E Premte, 18 Maj 2007
"Me jep voten tende? Une ta kembej ate me seks oral". Premtimi elektoral mjaft i cuditshem, mberrin nga Tania Dervaux, kandidadtja hipotetike per ne Senatin Belg. Natyrisht qe ky mbetet nje provokim. Por nderkaq, iniciativa e saj po arrin te marre mbeshtetje entuziaste dhe mjaft popullim ne internet. Tania, nje femer shume e kendshme, e pati filluar fushaten e saj elektorale duke garantuar 400 mije vende pune dhe e linte veten madje dhe te fotografohej lakuriq per posterat elektorale gjigande te partise se saj, Nee. Nderkaq, zgjedhesit menjehere nisen te lepinin buzet. Ne kembim te 400 vendeve te punes, kerkonin puthje apo edhe seks oral me kandidaten. Te gjithe e kane konsideruar nje gje te tille, nje provokim. Edhe sepse e reja, lidere e partise Nee, e kishte nisur fushaten e saj elektorale duke premtuar 400 mije vende te reja pune, duke shojeguar se kjo ishte nje parodi, krahasuar me shifrat e tjera qesharake qe premtonin kandidatet e tjere per te hyre ne Senatin Belg. Ajo tashme e ka pranuar sfiden, si cdo politikan qe eshte gati te beje gjithcka, vetem per te marre voten. Kushtet e vetme qe ka paraqitur jane: perdorimi i nje prezervativi dhe 5 minuta praktike me secilin. Ajo i ka bere logarite ne fakt: Me te pakten 80 zgjedhes ne dite, ajo do te jete e impenjuar per 500 dite me radhe. Ka menjanuar te martuarit dhe burrat e ndrojtur. Ata mund ta takojne vetem ne "Second Life" ne internet.
Duket se ideja ka funksionuar, pasi siti i saj eshte mbushur me klikime nga milione Madje ajo ka marre tashme edhe disa E mail me propozime konkrete. Nderkaq, mendohet se veshtire qe Tania ta mbaje "premtimin" para zgjedhesve te saj. Edhe levizjet e tjera te ndermarra nga partia NEE, kane qene te karakterizuara nga nje shpirt i forte provokues. Mbase edhe kjo e bere nga kandidatja belge, eshte ne vijen e premtimeve false sa per te marre karrigen e shume pretendenteve ne politike. Pra, fakti qe ata nuk arrijne t'i mbajne asnjehere premtimet, eshte nje arme e forte per te shpjeguar sa me mire idene e kandidates Tania.
NEE eshte nje parti e cila i perket pakices fiamminge. Ajo ben fushate elektorale permes fotomontazheve, duke u tallur me politikanet e tjere. Partia Liberale e kryeministrit Guy Verhofstadt, ne kete fushate ka lancuar se do te hape mbi 200 mije vende pune ne rast fitoreje, ndersa nje force tjeter politike, tha se do te hapte mbte mbi 260 mije. Perballe programit te kandidates Dervaux, keto shifra natyrisht qe jane destinuar te jene qesharake.
Kohajone
Krijoni Kontakt