Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Hap dyert Katedralja e Shën Gjergjit në Fier

    Hapet kisha e madhe katedrale e Shën Gjergjit në Fier

    Të dielën, 22 prill, qindra besimtarë u mblodhën në kishën e re katedrale të Shën Gjergjit, në qendër të Fierit. 40 vjet pasi ishte shembur dhunshëm kisha e vjetër, në të do të mbahej Liturgjia e parë Hyjnore. Kishin ardhur me këtë rast përfaqësues të komuniteteve fetare, kryetari i Bashkisë, Prefekti, autoritete të tjera lokale dhe deputetë të zonës, si edhe besimtarë nga qytetet e tjera të Dioqezës së Beratit.

    Meshuan me këtë rast Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti Ignat, Episkopi Apollonisë Nikolla dhe klerikë nga e gjithë Mitropolia, si edhe studentë e pedagogë të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës.

    Që kur erdhi në vendin tonë, Fortlumturia e Tij Anastasi tregoi një vëmendje të veçantë për këtë qytet. Madje, një nga kishat e para parafabrikat, që u ndërtuan për të plotësuar nevojat urgjente të viteve të para, u ngrit aty, në një cep të territorit të kishës së vjetër. Por, duke parë nevojat e mëdha të këtij qyteti me shumë besimtarë të përkushtuar orthodhoksë, shpejt u nis nga puna për ringritjen e kishës së madhe katedrale.

    Projekti i saj u bë nga një studio shqiptare, e drejtuar nga arkitekti fierak Agron Jano, duke u përpjekur për të integruar në të tipare të kishës së vjetër. Kisha është e tipit bazilikë dhe ka një sipërfaqe ndërtimi rreth 1200 m2 (më e madhja në vend), me lartësi në kupolë rreth 23 metra dhe në kambanare 30 metra.

    Pas Liturgjisë Hyjnore i pari e mori fjalën Hirësia e Tij Ignati, i cili tha:

    “Shumë i përndrituri Fortlumturi, të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore, komuniteteve fetare. Të dashur besimtarë të pranishëm në këtë ceremoni festive. Jemi mbledhur në këtë ditë festive për të filluar shërbesat kishtare në këtë kishë madhështore që mban emrin e dëshmorit të madh Shën Gjergj Trofeprurësit. Erdhi dita e shumëpritur!



    Në këtë moment historik mendja drejtohet tek paraardhësit, të cilët që në shekullin e parë pritën të dërguarit e parë, apostujt e Zotit. Si Shën Pavlin, që shkeli edhe trojet e vendit tonë për të mbjellë kudo farën e krishterimit. E themi me krenari se zona e Myzeqesë u mbush nga të katër anët me kisha, manastire dhe objekte të tjera të shenjta… Të gjitha ato u bënë vatra të zjarrta të përçuarjes së dritës së arsimimit fetar dhe laik, të përhapjes së kulturës dhe edukatës mbarëqytetare dhe të zhvillimit të pandërprerë të kësaj zone dhe më gjerë në të gjitha fushat.

    Pikërisht për të vazhduar dhe forcuar këtë traditë të vyer të orthodhoksisë shqiptare Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi ynë i nderuar Anastasi, u përkujdes me vendosmëri të veçantë për të ringjallur këtë tempull të shenjtë m’u në qendër të qytetit të Fierit, që është një pikë ndërlidhëse e jugut me veriun, e lindjes me perëndimin. Prandaj të gjithë ne i shprehim mirënjohjen tonë më të sinqertë dhe më të thellë për këtë dhuratë të paçmuar që po na jep me dashamirësinë dhe bamirësinë e tij të pafund në këtë ditë të ngazëllueshme. Ai me personalitetin e tij të fuqishëm dhe të padiskutueshëm duke siguruar ndihma të pallogaritshme nga miqtë e tij të shumtë në mbarë botën gjatë gjithë këtyre viteve ka bërë të mundur edhe lulëzimin e vendit me gjithë këto vepra mbresëlënëse kishtare, arsimore, kulturore, mjekësore, zbukuruese.

    Me këtë rast të paharruar i premtojmë solemnisht Kryepiskopit tonë shumë të dashur se do të përpiqemi me të gjitha forcat dhe mundësitë tona për t’i mirëmbajtur këto dhurata të vyera dhe për të dhënë edhe ndihmesën tonë në ngritjen e objekteve të reja kishtare në territorin e Dioqezës sonë të shenjtë.

    Me këtë rast, si simbol të vogël të mirënjohjes sonë për bamirësitë e tij dhe në veçanti për këtë tempull të shenjtë, i ofrojmë një dhuratë simbolike, me kryqin e çmuar, meqenëse me anën e kryqit erdhi gëzimi në botë dhe gjithë të mirat me anën e kryqit. Meqë jeta e tij ishte një kryq dhe një ngjallje me bamirësitë e tij dhe kalimi i tij në botë dhe në këtë tokë të Shqipërisë ishte kalimi i bekimit dhe i bamirësisë me anën e kryqit. Dhe një herë iu falënderojmë thellësisht nga zemra, ta gëzojmë në jetë të jetëve. Amin”

    Pastaj të pranishmëve iu drejtua Kryepiskopi Anastas, i cili ndër të tjera tha se: “Hirësi i nderuar dhe vëlla Ignat, të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare, miq shumë të dashur përfaqësues politikë dhe administrative, mendoj që gjëja më vyer është të them motra dhe vëllezër të dashur.

    Më kujtohet 7 gushti i vitit 1991, kur për herë të parë erdha dhe bëra vizitë këtu në qytetin e Fierit. Nuk kishte mbetur asnjë shenjë nga kisha e mëparshme dhe bëmë takimin e parë në shesh, mbi një skenë. Që nga ajo kohë kanë kaluar mjaft vite dhe shumë gjëra janë bekuar këtu në Shqipëri. Kur erdha në vitin 1991, shumica e kishave ishin shkatërruar dhe meshonim mes gërmadhash ose nën hijen e pemëve. Me hirin e Perëndisë dhe me dashurinë dhe sakrificën e shumë njerëzve Zoti na bëri të denjë këto vite të jetonim një mrekulli të vërtetë. Shumë nga kishat e vjetra dhe manastiret ne i rindërtuam dhe i riparuam dhe sot në Shqipëri janë ndërtuar 141 kisha të reja dhe 150 kisha të tjera janë riparuar dhe rindërtuar. Dhe mbi të gjitha këto mbizotëron kisha katedrale e Shën Gjergjit në Fier. Sot nuk është ende ceremonia zyrtare e përurimit, është një shërbesë që quhet “Hapja e Dyerve” që të funksionojë për shërbesat e shenjta, deri sa të bëhet përurimi.


    Desha të shpreh mirënjohjen të njohurve dhe të panjohurve që kanë kontribuar për ngritjen e kësaj kishe. Dua t’i falënderoj të gjithë, arkitektët, inxhinierët sipërmarrësit që kanë kontribuar në ngritjen e saj. Si dhe qindra vëllezër nga Evropa, Amerika dhe Greqia që na kanë ndihmuar me dhurimin e shumave të konsiderueshme. Këto kohët e fundit u shtuan edhe shandanët, ikonostasi etj., që na lehtësuan punë dhe shumë nga ata që kanë kontribuar janë të panjohur për ju, por janë të njohur tek Perëndia për dashurinë dhe sakrificën që kanë treguar. Mirënjohja jonë ndaj tyre do të mbetet e përhershme dhe e thellë.

    Sot, kur jemi në një periudhë dekadence dhe rënieje, kemi gëzimin e madh që të çelim edhe një qendër tjetër shpirtërore, një kishë të tillë. Është një qendër lutjeje, ngushëllimi, vëllazërimi, dashuri, për më tepër edhe një qendër komunikimi, me Perëndinë, me njerëzit e tjerë, me gjithë botën. Se çdo kishë e re na lidh me mbarë kishat në botë që mbajnë dhe lavdërojnë emrin e Tij. Është një qendër që na lidh si me të shkuarën ashtu edhe me të tashmen dhe të ardhmen. Na lidh me mbarë njerëzimin e të gjitha kohëve.

    Por është një fakt që të gjithë duhet ta kemi në mend, se sistemi që shkoi nuk shkatërroi vetëm kishat e ndërtuara me materiale lëndore, por shkatërroi shpirtrat e njerëzve, besimin dhe shpresën brenda tyre. Ndaj kemi shumë për të bërë në këtë drejtim. Gjëja më e rëndësishme është që duhet të ndërtojmë kisha brenda nesh. Ka mijëra njerëz që presin ende që ta njohin Perëndinë dhe të bashkohen me Të.

    Uroj me gjithë zemër, që gjithsecili të ketë mundësinë që të njohë dhe të dojë sa më shumë Perëndinë. Le të frymëzohemi nga shembulli i i ndritur i Shën Gjergjit, nga durimi dhe nga zemërfortësia dhe forca që ai tregoi. Madje të ndriçohemi nga dashuria e tij shumë e madhe për Perëndinë dhe njerëzit.

    Të frymëzohemi gjithashtu nga personat e Ungjillit të sotëm, nga personat e Josif Arimatheasit dhe Nikodhimit nga gratë e përkushtuara miroprurëse, të cilët kishin ngurrime të forta brenda tyre, por që nuk u përkulën dhe bënë përpara me shumë guxim dhe vendosmëri për të kryer detyrimin e dashurisë ndaj Krishtit. Edhe ne duhet të kemi më shumë forcë në plotësimin e detyrimit tonë të përditshëm. Shumë herë vërejmë që njerëz që merren me punë jo të mira janë të guximshëm dhe besimtarët tek Krishti shfaqen me frikë dhe ngurrues. Duhet një burrëri dhe guxim më i madh nga secili nga ne. Kur duhet të mbrojmë të vërtetën përse të frikësohemi. Kur e dimë se përpiqemi për drejtësi, përse duhet të shqetësohemi; përse të ngurrojmë kur bota pret që ne të vëllazërohemi.

    Pra, me më shumë forcë dhe guxim në vazhdimin e jetës sonë. Duhet të përpiqemi që mbi vendin tonë të vijë bekimi i Perëndisë, që të zhvillohet një shoqëri e drejtësisë dhe vëllazërisë. Ju falënderoj të gjithëve dhe ju lus të përpiqeni që këtu në Fier dhe mbarë zonën të shkëlqejë drita e Kryqit dhe e Ngjalljes.”

    Në fund Kryepiskopi falënderoi në mënyrë të veçantë Mitropolitin Ignat për ditën e sotme dhe për gjithë këto vite si dhe përmendi kontributin tij dhe të të gjithë mitropolitëve dhe episkopëve të tjerë në mbarëvajtjen e Kishës tonë.

    Pas Liturgjisë Hyjnore këshilli kishtar i qytetit të Fierit shtroi një kokteil për të gjithë të ftuarit.



    Thoma Dhima
    KOASH
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  2. #2
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Theksoj PEr te Gjithe Se Kjo kishte Ka mbi 5 Vjet Qe Eshte ndertuar Dhe me Rastin e Festes Se "Shen Gjergjit" U inaguarua Kisha e Re Mbas 5 Vjete Nderimi. Kisha mban emin E SHen Gjergjit , Pikerishte Ne Kete Dite eshte inaguruar Kur ka qen dhe Festa e Shen Gjergjit.Dhe eshte nja nga Kishat Me te Medha te Shqiperis.Ata Qe kan Pate Mundesin ta shikojne Eshte Vertet nje Mbrekulli .Kisha Ndollen ne Qendren e Qytetit Te Fierit.
    FieRaK

  3. #3
    SHQIPTAR PURO
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    ne Atdhe
    Postime
    24
    Eshte vertet nje kishe madheshtore dhe tani eshte gjynah qe ajo te mbetet pa u frekuentuar nga besimtaret e qytetit te Fierit pasi nje kishe te tille do ta kishin zili besimtaret e qyteteve te tjera.

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Jeta e Shën Gjergjit të Janinës - 17 janar
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2021, 03:19
  3. Ç'është Dita e Shën Gjergjit? Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 08:40
  4. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  5. Vandalët dëmtojnë Kishën e Shën Gjergjit në Libofshë
    Nga Korcar-L1 në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •