Close
Faqja 24 prej 29 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 285
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anëtarësuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    Tito dhe Enveri , te dy keta kryetare shtetesh kane perdorur nji diktature qe nuk mund te tolerohet ne historin e popujve evropian te civilizuar. Por Tito perdori nje politike qe u nderlikon popujve sllave per te percare dhe sunduar , ne te njejten menyre si Enveri edhe Tito perdori shqiptaret si arme kunder shqiptareve. Ne te njejten periudhe kur edhe Enveri denonte cdo veprim nga ana e intelegjences te atyre viteve , per nje jete te begateshme dhe demokratike qe nuk i kuvendonte diktatorit te shtetit shqiptar , i cili neper viset e ilirise prangosi qindra dhe mijera intelektuale duke i derguar neper burgje dhe kampe perqendrimi per fajin e vetem se kerkonin nje jete te lire dhe te lumtur ,edhe Tito perdori te njejten diktature por me nji kamufllazhe demokratike , qe i lejoheshte cdo shqipetari te jetoje ne shtetin e tij duke kryer punet me te rrenda dhe te pista te cilat nuk prekeshin nga popujt sllave , dhe cdo kerkese per te drejtat e tyre mbaronin neper burgjet e ish republikave sllave te cilat me se shumti ishin te mbushura ne Kosove , Serbi , Maqedoni , Mal te zi e kudo ku ekzistonin shqiptaret e perbuzur nga banoret sllave , si nje popull qe duhej zhdukur nga faqja e dheut ne qofte se nuk i bindeshin Titos dhe politikes se tij , e cila i konsideronte shqip-folesit si krijesa te pa deshiruara per nji bashkejetese. Enver Hoxha , nuk mundem dhe nuk jam ne gjendje te flasi per kete diktator duke i renditur epitete qe cdo person me arsim te larte eshte ne gjendje ti etiketoje , te shkruaj per karakterin diktatorial te ketij monstrumi te kombit tone i cili nen parullen e diktatures se proletariatit e shfarosi itelegjencen shqiptare ne ato vitet e erreta te sundimit te tij dhe si pjes e atyre viktimave jane per te permendur edhe pjestaret e familjes te babait tim te cilet vuajten ditet e zeza neper burgjet dhe kampet e perqendrimit , si denim i atij sistemi per aratisjen e babait tim nga shteti shqiptar . JOSIP BROZ TITO sic thash dhe me lart nuk dallohet shume nga Enveri pervec se nga mos pengesa e cdo qytetari te shtetit jugosllav te kete te drejten per te kerkuar nje jete me te begatshme atje ku i pershtatet , pa mare parasysh se kujt minoritetit i perket , cdo banor i shtetit sllav ,sidomos shqipfolesit kishin te drejte te largoheshin nga ish Jugosllavija e Titos mbasi ne menyre direkte apo indirekte te gjithe shqiptaret qe nuk vepronin sipas urdherave te U.D.B-se titiste ishin te detyruar te kerkonin nje jete te qete dhe te begatshme jasht kufijve , duke i braktisur vatrat e tyre ne trojet shqiptare , braktisje kjo qe i kuvendonte qellimeve satanike te udheheqesit sllav Titos per tu pastruar nga shqiptaret qe i kundershtonin asaj politike titiste per te qene nji komb qe i bindej atij sistemi duke u shendruar ne rrober te degjueshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga jul-linda : 08-11-2008 më 17:20

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    na e skjaro oj linda ne jul kte arratisjen e babes.. kur si qysh.. dhe cka pesoj familja..

    pra ademi demaq i ka pas dy fmi e ata jan shkollue ne prishtin..

    preng.. a ve c 7-8 vjecaren u a lejoj regjimi me krye apo u lejuan dhe me krye gjimnazin femijet e demaqit adem ..?
    po ne fakulltet a shkuan?
    pergjigju sepse eshte me interes per temen ne fjale..

    dalim dhe nji her te shendetsia..

    pra ne kosov 70 80 -te.. shqiptari qofte katundar qofte qytetar qofte antar i lkj-se a jo.. e ka gezuar kujdesin shendetsor.. falas..pra pa pagese.. nga katundi ( ambullanca e katunit) deri ne beligrad .. zagreb etj.. por.. sipas fuqis ekonomike te familjes.. shteti i asaj kohe nuk e ka pengue kte shqiptar te kerkoj sherbim mjekesor dhe jasht jugosllavie..

    nuk mund te thuhet per shqiptarin e shqiperise e njejta gje..
    e kjo nuk na gezon por na hidheron..

    sic na gezon qe nena shqiptare ne kosove.. ka pas mundesi shum me te medha me u mjekue ne klinika ma moderne.. e kjo sjell femij shqiptar ma te shendetshem..

    e kosov pa femij te shendetshem.. do te thote.. e keqe e madhe..
    atdhetaria ska brina..

    ..

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    na e skjaro oj linda ne jul kte arratisjen e babes.. kur si qysh.. dhe cka pesoj familja..

    pra ademi demaq i ka pas dy fmi e ata jan shkollue ne prishtin..

    preng.. a ve c 7-8 vjecaren u a lejoj regjimi me krye apo u lejuan dhe me krye gjimnazin femijet e demaqit adem ..?
    po ne fakulltet a shkuan?
    pergjigju sepse eshte me interes per temen ne fjale..

    dalim dhe nji her te shendetsia..

    pra ne kosov 70 80 -te.. shqiptari qofte katundar qofte qytetar qofte antar i lkj-se a jo.. e ka gezuar kujdesin shendetsor.. falas..pra pa pagese.. nga katundi ( ambullanca e katunit) deri ne beligrad .. zagreb etj.. por.. sipas fuqis ekonomike te familjes.. shteti i asaj kohe nuk e ka pengue kte shqiptar te kerkoj sherbim mjekesor dhe jasht jugosllavie..

    nuk mund te thuhet per shqiptarin e shqiperise e njejta gje..
    e kjo nuk na gezon por na hidheron..

    sic na gezon qe nena shqiptare ne kosove.. ka pas mundesi shum me te medha me u mjekue ne klinika ma moderne.. e kjo sjell femij shqiptar ma te shendetshem..

    e kosov pa femij te shendetshem.. do te thote.. e keqe e madhe..
    atdhetaria ska brina..

    ..

    Femijet e Damaqit jan shkolluar aq sa kan dashur.Me siguri se kan pasur veshterisi por jan shkolluar.Mbase per shkakun se baca Adem eshte shkurorzuar nga gruaja e vet(nuk e di saktesisht se kure).
    Sherimi,si e kam ceke edhe me larte ka qene falas,sepse te gjithe kan dhene kontribut ne sigurimin shendetsore.Ky sherim eshte bere ne tere teritorin e Jugosllavise.Mirepo nuk eshte e vertete se sherimi jash Jugosllavise eshte bere pa para.Nese ke pase nevoje per sherim jasht Jugosllavise,atehere eshte dasht qe tere organizimin por edhe pagesen ta beshe vet.
    Sa u perket lindjeve,edhe nje gje.
    Eshte e vertete se nenat shqiptare te Kosoves kan pase kushte me te mira neper spitalet e Kosoves se sa ato te Shqiperise.Por eshte edhe nje e vertete e madhe,qe shume femije kan vdekur gjat ose pas lindjes nag " vdekje e papritur dhe e pa njohur" .Pra jeta e shqiptareve ne Jugosllavi ka qene gjithmone thike me dy teha.

    Tani edhe dy fjale per Titon.
    Tito lejoi Rankovicin te vrase te burgos e sidomos te shperngule qindra mija shqiptare me vite te tera,deri ne momentin kur u rrezikua vet dhe e burgosi e e shpalli armik.Deri ne ate kohe " nuk e kishte ditur se cfare bente Rankovici ne Jugosllavi me shqiptaret" .
    Pra nje jete me luksoze se ju e kemi pase o Brari,por edhe vdekjen e kemi pase shume me afer dhe gjithmone mbi koke.
    Tani zgjedhe ti me te miren.

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    S'ke nevojë ti propozosh brarit të zgjedhë me t'miren sepse mjafton t'ja japesh dy banane falas dhe ta detyrosh të deklarohet siq do ti!
    Adem demaçi për mos me pesue familja ishte ndarë nga gruaja sikurse që gruaja dhe fëmijet ishin detyruar që të distancoheshin nga babai. Me gjithë këtë gruaja e Ademit që kishte punuar gjerë atëherë si mësuese ishte larguar nga puna dhe për të mbajtë familjen ( më shumë dajët u ndihmonin fëmijëve të ademit për me mujtë me mbijetuar) kishte punuar gjerë në Pension si pastruese.
    Në vitin 1983 djali i Ademit kryen shkollën e mesme dhe në Kosovë gjatë këtyre viteve ishin ndergjegjesuar shumë veta dhe gjithnjë e më pak shikonin kah Beogradi. Por në vitet e 50-ta dhe të 60-ta me siguri s'kishin me u shkollue fëmijet e Ademit sikur që nuk u shkolluan fëmijët e Pjesëtarëve të NDSH-es apo edhe të Lidhjes së dytë të Prizerenit!
    Shqiptari nën Jugosllavin s'ka pas atë të drejtë themelore: për me jetue i lirë sepse në cilen do kohë ke mundur me u burgos dhe me u vra!
    Por ti brari je nga ata që ke bë shkollë në Beograd, ti me kot shtjresh që je nga shqiperia sepse ti je Udebija dhe të gjitha keto"që ti po i shkruan janë ato materiale dhe propagandë që bënte Radio Jugosllavia në gjuhen shqipe! Bile kam bindjen që ti pikrishtë nga ajo Radio Jugoslalvi vjenë sepse as Budallai më i madh me të medhaja AS BUDALLAI ME I MADH s'do të bente përpjekje që temen që ka për bazë Xhelatin dhe kriminelin tito TË MUNDOHET DHE TA SHPERQENDROJË NË DREJTIM TJETËR!
    Pra ti s'na the asgjë për xhelatin TITO dhe krahasimet e Kosoves me pjeset tjera të Jugosllavisë ngaqë krahasimet me Shqiperinë s'po na interesojnë!
    Në ketë temë s'janë relevante!
    përpos që relevante janë për ata shqipfolës që nënat ua kishin nemur gjirin sepse i sherbenin Jugosllavisë me mirë se cili do kelysh tjetër që do të sherbente duke qenë kelysh!
    Sa për Shqiperinë dhe si ishte atje gjatë viteve 1945 - 1990 ka tema tjera dhe shkruani në ato tema!
    Këtu bë paralele në mes Kosoves dhe Republikave tjera të Jugoslalvisë!
    Se sa kanë qenë shqiptarët të izoluar mjafton të thuhet që gjerë në vitin 1981 në vet Jugoslalvinë, Sllovenët përshembull. shumë nga ata nuk e kanë ditur se ku gjendet Kosova dhe se kush jeton në atë pjesë!
    merreni me mendë tani se sa e izoluar ka qenë Kosova!
    kosova ka qenë një laborator i madh i hapur për t'u bërë eksperimentet nga më të ndryshmet!
    ndersa më së shumti të burgosur politik nga radhet e shqiptarëve ka pas pikrishtë gjatë viteve 1970 - 1980 se sa gjatë sundimit të rankoviqit!
    Gjatë viteve 1970-1980 më së shumti shqipfoles kishin nderruar përkatesin e tyre dhe tash deklaroheshin që janë " Jugosllavë".
    ishin vite të rrezikshme ato të viteve 1970-1980 sepse politika e dhunës ishte zevendsuar me politiken e të të xhveshurit nga të qenit shqiptarë në emër të të drejtave pak më të " mëdha*".
    Për këtë arsye po këndoget kënga:
    na ishte një herë një qenë me emrijn TITO
    e një coftin me emrin Jugosllavi
    që ne shqiptarët nënën ia kemi q.i.
    Të dyve( se ai coftina i Kumrovecit kur cofi
    ishte bë cungë sepse e kishin pre në të gjitha anët
    dhe keput dy kembet si me qenë pulë!

  5. #235
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ti preng nuk guxon me i ra drejt gjanave sepse e din se ku del me te drejtat..

    sa i perket atyre organizatave sikurse lidhja e dyt e prizrenit.. gjurmimi.. arrestimi e denimi i pjestareve te asaj organizate.. eshte bere nga dy sigurme,.. nga i enverit dhe i rankoviqit..
    nje pjese e pjestareve te asaj organizate jan arrestuar nga sigurimi enverist ne hapsirat e shtetit shqoiptar e ju eshte derguar ne pranga udb-es se rankoviqit.. ne kosov e jugosllavi.. kurse shum nga bashkmendimtaret e atyre burrave.. jan denuar ne shqiperi e kan vdekur burgjeve te enverit..
    ne se don emra te jap..

    ka qen thua ti e izolume kosova ne vitet 70 80 ta se slloveni nuk e paska dit ku bjen kosova e kush banon aty..
    shum qesharake kjo teze..

    kosovari i asaj kohe jo vetem nuk ishte i izoluar por ka bredhur ne gjith jugosllavine per pune per pushime e udhetime e jo vetem kaq por ka udhetuar punuar e shetitur ne krejt europen pa pasur nevoj per vize me pasosh te marshallit..
    kjo eshte e vertete.. or preng..

    un nuk kam asnji arsye me krahasu kosoven me slloveni..
    un krahasoj kosoven nen tito..me shqiperine nen enver..
    dhe nga krejt cka thash un e qe i pohojne te gjithe.. del se shqiptari nen tito ka qen shum me i lire se nen enver..
    erdh nje dit qe shqiptari i kosoves iku masovikisht ..prej trojeve.. por kjo erdhi prej genocidit serb te viteve 1997-8 ..

    kurse shqiptaret nen enver iken pa e pas per mbrapa ndonji bajonet shkau ..
    perkundrazi.. ata e pan se nje cast bajoneta enveriste nuk po i ndalonte me thy qafen.. dhe iken.. sikurse eshte eksodi i madh i viteve 90 ta..
    bajoneta ishte diktatura kanibale enveriste.. fukaralleku legjendar qe enveri u la trashegim shqiptareve qe i detyroj te ikin ne format me te dhimbshme..

    pra si ne shqiperi si ne kosov enverizmi ka shkaktuar tragjedi..

    dhe ata te denuarit ne vitet 70 80 ta.. ne kosove.. 99.99999% jan rini e shkalafendur trush qe duke degjuar pallavrat enveriste ne radio tirane.. u angazhuan ne nji levizje pa lrye e cila ata vet i coj ne qorrsokak dhe kosoven e coj ne humbje te atyre pluseve qe po i gezonte populli i kosoves ne vitet 70 80-ta..

    ju enveristety sot mburreni sepse keni uzurpuar nje genjeshter..
    kinse jini krijuesit e uck-se..

    jo. ju nuk krijuat asnji uck.. pra u-ushtri.. c-clirimtare.. te k kosoves..
    ju krijuat per llogari te mafies enveriste qe beri revolucion caushist ne 97 ten.. te ciles i duhej mbas marrjes se pushtetit ne tirane nje baterdsi e qamet ne kosove per llogarit e saje te flliqta politike.. dhe ne ndihme te ketij hesapi anti kombetar dolet ju per zot.. sepse ju vet nuk kishit cte humbni nga kjo aventure.. perkundrazi ju shtohej nji shanc per mashtrim e grabittje devizash.. kurse famikljet tuaja i kishit siguruar me kohe neper zyrira e hamburgera..
    pra ju krijuat nje krijese te cilen e etiketuat si uck.. e cila kurre nuk qe uck.. sepse asnji dite nuk u be ushtri.. sepse asnji fshat e jo ma kosov ajo nuk cliroj.. e kete e verteton prekazi.. e verteton.. ne se do te kish pak vullnet kup shima me paraqit nji harte te kosoves dhe aty me kryqe e pika te shenonte vendodhjet kronologjike te shtabit te drejtoris politike..
    ne se do e bente kte do shikonim nje komedi..
    nje zikzak qe nisjen e ka ne qyrez e prekaz e fundin ne rogner..

    ju enveristet krijuar vertet nje ushtri te disiplinuar.. por jo ate clirimtaren por ushtrine e shpallsave..ze dhensave.. komunikat shperdaresave.. e cila ushtri te vetmen merit qe ka.. eshte nje merit qe po te thuhet ju ju ze tmerri.. por un ju a them sic e kam thene.. dhe nuk jam i pari.. nga vet populli i drenices ka dale.. kjo sentence qe ska top e fabrik shpifjesh ta hedh poshte..
    pra ju krijuat nje qen te keq qe solli ukun-ushtrin arkane.. ne vatrat shqiptare..

    historia do i sqaroj keto pika me mire..

    pra ju enveristet jini aleat e pa paguar i akademis serbe..


    ishte shovinizmi serb qe marrosej prej idhnimit kur shikonte kosov 70 80 ten qe po ecte perpara.. dhe enverizmi i tiranes.. qe terbohej nga kjo kosov e 70 80tes..

    prandaj ju perdoren juve.. athere..

    dhe ne 97 prandaj ju perdoren..

    ju u niset me i bo nder ps-se kur krijuat ushtrin shpallse uck.. mirpo ky nder i shkoj shum per shtat akademis ushtris e sllobodanis..
    dhe dihet kjo..

    kosova u rrafshua ne 2 - 3 muaj..

    ne pak jave ju i dhate arsye ushtris serbe te cfarose miljona shqiptare..
    jo kot ju quajten dor e zgjatur e serbise..

    desh zoti i madh.. dhe dihet..
    lavdi natos..

    spo e zgjas ma..

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Ti brari më mirë do të bëje të lësh prapa propaganden e Radio Jugosllavisë " Ju flet radio Jugosllavia" sepse të gjitha këto që ti i thua janë pjesë e asaj që fliste kjo Radio për çdo ditë!
    Ti sa kërcen si karcell nga një temë në Tjetrën sa që edhe për pordha tg që leshonin Kuajtë në ditë pazari në kosovë fajet i ka " pas Enveri".
    Enveri për fajet e veta merr përgjegjigje nga ata të cilët i ka sunduar!
    Por ti mos devijo si udebesk që je temën që të mos flitet për genocidin e ushtruar ndajë popullit shqiptarë nën Titon dhe Jugosllavinë pjesë e të cilit genocid ke qenë vet dhe bartës i politikes Jugosllave për Kosovën!
    Kjo që them bartës i politikes serbë për Kosovën s'duhen shumë për të menduar ngaqë jmjafton të lexohen këto që ti po shkruan dhe s'kanë asnjë ndryshim me ato që fliste dikur Radio televizioni i beogradit në serbishtë dhe RTP-ja në gjuhen shqipe!
    sa i përket UÇK-ës atë se formojë askush por u formua nga populli si domosdoshmeri e kohës për të fituar lirinë por ti si DINAK dhe me PERVOJ sherbimi në Beograd që je me mjeshtëri mundohesh të largosh vëmendjen e të mos flitet për KRIMET NËN TITON DHE JUGOSLLAVINË duke dashtë me këtë të gjuash topin në terren tjetër!
    Për këtë të përgëzoj ngaqë ke arritë disa t'i vësh në kurthin tëndë por jo edhe mua!
    Tito ka qenë vetëm një dorë e zgjatur e Serbisë dhe serbëve¨
    Nën Titon s'kishin të drejtë shkollimi shqiptarët ndërsa pas Luftës së dytë ishin të izoluar familjet që njiheshin si armike të Jugosllavisë!
    Izolimi që bënte pushteti i Titos ishte shumë i rëndë ngaqë AI PUSHTET NUK TË INTERNONTE NË NJË VENDË TJETËR por të linte të jetoje në fshatin tëndë të Lindjes por që fshatarët ishin të detyruar me të izoluar. Pra njerzit e tu ishin të detyruar me u distancua nga Ty, Nga familja jote dhe nuk të vinin më as për vdekje dhe as për dasmë!
    Në shtete tjera Internimet ishin shpetim ngaqë të dërgonin në një vendë të Ri dhe të huaj për Ty ku shikimet dhe denimet që të bënin të pora njohurit ose të panjohurit nuk dhimbnin aqë shumë se sa Izolimi që të bënin vet bashkëbanuesit me ty, vet bashkëfshatarët dhe familjarët!
    Një izolim të tillë e kishin ndjerë vet familjarët e atyreqë kishin kundershtuar në çdo kohë dhe në çdo moment Jugosllavin me çmimin e jetës së tyre kështu që ti brari duke qenë në Beograd dhe folës i Radio Jugosllavisë s'ke pas idenë dhe s'ke as tash idenë se si jetohej në Kosovë!
    vet Kosova ishte në Izolim të tërë nga pjesa tjetër e Jugosllavisë sikurse që vet Kosova ishte një burgë i madh ose më mirë me thënë një GuaNTANAMO sepse edhe të burgosurve u japin ushqim, i lajnë të shetisin gjatë ditës por të cilët të nesërmen i vrasin me metoda më të tmerrshme!
    Tekefundit për KRIMET E KOMUNIZMIT në KOsovë së shpejti do të flitet dhe do të hapen arhivat konform asaj që ka kërkuar parlamenti europian dhe konform rezolutes që do të sjellë parlamenti i Kosovës!
    Të gjithë bartesit e Teseres së partis komunsite të jUGOSLALVISË PËR kOSOVËN DUHEN TË DËNOHEN!

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Më pëlqeu kjo thënje e Tafil Durakut për titizmin dhe sherbëtorët e titizmit e cila fletë shumë-shumë sa që nuk duhet hargjuar më shumë kohë për të dëshmuar ndonjë gjë tjetër.
    Citati:

    Nuk e kam thënë rastësisht maksimën time për “shqiptaro”-titistët udbasho-kosistë: As kundra( këpuca) më e zezë në historinë e njerëzimit, nuk kishte ditur të pjellë antishqiptarë më të zez e më antishqiptarë, seç ka pjellur kudra e quajtur Tito.( Tafil Duraku)

    Pra prodhonin " shkencetarë" e " gazetarë" që të thurnin planet më djallëzore për shqiptarët dhe të pohonin dhe fallsifikonin çdo gjë që kishte të bënte me shqiptarët duke i shfrytezuar shqipfolesit që dalloheshin si më të zëshmit pikrishtë ndajë vet shqiptarëve.
    Lëreni këtë propagandë o brari and co se u bëtë horë fare sa keni filluar të më ngjani në atë robotin që e kishin bërë kaubojë që të kënaqte të tjerët dhe të cilit posa i hargjohej bateria mbetej i ngrirë gjerë sa padroni akoma se vënte në lëvizje.
    Jemi në vitin 2008 dhe vdekja e Titizmit dhe shtetit të atij Monstrumi ballkanik kishte filluar dergjen e vdekjes që nga vitit 1981.
    Thjeshtë Jugosllavia e jashtëqitjes së njerzimit me emrin tito ishte një shtet " shtetë i poshtër" ku të drejtat e jo serbëve shkileshin më së rëndi në tërë rruzullin tokësor!
    Më shumë të drejta në ish Bashkimin Sovjetik kishin jo Rusët dhe jo popujt që formonin atë shtetë po ashtu artificial ngaqë kishin republikat e tyre se që kishte populli shqiptarë nën TITOn!
    Më shumë të drejta kishin azerbejxhanët, kirgistanet,estonezet,armenasit, turkmenistanët nën BS dhe Brezhnjevin apo Hrushovin se që kishte populli shqiptarë nën Titon dhe titot e tjerë të cilët shqiptarët i kishin si prenë e tyre sa herë që u jepej të dilnin për gjahë!

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Po të them shkurtë: shqiptarët e Kosovës e shkatrruan jo Institucionet e Jugosllavisë por shtetin jugosllavë!
    Ti shkruan ne mënyrë shumë kontradiktore!
    Ti nuk sjellë argumente për shkatërrimin e YU nga shqiptarët,ti përshkruan pozitën e rëndë të shqiptarëve në YU e në vende-vende rastet më të rënda të individit (shqiptarit) i'a përshkruan gjithë shqiptarëve (Kosovës).

    -Kur shqipatrët (Kosova) shaktërruan YU sipas teje,pse mbeti pjesa tjetër e shqiptarëve në maqedoni,mal të zi e srbi?

    -Nëse shqiptarët e Kosvës shkatërruan YU,si ndodhi që të gjitha republikat e tjera të YU së shkatërruar (Slovenia,Kroacia,B e H,Maqedonia,e më vonë edhe Mali i Zi) u pavarësuan në fillim të 90-tave,kurse Kosova u pavarësua në vitin 2008.(12-15 vite më vonë)!

    Sa i përket Filmit të NATO-s me të cilin fillon duke paraqitur harten ee Jugosllavisë dhe pastaj duke shenuar në sfondë Kosoven dhe duke treguar demonstrtat e vitit 1981 me pohimin këtu nisi gjithçka se kam kohen me ta gjetë dhe me ta sjellë ty për të të bindur ngaqë s'më ha palla shumë në bindesh apo nuk bindesh!
    Një Televizion Suedez ( shtetrorë) ka bë një program ( Film Dokumentar)me kohë zgjatjeje të madhe ku po ashtu tregohet ai filmi i NATO-s.
    Më duket titulli i Filmit dokumentar ishte " Si u shkatërrua Jugosllavia" dhe në të cilin filmë flasin figurat më relevante të Politikes Jugosllave të viteve të 70-ta dhe të 80.ta dhe fillim viteve të 90-ta!
    Gjeje, kërkoje vet dhe shikoje!
    Ti me këto "info" që sjellë për këtë filmin e NATO-s,len përshtypjen se,jo që të ka hupë fija por të ka hup i gjith lamshi.
    Filmi quhet:
    The Death of Yugoslavia dhe është prodhim/dokumentar i BBC që në vitin 1995!
    E kam shiku shumë herë këtë dokumentar,qe po t'a sjelli edhe ty linkun e shikoje dhe ti.Kape fijen prej fillimit.
    Sa i përket fillimit të këti dokumentari,do ti shohësh pamjet nga Kosova por jo të viti 1981 si thua ti,por të vitit 1989 në Fushë Kosovë,(pak muaj pas shkatërrimit të kushtetutës së 74-tës të Kosovës gjë që përmendet poashtu në pjesën e parë të këti dokumentari prej tri pjesësh),prej aty kur millosheviqi fillon karierën e tij politike dhe luftat për shkatërrimine YU.

    Sa i përket dokumentarit të televizionit suedez (në Suedi nuk ka TV shtetëror,por TV publik,nëse mund t'a bësh dallimin) e kam të inçizuar dhe pjesëmarrës janë akterët në konferencën e Rambujesë.Shtjellohen ngjarjet (për ne të njohura) rreth Kosovës dhe për Kosovën.

    p.s.
    sipas teje,srbia (trashëguese e YU-së) ka shumë të drejtë t'a paditë/akuzojë Kosovën në gjykatën ndërkombëtar për drejtësisë si shkatërruese të sovranitetit të YU.
    sipas meje,Kosova ka të drejtë t'a paditë/akuzoj Srbine (trashëguese e YU-s)në gjykatën ndëkombëtare të drejtësisë për shkatërrimin e Kosovës (vrasje civilësh,tentim shfarosje të popullatës shqiptare në Kosovë,shkatërrim të infrastrukturës ekonomike,shëndetësore,arsimore,fetare etj,etj).

    në mungesë kohe për sonte kaq.
    linku i dokumentarit,The Death of Yugoslavia (3 pjesë).

    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Nuk po zgjetem më shumë por po të themë edhe një herë që Filmi fillon me paraqitjen e hartës së jugosllavisë duke marrë në sfondë pastaj Kosoven dhe duke filluar me thenjen" çdo gjë filloj këtu".
    Nëse ti ke sjellë një film të BBC at'herë ai është një film fare tjetër sepse edhe ZDF Gjerman ka një Film që fletë pak më ndryshe etj etj!
    Filmi në fjalë që fletë ti i BBC nuk mund të mirret me luftën e fundit në Kosovë ngaqë ajo fillon pak më vonë se viti 1995...
    Filmi Dokumntar që të kam thënë unë është në tri vazhdime me nga tre orë program.
    Ti nuk thellohesh më thellë por kuturu i bë gjërat ngaqë ka shumë shembuj në Botë kur një pjesë fillon Rezistencën, pjeset tjera e shfrytezojnë më mirë dhe me më pak pasoja arrijnë pavarsinë".
    Shembulli më i mirë është Maqedonia e cila më së miri e shfrytezoj Konfliktin në Jugosllavi dhe kaloj pa therë në këmbë megjithëse për nga rendesia në ish shtetin Jugosllavë vinte shumë më mbrapa Kroacis, Sllobvenis, Malit të Zi apo edhe vet Bosnjës!
    Sa i përket shqiptarëve, pyetjen që bë ti, është pa lidhje dhe pa menduar ngaqë shqiptarët që filluan t'i vënë një sëmundje shumë të rëndë Jugosllavisë ata jetojnë në malin e zi të pavarur, Në maqedonin e pavarur por jo edhe në Jugosllavin shtetin monstruoz dhe fallso!
    pastaj sa për kuortazi, sot në Tv dëgjova një thënje të një mjeke e cila tha:
    " Sëmundja malinje, infektimi nuk fillon menjëherë por ajo sëmundje mund të paraqitet 15 vite më herët dhe së cilës nëse nuk e zbulojmë me kohë zhvillohet dhe kur ne ta hetojmë ajo ka marrë formen përfundimtare, atë të vdekjës".
    Jugosllavia infektimin me sëmundjen malinje e kishte marrë në vitin 1981 gjatë demonstratave të vitit 1981 prej nga kishte filluar të shkatrrohej dalë e ngadalë që më në fund të vdiste pamëshirshëm!
    Kështu që ajo definitivishtë vdiqë nga mesi i viteve të 90-ta ndersa sa i përket shqiptarëve po ashtu e dimë që Luftuan panderprerë kundra perandoris osmane, bënë Kryengritje të herë pas hershme por që nga popujt e ballkanit të fundit e fituan pavarsinë ani pse të parët e filluan Luftën dhe rezistencën!
    Diçka e ngjashme ndodhi me shqiptarët e Kosovës dhe Kosoven, trë parët i dhanë goditjen vdekjeprurëse dhe të fundit i hodhen lopaten e fundit me dhe gjatë varrimit!
    E, tash ndoshta dikush kërkon të themi se si ne shqiptarët, hymë në Jugosllavi gjerë në beograd dhe i shkatrruam Institucionet atje?"Një kërkesë e tillë bëhet nga ata që s'shohin më largë se hunda ngaqë një gjë e tillë do të quhej" okupim-pushtim" çka në fundë të fundit po të ndodhte do t'më pëlqente shumë-jashtëzakonisht shumë!
    Për të ditur se si e shkatrruan shqiptarët Jugosllavinë po të marr një shembull.
    Para shumë vitesh dy gazetarë e zbuluan aferen " uOTERGEJT" NË shba, SHKRUAN DHE E FUTEN spirren mbrenda. Më vonë u detyrua Presidenti Nikson të jepte dorëheqjen jo pse për të votuan ata dy gazetarë ( ngaqë askush si pyeste) por pse Senati e kuptojë që diçka nuk shkonte dhe vendosen të votonin dhe ta shkarkonin ose më mirë me thënë i kërkuan dorëheqjen!

    Ndersa sot askush nuk thotë që Senati e detyrojë të largohet por thuhet " dy gazetarë e zbuluan aferën".
    Shqiptarët me Rezistencen e tyre ndajë Pushtetit Jugosllavë si me demonstrata ( 1981, 1982, 1984, 1986 sikurse në vitet 1988 dhe 1989 i bënë me dije tërë botës që aty asgjë nuk është në rregull dhe për këtë gjë së pari u binden republikat e Jugosllavisë që të shpetonin nga një kontrollë e re e serbisë. Sikur të mos protestonin shqiptarët ashpër dhe të mos e paguanin me gjak dhe burgë republikat e tjera Jugoslalve s'do të mendoheshin a me jetue në ASIMETRIN FEDERALE me SERbinë ngaqë s'do të hetonin rrezikun Serbë për kontrollin e tërë Jugosllavisë!
    Falë asaj që shiptarët i futen virusin kanceroz Jugosllavisë ajo u sëmund rëndë- shumë rëndë dhe më në fundë publikishtë cofi si mos më keq!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 10-11-2008 më 08:15

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tafil duraku nje enverist qe si gjith enveristet kosovare i urrejne ata njerez ne kosove.. qe kosoven e ben nje zvicer te vogel ne vitet 70 80 ta..
    por historia nuk mund ti harroj ato gjenerata qe e ben kosoven me shkolla ne cdo fshat.. me gjimnaze ne cdo qytez.. me fakultete ne cdo qytet.. e me nji univetrsitet gjigand ne prishtine.. me te madhin ne ballkan.. e mbi te gjitha i dhan dhjetra gjeneratave te fmive kosovar.. buk e veshje e ngrohje.. e sherbim mjekesor falas..

    ne se sejcili prej ketyre burrave vec e vec..(qe un do i quaj.. heroj e ju quajini titista e kardelista e cka te doni.. pra ata qe kan meritat per kosov 70 80-ten) hapen me dhjetra shkolla e nderrmarrje ambulanca e spitale.. rruge e ura pallate e mijra vila per popull shqiptar.. .. te gjithe enveristet me i mbledh me ne krye demaqin e deri tek prenga e tafilat duraka.. asnji shkoll te vetme nuk e hapen per at popull.. asnji shitore buke.. asnji meter asfalt.. nuk shtruan.. ata vec pallavra e zi i sollen kosoves..

    lavdi dhe nji here atyre qe punuan per kosve..

    lavdi natos..



    ne nji gje enveristet kosovare ja kaluan serbeve aso kohe.. .

    ata me shum se serbia prisheshin menc nga sukseset e kosoves te kesaj periudhe.. ndersa serbet ishin te detyruar nga autoriteti i titos te mos dilnin ashiqare kunder ecjes se kosoves.. enveristet kosovare nen dirigjimin e kucedres nga tirana..ppsh e enver hoxhes.. luajten te gjitha guret qe kjo ecje e kosov 70 80 tes te stopohej me te gjitha menyrat.. sepse ajo kosov e vogel e me shum halle te dukshme e te padukshme.. po e sfidonte ne te gjitha fushat kafazin stalinist te enver hoxhes..shtetin shqiptar..
    po si stopohej kosova ne ate rruge te nisur mbare..

    mjeshtria e partis se enverit e dinte se cfar e ndalte kosoven.. nga kjo rruge e frytshme ne shum plane.. qe po e linte prapa si dele te zeze "kalane socialiste" te enverit..

    e kjo ish tenku i ushtris jugosllave..

    dhe aty e coj me dinakeri ppsh-ja enveroiste me veglat e saje ne kosov e diaspore..te ngraten kosove..

    kjo eshte prapavija e demonstratave te 81-shit..
    le te lehin e shpifin e mburren ata vagabonde.. me " vepren e tyre" kinse patriotike..

    fakti eshte se me ato demonstrata u thirr tenku serb e jugosllav..u thirr shovinizmi serb e barbar qe ta mbyse kosoven e ta coj prapa e vetem prapa.. dhe keshtu ndodhi.. kosova e ndali ecjen.. e vite te zeza i erdhen.. atij populli..
    por u qetsua bisha ne tirane.. e ky " sukses" vazhdon te jete lavdia e enverizmit kosovar.. ala sot e kesaj dite.. se ja shpetuan faqen enverit.. se kosova nuk u ba ma e mir se shqipnija..
    ky ishte ideali i tyre kjo ishte inspirimii ketyre m.utsihaneve.. pra me demtu kosoven me cdo mjet..

    sic mburren drejtoria enveriste politike sot me komunikat shpallje luften e saj "heroike" qe solli zbrazjen e kosoves perfundimisht.. prej popullates shqiptare..

    pra enverizmi kosovar ne 81 solli policine e tenkun serb qe shtypi ate lulezim qe mori kosova ne epoken 70 80..
    ne 97 enverizmi kosovar solli ushtrine arkane per ta mbyllur kapitullin me shqiptaret.. dhe ata e mbyllen..
    3 milion kosovaret e morren rrugen ..

    cka ndodh pas kesaj.. eshte kapitull me vehte ku enverizmi kosovar nuk ka me asnje rol..

    kosova merret ne mbrotje nga nato..e cila.. i thot serbis ik.. e drejtoris enveriste xhvishu e le ato pushk boshe ne tok e zbrazini xhepat.. e pi.rdhuni..

    kjo eshte historia e shkurtuar.. e kosoves..

    krejt tjerat jan pallavra..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 11-11-2008 më 19:04

Faqja 24 prej 29 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. A është e vërtetë përplasja e qytetërimeve?
    Nga [xeni] në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •