Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    Game Over Maska e fight_cllub_al
    Anëtarësuar
    12-05-2007
    Vendndodhja
    shyqyr zotit mes 4 muresh ...
    Postime
    19
    gje e pare .... te shohesh 1 engjell esht gje paksa shum e veshtir ....
    te shohesh 1 engjull lakuriq besoj se esht edhe me e veshtir akoma ...
    me mir zot ne ferr .... se 1 skllav ne parajs ....

  2. #22
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Per mendimin tim engjujt jane qenie te persosura dhe nuk ka vend te flasim ketu per seksin e tyre. Ne nuk mund ti gjykojme ata pasi nuk kemi prova e asgje dhe mendimet tona sido qe te jene nuk na japin nje mendim te qarte per pyetjen qe eshte bere ne lidhje me engjejt.

    Megjithese nuk e mbeshtes mendimin tim askund, mendoj se engjejt jane qenie te persosura e te mrekullueshme dhe jane qenie pa seks. Ndoshta jam dhe i gabuar por eshte thjesht nje mendim imi.

    Imperator
    Albanian Perandory

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    pershendetje

    PRA JAN KRIJESA QE EKZISTOJN PARA SE TE EKZISTOJ NJERIU I PARE.

    Engjujt egzistojn jan krijesa abstrakte te pa dukshme per syrin e njeriut vetem ne raste te rralla paraqiten edhe ate kur ndihmojn njeriun e mire kur jan te udhzuar domosdo .

    Jan fuqi e pa pare sikur era si rrezja e diellit edhe me te shpejt,por jan ca lloje besohet se jan 7 lloje gjithashtu edhe dialli ishte nje nder ta i teti.

    Pra kan detyra te caktuara .

    Engjujt jan krijesa abstrakte , sikur shpirti qe eshte abstrakt , po ja se shofim mund kush ta shpjegoj se si duket shpirti .

    Pjesa e siperme e njeriut ka te ngjare me nje engjull por kur behet pyetje per pjesen e poshme lukthi gjymtyret organet seksuale e dallojn njeriun nga engjulli
    Njeriu eshte i krijuar prej dy komponenteve prej DHEUT - BOTES-HUMZES
    dhe shpirtit .

    Nuk luan rol puna e knaqsis e epshit tek engjujt .

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Pratolini
    Si mendoni ?
    Engjejt jane mbinjerezore ( te pakten ne parim dhe nga ana konceptuale).
    Pra ata nuk ju bindkan ligjeve njerezore, kufizimeve tona...
    Atehere c seks kane engjejt ????
    Nga vete pyetja qe ben, nuk e ke idene se cfare jane engjejt. Prandaj ben mire te lexosh ose te pyesesh se cfare jane engjejt.

    Engjejt jane qenie frymore qe kane fryme por nuk kane trup, ne kuptimin njerezor te fjales trup. Vete ekzistenca e tyre eshte e lidhur me lavdërimin dhe adhurimin e Perëndisë Triun dhe kungimi në dashurinë, përkujdesjen dhe Vullnetin e Perëndisë. Pra engjejt janë në kungim të përhershëm shpirtëror me Perëndinë.

    Dhe nuk është e vërtetë që engjëjt janë qënie mbi-njerëzore, vendi që Perëndia u ka rezervuar njerëzve që i kanë mbajtur besën Atij mbi tokë, është më i lartë se rangu i engjëjve. Dhe cdo njeri që lind, ka në krah engjellin e tij mbrojtës që nuk është i dukshëm nga syri i njerëzve të zakonshëm, por është i dukshëm për sytë e njerëzve të shenjtë. Në këtë këndvështrim, engjëjt i shërbejnë krijesës së dashurisë, njeriut, po ashtu sic i shërbejnë edhe Krijuesit.

    Ka edhe nga ata engjej qe ecin mbi toke, e kane emrin murgj dhe eremite qe mbyllen ne manastire ose jetojne ne pyje e shkretetire te ndare nga njerezit dhe nga bota materiale, per te bere jeten murgjerore qe eshte nje jete engjellore.

    Albo

  5. #25
    Ineda Maska e Ina_19
    Anëtarësuar
    06-10-2005
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    68
    nuk besoj asgje nga keto qe thoni... se di pse.. por ama eshte argetuese dhe interesante te lexosh pershkrimet e juaja. bye nga Ineda.. Toronto
    Gjithcka e bej per vete...

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e TOKIO HOTEL
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    154
    Kur ti shof do ju kthej pergjigje...
    Quando ti metti a saltare di gioia bada che qualcuno non ti tolga la terra sotto i piedi.

  7. #27
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Question

    Citim Postuar më parë nga Pratolini
    Si mendoni ?

    Engjejt jane mbinjerezore ( te pakten ne parim dhe nga ana konceptuale).

    Pra ata nuk ju bindkan ligjeve njerezore, kufizimeve tona...

    Atehere c seks kane engjejt ????
    Paragraf disi i vështirë. Nga e formulove foljen - Janë - ? Nëqoftë se - janë - atëherë zotërojnë karakteristika të mirëfillta që i bëjnë ekzistentë, pra e meritokan foljen - janë -. A ke njohuri mbi ndonjë nga këto karakteristika? Nëqoftë se ke, nga ke arritur t'i marrësh, për më tepër që nga mënyra se si shprehesh, je deri diku i bindur që jo vetëm 'janë' por madje 'qënkan' dhe 'mbinjerzorë'?

    Unë e di nga Lermontovi që ekzistojnë si nocione letërsie, si nocione dashurie (kur bëhesh aq budalla nga teta), kinematografike ( a) Twin Peaks - Laura Palmer i takon në fund.. b) The Perfume [He's not a man, he's an aaangeeel] - tha peshkopi c) John Travolta - engjëll vallzues, pijanec, zullumqar por ..zemërmirë, në fund të fundit ..etj etj filma), dhe nocione legjendare biblike-kuranore (fjala bie, personazhi që shërben si lajmëtar për mbarsjen e papëlqyer së (shën)Marisë)

    A mund ta ndash njohurinë që paske mbi ekzistencën reale të këtyre, deri më tani, nocioneve?


    - - - - - - - -
    Pyetja e temës është vërtetë e mirë - Çfarë janë engjëjt? Por si duket, askush nuk ka marrë mundimin t'i përgjigjet kësaj pyetje dhe fillimisht të gjejë a merr kuptim folja - Janë -, por është gjetur si ide më simpatike të diskutohet rreth mbarështimit të tyre (pyetja mbi gjininë seksuale).
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 20-08-2007 më 19:23
    Prektora

  8. #28
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nje shikim mbi natyren e melekëve (engjujve)

    Meleket jan krijuar qe ta rrespektojn Zotin,ata nuk kan mundesi te kundershtojne ”…nuk kundershtojne Allahun per asgje qe ai urdheron dhe punojnë ate qe jan te urdheruar”.(Et-tahrim:6)
    Natyra e melekeve apo engjujve eshte e tillë qe ata gjithnje I nenshtrohen urdherave te Allahut dhe kjo nuk u shpenzon kurfar kundi ,sepse ata nuk kan kurrfar pasioni.

    Pozita e melekeve(engjujve)
    - Veqoria e me bukur me te cilen pershkruhen meleket eshte se ata jan rober te Allahut ,rober te fisnikeruar. Me pare kemi permendur se pretendimi I politeisteve kinse meleket jan “bijat e zotit” eshte pretendim I kote ,nuk ka kurfar korrektesie dhe Allahu I pergenjeshtroi ata qe supozuan nje gje te tillë dhe ne te njejten kohe sqaroi realitetin dhe poziten e melekeve(engjujve)ne shumë kuranore:
    21:26. E ata thanë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!" Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm!
    21:27. Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij.
    21:28. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.
    21:29. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët.


    Cilesit fizionomike dhe ajo qe ka te bej me to

    Materja nga e cila u krijuan dhe koha e krijimit te tyre

    Meleket u krijuan nga drita ,kete e deshmon edhe hadithi(thenja)e profetit
    Muhamed a.s te cilin e transmeton Ajshja(gruaja e tij) nga babai I saj ,se ka thene se :”Meleket u krijuan nga drita ,xhinet u krijuan nga flaka e zjarrit ,kurse Ademi (Adami) u krijua nga ajo qe u eshte pershkruar (dheu).”nje thenje tjeter thotë: “Meleket u krijuan nga drita e fuqis,ndersa iblisi (djalli/shejtani)nga zjarri I fuqis”

    Shikimi I melekeve(engjujve)

    Pasi qe meleket jan trupa te krijuar nga drita e fort ,njeriu nuk ka mundesi ti shof ata ,posaqerisht kur dihet se Allahu nuk I dha mundesi shikimit tone qe ti shoh ata. Asnje njeri ne botë nuk I ka pa meleket(engjujt) ne formen e tyre te vertet perveq Muhamedit a.s, I cili e pa Xhibrilin (gabrielin) dy herëne formen e tij te vertetë.Ndersa ne baze te disa argumenteve tjera thuhet se njerzit mund ti shohin meleket.kur ata personifikohen ne pamje te njeriut.

    Madhesia e krijimit te tyre

    Allahu I madherishem per meleket te cilet jan kujdestar te Xhehnemit ka thene ne kuran:
    66:6. O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.

    Madhesia e krijimit te Xhibrilit
    Imam ahmedi nje sahabi (shok I Muhamedit) transmeton se profeti Muhamed a.s e ka pare Xhibrilin(Gabrielin) ne formen e tij,e ai kishte gjashtëqind flatra,qdonjera prej tyre kishte mbuluar horizontin…nje transmetim tjeter nga Ebu Dawudi se Muhamedi a.s ka thenë “Me eshet lejuar mu ate flas per nje nga meleket e Allahut bartes te Arshit,ai eshte aq u madh saqe largesia mes veshit dhe supeve te tij eshte sa udhetimi 700 vjetë..

    Krahet e melekeve(engjujve)

    Meleket kan krah ,sikurse na lajmron Allahu ne kuran:[B] 35:1. Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet All-llahu ka fuqi për çdo send.

    Bukuria e engjujve
    Bukuria e melekeve(engjujve) eshte aq e bukur saqe nuk mund te pershkruhetr,edhe nder njerez traditë qe kur bejne krahasim per ndonje qeshtje te bukur thonë:ky eshte I bukur si melekë(engjull) pra e pergjasojnë bukurin e njeriut me bukurin e (engjujve) .Allahu ne kuran lidhur me Xhibrilin thotë: 53:5. Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
    53:6. Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale).
    Ibn Abazi e komenton kete ajet kuranorë,tha: “…që u përqëndrua në formën e vet” d.m.th. me pamje te bukur”,kurse katadaja thotë:”Me trup te gjatë e te bukur”..



    Ata nuk I takojn asnjerës gjini

    Ajo qe I ben njerzit devijojn ne momentet kur flasin per boten metafizikie eshte fakti se ata orvaten kete bote te panjohur ti a nenshtrojne kritereve te tyre njerzore.Prandaj e sheh se si njeri prej tyre ne nje shkrim te tij habitet se si ishte e mundshme qe Xhibrili tja sjellte pergjijgen te derguarit Muhamedit a.s menjeher pas pyetjeve te cilat u parashtroheshin,kur eshte e ditur se per te arritur drita prej largesive te qiellit deri te ne ka nevoj per miliona vite dritë?!Ky I gjor nuk ka kuptuar se shembulli I tij eshte I ngjajshem me shembullin e mushkonjes e cila perpiqet qe shpejtesin e saj ta krahasoj me shpejtesin e aeroplanit duke iu referuar kritereve te njohuraper atë.E njejta gje vlen edhe per kete njeri ,sikurse te mendonte me thell do te kuptonte se bota e melekeve posedon kritere te cilat plotesisht dallojn prej kritereve te njohura te njeriut.
    Ne kete aspect devijuan edhe politeistet arab te cilet supozuan se meleket jan femra ,kjo thenje e zbrazet e tyre pastaj eshte perzier me nje legjend me te madhe e cila ishte reale per ta:supozuan se ata melek femra jan bjat e Zotit.Kurani ne menyre prcoze shpjegon keto problematikadhe dihet fort mire se habia me e madhe qendron ne ate se si ata vet I urrenin femrat aq shume sa qe kur ndonjeri prej tyre lajmrohej se I ehste lindur vajz I nxihej fytyra dhe ndihej I mposhtur dhe I turperuar,e shumica prej tyre per ta larguar kete turp nga vetja e merrte foshnjen femer dhe e varroste ,e pastaj lavderohej dhe qmohej veprimi I tij nga te tjeret.Lexo ajete vijuese se si rrefejn ato legjenda dhe si diskutojn me besimataret e tyre:
    37:149.E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): "A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?"
    37:150.Apo, Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!
    37:151.Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:
    37:152."All-llahu ka lindë!" S'ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).
    37:153.A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?
    37:154.Po ç'keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?
    37:155.A nuk jeni duke menduar?
    37:156.A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?

    Keto thenjet e tyre te pa baza,do te merren si argument kunder tyre dhe do japin llogari per to,sespe nga gabimet me te medha llogaritet thenja kunder Zotit dhe ti mveshesh Atij ate qe nuk I perket dhe per te nuk ka nevoj: 43:19.Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata në krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.Meleket as nuk hajnë e as nuk pinë
    Meleket nuk kan nevoj per ushqim dhe pije sikurse njerzit.Ne kuran ilustrohet mjaft mire se si meleket I erdhen Ibrahimit(Abrahamit)ne formen e njeriut ,e ai u ofroi ushqim ,por ata refuazuan ,keshtu qe ai u frikesua,e apsi qe ata treguan se kush jan ,atij I kaloi frika dhe habia:
    51:24. A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
    51:25. Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: "Të përshendesim me paqë!" Ai tha: "Qofshi gjithnjë të përshëndetur me paqë!" (E me vete tha): "Njerëz të panjohur!"
    51:26.Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
    51:27. Atë ua afroi atyre e tha: "Përse nuk po hani?"
    51:28. Dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre, po ata thanë: "Mos ki frikë!" Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
    11:70. Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit".
    41:38. Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit.
    42:5. Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!

    Vdekja e melekeve(engjujve)
    Meleket vdesin ashtu sikurse vdesin njerzit dhe Xhinet .ne lidhje me kete thuhet ne Kuran : 39:68.Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).Pra ne fryerjen e parë te gjithe do te vdesin me perjashtim te atij qe do Allahu ,kurse kur ti fryhet Surit te dytë ,nuk do ngelet asnje gjalles perveq Allahut te Madherishem ,e ateher Ai thotë: “I kujt është sundimi sot” te cilen shprehje e perserit tri herë ,pasi qe nuk ka kush te pergjigjet ,Ai pergjigjet vetë “I të vetmit Zot Mposhtesit” edhe ky ajet kuranor deshmon se ata vdesin “…Cdo send zhduket e Ai (Allahu) jo…”(el Kasas :88)
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 21-08-2007 më 00:28
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Engjejt,shenjtoret ,profetet etj na vine nga librat fetare.Ne qofte se do te flasim per shenjtoret si deshifrim etimologjik ,une mendoj se ata qe u quajten te tille ishin njerez qe benin shenje ,qe dalloheshin nga te tjeret per ate qe benin.Profetet edhe keta kane qene njerez qe gjithsecili e di qe ishin njerez me aftesi si te themi paranormale apo parshikuese gje qe nuk e kishin shumica e njerezve.ENGJEJT per mendimin tim jane shpikje te mendjes njerezore ,apo mos spjegimi i disa fenomeneve .Mundet qe ne fillim eshte thene ''ESHTENJEGJE''
    kjo gjeja abstrakte per mendimin tim ishin ENGJEJT.persa i perket seksit mendoj qe njeriu i ka pare me sekse te ndryshme por edhe biseksual.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    Engjejt jane njerez,jane njerezit qe kane zemer ,dhembshuri ,drejtesi dhe dashuri.
    Keta jane engjujt qe njoh deri tani.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nibiru, planeti i 10 dhe viti 2012
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 219
    Postimi i Fundit: 16-04-2012, 16:29
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Vdekja e vërtetë dhe ajo që vëzhgohet lidhur me vdekjen
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2007, 15:02
  4. Vidio e Etno Engjejt - Albanian
    Nga thebadboy në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 08:02
  5. Per engjejt
    Nga euzfor në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 16:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •