Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    www.balkanweb.com

    Paratë e Pista, Rrezik-mos-Integrimi
    • Nga Dr. Zef Preçi
    Problemi i pastrimit të parave është një problem i vjetër dhe global që lidhet sa me zhvillimin e ekonomisë dhe të institucioneve të shtetit të së drejtës në tërësi, aq edhe me praninë në shkallë të ndryshme të fenomeneve mbi të cilat bazohet ky proces. Të tilla janë: të ardhurat nga shitja e arsenaleve të armatimeve; kontrabanda; trafikimi i qenieve njerëzore; krimi i organizuar; trafikimi i narkotikëve; prostitucioni; ryshfeti; mashtrimet kompjuterike, etj.). Parave të siguruara nga këto dhe nga burime të tjera iu kamuflohet origjina dhe përmes procesit të investimit kryesisht në biznese legjitime dhe fitimprurëse si në sektorin e ndërtimit, në tregjet e sigurimeve, në depozita bankare, etj., bëhet e mundur "zbardhja" e tyre. Institucione perëndimore të specializuara vlerësojnë se paratë e pista që qarkullojnë sot në botë janë mesatarisht 2-5% të GDP-së, kuptohet me peshë shumë më të madhe në vendet e varfra, në zhvillim, etj

    Ndonëse në pamje të parë duket sikur këto para shërbejnë si një burim shtesë për përshpejtimin e zhvillimit të ekonomisë, në të vërtetë në këtë proces kamuflohet gjithashtu fakti i pamohueshme se në vendet me institucione të dobëta dhe shkallë të lartë të ndërhyrjes shtetërore në ekonomi siç është rasti i Shqipërisë, procesi i pastrimit të parave maskon burimin e vërtetë të tyre: evazionin e gjerë fiskal; korrupsionin ekonomik e politik të elitës drejtuese, etj., duke shërbyer kështu si një ndër instrumentet më të fuqishme të krijimit dhe të konsolidimit hap pas hapi të oligarkisë financiare të periudhës post-komuniste. Vetëm kështu mund të shpjegohet përse kanë dështuar komisionet të ngritura në vite për hetime parlamentare mbi abuzimin me detyrat drejtuese; përse problemet e (i) legjimitetit të burimeve monetare ngrihen vetëm në periudha fushatash elektorale; përse mënjanohet Parlamenti nga drejtimi i institucioneve të kontrollit dhe këto institucione vihen nën tutelën e Ministrisë së Financave; përse nuk u jepet përgjigje nga institucionet kushtetuese apo të ngritura me ligj të veçantë problemeve të ngritura publikisht mbi "familjet mafioze" të vendit dhe rolin e tyre në procesin politik; perse nuk hetohet deri në fund penetrimi i parave kriminale në media dhe fushatat elektorale; përse individë dhe biznese të dyshuara për pastrim parash "fitojnë" pa konkurrim kontrata të fuqishme publike në pastrimin e qyteteve, në koncesione për veprimtari mjaft fitimprurëse dhe monopol (siç ishte rasti i demontimit dhe eksportimit të arsenalit të armatimeve); në licencime për shfrytëzimin e pasurive natyrore, turistike, etj.

    Ndonëse pamja në botë dhe deri-diku edhe në vendin tonë duket se ka ndryshuar pas ngjarjeve të 11 Shtatorit, mendoj se ky fenomen përbën një kërcënim serioz për vetë zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë politike, sidomos në vendet si yni. Kështu është e qartë se përmes këtyre parave vazhdon procesi i korruptimit të zyrtareve publike; procesi i deformimit të vendimmarrjeve prej tyre, braktisja e interesave të qytetarëve dhe pasurimi i shpejtë i një numri syresh dhe përgatitja për t'u futur në parlament në emër të mbrojtjes së këtyre parave dhe të shtimit të tyre me një "petk" legjitimiteti. D.m.th pompimi i këtyre parave, në rastin më të mirë, deformon dhe pengon ndërmarrjen e politikave ekonomike te suksesshme edhe atëherë kur për to ekziston një vullnet politik i mjaftueshëm

    Studime të ndryshme tregojnë se në vendin tonë gjatë 4-5 viteve të fundit është rritur presioni i hyrjeve monetare kriminale, përkundër përpjekjeve të bëra nga qeveria dhe institucionet financiare ndërkombëtare e vendet mike për rritjen e performancës së institucioneve publike mbikëqyrëse të këtij procesi. Kështu, mungesa e transparencës në privatizime dhe në dhënien e koncesioneve të disa veprave të mëdha për investime të huaja apo të përbashkëta (vendi e të huaja), sidomos në sektorët industriale rritin rreziqet dhe ekspozimin e vendit ndaj kërcënimeve ambientale, si dhe inkurajojnë fenomenin e pastrimit të parave. Në shkallë rajonale, ekziston një evidence e mjaftueshme për të kuptuar se investimet me burim paratë e pista janë një fenomen në rritje, i shprehur kryesisht në blerjen e licencave të veprimtarive ekonomike që qarkullojnë miliona Euro, në mbështetjen e lancimit pulbik të një numri politikanësh e për rrjedhojë "është vështirësuar edhe dallimi ndërmjet tyre kriminelëve të pasur dhe politikanëve ortakë në aferat e tyre të bizneseve legjitime ose gjysmë-legjitimë". Ndërsa infiltrimet politike dhe përdorimi i mas-medias në funksion të "legjitimimit" të tyre është mjaft evident.

    Nuk është i qartë ende ndikimi i ndryshimeve të fundit në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë mbi këtë fenomen. Studiues të ndryshëm evidentojnë faktin se instalimi i "partitokracisë" politike që shoqëron në mënyrë të pashmangshme këto ndryshime (një proces emërimi me shumë se zgjedhjeje i përfaqësuesve të popullit në kuptimin klasik të kësaj fjale), lehtëson pastrimin e parave dhe mbrojtjen ligjore të "oligarkëve" të rinj që arrijnë të penetrojnë në lidershipet e monopolizuara të partive politike aktuale.
    Ndërkaq, në përpjekje për të reduktuar rreziqet që vijnë nga pastrimi i parave, vendet e BE-së po rishikojnë, plotësojnë e përmirësojnë kuadrin ligjor si dhe rritin fuqinë ndëshkuese të administratës së këtij bashkimi, siç ishte edhe rasti i fundit i bllokimit ditët e fundit të fondeve të BE-së për Bullgarinë si një mjet presioni për ndërmarrjen e reformave anti-korrupsion.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #12
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    Zef Precin e ka larguar Ilir Meta nga puna, kur ai ishte kryeminister! Pse?

  3. #13
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ec dydrins na sjell pak biografine e zefit ...

    e mos harro, kur te lipi nevoja, krahas salis, beju edhe avokat i shtangistit, edverit ... enverit ...

    ka goxha pare te madhe ...

    ec na sill edhe dosjen ...

    ps: me duket se nuk i kishte ngatrruar ilaçet ustai yt, shoferi i brarit ...

    se si do dalin ato "reforma" nen efektin e droges.. ec e mere vesh ...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 11:21
  2. Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne kembim te videos?
    Nga che_guevara86 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •