Nuk kam punuar ne minierat tona por me ka ndodhur te jem ne mensen e tyre dhe ju them se para se te hynte minatori ne galeri,kishte shume raste qe hante vetem 10 leke buke me dy tasa caj.
Te tjerat gjykojini vete.
Nuk kam punuar ne minierat tona por me ka ndodhur te jem ne mensen e tyre dhe ju them se para se te hynte minatori ne galeri,kishte shume raste qe hante vetem 10 leke buke me dy tasa caj.
Te tjerat gjykojini vete.
vazhdojm temen..
para 1 ore kalova nga shoqata e bashkatdhetareve kryesisht kosovare e iliridas.. me pi nji kafe e me fend nji duhan..
dikush po luke shah e dikush domino.. e dikush po shiqonte tv..
po jepej direkt nji ndeshje basketbolli.. midis pejes dhe prishtines..
loja ishte e bukur..
por si brar nuk u a ve veshin kush po fiton sepse dy palet jan shqiptar e due qe te dy le te fitojn.. mirpo nuk mu ndejt pa e hap muhabetin me disa bashkatdhetara..
i kujt asht i thash ky pallat sporti ..
i pejes me than..
koka boll i bukur i thash..po valla i bukur esht..
sigurisht u gzova.. e un jam nga ata qe gzohen pamvaresisht se ne cillen koh asht ba ky pallat.. a ne te jakup qose demaq limes a ne te fadil niman hoxh bakall tites..
sigurisht qe pallati i sportit ishte i ndertuem ne koh te tites..e prenga kte nuk e mohon dot..
po kush eshte peja,..
nji qytet qe ne madhesi ne koh te 1950 tes.. nuk ka qen ma i madh se lushnja.. ma i vogel se berati.. e ndoshta sa lezha apo delvina.. ose sa gjirokastra..
mirpo pallati i sportit i pejes qe shiqova sot ne tv e qe eshte ndertuar besoj une ne kosov 1970-80 ishte shum me i bukur pra shum me me shum vende shikuesish.. se disa pallate sporti te qyteteve shqiptare te shqiperise.. e kam fjalen per qytete te shqiperise qe kan qene gjithmon dhe jane 2-3-4 a 5 here me te medhenj se peja..
psh kukesi nuk e kish at fat me pas nji pallat te till sporti.. as peshkopija as poradeci as fieri e lushnja berati e tepelena..
vall nuk punoj populli ne kto qytete.. qe me e meritue nji pallat sportiv..
edhe gjakova me tha nji bashkatdhetar e ka nji pallat sporti edhe ma te mir e ma te madh se i pejes.. i cili asht ndertue ne vitet fadiloiste bakallo titoiste..pra ne vitet 70-80 ta..
pra ne kosov te viteve 1970-80 ka lujt dicka.. pra kosova ka ec..
dalim tek minatoret qe thot besoja..
mirse erdhe e panjohur ne temen tone.. fol dhe ti cka te dush por duke e verifikue me te verteten.. vetem me te verteten.. rrena pallavra e idelogjizma e tifollika.. nuk hyjn ne pune..
..
fola nji dit me nji grue kosovare pi zones se trepce mitrovices..
folem per lule..
valla i thash me pas pare me ble nji shpi ne kosov a ne shqipni.. e mjelli me lule.. e zarzavate..
uuu tha dhe nana jeme ashtu i ka pas mbjell ne oborr te shpis.. te pjesa perpara e mbrapa shpis tha mbjellke zarzavate..
a pse kini pas thash oborr..po tha.. kemi pas..
pse keni pas shpi i thash.. ne kosov a..
po tha kemi pas dy shpija.. nji private me oborr dy kate e nji banes.. ne qytet te mitrovices..
pse banes i thash..
po se baba tha punojke ne fabrik te akumullatorave tha.. pra ne trepce e rrethin.. dhe mbasi ishin 5 femij tha.. drejtoria i dha dhe nji banes 3-4 dhomshe.. ose nji apartament..sic thot shqiperia..
kur ka ndodh kjo i thash..
dikund tha ka vitet 70 80 ta..
a vec baba yt mori banes i thash..
jo tha kejt puntoret e trepces minatoret e ata te shkritores e te akumullatorave.. dikund tek 5000-10 000 puntore.. tha mbasi fillonin tha pun ne zgafell a ne shkritore a ne kto fabrikat e tjera te lidhuna me zingun e xehe tjera.. drejtoria tha u a gjejke banesen.. sipas familjes..
kush kish 5 e ma shum fmi merrke apartman me disa dhoma.. e kush ma pak ma pak dhoma..
a kishin ngrohje kto banesa i thash.. po tha kejt me ngrohje.. e te bukura..
po uj
aii tha cka je ka pyet bre..
po korent struj rrym..
po more tha,..
a ju ikte ndoj her struja i thash.. ne vitet 70 80 ta.. ose uji ..
kurr tha..
un nuk mbaj mend te na ket ik ndoj her struja e uji pi baneses tha..
a shkojshit ne ver neper pllazha i thash..
po qysh jo.. ver per ver ne ulqin e greqi e bullgari jena kon..
po kush punojke thash ne familjen tuj..
vec baba tha.. e na neper shkolla..
shqip.. i thash.. po shqip tha..
pra kosova e 70 80 tes.. nuk po hajke bar..
e as ti preng ske hanger buk e uj..
nji pyetje..
sa fmi i ka ademi demaq?
beso.. pershkruaj pak jeten e veshjen e nji minatori te shqiperise.. ne se mundesh..
dydrinasi spo na ndihmon.. me pershkrime te jetes ekonomi.. minatoro puntoreve te veri lindjes se shqiperise..
nejse..
Jo bre brari as njet se kam me u kyq me, mund te flas vetem prej vetedijsimit tim e kendej,e ti bre burr ku po i takon ato zonja qe paskan pas tere ato te mira e asnje nga ato me gjendje te mjerueshme!Minator te shumt brari u debuan nga puna pa banes as shtepi por qiragjij ishte dhe mbeti une jam mitrovicase po mendoj e lindur ne mitrovice por me beso qe edhe si fmi nuk i kam pa ato mrekullira,ndoshta pse ishim pak me ndryshe se tjeret,pasi askush nuk ishte,,komunist'' apo sdij pse.
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Banor serb ne qytetin e Gjakoves dhe rrethine kane qene dikund rreth 4 deri ne 5% me se shumti. Pra, Pallatin e Sportit, shkollat, stadiumin e futbollit, dhe fabrikat tjera, te langjeve e tekstilit te cilat nuk jane aktive, kane qene ne perdorim, shfrytezim dhe perftim nga Gjakovaret, pra, Shqiptaret.
Afer Gjakoves gjindej Rahoveci me vreshta, vera e se ciles eksportohej ne Gjermani e vende tjera imperialiste.
Ne Peje ka pasur dikund rreth 30% serb e boshnjak e goran. Jo me shume. Edhe pallatin e Sportit, stadium, fabriken e birres, bateriave, kombinatin e lekure kepucve te njohur per shitje jaknesh dhe cizmesh ushtrise ruse, kombinatin e drurit, ishin te punesuar shume Shqiptar. Sot ne fabriken e privatizuar birres se pejes, ka me pak te punesuar Shqiptar sesa para luftes. Njejte edhe ne kombinatin e drurit te blere nga Hari Bajraktari, gjoja bizmismen nga njujorki. Hoteli ne Peje qe atebote quhej "Metohi" ishte hoteli i 5 me i bukuri ne Yugoslavi.
Pallate te sportit ka ne Mitrovice, Gjilan, Prishtine e ne cdo qytet te Kosoves. Bibloteka e Prishtines, e famshme per ate kohe, eshte e dizajnuar nga nje arkitekt Serb dhe e ndertuar ne kohe kur Shqiptaret nuk e dinin si perdorej kompasi e vizorja.
Brari, ka ekzistuar fondi i RSFJugoslavise per rajone te pazhvilluara, Kosova, Maqedonia etj. Ne kete fond kontribonin te gjithe, Sllovenet, Kroate, Serbet edhe Shqiptaret. Ky fond pas nje kohe filloj te politizohej dhe keqperdorej.
Shume nga keto fabrika fillonin te ndertonin objekte banimi te cilat me vone iu ndaheshin puntorve. Natyrisht, te paret ne rend ishin Serbet por edhe shume Shqiptar kane marre banesa. Merrnin pensione e shtesa te femijve. Shumica e policve Shqiptar kane marre banesa qe sot e kesaj dite i gezojne. Sot e ke per shembullin te afermin e Adem Jasharit qe udheheq me bordin dhe fondin e pensionerve te Kosoves i cili bord ende nuk dihet se kush e paguan apo cfare eshte duke ndodhur me ato para, prandaj akoma nuk ka ligj mbi pensionet. Kemi ndihme sociale.
Pasi u permend sporti, te gjithe Shqiptaret te cilet kishin aftesi ne ndonje sport mirreshin te perfaqsonin Yugoslavine si Aziz Salihu, Shaban Terstena, Fadil Vokrri.
Kosova kishte edhe Kosova Filmin, ku zhvillohej kinematografia Shqiptare.
Ndryshuar për herë të fundit nga kiniku : 01-11-2008 më 19:31
Where have all the good men gone
& where are all the gods?
Prenge indoktrinimi ti ka mshele syte e ta ka nxi shpirtin sa nuk arrin ende te bindesh per te verteten.
Ai emisioni qe e di shume mire "Rrefime dhe deshmi" qe une dhe ti e kemi pare ne RTP, ka qene krejtesisht i vertete, pavaresisht se as une e as ti e as te gjithe shqiptaret nuk kemi deshiruar qe te ishte i vertete.
Po nejse qe te mos ikim nga tema.
Ra viti 1968 qe u bene demonstratat e medha ne Kosove, qe e mobilizuan Titon qe te permiresonte jeten e shqiptareve.
Kete e beri ai dhe regjimi i tij qe te mundnin propaganden enveriste dhe te mbyllte sa me shpejte qe te ishte e mundur pakenaqesine gjithnje e ne rritje te shqiptareve.
Pse ishin shqiptaret te pakenaqur?
Se pari se ata ishin dhunuar ne menyren me barbare qe nga fundi i vitit 1944 e ne vazhdim nga partizanet serbe dhe shqiptare, rrjedhoje e se ciles ishte masakrimi i mijerave shqiptareve ne Gostivar, Tetove, Shkup, Gjilan, Ferizaj, Gjakove, Drenice, Peje e kudo ne fshatra e qytete.
Se dyti se ata drejtoheshin nga nje klase e gjunjezuar politkisht, te prire nga komunistet Fadil Hoxha & Co.
Se treti se ata nuk kishin mundesite per t'u aresimuar ne gjuhen ametare, per te ndjekur fakultetet ne gjuhen ametare, per te festuar festat kombetare me flamurin kombetar etj.
Se katerti se ata diskriminoheshin ne cdo aspekt te jetes, sepse mbi krye kishin sherbimin sekret jugosllav, organizatat komuniste jugosllave, ushtaraket jugosllave, nenpunesit e te gjitha niveleve jugosllave etj.
Se pesti se shqiptaret atje ende shiheshin si nacionaliste dhe irridentiste (dhe ata ishin te tille), si njerez qe kerkojne te krijojne Shqiperine Etnike.
Po cilat ishin mundesite qe shqiptaret atje te liroheshin nga shtypja jugosllave? Zero!
Pse? Sepse ata nuk i mbeshteste askush. As Shqiperia!
Sepse Shqiperia ishte e zhytur vete nen shtypje dhe diktature enveristo-shefqet pecisto-hysni kapoiste, qe vrisnin, qe masakronin, qe burgosnin, qe internonin, qe shkaterronin besimin e njerezve te Zoti, qe impononin me dhune shqiptaret qe te imitonin serbo-ruso-kinezet.
Ener Hoxha dhe Tito ja kishin friken Kosoves dhe shqiptareve nen Jugosllavi!
Pse?
Sepse shqiptaret nen Jugosllavi nuk e kishin pranuar asnjehere sundimin komunist, se ata ja kishin kthyer pushken pushtuesve komuniste shqiptaro-serbe, se ata e shihnin komunizmin si nje prodhim sllav gje qe per to ishte nje forme e maskuar e vazhdimesise se ekzistences se kolonizimit.
E kam thene ne nje teme se sikur Kosova te ishte e bashkuar me Shqiperine, kurre nuk do te kishte arritur Enver Hoxha dhe 200 "petritat" e tij qe ti vinte shqiptaret nen fre! Kurre!
Kete e dinte Enveri! Kete e dinte dhe Tito!
Ata sebashku rane ne ujdi qe shqiptaret aty te mbeteshin nen nje regjim ushtarak, qe nacionalistet shqiptare te ndiqeshin dhe te vriteshin, qe pastaj ata te dy sebashku te krijonin nje bashkesi "vellezerish" komuniste dhe internacionaliste.
Dhe ne fat ata e krijuan kete bashkesi, kur shkrine doganat, kur njesuan monedhat, kur ne shtetin shqiptar punonin dhe drejtonin inspektoret jugosllave (ne te gjitha sektoret), kur cdo plan qe behej per Shqiperine miratohej ne Kuvendin jugosllav dhe ne PKJ.
Ishte viti 1966, viti qe shenon nje zbutje te luftes antishqiptare, vit qe shenon dhe nje zbutje te marredhenieve jugosllavo-shqiptare dhe nje rivendosje te marredhenieve te bashkepunimit ne te gjitha fushat.
Shqiperia nuk kishte me maredhenie me BRSS, ekonomia shqiptare kishte mbetur pa aleate, burimet e lendeve te para ishin shterur (sepse cdo gje vinte nga BRSS), Kina ishte ende shume larg deri sa vaporet te mberrinin ne Durres dhe keshtu enveristet i rane serish ne gjunje Titos.
Ai ne fakt e shfrytezoi kete zbutje per te perfituar nje frymemarrje ekonomike dhe nga ana tjeter per te injektuar te shqiptaret ideologjine e tij staliniste. Rrjedhoje e ketyre viteve jane krijimi i nje sere organizatash ilegale, qe ne thelb kishin ndjenjen kombetare, por te orientuar krejtesisht gabim nga ideologjia komuniste e Enver Hoxhes.
Ilegalet shqiptare ne Jugosllavi ishin ne shpirt shqiptar, ishin ne zemer vazhdues te idealeve te nacionalisteve shqiptare, por qe per fat te keq ata u keqperdoren per interesta e tij nga Shqiperia komuniste.
Dhe kjo ishte nje thike pas shpine! Kjo ishte dhe mbetet nje akt antikombetar!
Sepse me kete akt ju be e mundur sherbimit sekret jugosllav qe te ndiqte dhe te burgoste me qindra e mijera shqiptare, qe ti mbyllte ato neper burgje te tmerrshme ne Goli Otok dhe ti detyronte qe te merrnin rruget e dhimbshme te emigrimit anekend botes.
Keta ilegale u keqperdoren serish nga sherbimi sekret shqiptar dhe ne emigracion, duke i nxitur qe te krijojne perplasje me emigracionin antikomunist.
Sa here duhet ti perserisim keto fjale, qe tu mbushesh mendjen krijesave te mashtruara paturpesisht si Prenga!
Tito ishte financuar nga SHBA dhe Europa per te sherbyer si mjet propagande per te shkaterruar sistemin komunist ne Europen Lindore, ndersa Titoja vete e perdori vitin 1968 dhe vitet e mepasme sa ishte gjalle per te ndertuar ne kufirin shqiptaro-shqiptar nje vitrine per te luftuar armikun e tij ideologjik Enver Hoxha.
Titos nuk i ka interesuar shume mireqenja e shqiptareve!
Titos i ka interesuar qe ne anen e tij te kufirit te mos kishte mbeshtetes te Enverit dhe ne anen tjeter te kufirit te mos kishte stalinizem, sepse ky ishte misioni i tij! Me nje gur ai vriste dy zogj. E para ai coonte me tej projektin e ndarjes se shqiptareve dhe se dyti e izolonte dhe me shume regjimin stalinist te Enver Hoxhes.
Ai e plotesoi misionin e tij me sukses! Fale ketij misioni perftuan shqiptaret nen Jugosllavi (ekonomikisht) dhe fale ketij misioni Shqiperia mbeti edhe me shume e varfer, e rrenuar, e shkeputur nga linjat e komunikimit, etj.
Enverit nuk i behej shume vone per izolimin qe po i behej vendit te tij, por atij i behej vone per faktin se nga ana tjeter e kufirit po ndertohej, po investohej, po flitej me lirshem, po hapeshin shkolla dhe fakultete dhe te gjitha keto do ti benein karshillek politikes se tij.
Ai e izoloi dhe me shume vendin e tij, ai vendosi zhurmues ne cdo koder e mal qe te nderpriste valet e propagandes jugosllave kunder regjimit te tij. Ai kishte frike se kjo propagande do t'ja hapte syte popullit te tij te neperkembur dhe kjo do te conte ne protesta, pakenaqesi popullore dhe renje te regjimit te tij.
Nga ky shkak ai vuri serish ne loje detashmentet e tij te vjetra dhe te reja, qe permes tyre te krijoheshin situata te tilla qe te terhiqej vemendja nga gjendja e rende ekonomike dhe politike e Shqiperise.
Ai nuk ja arriti kesaj sa ishte gjalle Tito, por kjo u be e mundur pas vdekjes se tij.
Shperthyen demonstratat e vitit 1981!
Cfare kerkohej ne keto demonstrata? As me pak e as me shume se nje Republike e tipit stalinist te Enver Hoxhes!
Nje cmenduri e regjimit te Enverit dhe nje thike e madhe e ngulur serish ne shpinen e bashkekombasve te tij.
Shqiptaret nen Jugosllavi kane qene dhe mbeten populli me martir ne Europe!
Ju lutem diskutoni si njerez, pa fyerje personale dhe familjare.
FLUCTUAT NEC MERGITUR
Nuk besoj që ka qenë arkitekti serb. Për arsye se ato kupolat e bardha sipër, simbolizojnë as më shumë e as më pak se plisin shqiptar.Pallate te sportit ka ne Mitrovice, Gjilan, Prishtine e ne cdo qytet te Kosoves. Bibloteka e Prishtines, e famshme per ate kohe, eshte e dizajnuar nga nje arkitekt Serb dhe e ndertuar ne kohe kur Shqiptaret nuk e dinin si perdorej kompasi e vizorja.
tju them dhe nji sekret..
qe ne partin e punes se enverit.. nuk guxohej me u dasht kosova.. e kur them kosova..dhe njerzit e kosoves.. kushdo qofshin ata..
ate te drejt e kish vec enveri..
e kte e dinte mire cdo antar i partis punes se enverit..
ne se enveri urdheronte..te duhej x kosovar.. ather partia e donte.. ne se nje urdher i tille nuk kish dale me shkrim a porosi gojore nga enveri.. ather shteti dhe partia e sigurimi.. ishin si gjithmon nji makin korrese e gatshme me e gri nji kosovar kur ishte banus ne shqiperi.. ose me e poshtnue e perbuz e distancue ..ne se ish banus ne kosov a diaspor..
dydrinasit po i tregoj nji ngjarje.. qe me ka treguar nji mik..
dita le te pyes te vetet se duhet ta dine..
kuksiano-kosovari xhafer spahiu.. ishte ca kohe minister i industrise.. ne koh te enverit.. diku ne vitet 70- 80 ta.. bile mbrriti te quhej.. dhe kandidat i byrose politike te komitetit qendror.. pra hynte tashma ne radhet e atyre 10 -15 njerzve ma te fuqishem formalisht ne shqiperi te enverit..
them quhej sepse si antaret e byrose si kandidatet.. si ministrat kurre nuk e dinin se kur e kan radhen me shkue ne saterr.. pra ne biruc sikurse tjeret ma pare..
i vjen motra te ngratit pi kosove.. sigurisht me pa vllaznit.. e sigurisht dhe shokun spahi.. mes tjerash..
ajo vjen me leje.. sic ishte rregulli asaj kohe.. pra si vizitore.. kjo ka ndodh diku ne vitet 70-80 ta..
i takon e ngrata njerzit e vet ( pra familjen e rasim spahis ne mos gaboj..) e pret se po vjen me e takue dhe vllaj tjeter xhafer spahia.. ministri..
kalojn dit e jav e leje po mbaronte e shoku minister spo vjen..
shka me ba thot e mjera.. 40 vjet pa e pa motra te vllan..
i thon kusherijt..
ai kalon cdo dit me mercedes pi bllokut ne ministri e kalon sigurisht para hotel dajtit..
dilte e ngrata para hotel dajtit qe ne 6 te mjesit e deri ne dreke priste kur po kalojn mercedesat e byroistave.. e qe ne mesin e tyre me pa dhe mercedesin ku udhtonte i vllaj.. minister.. e ndoshta po ja sheh ftyren para se me ik..
ai perdit aty kalonte por e fuste kryet i ngrati mes perdeve te mendafshta.. te mercedesit e sguxonte me kthye kryet me pa te motren..
kaq frik kishin shoket e partise.. me e dasht dike nga kosova qoft kjo dhe e motra..
kjo beru buuuu edhe muuuu neper tiran..
marri e pa pame..
i shkon fjala enverit..
atij i djeg kjo lloj militantizmo enveroizmi bizantinizmi i ministrit e i kandidatit te tij te biros politike..
dhe e therret..
e mo ti shoku spahi.. te ka ardhur motra plake nga kosova.. pse ke frike ta takoc mo.. hmm.. e ja zgurdullon site nje here.. pra ti more m.ut m.uti paske frik nga une.. donin te thoshin ata sy.. pra ju kuadrot e shteto -partise.. mendoni se te takoc nje kosovar eshte herezi qe enveri e denon.. pra doni te ma veshni mua kete pune..
keshtu besoj ka menduar i djallezuari enver..
shko tha e takoje..se nuku ke bere mire qe ske vajtur..
si urdheron thot frikacaku spahi dhe drejt e ne hotel dajt tek e motra e vazhduan pastaj dreko darkat e spahive me te motren..
dhe keshtu ka ndodhur..
kush mundet te na sjelle kujtimet e veli llakes.. ose llakajt.. ish shef shtabi i ushtrise ne koh te enverit..mbasi enveri qeroj gjeneralet e vjeter.. te ushtrise..
nuku i duam krejt kujtimet por vetem ate pjese ku ai tregon se si kishin bere nje plan ushtarak per te cliruar kosoven e se si per kte plan ai u thirr ne zyr te enverit e biseduan e aty ishte dhe mehmet shehu e cfar u tha..
aty do shihni dicka interesante..
cdo te mire..
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 02-11-2008 më 03:09
The library was designed by Adrija Mutnjakovic, a well-known Croatian architect, and was finished in September 1981. It quickly became the subject of Serbian accusations that it “was the center of Albanian nationalism and counterrevolution,” Gerguri said.
Dizajnimin e bibliotekës në fjalë,e ka bërë arkitekti i njohur kroat Adrija Mutnjakovic,kurse kupolat e bibliotekës paraqitinin TRURIN (dijen/diturin),por pas vitit 1981 kur sulmohej çdo institucion në Kosovë nga Srbija nuk shpëtoi as biblioteka dhe si preteks për mbylljen e bibliotekës mirrej edhe "argumenti" se kupolat simbolizonin PLISIN/AT dhe se konsiderohej si ofendim për srb,pa harruar se kjo bibliotekë (truri/dija)konsiderohej edhe si qerdhe e nacionalizmit dhe kundërrevolucionit shqiptar (sipas citatit)nga srbet...
vazhdojme...
Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)
Lista e injorimit: Llapi
Mua nuk më befasojnë shkrimet e disave kur kam parasysh që Bolano në sondazh ka marrë 5 vota që të mbetet në Himarë dhe të vazhdojë të kërkojë të njejten gjë, për atë pjesë si për Kosovën".
Pra, titistët duan të bashkohen edhe njëherë në forum ngaqë në jetën e përditshme kanë qenë gjithnjë të tillë!
Por më e keqja është që këto që shkruajnë ketu, këta që kanë jetuar dhe punuar në Beograd si brari ndersa për kinikun e kam ditur që moti bëjnë pèropaganden të cilën e kam dëgjuar për çdo ditë nga Televizioni i Beogradit dhe satelitja e saj RTP-ja!
Unë i kuptojë ata ngaqë qëllimi i gjithë asaj propagande ishte pikrishtë kjo: që në mesin e shqiptarëve të kosovës dhe të shqiptarëve të ish-jugoslavisë të kishte sa më shumë brara dhe kinika apo edhe dydrinasa!
Por punë jugoslavësh më: shqiptarët e Kosoves e dinë që edhe kur i nxenë serbët Jugosllavët duke RREJtë dhe bë propagandë ata s'kuqen fare!
Universitetin e Kosoves nuk e hapi Beogradi sepse beogradi ua mbyti shqiptarëve çdo ndjenjë për vite me radhë; o zot sa mësuesi shqiptarë u vra dhe u burgosë vetëm pse u kishte mësuar nxënësve Poezit e MIGJENIt?
E kur vrteshin ata mësues brari dhe kiniku, duartrokisnin që nga Beogradi, duke na sharë e fyer që nuk mësojmë Karagjiqin por Migjenin dhe naimin!
Shqiptarët, u vranë, u burgosen, u internuan, u dënuan por më në fundë e dituan: universitetin!
Atë sua fali askush atë e fituan duke derdhë gjak në çdo pëllëmbë Kosove!
falë profesorëve të Universitetit të Tiranës, filloj punën ai universitet sepse Kosova s'kishte mesimdhenes në të gjitha fakulltetet për gjuhen shqipe ndersa në gjuhen serbe pas gjithë asaj sketerre nën kriminelin dhe gjakpirsin e shqiptarëve Titon s'pranon të ndjeknin ligjeratat në serbishte, megjithës insitimin në fillim të Komitetlinjeve!
Për të ditur se çfarë jete bënin shqiptarët në Kosovë s'duhet shumë për t'u menduarjafton sot të shkoni dhe të shikoni se në cilat vendbanime kanë jetuar shqiptarët dhe ku kanë jetuar serbët!
jafton t'me thotë një Njeri i vetem e një fshati të vetëm ku serbet kanë jetuar me Shumicë e që ky fshatë ka qenë Kodrino-malor!
Jo s'ka asnjë të vetmin!
pastaj u përmendën Sportet!
O zot po si mundet dikush të shkruan shqipen dhe të ketë mendime të atilla si ky brari dhe ky kiniku?
kosova gjerë në vitin 1979 s'ka aps asnjë të vetmin Pallat ku do të mund të zhviloheshin sportet dimerore!
Në vitin 1979 në 7 qenra të Kosoves ndertohen 7 pallate të Sporteve të cilat që të gjitha e kishin një planë të njejtë!
Pra as në Gjakovë dhe as në pejë por as edhe në qendrat e tjera s'kishte Pallat me të mirë apo më të keq por që të githa pallatet shtatë sa u ndertuan kishin të jejtin planë ndertimi!
kiniku thotë se kosova nuk ishte e pazhvilluar vetëm pas Lufte por ajo si e tillë ishte edhe para Lufte dhe varferin e kishte trasheguar. Kur e ka lexuar këtë gjë kam qeshur me t'madhe!
A Shqiperia nuk e paska trasheguar pas Lufte varferin dhe mos zhvillimin?
Pra, kur u konvenon ka varferi të trasheguar kur nuk u konvenon interpretim ndryshe!
Në Kosovë orë zoteri shko pyetni në fshatra dhe u tregojnë: Në Drenicë, Në Llap në Gollak që pasi që s'kanë pas ushqime kanë bërë pite me JONXHë ( me telin) ose më mirë me thënë me bari Fushe!
Këtë gjë ta thotë çdo njeri!
KUr njeriu për 45 vite degjon një propagandë siç bënin Jugosllavët kundër Shqiperisë dhe propagandonin veten e tyre s'ka se si të mos le gjurmë siq ka lënë te ky brari dhe kiniku.
E kam takuar para shumë kohësh një vajzë 20 vjeçare dhe gjerë sa ne flisnim për sketerren nën pushtetin e Titos ajo tha " si dikush më lartë që ishte shkruar" se " unë s'kam degjuar të flitet keq për të nga prindit e mij". Unë babain e asaj vajzes e kam njohur dhe ai në vitin 1981 kishte dalë publikishtë në Tv dhe kishte folur keq për studentët, kishte thënë që veten e njehë Jugosllav sikurse që në shtepin e tij, kamera e RTB-es e tregonte një Fotografi të Titos!
natyrishtë që të tillët as vet por as fëmijeve të tyre su flasin keq për Titon duke qenë vet si Titoja i tyre!
falë zotit që tani po thuhet: " na ishte njëherë një Tito dhe Jugosllavi
që ne shqiptarët nënën ja kemi q.i.!
Si COFI Idoli i shumë shqiptarëve TITOJA?
Ia prenë një këmbë! e ropen si viçin kur bëhet gati për skarë!
pastaj iu dredhe fytyra dhe u bë qorrë!
Por meqë gangrena vazhdonte ia prenë edhe kamben tjeter!
paramendone një njeri pa këbë si duket!
edhe ma ne fund Cofi!
U pre u bë copa copa dhe hoqi për kiiamet sepse shumë nëna shqiptare i la pa fëmij dhe me lot nder sy!
ngushlime për këtë tragjedi
gjithë titisteve dhe ithtarëve dhe nostalgjikeve të asaj kohe!
Krijoni Kontakt