Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 58
  1. #31
    Dicka tjeter ne lidhje me temen :
    1) Nqs nqs ne planetet e tjera nuk ka jete , atehere ku eshte roli i tyre ?
    Perse duhet te ekzistojne miliona e miliarda planete (apo do vihet ne dyshim edhe ekzistenca e tyre ?) te tjere kur jane thjesht "gure" te medhenj qe rrotulohen ne hapesire ?
    Pse Zoti i ka krijuar ?

    2) Supozojme se nuk ka jete ne planetet e tjera . Pra veprimtaria e Zotit eshte e gjitha e perqendruar ne Toke .
    Ca do te ndodhe nqs papritur zhduket ekzistenca e jetes njerezore (nuk esht egje e pamundur : psh del nje virus i ri qe infekton te gjjithe popullsine e botes dhe nuk mbijeton asnjeri , asnje gjallese sepse mund te prishet ekuilibi natyror )
    Ca ndodh me Zotin ? Nuk ka me njerez me te cilet "te merret" ..

    Mirpriten diskutimet !
    ... cos' I was high when i wrote this !!!

  2. #32
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga Legjion
    Penieli thotë:

    Është e vërtetë që Perëndia u pendua por jo se bëri gabim.


    Fjalori GJSSH thotë:

    PENDOHEM vetv. - Më vjen keq për një punë a veprim të gabuar që kam bërë, pranoj plotësisht gabimin tim duke e ndier thellë atë, ndërroj mendim për një veprim që kam bërë.


    Ky duket rast 24 karatësh uzurpimi gjuhësor, nga ato të pushkës, ku fetari ndryshon sy për sy kuptimin e fjalëve si t'i teket e pa asnjë lloj sikleti. Meqë nuk mendoj se nuk e di kuptimin e fjalëve që shkruan dmth.


    Askush nuk e ka ndryshuar kuptimin e fjalëve.

    U PENDUA është koha e kryer e thjeshtë e vetës së tretë të numrit njëjës të foljes PENDOHEM, kështu që po të shkruaj kuptimin e saj:
    1. Më vjen keq për një punë a veprim të gabuar që kam bërë, pranoj plotësisht gabimin tim duke e ndier thellë atë, ndërroj mendim për një veprim që kam bërë.

    Siç e sheh pra janë tre kuptime të kësaj fjale. Ti zgjedh të nënvizosh 'pranoj gabimin' dhe unë zgjedh të nënvizoj 'ndërroj mendim për një veprim që kam bërë'. Mund të rrimë gjithë ditën duke mbrojtur gjithsecili mendimin e tij. Problemi qëndron në moskuptimin e gjithë kësaj çështjeje. Nëse krijimi i njeriut do të ishte gabim atëhere ne nuk do të ekzistonim.

    Shiko pak fjalën GABIM dhe kupto se Perëndia nuk bëri gabim. Të pendohesh nuk do të thotë që pendohesh për diçka që është gabim. Në jetën e përditshme ka shumë gjëra për të cilat ne pendohemi por jo të gjitha janë gabime. Ka gjëra për të cilat ne pendohemi se do të mund ti kishim bërë më mirë se sa janë, por kjo nuk ka si rezultat gjithmonë gabimin. Pra jo çdo gjë që bëjmë dhe për të cilën pendohemi është gabim. Kemi edhe kuptimin tjetër: ndërroj mendim për një veprim që kam bërë.


    Perëndia u pendua që e krijoi njeriun por jo se bëri gabim. Nëse do ti ngarkonim Perëndisë gabim, kjo hedh poshtë atë që Ai është. Por kjo nuk është e vërtetë. Perëndia asnjëherë nuk bën gabim në planet e Tij.


    GABOJ 1.Bëj një gabim në të folur a në të shkruar, në lexim, në numërim, në llogaritje etj. nga mosnjohja e rregullave ose nga pakujdesia; bëj dicka në mënyrë jo të përpiktë.

    2. Bëj një veprim të shtrembër në jetë a në punë, sillem në një mënyrë që nuk përputhet me normat a me rregullat morale të vendosura nga shoqëria; kam një ide, mendim a pikë pamje jo të drejtë; bie në gabim, gabohem.

    3. Ngatërroj dicka nga mosnjohja, nga padija a nga pakujdesia, e marr tjetër për tjetër; ngatërroj

    4. Bëj që dikush të bjerë në gabim duke e mashtruar, e bëj të gabohet, e shtie në gabim; mashtroj; gënjej



    Kuptimi i fjalës GABIM

    1. Dicka jo e përpiktë, jo e drejtë në të shkruar a në të folur, në numërim, në llogaritje etj. që bëhet nga njohuria jo e mirë e rregullave ose nga pakujdesia; pasaktësi; lajthim; lajthitje

    2. Veprim i shtrembër në jetë a në punë, sjellje që s'përputhet me normat a me rregullat morale të vendosura nga shoqëria; ide a pikëpamje jo të drejtë; përgjegjësia që ka dikush për një veprim, sjellje a pikëpamje të tillë.



    E kuptove?







    Kurse më poshtë tek ky shembull bujqësor,

    del një problem i vogël ku mendimet shfajësuese dhe apologjia karakteristike e Penielit thotë se Jahvehu nuk di gjithçka, kështu që pret rezultatet që të mësojë se si janë punët.

    Interesante.

    Sidomos ajo fjalia ku Jahvehu e ka krijuar njeriun "të lirë" është akoma më interesante, sepse mbështet mendimin e Penielit se Jahvehu metërmend që s'dika gjithçka, sepse duke e lënë të lirë këtë tjetrin, ky ka munci të bëjë gjëra që s'i ka paracaktuar Jahvehu. Pra sërish Jahvehu s'di dhe vijmë te fjalët e X-files-it
    .



    E solla shembullin bujqësor që të kuptosh më mirë ti dhe çdo njeri tjetër.

    Është trajtuar shumë herë kjo çështje e gjithëdijes së Perëndisë. Perëndia di gjithçka por ai vetë preferon të mos ndërhyjë në lirinë e njeriut përderisa Ai e ka krijuar të lirë.

    Një krahasim i mundshëm do të ishte jeta jonë e përditëshme. Është shumë e njohur përpjekja e qeverive të ndryshme të kontrrollojnë jetën e njerëzve. Kamera nëpër rrugë, përgjime telefoni etj. Kjo është ajo që e quajmë cënim i të drejtave të njeriut. Perëndia preferon të jetë larg cënimit të të drejtave të njeriut. E respekton njeriun dhe lirinë në të cilën e ka krijuar. Kjo duket e çuditshme por kjo është e vërteta. Nëse ne do ishim nën mbikqyrje nuk do ishim të lirë por skllevër.





    Akoma më interesant është rasti sikur Penieli të mos jetë fare duke folur për Jahvehun, por për ndonjë "zot" të vetin, që i është zbuluar... personalisht, përderisa po i bie ndesh me këtë tjetrin e Biblës.


    Këto supozimet e tua janë qesharake. Nëse ti nuk ke kuptuar se për cilin Perëndi flas ky është problemi yt. Përpjekja jote për të përzierë seriozitetin me talljen i ngjan përpjekjes së njeriut pamend.






    ---


    Në vazhdim të temës, sipas matjeve të fundit (http://news.bbc.co.uk/2/hi/science/nature/6617851.stm), 50% e Marsit është e mbuluar me akull, kështu që shanset e formave të jetës atje janë diku te 99%.

    Ka mundësi që zoti i shkretëtirasve të ketë pasur tip plani rezervë me backup automatik ACRONIS Earth 2 Mars PRO prodhim nga Jahvallah Software Inc., që nqs ndodhte gjë te disku Tokë i fut një imazh 1:1 andej nga krahu tjetër... dhe je në rregull.



    - - - - - -

    Në vijim të kësaj shtesës që shkruan Legjion, kërkohet dhe ajeti përkatës në Kuran, i cili bën fjalë dhe për jetën në gjithësi, jo vetëm në Tokë.

    Ofrohet Acronis Disk Director Suite 10 (multi-boot).


    Përpjekjet tuaja ngjajnë me përpjekjet e një të dështuari. Më vjen keq për ju.




    Nën Hirin e Tij,

    ns
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 09-06-2007 më 08:31
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  3. #33
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Ka nje problem ke ky shkrimi lart. S'ka asnje lloj argumenti!
    ti me i llaf je duke pranu ato qe te ka thene legjioni lart, se 'zoti' gabon, ndrron mendje dhe per me shum edhe nuk di gjithcka perderisa njeriu eshte i lire.

    si quhet ky zoti jot dhe pse shkru kot me kot kur asnjehere nuk argumenton, po thjesht mbush faqet me fjale qe rithone te njejten gje qe sapo ta kane rrezu me lart? Biles eshte per t'u verejt pak aftesia perceptuese me ket rast.


    Ajo qe me duket humor anglez eshte dhe kur merr ate tonin solemn te flasesh se cfare di apo nuk di 'Perendia', se cfare ben apo nuk ben 'Perendia'. Ti... duke prediku se cfare "eshte e verteta". Mesieren te argumentieren njeher dhe nicht konsumieren shume pluhur fetar daku, se duket qe s'e mban dot. Ose vec me qene pastaj nga ata qe flet me zotin para dhe mas gjumi dhe i di mire muhabetet se t'i thote te gjitha sekretet naten. "Une dhe zoti im privat XXX."

  4. #34
    Citim Postuar më parë nga demolition man
    Dicka tjeter ne lidhje me temen :
    1) Nqs nqs ne planetet e tjera nuk ka jete , atehere ku eshte roli i tyre ?
    Perse duhet te ekzistojne miliona e miliarda planete (apo do vihet ne dyshim edhe ekzistenca e tyre ?) te tjere kur jane thjesht "gure" te medhenj qe rrotulohen ne hapesire ?
    Pse Zoti i ka krijuar ?

    2) Supozojme se nuk ka jete ne planetet e tjera . Pra veprimtaria e Zotit eshte e gjitha e perqendruar ne Toke .
    Ca do te ndodhe nqs papritur zhduket ekzistenca e jetes njerezore (nuk esht egje e pamundur : psh del nje virus i ri qe infekton te gjjithe popullsine e botes dhe nuk mbijeton asnjeri , asnje gjallese sepse mund te prishet ekuilibi natyror )
    Ca ndodh me Zotin ? Nuk ka me njerez me te cilet "te merret" ..

    Mirpriten diskutimet !
    Do pergjigjet njeri per keto 2 pika , apo beni sikur nuk i shikoni ?
    Me intereson te di mendimin e Peniel (dhe perkrahesit e tij), ne vecanti
    Ndryshuar për herë të fundit nga demolition man : 10-06-2007 më 05:39
    ... cos' I was high when i wrote this !!!

  5. #35
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga demolition man
    Dicka tjeter ne lidhje me temen :
    1) Nqs nqs ne planetet e tjera nuk ka jete , atehere ku eshte roli i tyre ?
    Perse duhet te ekzistojne miliona e miliarda planete (apo do vihet ne dyshim edhe ekzistenca e tyre ?) te tjere kur jane thjesht "gure" te medhenj qe rrotullohen ne hapesire ?
    Pse Zoti i ka krijuar ?


    Atëhere. Sipas shkencëtarëve të cilët kanë arritur të kuptojnë shumë gjëra rreth Universit në ditët e sotme, ekzistenca e planeteve, yjeve, kometave apo edhe gjithçka tjetër që ekziston në Univers, shërben për një qëllim të caktuar. Është kuptuar se Universi që të ekzistojë i duhet lëndë djegëse. Është vënë re se lënda djegëse e Universit (nuk më kujtohet mirë përbërësi i saj) është duke u mbaruar. Pra së shpejti do pushojë së ekzistuari.

    Pra, gjithçka që ekziston ka një qëllim të caktuar dhe Perëndia e ka krijuar për një qëllim të caktuar. Nga ana shkencore nuk mund të them shumë gjëra pasi disa informacione i kam dëgjuar në një leksion i cili kishte të bënte me këtë temë. Më është premtuar se do më jepet një material që trajton me hollësi të gjitha këto gjëra por ende nuk e kam në dorë.






    2) Supozojme se nuk ka jete ne planetet e tjera . Pra veprimtaria e Zotit eshte e gjitha e perqendruar ne Toke .
    Ca do te ndodhe nqs papritur zhduket ekzistenca e jetes njerezore (nuk esht egje e pamundur : psh del nje virus i ri qe infekton te gjjithe popullsine e botes dhe nuk mbijeton asnjeri , asnje gjallese sepse mund te prishet ekuilibi natyror )
    Ca ndodh me Zotin ? Nuk ka me njerez me te cilet "te merret" ..


    Çdo gjë është nën kontrrollin e Zotit. Nëse do të mendonim një gjë të tillë do ishim shumë fatkeqë sepse kështu do vinim në dyshim fuqinë e Perëndisë. Njeriu u krijua për një qëllim të caktuar, u krijua për lavdi pavarësisht se ai zgjodhi të jetë larg Perëndisë. Perëndia nuk e krijoi njeriun që të argëtohet me të, por që të ndajë pushtetin e Tij me të. Prandaj dhe në Dhiatën e Re thuhet se besimtarët do jenë ata që do të qeverisin botën me ardhjen e dytë të Jezu Krishtit dhe pas mbarimit të sundimit tokësor do të sundojnë në qiell së bashku me Perëndinë.


    Problemi qëndron tek njeriu, tek të gjithë ata që qëndrojnë larg Perëndisë. Tek të gjithë ata që nuk besojnë tek Zoti. Ne që flasim këtu në këtë Forum dhe që këmbëngulim që ju të ktheheni tek Perëndia, nuk kemi ndonjë interes personal. Duke njohur të vërtetën lidhur me Perëndinë, ju bëjmë thirrje vazhdimisht që të mos ngurtësoni zemrat tuaja, por të ktheheni tek Perëndia sa nuk është vonë për ju. Interesi është i juaji dhe fitimi është i juaji, sepse nuk do të humbisni në përjetësi por do të jeni në praninë e Perëndisë në përjetësi.


    Perëndia ju haptë sytë të kuptoni të vërtetën.



    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  6. #36
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Citim Postuar më parë nga Peniel
    Duke njohur të vërtetën lidhur me Perëndinë, ju bëjmë thirrje vazhdimisht që të mos ngurtësoni zemrat tuaja, por të ktheheni tek Perëndia sa nuk është vonë për ju. Perëndia ju haptë sytë të kuptoni të vërtetën.
    1- ti njeh te verteten ne lidhje me perendine??? E kush ta tha ty kete?Ku e gjen ti sigurine qe ajo qe di ti eshte e verteta dhe jo nje tjeter? Me thuaj dicka konkrete ok? konkrete!

    2- Se Dio è cosi buono perche si fa tanto pregare??? E solo un egoista che non divide il suo potere con gli altri.Non so se esiste, ma se esiste spero che abbia una buona giustificazione per tutto ciò che succede al mondo
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  7. #37
    Ti Peniel po i bie anash e anash muhabetit !
    Nga gjithe ato fjale qe ke shkruajtur , asnjera nuk vlen ne kontekstin e pyetjeve te mia .
    1)- Ti fillon e me shpejgon nga ana shkencore ekzistencen dhe veprimtarine e planeteve apo kozmosit nderkohe qe une dua ta shpejgosh nga pikpamja fetare

    2)Shoh vetem fjale te pergjithshme pa lidheje me pyetjen
    Pyetja eshte e thjeshte besoj : "ca ndodh nqs vdesin te gjithe njerezit ?"
    ... cos' I was high when i wrote this !!!

  8. #38
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga Diesel Industry
    1- ti njeh te verteten ne lidhje me perendine??? E kush ta tha ty kete?Ku e gjen ti sigurine qe ajo qe di ti eshte e verteta dhe jo nje tjeter? Me thuaj dicka konkrete ok? konkrete!

    Mua të vërtetën lidhur me Perëndinë ma thanë ata që e njihnin këtë të vërtetë. Atyre ua tha dikush tjetër që e njihte këtë të vërtetë e kështu me rradhë. Kjo 'trashëgimi' ka ekzistuar që nga koha e Apostujve dhe vazhdon edhe sot. Në gjuhën e krishterë e quajmë ungjillizim ose shpallje e lajmit të mirë. Siguria ime vjen nga vetë Perëndia sepse Perëndia në Bibël premton se do të dërgojë Frymën e Shenjtë tek ai që beson tek Krishti dhe Fryma është që jep sigurinë.

    Diçka konkrete. Fryma është prania e Perëndisë tek njeriu sipas Biblës por edhe në të vërtetë. Kryesorja dhe një e vërtetë e madhe është se gjithçka që thuhet në Bibël për njeriun jobesimtar por edhe atë besimtar është e vërtetë.

    Për njeriun jobesimtar thuhet që ai është mëkatar dhe ky vërtetim vjen vetëm kur njeriu afrohet tek Perëndia dhe Perëndia i ndriçon atij mendjen dhe zemrën që të kuptojë gjendjen e tij, pozicionin në të cilin ai ndodhet. Perëndia në Fjalën e Tij të Shenjtë thotë se të gjithë mëkatuan dhe nëse themi se jemi pa mëkat gënjejmë. Asnjë njeri që lindi (përveç Jezusit) në këtë botë dhe që lind nuk është i pamëkatshëm.

    Për njeriun besimtar thuhet se tek ai do të banojë Fryma e Shenjtë, Fryma e Perëndisë. Kjo është shumë e vërtetë sepse me të vërtetë kur njeriu i dorëzohet Perëndisë Fryma zë vend në të dhe e rilind. Kjo kuptohet pasi jeta e atij njeriu ndryshon plotësisht, si dita me natën. Tashmë drejtimin e jetës tënde ia dorëzon Frymës dhe këtë me liri të plotë nga ana jote. Nuk asnjë lloj detyrimi nga ana e Perëndisë. A ka gjë më të mrrekullueshme se sa ti dorëzosh jetën tënde Perëndisë? A ka gjë më të mrrekullueshme për njeriun kur e di se Perëndia e drejton jetën e tij? Mendja njerëzore nuk mund ta perceptojë dot këtë por kjo është e vërtetë. Komunikimi me Perëndinë dhe mardhënia me Të është personale. Ti i flet dhe Ai të përgjigjet. Ti kërkon dhe Ai të bekon, të jep. Jeta jote mer një tjetër kuptim dhe ndryshimet janë të dukshme. Ti je ai që e konstaton këtë i pari dhe më pas njerëzit e tu.

    TË gjitha këto që të them më lart nuk janë teorira. Gjithçka që kam shkruar është e vërtetë sepse ka ndodhur në jetën time personale dhe vazhdon të ndodhë. Në komunitetin protestant ekziston një temë me dëshmi nga të krishterë. Lexo disa dëshmi që të kuptosh më mirë.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=17926






    2- Se Dio è cosi buono perche si fa tanto pregare??? E solo un egoista che non divide il suo potere con gli altri.Non so se esiste, ma se esiste spero che abbia una buona giustificazione per tutto ciò che succede al mondo
    [/QUOTE]


    Këtë nuk e kuptoj.



    Nuk e di se sa isha i qartë për sa shkruajta.




    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  9. #39
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga demolition man
    Ti Peniel po i bie anash e anash muhabetit !
    Nga gjithe ato fjale qe ke shkruajtur , asnjera nuk vlen ne kontekstin e pyetjeve te mia .
    1)- Ti fillon e me shpejgon nga ana shkencore ekzistencen dhe veprimtarine e planeteve apo kozmosit nderkohe qe une dua ta shpejgosh nga pikpamja fetare

    2)Shoh vetem fjale te pergjithshme pa lidheje me pyetjen
    Pyetja eshte e thjeshte besoj : "ca ndodh nqs vdesin te gjithe njerezit ?"


    Nuk i kam rënë aspak vërdallë. Të kam folur qartë më duket dhe të kam thënë që nuk kam në dorë ende një material që e kap këtë temë. Perëndia në Bibël (me sa kam lexuar) nuk jep shumë shpjegime lidhur me Universin. Në shumë vargje Biblikë Perëndia thotë se Ai ka krijuar gjithçka dhe gjithçka i bindet. Ka plot vargje por një studim i mirëfilltë do e sqaronte më mirë këtë temë.


    Pyetjes që mendon se nuk të jam përgjigjur, përgjigjen ta kam dhënë por jo në mënyrën 'nëse njerëzit do vdisnin atëherë do ndodhte apo nuk do ndodhte'. Ta them prapë: Çdo gjë është nën kontrrollin e Zotit. Nëse do të mendonim një gjë të tillë do ishim shumë fatkeqë sepse kështu do vinim në dyshim fuqinë e Perëndisë. Nuk do të ndodhte asgjë, për arsyet që përmend edhe në shkrimin e mëparshëm.

    Lexoje më mirë shkrimin.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  10. #40
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Diesel Industry
    1- ti njeh te verteten ne lidhje me perendine??? E kush ta tha ty kete?Ku e gjen ti sigurine qe ajo qe di ti eshte e verteta dhe jo nje tjeter? Me thuaj dicka konkrete ok? konkrete!

    2- Se Dio è cosi buono perche si fa tanto pregare??? E solo un egoista che non divide il suo potere con gli altri.Non so se esiste, ma se esiste spero che abbia una buona giustificazione per tutto ciò che succede al mondo
    Una giustificazione lui cela,dira che e colpa del diavolo,lui non centra un cazzo
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Problemet e jetës bashkëshortore
    Nga lisa80 në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 22-02-2007, 20:44
  2. Syla: TMK ushtri e Kosovës pas zgjidhjes së statusit
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-03-2006, 19:05
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Mendime rreth zgjidhjes se ceshtjes afatgjate te liderave shqiptare!
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 04:23
  5. Nevoja e zgjidhjes urgjente të statusit të Kosovës
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 20-04-2004, 12:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •