Postuar më parë nga Zeri_i_Mirdites
Ky është edhe gabimi i shumicës. Besimi në Zot nuk ka një kërkesë të caktuar, të ecim si kali i karrocës pa parë e pa humulutuar. Shumë njerëz kanë arritur në bindje të ekzistencës së Perëndisë vetëm nga prania e fakteve të ekzistencës së Tij. Nëse do përdornim një fjalë tjetër do thoshim që ka shumë gjëra që dëshmojnë ekzistencën e Perëndisë.
Perëndia nuk kërkon të kthehet njeriu tek Ai pa u bindur më parë. Më beso që shumica e besimtarëve të vërtetë të krishterë për të mos thënë të gjithë besimtarët e vërtetë të krishterë janë bindur dhe më pas kanë besuar. Nuk ka përdorim force. Perëndia nuk detyron askënd. Njeriu është krijuar i lirë dhe Perëndia krijuesi i tij e respekton këtë liri. Nëse kthimi në besim do ishte me forcë, atëherë askush nga ne nuk do të diskutonte për këtë temë sepse do ishte e panevojshme.
Sigurisht që shkenca dhe feja janë dy gjëra të kundërta. E përmenda pasi nëpërmjet saj shumica bindet për të vërtetat biblike. Besimtari nuk ka nevojë për shkencën. Duke përdorur faktet e saj, ne i sjellim këto fakte para jush dhe për ju në mënyrë që të bindeni se me të vërtetë ekziston një Perëndi me të cilin një ditë çdo njeri në që ka jetuar në këtë botë do të takohet me Të. Dhe mjerë ai që do jetë përballë pranisë së Perëndisë sepse do të marrë gjykimin e tij për jetën e tij në Tokë.
Ekziston një rrugë e vetme shpëtimi dhe kjo rrugë është Krishti.
Nën Hirin e Tij,
ns
Krijoni Kontakt