Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Jacques Chirac, 45 vjet në politikë

    U shfaq në politikë në 1962-shin. Ikën në 2007-ën. Lë pas një Francë të etur për ndryshim

    Presidenti francez, Zhak Shirak, i tha lamtumirë kombit francez në një fjalim të fundit të tij nga pallati "Elize". Pushteti i tij 12-vjeçar përfundoi. Tani ai ka dorëzuar levat e drejtimit të Francës në duart e Nikolas Sarkozisë. Shirak ka kaluar plot 45 vjet në politikë. Pasi fitoi zgjedhjet si kryebashkiak i Parisit dhe e drejtoi këtë qytet për plot 18 vjet, Shirak u bë Kryeministër nën Presidentin Fransua Miterran në 1986-ën. Më pas, ai u bë President i Republikës Franceze në 1995-ën. "Unë do të jem presidenti i të gjithë francezëve", tha ai natën e fitores. Gjatë periudhës së parë të presidencës së tij, ai kaloi nëpër disa momente me të vërtetë të paharrueshme. Madje, Shirak pati shansin të shikonte ekipin francez të futbollit të shpallej kampion bote në Kupën e 1998-ës dhe u shfaq jashtëzakonisht i ekzaltuar nga kjo.

    Por, Franca u shokua jo pak në zgjedhjet presidenciale të 2002-shit, kur lideri i të djathtës ekstreme, Zhan Mari lë Pen, ia doli të mbërrinte në raundin e dytë të zgjedhjeve, pavarësisht se në përfundim është Shiraku triumfues. Nis kështu mandati i dytë i tij si President i Francës. Këtë radhë mandati nuk është më shtatëvjeçar, si i pari, por pesëvjeçar, ndryshim ky që vetë Zhak Shirak e kish iniciuar. Zhak Shirak do të kujtohet mbi të gjitha, sipas historianit Henri Amoroz, për kundërshtinë e tij ndaj luftës në Irak: "Për mua, ajo që ai e bëri më së miri është se e distancoi Francën me luftën në Irak. Dhe ai nuk ishte i vetëm. Ne kishim nevojë për ndikimin e tij dhe për atë të kancelares gjermane. Edhe Rusia me Putinin ishin gjithashtu në të njëjtën linjë. Kjo ishte ajo që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e quajtën "Evropa e vjetër". E ndoshta ishte me të vërtetë.

    Por, është Evropa e vjetër ajo që ka edhe meritat më të mëdha. Ishte një Evropë e vjetër me histori të re", tha Amoroz. Për Zhak Shirakun, që kundërshtoi ndërhyrjen ushtarake në Irak, zgjidhja për krizën në Irak nuk ishte përdorimi i forcës: "Ka një alternativë ndaj luftës dhe ne jemi të sigurt për këtë. Përdorimi i forcës do të ishte vetëm opsioni i fundit. Rusia, Gjermania dhe Franca janë të vendosura t‘i japin çarmatimit të Irakut të gjitha shanset e mundshme në paqe", deklaroi Shirak në shkurt të 2003-shit. Francezët mbështetën Presidentin e tyre duke dalë nëpër rrugë, ku edhe denoncuan ndërhyrjen amerikane.

    Në fund të 2005-ës, bota pa periferitë e Parisit të digjeshin, pasi dy të rinj u dogjën në nënstacionet energjetike në Klishi-Sëz-Bua, në afërsi të Parisit. Sot, fantazma e betejave ligjore e pret Shirakun, që do të humbasë imunitetin pasi të largohet nga presidenca franceze. Sipas "Herald Tribune", të 15 marsit, Shirak mund të ndeshet me hetime në lidhje me aferën e njohur si "punësimet e rreme" në Bashkinë e Parisit dhe me skemat e kontratave publike të përdorura për të financuar në mënyrë të paligjshme partinë e tij, kur ai ishte kryebashkiak. "Unë mendoj se është një katastrofë e vërtetë të përndjekësh politikanët kur nuk bëhet fjalë për një çështje kriminale. Nëse akuzoni Zhak Shirakun, atëherë është Franca ajo që akuzoni, është Franca që del më e dobët", argumenton Amorouz. Zhak Shirak, që është frymëzuar gjithnjë nga Sharl Dë Gol, iu drejtua kombit për të fundit herë... "

    Franca, ky vend i mrekullueshëm që na takon të gjithëve. Franca, kombi ynë. Bashkatdhetarë të mi të dashur, ne duhet të jemi gjithnjë thellësisht krenarë për të. Rroftë Republika dhe Rroftë Franca!", tha ai në përfundim.

    Gazeta Shqip

    Me shume per ish-presidentin francez:
    http://en.wikipedia.org/wiki/Jacques_Chirac

    -
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 17-05-2007 më 19:27
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  3. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  4. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •