Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267

    Dashuria Për Nënën

    DASHURIA PËR NËNËN


    Tregimi qe vijon është një tregim i shkurtër, mirëpo shume tërheqës dhe kuptimplotë. Mbetem me shpresë se do t’u pëlqej shumë...
    Pas 21 vitesh martese, hasa ne një dashuri te çiltër.
    Para disa kohesh, fillova te kaloj kohen me një grua te ve qysh prej 19 vite. Gruaja ime ma parapriu me fjalët e saja, duke thënë: E di shume mire se sa e doni atë...
    Gruaja për te cilën me këshillonte shoqja ime te kaloj çaste me te, ishte Nëna ime, e cila kishte mbetur e vejë qysh para 19 viteve. Punët dhe obligimet e shumta si dhe 3 fëmijët kishin bërë qe nenën time ta vizitoj shume rralle.
    Nje ditë prej ditesh, gjeta kohën qe ta ftoj nënën time per darkë. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe Nena u be merak kur ma degjoi zerin, nuk e kishte zakon qe te flas me dikend ne kohe te vona, dhe me pyeti: Si je biri im? Mire jam nene- iu pergjigja. Te telefonova nga koshienca per te kaluar disa çaste me ty. Me pyeti: Vetem ne te dy? U mendua pak dhe me tha: Me pelqen propozimi yt...
    Diten e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa per ne shtepine ku banonte nena ime. Ndihesha paksa i shqetësuar...Kur arrita ne shtëpinë e nënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtëpisë. Ishte veshur bukur dhe mu duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerë babai im pak para se te vdiste.
    Duke buzëqeshur si nje engjëll me tha: Biri im, te gjithëve iu kam thënë se sonte do te dalë me djalin tim, dhe qe te gjithe jane gezuar, andaj te gjithe me padurim presin kthimin tim per t’ua sqaruar hollesite e ketij takimi.
    Shkuam ne nje restaurant jo te zakonshem, mirëpo i bukur dhe i qete, nena u mbeshtet ne krahun tim dhe dukej sikur te ishte nje zonje. Pasi u ulem, fillova ta lexoj listen e gjellerave, edhe pse nena nuk ishte ne gjendje te lexonte perveq shkronjave te medha. Gjersa po lexoja listen e ushqimeve, nena me shiqonte me nje buzëqeshje te gjere, me dy buzet e saja te çara, me ndërhyri, duke thene: “Kur ishe i vogel, une isha ajo qe lexoja per ju”. Ndersa tani ka ardhur koha te ta kthej kete borxh dhe ja une po lexoj sot per ty. Çlodhu dhe pusho nena ime – i thashe.
    Gjate tere mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë te rendomte, me përjashtim te nostalgjive dhe perditshmerise sone. Qëndruam aq shume sa qe koha ishte bere shume vone.
    Pasi qe u kthyem dhe arritem te dera e shtepise, me tha Nena: Kam deshire qe te dalim sebashku perseri, mirëpo me kusht qe une te paguaj? Ia putha doren dhe i thashe lamtumire. Pas disa ditesh, me erdhi lajmi se Nena kishte nderruar jete. Kishte vdekur nga sulmi ne zemër. E tere kjo ndodhi per nje kohe shume te shkurter qe une asgje nuk munda te bej per te.
    Kaluan ca dite dhe nga posta me arriti nje leter e derguar nga restauranti, ne te cilin kishim darkuar une dhe nena ime. Ne te kishin qene disa fjali te shkruara nga dora e Nenes sime: “Kam paguar faturen para kohe, duke e ditur se nuk do te kem rastin te takohem me ty perseri. Me rendesi eshte se bera pagesen per dy persona, per ju dhe gruan e juaj. Ju assesi nuk mund ta pershkruani vleren e asaj nate, ne te cilen darkuam sebashku. Te dua shume biri im”.
    Ne kete moment, arrita te kuptoj domethënien e fjales “Dashuri” apo “Te Dua”. Nuk mund ta kuptosh domethenien madheshtore te kesaj fjale derisa nga dashuria juaj te mos vjele miresi dhe bukuri edhe pala tjeter ashtu siq beri nena ime. Asgje nuk ka vlere me shume sesa Prinderit, e ne veçanti Nena.
    Dhuroja kohen te cilen ata e meritojne...Duhet ditur se ky eshte obligim i Allahut dhe i Prinderve, prandaj keto gjera nuk shtyhen. Me kete rast, me ra ndermend tregimi kur qe pyetur Abdull-llah Bin Umeri: “Nena ime eshte e moshuar, nuk mund te levize fare, dhe me duhet ta bart ne çdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojen...Nganjehere nuk ka fuqi qe ta permbanë veten keshtuqë, kryen nevojen duke qene ne duart apo shpinen time...A mendon se une e kam kryer obligimin ndaj saj? Ibni Omeri u pergjegj: A e ke harruar femijerine tende kur edhe ju vepronit keshtu me nene tuaj?! Ju po i sherbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndersa ajo iu sherbente juve, me gjithe mundimet dhe lodhjet qe kishte, dhe prape shpresonte jeten dhe lumturine tuaj”. Vertet dallim i madh ne mes ketyre dy qendrimeve...
    Shpresojme se porosia dhe mesazhi i kesaj ngjarjeje do t’iu arrij edhe atyre te cilet ende i kane prinderit gjalle!!!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    154
    shume shume shume e bukur.
    nuk ka asgje ne bote qe te mund ta zevendesoje dashurine e nenes

  3. #3
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Vertet, dashuria e nenen eshte aq e madhe sa i kalon te gjitha dashurit.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Historia me la pa fjale. Shpesh i harrojme prinderit, dashurine e tyre gjate rruges se jetes sone. Kjo nuk duhet te ndodhe sepse heret a vone do pendohemi por do jete vone per tu kthyer nje pjese sado te vogel nga ajo dashuri qe na kane falur.
    Shume faleminderit prej teje.

  5. #5
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    .........Shume tregim i bukur....per nje dashuri fisnike...Nena eshte e shenjte......
    kurre nuk mund te ripaguhemi me nenen ..kurre..

    Me nderime dhe dashuri per NENEN,
    bili99

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dashuria ndaj nenes eshte e paaritshme...!
    Sui generis

  7. #7
    your "wrost" nightmare Maska e Militik
    Anëtarësuar
    19-01-2007
    Postime
    246
    Shpesh eshte incest.

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •