Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 58
  1. #21
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga demolition man
    Ca dmth kjo ??
    Qe dhe jashtetokesoret kane dijeni (per me teper frike ) mbi Krishtin , dhe fene ?

    Lexo më mirë shkrimin që kam sjellë dhe përpiqu ta kuptosh.




    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  2. #22
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Peniel
    Nuk e di për kuranin por Zoti i Biblës nuk gënjen aspak. Nëse e ke lexuar atë pjesë thuaje më saktë. Zoti nuk vendosi të zhdukte farën njerëzore sepse pinte apo ku ta di unë se çfarë mund të bënin në atë kohë. E keqja ishte shumë e madhe dhe Zoti u pendua që e krijoi njeriun. Qëllimi i Tij ishte të ngrinte njeriun në lavdi kurse njeriu zgjodhi të jetonte larg Perëndisë.
    Kam përshtypjen se është libri yt i jetës i cituar më poshtë, kështu?

    Zanafilla 6

    6 - Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet.

    7 - Kështu Zoti tha: "Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar".

    ndonjë interpretim mbi këto rreshta, Peniel? Ose më shkoqur, a u ndryshua ndopak plani hyjnor i cili përshkruhet në librat me figura dhe me ngjyra që u ofroni të tjerëve për ..shpëtim?



    Perëndia nuk lejoi të zhdukej ajo pjesë e njerëzve që ecnin me drejtësi. Më pas Perëndia u betua se nuk do ta shkatërronte më tokën deri në momentin që çdo gjë do marrë fund.

    Plani i shpëtimit të njeriut ishte përgatitur përpara se njeriu të vinte në ekzistencë dhe ky plan do të vihej në zbatim në rast se njeriu do të binte dhe plani i shpëtimit të tij nga Perëndia do ta rrisillte atë në lavdinë e humbur.

    Ky është konfuzioni tipik i zotit të përshkruar në besimet monoteiste aziatike.

    Karakteristikë e tij e patundur është GJITHËDITURIA.
    Dmth, ai di gjithçka që (ka ndodhur dhe ndodh po e po) do të ndodhë në të ardhmen..

    Megjithatë, ai brengoset dhe pendohet për diçka që ndjek planin që ka bërë ai vetë.



    Njeriu që nuk e njeh Perëndinë flet ashtu siç flet edhe ti dhe flet fjalët që ti thua. Nëse do të mundje të njihje qoftë 1% të karakterit të Perëndisë nuk do të flisje në këtë mënyrë.
    Përkufizoje këtë zotin që ti thua që njeh.



    Së shpejti por nuk do jetë edhe aq i mirë për ty nëse ti vazhdon mohimin tënd.
    http://www.youtube.com/watch?v=UQ5x9xCBPMU

    "Look through a faithless eye, are you afraid to die..

    Cos it scares the hell out of me, and the end is all I can see.."




    Të përshëndes dhe të uroj të marrësh kurajo nga kënga.


    Nën Hirin e Tij,

    ns

    nën të gjorin realitet,

    - darwin
    Prektora

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Peniel
    Nuk e di për kuranin por Zoti i Biblës nuk gënjen aspak. Nëse e ke lexuar atë pjesë thuaje më saktë. Zoti nuk vendosi të zhdukte farën njerëzore sepse pinte apo ku ta di unë se çfarë mund të bënin në atë kohë. E keqja ishte shumë e madhe dhe Zoti u pendua që e krijoi njeriun. Qëllimi i Tij ishte të ngrinte njeriun në lavdi kurse njeriu zgjodhi të jetonte larg Perëndisë.
    Besoj se zoti, nese ekziston, do ndihej me i ofenduar nga besimtaret sesa nga ata qe nuk e besojne.
    Sepse te thuash qe zoti ,i plotfuqishem etj etj me gjithe ato cilesi, krijoi njeriun dhe pastaj u pendua, i bie qe zoti gabon (u pendua per nje veper qe beri).

  4. #24
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Megjithatë, ai brengoset dhe pendohet për diçka që ndjek planin që ka bërë ai vetë.
    BPD is a diagnosis not an identity

    papritmas po ndihem keq per jahvehun

  5. #25
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga demolition man
    Sipas meje , nqs konfirmohet bindeshem ekzistenca e jashtetokesorve , atehere bien poshte ato cka shkruhen ne Bibel dhe une i kam permendur ne fillim te temes
    Atehere cfare do te ndodhe me besimtaret ??
    Do hedhin poshte Biblen ? Do braktisin fene ? Apo do vazhdojne perpara ne rrugen e tyre sikur nuk ka ndodhur asgje ?
    D0 te pershtaten me situatat e reja, me njohjet e reja qe behen te pakundershtueshme.
    Ne keto raste ndryshimi i doktrines zyrtare futet ne menyre qe te mos kuptohet
    nepermjet ri-interpretimit te doktrines se vjeter ,ne menyre qe te thuhet qe ne guiden nuk ka ndryshuar asgje( sepse nuk pranohet qe te ndryshoje se eshte liber i
    shenjte): " Vete mjeshtri i madh ka thene....." .,,dhe te gjitha keto i atribohen krijuesit te doktrines , te pagabueshmit.
    Qellimi i nje doktrine eshte te mbroje dhe perhape idete e themeluesit te saj.
    N q s nje anetar kerkon te ndryshoje doktrinen ai nxirret jashte si heretik.
    La vida es un carnaval

  6. #26
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga riu
    lol,

    ja edhe nje tjeter me teme patologjike per koleksionin...

    Neqofte se ti i flet zotit, quhet falje (praying), ne qofte se te flet zoti ty, quhet skizofreni
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  7. #27
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga darwin
    Kam përshtypjen se është libri yt i jetës i cituar më poshtë, kështu?

    Zanafilla 6

    6 - Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet.

    7 - Kështu Zoti tha: "Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar".

    ndonjë interpretim mbi këto rreshta, Peniel? Ose më shkoqur, a u ndryshua ndopak plani hyjnor i cili përshkruhet në librat me figura dhe me ngjyra që u ofroni të tjerëve për ..shpëtim?


    Çfarë interpretim kërkon ti për këtë? Çfarë e mendoni Zotin ju? Mendoni se ne të krishterët që besojmë besojmë në ndonjë Zot prej guri apo druri, në një Zot që ekziston në fantazinë tonë? Ky është edhe kurthi që djalli i ka futur njerëzit. Perëndia është i gjallë, është Ai që të jep ty jetë, i jep jetë çdo njeriu që ekziston në këtë Tokë. Sado që të tallesh ti apo të vësh në dyshim ekzistencën e tij, të dish një të vërtetë të madhe: Perëndia të do. Të do me dashurinë që deshi dhe do çdo njeri që vjen në këtë botë aq shumë sa dërgoi Birin e Tij në botë për të shprehur këtë dashuri që njeriu nuk mund ta perceptojë dot, por zemra e njeh dhe e kupton.

    Plani hyjnor nuk u ndryshua. Ai vazhdoi të jetë dhe të vihet në zbatim në kohën dhe momentin e duhur. Ne nuk u ofrojmë asgjë të tjerëve përveç asaj që Perëndia dëshiron. Ungjillin e shpëtimit. Nuk është i zbukuruar as me ngjyra dhe as me figura. Ka një të vërtetë të madhe: DASHURINË E PERËNDISË PËR NJERIUN.


    Dhe Fjala e Tij e Shenjtë thotë: Ai bën që të lindë dielli mbi të mirë e të këqij. Ky diell lind edhe mbi ty, mohuesin e Tij. Ai të do.






    Citim Postuar më parë nga darwin
    Ky është konfuzioni tipik i zotit të përshkruar në besimet monoteiste aziatike.

    Karakteristikë e tij e patundur është GJITHËDITURIA.
    Dmth, ai di gjithçka që (ka ndodhur dhe ndodh po e po) do të ndodhë në të ardhmen..

    Megjithatë, ai brengoset dhe pendohet për diçka që ndjek planin që ka bërë ai vetë.

    Të thashë pak më lart. Perëndia ynë nuk është Perëndi prej guri dhe druri dhe as i përket fantazisë njerëzore. Nuk mjaftojnë këto rreshta për të shpjeguar cilësitë e Perëndisë. Për më tepër është e pamundur që një mendje e thjeshtë njerëzore të kuptojë diçka hyjnore. Duhet të ketë diçka hyjnore brenda tij që të kuptojë hyjnoren.




    Përkufizoje këtë zotin që ti thua që njeh.

    Nuk ka kufi që të mund ta përkufizoj në rreshta.



    http://www.youtube.com/watch?v=UQ5x9xCBPMU

    "Look through a faithless eye, are you afraid to die..

    Cos it scares the hell out of me, and the end is all I can see.."


    Të përshëndes dhe të uroj të marrësh kurajo nga kënga.

    Nëse është një këngë për lavdinë e emrit të Tij edhe mund të marr, por nuk mund të marr nga diçka që nuk ka asnje vlerë.





    nën të gjorin realitet,

    - darwin

    Realiteti yt është me të vërtetë i dhimbshëm. Më vjen keq që ndodhesh në atë gjendje.



    Të përshëndes Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  8. #28
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Besoj se zoti, nese ekziston, do ndihej me i ofenduar nga besimtaret sesa nga ata qe nuk e besojne.
    Sepse te thuash qe zoti ,i plotfuqishem etj etj me gjithe ato cilesi, krijoi njeriun dhe pastaj u pendua, i bie qe zoti gabon (u pendua per nje veper qe beri).

    Perëndia nuk ofendohet nga të vetët. Ai i ka njohur ata.


    Është e vërtetë që Perëndia u pendua por jo se bëri gabim. Një shembull i thjeshtë. Ti shkon edhe mbjell një sasi të caktuar bimësh dhe pret të marrësh fryt prej tyre. Kur vjen koha, shumica e tyre nuk kanë atë rezultat që ti pret. Ose frytet janë tharë, ose janë kalbur, ose janë krimbur etj etj. Dhe ti mund të marrësh fryt vetëm nga një pakicë bimësh.

    Ku qëndron këtu gabimi? A bëre ti gabim? Cilat janë ndjenjat e tua?

    Qëllimi yt ishte i mirë pavarësisht nga rezultati.


    Perëndia e krijoi njeriun të lirë dhe për lavdi. Ecja e tij provoi të kundërtën.


    Është e kuptueshme?



    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Peniel
    Perëndia nuk ofendohet nga të vetët. Ai i ka njohur ata.


    Është e vërtetë që Perëndia u pendua por jo se bëri gabim. Një shembull i thjeshtë. Ti shkon edhe mbjell një sasi të caktuar bimësh dhe pret të marrësh fryt prej tyre. Kur vjen koha, shumica e tyre nuk kanë atë rezultat që ti pret. Ose frytet janë tharë, ose janë kalbur, ose janë krimbur etj etj. Dhe ti mund të marrësh fryt vetëm nga një pakicë bimësh.

    Ku qëndron këtu gabimi? A bëre ti gabim? Cilat janë ndjenjat e tua?

    Qëllimi yt ishte i mirë pavarësisht nga rezultati.


    Perëndia e krijoi njeriun të lirë dhe për lavdi. Ecja e tij provoi të kundërtën.


    Është e kuptueshme?



    Nën Hirin e Tij,

    ns
    mos bej tani krahasime midis meje qe jam njeri dhe "zotit" tend.
    Une jam i gabueshem, mund te bej gabime edh kur qellimet e mia jane te mira.
    Por zoti, ai eshte i plotefuqishmi, pa fillim e pa mbarim, nuk ka ndjenja, ai krijoji te miren e te keqen, e tija eshte dituria.
    Tani ose prano qe ai zoti i bibles gabon, dhe nuk na qenka kaq i ditur e i fuqishem, ose prano qe bibla ja ka fut kot.

  10. #30
    Penieli thotë:

    Është e vërtetë që Perëndia u pendua por jo se bëri gabim.


    Fjalori GJSSH thotë:

    PENDOHEM vetv. - Më vjen keq për një punë a veprim të gabuar që kam bërë, pranoj plotësisht gabimin tim duke e ndier thellë atë, ndërroj mendim për një veprim që kam bërë.


    Ky duket rast 24 karatësh uzurpimi gjuhësor, nga ato të pushkës, ku fetari ndryshon sy për sy kuptimin e fjalëve si t'i teket e pa asnjë lloj sikleti. Meqë nuk mendoj se nuk e di kuptimin e fjalëve që shkruan dmth.


    Kurse më poshtë tek ky shembull bujqësor,

    Citim Postuar më parë nga Peniel
    Është e vërtetë që Perëndia u pendua por jo se bëri gabim. Një shembull i thjeshtë. Ti shkon edhe mbjell një sasi të caktuar bimësh dhe pret të marrësh fryt prej tyre. Kur vjen koha, shumica e tyre nuk kanë atë rezultat që ti pret. Ose frytet janë tharë, ose janë kalbur, ose janë krimbur etj etj. Dhe ti mund të marrësh fryt vetëm nga një pakicë bimësh.

    Ku qëndron këtu gabimi? A bëre ti gabim? Cilat janë ndjenjat e tua?

    Qëllimi yt ishte i mirë pavarësisht nga rezultati.

    Perëndia e krijoi njeriun të lirë dhe për lavdi. Ecja e tij provoi të kundërtën.

    Është e kuptueshme?

    del një problem i vogël ku mendimet shfajësuese dhe apologjia karakteristike e Penielit thotë se Jahvehu nuk di gjithçka, kështu që pret rezultatet që të mësojë se si janë punët.

    Interesante.

    Sidomos ajo fjalia ku Jahvehu e ka krijuar njeriun "të lirë" është akoma më interesante, sepse mbështet mendimin e Penielit se Jahvehu metërmend që s'dika gjithçka, sepse duke e lënë të lirë këtë tjetrin, ky ka munci të bëjë gjëra që s'i ka paracaktuar Jahvehu. Pra sërish Jahvehu s'di dhe vijmë te fjalët e X-files-it.

    Akoma më interesant është rasti sikur Penieli të mos jetë fare duke folur për Jahvehun, por për ndonjë "zot" të vetin, që i është zbuluar... personalisht, përderisa po i bie ndesh me këtë tjetrin e Biblës.


    ---


    Në vazhdim të temës, sipas matjeve të fundit (http://news.bbc.co.uk/2/hi/science/nature/6617851.stm), 50% e Marsit është e mbuluar me akull, kështu që shanset e formave të jetës atje janë diku te 99%.

    Ka mundësi që zoti i shkretëtirasve të ketë pasur tip plani rezervë me backup automatik ACRONIS Earth 2 Mars PRO prodhim nga Jahvallah Software Inc., që nqs ndodhte gjë te disku Tokë i fut një imazh 1:1 andej nga krahu tjetër... dhe je në rregull.



    - - - - - -

    Në vijim të kësaj shtesës që shkruan Legjion, kërkohet dhe ajeti përkatës në Kuran, i cili bën fjalë dhe për jetën në gjithësi, jo vetëm në Tokë.

    Ofrohet Acronis Disk Director Suite 10 (multi-boot).
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 03-06-2007 më 10:40

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Problemet e jetës bashkëshortore
    Nga lisa80 në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 22-02-2007, 20:44
  2. Syla: TMK ushtri e Kosovës pas zgjidhjes së statusit
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-03-2006, 19:05
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Mendime rreth zgjidhjes se ceshtjes afatgjate te liderave shqiptare!
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 04:23
  5. Nevoja e zgjidhjes urgjente të statusit të Kosovës
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 20-04-2004, 12:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •