me mjeshtėri, art dhe pėrkushtim, gjithēka kish tė bėnte me botėn e Shqiptarėve nė tė gjitha hapėsirat, nė histori, gjeografi, etnografi, nė njerėz, vende e rite fetare, nė jetė shoqėrore e familjare, politike, nė arkitekturė etj. Kel Kodheli, bir i Rok Kodhelit nga Zadrima, filloi punė qė djalė 15 vjeē tek italiani Pietro Marubbi qė kishte hapur nė Shkodėr studion e parė fotografike tė Shqipėrisė. Kėtu Pietroja shqiptarizoi emrin nė Pjetėr, i mėsoi Kelit mjeshtėrinė e fotografimit, e birėsoi, i dha mbiemrin e tij, dhe kur vdiq, me 1904, i la edhe studion. Ndenjat atdhetare, Kel Kodhelit (Marubit) ia ngjizi familja e tij dhe mjedisi aq patriot i krahinave tė Shkodrės qė pėrballej atėherė me dy armiq: Turqit e ardhur nga larg dhe SllavoMalazezėt fqinjė. Ai qe shpirti e frymėzuesi i themelimit tė klubit Gjuha Shqipe nė Shkodėr nė vitin 1908 para se tė shpallej Hyrrieti. Gjithashtu ai mori leje nga autoritetet turke pėr tė botuar gazetėn Zani i Shkodrės shqip e turqisht nė vitin 1910(1). Duke parė veprimtarinė e tij tė gjithanshme dhe duke vrejtur me kujdes lėmin e madh tė fotografive ku shfaqet jo vetem si atdhetar, por edhe si profesionist e artist, te kristalizohet mendimi se Kel Marubi hyn me dinjitet nė plejadėn e ndritur tė Rilindjes Kombėtare krahas udhėheqėsve politik e ushtarak, poetėve dhe piktorėve.
Nė galerinė e madhe tė veprave tė Kel Marubit hyn edhe fotografia interesante me titull Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalės, realizuar nė vitin 1922. Kjo fotografi ėshtė pėrfshirė edhe nė albumin The Photo Book, Londėr 2000(2), tė shtėpisė botuese prestigjioze Phaidon. Aty janė riprodhuar 500 foto tė zgjedhura nga 59 vende tė botės tė bėra gjatė 150 vjetėve tė ekzistencės sė artit fotografik. Autorėt e albumit shkruajnė ndėrmjet tė tjerash, se nė foto nuk kuptohet qartė se ēfarė ndodh (The Photo Book- LONDON, 2000-fq 302) . Tė njėjtin pėrfundim jep edhe albumi Albania. Volto dei Balcani scritti di luce dei fotografi Marubi, Torino, 1996(3), ku krahas disa mangėsive tė tjera, pėr subjektin e fotos jepen disa hamendje, tė gjitha tė pezullta dhe nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn. Ishte pra njė detyrim i madh, studimi analitik i kėsaj fotografie qė tė huajt e kanė vlerėsuar dhe ēmuar mė shumė e mė mirė se ne qė e kemi tonėn. Ēelėsi i zbėrthimit tė subjektit tė kėsaj fotografie ėshtė viti 1922, kur ajo ėshtė realizuar. Nė kėtė vit, nė bazė tė njė ligji tė miratuar nga Kėshilli Kombėtar (Parlamenti i asaj kohe), popullsia civile detyrohej ti dorėzonte armėt shtetit, pra ėshtė bėrė ēarmatimi i atyre qė nuk duhej ti kishin ato.
1. PAK HISTORI
Nga zgjedhjet pėr Kėshillin Kombėtar qė pėrfunduan mė 5 prill 1921, u mandatuan 75 deputetė. Ky Kėshill vazhdoi punimet pa ndėrprerje deri nė 25 shkurt 1922. Nė tė kishte dy grupe politike kryesore: grupi popullor dhe ai pėrparimtar, qė nė fakt ishin partitė e para politike nė Shqipėri. Programet e tyre nuk ndryshonin shumė nga njėri-tjetri. Gjatė vitit 1921 u ndėrruan disa qeveri, derisa mė 24 dhjetor u formua ajo me kryeministėr Xhafer Ypin, ministėr tė brendshėm A.Zogun dhe ministėr tė jashtėm Fan Nolin. Rendi publik nė vend nuk ishte nė atė shkallė qė tu siguronte shtetasve njė jetė normale. Nė duart e popullit gjendeshin mjaft armė dhe jetėn e vendit e drejtonin mė shumė kryetarėt e fiseve nė zonat fshatare dhe paria e qyteteve, sesa pėrfaqėsuesit e shtetit. Vendi kishte kaluar disa kriza qė ishin shmangur mė shumė vėshtirėsi. Pėr tė gjitha kėto, nė mbledhjen XXIII, datė 6.2.1922 tė Kėshillit Kombėtar u miratua ligji i paraqitur nga qeveria pėr dorėzimin e armėve nga popullsia civile, artikulli (neni) i parė i tė cilit ishte formuar si mė poshtė: Mbajtja dhe sjellja e armėve tė gjata ose e municioneve tė tyre pėrveē atyre tė gjuetisė, pa leje tė autoriteteve kompetente janė krejt tė ndalume. Tė gjithė janė tė detyrume me i dorezue nė komandėn e Gjindarmėris kompetente(4).
Opinioni publik dhe pėrgjithėsisht shtypi shqiptar i kohės kishte shpresė tek ky ligj dhe e mbėshteti qoftė miratimin e tij, ashtu dhe zbatimin e tij nė praktikė. Tė zbatojė kėtė ligj nė kushtet e Shqipėrisė sė asaj kohe ishte njė detyrė shumė e vėshtirė. Edhe tė huajt kishin bėrė ēarmatime tė pjesshme, por gjithsesi me masa drastike, me zjarr dhe hekur. Tani ishte tjetėr gjė: shqiptari do ti merrte armėn shqiptarit. Dihej se mungesa e armės e zbehte mjaft kuptimin e jetės pėr tė. Ndėrkohė, Qeveria i dha njė rėndėsi tė veēantė ēarmatimit tė popullsisė(5). Ajo caktoi ministrin e brendshėm A. Zogun tė drejtonte operacionin e dorėzimit tė armėve nga ana e popullsise civile, u dėrgoi letra tė veēanta personaliteteve tė krahinave tė ndryshme tė vendit qė ishin shquar nė luftrat pėr pavarėsi, si kryetar fisesh dhe ēetash patriotike ku u kėrkohej qė me autoritetin e tyre tė mbėshtesnin qeverinė nė operacionin e dorėzimit tė armėve nga popullsia civile .Dhe letrat bėnė efektin e tyre: preken sedrat e atyre qė u dėrgoheshin, duke ndihmuar nė njė farė mase zbatimin e ligjit tė ēarmatimit.
Gazeta Drita e Veli Hashorvės, qė dilte nė Gjirokastėr, shkruan nė njė editorial tė shkurtit 1922(6) : ... populli duhet tia falė armėn Qeverisė, dhe tė kėrkojė nga ajo dritė dhe punė, si ēpėrblim tė bindjes sė tij e kėshtu populli shqiptar qė ėshtė nderuar me anė armėsh, tė ēquaj me qytetari nė mes fqinjėsh. Ēarmatimi ka vazhduar nė qetėsi tė plotė dhe pa asnjė kundėrshtim nga ana e popullit, qė kish zėnė tė kuptojė fare mirė se armėt vlejnė pėr qeverinė. (7). Kėtė citim megjithatė duhet ta marrim me rezerva, sepse nga Bisedimet nė Kėshillin Kombėtar, 1922, mėsohet se operacioni i dorėzimit tė armėve, pėr motive tė ndryshme nuk u zhvillua njėsoj nė tė gjithė vendin, e po ashtu se ka patur raste tė zbatimit me forcė tė ligjit (Ligji nuk pėrkėdhel). Gjithėsesi ēarmatimi kishte dhėnė frytet e tij, ndonėse gjakmarrja nuk ishte zhdukur, numri i vrasjeve ishte pakėsuar kryesisht sepse Zogu kishte ēarmatosur njė pjesė tė madhe tė popullsisė tė vendit. Ligji dhe rendi koncepte qe kishin munguar per pese shekuj ne SHQIPERI ,po ktheheshin perseri madje edhe ne rajonet me te thella malore, aty ku edhe vet pushteti i perandorise turke ne piken e saj me kulmore nuk kish mundur te ushtronte kontroll te plote .Nje hap i vogel drejt unitetit te kombit ishte hedhur.(8). Duke mos harruar pėr asnjė ēast se flitet pėr fillimin e viteve 20, duhet thėnė se me gjithė pasaktėsitė dhe mangėsitė qė mund tė ketė patur ligji si dhe zbatimi i tij, ai i duhej Shqipėrisė dhe ka kontribuar nė kthimin nė shtet tė njė bashkesie krahinash dhe fisesh si ishte ajo nė atė kohė. Sipas librit tė Teki Selenicės, 10 vjet Mbreteri, Tirane, 1938(9) gjatė operacionit tė dorėzimit tė armėve nė vitin 1922, nga popullsia civile u mblodhėn rreth 34.140 armė krahu, shifėr kjo qė pranohet edhe nga studjuesit B.Fisher nė veprėn e cituar mė lart (10).
Si pėrfundim, ēarmatimi i popullsisė civile nė vitin 1922 pati njė ndikim tė ndjeshėm nė forcimin e shtetit, pakėsimin e gjakmarrjeve, shmangien e trazirave, normalimin e jetės sė vendit etj. Ishte njė nevojė e domosdoshme qė shqiptari i vėrtetė si trashgimtar i shkėlqimeve tarmės vet tia lėrė si shenjė burrėrie kujtimin e armės historisė sė tij, dhe me atė zell e energji tė kapė me dorė pendėn, diturinė dhe shatėn(11). Thėnė ndryshe e mė shkoqur edhe shqiptarėt duhet tė kuptonin se mbase ishte nė tė mire tė tyre tė kthenin shpatat nė parmenda. Ndėrkohė, edhe detyrat qė dilnin para institucioneve shtetėrore (pra shtetit) ishin tė reja, por nuk ishin tė lehta pėr tu zbatuar, si p.sh. shuarja e gjakmarrjes, dėnimi i krimeve, caktimi i njerėzve tė pėrshtatshėm nė organet e drejtėsisė, forca e ligjit dhe mbi nėpunėsit e korruptuar, etj. Kėta faktorė qytetėrues e nxitėn atdhetarin dhe artistin Kel Marubi tė pėrjetėsonte operacionin e dorėzimit tė armėve nė njė fotografi artistike, qė mė vonė do tė merrte edhe vlera historike e dokumentare. Fotografimi i malėsorit e aq mė tepėr bajraktar, duke dorėzuar armėn, nuk duhet tė ketė qenė mė i lehtė se dorėzimi faktik i saj.
Po fiksohej heqja e gjymtyrės sė pestė te shqiptarit, gjė qė do tė shoqėrohej doemos me dhimbje si ēdo operacion. Pėr tė bindur malesorin plak qė tė fotografohej, Marubit tashmė burrė i pjekur i ka shėrbyer emri shumė i mirė si atdhetar, fotograf e njeri i ndershėm, si dhe aftėsitė e tij komunikuese dhe respekti qė gėzonte nė Shkodėr dhe nė krahinat e saj.
2. MIDIS KANUNIT DHE LIGJIT
Siē ėshtė pėrmendur mė lart, fotografia pasqyron nje ēast nga dorėzimi i armėve nga ana e popullsise civile, pėrfaqėsuesve tė shtetit. Thėnė ndryshe, ajo na sjell pikėn kulmore tė pėrplasjes ndėrmjet kanunit dhe ligjit, traditės dhe qytetėrimit, bashkėsisė sė fiseve dhe shtetit tė organizuar. Kjo pikė nė fund tė fundit kishte tė bėnte me tė drejtėn e armės ose pronėsinė mbi armėn. Nė Shqipėrinė e veriut vepronte kanuni i Lek Dukagjinit, ndėrsa nė jug kanuni i Papa Zhulit. Arma sipas kanunit tė Lek Dukagjinit, ishte mjeti i domosdoshėm qė njė shqiptar tė ishte burrė me nder: Kur i merret burrit ndera ? - Me ia marrė armėn e krahit a tė brezit (12). Nė kanun arma nuk ėshtė istuticion me vete, por nė tė, ndjehet institucioni i armės. Ajo ishte si puna e femrės, komentet pėr tė ishin rreptėsisht tė dėnushme.
Operiacioni i dorėzimit tė armėve si nė tė gjithė Shqipėrinė u krye edhe nė krahinėn e Shalės sė Shkodrės. Kjo krahinė ėshtė pėrmendur nė historinė e vendit nė luftrat pėr pavarėsi kundėr turqve dhe malazezėve. Pėr tu pėrmendur nga historia e Shalės ėshtė edhe ngjarja e vitit 1816, kur veziri turk i Shkodrės thirri shtatė kryetarė fisesh nga Shala nė sarajet e tij pėr ti vrarė. Ata e kuptuan dredhinė tij dhe me armė dhe trimėri e sfiduan vezirin. Kjo ngjarje ėshtė pėrjetėsuar nga artisti i popullit Nderk Luca nė dramėn e njohur Shtatė Shalianėt. Gjergj Fishta shkruan pėr krahinėn e Shalės nė Lahutėn e Malcisė(13), Mjafte me thane Shala mizore / Nza per pushke, kjo, e buke e ndore.
Mark Milani (1833-1901), vojvoda malazeze qė i ka njohur shumė mirė shqiptarėt ka thėnė pėr Shalėn se Shala nuk i dorėzon armėt pa lėnė kokat, dhe as kokat si dorėzon pa armė(14). Studiuesja amerikane Rose Wilder Lane qė udhėtoi nė Shqipėrinė e Veriut dhe nė Mat mė 1922, pasi mbeti shumė e hapitur dhe e kėnaqur nga shqiptaret, sjellja shkruan per nje malesor te Shales: ishte fytyra me e bukur qe kisha pare ndonjehere(15), dhe me tej vazhdon po per ate krahine:pa dyshim, ne ishim ne mesin e njerezve me te sjellshem ne bote(16). Shaljanėt kanė qėnė shumė bėsnikė ndaj normave tė kanunit(17). Nė kėtė krahinė kemi njė gėrshetim harmonik tė atdhedashurisė me kanunin. Kėtej kanė dalė figura tė njohura atdhetarėsh si Mehmet Shpendi, Mark Lula, Kol Ndou etj,. E pra kėtė krahine zgjodhi patrioti dhe fotografi Kel Marubi pėr tė pėrjetėsuar nė fotografi operacionin e rėndėsishėm tė dorėzimit tė armėve nga popullsia civile. Fotoja ngėrthen idenė se ndeshjen ndėrmjet kanunit dhe ligjit pėr tė drejtėn e armės nė Shqipėri e ka fituar ky i dyti. Por kjo nuk mbaroi me kaq. Pėr fatkeqėsi a mallkim tė shqiptarėve kjo ndeshje do tė kishte shumė pjesė.
3. PERSONAZHET
Dy pėrsonazhet kryesore tė fotografisė janė kapiteni Mark Raka, oficeri nė qendėr tė fotos, ulur qė merr armėn, dhe kryetari i fisit tė Shalės ose bajkatari i Shalės qė nė vitin 1922 ishte Lush Prela plaku me veshje malėsori qė dorėzon armėn. Bajkatari i Shales, Lush Prela ėshtė nipi i Mark Lules, pėrfaqėsues i Shalės sė Dukagjinit nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, i shquar nė luftrat pėr pavarėsinė e vendit .
Nė prill tė vitit 1913, Lush Prela ka ngritur flamurin kombėtar nė Shalė(18). Lush Prela mer pjese aktive ne pergatitjen dhe firmosjen e nje proteste qe i dregohej Konferences se Paqes ne Parise, me 1919, ku tregohej vendosmeria per te mbrojtur deri ne vdekje tokat shqiptare.(19). U vra nga shėrbimet sekrete serbe nė tokat shqiptare nė Malin e Zi nė vjeshtėn e vitit 1925, bashkė me dy djemtė e tij (20). Njė nga vajtimet nė vdekjen e tyre ishte aq pikėlluese dhe aq e bukur sa mė pas pėr shumė kohė kėndohej si kėngė nė raste tė ndryshme(21).
Kapiteni Mark Raka lindur nė Shirokė tė Shkodrės mė 1890 ka kryer studime ushtarake nė fillim tė Innsbruck tė Austrisė e mė vonė nė Bari tė Italisė ku mė 1913 u titullua oficer me gradėn nėntoger(22). Mė 28 nėntor 1915 Mark Raka bashkė me atdhetarė tė tjerė ngriti nė qendėr tė Romės flamurin kombėtar dhe pėr kėtė u internua 3vjet nė njė ishull tė Sicilisė(23). Mė 1919 u kthye nė Shqipėri dhe mė 1920 ka qenė pėrfaqėsues i Milicisė Shqiptare dhe ka shoqėruar Qeverinė e dalė nga Kongresi i Lushnjės pėr nė Tiranė, kryeqytetetin e porsashpallur. Nė vitin 1921 kapiteni Mark Raka ka marrė pjesė nė shtypjen e kryengritjes antikombėtare tė Mirditės (24). Nė vitin 1922 emėrohet nga Ministria e Brendshme qė tė drejtonte operacionin e dorėzimit tė armėve pėr Shqipėrinė e Veriut. Mė 1924 Mark Raka si shumė ushtarakė tė tjerė mori pjesė nė Lėvizjen e qershorit qė rrėzoi qeverinė e asaj kohe dhe qė krijoi njė qeveri tė re me kryeministėr Fan Nolin. Ky e caktoi nė fillim Mark Rakėn kryekomandant tė vendit (pėr vendin), pastaj vetėm pėr Shkodrėn dhe krahinat e saj. Me rrėzimin e qeverisė sė Nolit, burgoset. Mė 1925 lirohet nga burgu dhe shkon nė Malin e Zi ku vdes nė gusht tė vitit 1926 nė njė aksident e pėrgatitur mirė nga qarqe shoviniste antishqiptare nė afėrsi tė Cejtinės.
Kapitenit Mark Raka iu bė njė varrim madhėshtor nga shqiptarė qė jetonin nė Malin e Zi dhe nga shumė tė tjerė tė vuajtur posaēėrisht nga Shqipėria. Mė 1993 Kuvendi Popullor e dekoroi (pas vdekjes) Mark Rakėn me Urdhėrin pėr veprimtarinė patriotike tė klasit tė parė(25). Eshtrat e tij ndodhen ende nė Cetinje tė Malit tė Zi, atje ku u varros rreth shtatėdhjetė e pesė vite mė parė.
Pėrveē kapitenit Mark Raka dhe bajraktarit tė Shalės Lush Prela, nė foto pėrfshihen edhe persona tė tjerė tė njohur e tė pėrmendur nė krahinėn e Shkodrės e mė gjerė, si Gaspėr Pali (i pari majtas), Serafin Mazreku (i dyti majtas), Mul Deliu (nga e djathta nė kėmbė), Gjysh Deda ( i dyti nga e djathta nė kėmbė), Gaspėr Mosi (i pari djathtas ulur) dhe Kol Ēamuku (i pari djathtas nė kėmbė).
Gasper Pali (1899-1972), ushtarak me origjinė nga Shkodra, gradėn major e ka marrė nė vitin 1935. Nė vitet 40 ka arritur deri nė detyrėn e shefit tė zyrės sė pėrgjithshme tė mobilizimit. Si shumė ushtarakė tė tjerė tė lartė shqiptarė ka kundėrshtuar luftėn italo-greke.
Serafin Mazreku (1890-1970). Me origjinė nga Kosova. Ka kryer shkollėn pedagogjike nė Austri dhe ka shėrbyer si arsimtar nė Shkodėr, Korēė (lice), Vlorė (tregtare). Nė vitin 1922 ka qėnė sekretar i prefekturės sė Shkodrės dhe nė foto paraqitet duke i dhėnė letrėn e qeverisė Bajraktarit tė Shalės. Ka patur grua motrėn e Luigj Gurakuqit dhe ka qėnė babai i Anton Mazrekut.
Mul Deliu (Bajraktari) (1896-1952). Ka lindur nė Hot. Djali i Deli Metės, bajraktarit tė pėrmendur nė luftėrat kundėr malazezėve. Ka studiuar shkollė ushtarake nė Austri. Mė 1921 ka marrė pjesė nė shtypjen e lėvizjes separatiste tė Mirditės e mė vonė ka mbuluar detyra tė ndryshme nė ushtri. Nė vitin 1944 internohet nga gjermanėt nė kampe pėrqendrimi, nga ku u lirua nė vitin 1945. Nė emigracion u bashkua me grupet antikomuniste, pa veprimtari tė veēantė. Ka vdekur nė Siri. Mė 1994 iu sollėn eshtrat nė Shqipėri pėr tu prehur nė vendlindjen e tij, Hot(26) .
Gjysh Deda (1891-1947). Nga njė familje patriotike e Shkodrės. Ka kryer studimet tė larta ushtarake nė Itali. Nė vitet 30 ka qėnė qark-komandant i Korēės. Gradėn major e ka marrė nė vitin 1931. Ėshtė pushkatuar nė vitin 1947 nga diktatura komuniste(27).
Gasper Mosi Student nė kolegjin Saverian. Mė vonė ushtarak me gradė toger. Ka jetuar nė Malin e Zi.
4. TEKNIKA E FOTOGRAFIMIT
Marubi e ka realizuar fotgrafinė nė njė mjedis me dritė natyrore tė shpėrndarė qė u bie figurave nga krahu i djathtė. Ajo nuk krijon hije tė forta dhe tė theksuara, por ėshtė e mjaftueshme pėr tė ndriēuar fytyrat e pothuajse tė gjithė pjesmarrėsve nė mėnyrė tė atillė qė tė pasqyrojė qėndrimin e tyre ndjesor pėr atė qė po ndodh. Fokusimi i pamjes, diafragma e aparatit dhe koha e ekspozimit janė ndėrthurur nga mjeshtri fotograf nė kufijtė e persosmėrisė duke na dhėnė njė fotografi mjaft tė pastėr teknikisht. Kjo shihet edhe nė njė riprodhim me pėrmasa 2 x 4.5 metra qė ndodhet nė njė nga hollet e Ministrisė sė Kulturės. Ajo ka njė qartėsi tė konsiderueshme, sidomos po tė kemi parasysh se negativi nė pllakė xhami ėshtė bėrė mbi 80 vite mė parė.
5. KOMPOZIMI ARTISTIK
Fotografia Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalės nuk ėshtė e aty per-atyshme. Fotografi e ka kuadruar mire e bukur gjithēka do fiksonte nė pllakė xhami. Kėshtu qė nė foton e stampuar ka fare pak sipėrfaqe parazitare.
Ajo ėshtė e studiuar dhe e kompozuar si njė ēast nga skene teatri ku zhvillohet njė dramė, e po ashtu na kujton edhe bocetet e piktorėve tė filmave kinematografikė qė pėrmbledh nė njė pamje tė vetme dramacitetin e njė akti tė tėrė, duke shpalosur kėshtu aftėsitė e mjeshtrit fotograf si njė regjizor dhe skenograf. Qendra e rėndesės problemore e fotos pėrfshin treshen qė pėrbėhet nga civili me kostum tė zi qė lexon dhe dorėzon letrėn e Qeverisė, bajraktarit tė Shalės qė merr letrėn dhe dorėzon armen dhe kapiten Mark Raka i cili po merr me te dy duart pushken.
Tė tre keta persona jane lidhur ndėrmjet tyre nga marrėdhėnie institucionale (zyrtare) dhe shoqerore (besa) qė edhe pse nuk kanė dinamikė pamore, kanė njė dramaticitet tė veēantė. Me vėshtrimin e tij tė pėrqendruar mbi letrėn qė merr dhe jo drejt pushkės qė dorėzon, plaku tė krijon pėrshtypjen se nuk do tė ketė tė bėjė mė me armėn, tė shkuarėn, por me shtetin, ligjin, tė ardhmen. Plaku vėrtet po dorėzon armėn e krahut (sipas ligjit) gjė qė pas tij do ta bėjė i gjithė fisi (autoriteti i bajraktarėve tė fiseve ishte mese ligjor), por ai qė po ia merr, kapiteni ėshtė i ulur, pra ndjen njė epėrsi ēasti. Plaku vėrtet po dorėzon pushkėn, gjithmonė si i pari fisit, por nė brez mban njė nagant tė stolisur, nga i cili do tė ndahet vetėm kur tė mbylli sytė, pra me dinjitetin e malėsorit. Nė qendėr tė fotos vėrejmė dy elementė qė marrin vlera simbolike. Ato janė pushka mbrapsht (sipas traditės kėshtu jepet pushka kur dorėzohet) dhe dora e majtė e plakut tė Shalės qe jo rastėsisht ndodhet nė boshtin optik tė fotografisė dhe qė ėshtė fiksuar nga fotografi artist, e lėshuar dhe e pafuqishme. Ndonėse pėrcjell dhimbje, ajo nuk pasqyron dobėsi. Mbase intuita artistike e Marubit ka bėrė dallim ndėrmjet dorės sė djathtė (pėrgjithėsisht e mbara) qė merr letrėn qė pėrfaqėson ligjin-shtetin dhe dorės sė majtė qė dorėzon pushkėn, burim vrasjesh dhe gjėmash.
Ēuditėrisht, pushkėn e dorėzon njė dorė e mbėshtjellė me njė mėngė tė bardhė kėmishe (rastėsi e plotė) ne na kujton simbolin e dorėzimit nė betejat luftarake. Dora e majtė me kanu (kanun) quhet e pandershme(28). Fotografia tė mban gjatė duke e shikuar. Ka njė qetėsi solemne, po ashtu edhe pėrzemėrsi, qė duket edhe nga afėrsia fizike e personave, si dhe nga duart e hedhura mbi supet e njėri - tjetrit.
Dy figura nė plan tė dytė, njė civil dhe njė ushtarak tė mbajtur nga fotografi nė tone tė errta, e shqetėsojne pak frymėn paqėsore. Ushtaraku shkruan njė dokument, mbase proces verbalin e dorėzimit, ndėrsa civili e shikon me njėfarė mosbesimi. Kjo dyshe ndoshta pasqyron faktin se gjatė operacionit tė dorėzimit tė armėve jo ēdo gjė ka shkuar vaje. Nė kontrast me kėtė figurė interesante dhe simpatike ėshtė malėsori i ulur kėmbėkryq (shqiptarēe) qė rri mjaft rehatshėm nė foto, ai ka njė shikim tė qetė e me plot besim se ajo qė po ndodhte nuk do tė sillte tė kėqija. Njė nga motivet kryesore qė e bėn tė realizueshėm operacionin e dorėzimit tė armėve, ishte besa qė u kėrkoi shteti atyre qė kishin armė dhe qė ata gjithsesi ia dhanė. Pėr shqiptarėt dihet se institucioni i besės (te drejtės kanunore), ishte shtylla kryesore ku mbėshtetej jeta dhe veprimtaria e tyre. Por tani nuk flitet pėr besėn ndėrmjet dy njerėzve apo dy fiseve. Kjo ėshtė besė e re, besa e shtetit me shtetasit e tij, qė nė fund tė fundit i bėnte shqiptarėt e ēarmatosur qė tė ishin nė besė tė shtetit pėr ti mbrojtur ata nga rreziqet e mundshme. Kjo besė ishte disi e veēante dhe e pa provuar mė parė, e pėr ta arritur atė, duheshin motive tė forta atdhetarie, karakteri, burrėrie dhe institucionale (ligjore).
E malėsori i ulur kėmbėkryq i pasqyron kėto motive dhe njėkohėsisht i shikon tek ata qė edhe nė emėr tė tij po bėjnė diēka qė ishte e pandodhshme dhe e pabesueshme: shqiptari po i dorėzonte armėn shtetit. Marubi e kufizon fotografinė majtas dhe djathtas me dy persona qė qėndrojnė nė kėmbė plot dinjitet, por njėkohėsish kanė edhe butėsi. I pari majtas, oficeri me kostum tė hirtė, ka hedhur dorėn mbi supin e civilit, pėrfaqėsuesit tė shtetit qe lexon letrėn, ndėrsa civili nė cepin e djathtė tė fotos me veshje qytetari, ka mbėshtetur dorėn e djathtė nė supin e oficerit me kostum tė bardhė. Kėta tė dy (skajet e fotos ) lidhen psikologjikisht me grupin qėndror, qoftė nga gjendja e tyre (ushtarake dhe civile), qoftė edhe nga vemendja me tė cilėn shoqėrojnė atė qė po bėn treshja kryesore. Kompozimi linear (horizontal) i fotografisė i shėrben qetėsisė, pajtimit, njėmendėsisė (rėnies dakord), por dramaticitetin e brendshėm pasqyron rritja graduale e kontrastit tonal kur syri vijon shikimin nga e majta nė tė djathtė. Shikimi gjithmonė duke lėvizur nga e majta nė tė djathtė tė fotos, has nė tė gjitha tonalitetet e gamės bardhė e zi tė alternuara nga artisti me njė farė rregullsie thuajse sinusodiale. Ky alternim, qoftė dhe i rregullt tregon se kemi tė bėjmė me diēka dramatike qė me vėshtirėsi e pėrmbajnė personazhet, sidomos siē ėshtė thėnė mė sipėr, dy pėrmbylltėsitė e fotos, ushtaraku majtas dhe civili djathtas. Konfiguracioni i pjesės sė sipėrme tė fotos tė sjell ndermend majat dhe kreshtat e maleve; ndoshta edhe kjo hyn nė ato gjetjet artistike qė Marubit i kristalizoheshin nė ēastet e frymėzimit me tepėr nga intuita artistike se sa nga njė mendim i ftohtė. Po ta ndajmė foton nė njė bosht vertical imagjinar nė mes, do kemi dy pjesė, njėra me tre veta, tjetra me tetė veta, pra njė asimetri numerike. E megjithatė mendoj se tė dy pjesėt janė nė barazpeshė nga ana kuptimore, kanė tė njėjtin dramacitet, pra janė nė njė simetri ideore. Marubi e ka shkrepur aparatin e tij bash nė sekondėn e artė, aq tė kėrkuar nga fotografėt qė nė rastin tonė perputhet me pikėn kulmore tė subjektit. Fiksimi i pamjes qoftė edhe njė sekondė mė parė kur pushka ishte vetėm nė dorėn e plakut qoftė ndonjė sekondė mė pas kur ajo do tė mbahej nga kapiteni Raka do tė zbehte mjaft forcėn artistike tė fotos dhe do tė pengonte pėrcjelljen e tė gjithė atyre vlerave dhe ngacmimeve tė kėndshme qė realisht ka dhe jep ajo. Larmi domethėnėse nė fotografi kanė mbajtjet e duarve qė nuk pėrsėriten nga njėra figurė te tjetra.
Shprehėse sidomos janė duart e malėsorit kėmbėkryq e djathta e kontraktuar mbėshtetur nė gjurin e tij, ndėrsa e majta ka kapur dorėn e ushtarakut ulur pranė tij. Duart e tyre kapura me njėra tjetrėn thuajse nė mėnyrėn tė pavetėdijshme dhe ndonėse nuk bien nė sy menjėherė, kanė njė ngarkesė emocionale tė veēante dhe rrisin ndjeshėm vlerat artistike tė Fotografisė. Pėrfundimisht mendoj se nivelin artistik tė subjektit qė ka arritur kjo fotografi vėshtirė ta arrinte piktura e zakonshme. Renditja e kėsaj fotografie nga komisioni artistik i shtėpise botuesePhaidon nder 500 mė tė mirat e botės nė 150 vjet, pa njohur subjektin qė ia rrit teper vlerat tregon siē u shtjellua mė sipėr se kompozimi i saj artistik ėshtė mjaft i arrirė. Marrė sė bashku trajtimi historiko-shoqėror dhe ai artistik e ngrejnė fotografinė nė simbol dhe e bėjne atė tė qėndrojnė si e barabartė me ajkėn e simotrave nga e gjithė bota.
6. SI MBYLLJE
Fotografia Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalės e fotografit tė madh Kel Marubi, ka vlera tė theksuara historiko-shoqėrore, artistike dhe edukative. Ajo pasqyron nevojėn historike tė kalimit nga koha e kapedanėve (bajraqeve, fiseve ) nė kohėn e institucioneve (ligjit, shtetit). Pra ishte hapur rruga drejt qytetėrimit, kohėzgjatja e sė cilės do ti shtonte vlerat Fotografisė. Pėr kėtė ajo ka theks tė mprehtė bashkėkohor dhe kumte domethėnėse. Nga ato mėsojmė se shqiptarėt edhe gati njė shekull mė pare me gjithė prapambetjen e tyre materiale dhe kulturore kanė mbėshtetur ligjin pėr tė mirėn e tyre dhe tė vendit. Fotografia mund dhe duhet tė shėrbejė si njė fare ikone pėr shqiptarėt, nė duart e tė cilėve lėvrijnė ende mjaft armė pėr tė keqen e tyre edhe nė kėtė fillim mijėvjeēari. Gjithashtu mėsojme se arti fotografik nė Shqipėri ėshtė aq i vjeter dhe aq cilesor sa nė shume vende tė Evropės. Kjo sidomos edhe nė sajė tė dinastisė Marubi, e veēanėrisht tė Kel Marubit, nderimi pėr tė cilėt deri tani ėshtė mjaft i mangėt.
___________________________________________
1)- Bushati H.-Shkodra dhe motet- Shkodrėr,1998-vol.1-faqe 558
2)- The Photo Book - Phaidon- London, 2000-faqe 302
3)Albania- Volto dei Balcani Torino, 1996 faqe 120
4)Bisedimet e Kėshillit Kombetar , viti 1922 faqe 245
5)Historia e Shqipėrisė- Tiranė, 1965- vol. 2- faqe509
6)Gazeta Drita- Gjirokaster-shkurt 1922
7)Vllamasi S.- Ballafaqime politike- Tiranė, 1995-faqe 199
8)Fisher B.Mbreti Zog dhe pėrpjekja pėr stabilitet nė Shqipėri- Tiranė, 1996faqe 73-74.
9)Selenica T.- 10 vjetė mbretėri- Tirane, 1938
10)Fisher B.- vepėr e cituar faqe 47
11)Gazeta Fjal e lirė- Vlorė, 2.2.1922
12)Kanuni i Lekė Dukagjinit- Tiranė, 2001 faqe 64- nr.601
13)Fishta Gj.Lahuta e Malcisė- Tiranė,1999-faqe 16
14)Milani M.- Jeta dhe zakonet e shqiptarėve- Tiranė, 1995- faqe 41
15)Lein R.U.- Majat e Shalės- Prishtinė, 1977- faqe 20
16)Lein R.U.- Vepėr e cituar faqe 110
17)- Cukeli N.- Mark Lula - Kryeprijsi i Dukagjinit- Shkodėr 1999
18)-- Shqipnia para Konferences sė Paqes Shkodėr, 1920 faqe 42
19)Cukeli NVepėr e cituar faqe 27
20)-- Cukeli NVepėr e cituar
21)Bota Shqiptare Tirane, 1943 faqe 429
22)Gazeta RD17Gusht 1992
23)Gazeta Republika20 Janar 1994.
24)Vllamasi S.Vepėr e Cituar faqe 180
25)Gazeta Koha e ReJanar 1994
26)Gazeta Shqiptare28 Gusht 2002
27)Bushati H. Vepėr e CituarVol. 1-faqe 153
28)Kanuni i Lek Dukagjinitvepėr e cituar faqe 67 nr.646
******************
ne foto: Dorėzimi i armėve...Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalės, 1922.
*******************************
Krijoni Kontakt