Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Te duash me dashuri Perendie.

    Fillimisht po sjell vargjet tek Mat:5:44-48.

    Jezusi tha:
    "Po une po ju them: Doni armiqte tuaj, bekoni ata qe ju mallkojne juve, bejuni mire atyre qe ju kane meri juve, edhe lutuni per ata qe ju bejne keq e ju perndjekin juve."

    Fillimisht po ndalem ne kete varg. Kete teme po e sjell per tju ardhur ne ndihme disa te krishtereve, te cilet ndjehen teper konfuz ne perballje me keto fjale te Krishtit.

    Eshte veshtire te kuptosh mesimin e Jezusit, nese qendron lark tij. Une kam erdhur ne perfudnimin se, fjala e Perendise ka frutshmeri tek nje i krishtere, gjithmone kur ne zemer te tij mbreteron Krishti. Le te ndalemi me konkretisht ne ate cka Jezusi na fton te bejme . Po ndalem tek porosia e pare, ku Jezusi thote:" Duajini armiqte tuaj."

    Me kujtohet historia e nje prifti katolik shkodran , te cilit komunistet ne gjyq i kerkuan qe te thoshte fjalen e fundit , dhe prifti tha: "E di qe do te pushkatohem dhe kerkoj nga Zoti qe tju fale per keto qe po beni.
    Mendoj se te gjithe komunistet ne salle kane qeshur rreth asaj cka prifti tha. Gjithashtu jane terbuar edhe me shume, kur kane pare se Prifti qendroi deri ne fund me besen tek Zoti.

    Ne mesimet e Jezusit, shohim se ai na jep nje mesim i cili vjen nga Perendia. Ky fakt ka rendesi shume te madh per cdo besimtar te krishtere. Nikodema, i cili ishte nje mesues ne izrael, po shihte se ne predikimet e Jezusit nuk kishte mesim dhe llogjike njerezore. Ky konstatim e coi ate qe te shkonte naten ne mal e te takohej me Jezusin. Dhe keshtu veproi. Ai shkoi dhe i tha Jezusit se, mesimet e tua vijne nga Perendia. Te dalesh ne nje konkluzion te tille do te thote, te jesh ne gjendje te dallosh mesimin e Perendise nga ai i njeriut. Kur JEzusi thote: "duajini armiqte tuaj", kete mesim nuk e mbeshtet ne aftesite njerzore. Ai nuk fton njeriun e dobet dhe mekatar, qe te pranoje dhe permbushe kete mesim te JEzusit. Jezusi e di se brenda njeriut ka vetem dobesi dhe mekat. Pra kjo tregon se ne duhet te dijme te dallojme, ashtu si Nikodema, qe te ndjame njerezoren nga e perendishmja.

    Ne gjuhen shqipe ka nje veshtiresi persa i perket kuptimit te fjales: "dashuri". Ne ne te gjitha mardheniet dhe lidhjet njerzore, perdorim te vetemen fjale: "dashuri". Pra edhe ne mardhenien prind femije, edhe ne ate midis dy te rinjve, edhe ne ate shoqerore, edhe ne ate midis njeriut dhe Perendise, ne perdorim te njejten fjale:"dashuri". Por nese hyjme me ne thelb te seciles mardhenie, do te shohim se, secila mardhenie e dashurise, ka dhe specifiken e vet . Psh. dashura prinderore ka specifiken e vet , dhe dashuria mdis dy te rinjsh ka specifiken e vet. Ky fakt na tregon se, pavaresisht se ne te gjitha keto mardhenie baza eshte dashuria, lidhejt e tyre jane disi te ndryshme ndaj njeratjeters. Por si mendoni ju: Jezusi e mbeshtet mesimin e tij duke u bazuar ne fuqite e dashurise njerezore? Apsolutisht jo. Per Jezusin, njeriu eshte vecse nje qenie e dobet, mekatare dhe e vdekshme. Brenda njeriut , thote JEzusi, nuk ka azgje te mire. Le te vijme per nje cast tek Nikodema dhe te shohim se cfare i zbuloi Jezusi Nikodemes, pasi ai digjoi deshmine e tij? Pasi Jezusi digjoi deshmine e Nikodemes i tha: Me te vertet me te vertet po te them se, nese nuk rilind prej se lartmi je i PAFUQISHEM( dhen dhinate) te hysh ne mbreteri te Perendise.

    Fjalet e Jezusit drejtuar Nikodemes, jane nje mesazh i qarte per cdo te krishtere. Jezusi na tregon se, me njeriun e mishte dhe mekatar, nuk mund te shohesh dhe nuk mund te hysh ne mbreteri te Perendise. Pra Jezusi ketu na deshmon dy gjerate rendesishme,te perendishmen dhe njerzoren, te cilave duhet tju kushtohet vemendja e duhur. Jezusi na tregon se, mesimin dhe fjalen e Perendise mund ta zbatoje vetem krijesa e re, e cila lind prej se lartmi. Nese disa te krishtereve, mesimi i Jezusit tek Mateu:5:44, ju duket i veshtire dhe i pamundur, kjo tregon se ata ende nuk kane rilindur prej se lartmi. Ata perpiqen ta veprojne fjalen e Perendsie, duke u mbeshtetur tek aftesia e njeriut te mishte, per faktin se ende nuk jane rilindur ne Krishtin Jezus. Kjo nuk do te thote se ata nuk besojne tek Krishti dhe nuk jane te krishtere. Por Jezusi na tregon se, fillimisht per te hyre ne mbreteri te Perendise, nevoitet rilindja prej se lartmi, permes UJIT dhe FRYMES. Por le te shohim me ne detaje fjalet e Jezusit tek MAt:5:44. ku Jezusi thote: Duajini armiqte tuaj".

    Me siper shpjegova me pak fjale se cdo te thote dashuri, si dhe specifikat e saj ne mardheniet e ndryshme njerzore. Por tani do te ndalem me konkretisht tek Dashura, qe Jezuusi eshte duke na treguar. Ne gjuhen Greke, mardheneit e dashurise , per shkak te specifikave te ndryshmene ne lidhejt e tyre, kane dhe emra te ndryshem. Psh. dashuria ne mardneiet familjare quhet "storgjes". Ose dashuria ne mardheniet midis dy te rinjsh quhet, "erotas", apo ne mardheniet mids miqsh quhet:"Filos". Duhet thene se, te gjitha keto lloj mardhenie te dashurise, mbeshteten tek aftesite e njeriut, qe dote thote se, te gjithe kane nje limit njerezor. Prandja dhe keto lidhje ne shume raste deshtojne dhe behen te pafuqishme per te na lidhur me fort me njeritjetrin, kjo sepse edhe vete njeriu eshte nje qenie e dobet dhe mekatare. Pyetja eshte: A e di Perendia se brenda njeriut ka nje dobesi te tille? PO. Kur Jezusi thote te duash armikun tend, Ai nuk e fton njeriun qe kete AKT ta kryeje permes aftesive njerezore, duke u mbeshtetur tek njeriu i mishte dhe mekatar. Mos haroni Nikodemen. Jezusi i tha atij se, njeriu tokesor eshte i pafuqishem te hyje ne mbreteri te Perendise, prandaj dhe duhet te rilinde prej se lartmi. Kjo deshmi e Jezusit na tregon se, per te bere vepren e Perendise, duhet aftesia dhe fuqia e Perendise. Pikerisht kur Jezusi thote, duajini armiqte tuaj, nuk perdor fjalet te cilat shprehin dashurite njerezore. Ai perdor nje fjale tjeter, e cila na tregon nje tjeter dashuri qe nuk buron nga aftesite dhe fuqite njerzore, dhe kjo eshte kjo fjale eshte:" AGAPI".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 20-05-2007 mė 16:33

  2. #2
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    ku ka njeri qe te doj kshu
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga EkOnOmIsTi
    ku ka njeri qe te doj kshu
    Vertet nuk ka njeri te doje keshtu, sepse brenda njeriut ka vetem mekat. Pikerisht Jezusi kete po na deshmon. Jezusi na deshmon se, me aftesite e njeriut nuk mund ti afrohesh Perendise, nuk mund te permbushesh fjalen e tij dhe nuk mund te hysh ne mbreterine e tij. Cdo gje fillon pasi ke rilindur prej se lartmi, pasi njeriu i mishte mekatar ka vdekur me Jezusin ne kryq dhe eshte ringjallur se bashku me te , si nje krijese e re ne Krishtin Jezus. Vetem kjo krijese e re eshte ne gjendje te permbushe fjalen dhe urdheresen e Krishtit. Ketu ndahet njerzorja nga e perendishmja. Por gjithsesi i nderuar ekonomist, do te deshiroja qe te ndiqje deri ne fund kete teme , dhe natyrisht te diskutojme gjithshka qe ju nuk kuptoni, me nje bisede vllazerore.
    Deshmuesi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Si mendoni ju, te duash armikun tend, eshte e lehte apo e veshtire? Fakti eshte se askush nuk perpiqet qe ta zbatoje kete uredherese te Jezusit, sepse sheh pamundesi ne aftesite e tij. Te gjithe nxjerin agumentin, permes te cilit mbrojne paftesine e tyre per te dashur armikun. Veshtrim i gabuar dhe konkluzion i gabuar. Kur Jezusi thote: te duash armikun tend, Ai nuk perqendrohet tek ligesite e armikut, ne menrye qe ato te jene nje argument ku ti te mbeshtetesh dashurine. Jezusi shpall Fuqine e DASHURISE se Perendise, e cila mund cdo argument dhe ligesi te armikut tend. Pra ky eshte kendveshtrimi ne te cilin Jezusi na fton te shohim. Fakti eshte vete Jezusi. Pali thote se, Perendia e dergoi Birin e tij te vetmelindur qe te vdese per ne ne kryq, kur ne ende ishim ne armiqesi me Perendine. Cfare pa Perendia tek ne, ligesine tone apo dashurine e Tij ? Nese do te ecim simbas llogjikes njerzore, Perendia nuk duhej te bente asnje lloj gjeje per shpetimin tone, sepse njeriu me veprat e tij te mekatit ishte ne armiqesi me Perendine. Por Perendia na deshmon se, Ai veshtroi permes DASHURISE qe kishte pere ne, edhe pse ne ishmi ne armiqeis me te. Ai kreu shpetimin tone sepse na DESHI.


    Pyetja eshte: Kujt ja drejton Jezusi keto fjale?

    Natyrisht qe keto fjale mund ti digjoje kushdo, por jo te gjithe mund ti pranojne dhe ti veprojne. Njeriu i botes e ka te pamundur te pranoje nje mesim te tille, dhe lere madje ti veproje. Pamundesia tek njeriu vjen gjithmone per shkak te mekatit. Por si ballafaqohet njeriu para ketij mesimi te Jezusit? Ai e sheh te pamundur dhe te pazbatueshme kete fakt ne jeten e tij. Cdo njeri prej nesh eshte plotesisht ne gjendje, qe te beje nje ballafaqim midis asaj cka Jezusi urdheron ne mesimin e tij, dhe asaj cka ai mund te zbatoje. Llogjika dhe mendja njerzore e shohin krejt te pamundur zbatimin e fjaleve te Jezusit. Do te isha nje hipokrit, nese do te pranoja se brenda njeriut ka fuqi dhe aftesi te tilla , permes te cilave ai do te mund te zbatonte fjalen dhe mesimin e Zotit Krisht.

    Kush eshte njeriu?

    Perendia permes fjales se tij te folur dhe te shkrojtur ne biblen e shenjte, na jep mundesine qe te shohim dobesine dhe te keqen, e cila jeton ne trupin tone te mishte. Bibla thote se ky trup i mishte ka nje vullnet permes te cilit njeriu ecen, jeton dhe vepron ne kete jete. Qe njeriu te vije ne nje njohje te tille ndaj vetvetes, natyrisht qe kete aspekt ta zbulon vetem Perendia Zoti Krisht. Gjithmone shkenca eshte perpjekur te eksploroje qenien njerezore, por asnjehere nuk ka mundur te eksploroje shpritin dhe vullnetin njerzor. Suksesi i shkences qendron me teper ne aspektin fizik te trupit njerezor, duke zbuluar nje sere dukurish fizike, dhe keshtu ajo arin te mjekoje nje sere semundjesh te ndryshme, te cilat kapin pjeset fizike te trupit te njeriut. Pra me kete dua te them se, njeriu eshte 100% i pafte te zbuloje dhe te shohe ne brendesi te shpritit dhe vullnetit te tij. Eshte Zoti Perendi, Ai i cili na jep kete ndihmese sa te cmuar aq dhe te pamundur per ne, ne menyre qe ne te mund te shohim vetveten ne brendesine e shpritit dhe vullnetit te saj, si e vetmja mundesi per te eksploruar vetveten dhe keshtu te kuptojme se cdo te thote te qenit mekatar, te qenit i vdekshem, dhe cdo te thote vdekje e perjetshme ne liqen te zjarrit.

    Ja se cfare thote apsotulli Pal ne lidhje me njerun e mishte dhe mekatar. Gal:5.19.
    " Punet e mishit jane te zbuluara dhe ato jane: kuroreshkelja, kurveria, ndyresite, plankprishja, idhulltaria, magjia, armiqesite, grindjet,zilite, zemerimet, zenkat, ndarjet, herezite, cmirat, te dehurti, grykesia e tjera si keto."

    Ketu apsotulli Pal na zbulon plotesisht se cfare e keqe banon ne trupin e mishte te njeriut. Pikiersht kjo e KEQE qe ndodhet brenda tij, e mban njeriun te ndare nga Perendia, dhe si rjedhim njeriu nuk mund te pranoje dhe bindet fjales dhe mesimit te Perendise. Ja pra se perse njeriu me dashurine e tij nuk mund te doje armiqte e tij, si dhe eshte shume i paafte per ta pranuar mesimin e Jezus Krishtit.

    Cfare ofron Perendia tek njeriu?

    Zoti njeh dobesite tona dhe paftesite tona, prandaj dhe nuk na fton qe te permbushim fjalen e tij mbeshtetur ne keto aftesi njerzore. Gjithmone kujtoni Nikodemen. Jezusi i tregoi Nikodemes se, atij me patjeter i duhej qe te rilindej prej se lartmi, sepse vetem keshtu ai do te mund te shihte dhe te hynte ne mbreteri te Perendise; Sepse vetem keshtu ai do te mund te njihte dhe zbatonte mesimin dhe fjalen e Perendise.

    Ka plot te krishtere qe frekuentojne kishen, qe perembushin regullat fetare, por qe ende nuk kane Krisht. Per mua te tille te krishtere jane "virgjeresha te mara". Te kesh Krisht do te thote te kesh rilindur se bashku me Krishtin, duke vdekur dhe u ringjallur se bashku me te, ne jeten e re.

    Perse Jezusi duhet ne jeten tone?

    Pak me siper thashe se, njeriu eshte nje qenie e dobet dhe mekatare, dhe si i tille ai eshte i ndare nga Perendia. Kur Jezusi na drejton fjalet: "te duash armikun tend", natyrisht qe ne qenien tone te dobet dhe meaktare, ky lloj mesimi jo vetem qe nuk ze vend, por eshte krejtesisht i pamundur. Mendoj se arsyet i shpjegova me siper se perse. Por pyetja eshte: Meqense Perendia e di dobesine tone, ateher si valle mund ta pranoje dhe zbatoje njeriu nje mesim te tille? Eshte pikerisht vete Zoti Perendi, i cili na ofron kete mundesi, ne menyre qe ne te permbushim dhe zbatojme urdheresat e tij. Por si?

    Ardhja e Jezusit kishte nje mision dhe qellim te caktuar. Vete kuptimi i emrit JEZUS do te thote: Perendia Shpeton. Pra "Perendia shpeton" erdhi te shpetoje NJERIUN nga MEKATI dhe VDEKJA. Jezusi erdhi ta sjelle njeriun ne paqe me Perendine, prandaj dhe e veshi kete trup te mishte njerzor, se bashku me dobesite dhe te keqen qe banonte ne kete mish. Askush pervec Jezusit nuk mund te bente (dhe beje) nje veper te tille, per faktin se, cdo njeri qe vjen ne kete bote nuk eshte gje tjeter vecse nje mekatar dhe i vdekshem. Shikoni religjionet e ndryshme fetare. Ato te gjitha kane dhe liderat e tyre si psh islamizmi ka Muhametin e keshtu me radhe, por te gjithe keta lidere ishin njerez te mbyllur nen dobesi dhe mekat. Po Jezusi? Gjoni ne ungjillin e shkrojtur pas tij deshmon se, Fjala Perendi erdhi dhe veshi (mishezua ne) NJERIUN per ta sjelle ate ne paqe me Krijuesin. Ne fjalen "NJERI" permblidhet e gjithe krijesa njerzore. Jezusi e veshi njeriun, dhe e CLIROI ate nga VDEKJA dhe MEAKTI. Kjo eshte fitorja, e cila u arrit vetem me FUQINE e Perendise, permes Zotit Krisht. Kur ne pranojme Jezusin si te vetmin Zot e Perendi, me kryrjen e ketij akti ne lejojme Jezusin qe te na veshe personalisht dhe te na nxjere fitimtare ndaj mekatit dhe vdekjes, te cilen Ai e kreu ne kryq. Qysh ne kete moment ne nuk jemi me pjese e njeriut te mishte dhe mekatar. Kjo nuk do te thote se ne nuk jetojme me nen kete trup te mishte. Jo, ne jetojme ne kete mish, por nuk i bindemi me vullnetit te tij te vdekshem, sepse jemi te vdekur per te. Te pranosh Jezusin do te thote te behesh pjese e tij ne gjithshka. Pra keshtu, ne jemi bere pjese ne VDEKJEN dhe RINGJALLJEN e Tij.

    Ringjallja nga vdekja eshte fitorja jone, qe do te thote se, VDEKJA nuk ka me pushtet mbi qenien tone ,sepse ne kemi kalur nga vdekja ne jete te perjetshme. Ecja jone nuk eshte me nen vullnet te mishit. Ne ecim ne Fryme dhe natyrisht vullneti yne eshte ai i Frymes se Shenjte. Fryma e Perendise sjell peme ne kete vullnet, duke bere te mundur qe ne te ecim me plot bindje per te bere vullnetin e Perendise. Eshte e pamundur qe dy vullnete te ndryshme dhe te kunderta, te pajtohen me njeritjetrin. Vullneti njerezor eshte ne armiqesi me Perendine, prandaj dhe e ka te pamundur qe te permbushe vullnetin e Zotit. Vete kryqi, ne te cilin Krishti u kryqezua, na deshmon se vullneti njerzor eshte ne kryqezim, dmth ne te kundert me vullnetin e Perendise. Jezusi mbajti vullnetin njerzor ne kryq prandaj dhe vdiq. Por permes ringjalljes Ai beri te mundur qe te fitoje vullneti i Perendise, dhe keshtu ti sjelle bijte e Perendise tek Perendia. Kjo eshte fitorja jone, e cila u arrit vetem ne saje te Krishtit. Pra te pranosh Krishtin nuk do te thote te pranosh nje fe, apo te ndrosh nje fe. Te pranosh Krishtin do te thote, te kryqezosh vullnetin e mishte njerzor, dhe te vish ne permbushje te vullnetit te Perendise. Lum kush vjen ne kete perfundim.

    Arsyeja se perse shume prej jush e shohin te pamundur qe te duan armiqte e tyre, eshte pikirisht se, tek ju vepron Njeriu i mishte dhe mekatar. Pra vepron vullneti i mishit, i cili ne thelb ka HAKMARJEN dhe PLANKPRISHJEN. Jezusi na fton te duam dhe te mos urejme, te mundim te keqen me te mire, por si?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 27-05-2007 mė 16:16

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Perendia na deshmoi ne menyre te dukshme dhe konkrete, fuqine qe ka dashuria e Tij ndash nesh, duke dhene Birin e tij te vetmelindur Zotin Krisht, qe te vdese ne kryq, per mekatet tona. Arsyeja se perse plot njerez, bile dhe te krishtere, e shohin te pamundur qe te kene dashuri ndaj njerzve kundershtare apo edhe armiqve te tyre, vjen jo thjesht se ata nuk digjojne ate cka Jezusi porosit. Moszbatimi i kesaj urdherese vjen per shkak te pafuqesise se tyre, ne zbatim te urdhereses se Zotit. Apostulli Pal tek romaket nxjer ne pah paaftesine dhe dobesine njerzore. Ai thote se, jam ne gjendje te di se cila eshte e mira, dhe kam deshiren per te bere ate. Por sapo nisem te bej te miren, e keqja ndodhet tek une , dhe nuk bej dot te miren, per te keqen, pikerisht ate qe nuk dua te bej ate bej. Perse njeriu nuk eshte ne gjendje te beje miresine e Perendise? Kjo sepse e keqja (mekati) ndodhet tek njeriu, dhe paftesia e njeriut gjen lehtesisht zbatim ne te keqen. Mendosj se cdo njeri eshte ne gjendje te konstatoje fare lehte ate se cfare thote apsotulli Pal. Sepse per te bere nje te mire mbase duhet edhe nje jete e tere, ndersa per te bere nje te keqe mjafton edhe nje minute.

    Kjo zbulese e DOBESISE ne vete qenien tone, vjen pikerisht nga Perendia. Jezusi ju tregoi apsotujve se brenda njeriut nuk banon AZGJE e MIRE. Vetem Krijuesi ka fuqi te shohe dhe zbuloje ate cka banon ne zemer te njeriut. Jezusi tha se nga zemra e njeriut dalin mendimet e mbrapshta dhe te keqija. Jam plotesisht i sigurt se kete zbulese, bota dhe njeriu i botes nuk e pranon. Jezusi thote se, fjalet qe dalin nga goja, dalin nga zemra e njeriut, sepse nga zerma e njeriut dalin mandime te mbrapshta Vrasjet, shkelja e kurores, kurveria, vjedhejt, deshmite e reme, blasfemite e tjera.

    Shikoni se cfare e keqe banon ne qenien tone, e cila na con drejt shkatrimti perfundimtar. Vereni me kujdes ate cka Jezusi konstaton ne zmeren tone, dhe pyetja eshte: A mund te beje njeriu miresi Perendie, prej nje zmere te tille te koruptuar nen mekat? Ja pra se perse eshte e veshtire dhe e pamundur per njeriun, qe te zbatoje uredheresen dhe fjalen e Zotit Krisht.

    Si mund te shpetoje njeriu nga nje e keqe kaq e madhe, e cila ndodhet ne zemer te tij ?

    Te gjitha fete si dhe doktrinat njerezore, pervec krishterizmit, perpiqen ta edukojne qenien njerzore, permes mesimeve dhe regullave te ndryshme fetare, inteletkuale dhe kulturore. Shume njerez mendojne se nje kulture dhe edukate e mrifillte , e pais njeriun me vlera te cmuara. Asnjehere nuk jam kunder kultures apo edukimit dhe dijes. Fakti eshte se, nese do te bazohemi tek zbulesa e krishtit, rreth se KEQES dhe mbrapeshtise ne te cilen eshte e themelosur vete qenia jone, do te shohim se cdo lloj perpjekje njerzore per te edukuar vetveten, nuk eshte gje tjeter vecse nje deshtim. Mbase shmue vete nuk jana dakort me kete qe une them dhe mund te me quajne disfatist. Gjeja me e rendesishme ne jete eshte, te shohesh drejt problemin, ne menyre qe te mundesh ta zgjidhesh ate. Une si nje besimtar i krishtere, permes zbuleses se Krishtit, me jepet mundesia te konstatoj se, cdo lloj perpjekje njerzore per te ndryshuar zemren dhe mendimet e saj, jane vetem nje "mbulese" me te cilen ne perpiqemi te mbulojme pisllekun brenda zemres sone. Kjo eshte nje e keqe edhe me e madhe. Per kete Jezusi ju tha farisejve se, ju farisej ngjani me ato vare, te cilat nga jashte jane te zbukuruara dhe te lyera me te bardhe, por brenda qelben ere, dhe kane eshtra te kalbura. Ky eshte njeriu, i mbuluar me kete "mbulese ", e cila mund ta kete emrin kulture, edukate, religjion e tjera, e cila e "zbukuron" njeriun nga jashte, por qe brenda tij ka vetem pisllek. Por si gjithmone pyetja eshte: Si mund te shpetoje njeriu nga gjithe kjo e keqe qe banon ne zemer te tij? Perfundimisht them se, asnjelloj perpjekje njerezore, e te gjitha premasave qofte ajo, nuk do mund ta PASTROJE dhe CLIROJE njeriun nga brenda. Apsotulli pal tek letra e romakeve, pasi na deshmon te keqen dhe pafuqesine tone per te bere miresine e Perendise, na jep zgjidhjen per fitore. Pasi ai na zbulon te KEQEN qe banon brenda nesh, si dhe paaftesine tone per tu cliruar nga kjo e keqe, ai na tregon dhe rrugedaljen permes se ciles njeriu mund te e arrije FITOREN. Ai se pari ngre pyetjen: MJERE une NJERIU, kush do te me cliroje nga ky trup i vdekjes???? Nese njeriu nuk vjen ne nje perfundim te tille, ai e ka te veshtire kerkimin dhe gjetjen e rruges se clirmit dhe fitores nga mekati. Tani ju pyes me ciltersi gjithsecilin nga ju:

    A kini dale ne perfundimin se breda jush nuk ka azgje te MIRE? Se ju jeni te pafuqishem per te bere miresine e Perendise? Fjala i MIRE, do te thote: MIRESI Perendie. Kjo lloj MIRESIE nuk gjendet brenda njeriut, prandaj dhe njeriu eshte krejt i pafte per te permbushur dhe bere kete MIRESI te Perendise.

    Apsotulli Pal pasi ka dala ne kete konkluzion thote:
    "I falem Perendise me ane te Zotit tone Jezus Krisht.."
    Pali deshmon se fitorja dhe Clirimi ndaj se KEQEs qe jeton brenda nesh, u arrit prej Perendise, ne saje te Jezus Krishtit. Rruga per CLIRIM erdhi prej Perendise me ane te Jezus Krishtit, prandaj dhe Jezusi tha: Une JAM Rruga e Verteta dhe Jeta, askush nuk mund te vije tek Ati, pervecse nepermjet meje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 27-05-2007 mė 16:17

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Tani dua te ndalem me thelbesisht tek fjalet e JEzusit, i cili na urdheron qe te duam edhe armiqte tane.

    Nuk kam deshire qe te behemi i perseritshem, por nese do te duhet ta permbledh konkluzionin tim me disa fjale them se, Njeriu eshte nje qenie plotesisht e paafte per te njohur , bindur dhe bere fjalen dhe urdheresen e Perendise. Nuk mund te kuptosh dot urdheresen e Krishtit, nese nuk ke ne zemer dashurine e Perendise. Shpesh here flitet nder kisha per dashuri, por plot te krishtere jane ende lark te vepruarit dhe te berit te dashurise se Perendise, ne vete jeten dhe sherbesen e tyre ne Krisht.

    Apsotulli Pal tek letra e pare e korinthasve, na njeh me thelbin dhe karaterin qe ka dashuria e Perendise. Pali tregon fuqine qe ka dashuria e Perendise, kur ajo VEPRON ne zemer te besimtarit te krishtere. Ju ftoj ta lexojme kete fakt tek 1Kor:13. Pali thote se, nese do te flisja gjuherat e njerzve dhe te engjejve, e dashuri te mos kisha, do te isha si nje kembane qe tingellon. Po keshtu ai thote se, edhe nese do te kisha profeci dhe te dija te gjitha te fshehtat dhe diturite, dhe te kisha gjithe besen sa ta tundja malet nga vendi e dashuri te mos kisha, sjam AZGJE. Dhe ne vargun tre ai thote:edhe nese do te ndaja gjithe pasjen time per te ushqyer te varferit dhe te jepja trupin tim qe te digjej e dashuri te mos kisha, nuk do te kisha asnje dobi.

    NE te tri keto vargje Pali deshmon FUQINE dhe MADHESHTINE qe ka DASHURIA e Perendise, e cila nuk varet nga permasat e vepres qe ben i krishteri.

    Perse Pali del ne kete perfundim dhe cka ai kerkon te na tregoje?

    Pali eshte plotesisht i qarte ne ate cka thote dhe deshmon. Ai jetoi nje jete me Krishtin, dhe provoi se cdo te thote te DUASH me dashuri Perendie. Pali na tregon se te qenit i krishtere nuk percaktohet thjesht vetem nga veprat qe ti kryen. I krishteri eshte nje "ene" ne doren e Zotit, dhe Perendia e perdor ate ne cdo rast. Pra ky eshte atribut i Perendise, dhe i krishteri ska pse te mburet, prandaj dhe Jezusi ju tha apsotujve se, nese ju beni dicka mos u mburni por vetem thoni, se, beme ate cka kishim per detyre. Pali e deshmon shume qarte nje fakt te tille, pikerisht permes ketyre tri vargjeve. Ai thote se, edhe pse me ane te beses mund te leviz malet nga vendi, mund te flaste te gjitha gjuhet e njerzve dhe engjejve, mund te ndaj pasjen time apo te jap trupin tim qe te digjej, dhe nese nuk do te kisha dashuri, atehere nuk jam ASGJE. Perse Pali e vendos shenjen e barazimit me ASGJE? Te besh nje veper te mire, natyrisht qe ke bere dicka per tu lavderuar. Por Pali thote se, jam nje ASGJE, gjithmone nese vepra qe bej nuk ka ne thelb DASHURINE e Zotit. Ketu ndahet njerzorja nga e perendishmja.

    Me eshte dhene rasti te shoh mjaft organizata bamirse, te cilat vertet kena bere nje ndihmese te madhe tek shume popuj ne nevoje. Por ku ndryshojne keto lloj veprash bamirse te botes, edhe pse me sens te mire, nga veprat e ndihmes qe jep nje i krishtere ose organizate e krishtere? Dallimi eshte se, i krishteri motivohet dhe udhehiqet nga Perendia dhe dashuria e Perendise. Pra i krishteri permes vepres shpall lavdine e Perendise dhe jo vetven. Ndersa bota permes vepres shpall lavdine e vet, e cila po shkon drejt shkatrimit. Shume njerez kur i pyet se perse ata ndihmuan kete apo ate njeri ne nevoje te thone: sepse me erdhi keq. Pra keta vendosin vetveten si burimin e kesaj "miresie". Jezusi thote se brenda njerut nuk ka azgje te mire. Kjo do te thote se, cdo "keqardhje" njerezore ka ne qellim ngritjen e lavdise se njeriut. Por nese pyet nje te krishtere te vertete per nje ndihmese qe ai ben ndaj dikujt, ai do te te deshmoje se cdo e mire vjen nga Perendia. Pra per gjithshka te mire qe bejme, duhet ti japim lavdine Perendise dhe jo njeriut.

    Ne si shqiptare kemi nje shembull shume te fresket rreth kesaj qe une po flas, dhe ky shembull eshte nene Tereza. Ajo tere jeten ja kushtoi Perendise, dhe ne cdo veper qe ajo beri asnje cast nuk ngriti lavdine e saj. Por kur shohim shqiptare te ndryshem qe nga ata qeveritare e tjere, te gjithe kur permendin nene Terezen, ngrehin lart vlerat humane te saj, duke e portretizuar ate si nje supernjeri me permasa te lavdishme. Ja pra ku kemi dy kenveshtrime te ndryshme brenda te njejtit shembull. Nje fakt te tille e perjetuan edhe apsotujt e Krishtit, te cilet me ane te JEzusit bene shume vepra dhe mrekulli. Njerzia, ku edhe sot ka plot te tille, i ngriten ata si super njerez, duke u mbeshtetur ne shikimin e tyre njerzor. Bile ka nga ata te krishtere, te cilet edhe i idhujtarizojne. Por apsotuli Pal kur u gjend para nje turme e cila po e adhuronte, duke e quajtur perendi, grisi rrobat e tij duke thene se, edhe une jam nje njeri si ju , mekatar dhe i dobet.

    Pra Pali ju tregoi atyre, dhe cdo te krishteri se lavdia i perket vetem Perendise. Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 29-05-2007 mė 12:11

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2007
    Postime
    63
    ju pershendes me te vertet po me pelqen kjo tem qe po ka njerz qe pe kujtojn zotin ton jezu krishtin gje qe ra ne kryq per mekatet e tona qe filloj dashuria ne kit bot te pushtuar nga djalli dhe nese e pranon jezusin do te kesh paqe shpirtrore do ti duash te gjith njerzit dhe nese e lejojm qe te hyr ne zemrat tona jezu krishti ather jeta jote do te ket vlera dhe nuk do jesh as nje her pishman sepse do ta kuptosh jeten e vertet dhe dashurin e vertet gje per keto gjera ai erdh dhe ra ne kryq gje qe ne ti kem keto gjera dashurin dhe jeten e vertet pra fillon te hapni zemrat e juve fillon ta kerkon perendin e dashuris e ajo gjendet ne biblen ne fjalen e perendis dhe do shihni vet se sa e don perendia boten ju faliminderi

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Ardian-Christian Kyēyku
    Nga Eagle nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  3. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  4. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  5. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •