Close
Faqja 4 prej 21 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 208
  1. #31
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Ja dhe te rejat e fundit.

    Frederiku do kete ne korin vokal kater vokaliste (nje femer dhe tre meshkuj) qe do e shoqerojne gjate kenges.Dhe po ashtu dhe nje violiniste.

    Skena predominuese per Shqiperine kete vit do jete blu (ne krahasim me kuq e zi nga vitet e kaluara).Efekti qe do paracitet ne Skeno - Video, do jete uji i rrjedhshm.

    Kenga do kendohet gjysma ne Shqip dhe gjysma ne Anglisht.Performimi voklal gjate provave perfundimtare ishe i sukseshem dhe pa gabime.

    Ca foto te provave prefundimtare.





    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 04-05-2007 mė 15:26
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #32
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119




    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #33
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Ja dhe nje interviste me Frederikun

    **************************************************

    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Frederiku gjate pergaditjeve ne Helsinki


  5. #35
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Ndoci, suksesi i heshtur nė Helsinki



    Frederik Ndoci zhvilloi dje provėn e dytė nė skenėn e Festivalit Evropian nė Helsinki. Vlerėsohet pozitivisht performanca shqiptare
    Duket se erėra tė mbara po fryjnė pėr kėngėn shqiptare tė Eurosong. Pas dy provash nė skenėn e Hartwall-it, vlerėsimet pėr kėngėn e kėnduar nga Frederik Ndoci janė mjaft tė mira. Vlerėsohet nė veēanti vokali i kėngėtarit, por edhe atmosfera emocionale qė krijon grupi shqiptar prej 6 vetėsh. Spektatorėt kanė qenė tė pakėt gjatė interpretimit tė shqiptarėve dhe interesimi i mediave i vakėt, por pavarėsisht kėsaj, nė faqen zyrtare tė Festivalit Evropian Helsinki 2007 (www.eurovision.tv) dhe nė njė prej faqeve jo zyrtare mė serioze qė ndjekin festivalin (www.esctoday.com ), kėnga qėndron e sigurt nė llojin e vet. Mėsohet se Frederik Ndoci realizoi dje provėn e tij tė dytė nė skenėn e Evropianit. "Pavarėsisht mungesės sė spektatorėve performanca e tij vazhdon tė jetė profesionale. Ndoci solli njė performancė tė konsoliduar tė kėngės "Hear my plea" dhe vokalisht nuk ka ē'ti pėrmirėsosh mė tej. Artistėt u paraqitėn sėrish me rroba tė zakonshme dhe ende nuk ėshtė e qartė se cili do tė jetė look-u i tyre tė enjten. Njė blu e lehtė si njė lumė lotėsh sillet rreth shqiptarėve, kalon nėn kėmbėt e Frederikut teksa ai kėndon. Edhe njė herė tė gjithė artistėt nė skenė realizojnė njė performancė emocionale, sidomos kur kamera lėviz ngadalė dhe nė mėnyrė tragjike rreth tyre. Vokalistja nė veēanti ia vlen tė shihet, pasi sjell njė interpretim tepėr sensual, gati tė papeshė, nė pjesėt e pakėnduara nė fillim tė kėngės", - shkruan gazetari Richard Wet –Soley pėr Esctoday.com. "Shqipėria i zhvilloi provat nė njė arenė tė madhe bosh, pasi shumica e njerėzve e lanė sallėn pas performancės holandeze, kėshtu qė reagimi i audiencės nuk ekzistoi fare, duke kursyer britmat e forta dhe "Bravot" pas interpretimit. Pavarėsisht mungesės sė dukshme tė interesit nė "lagjen" e gazetarėve, prezantimi i pėrgjithshėm ėshtė njė nga mė tė mirėt nė zhanrin e tij", - vazhdon ai. I njėjti gazetar pėrcolli edhe provėn e parė tė shqiptarėve nė datėn 3 maj, njė ditė pas mbėrritjes sė tyre nė arenėn e evropianit. Ai shpreson qė pas "dėshtimit tė njė viti mė parė nė skenėn e Athinės", Shqipėria tė mund tė hyjė nė finale. Mėsohet qė Frederikumbante veshur njė xhaketė blu dhe nė skenė qėndronte nė qendėr tė grupit prej 6 vetash. Tre vokalistėt pas tij, Aida nė tė djathtė dhe violinistja Joana Kaimi nė tė majtė. "Frederiku, i cili ngjan si njė djalė i ri nė skenė, ndryshe nga ē'tregon videoja promovuese, duket qartė se kėndon me pasion dhe ngjan se me tė vėrtetė ndin dhimbjen dhe dėshpėrimin qė ofron teksti i kėngės. Artisti duket se ėshtė njė mjeshtėr nė zhanrin e tij, nė balada. Arrin tė kontrollojė me zėrin e tij (qė e ka me tepri) frazat e gjata dhe tė ngadalta". Duket se nė njė mendje me gazetarin e "Esctoday" ka qenė edhe ai i faqes zyrtare tė festivalit, sa i pėrket anės emocionale dhe pėrjetimit tė kėngės nga ana e Ndocit. Sigurisht tė njohur me karrierėn e Ndocit dhe jetėn e tij, nuk ka qenė e vėshtirė tė zbulohet qė nė njė farė mėnyre teksti ėshtė pėrjetuar realisht nga kėngėtari. Nė Eurovision. tv vlerėsohet pozitivisht prova e Ndocit dhe vihet nė dukje performanca e thjeshtė, pa lėvizje, qė gjithsesi pritej, duke marrė parasysh frymėn e kėngės. "Prova shqiptare shkoi mirė qė nė fillim. Edhe pse Frederik Ndoci kishte pak ftohtė, kjo nuk ndikoi nė cilėsinė e tė kėnduarit tė tij. Ashtu si edhe pritej nga njė baladė melankolike si kėnga e tij "Hear my plea", performanca skenike ishte pa lėvizje dhe efekte skenike. E gjithė skena ishte mbuluar nga njė blu e errėt, me njė qiell tė yjėzuar pas, teksa kėngėtarėt shoqėrues, mbėshtesnin baladėn e Frederikut sė bashku me gruan e tij, Aida. Njė violiniste i shton pak atmosferėn kėngės". Frederik Ndoci me kėngėn "Hear my plea" apo "Balada e gurit" nė variantin shqip, njė krijim i dyshes Adrian Hila- Pandi Laēo, ngjitet nė skenėn e Evropianit nė natėn gjysmėfinale nė datėn 10 maj. Pas votimit tė tė gjitha vendeve pjesėmarrėse nė festival, do tė mėsojmė nėse kėtė herė do tė kemi njė fat mė tė mirė se ai i njė viti mė parė nė Athinė me Luiz Ejllin, apo edhe me Leidina Ēelon nė Kiev.

    Konferenca

    "Pėr tė prekur zemrat e shikuesve"

    Nė ditėn e dytė tė qėndrimit nė Helsinki grupi shqiptar ka dhėnė njė konferencėpėr shtyp, ku i ėshtė pėrgjigjur interesit tė gazetarėve. I emocionuar prej faktit qė pėrfaqėson Shqipėrinė nė Eurosong, Frederik Ndoci tregon pėr mediat se kishte nisur tė shihte Festivalin Evropian tė Kėngės qė prej vitit 1972, kur Vicky Leandros fiton me kėngėn "Apres toi". Gjithashtu thotė se ėshtė detyruar ta shohė nė njė stacion italian, pasi nė atė kohė ky festival ishte i ndaluar tė transmetohej nė Shqipėri. Sipas faqes zyrtare tė festivalit, Ndoci nuk ka mundur tė mos pėrmendė tė kaluarėn e vėshtirė nė Shqipėri. "Ai shpjegon se sa e vėshtirė ishte atėherė pėr njė kėngėtar, kur vetėm disa tema si dashuria dhe paqja ishin tė lejuara tė kėndoheshin". Madje nė www.eurovision.tv (faqja zyrtare) Frederik Ndoci paraqitet jo vetėm si njė kėngėtar i njohur nė arenėn ndėrkombėtare (gjė qė s'mund tė mohoet), por edhe si njė artist me njė karrierė tė "cunguar", tė ēensuruar gjatė viteve tė komunizmit, gjė qė e ēoi edhe nė largimin nga vendi. Aty thuhet se Frederiku ishte ekstremisht i lumtur pėr provėn dhe mėsohet tė ketė thėnė nė konferencėn pėr shtyp se e vetmja dėshirė e tij ėshtė qė "tė arrij tė prek zemrat e shikuesve pėrmes interpretimit tim nė Festivalin Evropian".



    shekulli.com.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 10-05-2007 mė 18:39

  6. #36
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    E kam degjuar kengen pjesmarrese ne Eurovision edhe Shqip edhe Anglisht,eshte me te vertete nje kenge e bukur dhe qe do e perfaqesoj Shqiperine denjesisht ne arenen nderkombetare. Festivalin ne RTSH u bene 3 vite qe nuk e shikoj pasi mu krijua ne koke ideja qe duhet te jesh nje nga "etheistet" qe te mund te fitosh Festivalin ne RTSH, por kete here me ne fund e fitoi ai qe e meritoi dhe besoj se dhe ne Eurovision do te na perfaqesoje denjesisht.

    Imperator
    Albanian Perandory

  7. #37
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Per mendimin tim teksi , sikur shum i shkurt , ka ne mbrendi figura stilistike , por prap me duket shum i shkrut dhe sikur kengetari e perseriten shum here refrenin !!! A do te ndikoj kjo ne te votuarit e shteteve tjera nuk e di , por si melodi kisha thene se eshte nje nder melodite me te mira ne festival dhe kete e them thjesht lidhur me mjeshtin e orkestrimin , nderhyrja e violines ne caste eshte magjike dhe nese dicka e shpeton shqiperine ne kete festival do te jete okestrimi .
    Theksi i Frederikut , eshte i dukshem , mendoj qe duhet te punoj me shum keto dite qe i kane ngelur qe deri diku te permisoj theksin e tij .
    I uroj fat dhe fitore ne kete festivar Frederikut dhe Shqiperis !!!

  8. #38
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355

    Eurovision live

    Shikoni online Eurovision tek adresa

    http://www.eurovision.tv/addons/medi...ive/esctv.html

    Mund tju kerkoje te beni nje download, mos ezitoni eshte shume e shpejte

  9. #39
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Sapo pashe ne BBC3 performancen e Shqiperise. Mundesia per kualifikim 30% sipas mendimit tim. Eshte ballade e qete qe shum shpejt mund te zbehet nga kenget e tjera dhe deri ne momentin e votimit mund te harrohet fare.Sidocofte,performimi i Frederikut me grupin e tij ishte i mire.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #40
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Ne duhet votuar, per kualifikim sa me te larte.
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

Faqja 4 prej 21 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiperia dhe Bashkimi Europian (BE)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 15:27
  2. Ēėshtja ēame diskutohet pėr herė tė parė nė Parlamentin Evropian
    Nga Iliriani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 21:50
  3. Festivali Europian 2006
    Nga shigjeta nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 06:44
  4. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  5. Big Bang-u Europian dhe Shqipėria
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 04-06-2003, 04:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •