Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Shqipëria "në krye" të sëmundjeve infektive të Evropës Juglindore

    Pakti i Stabilitetit

    Këtë vit Ministria shqiptare e Shëndetësisë është bërë përgjegjëse e projektit të sëmundjeve infektive në Rrjetin e Shëndetësisë të Evropës Juglindore. Ky është vetëm njëri nga tetë projektet që po zhvillohen në rajonin tonë në kuadër të Paktit të Stabilitetit. Rrjetet e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve infektive, sipas drejtuesve të Ministrisë sonë të Shëndetësisë përbëhet nga përfaqësues të lartë të institucioneve homologe në rajon. Ky është një bashkëpunim edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Këshillin e Evropës dhe Bankën për Zhvillim të KE-së. Synimi i zhvillimit të këtyre tetë projekteve për vendet e Evropës Juglindore është që të rrisë bashkëpunimin midis shteteve të rajonit në fushën e shëndetësisë dhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian. Ky bashkëpunim është vendosur për çështjet prioritare të shëndetit publik, si shëndeti mendor, nutricioni, shërbimet e urgjencës, gjaku dhe nënproduktet e tij, sëmundjet infektive, sistemet e informacionit, duhani dhe shëndeti i nënës dhe fëmijës, me qëllim përmirësimin e tyre nëpërmjet përmbushjes së standardeve evropiane në mënyrë të njëjtësuar për të gjithë rajonin. Përveç Shqipërisë (që kryeson projektin "Survejanca e Sëmundjeve Infektive në vendet e Evropës Juglindore"), vendet e tjera të përfshira në projektin e shëndetësisë në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore janë Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi. Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore i ka fillimet e tij në vitin 1999, pas mbarimit të konfliktit në Kosovë, dhe është një përpjekje e qeverive të vendeve anëtare të BE-së, për të stabilizuar rajonin e Evropës Juglindore.
    Lidhur me përhapjen e nivelit të sëmundjeve infektive, të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë vlerësojnë se kontrolli i këtyre sëmundjeve ka dhënë rezultate. Ka një rënie të vdekshmërisë nga këto sëmundje në rreth 4 herë gjatë dhjetë viteve të fundit. Ndërkohe disa sëmundje infektive si poliomieliti, fruthi, rubeola, difteria, tetanosi, etj. janë zhdukur ose janë bërë të papërfillshme. Të dhënat e ministrisë për sëmundshmërinë spitalore tregojnë se sëmundjet infektive zënë vendin e tretë me një dendësi rreth 691,5 për 100 mijë banorë, ku për nga prevalenca renditet gripi, tuberkulozi dhe SIDA.

    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Semunde Infektive Shume E Rrezikeshme .plasja!!!

    Citim Postuar më parë nga thekthi

    SEMUNDJA ME E RREZIKESHME PER POPULLIN SHQIPETARE ESHTE SEMUNDJA E PLASJES (ANTARET E FORUMIT QE KANE QENE AKTIV NE VITIN E TERORIZMIT KOMUNIST 1997 E MENDOJNE SE ESHTE LENDE EKSPOZIVI EDHE I KESHILLOJ TE MOS E NGATROJNE ESHTE SEMUNDJE E RREZIKESHME ) KOMUNISTE !!!

    TE GJITHA SEMUNDJET INFEKIVE JANE TE SHERUESHE,KURSE PLASJA ESHTE E PA SHERUESHME PER SHERIMIN E SAJ KESHILLOHET P.S TE FUTET NE NJE GROPE E MBUSHUR ME GELQERE TE PA SHUAR DHE DUHET TE QENDROJ E PA HAPUR GROPA PER 80 VJET VETE KJO ESHTE METODE E GARANTUAR!!

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 02:47
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •