Pergezime per temen Diana. Problemi i dhunes ndaj grave me shqeteson shume me teper per faktin qe ndergjegjia popullore eshte shume e dobet ne kete drejtim. Te gjithe e dine qe ne shqiperi grate dhunohen dhe keqtrajtohen ne forma cnjerezore por askush nuk flet dhe nuk e ndjen veten drejtperdrejte te prekur nga ky problem....asnje burre me sakte. Nderhyrjet e SAS jane krejt pa vend per mendimin tim sepse rendesia e temes nuk eshte venia ne konkurrence e rolit te njerit apo tjetrit por trajtimi i nje fenomeni te rende, plage e madhe e shoqerise sone ne vecanti dhe asaj boterore ne pergjithesi. Ne shqiperi problemi kryesor, per mendimin tim, qendron ne faktin se administrata policore dhe mentaliteti i saj seksist nuk ofron asnje mbrojtje te mireqene per grate e dhunuara. Me fjale te tjera polici yne qesh me gruan qe vjen dhe denoncon te shoqin sepse ajo ose e ka merituar ose kjo nuk eshte e rende ne vizionin e tij te gjerave. Gruaja jone eshte "e pamoralshme" neqoftese "spiunon te shoqin dhe rrezikon integritetin e familjes" dhe se fundmi, ai vete, polici yne rreh te shoqen pa asnje skrupull.
Ne shqiperi shume gra e pranojne gjithashtu dhunen si fatalitet, si fatin e tyre te keq te cilin e pranojne pe kushte. Ekziston pra nje rreth vicioz qe lidh reagimin e vetmohuar te grave ndaj dhunes dhe ngushtesine e llogjikes maskiliste tek meshkujt i cili nuk lejon perparim te shpejte ne fushen e barazise dhe respektit reciprok ndermjet sekseve.
Krijoni Kontakt