
Postuar më parë nga
thekthi
Sonila Isaku
E Premte, 18 Maj 2007
Dita per grate dhe femijet nis me kova dhe bidone ne duar qe duhen mbushur diku larg banesave te tyre. Duhet t’i lutesh dikujt tjeter qe te te dhuroje ujin, ose ta blesh, ndonese ishte planifikuar qe te shkonte tek cezmat e tyre. Duket si nje rrefenje perrallash, ku kucedra nderpret ujin, por kjo eshte e vertete dhe ndodh ne kryeqytet, pikerisht ne zonen e Institutit Bujqesor te Kamzes. Banoreve te godinave tek ky Institut, u duhet qe cdo dite, ujin ta mbushin me kova dhe bidone, kurse cezmat per muajt e veres dalin jashte funksionit. E keqja nuk vjen nga natyra, por nga vete njerezit. Banoret e “Bregut te Lumit” mbyllin tubacionin kryesor, dhe ujin e pijshem e perdorin per vaditje dhe tepricen ua shesin ketyre, “vuajtesve” me cisterna 1 mije litershe vetem per 500 leke. Halli i ka detyruar qe te bejne cfaredolloj “shpikjesh”, pompa ne rrjetin kryesor, tuba uji te cilet nuk kalojne nen toke po ne ajer, per te furnizuar depozitat ne katet e siperme te ish-godinave te studenteve.
Ardhja e veres sjell problemet per te gjithe banoret, te cilet detyrohen qe ujin e pijshem dhe ate qe perdorin per ta gatuar, ta blejne, si per me te sigurt. Por perseri ngurojne, sepse nuk e dine se ku mbushet dhe se sa eshte masa e sigurise se tij. Apo thjesht eshte mbushur ne nje pus pak metra me tutje apo cezme normale dhe jo burim, ashtu sic shkruhet ne etiketat e shisheve. Kurse pjesa tjeter e ujit, e cila perdoret per larje, qe perseri blihet por kete here me cmim me te lire, nuk ka kurrfare sigurie, pasi edhe me sy te lire mund te shohesh qe eshte i turbullt dhe ka gure. “U bene me shume se 10 vjet qe ne po perballemi me kete situate, ku cdo vere cezmat dalin jashte funksionit, dhe detyrohemi te blejme ujin si per te pire, ashtu edhe per t’u lare. Banoret e lagjes poshte, tek “Bregu i Lumit”, nderhyjne ne tubacionin kryesor duke e marre ujin, e perdorin per ujitje dhe me pas vijne edhe na e shesin ne. Nderkohe qe, me pompat qe kemi vene ujin qe blejme, e “dergojme” ne depozita me ane te tubave te cilet jane te vecante per cdo familje”, thote Fatmir Mehmetaj, banor i godines 8, ne Institutin Bujqesor.
Te shqetesuar dhe me shpresen se nje dite parate qe japin per qirane do te shkojne ne sherbim te tyre, gjithsecili qe jeton ne keto godina te tregon per varferine e vet, per kushtet e veshtira ku jetojne, dhe ajo qe i veshtireson me teper, eshte mungesa e ujit. Nderprerja e tij per nje kohe te gjate, sjell ndryshkjen e tubacioneve, te cilat kur furnizohen me uje jane shkaktaret kryesore te semundjeve. Te rrezikuar nga Hepatiti A, te rrezikuar nga semundje te higjienes, por ajo qe eshte me e rendesishme, eshte se nuk kane asnje vemendje nga shteti dhe Bashkia e Tiranes per te permiresuar kushtet e tyre. Tashme edhe vete femijet e dine se sa te rrezikuar jane dhe dine te tregojne se ku jane zonat me te rrezikshme, se ku shoket e tyre jane semurur, duke shpresuar se nje dite, gjithcka do te rregullohet pa qene shume vone.
Behare Vata: “Prej 5 vjetesh shetit me kova boshe”
Ka ardhur nga Burreli vite me pare per nje jete me te mire, dhe per te jetuar ne kryeqytet. Ndonese, tashme ajo eshte banore ne zonen e Institutit Bujqesor ne Kamez, ajo qe ka enderruar ose menduar para disa viteve, nuk eshte bere realitet. Megjithese, mban mbi supe 53 vjet jete, i duhet qe cdo dite te mbaje edhe kovat me uje, per t’u sherbyer pjesetareve te tjere te shtepise. Ka pese vjet qe e perdor me kursim ujin si ne dimer edhe ne vere, sepse tubacionet e ish-godines se studenteve, kane dale jashte funksionit dhe askush nuk ka menduar qe ta ndihmoje. “Kushtet ku jetojme jane te veshtira, pervecse mungeses se ujit qe u bene vite me radhe qe nuk ka, tani perballemi edhe me tubacionet e ujerave te zeza dhe lageshtiren qe ato percjellin ne te gjithe hyrjen. Asnje nuk na ka ndihmuar deri me sot, pervecse nje personi i cili ka hapur nje pike ku na lejon te mbushim uje per te lare, kurse ujin te cilin e perdorim per te pire, e blejme”, shprehet Behare Vata. Por si ajo, e gjithe godina, shkojne dhe mbushin ujin me kova dhe bidone per te lare, nderkohe qe dhe vete e pohojne se ai eshte i ndotur dhe perben rrezik infeksioni. “Askush deri me sot nuk ka ardhur te interesohet per fatin tone, pervecse ne rastet e fushatave elektorale, ku premtojne se do te sjellin ujin. Nderkohe qe, qirane qe na vjelin ne, nuk e di pse nuk e investojne per tubacione te reja, qe edhe ne te jetojme si njerez. Edhe ato rroba qe lajme, zere se pa lare jane, pasi uji nuk eshte i paster dhe pluhurat ketu jane te shumte”, vazhdon 53-vjecarja. Nderkohe qe, edhe kushtet e saj ekonomike jane te veshtira, pasi jeton vetem me 7500 leke pension te bashkeshortit te saj, ndersa vete dhe djali jane te papune dhe jetojne vetem ne dy dhoma, ku nuk kane as kuzhine dhe me banje te perbashket me familje te tjera.
Koha jone
Krijoni Kontakt