Studimi i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara “ Perspektivat në popullsinë botërore “ , zbulon se deri në vitin 2050 numri i banorëve të botës mund t’i afrohet shifrës prej 10 miliardë banorësh , popullsia e vendeve të zhvilluara do të pakësohet , kurse ajo e vendeve në zhvillim do të ballafaqohet me një shtim të madh.

Studimi më i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara “ Perspektivat në popullsinë botërore “ , mes të tjerash publikon të dhënat se popullsia e vendeve të pazhvilluara në botë deri në gjysmën e këtij shekulli do të trefishohet , ndërkohë që popullsia e vendeve më të pasura do të zvoglohet dukshëm . Popullsia e botës , e cila sot arrin numrin prej 6,1 miliardë banorësh , në vitin 2050 do të arrijë numrin prej 9,3 miliardë banorësh , ku 90 % e banorëve do të jetojnë në vendet në zhvillim , një e gjashta e tyre në Indi.
Njëkohësisht do të kemi një zvoglim të numrit të banorëve në Evropë dhe në Japoni , të cilat duhet ta ndërrojnë politikën e emigrimit dhe duhet t’i përshtatin programet për kujdesin social ndaj popullsisë gjithnjë e më pak active krahas numrit gjithnjë e më të madh të popullsisë së moshuar.
Problemi i popullsisë botërore nuk është zgjidhur dhe ky problem do të bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar , sepse në disa vende popullsia zvoglohet , kurse në vendet e tjera shtohet shumë shpejt.
Popullsia botërore do të shtohet vetëm në vendet në zhvillim , të cilat në shumicën e rasteve janë më të varfëra.
Bota do të numërojë më shumë banorë , popullsia do të jetë më e moshuar dhe më e varfër , e krejt këto në një masë të madhe do të varet prej emigrimit.Ky studim i OKB-së parasheh që shtimi i popullsisë të jetë më i madh në Afrikë , në pjesën më të madhe të Azisë dhe të Amerikës Latine ( Jugore ) , kurse në SHBA , me ardhjen e një million banorëve në vit , numri do të shtohet prej 283 milionë , sa ka sot , në 400 milion banorë në mes të shekullit në vijim.
Ndërsa popullsia e Evropës , megjithatë , po shënon rënie qysh nga viti 2003.Deri në vitin 2050 numri i banorëve të Ukrainës do të bjerë 40 % , kurse në Itali dhe Rusi do të pakësohet më shumë se një e katërta e popullsisë.
Në vitin 2000 , në të 15 vendet e Bashkimit Evropian kanë lindur 343.000 banorë më shumë se sa kanë vdekur , kurse në Indi një numër i tillë të posalindurish shënohet vetëm Brenda një jave.
Popullsia në Indi , e cila e ka arritur një miliardëshin , deri në vitin 2050 do të shtohet me 600 milionë banorësh.
Deri para pesëdhjetë vjetëve , në Evropë kanë jetuar 22 % e popullsisë botërore , kurse në Afrikë vetëm 8 %.
Sot ky numër ka rënë në 13 % , ndërkohë që në Afrikë jetojnë 60 % e popullsisë botërore.
Kjo do të vazhdojë edhe gjatë pesëdhjetë viteve të ardhshme , edhe për faktin se do të ketë vdekshmëri të madhe për shkak të sëmundjes së HIV/AIDS – it ( Sidës ).
Afrika , deri në vitin 2050 do të ketë rreth dy miliardë banorë , krahas numrit të sotëm prej 800 milionë banorësh , e po të mos ishte Sida numri i banorëve do të ishte 300 milionë banorë më i madh.