Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36

Tema: Turizmi!!

  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2007
    Vendndodhja
    uK
    Postime
    103
    se mor vesh ca shkruni 1 km artikull kur se lexon njeri...

    Persa i perket Turizmit, mendoj qe osh nje nga pasurirat qe ne kemi, por qe nuk dim sesi ta shfrytezojm..
    duhet then qe leket nuk kam munguar asnjiher per te investuar neper vende bregdetare, por menyra sesi jane hedhur ato lek le per te deshiruar, pasi prishen rruge e boen hotele, kto gjona per mu jan non-sens, dhe behet tamom sikur jeton ne xhungel, ketej hoteli ketej balta, ketej makinat, nje shembell konkret, SARANDA ku po prishen MALET per tu bo hotele lol imagjino ca boet...

    menouni njerez menouni.. lol

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Durres, Fluks emigrantesh. Rriten cmimet e biletave

    Derguar me: 07/07/2007
    • Nga ana e tyre kompanite e lundrimit te cilet operojne ne linjat me portin e Durresit me daten 14 korrik do te aplikojne tarifa te reja per cmimet e biletave

    Nisin shenjat e para te fluskit te emigranteve ne portin e Durresit. Sot ne portin e Durresit u ankoruan 4 tragete prej te cileve zbarkuan 1234 pasagjere duke shenuar nje shifer te njejte pothuajse sa ajo e arritur gjate diteve te pashkeve. Nga ana e tyre kompanite e lundrimit te cilet operojne ne linjat me portin e Durresit me daten 14 korrik do te aplikojne tarifa te reja per cmimet e biletave te cilat natyrisht do te pesojne rritje te ndjeshme. Edhe pse kompanite detare ende nuk i kane sjelle tarifat e reja te cilat do te aplikohen gjate veres,duke u nisur nga eksperienca e vitete te kaluara ato rriten nga 25%deri 30% te vleres jashte sezonit turistik veror. Nderkohe nga ana e saj policia e portit ka marre masa shtese per te perballuar ngarkesen e pasagjereve i cili eshte ne prga te deres. Sipas drejtueseve te policise jane kryer instruktazhe me personelin qe do te sherbeje direkt ne sheshin e trageteve. Jane shtuar kabinat e perpunimit te dokumentave si dhe jane freskuar te dhenat neper kompjutera per personat qe kerkohen nga drejtesisa ne menyre qe ata te mos perfitojne nga fluksi dhe te depertojne ne brendesi.Per kete qellim eshte rene dakort me palen italiane qe ata nga ana e tyre nje dite me pare te nisin listen e pasagjereve duke i dhene mundesi policise sone qe te beje verifikimin e pasagjereve sipas listave te saj.



    balkanweb
    #VamosArgentina

  3. #33
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga Shekulli

    Turizmi, shqiptarėt braktisin plazhet e vendit

    Shqipėria turistike jo vetėm qė nuk po tėrheq dot turistė tė huaj, por edhe kėrkesat nė rritje pėr pushime tė vendasve nuk po arrijnė qė tė plotėsohen. Ēmimet e larta, kufizimet nė rritje tė energjisė si edhe pastėrtia e plazheve qė lė shumė pėr tė dėshiruar, mbeten disa nga faktorėt qė po largojnė pushuesit nga brigjet shqiptare. Kufizimet e energjisė nė bregdet shkojnė nė 5 deri nė 6 orė nė Durrės dhe Vlorė ndėrsa nė Sarandė kufizimet janė mė tė pakta, vetėm njė orė nė ditė.

    Nė njė kohė qė nė Shqipėri dihet varėsia e ngushtė e ujit me energjinė, njė situatė e tillė ka sjellė vėshtirėsi tė mėdha edhe nė furnizimin me ujė. Biznese tė ndryshme tė fushės sė hotelerisė dhe turizmit janė duke u pėrballur me kosto shtesė, qė vijnė nga pėrdorimi i rritur i kondicionerėve. Por edhe gjeneratorėt duket se nuk janė zgjidhja e duhur. Nė kushtet kur temperaturat janė tepėr tė larta, pushimet tashmė pėr njė pjesė tė mirė tė popullatės nuk mund tė mendohen mė pa ajėr tė kondicionuar dhe me dushe me orare sipas dėshirės sė energjisė. Kjo ka bėrė qė njė pjesė e mirė e pushuesve tė mendojnė si alternativė mė tė mirė vendet fqinjė, qė paraqesin ēmime konkuruese por nė radhė tė parė ato nuk kanė probleme tė furnizimit me energji apo tė furnizimit me ujė. Destinacionet kryesore mbeten Mali i Zi, Maqedonia, Turqia dhe Kroacia, vende nė tė cilat edhe qarkullimi i qytetarėve ėshtė I lirė dhe me pak burokraci pėr viza apo leje kalimi. Ndėrsa destinacionet e tjera mbeten pėr njė pjesė mė elitare tė pushuesve tė cilat kanė muindėsi tė marrin viza Shengen apo i zotėrojnė ato qė mė parė.

    Bien tė ardhurat nga turizmi

    Megjithėse krahasuar me eksportet, turizmi ėshtė njė burim i konsiderueshėm i furnizimit tė vendit me valutė, gjatė tre muajve tė parė tė kėtij viti kemi njė rėnie tė tė ardhurave. Sipas vlerėsimeve tė Bankės sė Shqipėrisė, eksporti i turizmit ka sjellė 170 milionė euro tė ardhura, njė shifėr 15 pėr qind mė e ulėt se ajo e njė viti mė parė. Nga ana tjetėr kemi njė rritje tė shpenzimeve tė shqiptarėve jashtė, pėr udhėtime dhe pėr turizėm. Sipas Bankės sė Shqipėrisė, rezidentėt shqiptarė kanė shpenzuar nė udhėtimet e tyre jashtė shtetit rreth 177 milionė euro, ose sa 62 pėr qind tė totalit tė dėrgesave nga emigrantėt. Tashmė ėshtė vėnė re edhe njė fenomen i ri, gjatė periudhės sė pushimve tė verės ku Shqipėria pėrdoret si vend tranzit pėr tė shkuar drejt fqinjėve sidomos nga emigrantėt.

    Duke shfrytėzuar muajt e pushimeve emigrantėt vijnė drejt familjeve tė tyre, ndėrkohė qė pushimet i kalojnė nė vendet fqinjė. Njė fenomen i tillė ėshtė vėrejtur nė rritje gjatė viteve tė fundit. Ky ėshtė edhe njė nga faktorėt kryesorė qė me rritjen e numrit tė vizitorėve qė hyjnė nė vend, kemi njė rėnie nė tė ardhura nga turizmi. Vėllimi i shpenzimeve pėr udhėtime, pėr tremujorin e parė 2007, vlerėsohet rreth 6 pėr qind mė i vogėl, krahasuar me njė vit mė parė, si pasojė e rėnies sė koeficientėve vlerėsues tė ditė-qėndrimit (27 pėr qind) pavarėsisht rritjes sė lehtė tė shpenzimeve ditore dhe numrit tė udhėtarėve (9 pėr qind). Turizmi gjatė viteve tė fundit, ka qenė njė sektorėt qė ka zėnė vendin e dytė pas remitancave, pėrsa i pėrket furnizimit tė vendit me valutė dhe njėkohėsisht mbylljes sė deficitit korrent. Tė ardhurat nga turizmi nė njė vit, janė rreth 2 herė mė ta larta se ato tė eksporteve, duke treguar se ky shėrbim mbetet ende konkurrues, nėse krahasohet me mallrat qė prodhohen nė vend.

    Rruga qė pėrshkojnė turistėt

    Sipas pikave kufitare tė hyrjes, fluksi mė i madh i vizitorėve ėshtė nė pikat kufitare tė Qafė Thanės (22.3%), Aeroporti Ndėrkombėtar "Nėnė Tereza", (18.5%), dhe pika kufitare Muriqan (15.2%). Nėse i hreferohemi vizitorėve qė kanė hyrė sipas nėnshtetėsisė, numrin mė tė madh e kanė vizitorėt e ardhur nga Evropa, 71242 persona, ose 90%; Amerika, 4 871 persona, ose 6% dhe Azia, 2 271 persona, ose 3%. Nė vizitorėt e ardhur nga Evropa, numrin mė tė madh e kanė vizitorėt e ardhur nga Maqedonia, me 15 111 persona, ose 21.2%; vizitorėt nga Kosova, me 17.2% dhe Mali i Zi, me 14.7%.

    Qafė Thanė, 7 500 pushues drejt Maqedonisė

    Qafė Thanė – Njė fluks i madh pushuesish vendas kalojnė kufirin duke i'u drejtuar plazheve tė shteteve fqinjė si Turqi, Bullgari apo edhe nė Maqedoni. Sipas evidencės zyrtare nė doganėn e Qafė Thanės vetėm kėto 24 orėt e fundit e kanė kaluar kufirin 7 500 pushues shqiptarė qė preferojnė plazhet e fqinjėve duke braktisur turizmin vendas. Radha e veturave dje nė Qafė Thanė shkonte deri nė 3 km gjatėsi. Njė familje nga Elbasani pėr ka thėnė se gjthmonė i ka bėrė pushimet nė Pogradec por kėtė vit po i bėjmė nė Maqedoni nė brigjet e liqenit tė Ohrit, sepse nuk mund tė ketė turizėm me qiri siē po ndodh tek ne me kufizime drastike madje edhe pėr qytetet turistike nuk janė kursyer nga kėto kufizime. Shumė vetura dhe autobuza kishin destinacion Turqinė. Mungesa e energjisė dhe e ujit tė pijshėm nė disa qytete turistike po i largon ēdo ditė e mė tepėr pushuesit vendas nė drejtim tė plazheve tė fqinjėve ku nuk mungon asgjė dhe ēmimet janė shumė tė arsyeshme. Edhe qyteti i Pogradecit qė vitet e tjera kishte njė numėr tė madh pushuesish vendas dhe tė huaj kėtė vit duket mė i zymtė se asnjėherė tjetėr. Nė qytet kufizimet shkojnė deri nė 4 orė ndėrsa nė fshatrat turistike nė breg tė liqenit energjia mungon deri nė 8 orė nė ditė. Shumė pronarė lokalesh luksoze dhe biznese janė tė dėshpėruar sepse po falimentojnė pėrpara kėsaj situate katastrofike siē e quajnė ata.

    Numri i vizitorėve pėr 5 mujorin

    Sipas Ministrisė sė Turizmit, numri i vizitorėve tė huaj tė hyrė nė Shqipėri pėr periudhėn janar-maj 2007 ėshtė 291.759 persona. Sipas kėtyre shifrave, kemi njė rritje prej 54 258 persona, ose 22.8% krahasuar me numrin e vizitorėve tė hyrė pėr tė njėjtėn periudhė tė vitit 2006. 76% e tyre kanė vizituar vendin pėr qėllim pushimi. Numri i vizitorėve tė huaj qė kanė hyrė nė Shqipėri pėr muajin maj 2007, ėshtė 77 577 persona. Njė pjesė e konsiderueshme e tyre janė vizitorė ditorė. Kemi njė rritje tė numrit tė vizitorėve prej (16.3%) nė muajin maj 2007, krahasuar me periudhėn respektive tė vitit 2006 dhe krahasuar me vitin 2005, kemi rritje prej 57%. Sipas mėnyrės sė udhėtimit, numri i vizitorėve qė kanė hyrė nė Shqipėri, me rrugė tokėsore ėshtė 52 875 persona (69%), e ndjekur nga vizitorėt e hyrė me rrugė ajrore 18%.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    ISHP: Plazhet e jugut, te zhytura ne pisllek
    Sonila Isaku
    E Hene, 16 Korrik 2007

    Plazhet e Shqiperise kete sezon kane dhe me teper probleme se gjate viteve te kaluara dhe kjo sepse ne listen e zeze futen edhe emra te rinj pervec Durresit. Kete e ka vertetuar studimi me i fundit i bere nga Instituti i Shendetit Publik ne 70 pika te ndryshme te plazheve. Ky studim ka nxjerre edhe zonat qe jane me problematike per sa i perket ndotjes se bakteriale te ujit per kete periudhe plazhi. “Zonat qe kane ndotje mbi normen e lejuar eshte plazhi Zhiron, ne Durres (te Berryli), ne drejtim te Perroit te Agait, pra ne Golem, ka ndotje mbi norme. Dhe po keshtu edhe ne Vlore, te Plazhi i Vjeter dhe prane Shkolles se Marines. Kurse plazhi jugor ka probleme vetem te Perroi i Cukes ne Sarande”, pohon zv/ministri Aleksander Garuli. Zonat e ndotura kapin nje hapesire prej 150 metra dhe nuk jane te keshillueshme te frekuentohen nga pushuesit, pasi mund te shfaqen nje sere infeksionesh.

    Ndotja organike, sipas interpretimit te te dhenave organike, eshte e pranishme gjithmone aty ku ka derdhje te kanaleve te ujerave te zeza, zone e cila nuk rekomandohet per plazh. Po keshtu, studimi i ISHP-se nuk le pa permendur edhe zonat ku vihen re edhe zona me mbushje me materiale inerte. Por, ndonese, sipas te dhenave, ndotja paraqitet me e ulet se gjate viteve te kaluara, perseri ata qe ankohen nga infeksionet e marra ne plazh jane te shumte. Keshtu, vetem tek okulisti paraqiten te pakten 30 persona ne dite, te cilet kane dhimbje dhe skuqje te syve. Po keshtu, nje numer i madh personash kane shfaqur probleme edhe me lekuren, ku, sipas specialisteve, infeksionet shkaktohen nga uji i ndotur ne plazhe dhe pishina.

    Po sipas ketyre te dhenave, qe behen te ditura nga Ministria e Mjedisit, kane rezultuar te pastra plazhet e Velipojes, Shengjinit, Dhermiut dhe Himares. Kurse per sa u perket atyre me te ndoturave jane nje pjese e Durresit, Golemi, Kanali i Cukes ne Sarande dhe Plazhi i Vjeter ne Vlore, si dhe prane Shkolles se Marines. “Nje nga elementet kryesore qe maten jane koliforni dhe streptokoku. Keto rezultojne nen norme. Keshtu, ne plazhin e Velipojes jane 7-8 here nen normen e lejuar nga Organizata Boterore e Shendetesise. Ne Shengjin, rreth 10 here me mire, ne zonen tradicionale te plazhit te Durresit, nga Ura e Dajlanit deri te Plepat, rezultojne 4-5 here me mire se norma e lejuar”, pohon zv/ministri Garuli. Sipas tij, aktualisht eshte duke u punuar per nje sere projektesh per thithjen e investimeve per pastrimin e ujerave te zeza. Nga te dhenat rezulton se ka filluar puna per impiantin e perpunimit te ujerave te zeza ne Durres, me vone ne Shengjin dhe ne Vlore. Nderkohe qe brenda ketij viti do te perfundoje ngritja e nje kolektori per perpunimin e ujerave te zeza nga plazhi i Durresit deri ne Kavaje.

    Plazhet e ndotura

    Plazhi Zhiron, Durres

    Plazhi te Perroit te Agait, Golem

    Plazhi i Vjeter, Vlore

    Prane Shkolles se Marines, Vlore

    Perroi i Cukes, Sarande






    kohajone
    #VamosArgentina

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shqipėria, 17 miliardė USD nga turizmi?!


    Sipas njė vlerėsimi tė kohėve tė fundit tė revistės (ndoshta
    jo dhe aq) prestigjioze "The Economist", njė turist i huaj
    shpenzon mesatarisht nė Shqipėri mbi 17 mijė dollarė. Kjo do
    tė thotė se totali i arkėtimeve nga turizmi qė vendi parashikon
    tė presė brenda kėtij viti, arrin mbi 17 miliardė dollarė. Kjo nėse
    merret parasysh vendosmėria e qeverisė pėr tė pritur mė
    shumė se 1 milion turistė kėtė vit. Ministri i Turizmit, Kulturės,
    Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango, deklaroi para pak kohėsh se
    kėtė vit statistikat dhe parashikimet flisnin se vendin do ta
    vizitonin mė shumė se 1 milion turistė. Duke qenė se njė turist
    shpenzon mesatarisht mė shumė se 17 mijė dollarė dhe vendin
    do e vizitojnė mė shumė se 1 milion turistė, do tė thotė se
    nė fund tė kėtij viti buxheti i shtetit do tė ketė mbledhur mė
    shumė se 17 miliardė dollarė. Shifėr kjo qė tejkalon tė ardhurat
    vjetore tė Turqisė nga turizmi. Por qė njė turist tė shpenzojė
    mbi 17 mijė dollarė
    nė Shqipėri ėshtė e pamundur
    pėr vetė faktin se
    nuk ka ku t‘i shpenzojė. A
    mundet vendi tė presė 1
    milion turistė? Por
    1000000 turistė nuk do tė
    thotė domosdoshmėrish
    1 milion shtretėr. Njė milion
    turistė nuk do tė thotė
    domosdoshmėrish
    1000000 turistė nė fund tė fundit. Prej kohėsh, qeveria regjistron
    si turistė edhe vizitorėt njė-ditorė, edhe ata qė vijnė nė
    Shqipėri pėr arsye biznesi, apo emigrantėt qė kthehen 2 javė
    pėr tė takuar familjet. Nė fakt, ēdo person jo rezident qė kalon
    kufirin shqiptar, cilado qoftė arsyeja qė e sjell nė kėtė vend dhe
    koha qė ai shpenzon kėtu, konsiderohet automatikisht turist.
    Por, pėrveē turistėve fiktivė, ekzistojnė edhe ata, turistėt e
    vėrtetė. Kryesisht turistė vendas, por edhe nga trojet shqipfolėse
    tė Ballkanit. E nė fund fare edhe turistė tė huaj. A mjaftojnė
    kapacitetet mikpritėse tė Shqipėrisė pėr tė akomoduar
    qoftė edhe kėta turistė? Ndonėse qeveria ndihet e gatshme dhe
    optimiste pėr tė pėrballuar njė fluks tė hatashėm vizitorėsh,
    burime tė tjera vėrejnė se kapacitetet turistike nė vend janė tė
    mjerueshme. Nė fakt, sipas njė vlerėsimi konfidencial tė vetė
    qeverisė, nga rreth 900 objekte akomoduese private, minoranca
    e tyre ka mjaftueshėm dhoma pėr t‘i shėrbyer njė grupi turistėsh
    prej 100 vetash (apo dy autobusėsh) njėkohėsisht. Kjo
    ėshtė edhe njė nga arsyet qė turizmi shqiptar ka marrė njė pjesė
    tė vogėl tė shpenzimeve tė turistėve perėndimorė dhe lindorė
    qė kanė pushuar nė Malin e Zi dhe kanė vizituar vetėm pėr njė
    pasdite Sarandėn, Shkodrėn, maksimumi edhe Tiranėn.


    Shqip
    #VamosArgentina

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Per bes Shqiperia eshte vend i mrekullueshem !
    Vitin e ardhshem e kam ndermend te instalohem atje, aty diku afer Vlores apo Sarandes, s'ka rendesi kryesore jam aty ne trojet shqiptare se mjaft u be ne shtete te huaja...
    Veres do rrezitem aty ne plazh e dimrit do pastroja plazhin qe kur te vijne te huajt te na ken lakmi se edhe ne dijmi te mbajmi pasterti e rregull.
    Ama e urrej betonin !
    Dua nje shtepi te vogel sa per veti dhe evenuale per nje mikesh qe do ta gjeje ndoshta deri ne vitin e ardhshem.
    Dua qe edhe tjeret te perfitojne nga une e jo vetem une te perfitoje nga vendasit.
    Pra duhet pervilen manget e te punohet se te gjitha na i ka dhuruar natyra.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Turizmi Bregdetar Mbareshqiptar
    Nga angeldust nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-08-2012, 17:24
  2. Greqi, turizmi ne krize
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 12:16
  3. Turizmi seksual vazhdon tė rritet !
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 19:30
  4. Turizmi shqiptar (?)
    Nga Lioness nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 01-09-2007, 08:58
  5. A rrezikohet valle turizmi ne Shqiperi nga grabitjet?!
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 06:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •