FILLESA PĖR PAJTIM ME POPULLIN SERB
(Luten tė gjitha mediat shqiptare e serbe ta publikojnė kėtė lutje tonėn!)
Kushdo qė do ta njohė ose e njeh tė vėrtetėn historike, populli shqiptar dhe populli serb janė tė armiqėsuar dhe nė konflikt me shekuj. Armiqėsia mė e theksuar (qė mbahet mend nga shumica e shqiptarėve tė tanishėm) ėshtė ajo e fundshekullit tė 19-tė. Kjo armiqėsi eskaloi sėrish nė fillim tė shekullit tė 20-tė, gjatė Luftės sė Parė e tė Dytė Ballkanike si dhe gjatė Luftės sė parė e tė Dytė Botėrore.
Kulmi i armiqėsimit mė tė ri tė shqiptarėve dhe serbėve u provokua nga regjimi serb, nėn sundimin e Sllobodan Millosheviqit, gjatė viteve 1989-1999. Pėr pėrmasat e krimeve serbe ndaj shqiptarėve, nė vitet 1988-1999 ėshtė i informuar gjerėsisht edhe opinioni botėror, ndaj ska nevojė tė ndalemi tani dhe ti rikujtojmė ato bashkė me pasojat.
Nė interes tė popullit shqiptar dhe tė popullit serb sot ėshtė pajtimi dhe mirėkuptimi pėr ndėrtimin e tė tanishmes dhe tė ardhmes, pėr fqinjėsi tė mirė e paqe tė qėndrueshme.
Sado qė nga ana serbe kemi vetėm disa zėra tė vetmuar qė kėrkojnė falje pėr krimet e bėra nga regjimi serb ndaj popullit shqiptar (gjatė viteve 1989-1999), ne, nismėtarėt shqiptarė pėr pajtim ndėrmjet popullit shqiptar dhe popullit serb, duam ta lusim popullin tonė qė tia shtrijė dorėn e pajtimit popullit serb. Kėtė lutje tonėn e mbėshtesim kryesisht nė interesin tonė reciprok pėr tė tanishmen dhe tė ardhmen mė njerėzore e paqėsore tė popullit tonė e tė popullit serb. Shpresojmė se shumė shpejt populli ynė do ta mbėshtesė lutjen tonė, siē shpresojmė se edhe populli serb do ti pėrgjigjet gatishmėrisė pėr pajtim.
Derisa tė ndėrgjegjėsohet edhe populli serb pėr pajtim, lusim popullin shqiptar qė gatishmėrinė e tij ta dėshmojė menjėherė, pa e pritur gatishmėrinė e palės tjetėr pėr kėrkim ndjese dhe zemėrgjerėsi pajtimi.
Pajtimi ndėrmjet popullit shqiptar dhe serb nuk i amniston krimet e individėve dhe tė forcave kriminale.
Tė gjithė bashkėqytetarėt serbė tė Kosovės i ftojmė tė kthehen nė shtėpitė dhe tokat e tyre nė Kosovė; qė tė ndėrtojmė njė bashkėjetesė fqinjėsore, njerėzore e tė dinjitetshme. Tė gjithė ata qė ndihen tė frikėsuar, pėr mungesė informimi ose pėr shkak tė manipulimit nga politika nacionaliste serbe, jemi tė gatshėm ti ndihmojmė gjatė kthimit tė tyre. Zotohemi se fqinjėt e tyre shqiptarė do ti mirėpresin dhe do tu ndihmojnė nė mėnjanim tė frikės dhe tė vėshtirėsive tė tyre fillestare, deri edhe nė strehim, derisa tė rindėrtohen shtėpitė e tyre tė dėmtuara nga lufta ose nga ndonjė shqiptarė i irrituar prej tmerreve dhe frustrimeve hakmarrėse tė luftės.
I lusim personalitetet politike, qeveritare e partiake shqiptare nė Kosovė tė japin shembullin simbolik tė vullnetit tė tyre tė mirė, qė tė strehojnė nė vilat e tyre familje serbe qė dėshirojnė tė kthehen nė Kosovė. Sidomos nga ato qė akoma ndihen tė frikėsuara.
Ftojmė tė gjithė bashkėkombėsit tanė vullnetmirė, tė cilėt dėshirojnė ta pėrkrahin nismėn tonė pėr pajtim me popullin serb, qė tė angazhohen pėr shndėrrimin e kėsaj nisme nė lėvizje tė gjerė qytetare pėr pajtim ndėrmjet popullit serb e popullit shqiptar.
Nė emėr tė nismėtarėve
ibrahim_kelmendi@yahoo.de
Tel. 044 151959
PS. Tė gjithė qytetarėt vullnetmirė qė dėshirojnė ta pėrkrahin fillesėn tonė, i lusim tė paraqiten nė e-mail-adresė, nė telefon ose nė gazetat qė do tė kenė mirėsinė ta botojnė kėtė tekst.
Marr nga:
http://www.beepworld.de/members/pash...perjusufin.htm
Krijoni Kontakt