Ditet e fundit, ne SHBA, eshte pa nje aktivitet i ngritur ne betejen mes MS dhe FOSS/Linux. Ne nje artikull ( mund ta lexoni ketu: http://money.cnn.com/magazines/fortu.../28/100033867/, MS e rinisi fushaten e friges, pasigurise dhe dyshimit ( FUD ) te cilen e pat pushuar per nje kohe. Ne kete artikull MS deklaron se GNU/Linux shkel mbi 200 patente te regjistruara nga ana e MS (software-i nuk mund te regjistrohet si patent ne Evrope ose Azi), dhe se do te ndjek ne gjyq konsumuesit e GNU/Linux si dhe distribuesit e GNU/Linux (RedHat etj.). Reagimet nga ana a shoqatave te kodit te hapur nuk kan munguar. Keshtu sot Rrjeti per zbulime te hapura (Open Invention Network) i cili eshte themeluar per qellim te mbrojtjes se linux-it dhe i mbeshtetur nga IBM, Novell, RedHat etj ka publikuar nje deklarate te ashper ne te cilen i terhiqet verejtja Microsoft-it se edhe ata do ta padisin Microsoftin ( deklaraten mund ta lexoni ketu: http://www.openinventionnetwork.com/press_release.php). Si duket kjo ka mjaftuar qe MS te terhiqet
(sipas ketij artikulli: http://tech.blorge.com/Structure:%20...nt-violations/)
Krijoni Kontakt