Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348

    Filozofia politike e social-liberalizmit

    Sokol Dervishaj*
    18-05-2007



    Rreth dy vjet mė parė, nė prag tė fushatės pėr zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut, njė grup djemsh tė admirueshėm dhe tė identifikuar si liberalėt e rinj, nxitėn njė debat mjaft tė rėndėsishėm pėr kohėn dhe kulturėn e cunguar politike nė vend. Ata hodhėn me guxim dhe artikulim tė sofistikuar pėr nivelin dogmatik tė politikės tradicionaliste dhe pa vizion shqiptare, idenė e raportit tė individit me tregun dhe shtetin. Kjo u kthye edhe nė moto tė fushatės zgjedhore tė partive tė koalicionit tė djathtė. Por, fatkeqėsisht, me ardhjen e tyre nė pushtet kjo doktrinė nuk gjeti hapėsirė dhe qeverisja e re e vendit, nėn drejtimin e njė kryedogmatiku si z.Berisha, ra pre e njė dominimi politik tė vjetruar dhe etatist, i cili filozofinė e tregut dhe shtetit tė vogėl, e zėvendėsoi me rolin gjithnjė nė rritje tė kėtij tė fundit, duke e konceptuar reformėn institucionale si njė zėvendėsim me karakter politik drejtuesish dhe aspak si njė proces tė domosdoshėm decentralizimi kompetencash qendrore drejt niveleve tė dyta e tė treta tė qeverisjes dhe aq mė pak atyre vendorė. Filozofia e shtetit tė vogėl, koncepti real i sė cilės nuk ėshtė pėrmasa apo numri i funksionarėve tė qeverisė apo administratės sė lartė, por shndėrrimi i institucioneve qendrore, nė hartues strategjikė politikash dhe delegues gjithnjė nė rritje kompetencash drejt interpretuesve dhe zbatuesve nė terren tė kėtyre politikave, ėshtė shndėrruar nė filozofinė marksiste tė njė shteti tė fuqishėm qė kontrollon gjithēka e ndėrhyn kudo, e nuk lejon asnjė instancė tjetėr vendimmarrėse tė ushtrojė kompetencat e saj. Shembujt e kėtij fenomeni janė tė shumtė dhe tė pėrditshėm, duke u shndėrruar edhe nė konflikt institucional e kushtetues me aktorėt e tjerė tė shtetit tė sė drejtės. Synimi pėr tė kontrolluar gjithēka, pasqyrohet nė tė gjithė projektligjet qė qeveria e "vogėl" dėrgon pėr miratim nė Parlament, ku shpesh dhe nė mėnyrė shqetėsuese, pėrmes dhunės sė kartonit kėrkon t'i imponojė shoqėrisė shqiptare njė model qeverisės tė tejkaluar me kohė edhe nga paraardhėsit e tyre tė majtė. Pas vetėm dy vitesh, modeli i "qeverisė nė dietė" ka dėshtuar. E gjithė kjo hyrje, besoj se shėrben pėr tė thelluar mė tej debatin mbi liberalizimin e shtetit dhe pėrmasėn e kėtij tė fundit.

    Nė filozofinė politike tė njėrės prej partive tė spektrit tė majtė, pėrkatėsisht LSI-sė, ku unė kam nderin tė bėj pjesė, filozofia liberale e tregut ėshtė dominuese dhe pėrcaktuese nė profilin dhe aksionin politik. Pa dyshim, qė ajo nuk mund tė jetė e njėjtė dhe unike me filozofinė e artikuluar nga liberalėt e rinj, pasi ne, raportin me tregun nuk e shohim nė fokus thjesht dhe vetėm tė individit, por tė njė komunitetit individėsh tė cilėt realizojnė aspiratėn e tyre nė njė rend shoqėror demokratik, tė dominuar nga filozofia liberale e tregut dhe kultura korporatiste e shtetit. Thėnė mė thjesht, tregu dhe thellimi i liberalizimit tė tij, janė thembra e Akilit nė te gjithė debatin politik, i cili fatkeqėsisht ėshtė i dominuar nga sherre qė nuk prodhojnė asnjė ide dhe aq mė pak reformė. Mendimi ynė politik, shpreh dhe reflekton filozofinė dhe dimensionin bashkėkohor tė sė majtės moderne evropiane, e cila orientohet gjithnjė e mė tepėr drejt qendrės, pėr tė krijuar njė model politik e qeverisės gjenerues tė mirėqenies nėpėrmjet pjesėmarrjes jo vetėm pėr individin, por edhe pėr komunitetin, apo anasjelltas. Roli i individit, si boshti i shoqėrisė nė konceptin e filozofisė tė sė djathtės liberale, pėr LSI integrohet nė njė pėrpjekje mė tė madhe dhe pėrfshirėse, e cila e inkuadron kėtė tė fundit nė njė komunitet individėsh qė kėrkojnė dhe kontribuojnė pėr njė shoqėri vlerash dhe progresi tė vazhdueshėm. Njė individ me vlerė nuk mund tė plotėsojė vetveten nė njė komunitet pa vlerė dhe, anasjelltas, njė komunitet me vlerė nuk mund tė mbetet peng i njė individi pa vlerė. Harmonizimi i vlerės dhe cilėsisė individuale me atė komunitare ėshtė modeli i ri shoqėror qė ne synojmė, pasi ne nuk mund tė jemi mė peng i ndarjes klasore, sepse kėto tė fundit nuk ekzistojnė mė. Rolin e tyre nė shoqėri e kanė zėnė shtresat shoqėrore, diferenca mes tė cilave vjen gjithnjė duke u zvogėluar, pėr shkak tė rolit tė pazėvendėsueshėm dhe integrues qė ato luajnė nė njė rend demokratik, i cili zėvendėson konfliktin me kohezionin social, i cili integron interesat e shtetit me rolin e tregut, i cili nxit partneritetin mes publikes dhe privates, i cili kėrkon plotėsimin dhe integrimin e individit nė njė komunitet nė rritje qė ndan gjithnjė e mė tepėr interesa tė pėrbashkėta, ku individi dhe komuniteti sė bashku janė pjesėmarrės dhe ndajnė pėrgjegjėsi, interesa dhe tė mirat qė prodhon kapitali.

    Si pėrfaqėsuese tipike e dimensionit tė ri politik tė rrugės sė tretė, LSI synon integrimin dhe konvergimin e modeleve ekonomik dhe shoqėror, tė cilėt nuk janė mė antagonistė, por plotėsues tė njėri-tjetrit. Nė kohėn tonė, shteti social nuk ėshtė me domen i filozofisė politike tė sė majtės, sikurse edhe tregu i lirė dhe filozofia liberale e tij, nuk ėshtė mė aspekt identifikues i tė djathtės. Madje, kjo e fundit, nė Shqipėri po demonstron krejt tė kundėrtėn, duke mbetur peng i traditės politike tė trashėgimisė moniste. Afrimi me shpejtėsi drejt qendrės dhe hapėsira e pranuar pėr bashkėpunim mes forcave politike, qė dikur as qė mund tė imagjinohej, ėshtė modeli i ri politik e shoqėror qė duhet tė synojmė. Bashkėjetesa pėrmes reformimit, ristrukturimit dhe pėrshtatjes sė politikės me zhvillimet e reja tė forcave ekstra-shtetėrore, aktorėve ekonomik ekstra-territorial, grupeve shoqėror me interesa gjithnjė e mė tė pėrbashkėta, ka sjellė nevojėn e rritjes sė rolit dhe protagonizmit tė partive tė pozicionuara drejt qendrės, majtas apo djathtas, tė cilat nė rolin e tapės qė shmang konfliktin ideologjik dhe programor, kanė marrė pozicionin e drejtpėrdrejtė tė negociuesit mes palėve, qė qėndrojnė nė pozita klasike e stoike tė patolerueshme pėrballė njėra-tjetrės Pozicionimi ynė i qartė, si njė parti e qendrės sė majtė, nėpėrmjet njė veprimi tė kolauduar politik dhe pėrfaqėsuese tipike e pragmatizimit tė filozofisė tė social-liberalizmit, ndonėse e pa artikuluar shumė qartė dhe nė thellėsi, pėr shkak edhe tė historisė relativisht tė shkurtėr dhe ngarkesave elektorale, duhet shprehur tashmė qartė, me guxim e me zė tė lartė pėr tė nxitur njė debat tė gjerė tė ridimensionimit dhe plotėsimit tė pėrfaqėsimit tė spektrit politik, pasi pas shtatėmbėdhjetė vitesh demokraci nė rritje, shoqėrisė shqiptare i nevojitet njė komunikim dhe njė trajtim mė i hapur dhe mė i drejtpėrdrejtė mbi nivelin e saj tė pėrfaqėsimit politik, filozofik e programor. Ky do tė ishte njė kontribut pėr tė gjithė spektrin politik tė shoqėrisė, njė pjesė e sė cilės ose voton pėr inerci dhe emocione tė trashėguara pėr shkaqe historike e social-ekonomike, ose nuk voton, pasi nuk e gjen dot veten pranė partive tradicionale dhe politikės sė tyre konfliktuale. Kjo masė e madhe e shoqėrisė ka nevojė tė komunikojė, tė njihet dhe tė dėgjojė mė shumė dhe me mė cilėsi mbi alternativat e reja tė ofertės politike.

    Duke qenė se tė dyja partitė, PS dhe LSI, nė njė distancė tė afėrt dyjavore do tė zhvillojnė mbledhjet e forumeve mė tė larta, nga ku opinioni pret tė dėgjojė edhe shtjellimin e mėtejshėm filozofik, programor e politik tė aksionit tė ardhshėm, pėr t'i shėrbyer mė mirė kulturės politike nė vend, njė debat i hapur e ballafaques mes tyre, duke pėrfshirė edhe aktorė jopolitik tė shoqėrisė, do tė ishte njė kontribut i ēmuar pėr kulturėn dhe modelin politik nė vend.
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Eshte e veshtire dhe pothuaj e pamundur per nje anetar te nje grupimi te caktuar social e politik te gjykoje objektivisht mbi ceshtje socio-politike, per arsye se kufizohet nga ideologjia qe ai ndjek ne ate grupim. Specifikisht, LSI, nje devijance e se majtes se gjere, ka kontribuar negativisht ne disa aspekte te kultures politike (dhe ne pergjithesi demokratike) ne vendin tone. Per shembull, ata kane qene mbeshtetes te procesit Dushku, i cili u ra kokes ne zgjedhjet e 3 korrikut. Per me teper, ata kane qene pragmatike per ceshtjet e korrupsionit ne vend, te cilin e kane cilesuar si nje pasoje te politike-berjes se te sferes se majte, ku vete ata benin dhe bejne pjese.

    Prandaj, nese une si qytetar do doja te degjoja fjalime te shendosha mbi filozofine politike te social-liberalizmit, atehere do te zgjidhja eksperte qe variojne nga teknokrate ne politologe te fushes se liberalizmit.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Raporti: Milionerėt e rinj: "burri i shtetit", ministrat socialistė, "Zoti 10%", prokurorė, komisarė dhe gjykatės


    Lidhjet e Ramės me "Hakmarrjen pėr Drejtėsi"

    Roli i Sollakut tek klanet mafioze

    Pas rikthimit me dhunė nė pushtet, socialistėt qeverisėn sėbashku me organizatat kriminale. Aq e pėrsosur ishte kjo marrėdhėnie, sa raporti i shėrbimeve perėndimore nė fushėn e inteligjencės e ka tė vėshtirė tė bėjė ndarjen mes tyre. Pasi tė njėjtėt njerėz qė u ulėn nė karriget e pushtetit ishin njėherėsh edhe nė krye tė shumė prej organizatave kriminale qė u forcuan si asnjėherė gjatė tetė viteve tė qeverisjes sė majtė. Brenda pak vitesh shumė ministra u shndėrruan nė milionerė, duke kombinuar fitimet nga trafiqet kriminale me monopolet qė vendosėn nė shumė sektorė jetikė tė ekonomisė, pėrmes abuzimeve tė pafund. Milionerė u bėnė edhe disa drejtues tė kompanive shtetėrore, pėrmes grabitjes sė fondeve publike, pėrmes tenderimeve, sikurse ėshtė edhe rasti i njė prej ish-drejtuesve tė lartė tė KESH-it.

    "Modeli mafioz shqiptar, pėrsa i pėrket fuqisė, ėshtė mė lart se ai italian, kinez apo japonez. Nė fakt, pushteti mbi shtetin qė ushtronin klanet mafioze, tė paktėn deri kur u zgjodh Berisha, nuk ushtrohej nga njė presion i jashtėm mbi vendimmarrėsin politik: drejtuesit e politikės shqiptare e vinin vetė shtetin nė shėrbim tė mafias. Dhe kėtė e bėnin pėr arsyen mė tė thjeshtė: sepse ishin kuadro drejtues. Ndėrkohė, qė paga mujore mesatare e njė ministri varion nga 2500 deri nė 3000 euro, punimet e komisionit nxorėn nė dritė se tre ministrat kryesorė tė qeverisė sė Nanos kishin njė pasuri prej dhjetėra milionė eurosh", thuhet mė tej nė raport.

    Raste tė shumta ilustrojnė pushtetin e pakufizuar qė zotėronin njė radhė grupesh mafioze. Ata ishin nė gjendje qė tė ndėrronin edhe 18 herė shefin e Policisė sė Sarandės. Grupi "Hakmarrja pėr Drejtėsi", megjithėse ishte gjoja nėn "hetime" ndryshonte prokurorėt dhe gjykatėsit sipas dėshirės, derisa krerėt e saj me ndihmėn e Sollakut ia dolėn pa lagur qė tė lėnė vendin. Po falė "gabimeve njerėzore" tė Sollakut dhe veglave tė tjera tė krimit tė organizuar nė sistemin e drejtėsisė, drejtuesit e kėtij klani - qė kanė kryer edhe akte terroriste - jetojnė sot nė Zvicėr, si tė persekutuar politikė. Drejtuesi aktual i Partisė Socialiste, ose sikurse njihet pėr standardet e korrupsionit me nofkėn "Zoti 10%", kryebashkiaku Edi Rama, ėshtė identifikuar nė publik pėr lidhjet e tij me organizatėn kriminale "Hakmarrja pėr Drejtėsi".

    Po kėshtu, nė raport evidentohet edhe mėnyra se si socialistėt dhe mafia ia dolėn tė qėndrojnė aq gjatė nė pushtet. Diku, pėrdorėn paratė e krimit, diku edhe dhunėn dhe terrorin. Kėta politikanė, thuhet nė raport, nė tė gjitha fushatat elektorale ishin financuar nga mafia. Rasti i vrasjes sė komisionerit tė Partisė Demokratike, Laerton Vathit nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 3 korrikut, dhe "fitorja" nė atė zonė elektorale e njė socialisti tė lidhur me krimin, ėshtė provė e argumentit tė koalicionit krim-politikė qė kontrollon sot Partinė Socialiste dhe vendimmarrjen e grupit tė saj parlamentar.






    Pushteti politik. Nė tetė vitet e sundimit tė socialistėve klanet mafioze depėrtuan thellė nė tė gjithė strukturėn e shtetit shqiptar


    Mafia, dhunė dhe vrasje nė zgjedhje


    Pak kohė mė parė, zgjedhjet e fundit parlamentare luajtėn rolin e tyre tradicional pėr tė treguar lidhjen politikė - kriminelė. Situatė klasike qė nga 1997: pjesa mė e madhe e kandidatėve pėr deputetė ėshtė mbėshtetur financiarisht nga mafia. Ky bashkėpunim duket sikur e ka gjetur zgjidhjen vetėm tek financimi i fushatės, karakteristike kjo e viteve 1990. Zgjedhja e deputetit tė zonės 37 nė Tiranė, u shėnua nga vrasja e njė pėrfaqėsuesi tė Partisė Demokratike nė komisionin e zgjedhjeve.

    Shtėnia nė dorė e forcave tė rendit dhe kryesisht e doganave ėshtė absolutisht thelbėsore nė strategjinė e zhvillimit tė mafias shqiptare


    Origjinat


    Edhe pse mund tė duket klasike, shtėnia nė dorė e forcave tė rendit gjen nė Shqipėri njė motivacion tė veēantė. Diktatura ka formuar nė fakt policė dhe shėrbime speciale qė pėrdorin metodat e shtypjes (represionit) dhe udhėzimeve kryesisht tė dhunshme, shumė mė shqetėsuese se ato qė pėrdoren nga mafiozėt e Italisė dhe ato tė Amerikės. Shqiptarėt mbeten tė dallueshėm nga ky brutalitet, si dhe ngaqė ruajnė njė nivel frike tė lartė kundrejt forcave tė rendit. Klanet kriminale janė tė ndėrgjegjshėm pėr efikasitetin e tyre (forcave tė rendit), para se ata tė korruptohen.

    Njė tjetėr shpjegim i kėsaj ndėrgjegje pėr rrezikun qė paraqesin forcat e rendit ka tė bėjė padyshim me faktin, se njė numėr i madh i mafiozėve kanė qenė nė radhėt e tyre. Ky penetrim ėshtė verifikuar nga shėrbimet sekrete. Njė numėr i madh i agjentėve tė SHIK -ut, ėshtė pushuar nga puna pas zgjedhjes sė Sali Berishės President, nė vitin 1992.

    Disa prej atyre qė kishin eksperiencė jashtė shtetit u rekrutuan nga klane tė ndryshme pėr shkak tė cilėsisė sė lidhjeve (burimeve) tė tyre tė jashtme.


    Metodat


    Metoda e parė e detyrimit bazohet tek pėrvetėsimi i autoritetit hierarkik. Njė urdhėr i dhėnė nga njė funksionar i lartė mafioz qė tė mos kontrollohen kamionėt qė hyjnė nė pikėn kufitare tė Strugės, as ngarkesat e Portit tė Durrėsit, kufizon dukshėm dėmtimin e trafikut tė heroinės nė dogana dhe polici.

    Metoda e dytė e detyrimit bazohet kryesisht tek njė aleancė e korrupsionit dhe presionit. Pikė sė pari ka tė bėjė me vendosjen nėn vartėsinė financiare tė maksimumit tė zyrtarėve qė mund tė sjellin dėme, nė zonat kyēe.

    Si dhurata tė konsiderushme financiare, disa poste janė shumė tė kėrkuar dhe janė objekt turn over -i (largimi, pėrmbysje) pėr mė pak intriguesit: nė distriktin e Sarandės, (nė kufirin me Greqinė), janė ndėrruar 18 shefa policie, qė nga viti 1998 e deri mė sot.

    Ana e dytė e kėsaj metode mbėshtetet tek bashkėpunimi i fshehtė nė krim. (tek rregulli i heshtjes). Nė kėtė kuadėr ėshtė interesante tė nėnvizojmė frikėn qė provojnė policėt dhe nėpunėsat, ose drejtuesit e lartė tė shėrbimit policor pėr njoftimet qė kanė pėr tė dhėnė. Disa prej tyre pohojnė me vėshtirėsi, se druhen tė dorėzojnė elementet qė disponojnė, nga frika e reprezaljes ndaj tyre apo familjes.

    Dihet qė njė presion i tillė ushtrohet edhe nė drejtėsi; Brenda 11 vjetėve, dy prokurorė tė pėrgjithshėm tė Tiranės preferuan t'ia mbathin jashtė shtetit, nė vend qė tė ndiqnin anėtarėt e klanit "Hakmarrja pėr Drejtėsi".


    Zotėrimi i shtresės sė mesme politiko-administrative


    Shtresa e mesme politiko-administrative ėshtė penetruar nė mėnyrė tė konsiderueshme nga mafia.

    Kryetarėt e bashkive tė qyteteve tė mėdha dhe deputetėt shqiptarė janė tė pėrfshirė nė krimin e organizuar. Nė prill 2005, pak para zgjedhjeve legjislative, nėn presionin evropian, u votua ligji pėr transparencėn e pasurive tė tė zgjedhurve dhe qeveritarėve.

    Analiza e deklarimit e bėrė nga njė komision special nė kėtė kuadėr ėshtė ekzemplare. Deputetė tė shumtė deklaruan njė pasuri prej disa milionė eurosh. Mė shumė se gjysma e tyre deklaruan gjithashtu se kishin tė paktėn njė ndėrmarrje tė tyren.

    Thellėsia e kėtij penetrimi kriminal nė jetėn politike kombėtare, veē tė tjerash u ilustrua me reagimet zyrtare ndaj vdekjes sė Vajdin Lames, kryetarit tė njėrit prej klaneve tė pėrmendura mė lart. Kur u dha lajmėrimi i ekzekutimit tė tij, Parlamenti shqiptar mbajti njė minutė heshtje pėr tė nderuar kujtimin e tij dhe qyteti i Tiranės i dha emrin e tij njė shkolle.

    Pak kohė mė parė, zgjedhjet e fundit parlamentare luajtėn rolin e tyre tradicional pėr tė treguar lidhjen politikė-kriminelė. Situatė klasike qė nga 1997: pjesa mė e madhe e kandidatėve pėr deputetė ėshtė mbėshtetur financiarisht nga mafia. Ky bashkėpunim duket sikur e ka gjetur zgjidhjen vetėm tek financimi i fushatės, karakteristike kjo e viteve 1990. Zgjedhja e deputetit tė zonės 37 nė Tiranė, u shėnua nga vrasja e njė pėrfaqėsuesi tė Partisė Demokratike nė komisionin e zgjedhjeve.


    Funksionarėt


    Kriminaliteti nė funksionet e larta publike shqiptare i kalon dukshėm stadet e njė korrupsioni tė thjeshtė. Lidhjet me mafian janė mjaft tė thella. Niveli i pagave, i pjesės mė tė madhe tė disa funksionarėve tė lartė, largon dyshimet mbi kėto lidhje.

    Kėshtu, si shpjegohet pasuria prej dhjetėra milionė eurosh e njė prej drejtuesve tė KESH-it nė njė kohė qė paga e tij mujore mezi i arrin 2000 euro?


    Shtėnia nė dorė e drejtuesve politikė


    Modeli mafioz shqiptar ėshtė mė lart pėrsa i pėrket fuqisė, se ai italian, kinez apo japonez. Nė fakt, pushteti mbi shtetin qė ushtronin klanet mafioze, tė paktėn deri kur u zgjodh Berisha, nuk ushtrohej nga njė presion i jashtėm mbi vendimmarrėsin politik: drejtuesit e politikės shqiptare e vinin vetė shtetin nė shėrbim tė mafias. Dhe kėtė e bėnin pėr arsyen mė tė thjeshtė: sepse ishin kuadro drejtues. Ndėrkohė qė paga mujore mesatare e njė ministri varion nga 2500 deri nė 3000 euro, punimet e komisionit nxorėn nė dritė se, tre ministrat kryesorė tė qeverisė sė Nanos kishin njė pasuri prej dhjetėra milionė eurosh.


    Origjina


    Ndonėse ka mundėsi tė ketė ekzistuar qė prej vitit 1992, ėshtė e sigurt qė pushteti kriminal mbi klasėn politike ėshtė bėrė masiv pas kryengritjes sė vitit 1997. Zhdukja e shtetit pati dy pasoja tė mėdha: emergjencėn e grupeve kriminale tė plotfuqishme nė territorin e tyre, sidomos nė Vlorė; dhe nevojėn logjike dhe tė mbėshtetur nga komuniteti evropian, qė t'u jepej fund pushimeve tė pushtetit me organizimin e zgjedhjeve legjislative nė qershor tė vitit 1997, tė destinuara pėr tė sjellė nė pushtet pasardhėsin e Sali Berishės dhe qeverinė e quajtur "qeveria e stabilitetit". Pikėrisht nė kėtė kuadėr, lidhja politikė-kriminelė u zbulua nė sensin fotografik tė termit. Nė fakt, si mund tė sigurosh financimin e fushatės zgjedhore nė njė vend tė varfėr, pėrveēse, duke pėrdorur tė vetmin financim tė mundshėm: atė tė klaneve kriminale? Kjo lidhje qe shumė e qartė nė Vlorė, ku Fatos Nano, gjatė fushatės zgjedhore pėr t'u bėrė kryeministėr, u "mbrojt" gjatė shumė javėve nga Myrteza Ēaushi "Zani", kryetari i klanit kriminal qė dominonte nė Vlorė, nė atė kohė. (Policia dezertoi qytetin nė 11 shkurt).


    Teknikat


    Dy teknika kryesore u pėrdorėn nga klanet mafioze pėr tė zotėruar politikat shqiptare, njėra prej tė cilave ėshtė krimi i organizuar. Eshtė e rėndėsishme tė citojmė se monopolet e importit qė janė nė dorė tė mafias, drejtohen nga politikanė tė rėndėsishėm, tė cilėt pėrfitojnė nė mėnyrė reciproke nga njėri-tjetri. Ish-ministrat e qeverisė "Nano" janė nė krye tė monopoleve kryesore tė sektorit agro-ushqimor. Kėto privilegje mjaft fitimprurėse sigurisht qė i kanė pėrfituar gjatė kohės qė ishin nė pushtet. Dyshime tė forta rėndojnė gjithashtu mbi zotėrimin e monopolit tė birrės qė ėshtė nėn pronėsinė e njė burri shteti.

    Mafia u krijoi mundėsinė e pėrfitimit mjaft politikanėve, mjeshtra tė spekullimit nė tregjet publike, nė tė cilat bashkėpunojnė masivisht, sidomos nė sektorin e ndėrtimit.

    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės i ka vėnė vetes nofkėn ndjellėse "Zoti 10%".

    Unioni mafia - politikė nuk varet vetėm nga korrupsioni, por edhe prej pėrkatėsisė.

    Politikanėt mė tė afėrt me Fatos Nanon janė padyshim anėtarė tė klaneve kryesore shqiptare, roli i tė cilėve nė strukturimin e kupolės sė pėrmendur mė lart ka pėrparuar nė njė mėnyrė ngulmuese nė Durrės dhe Tiranė. Njerėzit e disa prej qeveritarėve aktualė nuk ngelen jashtė dyshimeve tė kėsaj fushe.

    rd

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  3. Partitė politike dhe sfidat e sigurisė
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:28
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •