Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Shkurto një adresë të gjatë interneti

    Nëse doni që një adresë të gjatë të internetit ta shkurtoni, që më lehtë ta mbani mend, ose ta dërgoni nëpërmjet SMS, ose shkurt: Ta mbani mend më lehtë, këtu është www.notlong.com. Adresën e gjatë me Notlong.com ju do ta shkurtoni sipas dëshirës suaj, duke i vënduar një emërtim sipas qejfit tuaj.

    Shembull:

    Kjo është adresa e gjatë e nënforumit futbolli:

    http://forumishqiptar.com/forumdisplay.php?f=118

    Adresa e shkurtuar nënforumit futbolli, bërë me Notlong:

    http://futbolli.notlong.com

    Kjo është adresa e gjatë e galerisë së fotove të futbollit pranë Yahoo!

    http://sports.yahoo.com/sow/gallery;...m2uBda3_Ymw7YF

    Kështu do të duket me Notlong.com

    http://sportisti.notlong.com

    Për të bë të gjitha këto, nuk ju duhet asnjë lloj regjistrim apo aktivizim, mund të shkurtoni çfarëdo lloj adrese që doni, dhe sa të doni. Thjesht, mbani mend gjërat e shkurtuara!
    -
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 07-05-2007 më 13:00
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Ka disa probleme me shërbime të këtij lloji.

    Së pari, mos harroni se ky shërbim edhe pse është falas, bashkë me faqen mund të hapë edhe reklama. Tani nuk e bën atë gjë sepse njerëzit nuk do e përdornin, por pasi të fitojë famë, me siguri që do nxjerrë fitim duke bërë reklama ose duke shitur statistika rreth faqeve që ju vizitoni.

    Së dyti, faqja mund të përdoret për të vjedhur informacion personal. Ky shërbim mund t'u ridrejtojë në një faqe të falsifikuar që mund t'u vjedhë informacionin e llogarive. Për shembull, nëse ju hapni futbolli.notlong.com, faqja që hapet mund të duket si faqja origjinale e forumit të futbollit, por kur ju identifikoheni aty, emri dhe fjalëkalimi mund t'i dërgohen një keqbërësi. Mos e përdorni këtë shërbim për të hapur faqe ku keni llogari personale (emaile, forume, banka, etj). Si rregull, para se të identifikoheni, sigurohuni që adresa në krye të shfletuesit (internet explorer, firefox) është adresa e faqes së vërtetë.

    Së treti, faqja notlong.com ekziston sot, por nesër mund të mbyllet ose mund të hapë faqe të tjera, jo ato që keni regjistruar ju. Nuk keni garanci se faqja që do hapet është ajo që keni regjistruar, prandaj mos i përdorni adresat notlong.com për të vendosur lidhje në faqet e Internetit (forumet, blloqet, etj).
    Edi

  3. #3
    Anagramisti Maska e Mister Enigma
    Anëtarësuar
    06-08-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    2,636
    Është edhe një faqe tjetër me këtë funksion.

    www.tinyurl.com

    Nuk di hiç a ka reklama se i kam bllokuar të gjitha reklamat unë.
    Kodi:
    Eja ta bëjmë bashkë një anagram por kujdes se mos po anagramohemi edhe vetë 

Tema të Ngjashme

  1. Interneti pa tela hyn në baret dhe hotelet e Tiranës
    Nga Fiori në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-11-2009, 11:57
  2. Ç'mendim keni për internetin?
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 04:45
  4. A është interneti sëmundje mendore?
    Nga Dj-GabrieL në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 08-10-2007, 09:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •