Close
Faqja 8 prej 29 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 285
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Loriku11 Lexo Postimin
    ah marrshall tita aaa ne kali te bardh eeee euuuu ugurolla o ju shqiptar (te regjistruar si jugosllav)

    Harudi si pi te tingllon kjo kajk
    shumë mirë po m'a qojshe karadyzenin!veç vazhdo!

    Brari!
    Nëpër katunet e Kosovës si bujqit,pemtarët,bletarët,shpez'tarët,blegtorët etj,pra pjesa dërmuese e këtyre (përjashto rastet individuale)kanë pasur mundësi që atë tokë/arë qe e punonin të mirat i merrnin për veti e tepricën e shitnin...poashtu thuaja se secila shtëpi n'katun e aty-ktu edhe n'shehër kanë pasur traktorë dhe mjete tjera bujqësore, lopë,dele,kuaj,shpez etj...po katunari i shqypnisë si i ka pasë hallet me gjallnim,në kohën për të cilën po flasim?
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  2. #72
    jetoj per tri dashuri Maska e alto_sicila
    Anëtarësuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    RHONE
    Postime
    65
    Une pyeta baben tim
    mesues ...per punen e televizorit ,me tha se ishte E pamundur te blihej me para ne dore ,edhe pse punonin si mesues te dy prinderit.Televizorin e pare e kishte marre me kredi.Une nuk e mbaj mend shpine time pa televizor ...per televizorin kolor,kah viti 83 tha e kam pagu per nje vit.Ka qene nje kohe kur mesuesi ne Kosove dhe nje punetor ne Gjermani ne aspektin financiar kane qene te barabarte me tha .Kjo kohe nuk ka zgjatur shume,por megjithate ka ekzistuar. E vertete se nena ime ka lare rrobat ne lavatriçe,nuk mbaj mend kohen kur kishte lare ne dore.Edhe frigoriferin po.
    Megjithate ,ky nuk ka qene realiteti te te gjithe.Ne fshatra per shembull nuk ka pase televizor ,e mbaj mend shume mire,mirepo ketu po flasim per mesuesin dhe le te mbetemi te mesuesi,mos t'i pergjithesojme gjerat.
    Per info: po flas per gjendjen ekonomike te mesuesit dhe jo ate politike.Se po e shoh qe nuk po arrini t'i ndani,se paku per te pare per se afermi kushtet ekonomike te mesuesit ne Shqiperine e Enverit DHE te mesuesit ne YOU e Titos.Une nuk flas dot per gjendjen e mesuesit matane ,sepse mund vetem te supozoj si ka qene.Do te ishte mire qe edhe ju te matane te mos merreni me supozime,ai qe nuk e njeh realitetin le te heshte...
    dhe per fund: prinderit e mi kishin televizor por nuk ishin bashkepunetore te UDBse
    Jetoj per tri dashurite e mia......

  3. #73
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Disa e moren sikur ne po e bejm hero Titon , vetem po tregojm te mirat ekonomike qe kan qen ne kohen e tije , te mira qe Kosova edhe pse u pavarsua akoma si ka dhe sdo ti ket per shum gjat kohe.
    Fakt esht se Kosova ishte me pak e zhvilluar ne krahasim me republikat tjera , por fajin duhet ta gjejm edhe mes nesh , sepse sic thash ne Kosov-Ilirid ka pas shkall te lart te personave te pashkolluar , ata qe kan pas nje shkoll te mesme ose te lart , ato pa problem kan gjet pun shum te mire , dhe kan mund me ble televizora , vetura , me shku ne pushime ku tju doj zemra , me shku ne shoping ne Greqi , Turqi , Itali , dhe mos me qen udbasha... per gjendjen politike te shqiptarve ne Jugosllavi dot shkruj tjera her.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Në faktë këtu fare s'jepen shifra dhe statistikë por kemi të bëjmë me një PROPAGAND të projugosllavit brari që në mënyrë fëmijerore mundohet të lë përshtypjen e " shqiptarit" nga Shqiperia por që në mënyrë tepër qesharake zbulohet me gjuhen që shkruan, renditjen e fjalive dhe sinonimet e shprehura të cilat e zbulojnë si punëtorin e zellshëm të ish Lidhjes Komuniste të Kosovës!
    Në faktë për gjithë ata shqiptarë që nuk e dinë gjuha që përdorë ky brari është GJuha e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë gjegjesishtë të Kosovës fill pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë.
    Pra është fjalori i njejtë por tragjikja është sot më e shëmtuar ngaqë akoma përdoret nga ata nostalgjikë dhe sherbetor jugosllav dhe që të jetë ironia akoma më e madhe në vitin 2008.

    vazhdojmë më statistikë,
    Në Kosovë jetohej si mos më keq: dhunohej shqiptari, rrihej, vritej. Nga të mirat që u sillte pushteti i kriminelit Tito shqiptarët filluan t'i shisnin shtepiat e tyre ( ua merrte pushteti) dhe iknin për në Turqi!
    Është interesante megithëse Jugoslavia gjerë në vitin 1967 ishte shtetë i mbyllur, i izoluar, ajo për ata shqiptarë që donin të iknin dhe ta linin Kosoven i hapi dyertë.
    Këtu u përmendë " Rilindja" dhe atë se me çfarë kualiteti ishte e botuar nga ana e dizajnit!
    Por ky i shkretë nuk e di që mbrenda saj kishte propagandë vetëm Jugosllave sepse themelues i Rilindjes ishte Komiteti i Lidhjes Komuniste; ky i shkretë nuk e di që edhe ata që është i denuar për vdekje para se ta ekzekutojnë i japin të ha të pi dhe pastaj e vrasin!
    NUk është me rëndësi Disajni i një gazete por materja që përmban ajo mbrenda!
    sa për " Rilindjen " Redaksin e Botimeve nuk më tha asnjë Njeri sepse në vitin 1990 kur u hapen kufijtë githë profesoret dhe intelektualet vrapuan për të marrë literaturë të bollshme në Tiranë!

    Tashti propaganda Jugosllave këtë gjë bënte si brari por ta qesim pak problemin në fushën tjetër atë të profesionalizmit.
    Të bëjmë krahasimet e DIJES në mes m¨suesit të Tiranës dhe cilit do mësues tjetër të ish-Jugosllavisë.
    Të marrim një fshatarë nga cila do trevë e Shqiperisë të moshës 70 vjeçe dhe një fshatarë të Kosovës të moshës së njejtë dhe të shofim përgaditjen e jerit dhe të tjetrit!
    Të marrim një Gjyshe-fshatare të Kosovës dhe një Gjyshe fsjatare në Shqperi dhe do të shihni: gjerë sa kjo fshatarja e Kosovës nuk di të lexojë dhe shkruaj - ajo e Shqiperisë i thotë kësaj nga Kosova që ka qenë " balerinë".
    E, kjo fshatarja e brarit komunist dhe titist i thotë " çka është kjo balerinë" se kurr tybe s'paskam nie".

    fshatari në Kosovë kishte Tokë por toka e tij ishte jo pjellore: Ai i shkreti e punonte me mundë por dobi ishte shumë pak!
    Tokat e mira dhe Pjellore Tito dhe pushteti i tij kriminal ua kishte ndarë serbëve. Serbët jetonin që të gjithë në Fusha, në Rrafshë, në vende me Ujë të bollshëm!
    S'ke pas familje serbe që kan jetuar në kodrina apo edhe rrezë bjeshkëve!
    Jo!
    Ata ishin sistemuar nëpër fshatrat e rrafshit neper ato vende ku Toka ishte shumë produktive!
    Traktorë në Kosovë s'kishte Njeri apo edhe fshatarë gjerë nga mesi i viteve të 70-ta. Token kodrino-malore fshatari i Kosoves e punonte me parmendë ( me kije) sepse traktoret ishin të rezervuar për serbët!
    Grurin e tokave të shqiptarëve e korrte me kombajn të tij një serbë që u merrte fshatrave të tëra gjysmen ose para sa gjysma e produktit! fshatari lihej pa asnjë ndihmë të vetme!
    Traktoret e parë filluan të vinin pas lejimit të KREDIVE me të cilat rrallë ndonjë fshatarë mund ta blinte sepse për ta blerë ai duhej të ishte i punesuar. A fshatarsia në Kosovë sikurse edhe mbi 70% të qytetarëve ishin të papunesuar!
    Serbët në Kosovë 100% të punësuar!
    Serbët jetonin në kushte shumë më të mira se sa shqiptarët!
    Traktorë më shumë në Kosovë filluan të vinin tek pasi që Fabrika e traktorëve të Zemunit (IMT) fillojë të mos ketë më shitje në pjesë tjera të Jugosllavisë dhe për të përfituar ajo- filloj t'u ofrojë Koperativave Bujqesore( ZEm ZADRUGAVE) që gjendeshin në lokalitete fshatare pak më të mëdha me Kredi. Këto " zem zadrugat" i ngarkonin këta fshatarët me traktorë dhe këta të SHKRETIT punonin 10VITE për ta kthyer atë Kredi për sa bëhej Kontrata. Kështu që mezi e siguronin bukën për vete fshatarët e Kosovës!
    KJo është statistika!
    le të dal birë nane e ta demantojë!
    Por jo bir shkine sepse ata i mbrojnë veprimet e tyre por duhet ta dinë që tash këndohet vetëm" na ishte një herë një Jugosllavi/ që nanen ja kemi q.i!

  5. #75
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Me gjykue popullin e Kosoves dhe ate te Shqiperise ne nje paralele eshte gabim, sepse mendoj se ka ndryshim te madh ne menyren e organizimit te jetes e shoqerise ne pergjithesi.

    Eshte e vertete qe sistemi jugosllav ka qene nje sistem komunist me progresiv, krahasuar me shtetet tjera komuniste, e ne veçanti Shqiperine, dhe shume i perafert me ate evropian, bile nga ajo qe kam degjuar Jugosllavia si shtet ka pasur standard me te mire jetësor, sesa vete disa shtete te Evropes Perendimore. Mirepo, cila ka qene pozita e shqiptareve ne kete shtet fuqi?

    Periudha pas LIIB shqiptaret i gjen si pjese e Serbisë, pa autonomi, me shkallë hiper te larte të analfabetizmit, me nje mentalitet te mbetur nga pushtimi turk, pa e përmendur ketu dhunen dhe masakrat e vitit 1945. Mandej eshte periudha famëkeqe e Rankovicit – shokut te ngushte te Titos – qe jane vitet me te veshtira te represionit fizik dhe psikologjik qe i behet popullsise shqiptare (theksi ketu bie ne veçanti ne aksionin per mbledhjen e armeve, qe ne vete ngërthen viktima te shumta) – pra, nuk kemi nje shtet qe punon per te miren e shqiptareve si zhdukja e analfabetizmit apo mënjanimin e trashegimive te huaja, por kemi nje shtet qe permes regjimit te Rankovicit mundohet te thelloje prapambeturine, asimilimin apo edhe vet crrenjosjen e shqiptareve – ne kete kohe kemi edhe eksodin e madh te shqiptareve per Turqi, ne marrëveshjen e nenshkruar nga Tito – Rankovic – Greqi – Turqi (te thuash se Tito nuk ka qene ne dijeni per gjithe kete, eshte pamaturi). Mos ta përmendim kolonizimin e tokave te shqiptareve nga serbet. Bile, ne ditet e sotme ka shqiptare qe kane blere pronat e tyre prej shkieve.

    Populli shqiptare i Kosoves ne kete periudhe eshte vetem nje pakice, pa gjuhë zyrtare, pa flamur, pa kombesi – me nje fjale nje grup pa identitet. Dhe, shqiptaret me veteinciative fillojne te shkollohen, arsimohen aq sa munden dhe ku munden. Nuk ka nje organizim shtetëror (si ne Shqiperi) per ngritjen dhe zhvillimin arsimor te shqiptareve, por jane iniciativa individuale. Shtetit te sllaveve te jugut normalisht se nuk i ka konvenuar arsimimi apo progresi i nje indi te huaj ne trupin e vet.

    Mandej, kemi “revolucionin” e 1968 te shqiptareve, paralel me demonstratat e studenteve ne Kroaci, ku Titos, ne krah te kroateve, i bie ne mend se ka edhe shqiptare diku dhe ne ate kohe fitohet e drejta per përdorimin e flamurit, gjuhes dhe shumë pak vite me vone hapet Universiteti i Prishtines, qe behet burim dhe vater e shqiptarizmit, jo vetem per shqiptaret e Kosoves, por per te gjithe shqiptaret ne ish-Jugosllavi, normalisht me kuadro mesimdhenesish qe kishin studiuar ne vise te ndryshme te Jugosllavise. Dhe, normalisht qe fillon progres i hovshem i shqiptareve dhe shqiptaret fitojne Autonomine – jo që ua ka fal Tito, por e kanë fituar vetë, me mundin, përkushtimin dhe sakrificat e tyre. Pra, roli i Titos ketu o zero apo pak mbi zero.

    Dhe ne kete periudhe 1970 – 80 kemi nje ngritje te shqiptareve, me punen, dinamiken e tyre deri pas vdekjes se Titos, 1980, ku me 1981 fillojne demonstratat studentore dhe me pas gjithpopullore, qe i paraprinë lekundjes së themeleve te Jugosllavise, meqe me pas kemi ardhjen ne skene te Millosheviqit – ideatorit te shembjes se shtetit me te fuqishem komunist te Ballkanit. Tashti, pse u organizuan demonstratat e ’81-shit, pikërisht nje vit pas vdekjes se Titos, dhe pikërisht ne krahinen e vogel te Jugosllavise, ne Kosove, me vetem 2,000,000 banore apo edhe me pak dhe pse brenda nje periudhe shume te shkurter kemi renien e bllokut komunist, kete do ta tregoje koha.

    P.S: Kur i pyta keta ne shpi se sa kushtonte nje TV dhe frigorifer apo fishider ne kohen e Titos, thane qe periudha titiste e shqiptareve nuk duhet te matet me televizora e frigorifera, por me qendresen dhe sakrificen e shqiptareve ne kete periudhe. Ne edhe ne 90-tat kemi pasur nje shkëputje te plote nga sistemi i shtetit sllav, mirëpo shitoret e shqiptareve kane qene perplot per dallim nga ato brenda Serbise. Prandaj, ketu ka me teper te beje me zhvillimin e shpirtit te qendreses, mbijeteses dhe solidaritetit, qe ishte zhvilluar tek shqiptaret e Kosoves. Dhe, nuk besoj qe ka popull tjeter ne bote qe do te mund ta përballonte kete. Per qata e shkrova ate paragrafin ne fillim.

  6. #76
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Që shqiptarët e Kosovës kanë qenë me standard më të lartë jetësor se të Shqipërisë, këtë gjë se luan as topi. E pamë veçanërisht në '98, kur ata që erdhën kishin kërkesa më larta se ne, ne s'ishim mësuar me to. Në atë kohë kam qenë adoleshent dhe në muhabet e sipër, moshatarët tanë të Kosovës na tregon histori të tipit "njëherë i mora babës kerrin dhe dola për xhiro n'qytet, kam hec shumë shpejt...", ne hapshim sytë, baballarët tanë s'kishim pasë ndonjëherë 'kerra', e le më t'ua kishim marrë né pa leje.

    Mendoj se kjo mirëqenie pati ardhur si rezultat i sistemi liberal që aplikoi Jugasllavia. Në botën komuniste Jugosllavia dhe Shqipëria ishin raste në skaje të kundërta të të njëjti sistem. Jugosllavia vend liberal, komunist, por jo me ekonomi tipike komuniste (u lejua një farë prone private, një aktivitet i vogël privat, pati edhe liri lëvizje (veçanërisht për shqiptarët, me arsye të tjera prapa, kuptohet). Ndërsa Shqipëra ishte në anën tjetër, për fatin tonë të keq -ishte rast i paprecedent, nuk i gjej dot shembull: totalisht i izoluar, nëse doje të kaloje kufirin të prisnin plumbat e kufitarëve, të cilët nuk mendoheshin fare, nëse kishe fat dhe kaloje (një rast tepër i rrallë ky) familjen që lije pas e përndiqnin, dhunonin psikologjikisht, internonin. Mos të flasim për ekonominë: gjithçka e centralizuar, asnjë pronë private, punëtorët fshatarë e të qytetit punonin jashtëzakonisht shumë dhe në fund nuk plotësonin as nevojat më minimale, lëre pastaj për ndonjë gjë luksi, që as që mendohej.

    Ishte shkrujt më lart për problemin e strehimit, Shqipëria gjithë 'strehim, shtëpitë e saj" i derdhi në 700 000 bunkerë anembanë vendit. Dhe jo bunkerë dosido, secili bunkerë me cilësitë më të larta të mundshme: beton special, më i forti i mundshëm, hekur të cilësisë më të lartë. Të mos llogarisim kostot e transportit për vendosjen e tyre në piketat e përcaktuara, që ishte kolosale. Mirë këto që ishin bunkerë të gatshëm, po bunkerët me montim kanë qenë më të tmerrshmit. Gjyshi im ka punu në kufirin Shqipëri-Jugosllavi (sot me Kosovën) dhe transportin e pjesëve të bunkerëve (sepse si një të tërë s'mund të çoheshin nëpër male e kepa malesh) e bënin me mushka e kuaj, i çonin te vendi i tyre dhe pastaj i montonin. Kur i sheh habitesh se si është e mundur që të vendoseshin asoj lloj bunkerësh nëpër shtigje të tilla dhish e kafshësh të egra. Po të mos ishin ndërtu këto bunkerë, problemi strehimit të Shqipërisë do të ishte i zgjidhur.

    Ndërsa sa i përket arsimit, kemi qënë shumë herë më lart se shqiptarët e Kosovës.
    Life's too short to remove USB safely.

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Që shqiptarët e Kosovës kanë qenë me standard më të lartë jetësor se të Shqipërisë, këtë gjë se luan as topi. E pamë veçanërisht në '98, kur ata që erdhën kishin kërkesa më larta se ne, ne s'ishim mësuar me to. Në atë kohë kam qenë adoleshent dhe në muhabet e sipër, moshatarët tanë të Kosovës na tregon histori të tipit "njëherë i mora babës kerrin dhe dola për xhiro n'qytet, kam hec shumë shpejt...", ne hapshim sytë, baballarët tanë s'kishim pasë ndonjëherë 'kerra', e le më t'ua kishim marrë né pa leje.

    Mendoj se kjo mirëqenie pati ardhur si rezultat i sistemi liberal që aplikoi Jugasllavia. Në botën komuniste Jugosllavia dhe Shqipëria ishin raste në skaje të kundërta të të njëjti sistem. Jugosllavia vend liberal, komunist, por jo me ekonomi tipike komuniste (u lejua një farë prone private, një aktivitet i vogël privat, pati edhe liri lëvizje (veçanërisht për shqiptarët, me arsye të tjera prapa, kuptohet). Ndërsa Shqipëra ishte në anën tjetër, për fatin tonë të keq -ishte rast i paprecedent, nuk i gjej dot shembull: totalisht i izoluar, nëse doje të kaloje kufirin të prisnin plumbat e kufitarëve, të cilët nuk mendoheshin fare, nëse kishe fat dhe kaloje (një rast tepër i rrallë ky) familjen që lije pas e përndiqnin, dhunonin psikologjikisht, internonin. Mos të flasim për ekonominë: gjithçka e centralizuar, asnjë pronë private, punëtorët fshatarë e të qytetit punonin jashtëzakonisht shumë dhe në fund nuk plotësonin as nevojat më minimale, lëre pastaj për ndonjë gjë luksi, që as që mendohej.

    Ishte shkrujt më lart për problemin e strehimit, Shqipëria gjithë 'strehim, shtëpitë e saj" i derdhi në 700 000 bunkerë anembanë vendit. Dhe jo bunkerë dosido, secili bunkerë me cilësitë më të larta të mundshme: beton special, më i forti i mundshëm, hekur të cilësisë më të lartë. Të mos llogarisim kostot e transportit për vendosjen e tyre në piketat e përcaktuara, që ishte kolosale. Mirë këto që ishin bunkerë të gatshëm, po bunkerët me montim kanë qenë më të tmerrshmit. Gjyshi im ka punu në kufirin Shqipëri-Jugosllavi (sot me Kosovën) dhe transportin e pjesëve të bunkerëve (sepse si një të tërë s'mund të çoheshin nëpër male e kepa malesh) e bënin me mushka e kuaj, i çonin te vendi i tyre dhe pastaj i montonin. Kur i sheh habitesh se si është e mundur që të vendoseshin asoj lloj bunkerësh nëpër shtigje të tilla dhish e kafshësh të egra. Po të mos ishin ndërtu këto bunkerë, problemi strehimit të Shqipërisë do të ishte i zgjidhur.

    Ndërsa sa i përket arsimit, kemi qënë shumë herë më lart se shqiptarët e Kosovës.
    Më duhet të të them shkurt shqip mos rrej!
    Në vitin 1998 në tërë Shqiperin s'ke pas ka të ecish prej Bencave! Shkurt prej Bencave!
    ka pas nga ata shqiptarë të Kosovës që sua ka ndierë shumë për gjendjen dhe kanë luajtur rolin se " gjoja ne kështu apo ashtu" por nuk qëndron!
    më tregonte një mik i imi nga Fieri ( e shoqja e tij) të cilen nga italia ai e kishte dërguar në shtepi vetëm e vetëm për t'ju qëndruar sa më afër kosovarëve për t'ju ndihmuar me ushqime.
    Ajo gruaja tha:
    I mora dhe dolem në tregë për t'u thënë " urdheroni çfarë doni që t'ju blejmë" duke menduar në ushqime kur tregonte fierakja " ato kerkonin që të blenin grime për të bërë makijazh fyytre".
    ka pas nga ata kosovarë ( së paku unë njohë disa prej tyre) të cilët, në Kosovë s'kanë pas bukë me ngrënë, kanë pas kushte të vështira dhe shtepi duke u rrezuar ndersa në Shqiperi kanë shitur mendë duke rrejtë " ne kemi këtë, ne kemi atë"...

    ja një shembull:
    Një fqinjë i imi ( Afrimi) pas hapjes së Kufijve shkonë në kavajë për të vizituar të motren të cilën se kishte parë për 40 vite!
    para se të shkonë ky, ajo motra e tij, në shtepin e saj kishte gostit një kosovar tjetër ( Enverin) i cili ishte po ashtu fqinjë i yni. Vetëm se ky Enveri jetonte shumë keq në lagje ngaqë me një pagë konduktori të Autobusëve s'mund të gjallonte si duhet. ky Enveri pasi që me gruan të cilen e ishte s'bënte fëmij, ishte ndarë dhe vendos të shkonë në Shqiperi për të gjetur një vajzë për Nuse.

    tashti Afrimi pas nja dy muajve shkonë tek motra e vete. Ç'mallen shumë me njëri tjetrin. Motra e pretë mirë e mirë, si vëllain më, e gostit me ato që kishte dhe një mëngjez, ajo kur zgjohet i vëllai, Afrimi pra, i thotë:
    " O vlla, unë desha t'i bëjë për mëngjez disa petulla por kam dëgjuar që ju atje në Kosovë nuk i hani"?!

    Afrimi befasohet kur dëgjon dhe i thotë:
    " Petulla, po kush tha që si hamë ne ato, por ne gëzohemi kur e dimë që nëna na bë Petulla. Po s'ka kosovar që si bë dhe si ha ato".
    Kur u kthye Afrimi në Kosovë po na tretgon se çfarë kishte thënë Enveri atje, se si ne nuk hamë petulla ngaqë ne hamë për çdo ditë vetëm mish skare, që kemi shtepia të shumta, pallate e gjera tjera.
    KJo kategori e kosovarëve e kanë pas për detyrë me shkua në Shqiperi pas hapjes së kufijve dhe me bë propagandë sa më të madhe për Jugosllavin dhe jetën atje që pastaj të krijohet një lloj urrejtje në mes " kosovarëve" dhe shqipëtarëve! Një lloj ftohjeje dhe për besë ia patën arritë qëllimit!
    Kur vajta vet në Tiranë e preka me doren time këtë ftohje! Cilin takoja më pyeste " për bisnes ke ardhë ti"?
    JU, o thoja, unë jam bir Kosove dhe bir punëtori dhe kam ardhë për shkollim. U tregoja që matrapazet që kanë ardhë në fillim kanë qenë mashtrues dhe të dirigjuar ngaqë në Kosovë 70% e popullsis e ka heqë të zitë e ullirit edhe për sigurimin e Bukës.
    Për fat të mirë, skenarin e përgaditur nga shqipfolesit jugosllav me kalimin e kohës e flakëm në Plehra nga të cialt s'do të dalë kurrrë më!
    Shqiperia gjatë vitit 1998 lulezonte nga makinat!
    Ajo lulezonte edhe në vitin 1994 e lëre më disa vite më vonë!

  8. #78
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    po ku dreqin paskeni jetu ju o Sherr ? Krejt thojn se ne Jugosllavi ka pas pun e ka pas pare , ti ktu na flet sikur me pas qen Etiopi.
    O burr kush ka dasht me punu , ka punu dhe ka jetu shum mire , pa pas nevoj me dal ne gurbet , sot 500.000 shqiptar te Kosoves jan ne gurbet, dhe Kosova prap se prap vendi ma i varfur i Europes . Ne Kohen e Jugosllavis , mesatarja nje familje ka pas 7 antar , po me siguri e din se shumica e shqiptarve kishin numer shum te madh te fmive, per cdo femij shteti ndante mjete materiale , sot familjet ne Kosov me nga 1-2-3 femij dhe prap varferi , po a je tu kshyr emisionet ne TV-te e Kosoves , o burr njerz qe po hjekin per buk , 50-60% papunsi . Tokat jan tha , gati askush si punon , po mos me kon gurbetqaret me te vertet Kosova bohet Etiopi o Sherr .
    ne vitin 1966 , ne nje fabrik ktu ne qytet , gjysma e puntorve te fabrikes kishin qen shqiptar , por shumica prej shqiptareve kishin leshu punen , sepse skan duru SHEFIN , i cili i ka urdheru ne pun, kan dasht me punu si te dojn , e pastaj kan zgjedh me u kthy ne fshat me punu token e tyre , ashtu sic dojn ata , pa qen nen kontrollin e Shefave te fabrikave.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    po ku dreqin paskeni jetu ju o Sherr ? Krejt thojn se ne Jugosllavi ka pas pun e ka pas pare , ti ktu na flet sikur me pas qen Etiopi.
    O burr kush ka dasht me punu , ka punu dhe ka jetu shum mire , pa pas nevoj me dal ne gurbet , sot 500.000 shqiptar te Kosoves jan ne gurbet, dhe Kosova prap se prap vendi ma i varfur i Europes . Ne Kohen e Jugosllavis , mesatarja nje familje ka pas 7 antar , po me siguri e din se shumica e shqiptarve kishin numer shum te madh te fmive, per cdo femij shteti ndante mjete materiale , sot familjet ne Kosov me nga 1-2-3 femij dhe prap varferi , po a je tu kshyr emisionet ne TV-te e Kosoves , o burr njerz qe po hjekin per buk , 50-60% papunsi . Tokat jan tha , gati askush si punon , po mos me kon gurbetqaret me te vertet Kosova bohet Etiopi o Sherr .
    ne vitin 1966 , ne nje fabrik ktu ne qytet , gjysma e puntorve te fabrikes kishin qen shqiptar , por shumica prej shqiptareve kishin leshu punen , sepse skan duru SHEFIN , i cili i ka urdheru ne pun, kan dasht me punu si te dojn , e pastaj kan zgjedh me u kthy ne fshat me punu token e tyre , ashtu sic dojn ata , pa qen nen kontrollin e Shefave te fabrikave.
    O zoteri,
    ata shqiptarë kanë ikë në perendim shumica nën trysnin e Millosheviqit por gjatë kohës së titos tëndë po aqë 500000 mijë shqiptarë ikën për në Turqi, me shpetue kokat dhe ate në shkretirat e anadollit!
    Po çfarë fletë ti ore?
    Po cila fabrikë në vitin 1966?
    Po ku kishte fshatarë aso kohe në punë ore? Unë vij nga familje qyteti zoteri dhe s'kam jetuar asnjëherë në fshatë. kam shetitur gjithë fshatrat e Kosoves pëlëmbë mbi pëllëmbë!
    Në shumicen prej tyre gjatë dimrit s'kishin lidhje me qytetin. Nuk shkonte autobusi. S'kishte fare linjë!
    Gjerë në fundë të viteve të 70-ta ke pas fshatra që s'kanë pasë Rrymë or zoteri!
    Po çka fletë ti për cilen kohë flet ti?
    Në Kryeqytetin e prishtinës i ke pas lagjet e Komitetlinjve dhe të punëtorve të UDB-es të cilat ishin asfalltuar si Taukbashqja ku ka shtepin fadil Hoxha dhe ke pas lagjet tjera ku me sy tu ke parë për çdo ditë SKICAT e MIgjenit!
    varferi, skamje, mjerim!
    Aty ku jetonin Komitetllinjtë ishte rruga e asfalltuar ndersa në pjesë tjera të qytetit një shi me Ra të mbyste Balta!
    Tek tani pas Lufte në vitin 2000 e këtej filluan rruget e Prishtines të asfalltohen, lagjet të kenë drita aty ketu ndonjera ngaqë akoma ka shumë pa drita, e ti më fletë për vitet e 60-ta e të 70-ta!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 30-10-2008 më 14:12

  10. #80
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Më duhet të të them shkurt shqip mos rrej!
    Pa ça më thu mos rrej! Nuk kam interes dhe nuk më pagun njeri që të rrej!

    Makinat e para kanë hy pas vitit '93, dhe shumë pak veta blenë fillimisht makina (Benza të para '80-tës, mbeturina të Gjermanisë) sepse s'kishe lek me ça ta blije. Ata që kishin makina atëherë në Shqipëri shifesh si boss-a, sikur ça kishin bo. Nga fundi i '95 e më pas nisen të përhapeshin makinat, pjesa më e madhe vetëm në Tiranë (ku ty rrugët e ngushta të qytetit, të projektuara si rrugë pa makina private të qenkan dukur të mbushura plot e përplot me benca). Ne s'kemi pas mundësi të eksperimentonin rrëmbime të makinave të baballarëve tanë.

    Ajo që du të them, se si muhabet qorr më duket është se, si mirëqenie keni qenë më lartë se ne (për shkak të sistemit, siç e tregova më lartë). Para '91 ne në shpi kemi patur vetëm një televizor Iliria (ose Lura) (prodhim vendi, tepër i dobët, s'mante gjatë dhe prishej) si elektroshtëpiake (s'po fus në të radiot). Gjë tjetër s'kishim. Dhe më e rëndësishmja, kemi qenë banorë të Tiranës (220 mijë banorë atëherë), ndërsa për qytete të tjera, e fshatra as mos e mendo fare.

    Sa për këtë historinë që ke treguar, nuk di ça të them, por unë kam një histori personale (dëshmitar vetë) të cilën po e tregoj. Shkuam me babin dhe xhajën në Kukës për të marrë ndonjë familje. Zgjodhëm me sy nji familje 6-vetshe, u afruam, i përshëndetëm dhe u thamë që do t'ju strehojmë. Na thanë shumë flm, u bënë sikur po çoheshin por njëri prej tyre (kryefamiljari) na u drejtua: -A keni dush? Pa dush s'vijmë dot... Ne ngelëm me sy hapur, jashtëzakonisht të çuditur, thonim me vete - ky ka ik nga lufta, e dashka dush. Me ironi xhaja u tha - paskeni si shumë kërkesa. Hajt shnet! Ne sa i kishim instaluar dushet nëpër shpiat tona, por Tirana e pas trazirave të 97, e mbipopulluar, dhe ujësjellësat e vegjël s'na binin ujë të gjithëve. [Më vonë morëm një familje nga Gjakova, fshati Ndoj -ose Ndoc)].
    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 8 prej 29 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. A është e vërtetë përplasja e qytetërimeve?
    Nga [xeni] në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •