Vritet komandanti taleban në Helmand
Dadullahu drejtonte pengmarrjet dhe sulmet vetëvrasëse
Një komandant i lartë taleban në Afganistan, Mullah Dadullah, është vrarë gjatë luftimeve të jug të vendit.
Zyrtarët thanë se ai u vra gjatë përleshjeve me afganët dhe forcat perëndimore në provincën Helmand.
Ushtarët e çuan trupin në qytetin e Kandaharit për t'ua treguar atë mbështetësve të tij.
Një korrespondent i BBC-së në Afganistan thotë se vrasja e Mullah Dadullahut do të jetë një goditje e rëndë për talebanët.
Ata e konfirmuan vrasjen e komandantit të tyre pasi më parë e kishin mohuar lajmin.
Mullah Dadullahu mbante përgjegjësi për disa vrasje. prerjen e kokave të afganëve që konsideroeshin "spiunë të perëndimit". Ai kishte kontrollin e guerrilasve në provincën Helmand dhe kishte organizuar sulme me bomba të militantëve vetëvrasës dhe pengmarrjen e shtetasve të huajve.
Ai e filloi karrierën e tij ushtarake në vitet 80-të, duke luftuar si muxhahedin kundër pushtuesve sovjetikë në Afganistan.
Dadullahu konsiderohej si një ndër komandantët më brutalë në radhët e talebanëve.
BBC
Krijoni Kontakt