Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886

    Si ta njohësh veten në dashuri?

    Numerologjia e dashurisë - Si ta njohësh veten në dashuri?








    Karakteri juaj në dashuri reflekton në numrin tuaj përfaqësues. Gjetja e numrit bëhet, duke mbledhur numrat e ditëlindjes dhe të muajit tuaj të lindjes dhe shndërrimi i tyre në numër njëshifror në mes të 1 dhe 9.
    Për shembull: Nëse keni lindur më 21 mars (21 + 3 = 24 dhe 2 + 4 = 6) domethënë, numri përfaqësues është 6.

    NËSE JENI 1:

    Jeni të pavarur, impulsiv dhe spontan. Dëshironi që vetë të arrini deri tek suksesi. Në planin sentimental ju udhëheq pasioni, ju doni ose nuk doni, dhe silleni në harmoni me këtë. Keni nevojë që të jeni krenar me partnerin tuaj (por, edhe pse ju atë vetë e zgjidhni, keni vështirësi kur duhet t'i bëni disa lëshime, të sakrifikoni pak liri, ndaj më tepër e doni partnerin pak më të bindur). Duke qenë se jeni të guximshëm dhe dinamikë, ju jeni forca lëvizëse e perandorit.

    NËSE JENI 2

    Ju e dini se çfarë do të thotë koketim, tërheqje, "dashuri e përjetshme". Jeni të butë, krejtësisht sensibël, jeni të aftë t'iu përshtateni të tjerëve dhe t'iu bëni shërbime. Vërtet është vështirë të jetoni të vetmuar dhe keni nevojë që me dikë të ndani ndjenjat. Jeni të hapur ndaj shoqërisë dhe dëshironi që me të të jetoni në harmoni, ndaj ndiqni vetëm një rrugë: rrugën në të cilën zemra ju drejton.

    NËSE JENI 3

    I pushtoni të tjerët me natyrën tuaj artistike , me shpirtin tuaj të gjallë, brilant dhe me kuptimin për humor, por edhe me nevojën për të qenë të pavarur. Mbi të gjitha e doni lirinë. Jeni shpirtgjerë dhe plot pasion në dashuri, i frikësoheni vetëm monotonisë sentimentale e cila mund t'ua vrasë jetën tuaj. Për ju dashuria duhet të jetë lojë sentimentale. Në të kundërtën, ju asaj nuk i dorëzoheni. Thjesht, duhet t'jua ofrojë lirinë dhe të mahnitet me ju.

    NËSE JENI 4

    Lidhjet kalimtare? Flertet për një ditë? Nuk është kjo për ju. Ju jeni të dashur, sensibël, të butë , ndaj për dashuri ju nevojitet siguria, sinqeriteti, respekti – juve ju ndjell ndershmëria, bota e ndjenjave, e kurrsesi marrëzitë . Jeni posesivë dhe besnikë (sipas rregullit) , prandaj largojuni dashurisë në shikim të parë, pasioneve që mund të shërthejnë... dhe të shuhen.

    NËSE JENI 5

    Nëse flasim drejt, për ju nuk do të mund të thuhej se jeni prej atyre që fluturojnë nëpër retë dhe ëndrrat e dashurisë. Çfarë dëshironi ju? Lirinë, aventurën, udhëtimet, miqësitë dhe atë që është e re. Keni temperament të vrullshëm, jeni të padurimshëm dhe energjikë, ndaj çdo gjë tek ju ndodh papritur dhe spontanisht. Çdo gjë do të dëshironit të provonit, t'i ndani gëzimet tuaja, dhe me magnetizmin dhe sharmin tuaj të lindur i tërhiqni të tjerët, ju mendoni se çdo minutë dashuri meriton të përjetohet.

    NËSE JENI 6

    Gjashta është numër i harmonisë dhe dashurisë. Keni natyrë romantike dhe të mbrojtur, ndaj jeni të gatshëm të jepni shumë për të pëtjetuar qetësisht dashurinë tuaj (në këtë rast dashurinë do të duhej ta shënonim me shkronja të mëdha). Ju magjeps bukuria, kurse keni një ndjeshmëri të theksuar. Nga ana tjetër, ju nevojitet të jeni të qetë, të mbrojtur, sepse ju lidhjet e paqëndrueshme lehtë ju nxjerrin nga ekuilibri.

    NËSE JENI 7

    Shtata, numri i fshehtësive, e bën edhe shpirtin tuaj misterioz; nuk i tregoni lehtë ndjesitë tuaja. Jeni temperament i llojit të vet, të pavarur (mbase edhe të vetmuar!) dhe për ju joshja e polit tjetër nuk do të thotë se duhet të jetë intelektuale. Në të vërtetë, ju mund të dukeni indiferentë, por në thellësi të shpirtit ju jeni sensibël dhe në ju vlojnë ndjenjat. Ju nuk thoni lehtë: "Të dua!", këtë e tregoni në tjetër mënyrë. I mbetet partnerit tuaj që ta zbulojë fshehtësinë tuaj, të depërtojë në atë mister.

    NËSE JENI 8

    Teta, numri i fuqisë, jua jep edhe dëshirën e fuqishme, ndaj tërheqja juaj ndihet në rrethin tuaj. Për ju përvetësimi në dashuri nuk është "cikërrimë": kur doni, doni intensivisht. Për nga karakteri jeni besnik, të hapur dhe të plotë; ndjenjat i keni të drejtpërdrejta dhe me ju partneri e di se çfarë duhet bërë. Kur ju jeni në pyetje, pasioni dhe besnikëria duhet ta nënkuptojnë njëra-tjetrën, sepse ju nuk përfillni asgjë që është gjysmake.

    NËSE JENI 9

    Nënta, numri i fundit, është numër i idealizimit. Jeni shpirtmëdhenj, të durueshëm, zemërgjerë. Nuk jeni "romantikë" në dashuri, por jeni sentimentalë ( e vëreni dallimin?). Keni nevojë që të tjerët t'jua konfirmojnë dashurinë të cilën ndiejnë. Jeni shumë intuitivë, psikologë, lehtë i përvetësoni të tjerët dhe njerëzit kanë besim në ju. Për nga karakteri jeni joshfrytëzues, i doni njerëzit dhe për ju dashuria nuk është vetëm bashkëjetesë, por edhe bashkëpunim.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  2. #2
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    UNE JAM 2

    Ju e dini se çfarë do të thotë koketim, tërheqje, "dashuri e përjetshme". Jeni të butë, krejtësisht sensibël, jeni të aftë t'iu përshtateni të tjerëve dhe t'iu bëni shërbime. Vërtet është vështirë të jetoni të vetmuar dhe keni nevojë që me dikë të ndani ndjenjat. Jeni të hapur ndaj shoqërisë dhe dëshironi që me të të jetoni në harmoni, ndaj ndiqni vetëm një rrugë: rrugën në të cilën zemra ju drejton.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pergezime per temen mikja ime...

    Qenkam nr 4!

    NËSE JENI 4

    Lidhjet kalimtare? Flertet për një ditë? Nuk është kjo për ju. Ju jeni të dashur, sensibël, të butë , ndaj për dashuri ju nevojitet siguria, sinqeriteti, respekti – juve ju ndjell ndershmëria, bota e ndjenjave, e kurrsesi marrëzitë . Jeni posesivë dhe besnikë (sipas rregullit) , prandaj largojuni dashurisë në shikim të parë, pasioneve që mund të shërthejnë... dhe të shuhen.


    respekte
    "Carpe Diem"

  4. #4
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Bebushia ne rradhe te pare urime per temen.

    Po jam kurioz te dij si mund ta konsideroj veten nje njeri qe merr nga pak nga te gjitha pikat qe ke shenuar ti me lart.


    Sipas Teoris tende i bie te jem numri 6
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  5. #5
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anëtarësuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Jam Nr 8 ...

    Teta, numri i fuqisë, jua jep edhe dëshirën e fuqishme, ndaj tërheqja juaj ndihet në rrethin tuaj. Për ju përvetësimi në dashuri nuk është "cikërrimë": kur doni, doni intensivisht. Për nga karakteri jeni besnik, të hapur dhe të plotë; ndjenjat i keni të drejtpërdrejta dhe me ju partneri e di se çfarë duhet bërë. Kur ju jeni në pyetje, pasioni dhe besnikëria duhet ta nënkuptojnë njëra-tjetrën, sepse ju nuk përfillni asgjë që është gjysmake.

    Nje teme interesant Bebushe , klm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marijuana85 : 13-05-2007 më 07:59
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  6. #6
    Urime per temen Bebushja.

    Ju prezantoj Shefqetin sipas Numerologjis.


    NËSE JENI 3

    I pushtoni të tjerët me natyrën tuaj artistike , me shpirtin tuaj të gjallë, brilant dhe me kuptimin për humor, por edhe me nevojën për të qenë të pavarur. Mbi të gjitha e doni lirinë. Jeni shpirtgjerë dhe plot pasion në dashuri, i frikësoheni vetëm monotonisë sentimentale e cila mund t'ua vrasë jetën tuaj. Për ju dashuria duhet të jetë lojë sentimentale. Në të kundërtën, ju asaj nuk i dorëzoheni. Thjesht, duhet t'jua ofrojë lirinë dhe të mahnitet me ju.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  7. #7
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Citim Postuar më parë nga bebushja
    Numerologjia e dashurisë - Si ta njohësh veten në dashuri?








    Karakteri juaj në dashuri reflekton në numrin tuaj përfaqësues. Gjetja e numrit bëhet, duke mbledhur numrat e ditëlindjes dhe të muajit tuaj të lindjes dhe shndërrimi i tyre në numër njëshifror në mes të 1 dhe 9.
    Për shembull: Nëse keni lindur më 21 mars (21 + 3 = 24 dhe 2 + 4 = 6) domethënë, numri përfaqësues është 6.




    NËSE JENI 6

    Gjashta është numër i harmonisë dhe dashurisë. Keni natyrë romantike dhe të mbrojtur, ndaj jeni të gatshëm të jepni shumë për të pëtjetuar qetësisht dashurinë tuaj (në këtë rast dashurinë do të duhej ta shënonim me shkronja të mëdha). Ju magjeps bukuria, kurse keni një ndjeshmëri të theksuar. Nga ana tjetër, ju nevojitet të jeni të qetë, të mbrojtur, sepse ju lidhjet e paqëndrueshme lehtë ju nxjerrin nga ekuilibri.
    Urime Per temen Bebushja.

    Domethene une i Bie te jem Perfaqsuesi ?

    2/4 2+4=6

    Datëlindja:
    02-04-1980
    Mosha:
    XxX
    Emër - Mbiemër:
    Engjulli Peje
    FieRaK

  8. #8
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Fatkeqsisht ose nuk kam lidhje me matemik ose me del nje numer qe nuk qenkam askund....Jam UNIKAT
    29 tetor
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #9
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga e panjohura
    Fatkeqsisht ose nuk kam lidhje me matemik ose me del nje numer qe nuk qenkam askund....Jam UNIKAT
    29 tetor

    Jo jo sigurisht qe je...

    29 + 10=39......3 + 9=12.....vazhdo.....1+2= 3

    NËSE JENI 3

    I pushtoni të tjerët me natyrën tuaj artistike , me shpirtin tuaj të gjallë, brilant dhe me kuptimin për humor, por edhe me nevojën për të qenë të pavarur. Mbi të gjitha e doni lirinë. Jeni shpirtgjerë dhe plot pasion në dashuri, i frikësoheni vetëm monotonisë sentimentale e cila mund t'ua vrasë jetën tuaj. Për ju dashuria duhet të jetë lojë sentimentale. Në të kundërtën, ju asaj nuk i dorëzoheni. Thjesht, duhet t'jua ofrojë lirinë dhe të mahnitet me ju.

    respekte mike
    "Carpe Diem"

  10. #10
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    1 te madh ne matematik ose truri nuk funkcionon
    Flm mike!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ardian-Christian Kyçyku
    Nga Eagle në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 10:35
  2. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51
  3. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Ja dhe nje tjeter, per Dashurine
    Nga green në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 15:25
  5. Eshte komedi apo tragjedi ?
    Nga Dito në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 12:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •