Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 58
  1. #11
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga Zeri_i_Mirdites
    Koncepti i besimit nuk mund perdoret ne lidhje me gjerat qe njihen si fakte.Nese perendia njhej si fakt, atehere nuk do kishe vend per besim.Si shembull, ti egziston dhe njerezit qe te njohin skane nevoje te thone 'ne besojme se Peniel egziston' kur nje dicka e tille njihet si fakt.

    E njejta gje per dike qe thote "Besoj se nuk ka zot" !! Fjala besoj len hapesire per rezultimin e se kundertes.Dikush me mend ka thene 'Dituria eshte armik i besimit'

    Feja dhe Shkenca jane dy gjera krejt te kunderta.Asnjeri nuk mund te perzije shkencen me fene.Do ishe krejtesisht absurde.Shkenca ne pergjithesi bazohet ne ide te tilla qe cdo koncept ka vend per dikutime e mos aprovime. Ndersa besimi fetar eshte dicka "perfekte" qe nuk len hapesire per mundesi te tjera.

    Per sa i perket Brunos, nuk do argumentoj ngaqe nuk jam i sigurte.Ne baze te shkrimeve eshte shpallur heretik nga Inquisition (institutet e kishes Katolike) per idete dhe besimet e tija ne infinitetin e botrave te banuara etj.


    Ky është edhe gabimi i shumicës. Besimi në Zot nuk ka një kërkesë të caktuar, të ecim si kali i karrocës pa parë e pa humulutuar. Shumë njerëz kanë arritur në bindje të ekzistencës së Perëndisë vetëm nga prania e fakteve të ekzistencës së Tij. Nëse do përdornim një fjalë tjetër do thoshim që ka shumë gjëra që dëshmojnë ekzistencën e Perëndisë.

    Perëndia nuk kërkon të kthehet njeriu tek Ai pa u bindur më parë. Më beso që shumica e besimtarëve të vërtetë të krishterë për të mos thënë të gjithë besimtarët e vërtetë të krishterë janë bindur dhe më pas kanë besuar. Nuk ka përdorim force. Perëndia nuk detyron askënd. Njeriu është krijuar i lirë dhe Perëndia krijuesi i tij e respekton këtë liri. Nëse kthimi në besim do ishte me forcë, atëherë askush nga ne nuk do të diskutonte për këtë temë sepse do ishte e panevojshme.


    Sigurisht që shkenca dhe feja janë dy gjëra të kundërta. E përmenda pasi nëpërmjet saj shumica bindet për të vërtetat biblike. Besimtari nuk ka nevojë për shkencën. Duke përdorur faktet e saj, ne i sjellim këto fakte para jush dhe për ju në mënyrë që të bindeni se me të vërtetë ekziston një Perëndi me të cilin një ditë çdo njeri në që ka jetuar në këtë botë do të takohet me Të. Dhe mjerë ai që do jetë përballë pranisë së Perëndisë sepse do të marrë gjykimin e tij për jetën e tij në Tokë.

    Ekziston një rrugë e vetme shpëtimi dhe kjo rrugë është Krishti.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  2. #12
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Peniel, ti me duket se nuk e ke kuptuar mire fillimin e temes.Nqs ne bibel thuhet se zoti i ka dhene jeten vetem tokes, dhe ne neser zbulojme se ka jete e ne planete te tjere, atehere del se Zoti na paska genjyer, ketu qendron gjithe ceshtja.E qarte menyra e te arsyetuarit? Zbulimi i jetes jashte tokesore ben qe bibla te hidhet poshte.. pasi atje thuhet qe zoti i ka dhene jete vetem tokes.
    Ketu qendron kyci i debatit.Mundohu te diskutosh rreth kesaj.Mos dil nga tema
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  3. #13
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Peniel
    Enigma ndodhet në mendjen njerëzore. Nëse njeriu do ishte i aftë qoftë edhe për një moment të shikonte realitetin me besim, gjërat do të ishin ndryshe. Ai e ka mundësinë por nuk do dhe kjo gjë është në dorën e tij.

    Provojeni.

    Ne qoshen e mendjes njerezore, diçka qe dikush beson te jete e vertete, ose eshte e vertete ose behet e vertete.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #14
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga Diesel Industry
    Peniel, ti me duket se nuk e ke kuptuar mire fillimin e temes.Nqs ne bibel thuhet se zoti i ka dhene jeten vetem tokes, dhe ne neser zbulojme se ka jete e ne planete te tjere, atehere del se Zoti na paska genjyer, ketu qendron gjithe ceshtja.E qarte menyra e te arsyetuarit? Zbulimi i jetes jashte tokesore ben qe bibla te hidhet poshte.. pasi atje thuhet qe zoti i ka dhene jete vetem tokes.
    Ketu qendron kyci i debatit.Mundohu te diskutosh rreth kesaj.Mos dil nga tema


    Pikërisht këtu qëndron edhe gabimi kryesor. Nëse do ti kishe lexuar me vëmendje postimet do ta kishe kuptuar atë që më kërkon këtu. Unë jam brenda temës dhe e kam shtjelluar për tu bërë më e kuptueshme.


    Nuk ka pse hidhet poshtë Bibla nëse del se ka jetë diku tjetër. Bibla nuk e pohon një gjë të tillë, se jeta e vetme është në Tokë. Përfundimi ka dalë si rezultat i veprimtarisë së Perëndisë në Tokë. Pra, e gjithë veprimtaria e Perëndisë përqëndrohet në Tokë dhe kështu arrijmë në përfundimin se Toka është i vetmi planet në Univers i cili ka jetë. E gjithë veprimtaria e Perëndisë përshkruhet në atë që ne e quajmë Bibël.


    Zoti nuk gënjen. Në Të nuk ka gënjeshtër dhe as errësirë. Të besosh se Zoti ka gënjyer kjo do të thoshte fund i gjithçkaje të mirë që sot ekziston. Por nuk është kështu.

    Besoj se isha i qartë.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  5. #15
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    nqs ne bibel nuk thuhet shprehimisht qe zoti fali jeten vetem tokes atehere jam dakort me ty.Por ama nqs do te ishte shkruar keshtu,atehere zbulimi i jetes jashtetokesore do te binte ne kontradite apo jo ... por perderisa nuk u thenka atehere dakort.
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  6. #16
    Nuk ka pse hidhet poshtë Bibla nëse del se ka jetë diku tjetër. Bibla nuk e pohon një gjë të tillë, se jeta e vetme është në Tokë
    Pra sipas teje , feja , kisha dhe besimtaret pranojne faktin se mund te ekzistojne jashtetokesoret ?!
    ... cos' I was high when i wrote this !!!

  7. #17
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Peniel

    Zoti nuk gënjen. Në Të nuk ka gënjeshtër dhe as errësirë. Të besosh se Zoti ka gënjyer kjo do të thoshte fund i gjithçkaje të mirë që sot ekziston. Por nuk është kështu.
    Ai i biblës (por dhe ai kuranit nuk është dhe aq qelibar), gënjen që çke me të.. sipas legjendës, a nuk u nis ai të zhdukte të keqen nga kjo sferë mëkatare që quhet Tokë, kur u inatos me pijanecët që hynin e dilnin kioskave të asokohe ditën dhe natën, papushim? A nuk e mbuloi me ujë ane e mbanë ngaqë u inatos shumë?

    E si doli rezultati? As prishja e digave nga zoti, nuk bëri fajde. Ai më pas u detyrua të sillte të birin e tij (në fakt e kishte plan që prej fillimit të kohrave, por nuk kuptohet pse do të ndjekë një shfaqje që ai e di që më parë). Me akrobacira fetare, ky lloj personazhi del konfuz.

    Në analizë të thjeshtë, del gënjeshtar dhe i papërgjeqshëm.


    - - - - - - -

    Kur vjen ai fundi?

  8. #18
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga demolition man
    Pra sipas teje , feja , kisha dhe besimtaret pranojne faktin se mund te ekzistojne jashtetokesoret ?!

    Po. Nuk janë shumë ata që e pranojnë këtë fakt. Ka shkencëtarë të krishterë dhe studiues të këtij fenomeni dhe këtu në Greqi është botuar një libër lidhur me këtë çështje.

    Ky fenomen është i lidhur ngushtë me botën frymore dhe Djalli është ai që drejton gjithçka. Nëse do lexosh tek Forumi i shkencës atje ku Darius ka sjellë një material ose më saktë një libër, do të shikosh se shkruesi i tij e ka përmendur këtë fakt. Aktiviteti i tyre dhe njerëzit që janë të lidhur me ta, u përkasin shoqatave sataniste.

    Ka shumë dëshmi nga të krishterë të cilët u përballën me fenomenin e rrëmbimit nga ana e UFO-ve dhe kur të krishterët i dëbuan në emër të Krishtit, ata u zhdukën.


    Një ngjarje e madhe në historinë e krishterimit, rrëmbimi i kishës së Jezu Krishtit nga vetë Krishti do të lidhet me këtë fakt. Kur kisha të largohet dhe Krishti së bashku me kishën do jetë në një largësi të mjaftueshme nga Toka që do jetë i dukshëm, antikrishti i cili do jetë shfaqur, do pretendojë se kisha u rrëmbye nga jashtëtokësorët dhe atëherë do jetë kur ai do të fillojë luftë kundër Krishtit.

    Këto janë gjëra që kanë të bëjnë me të ardhmen dhe duken pak të çuditshme por ky është realiteti sikurse shumë profeci janë bërë realitet.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  9. #19
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga darwin
    Ai i biblës (por dhe ai kuranit nuk është dhe aq qelibar), gënjen që çke me të.. sipas legjendës, a nuk u nis ai të zhdukte të keqen nga kjo sferë mëkatare që quhet Tokë, kur u inatos me pijanecët që hynin e dilnin kioskave të asokohe ditën dhe natën, papushim? A nuk e mbuloi me ujë ane e mbanë ngaqë u inatos shumë?

    E si doli rezultati? As prishja e digave nga zoti, nuk bëri fajde. Ai më pas u detyrua të sillte të birin e tij (në fakt e kishte plan që prej fillimit të kohrave, por nuk kuptohet pse do të ndjekë një shfaqje që ai e di që më parë). Me akrobacira fetare, ky lloj personazhi del konfuz.

    Në analizë të thjeshtë, del gënjeshtar dhe i papërgjeqshëm.


    - - - - - - -

    Kur vjen ai fundi?


    Nuk e di për kuranin por Zoti i Biblës nuk gënjen aspak. Nëse e ke lexuar atë pjesë thuaje më saktë. Zoti nuk vendosi të zhdukte farën njerëzore sepse pinte apo ku ta di unë se çfarë mund të bënin në atë kohë. E keqja ishte shumë e madhe dhe Zoti u pendua që e krijoi njeriun. Qëllimi i Tij ishte të ngrinte njeriun në lavdi kurse njeriu zgjodhi të jetonte larg Perëndisë.

    Perëndia nuk lejoi të zhdukej ajo pjesë e njerëzve që ecnin me drejtësi. Më pas Perëndia u betua se nuk do ta shkatërronte më tokën deri në momentin që çdo gjë do marrë fund.

    Plani i shpëtimit të njeriut ishte përgatitur përpara se njeriu të vinte në ekzistencë dhe ky plan do të vihej në zbatim në rast se njeriu do të binte dhe plani i shpëtimit të tij nga Perëndia do ta rrisillte atë në lavdinë e humbur.

    Njeriu që nuk e njeh Perëndinë flet ashtu siç flet edhe ti dhe flet fjalët që ti thua. Nëse do të mundje të njihje qoftë 1% të karakterit të Perëndisë nuk do të flisje në këtë mënyrë.



    Citim Postuar më parë nga darwin
    Kur vjen ai fundi?
    Së shpejti por nuk do jetë edhe aq i mirë për ty nëse ti vazhdon mohimin tënd.




    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  10. #20
    Citim Postuar më parë nga Peniel

    Ka shumë dëshmi nga të krishterë të cilët u përballën me fenomenin e rrëmbimit nga ana e UFO-ve dhe kur të krishterët i dëbuan në emër të Krishtit, ata u zhdukën.

    Ca dmth kjo ??
    Qe dhe jashtetokesoret kane dijeni (per me teper frike ) mbi Krishtin , dhe fene ?
    ... cos' I was high when i wrote this !!!

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Problemet e jetës bashkëshortore
    Nga lisa80 në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 22-02-2007, 20:44
  2. Syla: TMK ushtri e Kosovës pas zgjidhjes së statusit
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-03-2006, 19:05
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Mendime rreth zgjidhjes se ceshtjes afatgjate te liderave shqiptare!
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 04:23
  5. Nevoja e zgjidhjes urgjente të statusit të Kosovës
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 20-04-2004, 12:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •