Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    "Gjallica", ne qershor do te nis ndarja e parave!

    "Gjallica", ne qershor do te nis ndarja e parave

    Fatjon Ferko
    E Premte, 11 Maj 2007

    Ish -kreditoret e firmes rentiere "Gjallica" do te marrin nga 2,4 per qind te shumave qe kane pas depozituar ne arkat e kesaj firme. Burime zyrtare ne Grupin Mbikeqyres te Kompanive Huamarrese, bene te ditur per gazeten "Koha Jone", se tashme eshte percaktuar norma e kthimit te parave per kreditoret e kompanive "Gjallica". Ne fillim te muajit qershor do te nise shperndarja e ketyre parave nderkohe qe ekspertet e ketij Grupi jane duke bere edhe njehere azhornimet e fundit te listave emerore te kreditoreve te kesaj firme. Pra, rreth 82 mije kreditoret e kesaj firme do te paraqiten ne sportelet e "Raiffeisen Bank", e cila mendohet te jete edhe banka qe do te shperndaje keto para ne te gjithe vendin. Aktualisht, kompania Gjallica eshte e vetmja kompani e cila ka kaluar ne hije dhe kreditoret e saj nuk kane arritur te perfitojne asgje nga shumat e parave qe kane depozituar. Megjithe fillimin e procesit te shperndarjes se ketyre parave, perqindja qe do jepet ne raport me kreditoret e kompanive te tjera eshte shume e vogel, cka fakton edhe njehere abuzimet qe jane bere me llogarite bankare dhe me pronat e Gjallices.

    Megjithese para nje periudhe te shkurter kohe u rikthye edhe njehere ne vemendjen e mediave ceshtja e fajdeve pas nisjes se hetimeve nga Komisionit te Ligjeve dhe Transparences ne Parlamentin grek si dhe nga deklarimet e bera nga ish bashkeshorti I Shemsie Kadrise, Gani Kadria, gjithcka ka kaluar serish ne heshtje. Gjate kesaj periudhe u publikuan nje sere dokumentesh, te cilet faktonin zhdukjen e rreth 5, 5 milione dollareve qe jane marre nga konsulli i nderit te Italise ne Janine, Christos Siontis si dhe nje sere faturash te tjera qe vertetojne marrjen e parave nga disa kompani te tjera shqiptare dhe te huaja. Megjithate vete Grupi Mbikqyres i deklaroi se do te nis punen se bashku me prokurorine per verifikimin e ketyre dokumenteve, qe ne rast se do te vertetohen, mendohet qe shuma qe do grumbullohet do te bej te mundur kthimin deri ne 10 per qind te parave qe kane depozituar kreditoret. Tashme pas verifikimeve qe ka bere ky grup gjithcka eshte ne dore te prokurorise per te zbardhur njeren nga ceshtjet me te erreta ne Shqiperi, ku ekzistojne edhe provat e dokumentuara qe faktojne zhdukjen e parave. Por tashme pritet te nis verifikimi edhe per zhdukjen e miliona dollareve qe kane qene gjendje ne bankat e shoqerive huamarrese ne momentin e nderhyrjes se shtetit, si dhe te ardhurat e siguruara nga bizneset, qe ishin ne pune gjate administrimit nga Grupi Mbikqyres. Pikerisht ketu do te nise edhe puna e eksperteve, te cilet do te riverifikojne keto lista qe nga viti 1997. Shume prej ketyre bashkepunetoreve te boseve, rezultojne te kene biznese shume te medha qe mendohet se mund te jene hapur me parate qe jane perfituar ne menyre te padrejte nga drejtuesit e firmave piramidale. Mesohet se ekspertet e qeverise dhe perfaqesuesit e Grupit Mbikqyres kane te dhena te sakte per emrat e ketyre personave qe disponojne biznese disa qindra miliona lekesh, por qe nuk mund te vertetojne bindshem origjinen e parave me te cilat kane hapur keto biznese. Nderkohe qe nje pike tjeter qe pritet ti nenshtrohet ketij hetimi eshte norma e perqindjes qe eshte perfituar nga depozitimi i parave te kompanive deri ne shperndarjen e tyre te kreditoret.

    Sipas te dhenave te Grupit Mbikqyres, aktiviteti i kompanise se dyte huamarrese ne vend gjate viteve 1992-1996 ka mbetur totalisht i pakontrolluar dhe nuk dihet se ku kane perfunduar 51.5 miliarde leket qe kane depozituar kreditoret shqiptare. Sipas te dhenave zyrtare te Keshillit te Ministrave, borxhi total qe skemat u kane 225 mije kreditoreve shqiptare eshte llogaritur ne 830 milione dollare, por rreth 25 per qind e kesaj vlere, e barabarte me rreth 235 milione dollare, e perbejne pagesat ne trajte interesash te perfituara nga kreditoret qe u larguan nga skema para vitit 1997, shume e cila eshte e parikuperueshme, nderkohe qe 18 per qind te borxhit ose rreth 160 milione dollare e perbejne shpenzime te "boseve" te piramidave per pagat e punes se tyre dhe te aparateve te fryra administrative. Gjithmone sipas Keshillit te Ministrave, shpenzimet e ndryshme te kryera ne vitin 1992-1997 nga "boset" nuk mund te rikuperohen nderkohe qe 24 per qind ose rreth 220 milione dollare jane te fshehura, apo pa destinacion te perdorura nga "boset" e skemave piramidale jashte kontabilitetit, per vete dhe per familjet e tyre, apo per sponsorizime te paregjistruara legalisht. Pikerisht per kete arsye, Kryeministri Sali Berisha, ngriti edhe nje grup prej 5 ekspertesh financiare, te cilet u moren me shqyrtimin e dokumenteve te firmave huamarrese. Kryesisht keta eksperte operuan ne kontrollin financiar te shoqerive huamarrese si dhe me kontrollin e nxjerrjes se koeficientit te kthimit te shumave kreditoreve, te shoqerive huamarrese, ne administrim. Ekspertet financiare punuan per transparencen e aktivitetit te shoqerive huamarrese ne nje periudhe kohe prej 6 muajsh.

    Te dhenat per kompanine "Gjallica":

    1993 eshte viti ne te cilin nisi te marre hua

    10 % ishte perqindja mesatare per klientet

    82 mije ishte numri i klienteve ne fund te 1996

    51.5 miliarde leke eshte borxhi i marre total

    496 milione dollare eshte borxhi total

    495 milione leke ishin asetet ne banka ne 1998

    6 mije dollare eshte borxhi mesatar per klient

    Vleresimet jane bere me kursin e kembimit te viteve 1997-1998


    Koha-juaj!
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Tirane, Gjykata le te lire ish-presidentin e ‘Gjallices’: Perfitoi nga amnistia

    Gani Kadria ish-presidenti i firmes piramidale ‘Gjallica’ dhe ish-bashkėshort i Shemsie Kadrise (bosja e firmes) tani mund tė kthehet nė Shqipėri. Gjykata e Tiranes, me ane te nje vendimi te marre sot I ka dhene lirine Kadrise ne baze te nje amnistie qe ia ka perfituar nga neni 2 I ligjit per amnistine I vitit 2007, nga I cili perfitojne meshkujt mbi 65 vjec. Ish-presidenti i Gjallicės ishte i dėnuar me 10 vjet burg per ‘vjedhje me ane te mashtrimit’, por nuk ka kryer asnje dite denim, pasi ka mundur te largohet nga Shqiperia dhe mendohet te kete qendruar ne Turqi. Mirepo disa dite me pare, Kadria ka paraqitur nje kerkese ne gjykate ku kerkonte lirimin, nen pretendimin se perfitonte nga amnistia dhe ne baze te ligjit ai duhet te lihet i lire sepse ka mbushur mbi 65 vjec. Dhe ne fakt Gjykata sot ka vendosur ta lere te lire Kadrine. Edhe Shemsie Kadria, nga ana e saj ka perfituar lirine ne baze te amnistise.

    balkanweb

Tema tė Ngjashme

  1. Ndarja e Maqedonisė do tė jetė e pashmangshme
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 07:00
  2. Shqipėria, njė vend i preferuar pėr pastrimin e parave
    Nga Davius nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 13:25
  3. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  4. Ndarja e fjalėve nė fund tė rreshtit
    Nga sadete71 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2006, 09:14
  5. "rrofte Importi, Poshte Eksporti"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 17:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •