Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 80
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Albo..
    nuk pritet nga 97-tshit.. asnji ide e mire prandaj mos teorizo ne kte ceshtje me yrysh..
    Brari, per njerezit mund te diskutosh ti, une po diskutoj per idene e hedhur qe nuk eshte detyrimisht monopol i nje njeriu. Dhe kur une shkruaj, nuk shkruaj per sot, shkruaj edhe per neser.

    Brezi i Kelmendit qe sot i vene nofka njeri-tjetrit si spiune, nuk jane shpresa por zjarrvenesit e Kosoves, ata qe me vetedije apo pa vetedije i mbajne flaket e urrejtjes dhe luftes se ndezura. Dhe njerezit qe urrejtjen e shesin per patriotizem jane si puna e atij drurit te thate qe nuk leshon gjethe, qe nuk rritet por kalbet me kohen. Kete e veme re ne brezat e vjeter te shqiptareve te lindur e rritur ne komunizem, kete e veme re edhe ne brezat e djegur nga lufta ne Kosove, qe nuk jane ne gjendje te rindertojne dot jeten ne paqe por ngelen peng te urrejtjes se trasheguar.

    Pellumbet e bardhe te paqes ne Kosove jane ata femijet, brezat e rinj, qe dine ta vleresojne jeten ne paqe me shume se baballaret e tyre. Dhe Kosova ka shume te tille qe do tu japin nje leksion me kohen edhe baballareve te tyre kokeshkrete.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-05-2007 mė 18:35

  2. #62
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ndonjeri mund te na freskoje kujtesen ne se ka precedence ky rast, te themi qe populli cifut te cilit ju be genocid t'i kete shtrire i pare doren per pajtim Gjermanise (agresorit). Di vetem qe here pas here edhe insuata me e e vogel nga ana e Gjermanise ka hasur thirje publike per apologji.

    As feja nuk e detyron te vrarin te fale, vetem sigurisht neqoftese do. Mbase ndonje nga mesi yne, ja kalon edhe Zotit ne zemergjersi dhe vision. Mbase, sepse sic tha dikush ketu eshte i nginjun ne teprice.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-05-2006
    Postime
    78
    Citim Postuar mė parė nga apollon 23
    Jeni ne vete more , mund te falet gjaku i nje njeriu , edhe i nje familje por kurre gjaku i nje populli , per serbet dhe shqiptaret nuk do kete pajtim kurre !
    Dhe gjaku i njeriu nuk falet nqs gjaksori shko lart e poshte duke thene ja kam bo mire asaj shpie. Po deshen jua bej prape.
    O njerez Serbia me serbet na kane vra e pre sa here iu eshte dhene rasti ( ne 2 luftra ballkanike, dhe 2 luftra boterore) ne historine moderne. E ka majte Kosven per 100 vjet dhe shqiptaret atje e perseris shqiptaret (se nuk i ka qujt kosovare ato sikur i quajme ne tani) i ka trajtuar si qytetare te dores se dyte ose shqip si nje rrace e ulet. Nuk jane kalbet gjethet e pemeve te atij viti kur i hyni Kosoves mare e prape, vrau e preu, vodhi e perdhunoi sa i deshti k... dhe ne fund na vuni para si gjone e gjalle e na perzuni prej shpive tona, dhe jo trupat e gjithe atyre shqiptareve te pafajshem dhe atyre qe rane per lirine e Kosoves.

    Du me ditun a eshte bo pishman ky serbi per gjithe keto vuajte qe na ka dhane pa nderprerje!?
    - Jo!
    A i kane kerkuar falje popullit tone per ndonje nga vuajtet e bona pambarim!?
    - Jo!
    Mor tek e fundit a na njohin ne si popull Kosovar me nje shtet te quajtun Kosove!?
    - Jo!

    Po ateher per c'fare pajtimi po flasim ketu?! Me kete kerkese ne nuk bejme asnje gje tjeter vetem i tregojme botes se me te vertete jemi nje rrace e ulet qe nuk meritojme asnje lloj respekti apo ndihme. Nqs ne e nenvleftsojme kaq shume veten si shqiptare mos u befte kurre nje shtet i yni po mbetshim perhere sherbetore te botes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nordiku1 : 30-05-2007 mė 19:24

  4. #64

    Thumbs down

    Citim Postuar mė parė nga Nordiku1
    Mor tek e fundit a na njohin ne si popull Kosovar me nje shtet te quajtun Kosove!?
    - Jo!
    ...Nuk ka popull kosovar!!! (nėse mendon pėr pakicat 7% , OK)
    Ka vetėm Populli Shqiptar i Kosovės (mbi 93%)
    Sa i pėrket temės....
    Ja pse gabojnė Ibrahim Kelmendi dhe bashkėkendimtarėt e tij, se ne duhet tė fillojmė pajtimin me Shkijet ()s'rbėt:

    1.Sepse nė pushtet janė ende Kriminelėt Serb!
    2. Sepse krimet e tyre nė Kosovė ishin tė tmerrshme!
    ... e fakte tjera!

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Do isha i fundit qe nuk do deshiroja pajtimin dhe paqen ndermjet popujve e shteteve e aq me teper ndermjet popujve fqinje...
    Persa i perket pajtimit te popullit te Kosoves me ate serb mendoj se eshte pak si heret per pajtim pasi nuk eshte e lehte te pajtohet viktima me vrasesin dhe i roberuari me pushtuesin. Kush eshte vrasesi dhe pushtuesi nga njera ane dhe i viktima dhe i roberuari nga ana tjeter te gjithe e dime dhe jemi te vetedijshem.#


    Nuk kane nevoje shqiptaret per pajtim per shkakun e thjeshte se nuk kane demtuar dhe nuk i kane bere te padrejte askujt, nuk kane roberuar askend e nuk kane deshiruar te coptojne troje te huaja, thjesht shqiptaret nga nje territor te madh qe zoteronin dikur ne lashtesi stergjysherit e tyre sot zoterojne vetem nje pjese te vogel te ketij territori.#

    Iu drejtova Historise pasi nje popull qe harron dhe nuk njeh historine e tij eshte i destinuar te zhduket.##


    Le ti kthehemi Kosovareve dhe serbeve dhe pajtimit te tyre. E pranojme pajtimin pasi me pare Serbia te na drejtoje doren e te na kerkoje pajtim. Pra Serbia e shkaktoi kete armiqesi dhe ajo le te kerkoje pajtim e miqesi. Se pari te kerkoje te falur per padrejtesite qe i ka bere popullit shqiptar, ti lejoje Kosoves pavaresine e saj e me pas le te kerkoje pajtim e miqesi.


    Nese Serbia vazhdon te ndjeke kete politike qe po ndjek pajtimi shqiptaro- serb do te jete thjesht nje utopi ne mendjet e disa njerezeve qe jane jashte cdo realiteti.
    Se pari te fitoje Kosova pavaresine e me pas le realizohet pajtimi dhe fqinjesia e mire. Nuk mund te pajtohet pushtuesi me te roberuarin.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #66
    Shqipėria Etnike
    Anėtarėsuar
    02-01-2006
    Vendndodhja
    Drenas
    Postime
    10
    Pajtim me serbet kurr jo!

    O shqiptar, mos harroni se Serbia ende ka nen kufrin e saj pjese te Shqiperise Etnike dhe perdersia ajo te pushtoje toke shqiptare dhe te ju mohon shqiptareve te drejtat e tyre elementare thirrja per "pajtim" eshte nje thirrje qe hyn ne nje vesh dhe del ne tjetrin.

    Ne qofte se vertete deshiron dikush te pajtohet me serbet atehere urdhero pajtohu me gjakepireset, por mos i kerko shqiptareve te bejne nje gje te tille sepse

    1. Na kane vra e na kane masakru
    2. Na kane dhuno motrat
    3. Na kane shperngul me miliona
    4. dhe ende e vazhdojne ne te njejten strategji

    Ju te "moderuarit" shtrinja doren shkaut, grekut e sllavomaqedonve dhe shpresoj qe nuk do ju grije, por historia na meson ndryshe, nje dite edhe juve ka me jave qendise ne lule te ballit.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Me fole qysh e ndien zemra,Ibrahim kelmendit duhet me ja sha surratin qe ha
    m.t e i cnderon per se dyti viktimat shqiptare te shkaut.
    Kur ne nuk e marrim veten seriozisht,nuk di pse presim qe tjeret te na marrin per te tille?

    Ata qe kane pak tru,do ta kene kuptue qe lehja e I.K. eshte nje orvatje me fitue pika politike.
    Por, qellimi i tij eshte teper i tejdukshem dhe s`ka si te pi uje.
    Ibrahim m.ti le ta pyet veten:

    a di cka do me thene kur viktima me vete nisjative ja shtrine doren dorasit??!!
    Ky akt eshte cnderim i vetevetes,cnderim dhe vrasje per se dyti i viktimave shqiptare te shkijeve.
    Ata tjeret, qe tundin uje ne vend te qumshtit,duke e paraqite veten shume demokrat e te civilizuar,kur e perkrahin I.K., le ta imagjinojne veten para aktit, qe ka ndodhe me mijera here ne Kosoven tone:

    ta vrasin vellaun e ta dhunojne(seksualisht pra)motren a gruan dhe te detyrojne t`i shohish me syte e tu te gjitha keto!!!...ty te kane vra shpirtnish pra…
    …dhe pas 7-8 viteve del ni m.t qe e flet gjuhen si ti dhe kerkon qe ti,qe pas gjithe atyre perjetimeve s`je vecse nje hije e qenjes njerezore,duhet te i`a shtrish i pari doren e pajtimit vrasesit te vellaut tend e cnderuesit te motres e gruas tende!!!

    Tash, keta shume demokratet e te civilizuarit qe nisiativen e I.K. m.tit e marrin si vprim te drejte, le ta prekin pak kryet e te na thone: a durohet kjo?A durohet qe viktima te ia shtrij doren e pajtimit dorasit, i cili as nuk i pranon krimet as nuk kerkon falje per keto?!
    Kjo eshte per me ta shkaterrue shpirtin per se dyti.
    ……………………………………………………………

    Ne nuk jemi te marre e te mos e kuptojme, qe heredo kurdo duhet te jetojme ne paqe me kojshite tone.
    Por nuk mund te quhet normale heshtja e vrasesit dhe thirrja e viktimes per pajtim!
    Pra, vrasesi duhet t`i pranoj krimet publikisht dhe te paguaj demet materiale-veprime keto qe do te tregonin pendimin e sinqerte te tij,pastaj do te ishte ne doren tone qe ta mbledhim veten e per hir te gjeneratave te ardhshme dhe per hir te paqes ta shtrijme doren e pajtimit.
    Dhe ky do te ishte pajtim e jo harrim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kandili 1 : 23-06-2007 mė 10:06

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e BShkembi
    Anėtarėsuar
    20-06-2007
    Postime
    34

    rreth temes ne fjale

    Nuk e di por gjerat sikur jane bere terkuze, pse? Mendoj se ne shqiptaret me kot i kemi dy Akademi Shkencash te cilat ose dikush i injoron ose nuk kane perkrahje shtetrore se si te dilet nga kjo katrahure ne te cilin ndodhet Kombi shqiptar.Te nderuar ne te gjitha shtetet e botes Akademite jane mbi shtetin ne kuptimin e fjales se ato me platformat e tyre e diktojne politikėn e atij shteti.Kurse tek ne kjo sikur anashkalohet.Edhe tema lidhur me "pajtimin" me serbet sikur te ben te qeshesh.Neve kurre nuk jemi pajtuar me ta e kurre nuk do te pajtohemi e tjeter eshte se sa per sy e faqe te themi.Zemra e asnje shqipetari nuk do te pajtohej.Por mund te dalin edhe te atille qe do pajtoheshin, por me nje perqindje shume shume te vogel.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Akoma nuk eshte mbyllur kjo teme, por vazhdohet me akuza dhe kunderakuza qe asgje rezultative nuk japin? U ngrit nje lloj ideatori ne mengjes dhe hodhi nje ide te mbrapshte dhe o burra komentet pro e kundra. Ai duhej te ishte vetterhequr dhe ta mbyllte sa me shpejt ate qe hapi ne hava. Sepse askush s'ka nevoje per lidere dhe idera hipokrite, tashme kur te tjera probleme madhore shtrohen per ceshtjen kosovare. Cfare presim nga dita ne dite dhe cfare na sojojne ca njerez nga minuta ne minute. Boll aman se u lodhem me kopete e lidereve me lekure qengji!
    -----------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ!

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Postime
    102

    Ēka Pret Ibrahim Kelmendi....!

    Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ės!

    ĒKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BĖN KALLZIM PENAL NDAJ VRASĖSIT TĖ JUSUF E BARDHOSH GĖRVALLĖS DHE KADRI ZEKĖS (!?!)


    Shkruan: Faridin TAFALLARI

    ( www.pashtriku.org – 29.06.2007 / 15:00)

    ***

    ...Me dhimbjen e madhe, qė ndjej, pėr humbjen e tre Yjeve tė Mėrgatės, Jusuf e Bardhosh Gėrvalla e Kadri Zeka, mė zien dhe mėllefi i urrejtjes pėr ata qė na tradhėtuan e i vranė trimat prapa shpine e sot hiqen si “Zotėrinjė” qė kėrkojnė tė “vėrtetėn”. Por koha do t`i gjykojė ata dhe e VĖRTETA do t`ju vrasė sytė... Nga autori

    Z H G Ė N J I M !!!

    ( Sprovė letrare )

    P ĖR M B A J T J A

    Bisedė me Jusuf Gėrvallėn; Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ės; Shkuarja e Hysen Gegės me Sadik Blakajn nė Kosovė dhe pasojat e burgosjes sė Hysenit; Ēka pret Ibrahim Kelmendi, pse nuk bėn kallzim penal ndaj vrasėsit tė shokėve tanė ?! Ibrahim Kelmendin e kam njohur qė nė verėn e ’79-tės; A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, nė vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės?!; Jusuf Gėrvalla nė letrėn e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, njė provokator ose njeri shumė naiv dhe i rrezikshėm provoi tė organizonte me shokė likuidimin tim dhe tė vėllaut tim, duke na quajtur “tė dėrguar specialė tė UDB-sė”... ; Biseda telefonike me Saime Isufin - Bulen pas leximit tė romanit”ATENTATET”; Pas vrasjes sė Jusufit erdhėn turli horri me bajrak nė krahė pėr ta marrė Mėrgatėn si bariu delet. Po po erdhėn plot bajraktarė, hileqarė, palaēo…

    ***

    Bisedė me Jusuf Gėrvallėn



    Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gėrvalla



    Koha ikėn! Ajo vrapon! Dhe pleqėria vjen. Pleqėria vjen, me shpejtėsi! Ēdo gjė plaket, vjetėrohet, por ama kurrė nuk plaken dėshmorėt e rėnė, pėr lirinė e atdheut! Por e mira dhe e keqja nuk harrohen! E kjo e dyta e ka jetėn mė tė gjatė… Po, a ka tė keqe mė tė madhe se tradhėtia!? Ndalem ca sekonda dhe ja si mė vinė nė mėndje fjalėt e tė Madhit Jusuf Gėrvalla! “Din, - ( kėshtu mė thėrriste shkurt Jusufi) pėr t“u bėrė antarė i Lėvizjes duhet tė kesh disa cilėsi. Tė gjithė nuk bėhen antarė, por ata qė bėhen duhet tė kenė guxim, tė mos tremben nga armiku, tė jenė tė disiplinuar, tė mos ndryshojnė gjatė gjithė kohės sė veprimtarisė! Deri nė fitore, mund tė kalojnė vite dhe dekada e ne duhet tė jemi shumė tė fortė dhe tė vendosur pėr tė ēuar deri nė fund detyrėn tonė. Liria nuk vjen vetė, por duhet kėrkuar, luftuar dhe sakrifikuar deri nė flijimin e jetės! Ndaj duhet ta duash shumė vendin tėnd. Ne duhet t’i shtrijmė rradhėt kudo, ku ka bashkėatdhetarė. Nė veēanti, antarė tė kemi dhe brenda nė vendlindje, se nėse organizohemi vetėm kėtu, kemi bėrė pak. Pėr kėto dhe sqarime tė tjera do tė bisedojmė…Kurdo, qė tė kesh ndonjė pyetje, sugjerim apo diēka tjetėr, lidhur me organizimin, jam i gatshėm tė tė ndihmoj. Sė bashku, me siguri do tė bėjmė mė shumė. Ne duhet tė ecim me hapa tė sigurtė gjatė organizimit dhe t’i ruajmė shokėt, mos tė bien nė sy tė armikut, tė UDB-sė! Kam dėgjuar, se ju jeni disa shokė qė jeni marrė me organizime tė mira. Ju lumtė! Po tani me siguri, do tė bėjmė mė shumė, jemi afruar me njėri tjetrin e shtuar nė numėr.



    Faridin Tafallari me familjen e Jusuf Gėrvallės (Tiranė-korrik 1984)



    Nė njė ditė nėntori tė vitit 1980, Jusufi mė tha: Din, kemi vendosur, qė sė shpejti tė bėjmė betimin, se ai na detyron tė bėhemi mė serioz dhe mė tė vendosur e sidomos tė jemi konspirativ dhe tė disiplinuar. Por, Din, njėri prej shokėve, nga i cili nuk e kam pritur s’ėshtė dakort, qė betimin ta bėjmė sė bashku !?! Nuhiu (Nuhi Sylejmani) nuk pranon edhe pse i kam treguar mė parė planin pėr tė cilin ishte dakord!?” Nuhiu e kishte si pėr mendjemadhėsi, tė rrinte kėmbė mbi kėmbė, edhe atė mbrėmje, qė biseduam te dhoma e madhe e Jusufit. Me njėrėn dorė mbante gjurin dhe me tjetrėn kruante kokėn. Bisedonte me shumė “seriozitet”, e hera herės i nxirrte dhėmbėt jashtė dhe zgėrdhihej si ndonjė adoleshent. Nuk pushonte sė foluri, se e dinte, qė Jusufi dhe Bardhoshi e respektonin atė, si mė tė vjetrin.

    Tė dy vėllezėrit, Jusufi dhe Bardhoshi na bėnin muzikė dhe kėndonin kėngė patriotike. Ata mbanin ēiftelinė, sharkinė, por kishin dhe kitarėn. Nga atmosfera e kėndėshme qė krijonin ata rrinim deri nė orėt e vona tė natės. Ne kishim siguruar mjaft literaturė tė pėlqyer. Kėnaqeshim, duke lexuar. Literaturėn e siguronim nga shteti amė, Shqipėria. Kishim bėrė abonime tė ndryshme, por merrnim literaturė dhe nga ambasada shqiptare nė Vienė. Pėrfaqėsuesit e ambasadės na e jepnin falas literaturėn, pėr t’jua shpėrndarė bashkėatdhetarėve tanė. Por nė shumė vende kėtė literaturė nuk e pranonin dhe filluan tė na shohin si njerėz tė huaj, me sa shihej frikėsoheshin. Kėta kishin varur nė murin e dhomės Titon dhe disa prej tyre e quanin pejgamber, atė shkja tė maskuar, qė nė pamje tė parė buzėqeshte dhe tė therrte e tė vriste pas shpine. Nė atė kohė, shqiptarėt nuk mendonin gjė tjetėr, vetėm tė bėnin para dhe tė blinin tokė, traktorė, tė ndėrtonin shtėpi tė mėdha dhe tė bukura, as qė mendonin, se Kosova me viset e saj ishin tė robėruara, nėn pushtimin sllav. Ne na duhej t’i bindnim, se njė ditė nuk do tė jetė kjo Jugosllavi. Ndaj kėrkonim ndihma, pėr shokėt tanė, qė ishin nėpėr burgjet e Jugosllavisė, ndihma pėr ata qė luftonin pėr ēlirimin e trojeve tona. Por kėta njerėz, nuk kishin as pak interesim. Ishte shumė vėshtirė pėr t’i bindur. Nė atė kohė, nė Jugosllavi, jetonin tė privilegjuarit nga pushteti, tė cilėt i shėrbenin shkjaut, duke i spiunuar njerėzit e tyre dhe tė afėrmit! Pra, spiunėt jetonin shumė mirė. Njė pjesė jetonte nė gjendje tė mesme, por dhe ata, nė njė mėnyrė apo tjetėr, ishin nė shėrbim tė pushtuesit. Ndėrsa pjesa mė e madhe e popullit jetonte nė varfėri. E nė mesin e kėtyre tė varfėrve, ishin ata qė mendonin pėr Kosovėn dhe lirinė e saj, duke sakrifikuar ēdo gjė.

    Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ės

    Pėrsa i pėrket Gjermanisė rrethi i Shtutgardit ishte mė aktiv pėr ēėshtjen atdhetare. Ne si grup bėnim propagandė me anė tė vizitave tek bashkėatdhetarėt, tė cilėve nė atė kohė ju mungonte informimi me anė tė shtypit si dhe ai elektronik. Literaturėn qė merrnim nga Tirana e shpėrndanim pothuajse nė tė gjitha banesat e shqiptarėve.



    Hysen Gega( Vasili) dhe Riza Salihu (Rezili)



    Nė Mėrgim, ne bėnim propagandė mė lirshėm, se nė vendlindje. Ndaj, shok pas shoku, interesim pas interesimi (nė pranverėn e vitit 1979) ramė nė kontakte dhe me shokė tė tjerė si, me Hysen Gegėn – (Vasil Shanto nė librin”Atentatet tė Ibrahim Kelmendit) . Ai punonte nė njė firmė tė televizorėve nė Eslingen. Po njė ditė vere 1979 nė Nagold do tė takoja edhe Ibrahim Kelmendin kreun e Frontit tė Kuq Popullor (FKP). Kėshtu pra zgjeroheshin rradhėt tona. ( Pėr kėtė mė gjerėsisht kam shkruar nė librin “Terror, Dhimbje, Qėndresė”).

    Ardhja e Jusufit (vjesht 1979) do tė luante njė rol tė jashtėzakonshėm tek bashkėatdhetarėt tanė. Kontakti i Jusufit me ne, do tė kompletonte qendrėn dhe do t’i afronte tė gjithė aktivistėt rreth vetes! O Zot na erdhi njeriu qė ia kishim nevojėn, si i verbėri sytė, si toka diellin dhe shiun. Organizimi po merrte kahje tjetėr, tė mirėfilltė. Po, ah tradhti! O tradhti! E mallkuar qofsh, qė shumė shpejt do ti ndalėsh hapin gjigand Jusufit! Qentė zagarė ishin lėshuar nė gjurmė tė Bacalokut. Ata kishin gjetur njerėzit mė naivė tė rrethit, qė t’i afroheshin Jusufit e tė futeshin thellė nė shpirtin e ēiltėrt tė atij Njeriu tė Madh! Atė, do ta detyronin disa “shok” tė pėrballej me njerėz egėrsira, tė cilėt do ta ēojnė nė njė mėnyrė, apo nė njė tjetėr deri te dorėvrasėsi, qoftė ai Rizah Salihu, Nuhi Sylejmani, Sadik Blakaj a ndonjė tjetėr?!? Thonė nga anėt tona, se qeni i keq ta bjerė ujkun nė torishtė. Ndaj posa u pėrhap lajmi, se Jusufi ėshtė nė Gjermani pranė Shtutgardit, menjėherė UDB-eja do tė lėshonte spiunėt dhe bythėlėpirėsit e saj, qė tė vrisnin Jusufin e Madh!!! Po po, se i kishte dhėnė urdhėr shefi i tij Rizahu! Hyseni ngarente si i ēmendur, qė sa mė parė tė kryente urdhėrin. Shkoj disa herė pėr ta vrarė, por nuk u tregua “trim”. Ishte frikacak dhe i dridhej dora, kur duhej ti tėrhiqte kėmbėzėn revoles. Hyseni, njeri i padisiplinuar dhe i padėgjueshėm, bėnte dhe vepronte si i marrė. Ai, pas Rizah Salihut, do tė gjente shok tė dytė Ibrahim Kelmendin. Pėr ēdo gjė, apo ēdo veprim Hyseni do tė kėshillohej me tė. Dhe me Ibrahimin do tė vazhdojė miqėsinė deri sa vullnetarisht shkon nė burg, me njė kriminel tjetėr, siē ishte dhe ėshtė Sadik Blakaj! Sadik Blakaj, i njohur mirė nga Ibrahimi, pas daljes nga burgu pėrsėri do tė vazhdonte miqėsinė me Ibrahimin, edhe ky… i pa disiplinuar… Pra Hyseni solli dhe kriminelin Sadik Blakaj, i cili, nė njė natė tė ftohtė dimri, me borė dhe acar do tė shoqėronte shokun e tij Dem Demajn, pėr tė ēuar Jusufin, deri nė banesėn e tij. Kėshtu, ai do ta mėsonte se ku banonte Jusufi. Bacaloku nuk deshi dhe nuk e pranoj Sadik Blakajn nė banesė, se nuk donte qė ai tė mėsonte banesėn e tij. Ndaj, kur mua mė duhej ta ēoja atė kriminel ( nė besė tė Dem Demajt) tek Jusufi, ai nuk pranoi dhe mė tha qė tė takohemi te Tankshtela “WUNENSTEIN”. Por “shoku” Dem Demaj njė herė e ēoj deri te dera Sadik tradhėtarin e bythėlėpirėsin e shkijeve!



    Vėllezėrit e Kadri Zekės dhe Ibrahim Kelmendi, pranė kufomave tė Jusufit,Kadriut dhe tė Bardhoshit (Janar 1982 – Untergrupenbach)



    Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ės. Ai kishte marrė pėrsipėr detyrėn e vėshtirė por tė shenjtė pėr ta bėrė Kosovėn e tij, shumė tė dashur e tė shtrenjtė njė me viset shqiptare tė ndara, njė me shtetin amė Shqipėrinė. Pra, Jusufi ishte pėr ēlirimin e Kosovės, me trojet e saj tė ndara nė tri republikat sllave tė Sėrbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi dhe bashkimin me shtetin amė Shqipėrinė! Por njerėzit e kėqinj, me qėllim, me djallėzi, do ta detyronin, qė ai tė pėrballej me njerėz tė Udbės, si Rizah Salihu, Sadik Blakajn e tė tjerė. Po kush e detyroi Jusufin tė pėrballej? Bacalokun e detyroi Ibrahim Kelmendi me Hysen Gegėn. Nuk ka asnjė koment. Jusufi i Madh thotė vetė. Ai i tėrheq vrejtjen Ibrahimit dhe Hysenit, duke ju thėnė se ju me veprimet tuaja, po i bėni vend tradhėtarėve dhe udbashėve, pėr t’i futur brenda rradhėve tona !!!

    Shkuarja e Hysen Gegės me Sadik Blakajn nė Kosovė dhe pasojat e burgosjes sė Hysenit

    Hysen Gega kishte vendosur, tė udhėtonte pėr nė Kosovė dhe kishte nevojė pėr lekė, qė do ti duheshin, pėr sa kohė sorollatej pėr tė “vrarė” ata , tė cilėt ai i shihte, si armiq tė popullit shqiptar.

    Ishte fillimi i dhjetorit 1980 kur me Hysenin ishim ulur nė njė tavolinė, nė njė lokal ( kafe), nė Iselshausen-Nagold. Porositėm diēka, pėr tė pirė dhe posa kaluam pyetjet e zakonshme, Hyseni lėvizi kapelėn, qė mbante duke imituar artistėt, tė cilėt luanin rolin e militantėve revolucionarė nė filma dhe na tha mua dhe Demė Demajt,” kam vendosur tė shkoj nė Kosovė, me “shokun” Sadik Blakaj pėr tė kryer ca atentate.” Ky i fundit nuk ishte i pranishėm edhe pse kishte ardhur qė nė nėntor 1980 nė Nagold dhe rrinte te Demė Demaj. Gjatė bisedės Hyseni shpėrfaqi nevojėn pėr mjete materiale. Ai tha se:”Nuk e pashė tė arsyeshme, qė ti kėrkoj dikujt tjetėr, pėr tė mos u marrė vesht vajtja jonė nė Kosovė nga njerėz tė tjerė, por tė mbetet, nė rrethin tonė tė ngushtė. Andaj na duhen bukur njė shumė parash (marka). Ky aksion, qė do kryejmė ne ėshtė i domosdoshėm dhe duhet kryer patjetėr. Ju them, se po nuk u bė, ashtu si e mendoj unė dhe nėse dėshton, mos u mėrzitni fare pėr ne dhe mos na bėni hesap, po na harroni. Unė i gjallė nuk dorėzohem dhe as nė burg jo, o do tė kryhet atentati ose kam me vra veten!- E pyeta: -Po baca Jusuf ėshtė nė dijeni pėr shkuarjen tėnde nė Kosovė me Sadik Blakajn? U pėrgjigj rėndė, duke mbajtur sytė nė dysheme- Jo! Jo! – Po pse jo i thash? – Po ai me siguri nuk do tė mė lejojė, andaj nuk i kam treguar Jusufit.I thashė nuk po bėn mirė, qė nuk po i tregon bacės Jusuf. Ndėrsa Hyseni pėrgjigjet :- “Jo bre, se ai ishte… nuk i tregoj se… e pasi tė shkoj e nėse bėj diēka i tregoni…”. Nė pėrfundim tė bisedės Hyseni prej nesh kėrkojė edhe disa adresa tė shokėve tanė nė Kosovė, nė mėnyrė qė gjatė aktivitetit tė tyre atje, ata tė kanė mundėsi tė strehimit dhe ndihmave tjera tė nevojshme. Dhe ne Hysenit ia dhamė 4 mijė marka dhe disa adresa tė shokėve, (tė cilėt pas burgosjes sė tij do ta pėsonin rėnd.)

    Dhe Hyseni sė bashku me Sadik Blakajnė me makinė tė Ramadan Ramadanit nė fund tė dhjetorit 1980 nisen pėr nė Kosovė. Pėr ēudi nė mėngjesin e 1 Janarit tė 1981, ende pa u gdhirė mirė, shtėpia e Hysenit i rrethua me forca tė shumta policore dhe agjentė tė UDB-sė. Kėshtu, premtimi i Hysenit, se nuk do tė dorzohem i gjallė i mori Drini. Ai u dorėzua dhe i zbuloi edhe shumė shokė tė tjerė, tė atyre qė na i mori adresat dhe kėto adresa i dinte edhe Sadik Blakaj - udbashi!

    Kah mesi i janarit 1981 Sadik udbashi pa therr nė kėmbė kthehet sėrish nė Gjermani dhe gjatė disa takimeve me te na tha se”Unė me Hysen Gegėn kemi shkuar nė Kosovė pėr tė vrarė Dushan Ristiqin, Mahmut Bakallin, Azem Vllasin etj”, ndėrsa pėr burgosjen e Hysenit, ai thotė: “Hyseni u fut vet brenda nė burg se ishte i pa aftė dhe nuk dinte tė ruhej.” Ndonėse Sadiku ishte bashkėpunėtor i UDB-sė duket se kishte marrė edhe instrukcione tjera. Dhe kjo u vėrtetua gjatė bisedave nė vazhdim. Ai me “guxim” do tė thoshte se jam i gatshėm tė shkojė sėrish nė Kosovė me secilin prej jush por me Jusufin, mė me dėshirė!!! Ai u pėrpoq qė tė merrte e ta dorėzonte Jusufin tonė tė Madh. Sadiku donte njeriun e shumė kėrkuar nga armiku, ta fuste nė dorė dhe ah, nėnė, o nėnė ēfarė qeni u tregua Sadik Udbashi!!! Hysen Gega futi dhe bacėn Ramadan nė burg, tė cilėt i kapėn materiale ilegale tė ndaluara dhe shumė tė rrezikuara pėr shqiptarėt nė ish-Jugosllavi. Baca Ramadan, tani i ndjerė, nuk e dinte se e kishte futur nė burg bashkėatdhetari i tij, i cili nuk do ti paguante ndonjė mark pėr shpenzimet e rrugės, sepse Hyseni e quante veten “patriot” dhe shkonte pėr njė mision shumė tė “rėndėsishėn patriotik”. Nė atė rast u rrezikua edhe vėllai im Sefidini, dhe ai i ndjerė. Sefedinit i morrėn pasaportėn dhe e futėn nė burg, e rrahėn, e munduan sa deshėn udbashėt e Prizrenit. I bastisėn shtėpinė duke ia friksuar tėrė familjen, bile edhe lagjen ku banonte nga policė tė shumtė. Mė vonė i vunė kusht, tė bėhej bashkėpunėtor i tyre.“Ne ta japim pasaportėn…, nėse nuk pranon bashkėpunim, do tė mbetesh rrugėve pa bukė!” Por, Sefidini, vėllai im, i mirė e trim, tė gjitha vėshtirėsitė i pranoi e bashkėpunėtor i tyre nuk u bė kurrė! U kthye nė Prizren. Humbi punėn nė Gjermani, pas njė stazhi 10 vjeēar. Nė Prizren nuk i jepnin vend pune dhe ai, vet i shtati, pa tė ardhura, detyrohet tė punojė punėt mė tė rėnda, tė ndyra dhe mė tė pista e tė rrezikshme… Vdiq nga infrakti, qė ju shkaktua nga vuajtjet e mėdha. Hyseni zbuloi dhe Ramadan (Ramė) Pirecin, mikun tim, tė cilin e munduan aq shumė nėpėr zyrat e supit tė Prizrenit, duke e mbajtur tėrė natėn tė lidhur pėr dore, tek korpat e nxemjeve me naftė! Edhe ky u maltretua nga kryeudbashi Vesel Krasniqi, vėlla i shkjaut me njė farė Zllatki shkja dhe me Asllan Skėnderin dhe ky vėlla e bythėlėpirėsa tė shkjaut. As Ramadan Pirecit, nuk ia dhanė kurrė pasaportėn, pėr tu kthyer nė Gjermani. Ramadani (Rama) mbeti pa punė, i pa dėshiruar, sa njerėzit kishin frikė tė kontaktonin, tė rrinin, tė shoqėroheshin me tė.

    Sefidini, apo Rama, ishin mjaft fukara e nė skamje, por kurrė nuk pranuan ti nėnshtrohen armikut…Po tė njėjtin fat pati edhe Isah Demi, nga fshati Koretin afėr Dardanės. Atij i morrėn pasaportėn dhe nuk ja dhanė mė, dhe e munduan si vėllain tim. Dhe ai humbi punėn nė Gjermani. Vuajti mjaft, vetė i gjashtė, pa punė e pa para, nė kushte shumė, shumė tė mjeruara…Jahir Jahirit, (bacės Jahė) Sadik qeni i shkoj te shtėpia nė mes nate, nė fshatin Slivovė tė Ferizajt, e gėnjeu nė emėr tė Hysenit, duke i marrė 1000 marka dhe njė revole se na paska qen nė “rrezik”! Edhe Jahirit, Nami Ramadanit, iu ndėrpre shkuarja nė vendlindej pėr afėr 20 vite! Pra tė gjitha sa thamė mė lart ishin “dhuratė” tė Hysen Gegajt, me aventurat e tij shumė tė rrezikshme. Vetėm nė rrethin e Shtutgardit do tu ndėrpritej shkuarja pėr nė vendlindje edhe kėtyre veprimtarėve, si Remzi Ademajt (Komandant Petriti) i rėnė dėshmor nė luftėn e UĒK-sė, Murat Kryeziu, Mejdi Rexha, Shaban Bobaj, Selim Koca, Ismet Klaiqi, Sadik Zeneli (Uka) tani i ndjer, Qemal Haxhillari, Enver Ismajli, Iljaz Shatrolli, Abdyrrahman Sadiku, Shemė Bunjaku, Hafiz Gagica, Tefik Kallaba, Sylės e Fetahit nga Tetova e tė tjerė.

    Ėshtė e vėrtetė, se ne nuk i kishim hyrė kėsaj rruge me detyrim e as tė imponuar nga dikush, por i kishim hyrė me vetvullnet dhe me dėshirė, pa e kuptuar mirė, se e kishim dhe obligim. Obligim e kishin edhe tė tjerė, por atyre as qė ju hante palla pėr kėtė punė. Ata shihnin punėn e tyre.

    Dhe sot, pas luftės, qofshin qenė, udbashė e spiunė, i kanė vendet e punės dhe bile tė urrejnė sikur, ata tė ishin ēlirimtarėt! He! Nėnė e shtatėqind nėna ua bėfshin qentė! Udbashėt janė si jo mė mirė!?!… Ata, tani, me disa pisa, qė kanė bėrė diēka gjatė viteve 1998/99, janė bėrė hiē mė pak, se ish spiunėt e ishudbashėt. Kanė zėnė vendet e atyre, qė tėrė jetėn ia kushtuan ēlirimit mbarėkombėtar. Kurse ēlirimtarėt, tė larguar, tė pa punė, me njė jetė shumė tė vėshtirė, nė skamje e mjerim!!!! Pra pisat, qė tani janė bėrė shumė janė mėndjemėdhenj, me shumė para, e as qė mendojnė mė pėr shokėt e tyre me tė cilėt kanė qenė bashkė nė luftė, as pėr dėshmorėt e familjet e tyre.

    Ēka pret Ibrahim Kelmendi, pse nuk bėn kallzim penal ndaj vrasėsit tė shokėve tanė ?!

    Hysen Gega, mbasi doli nga burgu,kah gjysma e gushtit 1990 erdhi nė Gjermani pėr tė kėrkuar stazhin e punės, qė kishte kryer kėtu. Bisedonim njė ditė dhe nuk hynte fare nė bisedė se si e kush i vrau tre shokėt tanė. Prita pak dhe nė njė moment i them: - O shoku Hysen, si ta merr mendja pėr vrasjen e shokėve? Nuk ke ndonjė mendim, apo mos ke dėgjuar nė burg, pėr ndonjė tė dyshuar? Kėtė e ka bėrė UDB-a – tha ai. O ti shok, i them pėrsėri. Qė e ka bėrė UDB-a atė e dimė tė gjithė, por cilėt janė vrasėsit dhe kush i udhėzoi, e i drejtoi deri te vendbanimi i Jusufit? Ku e dinin ata, se atė natė do tė ishte aty edhe Kadri Zeka , qė do tė dilnin nė atė acar, pėr t’i telefonuar gruas sė Kadriut, pra Saime Isufit, alias Bules!?! Ore UDB-eja, kishte njeriun e saj qė i ēoi vrasėsit drejt vendit, ku do tė dilnin nė pritė! Ai heshti. Nuk fliste, rrinte si nė mendime. Mbasi prita pak i them:- mos ėshtė Rizah Salihi, se menjėherė pas vrasjes ėshtė arrestuar nga policia gjermane, e cila e ka burgosur disa muaj !? U kthye nga unė dhe mė tha:- Jo, bre, mos e mirrni nė qafė, se nuk ka faj i shkreti, jo jo aty janė tė tjerė njerėz…! Kurse shefi i tij Mirani (Ibrahim Kelmendi), nė librin “ATENTATET” deklaron, se pikėrisht Rizah Salihu (Rezil Mejtepi), ėshtė vrasėsi i shokėve !?



    Ibrahim Kelmendi - intervistė, gazeta "Express" - Prishtinė



    Meqė Ibrahim Kelmendi pas 25 vitesh ka identifikuar qartė vrasėsin e shokėve tanė, Jusuf e Bardhosh Gėrvallėn e Kadri Zekėn, tashmė ėshtė koha qė ai tė bėjė njė kallzim penal nė Gjykatėn e qarkut nė Prishtinė ndaj urdhėrdhėnėsve dhe dorasit nė fjalė. Ēka pret Ibrahimi, pse nuk e bėnė njė gjė tė tillė?!

    Hyseni mė tregonte tmerret, qė kish pėrjetuar nė muajt e parė tė burgut, sa bėnte tė mendosh, se si ky njeri po rrinte nė kėmbė e lere mė tė tjera. Ankohej shumė pėr shqipfolėsit udbashė, se sa pėr udbashėt shkije! Gjatė tregimeve tė tij aq tė tmerrshme, fillova ta urreja. Mė vinte ti them ikė ore ikė, se nuk je askushi, ikė se ti me aventurat e tua u dorėzove vet, pa bėrė asgjė nga tė gjitha ato rrahje gjoksi e gjitha ato premtime, pėr tė cilat nuk tė shtyu askush. E more vet njė vendim tė tillė dhe vet u dorėzove. Kush ėshtė fajtor pėr kėto qė po mi tregon!!! Vetėm sa s’ulėrita: “Pusho mor naiv se pėr fajin tėnd, me aventurat e tua more nė qafė shumė shokė tė tjerė, pa arritur asgjė, pa bėrė as mė tė voglin hap… Nuk i kuptoj aventurat e tua, kėto sjellje prej tė ēmėnduri!!!! U nise me njė kriminel, me njė qen kurvash dhe tani na tregon se si edhe penisin ta kanė shtypur gardianėt e burgut duke i ra me pendrek, e tė tjera budallallėqe…”

    Ibrahim Kelmendin e kam njohur qė nė verėn e ’ 79-tės

    Mėrgimi sapo kishte filluar tė merrej me veprimtari patriotike dhe pa dyshim si ēdo fillim kishte vėshtirėsitė e veta. Ato grupe, qė e quanin veten organizata, nuk ishin tė pavarura. Ato, ose bashkėpunonin me organizatat kroate ose dhe me tė tjera. Pėr ne nuk ekzistonin ato pro ruse e pro bullgare, pra pėr ne ishin tė panjohura. Pėr ato ishte mė i lėvizshėm Ibrahim Kelmendi. Ai i gjurmonte dhe futej nė to pa pasur probleme… Nuk pėrtonte tė udhėtonte dhe ti zbulonte thuajse tė gjitha. Ibrahimi u ka marrė edhe shuma tė parave organizatave kroate pėr tė blerė armė. Dhe ato nuk ishin pak (ishin 50 mijė DM). Tani ai, ato i mbulon me pluhur dhe asnjėherė nuk skuqet pėr ta thėnė tė vėrtetėn! Unė, Ibrahim Kelmendin e kam njohur qė nė verėn e ’79-tės. Ruaj kujtime tė mira dhe respekt pėr tė, si shokė tė ditėve tė para, tė njė rrethi tė organizuar. Ibrahimi ka ecur mė shumė. Ai ishte i pa disiplinuar, me ca sjellje jo tė mira dhe aq mė shumė tė pa pranueshme tek ne shqiptarėt. Futej nė guzhinė, te gratė…Shtrihej nė dhomė gjėrė e gjatė dhe nuk e kishte pėr gjė, se ishe ti me familje. Ai shtihej sikur tė ishte nė shtėpinė e vet... Nuk tregoi asnjėherė mirėnjohje pėr gjitha ato pritje qė i bėheshin nga gratė e shokėve duke e nderuar si njė patriot! Prandaj ai nuk e dinte tė mirėn, nuk kishte turp. Kėto, mua, personalisht, nė fillim mė bėnin pėrshtypje jo tė mirė, por mė vonė nuk i vija re, se e kam dashur si patriot. Patriotizmi ishte ēėshtja kryesore pėr mua. Pra patriotizmi nuk i ka munguar, e as unė nuk kam patur dyshim pėr kėtė.



    Faridin Tafallari (me plis) dhe Ibrahim Kelmendi (prapa tij) nė demonstratėn e Brukselit, mė 13 qershor 1981.



    Te unė, nė Nagold, Ibrahimi vinte shpesh, nga viti tetėdhjetė - deri tetėdhjetė pesė. Isha kryetar i “Bashkėsisė sė klubeve perėndimore nė Evropė”. Mė 09.11.1984 ksha marrė njė ftesė, pėr tė shkuar nė njė pėrvjetor tė klubit “Asim Vokshi” nė Lozanė tė Zvicrės. Duhet tė shkoja aty pėr t’u takuar me shokėt e bashkėsisė nė Zvicėr. Pėr kėtė qėllim mė duhej tė pėrgatisja njė referat. Ibrahimi ishte tek unė dhe me thėnė tė drejtėn isha i gėzuar, se do tė mė ndihmonte pėr ta pėrgatitur mė mirė referatin. I them, hajde e mė ndihmo ta shkruajmė bashkė, se ti je i pėrgatitur duke menduar, qė ishte student!? Por ai, as qė lėvizi nga vendi. Rrinte shtrirė, ashtu kot! Pasi e pėrgatita referatin, i thashė pėrsėri ta shihte se si e kisha shkruar. Ai ktheu kokėn nga unė dhe as qė mori mundimin ta shikonte me dorėn e tij. I hodhi njė sy shkarazi e mė tha: Mirė e ke bėrė, se mos po kuptojnė ata mė shumė se ti…!

    A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, nė vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gėrvallės

    dhe tė Kadri Zekės?!

    Them se nė njė mėnyrė ai ka ndikuar, duke i hapur rrugėn Rizah Salihut, Sadikut, kujtdo qė ka marrė atė veprim, tė cilin nuk e kreu Hyseni! Sipas mendimit tim, moskryerja e vrasjes nga Hyseni u bė, sepse Ibrahim Kelemendi e bindi atė tė mos vepronte, ashtu sikurse del dhe nė librin “Atentatet”! Atėherė Rizahu u detyrua ta bėnte vetė!! Hyseni i bėri Jusufit tė Madh shumė kėrcėnime, sa i vuri nė tavolinė dhe revolen duke ju drejtuar dhe Rizahit, se njeri nga ju tė dy duhet tė jetė i UDB-sė?! Po, sipas tė gjitha veprimeve, njerėz tė UDB, kanė qenė Sadiku dhe Rizahi. Hyseni i la kėta tė dy, u fut nė burg, duke e ditur ēfarė po bėnte dhe ndoshta ka vepruar kėshtu me qėllim.

    Ai e dinte, se cili ishte Sadiku, pasi Mirani (I.K.) ja sqaron dhe ēėshtjen e telefonatės duke i thėnė, se nė telefon nuk ka qenė Nezir Gashi, njė patriot i asaj ane, por ka qenė vetė Sadiku. E pra si ėshtė e mundur qė Hyseni merr njė rrugė me “syhapur” e me “mend nė kokė”, drejt njė sakrifice, ku e priste burgu! Ndaj njė veprim i tillė s’ka se si mos jetė i ēuditshėm!!! Si mundet qė Mirani tė vinte pak para mbrėmjes, pak para se tė nisesh Hyseni pėr nė Kosovė!?! Prandaj ėshtė e pa mundur, qė Hyseni mos tė jetė konsultuar fare, pa marrė pėlqimin dhe miratimin e Ibrahim Kelmendit! Ndėrsa Jusufin nuk e njoftoi, nuk e vuri fare nė dijeni. Ai shkoi me udbashin pėr tė vrarė udbash!!!

    Nė banesėn time, ku ishin Jusufi, Ibrahimi e Dem Demaj, diskutonim se si Hyseni u nis me njė njeri shumė tė dyshuar. Jusufi i nervozuar ju drejtua Ibrahimit duke i thėnė:- Pse e lejove Hysenin tė shkonte, kur ti e dije se ai do tė tradhėtohej nga udbashi Sadik Blakaj?! Pse e bėre kėtė?! Pse!??? Apo mendove se do tė mburreshe, po tė dilte me sukses aksioni e tani qė ai dėshtoi, thua qė Hyseni nuk mė dėgjoi! Ti Ibrahim erdhe nga Bohumi, e pėrcolle, kurse unė jam kėtu dhe nuk mė njoftuat, as Hyseni e as ti !?! Nuk e di pse Mirani nuk e pranon qė nuk ishte nė dijeni pėr vajtjen nė Kosovė tė Hysenit me Sadikun! Po ashtu nuk tregon tė vėrtetėn pėr tė hollat e marra nga organizatat kroate, tė cilat i shkuan dajės sė tij nė Pejė. Ato para ishin marrė pėr armėt qė do tė bliheshin nė ish-Ēekosllovaki, nga ai sė bashku me Hysen Gegėn. Por plani dėshtoi dhe armėt nuk u blenė!.

    Jusuf Gėrvalla nė letrėn e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, njė provokator ose njeri shumė naiv dhe i rrezikshėm provoi tė organizonte me shokė likuidimin tim dhe tė vėllaut tim, duke na quajtur “tė dėrguar specialė tė UDB-sė”...

    Me sjelljet e tij Ibrahim Kelmendi nuk mund t’i shmanget pėrgjegjėsisė, qė ka pėr vrasjen e tre shokėve! Jusufi disa herė i ka bėrė vėrejtje Miranit, qė tė jetė mė i disiplinuar dhe mė serioz! Jusuf Gėrvalla nė njė letėr tė datės 13 maj 1981 fq.2 dėrguar Sabri Novosellės (Mėrgimit) pėr Rizah Salihun (Rezili) shkruan, po e citoj: “(...) Tash pėr tash po theksoj se udhėheqėsi i kėtij grupi (Rizah Salihu, nga Mushtishti, njė provokator ose njeri shumė naiv dhe i rrezikshėm), provoi tė organizonte me shokė likuidimin tim dhe tė vėllaut tim, duke na quajtur “tė dėrguar specialė tė UDB-sė”...”



    Kopja e letrės sė Jusuf Gėrvallės, dėrguar S.Novosellės (Mėrgimit) mė 13 Maj 1981 (fq.2)



    Njė ditė Bardhosh Gėrvalla, Nami Ramadani, Ibrahim Kelmendi te stacioni nė Shtutgart, po e pritnin Jusuf Gėrvallėn qė po kthehej nga njė vizitė nė Hamburg. Nė njė moment Ibrahimi largohet, duke ju thėn se e pash njė shok! Bardhoshi i tha Namiut mu duk se ai ishte Rizah Salihu!?, dhe e pyet: Ti Nami i beson Ibrahimit!? Po..! Pra tė kesh kujdes se ne nuk i besojm! Edhe nė njė rast tjetėr dyshohet se Ibrahim Kelmendi me Sadik Blakaj, kanė fjetur nė shtėpin e Namiut pa dijeninė dhe lejen e tij, nė Eslingen!? Kur Sadiku u kthye nga Kosova, pasi e la Hysenin nė burg. Vetėm Ibrahimi e dinte vendin ku i linte ēelsat Namiu, kur njerzit e shtėpis nuk ishin aty! Namiun, pėr kėtė e njoftuan fqinjėt, se i kanė parė dy burra duke dalur nga banesa!? Dyshohet se Ibrahim Kelmendi kurrė nuk i ka ndėrpre takimet me Sadik Blakajn!? Pėr kėtė mė gjėrsisht kam shkruar edhe nė librin “Terror, Dhimbje, Qėndresė”.



    Cerimonia e varrimit tė J.Gėrvallės, K.Zekės dhe B.Gėrvallės nė varrezat e Bad Canstadit nė Shtutgart (05.02.1982)



    Por dyshimet e mia pėr Ibrahim Kelmendin, nė disa fakte konkrete, si ēėshtja e marrjes sė postės, bazuar nė fjalėt e Jusufit, qė postfachin e tij e dinte vetėm Ibrahim Kelmendi e jo edhe Riza Salihu. Dhe nga ky fakt del se Jusufi ka dyshuar tek Ibrahimi. Prandaj pėr kėtė edhe mė ka thėnė: “ Ti Din mos u largo nga Ibrahimi, por ke kujdes nga ai, se unė dyshoj, se kėshtu kemi informata nga Kosova, kėshtu na kanė kėshilluar edhe shokėt e ambasadės nė Vjenė!” Kėtė qė ma tha me gojė Jusufi, ka shkruar edhe nė letrėn e datės 13 maj 1981 dėrguar “Mėrgimit” nė Stamboll. Nė faqen 3 tė kėsaj letre shkruan, si vijon(po citoj) :”Sa pėr organizatėn e bashkuar rreth organit”Bashkimi”, mė duket se pak dobi mund tė ketė nga iniciativa pėr bashkim e bashkėpunim me ta. Sė pak pėr sa shihet te udhėheqėsi i kėsaj organizate nė botėn e jashtme, (I.Kelmendi-vėrejtja ime) nuk ekziston pėrshtypja pėr organizim tė mirėfilltė dhe as pėr ndonjė organizatė tė fuqishme numerikisht. Megjithatė, po ta shihni ju tė arsyeshme, ndoshta do tė mund tė realizohej mundėsia qė shokėve tė Lėvizjes nė Kosovė t`u jepet lidhja me pėrfaqsuesin e “Bashkimit” nė Kosovė. Megjithqė, pėr sa kam mundur tė marr vesh, atje, nė radhėt e kėsaj organizate, apo ndoshta nė qendėr tė saj, ndodhet njė njeri i dyshimtė, njėfarė Blakaj, qė punoka nė Entin e Sigurimit Social nė Prishtinė. Sa pėr mua unė njėherė pėr njėherė, pas numrit tė fundit tė “Bashkimit”, tė cilin ta kam dėrguar, tė gjitha marrėdhėniet me pėrfaqėsuesin e tij tė kėtushėm i kam ndėrprerė. Kėshilla pėr ndėrprerjen e marrėdhėnieve me tė kam pasur edhe nga ana e diplomatėve shqiptarė nė Vjenė..”-thuhet nė kėtė letėr.



    Kopja e letrės sė Jusuf Gėrvallės, dėrguar S.Novosellės (Mėrgimit) mė 13 Maj 1981 (fq.3)



    Gjithashtu pėr prezencėn e tij, tek makina e Bardhoshit nė Mynchen (kėtė e thotė edhe vetė Ibrahimi nė librin “Atentatet”), Jusufi mė pat thėnė, qė: ti Ibrahim mos m’u afro as 50 metra pranė banesės, marrja e tė hollave nga kroatėt dhe sidomos nata e fundit (17 janar 1982) ku po flitej pėr njė ēėshtje tė madhe pėr bashkimin e ish-organizatave, gjė pėr tė cilėn ka qenė mjaft i interesuar dhe Ibrahimi. Duke e njohur, se ai dėshironte t“i dij tė gjitha, atėherė si ka mundėsi qė tė largohej bash atė natė (natėn e vrasjes sė Jusufit, Kadriut e Bardhoshit)?!! Ibrahimi u largua pėr nė Dyseldorf, pėr shfaqjen e disa filmave nė video, pėr antarėt e klubit “Emin Duraku”. Pra, atė natė Ibrahimi me Sylė Nuhėn u larguan dhe Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu mbetėn nė banesėn e Jusufit nė Untergrupenbach - Heilbronn. Ndaj kush mund t“i dinte kėto lėvizje tė asaj nate tė zezė?!? Edhe pse ėshtė folur pėr disa dyshime se disa netė janė sjellur disa hije “njerėzish”! Ibrahimi nė librin e tij “Atentatet” thotė se nė banesėn e Gėrvallėve (kur kemi shkuar nga takimi i Bernachausenit) kemi gjetur njė njeri tė panjohur dhe tė padėshiruar pėr familjen gėrvallaj. Nėse ėshtė kėshtu pse Ibrahimi nuk e thotė emrin e tij, por e len kėtė gjė mister!?

    Por ndodhi, ajo mė e keqja, njė tragjedi e tmerrshme, mė e zeza, o mjerė shqiptaria! Na e vranė Jusufin, u vra Bacaloku Ynė, u vra Ylli ndriēues i Mėrgatės e i mbarė popullit shqiptar! Ah! Sa tė pa besė, qė ka kjo botė! Tu lėshuan si lypsa, si bisha, si ujq tė pa ngopur, si qenė tė pa besė! Tė kėrkuan e tė ndoqėn kėmba kėmbės, deri sa tė zunė pritė! Tė vranė, tė morėn jetėn, o i Miri Ynė! E unė, e shokėt tanė ku ishim, qė nuk tė ruajtėm, qė nuk u treguam vigjilentė!? U vra dhe Kadri Zeka, drejtues i mėrgimtarėve nė Zvicėr e mė gjerė, i cili tėrė rininė, kohėn mė tė bukur tė jetės e shkriu pėr ēlirimin e Kosovės, qė populli i saj tė merrte frymė lirshėm, e mos ta shkelte ēizmja e shkjaut, qė kosovarėt tė bėheshin Zot tė kėsaj toke! O Bardhoshi ynė! O buzagazi i Mėrgatės, qė vetėm natyra jote tė bėnte, tė kėnaqesh, me atė dashamirėsi, me atė kulturė e me atė guxim qė kishe! Nuk kurseve as djersė, as mund, as rininė e bukur, por dhe jetėn, derdhe gjakun bashkė me vėllanė Jusuf e me shokun mė tė ngushtė e mė besnik, Kadri Zekėn! Ju u vratė nga Udbeja famėkeqe e ish Jugosllavisė, e serbėve, e shkinave, nga gjakprishurit shqipfolėsa, nga tradhėtarėt e vendit! Ju vranė, he, kurrė mos pafshin tė mira nė shtėpitė e nė jetėn e tyre! O ZOT! Ju vranė, pėr tė mos vdekur kurrė!

    Biseda telefonike me Saime Isufin - Bulen pas leximit tė romanit”ATENTATET”

    Posa e kisha lexuar romanin “Atentatet”, kah fundi i shkurtit 2007, mė merr nė telefon Saime Isufi (Bulja). Mė kėrkoj, njė kopje nga “TEZAT RRETH FRONTIT POPULLOR PĖR REPUBLIKĖN E KOSOVĖS”! Sė pari u habita, pse mė morri pas 10 vitesh?! Kish kaluar njė dekadė pa asnjė lloj komunikimi! Unė kisha botuar tre libra dhe pėr asnjėrin nuk mė kishte folur, as pėr mirė e as pėr keq! Dhe unė e kisha lėnė moslajmėrimin, se nuk dėshiroja tė futesha nė polemika, jo se nuk mė interesonte dhe mendimi i saj… Pas 10 vitesh mė thotė, pėrmes receptorit tė telefonit, se unė jam Bulja o Faridin!!! Eu i them, me njė dlirėsi tė pastėrt, pa mė vajtur mendja pėr keq. Mė tha, se mė duhet njė kopje e tezave… dhe tė lutem nėse i ke dhe nėse dėshiron ma dėrgo, se mė duhet!? Po, i thashė i kam dhe do ta dėrgojė nesėr. Bulja, mė pyeti, nėse e kisha lexuar librin e Ibrahimit “Atentatet” Po, i thash e kam lexuar, po si tu duk? I thashė mirė, po duhet analizuar. Tha se edhe unė e kam lexuar dhe ka gjėra interesante… Bulja vazhdoj duke thėnė se edhe librat e mi i kish lexuar!!! Po mirė i thashė si tė janė dukur dhe ēfarė mendimi ke dhe kam pritur ndonjė shkrim apo reagim nga ti! Po, po, ti nuk u konsultove me ne, se duhesh tė konsultoheshe! I thashė, unė nuk jam konsultuar, pėr njė arsye. Mendova , se po tė konsultohesha, ato libra nuk do tė arrinin tė botoheshin kurrė, se me siguri nė bazė tė arsyetimit tim, do tė mė sugjeronit qė tė hiqja pjesė nga shkrimet!!



    Nėnė Ajshja, Tushja(nusja e Kadri Zekės) dhe Faridin Tafallari - te varrezat e dėshmorėve nė Shtutgart



    Megjithatė ndjeva njė pėrmallim! U gėzova, qė fola me Bulen, se mė kishte marrė malli! Por duke menduar e duke i bėrė pyetje vetes, pėrpsehet e shumtė, mendova si ka mundėsi qė Bulja mos ti ketė Tezat, tė cilat qenė njė nga shkaqet e vrasjes tė 3 dėshmorėve?!? Dhe menjėherė mu kujtua se unė, Tezat i kisha botuar nė librin “Terror Dhimbje, Qėndresė”, ndaj kėrkesa e Bules dhe telefonata saj mė duken si provokim!? Duke menduar, e mora nė telefon dhe i thash. Oj Bule si ka mundėsi qė ti nuk i ke Tezat??? Po librin tim “Terror,Dhimbje,Qėndresė” a e ke lexuar?. Fjalėt e saj, si pėrgjigje qenė tė pakuptimta…. Meqenėse i premtova, tė nesėrmen i dėrgova njė kopje. Prita tė mė merrte nė telefon, se mė premtoi, por nuk mė mori kurrė!. Bule ti pėr tre librat e mi nuk mė ke thėnė as njė fjalė, as njė vėrejtje, por dhe as njė lėvdatė?! Megjithatė moj Bule, nuk je as e para e as e fundit, qė nuk ke treguar asnjė interes pėr tre librat e mi, pėr atė epokė, qė punuan e luftuan tė tre trimat, tė paharruarit Jusuf, Bardhosh Gėrvalla e Kadri Zeka! E sa tė tjerė shokėt tanė, ku janė tani, ata me tė cilėt ndamė tė mirėn dhe tė keqen, kaluam rreziqe, kur ndiqeshim kėmba kėmbės nga UDB? E si do tė merren “shokėt tanė” me librat e mi kur sot pijnė kafe me ata, qė deri dje na luftuan, janė bėrė miq vetėm pėr pėrfitime. Eu sa poshtė ka rėnė burrėria e disave!! E pėr Ibrahimin mė pyete apo mė provokove, qė mos tė tė them mė gėnjeve, a mė tradhėtove???

    Pas vrasjes sė Jusufit erdhėn turli horri me bajrak nė krahė pėr ta marrė Mėrgatėn si bariu delet. Po po erdhėn plot bajraktarė, hileqarė, palaēo…

    Pra, me vrasjen e Jusufit tė Madh Mėrgata humbi drejtuesin mė tė pėrgatitur, se kurrė ndonjėherė tjetėr nė historinė e shqiptarėve, qoftė brenda vendit apo jashtė nė diasporė. Mėrgata humbi YLLIN e saj qė i ndriēoi mėrgimtarėt kudo e nga do qė ishin.

    Tė vranė, he, i vraftė rrufeja tė gjithė ata qė ndihmuan vrasjen tėnde O Yll i pashuar! Tė vranė dhe pas vrasjes tėnde erdhėn turli horri me bajrak nė krahė pėr ta marrė Mėrgatėn si bariu delet. Po po erdhėn plot bajraktarė, hileqarė, palaēo, pėr ta “drejtuar” e pėr ta bėrė, si kope dhensh, Mėrgatėn, qė e vure Ti nė binarė, me shokun tėnd , luftėtarin e madh Kadri Zekėn! Eh, e cilėt erdhėn! Xhaferr Durmishi, qė me zėrin e tij tė sosur, nuk e dėgjonte kush, se kuptonte kush, apo qofshin edhe pretendimet e Ibrahim Kelmendit, pėr tė marrė timonin, pėr tė drejtuar Mėrgatėn, Sabri Novosella, ai turkoshak, qė kurrė nuk tu gjet pranė, kur ti prisje telefonatėn dhe ndihmėn e tij nė ditėt mė tė vėshtira, kur ti kishe nevojė pėr tė, dhe ai kurrė nuk tė telefonoi. Jo, jo, o Bacalok! Ti hiqje nga kafshata e gojės, lekun pėr aktivitete, pėr nxjerrjen e “Lajmėtarit tė Lirisė” e ai, Sabri Novosella rrinte me plot para nė xhep nė Adapazar tė Turqisė, i ruante lekėt pėr tė ndėrtuar pallate e vila nė periferi tė qytetit bregdetar tė Durrėsit, apo sot nė Kosovėn e shumėvuajtur! Ai kur erdhi nga Turqia, na bėri pikė e pesė edhe ne pak qė kishim mbetur, pėr tė vazhduar veprimtarinė, aty ku na e le Ti! Pastaj erdhėn do Avdullaha, do Osmana, do Xhaferra do Emrusha, e do Mustafa …Herė paraqiteshin si tė kuq e herė tė sarit, megjithfarė ngjyrash, vetėm ngjyrė njeriu nuk kishin. E si mund tė ketė ngjyrė njeriu Mustafė Xhemajli, tė cilin e njoh aq mirė, ja di karakterin e dobėt, ku nga fryn era kthen gunėn. Kjo shihet fare mirė nė fjalėn e tij promovuese, pėr librin “Atentatet” tė Ibrahim Kelmendit, ku ngre dhe lartėson figurėn e atyre, qė nuk e meritojnė dhe ul me paturpėsi figurėn e disa njerėzve tė vėrtetė, veprimtarėve, disa patriotėve, qė nuk kursyen asgjė pėr Kosovėn e shtrenjtė. O Bacaloku Ynė! Dhe vinin, e gjenin sofrėn shtruar! Hanin sa ngopeshin, e pėrmbysnin dhe shtronin tjetrėn nė vete. Ndaheshin dhe nuk ngurronin tė na shanin neve. Mė vonė erdhėn dhe plot udbashė, hajdutė, mashtruesė e ēfarė nuk pamė ne, punėtorėt e mėrguar. Dikur, ata qė na shitėn dhe pėrsėri ata donin tė na hanin dhe kėtu nė mėrgim. Po, po, o Bacaloku Ynė, nuk kishin tė ngopur, vetėm na lypnin lekė, Jo ore, mė fal, ēfarė lekė, na lypnin marka, franga, dollar…. Dhe ato me shumicė, se formuan kėtu qeverinė dhe rrinin kėtu qeveritarėt e republikės sė Kosovės, me nė krye Bujar Bukoshin, mashtruesin e Isa Mustafė, hajdutin!!!



    Cerimonia e kthimit tė eshtrave tė Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit nė Kosovė ( Shtutgart – Bad Canstadt, Janar 2002)



    U formuan disa parti, por ajo e Lidhjes “Demokratike” tė Kosovės i mblodhi tė gjithė, me patriotė, me tradhėtarė, me hajdutė, me horra, me udbashė. Por ēfarė tė bėsh, ajo fitoj dhe mėrgatėn!? Na gėnjeu pėr 10 vjet! U bė e fortė! Dhe kur u formua Ushtria Clirimtare e Kosovės, ajo krijoi Farkun dhe arriti ti pėrēaj ushtarėt tanė edhe nė frontin e luftės!!! Ndaj o Bacaloku Ynė! Ju vranė qė ti kenė duart e lira pėr tė bėrė ēfarė tė DUAN dhe ashtu u bė!!! Bėnė e po bėjnė ēfarė duan!!! Nė vendet kyēe, nė krye tė shtetit janė futur edhe ata, qė ty, Kadriun, Bardhin e shumė tė tjerė ju vranė dhe as kush nuk ju bėn asgjė!!! Vazhdojnė me gėnjeshtra dhe sot e kėsaj dite! Populli ėshtė lodhur, ėshtė dėshpėruar, ėshtė varfėruar deri nė skamje tė tmerrshme. Njė pjesė, e ajo pjesė janė parlamentarėt, qeveritarėt, ata qė po e drejtojnė “shtetin” e Kosovės, janė pasuruar me gjakun tuaj dhe tė dėshmorėve, qė luftuan pėr idealin e shenjtė, pėr lirinė e ēėshtjes kombėtare. E kėta horra qeveritarė o Bacaloku Ynė, duan, qė ju t’ju mbulojė pluhuri i harresės e koha t’ju largojė! Askush prej tyre nuk kujtohet, nuk ju pėrmend, a thua se s’keni ekzistuar kurrė! E prej tyre asnjė nuk mendon as pėr popullin! Kėta bukėshkalė mendojnė vetėm pėr vete, pėr njerėzit dhe familjarėt e tyre. Kėtyre, qė ju ke dhėnė “votat” o popull, jetojnė nė lluks pa menduar pėr ty, duke dalė nė kamera e televizor, duke u zgėrdhirė, duke gėnjyer ēdo ditė, ēdo orė, ēdo minute!!! Ruajnė xhepat e tyre tė fryrė me mundin dhe djersėn tėnde. Deri kur do tė durohet kėshtu o popull !? Mjerė populli i thjeshtė! Po mė e keqja ėshtė degjeneruar rinia, tė rinjtė, pak mendojnė pėr patriotizėm, se kanė mbetur rrugėve, tė pa punė dhe pa njė tė ardhme tė sigurtė. I mbajnė sytė matanė kufijve, tė ikin jashtė pėr tė punuar, se asnjė prej qeveritarėve nuk e vret mendjen pėr ta! Nuk duhet tė harrojmė qė rinia ėshtė burimi i energjisė e pėrtėritjes sė Kosovės sonė! Eu, dhe ata qė i bėnin deri dje thirrje rinisė, pėr t’ju bashkangjitur UĒK-sė, sot ju thonė, qė mos tė mendojnė mė pėr patriotizėm, se ka kaluar koha e patriotizmit!!!! A e merrni me mend se kush e thotė se?! Po ja qė e tha edhe Jakup Krasniqi, nė Bitigheim, nė Akademin pėrkujtimore me rastin e 25 vjetorit tė rėnies sė tre heronjve tė lirisė.

    E sot Kosova, akoma nuk ka njė status, ėshtė nė udhėkryq…!

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Realpolitika e Ibrahim Rugovės
    Nga biligoa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 11-04-2023, 07:41
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •