Close
Faqja 10 prej 29 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 285
  1. #91
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    O ti zotëri nëse nuk e di Historin e shqiptarëve mos shkruaj fare- fare mos shkruaj!
    Shqiptarët nën Titon ishin vrarë e persekutuar më shumë se gjatë kohës sa ishin nën kralin e Serbisë kur edhe atherë kishin vuajtur të zitë e ullirit!
    Gjatë viteve 1970- 1980 ke pas më shumë të arrestuar dhe të burgosur Politik dhe procese nga më të ndryshmet kundra shqiptarëve. janë të njohura gjykimet ndajë Grupit të Adem Demaçit, ndajë Kadri Osmanit, ndajë Rexhep Malës dhe këto burgosje dhe rrahje nuk i bënin gjatë kësaj kohe vetëm serbët por më shumë shqiptarët të sigurimit shtetrorë dhe policët shqiptarë në sherbim të tyre!
    Po çka flisni ore pa lidhje këtu?
    Po si mund të flisni për një vendë që në fundë të fundit u pa që çdo gjë kishte qenë FARSë ngaqë ky vendë në krahasim me të gjitha vendet tjera të Bllokut Socialist që kaluan në sisteme tjera me pak " zhurmë" Jugosllavia si vendi më fantazmë dhe më Ogurzezë duke mos u mjaftuar viktimat e panumerta nën Pushtetin e Titos prodhojë edhe 300000 mij viktima tjera gjatë viteve të 90-ta.
    Jugoslalvia s'ka qenë e zhvilluar por duke hyrë në kuadër të saj vende si Kroacia, Sllovenia,Bosnja që ishin pjesë e Austro-Hungarisë bashkë me Vojvodinen sikurse mali i Zi dhe serbia që kishin shtetesin edhe para Luftës së dytë dhe me Kolonizimin e Kosoves, duke ja bashkangjitur maqedonin krijeses LUGATE ati kishin hyrë me infrstrukturë të zhvilluar të para Luftës!
    Edhe Shqiperia po të hynin në kuadër të saj 6 vende dhe të zgjerohej artificialishtë dhe po të vinin këto vende të gatshme me infrastrukturë do të dukej si një vendë mjjaftë i zhvilluar!
    Sa fabrika u ndertuan në kohën e Zogut që të kishim Trashegim, sa fakultete, sa Spitale, sa rrugë të asfalltuar, sa, sa, sa?
    beogradi ka qenë aso kohe me infrstrukturë; zagrebi qendra e saj dhe pjeset tjera kanë qenë ashtu siç janë sot: sarajeva që në vitin 1910 ka pas Tramvajet në qytet!
    Si dukej TIRANA në vitin 1910?
    Si ishte në vitin 1910 Lublana që bënte pjesë në perandorin Austro-Hungareze?
    çka llomotitni ore kur se keni idenë për vitet e skëterrës nën kriminelin Tito?!
    Prenge une te kuptoj ty shume mire. Te vjen keq per vite te tera qe ke humbur (bashke me shoke te tjere) duke u marre me nje idol qe ju e mendonit se ishte "fjala e shpetimit dhe e bashkimit kombetar".
    Mos kujto ketu se dikush po e adhuroka Titon, titizmin e Jugosllavine e vdekur!
    Jo! Nese mendon keshtu atehere je gabim.
    Tema ne fakt ka marre kah tjetr, ne vend se shkrimet ti permbaheshin titullit te temes.
    Ne shume shkrime e kam thene se nese komunizmi ne Shqiperi ishte nje tragjedi, komunizmi ne Kosove ishte dy here tragjedi.
    Ne Shqiperi ne kishim nje Enver mbi krye, ndersa ju ne Kosove kishit nje Tito ne siperfaqe dhe nje Enver nendhe.
    Askush nuk e ve ne dyshim dashurine e shqiptareve jashte Shqiperise se tashme per kombin, per bashkimin kombetar, per zhvillimin ekonomik dhe forcimin e autoritetit te kombit tone. Por fatkeqesia eshte se per qellime te larta, jane perdorur rruge dhe mjete te gabuara (flas para viteve '90).
    Komunizmi stalinist shqiptar dhe komunizmi liberal titist kane lene pasoja te pakthyeshme te nje pjese e madhe e shqiptareve, sa nje pjese enderron vitet e "arta" te Enverit dhe nje tjeter vitet e "arta" te Titos.
    Te dy kane qene armiq te kombit shqiptar! Te dy kane vrare dhe rivrare shpirtin e lire te shqiptarit, kane vrare ndjenjen kombetare te shqiptareven kane vrare dhe zhdukur figurat atdhetare andej e kendej kufirit, kane krijuar njerez monstra qe vazhdojne te gjallojne dhe sot e kesaj dite.
    Nje krijese e tille, per fat te keq je dhe ti!
    Kjo eshte fatkeqesi kombetare o Preng dhe per kete duhet nje akt burreror qe te shpelahet shpirti dhe te lihet pas e kaluara.
    Kurre nuk eshte vone! Nese e ben nje gje te tille kjo do te ishte mire per ty, por dhe per ne sepse nuk do te canim derrasa dhe te humbnim kohe neper tema te tilla, ne vend se te merremi me ato se cfare duhet te behet ne te ardhmen.
    Atehere do ta kuptosh se paska gjera me te bukura se te merresh me Titon dhe Enverin, me Rugoven e me Thacin, me Sejduin e Halitin!
    Kam lexu me nje vend (ne mos gaboj tek tema per Nexhmie Pagarushen) se merresh me art a me kritike arti. Permbaju ketij drejtimi se ja vlen!

    Prodhimi i eksperimentit komunist te Enver Hoxhes: http://www.youtube.com/watch?v=8bmqqbKBxb8

    Prodhimi i eksperimentit komunist te Josip Broz Titos: http://www.youtube.com/watch?v=1gnV8wcJwtw
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 31-10-2008 më 06:21

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Dëgjo i nderuar,

    Nuk kemi të bëjmë këtu me kohën e Enverit ngaqë ajo kphë si të tjerat iku por po flasim për një personalitet që nuk ishte gjë tjetër përpos një kriminel!
    Tashti më përmende miken time të shpirtit Nexhmije Pagarushen ose " nexhin " siq e kemi thirrur shkurt!
    Më lartë lexova për një proram që kishit shkruar të emetuar nga RTP-ja e athershme " Rrëfime, Dëshmi"...
    Aso kohe pas demonstratave të vitit 1981 televizionet pa pushim jepnin emisione me të cilat donin të tregonin se " sa keq ishte në Shqiperi"!
    pse bënin kështu? Ku ishte arsyea?
    Do ta them më vonë!
    Në ato emisione kryesishtë shfaqeshin disa emigrantë nga Shqiperia të cilët flisnin gjera të tmershme për Shqiperinë, pastaj figuronin disa shqiptarë nga Kosova të cilët ishin kthyer nga shqiperia ( ku kryesishtë ishin njerez të policisë), Panajot Plaku etë tjerë. pastaj të njejtën gjë e bënin kur shkonin në beograd dhe i intervistonin disa shqiptarë të cilët jetonin atje dhe të cilët flisnin se sa mirë e kishin në Beograd, se sa jetë e mirë është atje etj etj. Kishte nga ata " shqiptarë" që flisnin në serbishtë ( zana Nimani këngëtare) ngaqë nuk e dinin shqipen!
    Ku ishte qëllimi edhe i atij Fjalimit të Fadil Hoxhës?
    Ku ishte qëllimi?
    Qëllimi ishte që shqiptarëve të Kosovës t'ua paraqisnin Shqiperinë sa më keq dhe sa më sketerrë me porosin që: Mos shikoni kah Tirana po koken kthene kah beogradi!
    Këtë qëllim kishte Fjalimi i fadil Hoxhës dhe emisionet " rrëfime dëshmi"...
    Dua të cekë edhe një gjë pasi që më përmende Nexhin legjenden e gjallë. Ajo gjerë në vitin 1981 në Shqiperi kishte qenë Pesë herë për të dhanë Koncerte! Gjithmon fliste"me dashuri për Shqiperinë dhe publikun dhe sallat e mbushura plot me spektatorë!
    Por pas vitit 1981, pas demonstratave NEXHMIJe PAGARUSHES i thanë Komitetlinjtë, i kërkuan që të dilte në TV dhe të deklaronte që " i denon demonstratat" " distancohet nga ato" dhe pastaj meqë kishte qenë % herë në Shqiperi t'u fliste spektatorëve mundesihtë sa më negativishtë për Shqiperinë".

    Nexhmije Pagarusha, një mbretreshë e gjallë, NJë Ikonë; NJë bijë Shqiptari ( vëllai i saj në kohën e Titos kishte ikur në belgikë duke i shpetuar arrestimit politik) një Bilbil i Kosoves Shqiperisë por edhe bilbil i vetëm në mbarë rruzullin tokësor, nuk Pranon asnjë të vetmen fjalë ta thotë kundër Populit të saj, kundër rinis studentore:
    Ajo nuk pranon të dal dhe të thotë asnjë fjalë të vetme keq për Shqiperinë!
    NUk e bë BIJA e KOSOVEs! Nuk e thyen as kërcenimet se do ta burgosnin! Nuk e thyen as kercenimet që do ja vrisnin vëllain emigrant në Belgikë!
    Nexhmija në krahasim me të tjerët nuk dli asnjëherë në TV dhe nuk e tha asnjë fjalë të vetme për Shqiperinë pa frigorifer dhe për Kosoven me frigorifer!
    Për atë Arsye ajo është e Madhe!
    E do tërë populli mbarë: Në Kosovë-Çamëri në Shqipëri!

  3. #93

    O Prenge,

    Une jam ka t'kuptoj po ti s'je ka m'kupton!
    Kane qene vite tragjike per te gjithe ne, pavaresisht se ku jetonim, sepse te gjithe ishim te shtypur dhe te shkelur.
    Ti gabimisht vazhdon ende te mendosh se Shqiperia ka qene nje vend i lire! JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO! Shqiperia ka qene nje burg i madh!
    Ata qe kane ik prej Kosove dhe kane ardh ketu, ne fakt vetem se kane nderruar gardianet dhe e kunderta per ata qe iknin prej Shqiperie ne Jugosllavi.
    Sigurimi i Shtetit i bente te ikurit prej Kosove agjente 100% dhe Jugosllavia i bente agjente te ikurit nga Shqiperia dhe me tragjikja eshte ne vendet perendimore ku te dy palet jane perplasur me njeri-tjetrin armiqesisht.
    E pra kjo perplasje dhe ne perendim (qe zgjat ende) eshte prodhim i Sigurim-UDB se Enver-Titos.
    Ne Kosove burgoseshin njerez sepse adhuronin stalinizmin e Enverit dhe sot quhen te perndjekur politike, ndersa ne Shqiperi burgoseshin njerez qe ishin kunder stalinizmit te Enverit dhe jane po te pernjekur politike. Cfare tragjedie!

    Nuk ka kinematografi boterore qe do te mund te bente nje skenar per tragjedi te tilla!

    Leje Nexhin artiste mos e perzij me corben komuniste. Po te kesh bindjen se ajo asokohe eshte njohur vetem nga rrethet artistike (dhe jo tek te gjithe ato), ndersa njohesit e saj te vertete ishim ne qe degjonim ilegalisht radion dhe televizionin e Prishtines dhe radiostacionet e qyteteve Gjakove dhe Prizren.

    Duhet ta dish se Kosova eshte zene ne goje vetem kur ju ka interesuar zyrtareve komuniste, sepse ne te vertete ajo ka qene per ne me larg se Siberia, kur ajo ishte aty dhe na ndante kloni enverist me tela me gjemba dhe arma e drejtuar e kufitareve sllave dhe shqiptare.

    A e ke pa ndonjehere klonin shqiptar deri ne vitin 1992? Jam cudit kur e kam pa per here te pare dhe mendova se cfare cmendurie te rrethosh male e fusha, bjeshke e lugina me tela me gjemba.

    Mos e harro kurre ate thenjen e Berishes se "m'u deshen 60 vite qe te zbres nga Tropoja ne Gjakove"!

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274

    Kjo është prishtina e fillim viteve të 70-ta e cila përpos rrugices Kryesore një tjetër që të qonte në drejtim të stadiumit dhe tjetra që qonte në drejtim të konvikteve gjithë rrugët e tjera i kishte me baltë në kohën e viteve të 70ta fillimi i saj!

  5. #95

    Berisha s'ka pas nevojë të presë aqë shumë ngaqë në vitin 1970 u hapën kufijtë dhe ai ka mundur me ardhë ashtu siç erdhën profesor Ylli Popa, Kol Popa, Aleks Buda, Androniki Kostallari, rexhep mejdani e që dhanë mësim në Universitetin e Kosovës!
    berisha s'ka pas nevojë të presë por do të mund të vinte po njësoj sikurse që erdhi Ansambli i valleve dhe i Këngëve i Shqiperisë
    Berisha s'ka pas nevojë të presë aqë shumë vite por ka mundur me ardhë po njësoj sikurse trupa Teatrore me NDREK LUCEN e ndjerë me shfaqjen e tij " baca i Gjetajve".
    Berisha s'ka pas nevojë të presë por ka mundur të vinte po njësoj sikurse që erdhë Odhise paskali me Skulpturat e tij, Abdurrahman Buza me Pikturat e tij!
    Berisha s'ka pas nevojë të presë!
    Por me sa e di unë ai ka që 20 vite që po pretë me shkue në Tropojë e s'po shkonë!
    Sikur që në diten e shpalljes së pavarsisë nuk ishte në prishtinë!
    Por tema është krimineli TITO!
    Se si e kam parë unë Shqiperin mos më vë fjalë që si kam thënë ngaqë mi gjejë ku shkrova që " Shqiperia ishte parajsë apo kopsht me luile"?
    Nuk e shkrova askund!
    Tekefundit edhe në Poloni, Rumani, Bullgari ishte po njësoj!
    Këtu tema ëstë për të treguar të vërtetetn Për kriminelin Tito e jo për të bërë krahasime në mes Enverit dhe Shqiperisë dhe Kosoves dhe Titos!
    Por titistet e stremberuan temen duke dashtë që të mos flitet e vërteta për krimet e satrapit më të madh që njehë ballkani Tito!

  6. #96
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=gwCIp...eature=related

    Kjo është prishtina e fillim viteve të 70-ta e cila përpos rrugices Kryesore një tjetër që të qonte në drejtim të stadiumit dhe tjetra që qonte në drejtim të konvikteve gjithë rrugët e tjera i kishte me baltë në kohën e viteve të 70ta fillimi i saj!

    Kjo eshte Prishtina e viteve '70 e jo ajo qe ke sjelle ti.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Kjo eshte Prishtina e viteve '70 e jo ajo qe ke sjelle ti.

    http://www.youtube.com/watch?v=z0F6L79BnWI
    Ajo që kam sjellë"unë është Prishtina e fillim viteve të 70-ta dhe gjatë viteve të 60-ta. Kjo që ke sjellë ti ka të bëjë me vitin 1979 kur krimineli Tito vije në prishtinë me rastin e hapjes së Hotel Grandit!
    Pra kjo po vërtetoon atë që kam thënë unë që vetëm tri rrugë i kishte prishtina të asfalltuara ndersa të gjitha rruget e tjera i kishte me baltë. Në fundë të fundit kur dihet që vetëm kur Ismet beqiri ishte kryetar i prishtines filluan rruget anesore të beheshin me asfallt!
    E se si ishte prishtina këtë gjë e di unë që jam me babë e babëgjysh prishtinas dhe atë nga ata më të vjetrit e qytetit!
    Shtepia e mallrave ku u prish qyteti dhe lagja e zejtarëve ku kalonte një rrugicë e vjetër mu ku gjendet sot Përmendorja e Skenderbeut!
    Rrugët e prishtines, ato me asfallt ( tri rruget Kryesore) u shtruan gjatë viteve 1974- 1975 dhe ironia me qenë më e madhe kryetar Komune aso kohe ishte një serbë!
    Nëse ju pëlqen jeta e kosoves shikone atë Joutube që kam sjellë më lartë!
    Viti 1970- 1979 ka dallime të mëdha!
    kujtone Kosoven si si dukej para nëntë viteve dhe si duket ajo sot!
    Dhe s'do mendë që krimineli Tito kur ka ardhë s^ka shkue me pa mjerimin e shqiptarëve por ka ardhë për qëllime propagandistike!
    ndersa ata që i shihni rrugëve s'kanë pas qare pa dalë e me pritë sepse Komiteti, aktivistet e bashkesive lokale dhe të OTH më vonë i ndeshkonin!
    Por kjo gjë ka qenë ne të gjitha vendet komuniste! Ashtu siq s'kanë guxuar mos me dal e me pritë Enverin ashtu ka qenë per kriminelin Tito!
    drejtoeret e fabrikave me sekretaret e partive i kanë organizue punetoret me dalë gjoja me pritë kriminelin që pastaj ma vonë me dhanë në lajme por edhe në Lajmet e jashtme se si po e presin dhe po e dojnë Titen shqptaret!
    Por para se të vinte ai UDB-a nacionalistet shqiptarë i mbyllte ne burgë gjerë sa të mos ikte nga kosova krimineli Tito!

  8. #98
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    kur enveri filloj me shit mend.. kinse po i dhimbsej kosova.. e ksaj kohe..
    i tha fadili dy fjal..
    Brari dhe Dydrinas, meqe duket e njihni kete fakt, kur dhe ku i ka thene keto fjale Fadil Hoxha?

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Te nderuar,

    Eshte pakez si veshtire te pranohen disa gjera nga perspektiva e sotme per vitet 1966-1981,sidomos pas kalvarit te perjetuar per 18 vjet me radhe.
    Ndaj mendimin e Dydrinasit se tema ka devijuar,por pasi po behet njefare lloj inventarizimi i se kaluares se aferme te shqiptareve ne te dy shtetet e sotme,me duhet te pranoj se Brari eshte njeri jashtzakonisht i informuar dhe korrekt, ne trajtimin e te dhenave dhe fakteve.
    Brari,asnje nga te dhenat e parashtuara nga Ju,flase per gjendjen sociale e ekonomike dhe te arsimimit ne Kosove,nuk mund te hidhen poshte.Ato fakte kryesisht qendrojne.
    Por...,
    Brari,shqiptaret e Kosoves,edhe po t`ua kishte shtruar me flori Titua opo Fadil Hoxha etj.,rruget dhe te kishin jetuar si ne Suedi,nuk kane mundur te pranojne kurr faktin se Jugosllavia (e Kralit,Titos etj.)ua ka mohuar te drejten e perkatesise shtetrore-Shqiperine.
    Shqiptaret e Kosoves,ne vitet e para te shek.20-te kane qene pararoje e formimit te shtetit Shqiptar me te gjitha mjetet me arme,pasuri (kujtojeni rastin e H. Prishtines),dhe- ndjenja e ndarjes se dhuneshme,persekutimet e Kralevines,Rankoviqit,Titos e kane erresuar cdo perspektive te bashkejeteses me popujt sllave.
    Ne vitet 70-81 te shekullit te kaluar,kombi jone ka pasur nje rilindje te vertete ekonomike ,sociale e politike.Kosova,ne ato vite ka pasur politike ekonomike-monetare,fiskale autonome,sic e kane shtetet e UE sot ne UE.Kosova ka pasur Banke Popullore me te drejte emitimi te parase,ka pasur te drejte te lidhe marreveshje ekonomike e tregetare me shtetet tjera,ka qene krejtesisht e pavarur ne zhvillimin e kembimeve kulturore me cdo vend sovran te botes,te merre e te jep kredi nderkombetare,politike krejtesisht te pavarur ne arsim,shendetesi,kulture,te drejte vetoje ne cdo ndryshim ne statusit te Fderetes opo njesive federale.

    Eshte per tu cuditur,se si ne pikun e ngritjes,emacipimit dhe rrites ekonomike,menjehere pas vdekjes se Titos ndodhi 11 marsi i 1981...!

    Ps.Brari,nje fakt tejet interesant.Ne vitet e 30-ta te shek.20-te ne Kosove ka pasur aqe shume emra Ahmet sa qe idene se ke.Nderkaq,ne vitet 50-te shume,shume emra Enver e Mehmet.
    Mos e gjykoni kete populle per dashurine qe pat,ka dhe do ta kete per nenen e vet ...Shqiperine.Brar,Nena duhet edhe kur eshte e leckosur....

    Shnet e gjithe te mirat...!

  10. #100
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Brari dhe Dydrinas, meqe duket e njihni kete fakt, kur dhe ku i ka thene keto fjale Fadil Hoxha?
    Ketu eshte nje nder fjalimet e shumta te Fadil Hoxhes pas vitit 1981:

    http://www.osaarchivum.org/files/holdings/300/8/3/text/117-3-277.shtml

Faqja 10 prej 29 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. A është e vërtetë përplasja e qytetërimeve?
    Nga [xeni] në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •