Britania masa shternguese per punedhenesit
Nga Londra
Muhamed Veliu
Qeveria Britanike permes nje projektligji qe i eshte shperndare per te marre sygjerime paraprakisht grupeve te intresit, planifikon rritjen e gjobes deri ne burg per punedhesit qe kapen me punonjes ilegal.
Ky projekt ligj qe do ti kaloje parlamentit veshtireson punesimin e mese gjysem milion emigrantve ilegal, mes tyre dhe shume shqiptareve pa leje qendrimi ne Britani.
Ministri i emigracionit Liam Byrne tha se nuk mjafton vetem kontrroli i njerezve ne pikat kufitare por ky kontroll duhet te zhvillohet edhe nga punedhenesit e tyre.
Byrne perjashtoi mundesine e nje amistie per emigrantet ilegal qe punojne ne Britani sic u kerkua javen e shkuar nga organizata per qytetari e mbeshtetur nga udheheqesit fetar dhe 40 deputete britanik.
Analistet e ceshtje te emigracionit parashikojne se ky projekt ligj qe do te miratohet muajin e ardhshem nga Parlamenti Britanik pasi te kene mberritur sygjerimet e grupeve te intresit do te rrise tregtine e dokumantave false.
Fundjaven e shkuar gazeta The People permes nje investigimi zbuloi lulezimin e nje tregtije te re ne te cilen jane perfshire qytetare te vendeve te sapo futura ne Europe si Rumania apo Polonia qe shesin pasaporta e tyre per 250 sterlina, emigrantve pa te drejte pune ne Britani.
PS. Lajmi mos te vidhet nga kryredaktori "Albanian Mail" i cili me copy&paste ne menyre te turpershme merr lajme te gateshme nga ky forum duke i botuar pa lejen e autoreve ne faqet e kesaj gazete.
Krijoni Kontakt