Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 60
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Sikur mos te egzistonte SULLTANLLEKU ne boten shqiptare, sot Kosova do ishte nje vend i pavarur. Vazhdojne serbet te flasin per rrezikun e islamit Ballkanas apo Evropian dhe sigurisht qe ata qe ne fund zgjedhin per te ardhmen e Kosoves, kur jane edhe te lodhur me perbindshmerine dhe mjerimin islamist, sdo i mbyllin veshet. Kosova ose me mire SHQIPTARET E KOSOVES PO BEJNE GJITHCKA ESHTE E MUNDUR KUNDER PAVARESISE SE TYRE! Duhet ta kuptoni o shqiptare te pafund-vuajtur (vecanerisht per mend/TRU), se asgje sdo ju vije nga bota e coroditur dhe e prapambetur islamike.

    Diktatori shqiptar Enver Hoxha, edhe pse per negativllekun e tij bera krahasimin ne hapje te temes, ne lidhje me fene ka merita te jashtezakonshme. Hyn te internet dhe gjen qindra-mijera faqe shqiptare qe shkruajne ne vendet kryesore ne webet e tyre, FEJA ISLAME dhe te mbushura me shkrime arabe. Injoranca eshte shume e theksuar ne gjirin e nje pjese te shqiptareve te Kosoves. Dhe te vjen keq kur keta jane ne moshen me te bukur dhe ne vend qe ta shijojne dhe ta dallojne lehte jeten e mire, humben ne shemtirat e kohes jashte cdo kohe! Shqiptaret jane te medhenj, por dhe te vegjel. Shqiptaret duan dashuri por dhe urrejtje. Shqiptaret jane e zeza e vetes por dhe e zeza e miresise, e cila shume here eshte dicka e panjohur per ta. Kur nuk do veten, mos prit te te duan. Nese i jep nje shpute (shuplake) vetes, mos u cudit kur te marresh nje grusht vdekjeprures nga te tjeret!

    Tung...dhe me mend ne koke se na degjeneruat Shqipnine e Veriut, e cila ka qene zemra e shqiptarise dhe jo qen fantazme arabie!

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Pavarsia e Kosovës, në Islamabad?!

    Ardian Ndreca, Gazeta Shkodra

    Javën që kaloi u shkrue edhe nji kapitull tjetër i turpshëm i politikës sonë të jashtme. Nji delegacion i përbamë prej Edit`h Harxhi, Adhurim Banaj, Elsa Kosova, Saimir Repishti dhe Zafar Ansar përfaqsoi vendin tonë prej datës 15 deri me 17 maj në Islamabad në sesionin e XXXIV të Konferencës Islamike të Ministrave të Jashtëm të vendeve antare.
    Ishte qysh prej vitit 1912 që vendi ynë nuk përfaqsohej në botë me funksionarë të ministrisë së jashtme me pasaportë të huaj.. Kush do ta besonte se zoti Berisha do të na falte rishtas këtë gëzim të pashoq. Ndër çështjet e randësishme që u diskutuen në atë tubim figuron edhe: gjendja në Irak, Somali, Qipro, agresioni i Armenisë ndaj Azerbajxhanit, dënimi i sanksioneve të SHBA-së ndaj Republikës Arabe të Sirisë, dënimi i regjimit Sionist për mbajtjen e armëve atomike, solidariteti ndërmjet vetë antarëve të Konferencës, koordinimi dhe konsultimi ndërmjet shteteve antare të Konferencës islamike për mbajtjen e nji qëndrimi të vetëm në arenën ndërkombtare, forcimi i bashkimit islamik, çështje legale të gjykatës ndërkombtare islamike, çështje ekonomike dhe shkencore, rrugë dhe mjete për rritjen e strategjisë kulturore të botës islamike, çështje të kalendarit Hixhri, promovimi i Vakufeve, çështje të edukimit dhe të riedukimit islamik etj.
    Asnji pikë e rendit të ditës nuk i kushtohej çështjes kosovare edhe pse përfaqsuesi i Kosovës ishte pritë zyrtarisht prej sekretarit të Konferencës islamike Ihsanoglu qysh me datën 7 maj 2007. Po të ishte e vërtetë se kjo Konferencë do të mbështeste Kosovën, ajo kishte kohë të mjaftueshme prej datës 7 deri me 15 maj me shtue nji pikë në rendin e ditës, por qysh këtu nis mashtrimi i zgjebove aventurierë që përfaqsojnë gjoja interesat e vendit tonë...
    Disa heresh grupe apo edhe intelektualë të veçantë i kanë tërheqë vemendjen kësaj qeverie dhe parlamentit shqiptar që të deklarojë si antikushtetuese pjesmarrjen e vendit tonë në atë konferencë, por ndjeshmënia dhe përgjegjësia e shumicës së parlamentarëve shqiptarë shumëzohet me zero sapo të cënohen interesat e tyne dhe pushteti i përkohshëm që gëzojnë. Disa sish i kanë ra mohit hapun vlerave qytetare dhe demokratike; por ata harrojnë se nesër kur koha efimere e pushtetit të tyne do të perëndojë përgjithmonë, kanë me mbetë me nji njollë të pashlyeshme turpi, që nuk e lajnë as paret e marruna nën dorë, as udhtimet zyrtare, as iluzioni se kanë komandue dy a tre gurë të pa-gojë shahu në fushën e zezë të veprimtarisë së tyne.
    Me rastin e tubimit të majit në Islamabad u deklarue nga qeveria se atje u shkue "për të mbrojtë interesat e Kosovës", bile me shtymjen e Tiranës me datën 7 maj sekretari i përgjithshëm i Konferencës islamike kishte pritë të dërguemin e Kosovës Lutfi Haziri. Problemi asht se prej tubimit të Islamabadit nuk doli asnji rezolutë zyrtare ku mbështetet pamvarsia e Kosovës, ndërsa nji prej komunikatave për shtyp, prej 11 rreshtash, s'asht veçse nji deklaratë e pangjyrë ku "vlerësohet", «shpresohet» e «dëshirohet» nji bashkëpunim mâ i gjanë me Kosovën.
    Kaq! Të tjerat janë andrra që i kanë pa me sy hapë mitomanët e Tiranës dhe të Prishtinës, të cilët janë aq të papërgjegjshëm saqë për me justifikue pjesmarrjen dhe pagesat e kuotave të antarsisë në atë Konferencë nuk ngurrojnë me hedhë dritë të keqe mbi çështjen e Kosovës edhe përpara opinionit ndërkombtar. Dihet që Konferenca islamike interesohet, mbron dhe jep asistencë të gjithanshme ndaj vendeve islamike. Kush asht ai budalla që mendon se po të paraqitet sot Kosova si vend beniamin i Konferencës islamike - atëherë shteteve si Rusia, Kina apo Britania e Madhe do t'u zbutej zemra dhe do të mbështesnin pamvarsinë e saj! Në gjithë këtë lojë të pandershme ndihej si leit-motiv parulla se gjoja Konferenca islamike do ta mbështesë pamvarsinë e Kosovës në OKB. Çështja e pamvarsisë nuk diskutohet në asamblenë e OKB-së, pse ajo mvaret prej Këshillit të Sigurisë dhe aty Konferenca islamike jo vetëm që nuk ka za si e tillë, por tue qenë se kjo Konferencë nuk resht së dënuemi politikën e SHBA-së, të Rusisë, Kinës, Britanisë së Madhe, Izraelit - merret vesht sesa kredi kanë n'at forum opinionet e saja dhe rezolutat që ajo aprovon.
    Asht e vërtetë se në Këshillin e Sigurisë bajnë pjesë edhe dy vende islamike siç janë Indonezia dhe Katari, por mos të harrojmë se ato janë antarë të përkohshëm pa të drejtë vetoje, ashtu siç janë Belgjika, Gana, Italia, Peruja, Kongoja, Panamaja, Sllovakia dhe Afrika e Jugut. Po çka mund t'u themi atyne që kanë mâ afër në hapsinën interiore Katarin se Belgjikën, apo Indonezinë se Sllovakinë!
    Kah ana tjetër nuk duhet harrue se kush janë pesë antarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë: SHBA, Kina, Rusia, Franca dhe Britania e Madhe, secila prej tyne me të drejtë vetoje .Atëherë pse e gjithë kjo komedi e pështirë, kjo lojë me fatet e nji populli që ka derdhë gjak për pamvarsinë? Mos po kërkohet në këtë mënyrë me ba që vendi ynë së bashku me Kosovën të rrëshqasin së bashku në orbitën e vendeve islamike? Faktet janë kokëfortë e përpara tyne bahen shumë qesharake fjalimet bombastike të mbushuna me Nanë Tereza apo me Perëndim.
    Reagimi ndaj kësaj politike të mbrapshtë shërben jo për me "mbrojtë krishtenimin", por thjesht vlerat laike të shoqnisë shqiptare, ato vlera që Kushtetuta republikane i garanton - dhe që sot shkelen hapun. Që s'bahet fjalë me "mbrojtë krishtenimin" e tregon fakti se mbrenda në parlament, ato që kanë za dhe mundësi me folë dhe që nuk pritojnë me ngrehë shamata për musteqet e Çelos, heshtin dhe shohin interesat e veta të gjithmonshme.
    Kah ana tjetër, fatkeqsisht intelektualët shqiptarë (jo ajo pjesë që vuen prej sëmundjes së duartrokitjeve) - nuk e çojnë zanin, tue u ba bashkëfajtorë përpara kombit për avancimin e idesë se pamvarsia e Kosovës mvaret dhe mbështetet prej vendeve islamike, ide kjo e rreme në formë dhe në përmbajtje. Mos kujtoni të dashur intelektualë se përban nji ngushëllim fakti se përpara nji rreziku të madh asht mâ mirë me u mshehë, me shpresën se ujku do t'ju hajë në fund fare!

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Debati për qorrsokak

    Ndue Ukaj - Gazeta Shkodra

    Një debat krejt i pazakontë dhe aspak i dobishëm për proceset në Kosovë, veçanërisht për perspektivat e së ardhmes, mbetet debati dhe mëdyshja e ndezur këto ditë, lidhur me pjesëmarrjen apo jo të delegacionit të Kosovës, në Konferencës e organizatës së shteteve Islamike, në Islamabad. Vetë parashenja, parashtesa dhe përmasa semantike, krejt e dyshimtë e kësaj organizate, dilemat që ngërthen në vete kjo organizatë në botën perëndimore, parashenja religjioze si sinonim i simbolizmit politikë dhe "vlerës" politike që mbart në vete, në kontekstin kosovar, duhet të kuptohen si indikacione të fuqishëm dhe të mjaftueshme, se Kosova, jo që nuk duhet të marr pjesë në këso Konferencash, por në të kundërtën, duhet të qëndroj sa më larg tyre, sepse kauza e Kosovës më së paku ndihmohet me ofrimin e Kosovës me këto vende. Arsyet dhe argumentet janë të shumta, e këto më së miri i din vet anëtarët e Grupit Negociator të Kosovës, sidomos të pasionuarit për të marr pjesë në këtë takim, prej së cilit, Kosova aspak s'do të përfitonte, përkundrazi do të humbte, për të fituar ndokush ndonjë poenë politikë apo edhe biznes të caktuar. Në të kundërtën, çdo shkuarje atyre dhe çdo filtrim me këto shtete, shumica e së cilëve në botën e qytetëruar janë të dyshimta, me qeveri aspak demokratike dhe me përplot elemente fundamentaliste brenda, jep një sinjal aspak të mirë për miqtë perëndimore, pa të cilët, procesi s'do të mund të përfundoj, madje edhe në qoftë se binden, jo kjo organizatë, por edhe pesëdhjetë të tilla, ngase edhe naivët e patetikët më të mëdhenj e kuptojnë se çështja e Kosovës kalon nëpër Uashington, Bruksel, Londër, Paris, Berlin e Romë dhe jo nëpër vende gjysmëdemokratike ose aspak demokratike. Pa përkrahjen ë këtyre qendrave të përmendura, Kosova asnjëherë s'mund ta fitoj Pavarësinë, madje kurën e kurës as s'do të ndihmohej të çlirohej nga shteti serb. Andaj, të shkohet këtu, vetëdijshëm apo jo, domethënë te dilet në antagonizëm të thellë me proklamimet tona, me traditën tonë politike që kemi ndërtuar deri tash, me synimet e përbashkëta me botën perëndimore për të paqtuar rajonin dhe për ta integruar në Familjen e madhe Perëndimore.
    Nëse presidenti Fatmir Sejdiu ka shprehur rezerva kundër çdo "nostalgjie" për të marr pjesë dhe për të fituar përkrahjen e këtyre vendeve, apo edhe nëse e ka përdor autoritetin e presidentit, ai i ka bërë nderin më të madh Kosovës, e ka preventu një nismë, e cila mund të përfundonte me pandehmin e Shqipërisë, inkuadrimin në këtë organizatë, fakt ky që shtetit amë i ka sjellur dhe i sjell, edhe sot vështirësi në mëkëmbjen ekonomike, sidomos kur bëhet fjalë për integrimin në botën perëndimore.
    Në sfondin e zhvillimeve politike në marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos nëse këtë e kontekstualizojmë në gjendjen kosovare dhe "delikatësinë" e zgjedhjes së këtij problemi, çdo trumbetim i tillë është absurd, madje aq sa degradon edhe vetë përpjekjet e qeverive perëndimore, të diplomacisë amerikane dhe europiane, të cilat kanë marr përsipër zgjedhjen e statusit politikë të Kosovës, natyrisht në favor të kërkesave të shqiptarëve për Pavarësi dhe që bëjnë lobingun* duhur për të sendërtuar këtë objektivë dhe për të arritur këtë qëllim.
    Këto lëvizje të fundit të Grupit të Unitetit të Kosovës, apo individëve brenda tij, janë një blof i madh dhe nëse i vëmë në analogji edhe me vizitën që patë bërë më herët kryeministri Agim Ceku në Rusi, janë dëshmi e papjekurisë dhe naivitetit politikë të spektrit politikë kosovar; dëshmi e një konflikti për të fituar namë e poenë politikë, në Kosovën e pas statusit kur pritet të ndahet kontributi nga këta burra të shtetit. E kam thënë edhe më herët dhe kjo tashmë po shihet sheshazi, se është më shumë se iluzion të besohet se Agim Ceku mund të ja ndryshoj bindjen Rusisë për Kosovën dhe këtë gjë duhet ta themi, pa asnjë ngarkesë, edhe me rastin e shteteve islamike, të cilat aspak s'do binden nëse Veton Surroi e Lutfi Haziri do të merrnin pjesë apo jo në këtë takim. Me pjesmarrjën ë tyre, këta vetëm do e degradonin imazhin e Kosovës nëpër qarqe perëndimore, sidomos në botën intelektuale e mediatike.
    Nëse shihet procesi i Kosovës në suaza me të gjëra dhe në dioptri të gjatë, larg njëmendësisë së tipit ballkanik, euforik e magalomanë, kuptohet se lufta diplomatike mes fuqive të mëdha, sa i përket çështjes së statusit të Kosovës, kaherë ka kaluar nga duart dhe fuqitë e liderëve vendor, të cilët në gjithë këtë proces, më shumë vetëkënaqën e vetëdeklarohen se sa kryejnë punë dhe të shumtën* e herave luajnë rol tretësor, mos të themi krejt teknik. E rëndësishme është që ata vetëm të ruajnë dhe sforcojnë partneritetin me miqtë e mëdhenj perëndimore. Sepse ata nuk kanë kaçik, për fat të keq, për të ushtruar ndikim në përceptimet e ndryshme karshi propozim zgjedhjeve për Kosovës, në këtë rast Pakos së ish Presidentit Ahtisari, për Pavarësi të mbikëqyrur për Kosovës.
    Andaj, pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë, i ngjason luftës së Don Kishotit dhe Sanco Pancos me mullinjtë e erës. Kosova s'ka nevojë për Don Kishota, e sidomos më së paku në këtë fazë kaq të ndjeshme; shoqëria kosovare e stërvuajtur dhe e degraduar ka nevojë të përafrohet me gjitha komponentet nga bota perëndimore, në të kundërtën edhe një kohë të gjatë do të sorollatet kështu dhe do të numëron regjistrin e pafundmë të vuajtjeve dhe paperspektivës. Ndërsa rinia kosovare s'do kërkoj rrugë emigrimi nga OIK, por në EU dhe SHBA-të. Kjo është përgjegjësi e kësaj klase politike.

  4. #14
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    nuk kuptoj se cfar e keqe i vjen kosoves ,ne qofte se OKI organizata konferences Islamike ka miratuar nje rezolute ku garanton se do votoje pro pamvarsise kosoves ne OKB!?
    kjo eshte per tu pergezuar dhe per tu falenderuar nga te gjith shqiparet ne vecanti,dhe nga te gjitha shtetet e medha qe mbeshtesin pamvarsin e kosoves,qe nga amerika angli etj etj!me qense cdo gje do miratohet me shumic votash!
    pra te thuash qe nuk duam votat e OKI islamike eshte nje soj si te thuash nuk duam pamvarsin e kosoves !

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Citim Postuar më parë nga BEHARI
    nuk kuptoj se cfar e keqe i vjen kosoves ,ne qofte se OKI organizata konferences Islamike ka miratuar nje rezolute ku garanton se do votoje pro pamvarsise kosoves ne OKB!?
    kjo eshte per tu pergezuar dhe per tu falenderuar nga te gjith shqiparet ne vecanti,dhe nga te gjitha shtetet e medha qe mbeshtesin pamvarsin e kosoves,qe nga amerika angli etj etj!me qense cdo gje do miratohet me shumic votash!
    pra te thuash qe nuk duam votat e OKI islamike eshte nje soj si te thuash nuk duam pamvarsin e kosoves !
    Nuk kane te drejte vote. Pastaj aq naive jeni sa te besoni se vendet islamike kane potencial politik te vendosin per te ardhmen e Kosoves?! O njerez, kosovaret jane ne vendin e tyre, per te cilin kane derdh gjak shekull pas shekulli dhe ska dyshim qe nje dite Kosova do jete e pavarur, por kjo dite do jete kur te jemi distancuar nga nga pjesa me e ndyre e njeriut, jeta arabe!

  6. #16
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Une deshtoj te kuptoj se ca lidhje ka konferenca islamike me pamvaresine e kosoves xhanem???????????????????????????????????????????? ??????????

    Kosovaret a jane arabe apo europiane???????????????
    Ergo cogito, ergo sum!

  7. #17
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Fenomeni
    Nuk kane te drejte vote. Pastaj aq naive jeni sa te besoni se vendet islamike kane potencial politik te vendosin per te ardhmen e Kosoves?! O njerez, kosovaret jane ne vendin e tyre, per te cilin kane derdh gjak shekull pas shekulli dhe ska dyshim qe nje dite Kosova do jete e pavarur, por kjo dite do jete kur te jemi distancuar nga nga pjesa me e ndyre e njeriut, jeta arabe!
    mos kalo ne ekstrem!!
    merre me shtruar duke bere nje analize pastaj pyet dhe te tjeret po deshe se cila jete eshte me e ndyre (degjeneruar)jeta arabe sic ti pretendon se qenka e ndyre?apo jeta lakuriqe perendimore qe ti pelqen??
    pastaj se kuptoj perse e germon pallen tek vendet arabe?me qense ketu flitet per shqiptare!fati deshi qe shqiptaret te ishin popull musliman mbi 70%e popullit,prandaj ske perse ti quash arabe etj etj!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga qerosi
    Une deshtoj te kuptoj se ca lidhje ka konferenca islamike me pamvaresine e kosoves xhanem???????????????????????????????????????????? ??????????

    Kosovaret a jane arabe apo europiane???????????????
    Po pse ka ndonje gje te keqe te marresh firmen e 57 shteteve per ta pershpejtuar procesin e pavarsise???????

  9. #19
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Kosovaret, edhe nje here treguan se sa te trashe jane; sikur duan te heqin cdo dyshim se jane te trashe. Kane harruar se tash e mbare bota i njeh si te trashe.

    Pjesmarrja ne kesi 'konferenca' kur zhvishen nga retorika e disave ketu; ka pasoja vetem, dhe vetem negative dhe ate per shume arsye. E para, po te votohej kjo c'eshtje nga populli, askush nuk do te shkonte ne Islamabad e ne asnje vend tjeter qe perfundon me bad. Po nejse, politikanet tone mbase deshirojne te udhetojne pak jashte vendit; duhet te kompenzohen vitet e rinise te humbura duke punuar me lopate.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Fenomeni
    Sikur mos te egzistonte SULLTANLLEKU ne boten shqiptare, sot Kosova do ishte nje vend i pavarur. Vazhdojne serbet te flasin per rrezikun e islamit Ballkanas apo Evropian dhe sigurisht qe ata qe ne fund zgjedhin per te ardhmen e Kosoves, kur jane edhe te lodhur me perbindshmerine dhe mjerimin islamist, sdo i mbyllin veshet. Kosova ose me mire SHQIPTARET E KOSOVES PO BEJNE GJITHCKA ESHTE E MUNDUR KUNDER PAVARESISE SE TYRE! Duhet ta kuptoni o shqiptare te pafund-vuajtur (vecanerisht per mend/TRU), se asgje sdo ju vije nga bota e coroditur dhe e prapambetur islamike.
    !
    Po qka dreqin po lypin amerikanet ne atê botê ore ?
    me duket diten folni treja gjera e naten veproni ndryshe ...
    po
    kur ekonomia jon dhe e Botes mvaret nga lindja pse mohoni lindjen , qfar ka pune islami ketu a je tuj fol per Meke a per Pamvarsi ????
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •