Close
Faqja 11 prej 29 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 285
  1. #101
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Ajo që kam sjellë"unë është Prishtina e fillim viteve të 70-ta dhe gjatë viteve të 60-ta. Kjo që ke sjellë ti ka të bëjë me vitin 1979 kur krimineli Tito vije në prishtinë me rastin e hapjes së Hotel Grandit!
    Pra kjo po vërtetoon atë që kam thënë unë që vetëm tri rrugë i kishte prishtina të asfalltuara ndersa të gjitha rruget e tjera i kishte me baltë. Në fundë të fundit kur dihet që vetëm kur Ismet beqiri ishte kryetar i prishtines filluan rruget anesore të beheshin me asfallt!
    E se si ishte prishtina këtë gjë e di unë që jam me babë e babëgjysh prishtinas dhe atë nga ata më të vjetrit e qytetit!
    Shtepia e mallrave ku u prish qyteti dhe lagja e zejtarëve ku kalonte një rrugicë e vjetër mu ku gjendet sot Përmendorja e Skenderbeut!
    Rrugët e prishtines, ato me asfallt ( tri rruget Kryesore) u shtruan gjatë viteve 1974- 1975 dhe ironia me qenë më e madhe kryetar Komune aso kohe ishte një serbë!
    Nëse ju pëlqen jeta e kosoves shikone atë Joutube që kam sjellë më lartë!
    Viti 1970- 1979 ka dallime të mëdha!
    kujtone Kosoven si si dukej para nëntë viteve dhe si duket ajo sot!
    Dhe s'do mendë që krimineli Tito kur ka ardhë s^ka shkue me pa mjerimin e shqiptarëve por ka ardhë për qëllime propagandistike!
    ndersa ata që i shihni rrugëve s'kanë pas qare pa dalë e me pritë sepse Komiteti, aktivistet e bashkesive lokale dhe të OTH më vonë i ndeshkonin!
    Por kjo gjë ka qenë ne të gjitha vendet komuniste! Ashtu siq s'kanë guxuar mos me dal e me pritë Enverin ashtu ka qenë per kriminelin Tito!
    drejtoeret e fabrikave me sekretaret e partive i kanë organizue punetoret me dalë gjoja me pritë kriminelin që pastaj ma vonë me dhanë në lajme por edhe në Lajmet e jashtme se si po e presin dhe po e dojnë Titen shqptaret!
    Por para se të vinte ai UDB-a nacionalistet shqiptarë i mbyllte ne burgë gjerë sa të mos ikte nga kosova krimineli Tito!
    Aty duhet te jete viti 1975 kur Universiteti i Prishtines i akordoi Titos titullin e Doktorit te Nderit. Po kjo s'ka shume rendesi, sepse pamja qe ke sjelle nuk eshte e viteve '70 ne Prishtine. Ndoshta ne vitet '50, pra pas luftes.

    Ndersa kur te shkruash Enver dhe Tito, plotesoje krimineli Enver dhe krimineli Tito!

    Nejse vazhdojme.

    Kosova qe nga viti i zi 1944, kur trupat pushtuese serbe, shqiptare dhe bullgare e pushtuan ate me dhune dhe deri ne vitin 1966 i ishte nenshtruar nje regjimi te tmerrshem ushtarak. U pushkatuan dhe u mbyten me mijera shqiptare. U ndoqen dhe u perzune nga trojet shqiptare me mijera te tjere. Ndersa Shqiperia komuniste i ruante fort kufinjte e klonuar qe te mos hynte edilte as zogu, ne vend se te protestonte per kete regjim ushtarak.
    Po si mund te protestonte Shqiperia enveriste ndaj nje regjimi te tille ushtarak, kur ajo vete kishte instaluar nje te tille edhe me te tmerrshem ndaj shtetasve te vet!?
    Ku kishte goje enverizmi qe te dilte ne mbrojtje te te drejtave kombetare te shqiptareve ne trojet jashte Shqiperise?
    Ne ato vite vete Shqiperia komuniste ndiqte dhe perndiqte, varte dhe pushkatonte ajken e intelektualeve dhe nacionalisteve shqiptare.
    A nuk e bente te njejten gje dhe Jugosllavia e Titos po me shqiptaret? Po!
    Pas vitit 1966, kur ne Jugosllavi u zhvilluan procese te fuqishme derankoviqizimi, nisi dhe ne Kosove te levize dicka.
    Ngjarjet e vitit 1968 e pershpejtuan procesin e dhenjes se nje autonomie me te gjere per shqiptaret, gje qe u sanksionua ne Kushtetuten e vitit 1974, kur Kosova njihej si Krahine Autonome qe ne fakt ishte nje republike e 7-te e Jugosllavise.

    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 31-10-2008 më 15:21

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gurkuq..

    ke shum te drejte.. per cka thua..
    kosova e ka dashur shqiperine dhe ashtu te leckosur..
    asnji kosovar qe ka ardhur si vizitoro-turist.. ne shqiperi ne vitet 70-80 ta.. edhe se e ka kuptuar me njihere se shqiperia ishte bangladesh.. kur jan kthyer ne kosove ata nuk kan folur asnji fjale per kete problem.. perkundrazi kan vazhduar ta ushqejne iluzionin ke tjeret se.. valla shum e bukur nana shqipni.. dhe kte e kan bere me zemer jo per hipokrizi..

    ja cme tregonte nji dit nje mik..
    ne vitet 70 e ca vjen nji kosovar .. si biznesmen.. jo privat por shtetror a si ka qen athere vetadministrimi titoist.. pra si perfaqsues i industrise ushqimore te kosoves.. me lidh kontrata me industrine shqiptare te shqiperise.. pra nje drejtor i fabrikes se birres peje.. ky konkretisht.. i cili ne kte rrugetim nuk kish vec hall tregetie.. por dhe familjar.. me takue te vellan ..
    i vellai ishte nji arsimtar kosovar i cili ish arratis prej kosove ne shqiperi..
    vjen ky dhe pasi mbaron punet me drejtorat e ministris e kombinatit ali kelmendi.. ( dhe vet ky drejtori kosovar mbiemrin kelmendi e ka pas) niset me taku te vellan diku ne myzeqe..
    e takon po cka me pa.. i vellaj trok.. trok si gjith tjeret athere..
    niset per kosov e vjen perseri duke shfrytezue kte lidhjen tregetare.. dhe kte radhe e mbush kerrin me rraqe per te vellane..pra me tesha e ckish mund me marr..
    shkon te i vellaj dhe ja gjun.. hedh rraqet e vjetra ne kazanat e plenave.. berllogit..e i jep kto qe kish pru pi kosove..
    e iken.. ne kosov..
    mbas disa kohesh fillon i vellaj ne shqiperi me u vesh si njiri.. me i ndrru kmishat e kostumin etj..
    sic duket e provokojn dhe ja gjejn.. se ky kinse po bante axhitacion propagand kunder pushtetit dhopullor..dhe vete ne burg i ngrati.. nja 10 vjet po i her per politik..
    pra u ba sebeb i vellaj nga kosova.. qe pa qellim te keq i coj do tesha e qe sigurimi e partia ta shohin si rrezik kte rrezikziun e ngrate..

    gurkuq.. dhe nana duhet ta doje.. bijen e vet me sinqeritet.. pa hile..

    nejse kto nuk i kuptoni ju..


    ne fakt kosova ne pak vite.. lulezoj.. e kjo kohe eshte midis viteve 70 80-te.. por edhe se cdo gje ne kosove ishte cilesisht me e mire me moderne se ne shqiperi.. ne nje pike tirana ja kalonte prishtines..
    ne bulevardin.. kryesor..
    pra prishtina nuk e kish nje bulevard si ai i tiranes.. veper kjo e kohes se zog-musolinit..
    kurse shqiperia ja kalonte kosoves ne nje pike.. se ka det.. po keto jan dhurata te natyres.. e nuku kan karakter politik..lol.



    dita ..

    une nuk i shikoj dot kto videot e prenges e dydrinasit.. se kompjuterin e kam me difekt.. pra sdi cte them..

    un skam qen ne kosov qe te di ku fliste fadili ..
    por pyet ata qe i dine punet dhe do te thone se..fadili ashtu ka thene.. e eshte fjala.. ne kohen kur enveri fillloj me mbajt fjalime kinse ju dogj xhani per kosov.. por reagimi i fadilit ishte si kofini pas te vjelit.. enveri e kish mbjell bukur dreqin ne kosov dhe e krey misionin e vet..

    ne fakt ajo fjal e fadilit eshte shum e vonuar..
    fadili besoj une..ka pas iluzione per enverin..
    ai ka mbajtur per enverin ato pershtypje qe ka pasur nga koha e luftes kur dikush mund tja ket pershkrue si babaxhan si burr zamani etj..

    kush mundet me na sjell ketu nje shkrim te gsh-se per zai fundon.. dhe porosia e enverit per ta pushkatuar..

    pra fadili nuk i doli zot me kohe kosoves qe ta mbronte nga kolera enveriste e cila kish si qellim..ta shkaterronte creshendon kosovare te 70 80 tes..
    ai nuk e ka besuar se.. ata ne tiran ja kan me hile.. e ky eshte gabimi me i madh i fadil hoxhes.. dhe nji dit ai u gjend i fyer nga enveri qe ja kish mbrrit qellimit me pa kosoven nen zinxhira te tenkut jugosllav.. dhe i poshteruar nga serbet qe me sllobon moren revanshin... dhe shkelmuan fadilin.. dhe i vune fadromin.. kosoves se 70 80-tes.. dhe atyre cka kosova kish mbrrit..

    pra fadili nuk ka pasur inteligjencen e duhur..

    ai iku me iluzione..

    vazhdojm njiher tjeter..

  3. #103
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    O brari a ka tastatura Yte shkronj te madhe kund a jo!Lere bre politiken Kosovare se as ne qe jetojm ktu nuk i bijm ne fije.Fakt qe ne gjithmon e donim Shtetin am,ani qe nuk ishte NENE por ne e ndijshim ashtu!
    Me fale.......
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    E panjohura,

    Ne kemi nevoje per kete lloje terapie.Pse, sepse,kam pershtypjen se, ne ne kosove jemi populli me iluzionist i botes.Teper besojme,teper urrejme,hic nuk mendojme dhe me nje fjale behemi si delet dhe gjithmone na "gjendet" nje ujk qe na ruan mire...!
    Eshte e rende per neve te pranojme disa fakte qe kane qene te ditura edhe ne ate kohe.

    Njeriu sheh ate qe don t`a shoh.Me 1979 nje grup studentesh te Kosoves kane vizituar Shqiperine.Vetem me 1999,njeriu shume i aferm i imi,i zene ngusht ne Tirane nga pyetjet e femijeve,filloi te flete pakez per perjetimet e 20 viteve me pare,kohen e "lulezimit" te pushtetit te Dulles.Ishin sa trishtuese aqe edhe tragjiko-komike...!

    Mendoj se duhet ta njofim kete kapitull te errt te historise sone,kendej e andej kufirit,pa paragjykime e ndasi partiake , krahinore e ideologjike,me nje synim qe ky tip sistemi politik perjashtues,jodemokratik,denigrues ndaj vlerave te jetes,besimeve dhe tradites,mos te na perseritet me kurre.
    Por mos te harrojme se Kosova ka qene nen roberi,e okupuar,e perdhosur,e shprazur,e perqare,e vrare (60 mije vrasje ne fillimvitet 1944-1957),e privuar nga te drejtat elementare te nje populli(e drejta demokratike e popullit per plebicit ose referendum) dhe tash ne fund edhe e pergjakur dhe dhunuar nga bijte e atyre komunisteve te Titos dhe sherbetoreve te tij edhe shqiptare....

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Aty duhet te jete viti 1975 kur Universiteti i Prishtines i akordoi Titos titullin e Doktorit te Nderit. Po kjo s'ka shume rendesi, sepse pamja qe ke sjelle nuk eshte e viteve '70 ne Prishtine. Ndoshta ne vitet '50, pra pas luftes.

    Ndersa kur te shkruash Enver dhe Tito, plotesoje krimineli Enver dhe krimineli Tito!

    Nejse vazhdojme.

    Kosova qe nga viti i zi 1944, kur trupat pushtuese serbe, shqiptare dhe bullgare e pushtuan ate me dhune dhe deri ne vitin 1966 i ishte nenshtruar nje regjimi te tmerrshem ushtarak. U pushkatuan dhe u mbyten me mijera shqiptare. U ndoqen dhe u perzune nga trojet shqiptare me mijera te tjere. Ndersa Shqiperia komuniste i ruante fort kufinjte e klonuar qe te mos hynte edilte as zogu, ne vend se te protestonte per kete regjim ushtarak.
    Po si mund te protestonte Shqiperia enveriste ndaj nje regjimi te tille ushtarak, kur ajo vete kishte instaluar nje te tille edhe me te tmerrshem ndaj shtetasve te vet!?
    Ku kishte goje enverizmi qe te dilte ne mbrojtje te te drejtave kombetare te shqiptareve ne trojet jashte Shqiperise?
    Ne ato vite vete Shqiperia komuniste ndiqte dhe perndiqte, varte dhe pushkatonte ajken e intelektualeve dhe nacionalisteve shqiptare.
    A nuk e bente te njejten gje dhe Jugosllavia e Titos po me shqiptaret? Po!
    Pas vitit 1966, kur ne Jugosllavi u zhvilluan procese te fuqishme derankoviqizimi, nisi dhe ne Kosove te levize dicka.
    Ngjarjet e vitit 1968 e pershpejtuan procesin e dhenjes se nje autonomie me te gjere per shqiptaret, gje qe u sanksionua ne Kushtetuten e vitit 1974, kur Kosova njihej si Krahine Autonome qe ne fakt ishte nje republike e 7-te e Jugosllavise.

    ...
    ke gabuar temën dhe shkrimin!
    Mua më vje keq që duhet të të zhgenjejmë kur kemi të bëjmë me kriminelin Tito sepse titulli i Temës është krimineli Tito!
    Pra ketu s'ka nevoj të shkruhet për Shqiperin dhe sistemin në Shqiperi por vetëm atë që dihet për kriminelin Tito të cilit shpirti i doli për kiameti tek pasi që mjeket ia prenë këmbët dhe e bënë cungë!
    Pra më kot e keni që tentoni që vëmendjen nga krimineli më i madh Tito ta drejtoni n'gjeti!
    këtë e bëjnë vetëm ata që kanë qenë dorë e zgjatur e pushtetit titist!

  6. #106
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    E panjohura,

    Ne kemi nevoje per kete lloje terapie.Pse, sepse,kam pershtypjen se, ne ne kosove jemi populli me iluzionist i botes.Teper besojme,teper urrejme,hic nuk mendojme dhe me nje fjale behemi si delet dhe gjithmone na "gjendet" nje ujk qe na ruan mire...!
    Eshte e rende per neve te pranojme disa fakte qe kane qene te ditura edhe ne ate kohe.

    Njeriu sheh ate qe don t`a shoh.Me 1979 nje grup studentesh te Kosoves kane vizituar Shqiperine.Vetem me 1999,njeriu shume i aferm i imi,i zene ngusht ne Tirane nga pyetjet e femijeve,filloi te flete pakez per perjetimet e 20 viteve me pare,kohen e "lulezimit" te pushtetit te Dulles.Ishin sa trishtuese aqe edhe tragjiko-komike...!

    Mendoj se duhet ta njofim kete kapitull te errt te historise sone,kendej e andej kufirit,pa paragjykime e ndasi partiake , krahinore e ideologjike,me nje synim qe ky tip sistemi politik perjashtues,jodemokratik,denigrues ndaj vlerave te jetes,besimeve dhe tradites,mos te na perseritet me kurre.
    Por mos te harrojme se Kosova ka qene nen roberi,e okupuar,e perdhosur,e shprazur,e perqare,e vrare (60 mije vrasje ne fillimvitet 1944-1957),e privuar nga te drejtat elementare te nje populli(e drejta demokratike e popullit per plebicit ose referendum) dhe tash ne fund edhe e pergjakur dhe dhunuar nga bijte e atyre komunisteve te Titos dhe sherbetoreve te tij edhe shqiptare....
    Vertet ndoshta nuk kam ,,dijeni''aq te lart si Ju,por popullin tim as ne Shqipri as ne Kosove nuk e quaj DELE.I dij vetem gjerat elementare e ato mjaftojn te vetedijsohem se ishim ne nje ,,qorrsokak''te dy palet ne ne Kosove nga Tito e shum,,Tito"tjere qe me duket qe kan mbet lavra te tij,dhe ata ne Shqiperi nga Enveristat!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  7. #107
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Por...,
    Brari,shqiptaret e Kosoves,edhe po t`ua kishte shtruar me flori Titua opo Fadil Hoxha etj.,rruget dhe te kishin jetuar si ne Suedi,nuk kane mundur te pranojne kurr faktin se Jugosllavia (e Kralit,Titos etj.)ua ka mohuar te drejten e perkatesise shtetrore-Shqiperine.
    Shumë mirë ke fol.

    Kisha me shtue edhe kta: Më '81 në demonstrata askund nuk ndihej parulla "bukë" ose "duam furnizim me energji elektrike" ose "na rritni pagat", sepse s'kishte nevojë për asnjërën nga këto, i kishim. Kërkohej "Kosova Republikë".

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    trepca u radu beogradu gradu ..

    korigjojeni ju gramatikisht kte shprehje..

    pra..trepca punon..beogradi ndertohet.. thot kjo shprehje e dale ne kosov ne vitet titiste..

    qe don te thote se.. trepca e kosoves nxjerr xehen..mineralet nga nen toka.. i shkrin e prej tyre dalin metale te cmushme qe i kerkon bota e kuptohet kto sjellin deviz pra valute.. e kjo deviz ne vend qe me shku per zonen per rreth e per kosov ka shku me ndertu beogradin e ri.. pra nji far kolonializmi.. kjo eshte pak a shum filozofija e ksaj shprehjeje..

    shum e drejt eshte..

    le te bejme krahasimet..

    bulqiza eshte nje qytez ne shqiperi.. ku ne malet rreth saj ka 60 e ca vjet a me shume.. qe nxirret mineral e pikerisht kromi.. i cili ne vitet kur shqiperia ishte ne miqesi me bashkimin sovietik e vendet e tjera te kampit socialist.. mori nje zhvillim te madh sigurisht me ndihmen e atyre vendeve por kjo kish nje te mire se dhe minerali kishte treg ku shitej.. pra nuk mbetej stok..
    pra kromi i bulqizes shkonte jasht ne vendet ish socialiste.. e kuptohet se shteti ka fituar miljona e miljarda nga ky krom..
    po keshtu dhe nga gjegjani i kukesit apo rubiku ..ku nxirrej bakri etj..
    edhe mbas prishjes politike me vendet e ish kampit socialist.. kromi e bakri vazhduan te blihen nga keto vende por dhe nga vende kapitaliste..
    pra bulqiza rubiku etj i dhan shtetit miljarda e miljarda devize.. valute .. dikur rubla dikur dallers e dojcmarka etj..
    por.. le te flasim tani.. per nji ceshtje..
    sa nga keto miljarda qe mori shteti enveroist.. nga kromi e bakri.. shkuan per banoret vendas qe totalisht gjysherit baballaroisht e niperisht.. derdhen djersen ne keto miniera..
    po keshtu per trepcen..

    si ta dime ne kete..
    kemi mundesi te bisedojme me adil carcanin a xhafer spahine.. e te na thone shifrat..
    joo nuk e kemi.. sikur skemi mundesi te flasim me ymer pulen etj.. si i tregetis qe ka qen tek ju ne kosov e beograd me tregu shifrat se ku shkoj deviza e trepces..

    ska komitet qendror sado zhdanovisto ramizoist zp -ist a borbo-isto pravdo ist a tanjugoist.. a zhenminbaoist.. i djallezuar te fshehe realitetet..



    por kemi nje shifer qe ste gabon.. se ciles lehte i kuptohet madhesia e xerot prapa..
    jan fytyrat e minatoreve..
    jan shtepiat e minatoreve..
    jan veshjet e femijve te minatoreve..
    jan rruget e qytezave minatore kopshte cerdhe shkollat e katundo qytezave minatore.. jan autobuset ku shkon e vjen nga puna minatori..jan shitoret e ushqimet aty qe tregojne..
    jan ambjentet e punes ku punon minatori jan klinikat e ambulancat e vend pushimet e minatoreve qe tregojne se sa nga mali me deviza.. qe ka fituar x shtet.. nga minierat.. sa gureza me deviz.. vajten tek minatori..

    un nuk i kam pare minatoret e trepces.. as shpijat e tyre as kujdesin e shtetit titoisto fadil hoxhist.. te viteve 70 80 ta.. per keta minatore..
    por kam pyetur.. dhe duke i krahasuar krejt treguesit qe thash me lart me ato te shqiperise..me rezulton nje humnere dallimi..

    kam qen vet njiher ne bulqiz..e kalova naten ne nje familje minatori.. ne vitet 80 ta..
    nje tmerr i vertete..
    po kur pash baraken e puntoreve nen qaf buall e menxen e minatooreve.. jam tmerruar..
    janar ishte dhe menxa ishte nji barak me drrasa ku hynte era e bora nga te 6 anet.. se 4 ku ta gjesh.. pra dyshemeja me balt.. catia me llamarin bira bira.. dera me menteshe gome qe era e hapte e myllte sa her donte.. do stola druni te ngulun ne tok nji tryez drrase e qelbur e nji kazan i madh i zi ku pasuli ish ftoh moti.. e ata erdhen me duart e nxime nga akulli e nga xhupat e shkym nxorren do speca djegs e moren nga nji tas alumini te shtypun me nji garuzhde pasul te akullt e nji cop buk si tull e fort e nxorren nga xhepi luget alumin te nxime as i lan as i pastruan vec filluan me hanger si arij mali.. as flisnin as qeshnin.. vec merdhihnin..
    po keshtu kam pa rubikun.. e asaj kohe qe po flasim..
    fukarallek i tmerrshem tek shpijAT e minatoro shkriresave.. te bakrit.. prej te cilit enveri ka perfituar mijra e mijra tonelata ar te paster.. pra flori..guld..
    le te thote macia blu qe e njeh ate zone ne se po genjej..
    eshte nje wisper ketu qe e njeh ate zonen e bulqizes.. e le te flasi..
    kurse dydrinasi mund te tregoj per zonen qe njeh..
    pra shteti enveroist i ka trajtuar minatoret si skllever ..
    a ka qene keshtu trajtimi i minatoro puntoreve te minierave e fabrikave te trepces..

    kam pyetur dhe mund te them me bindje se ka qene shum here ne mos 100 here me njerzor.. trajtimi titist i puntoreve shqiptar te trepces se ai enveroist..i minatoro puntoreve shqiptare te bulqiz rubikut..

    mos te flasim pastaj per ndertimet..per cilesine e shpijave te minatoreve andej e ketej..

    megjithate pres nga ju te kosoves te tregoni te verteten.. per minatoret e kosoves se 70 -80 tes..

    ndonje i shqiperis le te flasi per shqiperi ..te asaj kohe..
    bujrum..


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 01-11-2008 më 04:44

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    tim brari je budala siq duket ngaqë ti s'mundesh me ditë nëse nuk je nga Kosova se si ka qenë trajtimi i Minatorëve. Këtë gjë e di unë më mirë se ti që kisha familjarë minatorë në atë kohë!
    Keshtu që tema nuk është për të bërë krahasime me ata në shqiperi por ti shkollari i zellshem i shkolles së partisë në Kumrovec s'mund të dishë për trajtimin e minatoreve në Bulqizë!
    Ti tash o je duke na rrejtë për ata në Bulqizë o je duke na rrejtë për këta të trepçës!
    ose për të dyjat së bashku!
    Por vetveten po e demanton me ato paçavure që po shkruan!

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Disa ish-udbash dhe titist sikurse disa të mbetur si të tillë sipas maksimës së ukut " bëje jegull" që pastaj të gjuajmë më lehtë duan t'u hedhin hi syve për t'i bërë mundësishtë sa ma shumë veta të jenë njësoj sikkur që janë ata vet!
    Është shumë qesharake kur lexon nga këta titist dhe mohues të gjakut të tyre porsi Ballaban Bardhuri dikur të cilët nuk marrin dhe për të krahasuar:
    Pagën e mësuesit në Kosovë me pagën e mësuesit në Serbi, Sloveni, Kroaci Bosnjë, mal të zi, Vojvodinë, Maqedoni por sipas mësimeve të mësuesit të tyre Selim Broshës dhe mUHARREM DANËS ( inspiruesit e brarit me shokë) bëjnë përpjekje palaqore që të paraqesin Shqiperin si një vendë me plot skëterrë ku shqiptarët vuan të zinjtë e ullirit ndërsa Jugosllavin ta paraqesin si vendin ku" shqiptarët paskan bërë kokrrën e sefasë".
    Duke parë sondazhin për largimin e BOLANOS nga Presidenti TOPI dhe duke parë që 5 veta kanë votur për Bolanon nuk do t'më befasonte që " pikpamjet antishqiptare dhe protitiste të brarit me company" të gjejnë këtu mbështetje të PLOtë nga ithtarët e BOLLANOS!
    Por statistikat flasin ndryshe:
    Statistikat thonë që në Kosovë fabrikat u ndertuan për të mos pas asë edhe një serbë të papunë pavarsishtë pergaditjes shkollore! Në Kosovë s'kishte serbë apo serbe që nuk ishte në mardhenje Pune!
    Minatorët e Trepçës, Hajvalisë, Të Kishnicës, babushit të Muhagjerëve punonin në kushte shumë të rënda, me mjete primitive të vjetruara dhe të clat në republikat tjera Jugoslave nuk përdoreshin më ndërsa PAGA që mirrnin ishte Minimale, ishte pagë Mizerje!
    Minatorët me pagën që merrnin mezi siguronin ushqimin për fëmijët e tyre për tërë Muajin!
    Mjafton të vizitohet sot gjithësecili minator dhe mund të shikoni shtepiat e tyre që ngjajnë në kasolla¨
    Siklur ata të kishin paga të mira siq flasin këtu Rekrutet e Selim Broshës së paku do të kishin ndonjë shtepi për veten e tyre dhe familjen, së paku do të ndertonin një gjysmë shtepi të përafert me ato që kishin Komitetlinjtë, anëtarët e partisë Komuniste sikurse punëtorët e Sigurimit të Shtetit!
    Nga minatorët pak kushte më të mira dhe privilegj kishin ata që ishin anëtarë të partisë apo edhe Sekretaret e Partive! Këta së paku merrnin ndonjë Banesë për meritat e tyre të dhena për partin e kriminelit Tito!
    Enveri [po të lexojnë shqiptarët e Shqiperisë ( do qeshin me rekrutin e Selim Broshës këtë braroviqin)] është çudi nëse aqë shumë Tonelata AR paska pas në Bulçizë se ku i paska pas lënë pasi që pas vitit 1990 askund në asnjë vend bote s'pati Konto të hapur apo edhe me para!
    pastaj nëse ajo miniera e Bulçizes paska aqë shumë ARI është çudi se çka po bëjkan sot me gjithë atë sasi të ARIT pushtetarët?
    lere rrenat dhe propaganden e SHKIJEVE o brari, lere se u bëre gazi i botës!

    MINIERA e TREPçes ka qenë dhe është me plotë ARI, Argjend, Zink, Plumb, bakër. Këtë minier gjatë Luftes së dytë edhe pse Kosova qeverisej nga Italianët atë e mbanin gjermanët!
    Nuk është e rastesishme që serbët u koncentruan në veriun e Mitrovicës!
    Atë minier e shfrytezonin TITOJA me Kompani ku nxirrnin me Tonelata ARI, Argjend, bakër gjerë në Horizontin e Nëntë dhe me atë Ari dhe Argjendë që ua shisnin të Huajve ndertonin BEOGRADIN E RI sikurse që ndertonin Vila nga më të ndryshmet Për kriminelin Tito dhe atë VILA NENTOKSORE në BREGDET nga TUNELET e SE ciles në xhama Krimineli shikonte peshqit dhe gjallesat tjera nëntoksore!
    Për këtë Arsye në Kosovë u bënë demonstratat të cilat pas parolles Kryesore " Kosova republikë" parollë e dytë më kryesorja ishte:
    Trepça Punon
    Beogradi nderton!
    Asgjë nga ato që nxjerreshin nga miniera e Trepçës nuk përfundonte në Kosovë por në beograd!
    E, minatoret ishin raste Sociale me paga Mizerje!
    Bëni krahasimet me republikat e tjera të Jugosllavis pasi tema është për kriminelin TITO!
    tashti të kujtojmë se si COFI Krimineli!
    së pari ia prenë një këmbë!
    pastaj iu dredhë njani sy!
    pastaj mjeket thanë që i hyri gangrena në kamben e dytë!
    Edhe ata ia prenë!
    E prenë dhe e banë sakat, copa copa!
    Po prapë se prapë krimineli COFI!
    Keshtu që kot e kanë sot sepse po kendohet kënga_
    na ishte një herë një Tito e Jugosllavi
    që ne shqiptarët nanen ja kemi q.i.!

Faqja 11 prej 29 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. A është e vërtetë përplasja e qytetërimeve?
    Nga [xeni] në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •