Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Mafia mbeshtetet nga politika!

    “Ne Shqiperi mafia mbeshtetet nga politika”

    E Diele, 13 Maj 2007

    I ka ndjekur me vemendje dhe lexuar me kujdes numrat e fundit te gazetes “Koha Jone”, edhe pse prej disa vjetesh i larguar nga radhet e policise. Per te, krimi i organizuar suportohet nga politika dhe do te ishte shkaterrim i vete shtetit, nese mendohej se ne Shqiperi nuk ka klane mafioze. Pjerin Ndreu, ish-drejtues i larte i Policise se Shtetit, ne rang zevendesdrejtor i Pergjithshem dhe Drejtor i Policise se Tiranes, gjate nje interviste te dhene ne lidhje me raportin e fundit te botuar ne gazete, deklaron se klanet kriminale ne Shqiperi, jane me shume se 15, sic del ne studimin e nje agjencie franceze, qe merret me kete fenomen. “Klanet kriminale ne vendin tone, jane te mbeshtetura nga politika dhe per t’i luftuar ato, duhet nje vullnet politik”, shprehet ish-kryepolici. Po per te, ky vullnet mungon dhe behet shkaku kryesor i gjendjes jo te qendrueshme ne Shqiperi. “Ata punojne te qete, ndertojne dhe investojne pa asnje preokupim, hane e pine cdo dite me politikane te larte, financojne fushatat elektorale me para te fituara ne menyre jo ligjore”, thote Ndreu, tashme prej tre vjetesh i larguar nga radhet e policise. Tema te tjera te prekura gjate intervistes, jane reforma ne Policine e Shtetit, menyrat e luftimit te krimit dhe zgjidhjet e mundshme. Por defekti kryesor sipas kryekomisarit, qendron tek mosekzistenca e nje strategjie kombetare ndaj krimit te organizuar, pasi policia, e vetme, nuk mund te kete sukses, por duhet te mbeshtetet nga strukturat e tjera te shtetit.

    Si nje nga ish-drejtuesit me te larte te policise, a keni pasur ose keni dijeni per klanet mafioze qe veprojne ne Shqiperi?

    Po, klane mafioze ka ne Shqiperi. Nese do te gjykoja nga numri, mendoj se jane me shume se 15-te. Dhe nese vihet ne diskutim ekzistenca e klaneve mafioze ne vendin tone, do te ishte nje gabim fatal me pasoja per te ardhmen e vendit. Politika shqiptare eshte ajo qe ka ushqyer ne vazhdimesi konsolidimin e grupeve te ndryshme kriminale me suportet qe i ka dhene dhe vazhdon t’i jape. Biznesmene te fuqishem, qe kane ndertuar perandorite e veta me para te pista te fituara me kontrabande cigaresh, armesh, veprash arti, me trafiqe droge, te qenieve njerezore, te prostitucionit, me korrupsion ne administraten e shtetit etj, jane sot zotet e vendit. Ata punojne te qete, ndertojne dhe investojne pa asnje preokupim, hane e pine cdo dite me politikane te larte, financojne fushatat elektorale me para te fituara ne menyre jo ligjore. Ky eshte nje realitet qe gjendet rendom ne vendin tone. Por kjo eshte mafia, keto jane klanet mafioze. Suporti qe ju jepet ketyre biznesmeneve, eshte dhe ndertimi i nje piramide mafioze qe fillon nga parate e pista te fituara ne menyre te paligjshme, ne legalizimin e tyre ne ekonomine e vendit, ne korruptimin e zyrtareve te larte te administrates se shtetit dhe ne depertimin e tyre ne politike. Keto fenomene tashme njihen dhe jane te zakonshme ne vendin tone.

    Cfare mund te behet per t’i luftuar keto klane dhe cilat jane rruget qe duhen ndjekur?

    Qe te luftohen keto klane mafioze te krimit te organizuar, duhet pikesepari vullnet politik, jo me fjale, por me veprime e aksione te mirorganizuara. Akoma qeverite tona, nuk e kane vrare mendjen se ka kohe qe duhej te ndertohej strategjia qeveritare e luftes kunder krimit te organizuar. Deklaratat e ministrave te Brendshem ne kohe te ndryshme, per lufte kunder krimit te organizuar, jane qesharake dhe tregojne nivelin e ulet te njohurive ne kete fushe. Krimi nuk mund te luftohet vetem me police. Policet jane pjese serioze e strategjise antikrim, por kurre te vetem. Pikerisht ky mentalitet, qe eshte rrenjosur ne politike, media dhe opinionin publik, eshte vrases dhe lehteson kriminelet ne veprimet e tyre. Qeveria duhet te ndertoje masa parandaluese per te sheruar plaget ekonomiko-sociale, qe gjenerojne krim. Policia nuk mund te sheroje keto shkaqe, keshtu qe delegimi i pergjegjesise vetem tek policet, eshte strategji e vete krimit te organizuar per te c’organizuar sistemin e unifikuar qe mund ta rrezikoje. Akoma nje strategji per parandalimin e krimin dhe kunder krimit te organizuar, nuk ekziston, duke treguar qarte per epersine e krimit ndaj shtetit. Lufta kunder grupeve te krimit te organizuar eshte kaotike dhe me ide te paqarta. Politikanet tane vrapojne te konfirmojne kapjen e nje apo disa eksponenteve te krimit si triumf te shtetit kunder mafies. Ky eshte nje abuzim i turpshem. Gjyqtari i njohur Xhovani Falcone, i pyetur se “C'eshte mafia?”, pergjigjet: “Une jam i afte dhe i ndershem, ai i paafte dhe i pandershem, ai vendoset ne poste drejtuese”. Per sa kohe niveli i korrupsionit ne administraten e shtetit eshte i larte dhe paaftesia, klientelizmi jane prezente, krimi i organizuar ka shume labirinte ku mund te mbeshtetet lehtesisht i mbrojtur ne aktivitetin e tij.

    A jane ne dijeni drejtuesit aktuale te Policise se Shtetit, per keto klane kriminale qe veprojne ne vendin tone?

    Natyrisht qe jane ne dijeni. Por policet te vetem nuk mund te bejne asgje. Duhet vullnet politik i qarte, i shoqeruar me masa te mirorganizuara qeveritare dhe me pjesemarrjen e shume aktoreve, ku organet ligjzbatuese (polici, prokurori, gjykate), te ndjejne mbeshtetje te gjere te te gjithe atyre qe kane kontribut ne luften ndaj krimit dhe ne masat parandaluese. Kush mendon se vetem policet mund te luftojne krimin, nuk ben gje tjeter vecse con uje ne mullirin e krimineleve dhe te aktiviteteve te tyre. Mungesa e nje kulture te shoqerise per menyren e luftes kunder krimit, eshte padyshim nje investim i klaneve mafioze, qe ju intereson terri informativ ne kete drejtim.

    Nese ke pasur dijeni, a ka kryer policia aksione per goditjen e klaneve kriminale mafioze, qe veprojne ne vend?

    Po, ka bere dhe operacione. Flas per kohen kur kam qene ne detyre. Operacioni antiskaf i gushtit 2002, mbetet nje nga krenarite shqiptare te luftes pa kompromis kunder nje klani trafiqesh mjaft te rrezikshem dhe me pasoja te renda. Por atehere, u desh vullneti politik, perfshirja e forcave te ushtrise, doganave, tatimeve, te SHISH, prokurorise e gjykates, ne nje front qe beri te mundur suksesin. Pra, policet te vetem, nuk do te ishin ne gjendje te benin ate qe duhej. Por, nje minister qe u katapultua nga klanet e krimit te organizuar ne post, shkarkoi pa perjashtim te gjithe drejtuesit e atij operacioni brilant, duke treguar se krimi eshte ne gjendje te reagoje, duke kthyer mendjen e politikes ne favor te aktivitetit te tyre.

    Reforma ne Policine e Shtetit, a ndikon ne luften ndaj krimit?

    Krimi me forcen e vet, ka ndikuar qe policia te jete e shkaterruar dhe jo profesionale. Reformat e konceptuara me levizje njerezish, jane pjelle e mentalitetit te politikaneve shqiptare nen ndikimin e krimit. Si eshte e mundur, qe ka 15 vjet, qe nuk eshte percaktuar nje elite policore? Si eshte e mundur, qe mund te levizesh nje polic sipas qejfeve dhe humorit te nje politikani, qe quhet minister dhe qe nuk ka as formimin mesatar per te gjykuar nje strukture policie? Sa vite ka qe policet nuk dalin ne pension normal dhe pse? Pse nuk behen reforma afatgjata ne baze te studimeve te fenomeneve kriminale shqiptare dhe te prognozave te krimit te se ardhmes? Eshte me se e dukshme, qe reformat artikulohen vend e pa vend sikur po behet nami, por deri me sot, nuk kane bere asgje. Neper korridoret e Ministrise se Brendshme, sot degjohet rendom shprehja: “Ky eshte i yni, ky eshte i atyre”, duke bere aludime te hapura ne institucionin e depolitizuar. Mua vete me kane telefonuar dhe me kane thene, “ti je polic i mire, por ke votuar per te majten dhe nuk mund te fillosh pune”. Po mire ore, po polici eshte votues dhe po qe ne pune, eshte e drejta e tij e ligjshme qe te votoje per ke te doje. Ky eshte nje politizim qe po i ze frymen policit dhe po i largon ato nga vendimmarrja.

    Cila mendoni se eshte zgjidhja, qe lufta ndaj krimit te cfaredo lloji, te jete e suksesshme ne Shqiperi?

    Permenda qe duhet strategji e parandalimit te krimit, duhet qe administrata e larte e shtetit dhe lidhjet e tyre te aferta, te mos shkelin ligjin dhe te fyejne, apo penalizojne policet kur kerkojne zbatimin e ligjit. Duhet te instalohen standarte te barabarta per te gjithe shkelesit e ligjit, pavaresisht nga fuqia e krimit, politikes apo ekonomise, qe zoteron shkelesi. Duhet te bashkohen ne nje bllok te gjithe faktoret politike per nje filozofi te qarte te sigurise kombetare, ku futet dhe lufta kunder krimit. Duhen reforma te studiuara dhe me principe te qarta te organeve ligjzbatuese, per te harmonizuar punen e tyre ne lufte kunder krimit, etj.

    Ne situata kriminale, policia ngarkohet me pergjegjesi direkte deri ne paaftesi. A eshte e drejte?

    Policet merren me pasojen dhe jo me shkakun e krimit. Pra, krimi vjen si rezultat i problemeve ekonomiko-sociale qe kalon shoqeria. Ne asnje vend ne bote nuk fajesohet policia per uljet dhe ngritjet e kurbes se kriminalitetit. Ne Shqiperi, nje vrasje te ndodhe, behet nami, dhe sipas politikaneve dhe medias, ne shume raste, fajtore jane policet dhe shefat e tyre. Kjo eshte e pamoralshme dhe e padrejte.

    Pergatiti Artan Cena
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  2. #2
    Politikanet, financime nga krimi

    E Diele, 13 Maj 2007

    Publikohet pjesa e fundit e raportit te hartuar nga specialistet franceze te krimit te organizuar, bazuar ne informacionet e sherbimeve sekrete. Dokumenti i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal analizon lidhjet e politikes me krimin

    (vijon nga numri i kaluar)

    • Zoterimi i shtreses se mesme politiko-administrative

    Shtresa e mesme politiko-administrative eshte penetruar ne menyre te konsiderueshme nga mafia.

    Kryetare bashkie dhe deputete

    Kryetaret e bashkive te qyteteve te medha dhe deputetet shqiptare jane te perfshire ne krimin e organizuar. Ne prill 2005, pak para zgjedhjeve legjislative, nen presionin evropian, u votua ligji per transparencen e pasurive te te zgjedhurve dhe qeveritareve. Analiza e deklarimit e bere nga nje komision special ne kete kuader eshte ekzemplare. Deputete te shumte deklaruan nje pasuri prej disa milione eurosh. Me shume se gjysma e tyre deklaruan gjithashtu se kishin te pakten nje ndermarrje te tyren.

    Thellesia e ketij penetrimi kriminal ne jeten politike kombetare, vec te tjerash, u ilustrua me reagimet zyrtare ndaj vdekjes se Vajdin Lames, kryetarit te njerit prej klaneve te permendura me lart. Kur u dha lajmerimi i ekzekutimit te tij, Parlamenti shqiptar mbajti nje minute heshtje per te nderuar kujtimin e tij dhe qyteti i Tiranes i dha emrin e tij nje shkolle.

    Pak kohe me pare, zgjedhjet e fundit parlamentare luajten rolin e tyre tradicional per te treguar lidhjen politike-kriminele. Situate klasike qe nga 1997: pjesa me e madhe e kandidateve per deputete eshte mbeshtetur financiarisht nga mafia. Ky bashkepunim duket sikur e ka gjetur zgjidhjen vetem te financimi i fushates, karakteristike kjo e viteve 1990. Zgjedhja e deputetit te zones 37 ne Tirane, u shenua nga vrasja e nje perfaqesuesi te Partise Demokratike ne komisionin e zgjedhjeve.

    Funksionaret

    Kriminaliteti ne funksionet e larta publike shqiptare i kalon dukshem stadet e nje korrupsioni te thjeshte. Lidhjet me mafian jane mjaft te thella. Niveli i pagave i pjeses me te madhe te disa funksionareve te larte, largon dyshimet mbi keto lidhje. Keshtu, si shpjegohet pasuria prej dhjetera milione eurosh e nje prej drejtuesve te KESH-it ne nje kohe qe paga e tij mujore mezi i arrin 2000 euro?

    • Shtenia ne dore e drejtuesve politike

    Modeli mafioz shqiptar eshte me lart, per sa i perket fuqise, se ai italian, kinez apo japonez. Ne fakt, pushteti mbi shtetin qe ushtronin klanet mafioze, te pakten deri kur u zgjodh Berisha, nuk ushtrohej nga nje presion i jashtem mbi vendimmarresin politik: drejtuesit e politikes shqiptare e vinin vete shtetin ne sherbim te mafias. Dhe kete e benin per arsyen me te thjeshte: sepse ishin kuadro drejtues.

    Nderkohe qe paga mujore mesatare e nje ministri varion nga 2500 deri ne 3000 euro, punimet e komisionit nxoren ne drite se tre ministrat kryesore te qeverise se Nanos kishin nje pasuri prej dhjetera milione eurosh.

    Origjina

    Ndonese ka mundesi te kete ekzistuar qe prej vitit 1992, eshte e sigurt qe pushteti kriminal mbi klasen politike eshte bere masiv pas kryengritjes se vitit 1997. Zhdukja e shtetit pati dy pasoja te medha: emergjencen e grupeve kriminale te plotfuqishme ne territorin e tyre, sidomos ne Vlore; dhe nevojen, logjike dhe te mbeshtetur nga komuniteti evropian, qe t’u jepej fund pushimeve te pushtetit me organizimin e zgjedhjeve legjislative ne qershor te vitit 1997, te destinuara per te sjelle ne pushtet pasardhesin e Sali Berishes dhe qeverine e quajtur “qeveria e stabilitetit”. Pikerisht ne kete kuader, lidhja politike-kriminele u zbulua ne sensin fotografik te termit. Ne fakt, si mund te sigurosh financimin e fushates zgjedhore ne nje vend te varfer, pervecse duke perdorur te vetmin financim te mundshem: ate te klaneve kriminale? Kjo lidhje qe shume e qarte ne Vlore, ku Fatos Nano, gjate fushates zgjedhore per t’u bere kryeminister, u “mbrojt” gjate shume javeve nga Myrteza Caushi “Zani”, kryetari i klanit kriminal, qe dominonte ne Vlore, ne ate kohe. (Policia dezertoi qytetin me 11 shkurt).

    Teknikat

    Dy teknika kryesore u perdoren nga klanet mafioze per te zoteruar poltikat shqiptare, njera prej te cilave eshte krimi i organizuar. Eshte e rendesishme te citojme se monopolet e importit qe jane ne dore te mafias, drejtohen nga politikane te rendesishem, te cilet perfitojne ne menyre reciproke nga njeri-tjetri. Ish–ministrat e qeverise “Nano” jane ne krye te monopoleve kryesore te sektorit agro-ushqimor. Keto privilegje - mjaft fitimprurese - sigurisht qe i kane perfituar gjate kohes qe ishin ne pushtet. Dyshime te forta rendojne gjithashtu mbi zoterimin e monopolit te birres, qe eshte nen pronesine e nje burri shteti.

    Mafia u krijoi mundesine e perfitimit mjaft politikaneve, mjeshtra te spekulimit ne tregjet publike, ne te cilat bashkepunojne masivisht, sidomos ne sektorin e ndertimit. Kryetari i Bashkise se Tiranes i ka vene vetes nofken ndjellese “Zoti 10%”.

    Unioni mafia-politike nuk varet vetem nga korrupsioni, por edhe prej perkatesise. Politikanet me te afert me Fatos Nanon jane padyshim anetare te klaneve kryesore shqiptare, roli i te cileve ne strukturimin e kupoles se permendur me lart ka perparuar ne nje menyre ngulmuese ne Durres dhe Tirane. Njerezit e disa prej qeveritareve aktuale nuk ngelen jashte dyshimeve te kesaj fushe.

    Efektet e politikes se qeverise “Berisha”

    Shkaterrimi i berthamave kriminale

    Sic eshte permendur dhe me lart, 12 nga 15 klanet e medhenj mafioze te Shqiperise jane goditur rende nga aksioni antimafia i qeverise “Berisha”. Megjithate, nuk dihet nese keto organizata jane eliminuar plotesisht. Shume prej tyre shfaqin dy shenja mbijetese.

    Ultrahomogjeniteti

    Kjo e para e ka bazen ne lidhjet natyrore qe bashkojne anetaret e disa grupeve, jo vetem klanore, sic thuhet me lart, por ekskluzivisht familjare. Gjashte anetaret kryesore te klanit “Hakmarrja per Drejtesi” jane te gjithe vellezer ose kusherinj te pare. Fale kesaj lidhjeje natyrore gjaku, nxjerrja e informacionit (sekreteve) nga keto organizata behet jashtezakonisht e veshtire, duke veshtiresuar si rrjedhim dhe shkaterrimin komplet te tyre.

    Ndryshimi i territorit

    Vecoria e dyte e ketyre klaneve eshte ndryshimi i territorit. Nese lidhja e gjakut mbetet thelbesore per krijimin e trafiqeve kryesore dhe destinacionin e parave kriminale, prania fizike e disa kapove dhe keshilltareve te tyre ne Shqiperi ka ndryshuar. Orik Shyti, kapo i klanit “Hakmarrja per Drejtesi”, eshte rezident ne Zvicer prej shume vitesh dhe ndihmesit e tij po ashtu kane perfituar te drejten e azilit ne kete vend, ose ne Belgjike pas renies se diktatures. Ne te njejten menyre, arrestimet e kryera ne klanin e Lushnjes kane nxjerre ne pah se 6 nga anetaret jetonin ne Shqiperi, kapo Aldo Bare dhe ndihmesi i tij jetonin ne Stamboll dhe 33 anetaret e tjere ne Itali. Kjo levizje gjeografike ngadaleson dukshem luften e qeverise shqiptare kunder mafias, duke e detyruar keshtu te kete nje bashkepunim me nderkombetaret (shpesh te frutshem, sidomos me Italine), por gjithnje te vonuar.

    Lufta kunder pushtetit politik te mafias

    Korrupsioni i forcave te rendit

    Nese spastrimi i radheve te policise po jep efektet e para, mbetet ende nje problem i madh: drejtesia eshte e nenshtruar nga nje presion i forte kriminal. Vrasja e shoferit te nje prokurori te Tiranes ishte nje paralajmerim per kete te fundit per nje fund te ngjashem, nese vazhdonte te hetonte mbi klanin “Hakmarrja per Drejtesi”.

    Korrupsioni ne administrate

    Politika antimafia e qeverise “Berisha” ka arritur suksese te pamohueshme. Nje numer i madh funksionaresh duket sikur jane vertet te terrorizuar nga energjia e masave antikorrupsion te ndermarra qe ne shtator 2005. Ata jane te vetedijshem per “efikasitetin” e aparatit shteteror shqiptar, kur ky i fundit nuk eshte ne duart e krimineleve. Disa te tjere kane me shume frike nga denoncimi publik i ndonje rivali sesa nga arrestimi ne flagrance ne vendin e krimit, ose bashkepunimi me kriminelet, aktivitete per momentin shume te rrezikshme per t’u ushtruar ne shkalle te gjere.

    Korrupsioni i klases politike

    Klasa politike shqiptare nuk ka perfituar ndonje rigjenerim te menjehershem me zgjedhjen e Berishes, dhe mbetet ende tejet e infektuar nga mafia shqiptare. Kete e provon nje shembull i koheve te fundit: deri ne arrestimin e tij me 25 mars 2006, Aldo Bare gjate kohes qe rrinte ne Shqiperi udhetonte me nje makine te parlamentit shqiptar (me targe 6888 E). Opozita, tashme e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, mbetet tejet e lidhur me krimin e organizuar. Berisha nuk eshte gabuar per kete, ai ka nisur nje lufte me dore te hekurt pa meshire ndaj rivalit te tij te ri politik. Nje pyetje lind: pse kjo lufte eshte drejtuar vetem ne planin politik, nderkohe qe qofte dhe nje veprim juridik do t’i zbulonte padyshim shume lehtesisht lidhjet kriminale te kundershtareve te Berishes?

    Pergjigjja lidhet me faktin qe keto lidhje ekzistojne akoma padyshim edhe brenda kampit te Berishes. Instikti politik qe i detyron ata te mos i shkepusin lidhjet me mbeshtetesit e tyre, ben te duket se lufta kunder korrupsionit te klases politike shqiptare zhvillohet fuqishem nga qeveria “Berisha”, por me urtesi.

    Fati ekonomik i luftes antimafia

    Shume pak shenja ka qe tregojne fillimin e nje lufte kunder pushtetit ekonomik te mafias shqiptare.

    Rreziqet ekonomike te luftes antimafia

    Nje nga arsyet e ketyre rreziqeve ka padyshim lidhje me faktin se nje nga shtyllat (monopolet e importit) prek majen e klases politike shqiptare.

    Pastrimi i parave, shtylla e dyte e pushtetit mafioz mbi ekonomine shqiptare, mbart ne vetvete nje problem thelbesor per qeverine. Ne fakt, nese ai eshte nje nga vektoret e pastrimit te parave per mafian, edhe sektori i ndertimit eshte pa dyshim nje nga motoret e rritjes se ekonomise shqiptare. Investimet e bera ne kete sektor kyc po ulen ne menyre marramendese, pas ardhjes ne pushtet te qeverise “Berisha”. Rritja e sektorit te ndertimit ishte vecse 6,8% ne 2005, vit i zgjedhjes se Berishes, nderkohe qe ne 2004 ka qene 45,6%. Kjo tendence e rrezikshme konfirmohet duke pasur parasysh se perqindja e rritjes se ketij sektori ne gjashtemujorin e pare te 2006 ishte vetem 1,6%.

    Ky ndryshim nxjerr ne pah nje kufi thelbesor per veprimin e qeverise “Berisha”: per faktin e ndervaresise kriminale te vendit, goditjet ndaj mafias jane ne te njejten kohe goditje ndaj ekonomise shqiptare.



    Nevojshmeria e nje arme te re kunder krimit

    Pervec veprimeve te ndermarra qe ne 2005, qeveria “Berisha” duhet patjeter te pershtase nje arme te re kunder krimit, ne gjendje te kompensoje kete renie te investimeve kriminale: IHD-te, Investimet e Huaja Direkte. Ky eshte gjithe thelbi i masave ekonomike radikale te ndermarra nga Berisha qe prej zgjedhjes se tij. Me domethenesja prej tyre eshte padyshim nisma “Shqiperia 1 euro”, qe synon te terheqe investitoret e huaj, duke iu propozuar kushte aksesi mbi pronen, duke (eliminuar) mos marre parasysh konkurrencen e zones. Ne kete kuader, qeveria “Berisha” ka marre vendimin te vendose ne zbatim projektin AMBO. Permes ketij naftesjellesi duhet te tranzitoheshin 35 milione fuci nafte ne vit nga Deti i Zi per ne Detin Mesdhe, duke filluar ne vitin 2008, permes Bullgarise, Maqedonise dhe Shqiperise. Fillimi i puneve do te kerkonte 1.3 miliarde dollare qe do te siguroheshin nga kredi te dhena prej fondit amerikan dhe evropian, si dhe prej investitoreve private. Me gjithe protokoll-marreveshjen te firmosur mes drejtuesve te tri vendeve me 28 dhjetor 2003, projekti duket i mbyllur, sidomos prej (mosinteresimit) ftohtesise se qeverise shqiptare. Kjo e fundit duket me e interesuar per nje tjeter projekt energjetik te mbeshtetur jo nga SHBA, por nga Rusia. Me 21 prill 2006, qeveria shqiptare ka firmosur nje memorandum qe parashikon ndertimin nga “Gazprom” te nje uzine te perpunimit te gazit dhe ndertimin e nje centrali termik ne qytetin e Fierit. Me nje shume prej 1,9 miliarde dollare, ky projekt paraqet padyshim nje avantazh me te madh per ta futur Shqiperine ne rrjetin evropian te shperndarjes se gazit, duke eliminuar keshtu pengesen kryesore te rritjes ekonomike te vendit: mungesen kronike te energjise.

    Megjithate IHD-te mbeten te pakta. Disa investime te rendesishme jane bere ne Shqiperi. Por edhe keto datojne para zgjedhjes se Berishes. Mjeti kryesor per terheqjen e kompanive te huaja eshte kryesisht privatizimi i kompanive te medha shteterore, si per shembull rrjeti i telefonise mobile “Albtelekom”. Megjithate, mbarevajtja e ketyre veprimeve eshte e kondicionuar nga siguria e funksionimit te interlokutorit politiko-administrativ te investitoreve. Dhe jemi te detyruar te konstatojme se ky i fundit nuk eshte ende sistematik ne Shqiperi.

    Perfundimi

    Qeveria “Berisha” lufton me nje energji te pashtershme kunder mafias shqiptare. Fale kapacitetit te levizjes gjeografike nga Mali i Zi ne Afganistan, fuqia ekonomike e klaneve kriminale arrin t’u shpetoje momentalisht goditjeve qe i jane dhene. Edhe pse e dobesuar, mafia shqiptare mbetet e fuqishme. Nese strukturat kryesore jane prekur rende, eshte ende shume shpejt per te thene se jane eliminuar krejt. Edhe pse nuk eshte perhapur me ne qarqet udheheqese te vendit, ndikimi i klaneve kriminale mbi klasen politike vazhdon te mbetet.

    Perhapja ekonomike e mafias shqiptare eshte me e qarte se kurre, jo per rritjen e saj, por perkundrazi per efektet sistematike te mungeses se investimeve kriminale qe ne vitin 2005.

    Ndryshe nga strategjite e vena ne jete per te zhdukur nga rrenjet krimin e organizuar te vendeve si Kolumbia e Afganistani, per pastrimin e Shqiperise nga mafia eshte e nevojshme te zhvillohet jo nje kulture zevendesuese, por nje ekonomi zevendesuese. Te zevendesosh parate e krimit me investime te huaja: kjo eshte sfida e Berishes. Per ta bere kete do t’i duhet te kaloje dy veshtiresi te medha: te binde investitoret e huaj ende te pakte ne numer te rrezikojne ne kete vend, dhe kete ta beje shpejt. Rritja ekonomike e vendit eshte ngadalesuar dukshem qe prej zgjedhjes se Berishes: 5% ne vitin 2006, nderkohe qe ne vitin 2005 ka qene 5,5% dhe ne 2004 ka qene 6,7%. Zgjedhjet e ardhshme po afrojne shpejt. Dhe ne keto kushte, nese volumi i investimeve te huaja direkte nuk rritet, nuk vihet ne dyshim qe elektorati shqiptar nuk ka per t’ia falur Berishes privimin nga flukset e cmuara financiare, qofshin keto kriminale.

    Koha politike nuk eshte e njejte me ate kriminale. Nese qeveria “Berisha” ka nisur nje beteje kundra kohes, mafia shqiptare ka kohe sa te doje qe te prese dite me te mira, me syte drejt integrimit evropian.

    (Fund)

    Bertrand Monnet, nje nga autoret e raportit per mafian ne Shqiperi, eshte drejtor shkencor i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal ne France. Ky institut zhvillon nje aksion te dyfishte te kerkimit mbi rreziqet kriminale te sipermarrjeve dhe te transmetimit te informacioneve te siguruara drejt vendimmarresve. Ne raportin per Shqiperine, pervec intervistave dhe te dhenave nga burime inteligjente te informacionit, jane perdorur materiale te Raportit Boteror per Drogen, viti 2005, te Zyres per Drogen dhe Krimin ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, studimi i gushtit 2005 per llogari te Delegacionit per Ceshtjet Strategjike te Ministrise se Mbrojtjes se Frances, materiale te prodhuara nga Nicolas Miletitch “Trafiku dhe krimet ne Ballkan”, Xavier Raufer “La Camorra”, Jean-Francois Gayraud “Bota e Mafias”, Xavier Raufer dhe Stephane Quere “Mafia shqiptare”.
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    [QUOTE=shefqeti11]“Ne Shqiperi mafia mbeshtetet nga politika”




    POLITIKA KA DY KAHJE TE MASHTE DHE TE DJATHTE!


    CILA NGA KETE MBESHTET MAFIEN?


    TE MASHTIT?


    1997 pjesa me e madhe e kandidateve per deputete eshte mbeshtetur financiarisht nga mafia. Karakteristike kjo e viteve 1990. Zgjedhja e deputetit te zones 37 ne Tirane, u shenua nga vrasja e nje perfaqesuesi te Partise Demokratike ne komisionin e zgjedhjeve. Grupeve kriminale te plotfuqishme ne territorin e tyre, sidomos ne VLORE.Opozita, tashme e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, mbetet tejet e lidhur me krimin e organizuar. Berisha nuk eshte gabuar per kete, ai ka nisur nje lufte me dore te hekurt pa meshire ndaj rivalit te tij te ri politik.


    TE DJATHTET?

    Sic eshte permendur dhe me lart, 12 nga 15 klanet e medhenj mafioze te Shqiperise jane goditur rende nga aksioni antimafia i qeverise “Berisha”. Politika antimafia e qeverise “Berisha” ka arritur suksese te pamohueshme. Ata jane te vetedijshem per “efikasitetin” e aparatit shteteror shqiptar, kur ky i fundit nuk eshte ne duart e krimineleve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TOKE GEGA : 13-05-2007 mė 21:37

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Prifti Ortodokes Mjekerr Ka!!

    Po Markesi dhe Lenini,a jane pjese e MAFJES KOMUNISTE???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TOKE GEGA : 26-08-2007 mė 09:55

Tema tė Ngjashme

  1. Mafia, si po mbėshtetet nga politika
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 14:43
  2. Politika Shqiptare
    Nga Sabriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 14:58
  3. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •