Ne Shqiperi mafia mbeshtetet nga politika
E Diele, 13 Maj 2007
I ka ndjekur me vemendje dhe lexuar me kujdes numrat e fundit te gazetes Koha Jone, edhe pse prej disa vjetesh i larguar nga radhet e policise. Per te, krimi i organizuar suportohet nga politika dhe do te ishte shkaterrim i vete shtetit, nese mendohej se ne Shqiperi nuk ka klane mafioze. Pjerin Ndreu, ish-drejtues i larte i Policise se Shtetit, ne rang zevendesdrejtor i Pergjithshem dhe Drejtor i Policise se Tiranes, gjate nje interviste te dhene ne lidhje me raportin e fundit te botuar ne gazete, deklaron se klanet kriminale ne Shqiperi, jane me shume se 15, sic del ne studimin e nje agjencie franceze, qe merret me kete fenomen. Klanet kriminale ne vendin tone, jane te mbeshtetura nga politika dhe per ti luftuar ato, duhet nje vullnet politik, shprehet ish-kryepolici. Po per te, ky vullnet mungon dhe behet shkaku kryesor i gjendjes jo te qendrueshme ne Shqiperi. Ata punojne te qete, ndertojne dhe investojne pa asnje preokupim, hane e pine cdo dite me politikane te larte, financojne fushatat elektorale me para te fituara ne menyre jo ligjore, thote Ndreu, tashme prej tre vjetesh i larguar nga radhet e policise. Tema te tjera te prekura gjate intervistes, jane reforma ne Policine e Shtetit, menyrat e luftimit te krimit dhe zgjidhjet e mundshme. Por defekti kryesor sipas kryekomisarit, qendron tek mosekzistenca e nje strategjie kombetare ndaj krimit te organizuar, pasi policia, e vetme, nuk mund te kete sukses, por duhet te mbeshtetet nga strukturat e tjera te shtetit.
Si nje nga ish-drejtuesit me te larte te policise, a keni pasur ose keni dijeni per klanet mafioze qe veprojne ne Shqiperi?
Po, klane mafioze ka ne Shqiperi. Nese do te gjykoja nga numri, mendoj se jane me shume se 15-te. Dhe nese vihet ne diskutim ekzistenca e klaneve mafioze ne vendin tone, do te ishte nje gabim fatal me pasoja per te ardhmen e vendit. Politika shqiptare eshte ajo qe ka ushqyer ne vazhdimesi konsolidimin e grupeve te ndryshme kriminale me suportet qe i ka dhene dhe vazhdon ti jape. Biznesmene te fuqishem, qe kane ndertuar perandorite e veta me para te pista te fituara me kontrabande cigaresh, armesh, veprash arti, me trafiqe droge, te qenieve njerezore, te prostitucionit, me korrupsion ne administraten e shtetit etj, jane sot zotet e vendit. Ata punojne te qete, ndertojne dhe investojne pa asnje preokupim, hane e pine cdo dite me politikane te larte, financojne fushatat elektorale me para te fituara ne menyre jo ligjore. Ky eshte nje realitet qe gjendet rendom ne vendin tone. Por kjo eshte mafia, keto jane klanet mafioze. Suporti qe ju jepet ketyre biznesmeneve, eshte dhe ndertimi i nje piramide mafioze qe fillon nga parate e pista te fituara ne menyre te paligjshme, ne legalizimin e tyre ne ekonomine e vendit, ne korruptimin e zyrtareve te larte te administrates se shtetit dhe ne depertimin e tyre ne politike. Keto fenomene tashme njihen dhe jane te zakonshme ne vendin tone.
Cfare mund te behet per ti luftuar keto klane dhe cilat jane rruget qe duhen ndjekur?
Qe te luftohen keto klane mafioze te krimit te organizuar, duhet pikesepari vullnet politik, jo me fjale, por me veprime e aksione te mirorganizuara. Akoma qeverite tona, nuk e kane vrare mendjen se ka kohe qe duhej te ndertohej strategjia qeveritare e luftes kunder krimit te organizuar. Deklaratat e ministrave te Brendshem ne kohe te ndryshme, per lufte kunder krimit te organizuar, jane qesharake dhe tregojne nivelin e ulet te njohurive ne kete fushe. Krimi nuk mund te luftohet vetem me police. Policet jane pjese serioze e strategjise antikrim, por kurre te vetem. Pikerisht ky mentalitet, qe eshte rrenjosur ne politike, media dhe opinionin publik, eshte vrases dhe lehteson kriminelet ne veprimet e tyre. Qeveria duhet te ndertoje masa parandaluese per te sheruar plaget ekonomiko-sociale, qe gjenerojne krim. Policia nuk mund te sheroje keto shkaqe, keshtu qe delegimi i pergjegjesise vetem tek policet, eshte strategji e vete krimit te organizuar per te corganizuar sistemin e unifikuar qe mund ta rrezikoje. Akoma nje strategji per parandalimin e krimin dhe kunder krimit te organizuar, nuk ekziston, duke treguar qarte per epersine e krimit ndaj shtetit. Lufta kunder grupeve te krimit te organizuar eshte kaotike dhe me ide te paqarta. Politikanet tane vrapojne te konfirmojne kapjen e nje apo disa eksponenteve te krimit si triumf te shtetit kunder mafies. Ky eshte nje abuzim i turpshem. Gjyqtari i njohur Xhovani Falcone, i pyetur se C'eshte mafia?, pergjigjet: Une jam i afte dhe i ndershem, ai i paafte dhe i pandershem, ai vendoset ne poste drejtuese. Per sa kohe niveli i korrupsionit ne administraten e shtetit eshte i larte dhe paaftesia, klientelizmi jane prezente, krimi i organizuar ka shume labirinte ku mund te mbeshtetet lehtesisht i mbrojtur ne aktivitetin e tij.
A jane ne dijeni drejtuesit aktuale te Policise se Shtetit, per keto klane kriminale qe veprojne ne vendin tone?
Natyrisht qe jane ne dijeni. Por policet te vetem nuk mund te bejne asgje. Duhet vullnet politik i qarte, i shoqeruar me masa te mirorganizuara qeveritare dhe me pjesemarrjen e shume aktoreve, ku organet ligjzbatuese (polici, prokurori, gjykate), te ndjejne mbeshtetje te gjere te te gjithe atyre qe kane kontribut ne luften ndaj krimit dhe ne masat parandaluese. Kush mendon se vetem policet mund te luftojne krimin, nuk ben gje tjeter vecse con uje ne mullirin e krimineleve dhe te aktiviteteve te tyre. Mungesa e nje kulture te shoqerise per menyren e luftes kunder krimit, eshte padyshim nje investim i klaneve mafioze, qe ju intereson terri informativ ne kete drejtim.
Nese ke pasur dijeni, a ka kryer policia aksione per goditjen e klaneve kriminale mafioze, qe veprojne ne vend?
Po, ka bere dhe operacione. Flas per kohen kur kam qene ne detyre. Operacioni antiskaf i gushtit 2002, mbetet nje nga krenarite shqiptare te luftes pa kompromis kunder nje klani trafiqesh mjaft te rrezikshem dhe me pasoja te renda. Por atehere, u desh vullneti politik, perfshirja e forcave te ushtrise, doganave, tatimeve, te SHISH, prokurorise e gjykates, ne nje front qe beri te mundur suksesin. Pra, policet te vetem, nuk do te ishin ne gjendje te benin ate qe duhej. Por, nje minister qe u katapultua nga klanet e krimit te organizuar ne post, shkarkoi pa perjashtim te gjithe drejtuesit e atij operacioni brilant, duke treguar se krimi eshte ne gjendje te reagoje, duke kthyer mendjen e politikes ne favor te aktivitetit te tyre.
Reforma ne Policine e Shtetit, a ndikon ne luften ndaj krimit?
Krimi me forcen e vet, ka ndikuar qe policia te jete e shkaterruar dhe jo profesionale. Reformat e konceptuara me levizje njerezish, jane pjelle e mentalitetit te politikaneve shqiptare nen ndikimin e krimit. Si eshte e mundur, qe ka 15 vjet, qe nuk eshte percaktuar nje elite policore? Si eshte e mundur, qe mund te levizesh nje polic sipas qejfeve dhe humorit te nje politikani, qe quhet minister dhe qe nuk ka as formimin mesatar per te gjykuar nje strukture policie? Sa vite ka qe policet nuk dalin ne pension normal dhe pse? Pse nuk behen reforma afatgjata ne baze te studimeve te fenomeneve kriminale shqiptare dhe te prognozave te krimit te se ardhmes? Eshte me se e dukshme, qe reformat artikulohen vend e pa vend sikur po behet nami, por deri me sot, nuk kane bere asgje. Neper korridoret e Ministrise se Brendshme, sot degjohet rendom shprehja: Ky eshte i yni, ky eshte i atyre, duke bere aludime te hapura ne institucionin e depolitizuar. Mua vete me kane telefonuar dhe me kane thene, ti je polic i mire, por ke votuar per te majten dhe nuk mund te fillosh pune. Po mire ore, po polici eshte votues dhe po qe ne pune, eshte e drejta e tij e ligjshme qe te votoje per ke te doje. Ky eshte nje politizim qe po i ze frymen policit dhe po i largon ato nga vendimmarrja.
Cila mendoni se eshte zgjidhja, qe lufta ndaj krimit te cfaredo lloji, te jete e suksesshme ne Shqiperi?
Permenda qe duhet strategji e parandalimit te krimit, duhet qe administrata e larte e shtetit dhe lidhjet e tyre te aferta, te mos shkelin ligjin dhe te fyejne, apo penalizojne policet kur kerkojne zbatimin e ligjit. Duhet te instalohen standarte te barabarta per te gjithe shkelesit e ligjit, pavaresisht nga fuqia e krimit, politikes apo ekonomise, qe zoteron shkelesi. Duhet te bashkohen ne nje bllok te gjithe faktoret politike per nje filozofi te qarte te sigurise kombetare, ku futet dhe lufta kunder krimit. Duhen reforma te studiuara dhe me principe te qarta te organeve ligjzbatuese, per te harmonizuar punen e tyre ne lufte kunder krimit, etj.
Ne situata kriminale, policia ngarkohet me pergjegjesi direkte deri ne paaftesi. A eshte e drejte?
Policet merren me pasojen dhe jo me shkakun e krimit. Pra, krimi vjen si rezultat i problemeve ekonomiko-sociale qe kalon shoqeria. Ne asnje vend ne bote nuk fajesohet policia per uljet dhe ngritjet e kurbes se kriminalitetit. Ne Shqiperi, nje vrasje te ndodhe, behet nami, dhe sipas politikaneve dhe medias, ne shume raste, fajtore jane policet dhe shefat e tyre. Kjo eshte e pamoralshme dhe e padrejte.
Pergatiti Artan Cena
Krijoni Kontakt