Dj Bobo te themi te drejten skishte te beje me Eurovisionin ajo ishte kenge per te ta nxjer gjumin ne mengjes![]()
Dj Bobo te themi te drejten skishte te beje me Eurovisionin ajo ishte kenge per te ta nxjer gjumin ne mengjes![]()
Eh...sinqerisht, per ke festival ziheni ju ?![]()
Me ne fund tani ne darke e pashe dhe 'cirkun europian'. Skandal! Fatkeqsisht vetem ne anglisht po e komentoj dot tani dhe s'kam njeri prane te mi perktheje fjalet mire qe tu shprehja ate qe mendoj ne keto momente.
Nuk thoni me mire qe nuk fitoi Shqiperia, se keshtu tregon qe nuk eshte ne nje nivel me kete skandal qe Europa quan 'VISION'. Serbia pastaj i vuri kapakun haha si shtrigat e Europes. Po kengetari qe i largonin shpirtrat ato macet me floke te vena, ishte burre apo femer?
LOL
pikerisht, eshte nje cirk i vertete. karagjozilliqe pa karar, institucion (e befte perendia) muzikor. dhe kap 90% ne shikim. gjynah viktimat qe e shohin. tani do na lodhin koken dhe me kenget i marrte e mira i marrte lol
You were meant for me. Perhaps as a punishment.
Cfare pershkrimi Fiori!!!Yll me xixa dhe flamur meriton.
S'ka qene ne kete nivel me pare festivali, ka degraduar dalengadale. Dikur ka marre pjese Domenico Modugno, Hulio Iglesias e vone dhe Celine Dion.
po nuk kopjove nuk meret klasa![]()
Akoma me Serbine juve......
Serbia fiton me kėngėn e Sonit nė "Top Fest"?! Akuza pėr pirateri
Rekord nė Youtube, 90 mijė vizita. Shqiptarė e serbė, luftė pėr muzikėn
Gėzimi i triumfit nė "Eurovizion" pėr serbėt nuk ka zgjatur mė shumė se 24 orė. Dy ditė pasi kėnga e tyre u shpall fituese, nė evenimentin mė tė rėndėsishėm evropian tė kėngės qė kėtė vit u mbajt nė Finlandė, zbulohet se ajo ėshtė vjedhur nga njė kėngė shqiptare. Serbia fitoi "Eurovizion"-in me njė kėngė shqiptare tė vjedhur nga "Top-Fest 3" interpretuar nga Soni Malaj. Ky ėshtė konkluzioni i asaj qė shkruante dje gazeta mė e madhe britanike "The Sun". Skandali i publikuar nė faqet e saj duket se ėshtė zbuluar nga njė specialist muzike, i cili ia ka shitur informacionin tablloidit me kokė tė kuqe, duke i shokuar tė gjithė, nė veēanti, britanikėt qė tradicionalisht nė njė eveniment tė tillė nuk shkėlqejnė dot. Specialisti i muzikės qė ka kontaktuar "The Sun" ėshtė shprehur se kėnga fituese "Molitva" performuar nga Maria Sherifovic ėshtė vjedhur nga njė kėngė shqiptare. Gazetarja e mirėnjohur britanike, Viktoria Newton, e cila ka publikuar skandalin nė kolumnin///////////// e saj tė pėrditshėm "Bizarre", thotė se asaj i ėshtė vėnė nė dispozicion kėnga shqipe, e cila kur krahasohet me kėngėn fituese serbe ėshtė e ngjashme.
"The Sun" citon njė person, i cili ka thėnė se "kam pasur dijeni pėr kėtė kėngė kohė mė parė. Kjo kėngė ėshtė fituese e njė evenimenti popullor nė Shqipėri, i cili quhet "Top Fest". Personi qė ka zbuluar skandalin ėshtė shprehur se qė nė herėn e parė kur dėgjoi kėngėn serbe dalloi se ishte e vjedhur.
"Nuk e di nėse ata e kanė bėrė qėllimisht apo jo, por ngjashmėria ėshtė e dukshme", ėshtė shprehur ai. Gazeta britanike, nė faqen e saj online, ka vendosur kėngėn e Soni Malajt me titull "Ndarja" interpretuar nė "Top Fest 3" njė vit mė parė, si dhe kėngėn e Maria Sherifovic ku duken qartė ngjashmėritė mes tyre. Pa filluar mirė dita, tema e kėngės sė vjedhur ka pushtuar emisionin e mėngjesit nė radion londineze "Capital FM". Drejtuesi i emisionit "Mirėmėngjes me Jony Wogan" ka marrė me dhjetėra telefonata ku ėshtė diskutuar pėr kėtė turp me protagonistė serbėt nė "Eurovizion".
EBU, ende asnjė reagim
Nėse vėrtetohet qė kemi tė bėjmė me njė vjedhje nga grupi i vajzave serbe, atėherė kėngės serbe do t‘i duhej tė zhvishej nga fitorja, sepse rregullat e EBU-sė kėrkojnė qė kėngėt pjesėmarrėse nė "Eurovizion" tė jenė origjinale. Deri dje nė mbrėmje, nuk ka konfirmim apo reagim zyrtar nė lidhje me kėtė nga burimet zyrtare sikurse ėshtė "European Broadcasting Union" qė organizon "Eurovizion"-in. Ky lajm, nė mėnyrė tė rrufeshme, ėshtė pėrhapur nėpėr media tė ndryshme botėrore e ndėr to edhe nė tablloidin britanik "The Sun", kurse videoklipi qė krahason kėngėt postuar nė "YouTube" vetėm pėr tri ditė ėshtė parė nga rreth 80000 njerėz.
Suedezėt zbuluan skandalin
Megjithėse gazeta "The Sun" thotė qė ajo ėshtė kontaktuar e para me lajmin e mashtrimit nga Maria Sherifovic nė "Eurovizion", zbulimi i skandalit e ka origjinėn nė Suedi. Njė ditė pas mbarimit tė "Eurovizion"-it ka qenė gazeta daneze "Ekstra Bladet" ku shkruhej se melodia e kėngės fituese serbe "Molitva" nė "Eurovizion"-in e sivjetshėm ėshtė vjedhur nga kėnga shqipe "Ndarja" kėnduar nga Soni Malaj nė vitin 2006. .http://ekstrabladet.dk/flash/musik/article298570.ece Gazeta nė fjalė i referohej njė numri tė madh e-mail-esh disa orė pėrpara "Eurovizion"-it tė 52-tė qė u mbajt pardje nė Helsinki tė Finlandės, qė sqaronin se kėnga serbe ėshtė e kopjuar. Po ashtu, shumė komente kanė mbėrritur edhe nė faqen online. www.oikotimes.com
Maki: 50% e kėngės "Ndarja" ėshtė vjedhur
Kompozitori maqedonas, Maki, i kontaktuar dje nga njė televizion shqiptar, konfirmoi se mė shumė se gjysma e kėngės sė kompozuar prej tij pėr kėngėtaren Soni ėshtė e vjedhur. "Mbi 50% e kėngės ‘Ndarja‘, e kėnduar nga Soni Malaj ėshtė e vjedhur. Kėtu nėnkuptohet vjedhja e idesė bazė tė kėngės, harmonisė dhe ekziston i njėjti ritėm i kėngės ‘Ndarja‘ me atė fituese serbe tė Festivalit Evropian tė zhvilluar ditėt e fundit nė Helsinki. "Jam nė pėrpjekje kontaktimi me disa ekspertė kėngėsh pėr tė gjykuar nėse dyshimet e mia janė tė vėrteta", tha kompozitori Maki, sipas tė cilit disa elementė tė kėngės serbe fituese janė tė njėjta me atė qė kėndon shqiptarja Soni. "Nėse profesionistėt i vėrtetojnė kėto dyshime, atėherė ėshtė normale tė mendoj qė ēėshtjen ta ndjek nė rrugė gjyqėsore", pėrfundoi ai.
Soni Malaj
Kėngėtarja Soni Malaj ėshtė shprehur dje pėr "Top Channel" se kishte vėnė re ngjashmėri tė kėngės serbe me dy baladat e saj tė fundit qė kur e pa nė skenėn e "Eurovizion"-it. Ndėrsa nė momentin kur kishte dėgjuar refrenin e kėngės serbe kishte parė ngjashmėri me baladėn e saj tė njohur "Ndarja". Mė pas, ajo kishte komunikuar me kompozitorin, i cili kishte tė njėjtat dyshime pėr komponentė tė njėjtė. Sipas saj, balada "Ndarja" ėshtė njė krijim origjinal i bėrė enkas pėr kėngėtaren shqiptare. Ajo ka rrėfyer se kompozitori maqedonas, Maki, ishte frymėzuar pėr tė krijuar njė baladė pėr tė, pasi kishte dėgjuar albumin e saj "E vogla". "Ai mė ka dėgjuar nė studio dhe nė bazė tė vokalit tim mė tha se unė duhet tė kisha patjetėr njė baladė. Pavarėsisht se isha skeptike nė duhet ta kėndoja apo njė baladė, kjo baladė doli fituese si "Kėnga mė e mirė nė Top Fest 3", ėshtė shprehur Soni.
gazeta-shqip
Postuar mė parė nga Ballisti_Tetove
Apo jo mo Ballist ? Per luft vec ai largohet, qe eshte lindur tradhetor. Po si i bohet hallit qe ne nje qytet me 200,000 vete ne Kosove, vec 100 kan luftue ? Ndersa Kroati kishte 150,000 civile ne lufte(vetem civilet aq) ?
Cfare rrockash qe kemi ne shtyp.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Ne kemi luftuar me mend...kemi shfrytezuar Ameriken, te njejten Amerike qe duam te ja sulmojme bazat ushtarakePostuar mė parė nga Genesis
![]()
Edhe ne youtube nuk jane gjith vizitat tonat , e ben perendimi ( Anglia - The Sun ) kupton...se humben thelle ne ''transferte'' jo se na duan shumepo per interesa te veta sic thonte kosovari2006
![]()
Eksperti Gjergj Leka: Serbja nuk ka kopjuar
ANILA MEMA
Serbia ka vjedhur kėngėn shqiptare, apo kėnga shqiptare ėshtė e ngjashme me kėngėn serbe? Kjo ėshtė pyetja qė shtrohet qė prej dy ditėsh nė mbarė Evropėn pėr kėngėn fituese nė “Eurovizion”.
Madje, qė prej mėngjesit tė ditės sė djeshme lajmi ėshtė pėrhapur nė mėnyrė tė befasishme edhe nė Shqipėri. Polemikat kanė marrė udhė. Fillimisht “Ekstra Blodet” njė gazetė daneze ka bėrė tė ditur ngjashmėrinė e kėngėve, asaj me titull “Molitva” (Lutja) fituesja e “Eurovizion” 2007, e kėnduar nga kėngėtarja e re serbe Marija Serifovic dhe kėngės shqiptare “Ndarja” tė kėnduar nga kėngėtarja tashmė e njohur Soni Malaj. Pėrveē lajmit e njėjta gazetė ka botuar edhe dy videot, atė tė pjesėmarrjes sė Serifovic nė Helsinki dhe videon, ku Soni Malaj interpreton nė njė nga konkurset e kėngės moderne shqiptare nė edicionin e “Top Fest 3”, ku edhe u vlerėsua me ēmimin si kėnga mė e mirė. Pas kėtij publikimi, gazeta e njohur “The Sun” me gėrma tė mėdha, pason tė njėjtin lajm, “Serbia vjedh kėngėn shqiptare” bashkė me lajmin dhe videot. S’ėshtė aspak e vėshtirė t’i gjesh, t’i shohėsh dhe nė fund tė nxjerrėsh njė vendim. Dhe muzikantėt e ndjejnė mė mirė ndryshimin. Pas gjithė kėsaj rrokopujė tė madhe pėr “vjedhjen” qė i ėshtė bėrė kėngės shqiptare “Ndarja”, eksperti i muzikės dhe kompozitori i njohur Gjergj Leka shpjegon ngjashmėritė dhe pangjashmėritė mes kėngėve.
“Pėr mendimin tim, dhe jua them me bindje se kur bėhet fjalė pėr vjedhje nuk mund tė flitet vetėm pėr katėr apo pesė nota tė ngjashme. Nė rastin konkret tė dyja kėngėt kanė vetėm pesė notat e para njėlloj. Mjafton t’ju ndėrtoj njė pentagram me nota dhe do ta kuptoni se sa pak ngjashmėri ka mes kėngėve”, shprehet Leka. Madje ai thekson se nėse do tė flitet pėr ngjashmėri, ai qė duhet tė ankohet mė tepėr pėr kėtė rast ėshtė kėngėtari bullgar Azizi, njė nga kėngėt e tė cilit “Kush ka faj” ėshtė pėrkthyer dhe kėndohet nė shqip nga Erjon Korini dhe Greta Koēi. “Ai ndoshta ka mė shumė pėr t’u ankuar pasi nė pjesėn e dytė tė refrenit tė kėngės janė katėr masa njėsoj. Ngjashmėria qė mund tė jetė mes dy kėngėve ėshtė tek orkestracioni dhe ritmi, tė cilat janė disi tė ngjashme por s’do tė thotė se ka vjedhje”, shton mė tej Gjergj Leka.
Por deri nė orėt e vona tė ditės sė djeshme, nuk pati asnjė reagim zyrtar nga organizatorėt e “Eurovizion”-it, qoftė edhe nė sitin zyrtar “European Broadcasting Union”. Ndėrsa gazeta britanike “The Sun” nė artikullin me titull “Serbia vodhi kėngėn fituese” shkruan se njė person, i paidentifikuar, thotė se ndoshta kopja s’ėshtė e qėllimshme, por kėngėt kanė gjėra tė pėrbashkėta qė i lidhin. “E njoh kėtė kėngė, tha ai, ka fituar njė kompeticion shumė tė rėndėsishėm “Top-Fest” qė organizohet nė Shqipėri. Sapo e dėgjova mendova se ka gjėra tė ngjashme mes tyre”, shprehet i njėjti person. Ndėrkaq pas publikimit tė lajmit edhe nė mediat shqiptare ka reaguar ndėrkaq edhe kompozitori i kėngės shqiptare “Ndarja” tė realizuar nga Mariano Filipovski ose i njohur ndryshe me emrin e artit “Maki”, me tė cilin kėngėtarja shqiptare Soni Malaj ka realizuar pjesėn mė tė madhe tė krijimeve tė fundit. “Ka ngjashmėri mes kėngėve, veēanėrisht harmonia. Nuk mund tė them me saktėsi se sa pėr qind e kėngės ėshtė vjedhur, por besoj se mbi 50% e saj. 7 bitet e para tė kėngės janė tė njėjta dhe po ashtu edhe tempi”, shprehet Maki pėr median shqiptare. Ndėrkohė i pyetur se ēfarė procedurash janė duke ndjekur pėr kėtė rast flagrant kompozitori maqedonas shprehet se ėshtė nė kontakte me ekspertė pėr tė gjykuar nėse kėnga ėshtė vėrtet e vjedhur. “Nėse del qė Serbia ka vjedhur kėngėn, atėherė do ta ndjekim rastin nė rrugė ligjore”, ka shtuar ai. Ndėrkaq ndonėse e rezervuar nė komunikim, edhe kėngėtarja shqiptare, Soni Malaj, ėshtė shprehur se ėshtė duke ndjekur nė rrugė ligjore ēėshtjen. “Jam duke pėrgatitur dokumentacionin pėrkatės pėr ta dorėzuar nė Gjermani, ku ndodhen dhe zyrat qendrore tė EBU”, ka shtuar kėngėtarja. Ndėrkohė asnjė reagim nuk ėshtė bėrė deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme nga pala serbe. As kėngėtarja Marija Serifovic, dhe as kompozitori i kėngės “Molitva”, nuk kanė reaguar dje pėr kėngėn me tė cilėn fitoi 268 vota mbrėmjen e sė shtunės nė ‘Eurovizion”, nė Finlandė. Balada “Molitva” dhe interpretimi i kėngėtares Serifoviē, mundi 23 finalistėt e tjerė me kėngėn e saj kushtuar dashurisė, zotit dhe lutjeve. Maria e veshur me pantallona tė gjera tė zeza dhe syze me skelet tė trashė, mundi favoritin, njė ukrainian, qė vishet si grua dhe qė u paraqit nė skenė me njė kostum tė shndritshėm prej ngjyre argjendi. Maria tha se fitorja e saj kishte hapur njė kapitull tė ri pėr Serbinė. “Jam shumė krenare, sepse suksesi im ka ardhur vetėm nga tė kėnduarit, dhe asgjė tjetėr, jam shumė krenare pėr kėtė”, u shpreh pas fitores 23-vjeēarja Maria. Por ende nuk dihet se ku qėndron e vėrteta, njė kėngė e vjedhur nga serbėt, apo njė kėngė e ngjashme me serbėt. Le tė presim nė vazhdim ē’do tė ndodhė.
Ēfarė shkruan “The Sun”
“Molitva” kopje shqiptare
Festimet e fitores sė Serbisė nė festivalin evropian tė kėngės, “Eurovizion” janė trazuar nga deklaratat se pjesa ėshtė njė kopje e njė tjetėr kėnge, si dhe akuzat pėr votimin e vendeve tė Evropės Lindore. Kritikėt e vlerėsojnė “Molitvan”, tė performuar nga Marija Šerifovic, si njė kopje pirate tė njė kėnge tė vjetėr shqiptare. Njė burrė, i cili ka postuar njė video ku krahason tė dy kėngėt pėrkrah njėra-tjetrės tha se: “E kam njohur kėtė kėngė shqiptare kohė mė parė. Ajo fitoi njė festival tė njohur kėnge ku konkurronin shumė artistė, “Top Fest”, tė organizuar ēdo vit.
“Sapo dėgjova kėngėn serbe e kuptova menjėherė se ajo ishte plagjiaturė. “Nuk mund tė them nėse ata e bėnė kėtė me qėllim pasi nuk jam nė dijeni por ngjashmėria e tyre ėshtė shumė e dukshme. “Ndėrkohė e tmerrshmja Scooch”, e cila pėrfundoi e dyta nga fundi me vetėm 19 pikė dhe i ftuar Terry Wogan kanė deklaruar se votimi kishte tė bėnte mė shumė me politikėn se sa kėngėn. Terry u shpreh se: “Votimi i bllokut i ka hequr vlerat dhe mendoj se ne nuk mund tė shkojmė deri nė fund. Megjithatė ne u renditėm vetėm tė dytėt nga fundi. Pėr fat tė keq Irlanda u rendit e fundit dhe mendoj se vendet e Evropės Perėndimore u lanė pas dore, kam frikė. “Anėtari i “Scooch”, David shtoi: “Ne menduam se kėtė vit do tė ishte ndryshe dhe nuk do tė kishte votime me miqėsi. Kjo ishte performancė e jonė mė e mirė. Ne menduam se vėrtet do tė tundnim flamurin pėr Britaninė por ne ishim viktimat e votės. Kjo ėshtė njė farsė. Kėnga mė e mirė nuk fiton kurrė. Na vjen keq, David, duhet tė keni tė drejtė pėr taktikat e votimit por performanca juaj edhe pse ishte mirė vlen 19 pikė”.
Danimarkė
“Kėnga serbe, kopje e njė kėnge shqiptare”
Pak orė para edicionit 52-tė tė kėngės, “Eurovizion Song Contest”, nė natėn finale adresat e internetit tė vėna nė dispozicion, mes tyre oikotimes.com ka marrė dhjetėra e-mail-e, ku deklarohet se ka njė problem me kėngėn pėrfaqėsuese serbe nė “Eurovizion Song Contest”. Ne u pėrpoqėm tė kontaktojmė “European Broadcasting Union” (transmetimin evropian) pėr kėtė ēėshtje por kontaktimi ishte i pamundur gjatė festivalit dhe akuzat kishin ardhur nėpėrmjet e-mail-eve dhe videove nė youtube.com. Sot gazeta daneze “Ekstra Bladet” ka raportuar se kėnga serbe “Molitva” nuk ėshtė njė kėngė origjinale siē kėrkohet nga rregullat e instruktimit tė EBU. Kėnga ėshtė njė kopje e njė kėnge shqiptare, tė realizuar nė vitin 2006 dhe titulli i saj origjinal ėshtė “Ndarja”, dhe kėndohet nga Soni Malaj, deklaron gazeta. Gazeta ka paraqitur nė foto edhe krahasimet e dy videove tė dy kėngėve paralelisht, asaj serbe dhe asaj shqiptare. Videot mund tė shikohen, duke klikuar nė adresėn e gazetės. Nė ēdo rast kėnga shqiptare duket se ėshtė performuar nė publik. Pra nuk ka konfirmim pėr vlefshmėrinė e videos nga ndonjė burim zyrtar dhe as ndonjė pėrgjigje zyrtare apo reagim nga RTS dhe “European Broadcasting Union”. Kėngėt qė fitojnė janė shpesh tė akuzuara pėr plagjiatura. Nė vitin 1995 kėnga fituese norvegjeze mori tė tilla akuza por vendimi pėrfundimtar ishte se kėnga nuk ishte njė plagjiaturė. Nė kėtė rast mund tė jetė njė e vėrtetė por mund tė jetė edhe njė pėrpjekje pėr tė “minuar” kėngėn serbe.
“Ekstra Bladet”
Kėngėtarja: Ka ngjashmėri por s’mund tė them se ėshtė e vjedhur
Soni Malaj: Gjithēka, nė duar tė profesionistėve
Ndonėse e rezervuar nė prononcim kėngėtarja shqiptare Soni Malaj nuk mund tė rrinte gojėkyēur, pas kėtij lajmi jo pak tė bujshėm. E pyetur dje nga media shqiptare kėngėtarja, e cila kohėt e fundit po shijon frytet e suksesit ėshtė shprehur se pas dėgjimit tė kėngės nė “Eurovizion”, fillova tė dyshoja qė nė momentin e parė. Por mė pas vura re se kishim ngjashmėri nė kėngė. Megjithatė mendova se mund tė ishte njė mendim subjektiv imi. Por kur dėgjova refrenin atėherė shtanga. Mėnyra e tė kėnduarit, vokali, tempi, harmonia e kėngės ishin tė njėjta”, ėshtė shprehur dje kėngėtarja nė njė nga mediat shqiptare. Sipas Malaj, kėnga me titull “Ndarja” ėshtė kompozuar nė vitin 2004 nga kompozitori maqedonas, Maki pėr albumin e saj tė titulluar “E vogėla”. Ndėr tė tjera kėngėtarja shqiptare shton se fillimisht ishte skeptike pėr tė kėnduar njė baladė tė tillė, pasi nuk ishte nė natyrėn e saj. Megjithatė ka qenė kompozitori qė i ka dhėnė shtysėn pėr ta kėnduar kėtė baladė. Ndėrkohė kėngėtarja Malaj, as nuk e ka mohuar se kėnga mund tė jetė e vjedhur nga kėnga e saj, por as nuk e ka pohuar njė gjė tė tillė, duke besuar gjithmonė tek autoritet pėrkatėse pėr ta zgjidhur kėtė problem. “Ka ngjashmėri si prurje nė festival me kėngėn time, por kjo mund tė jetė dhe njė koiēidencė. Ndėrkohė qė kjo punė kėrkon kohė pėr t’u vėrtetuar dhe mbetet qė juria e festivalit tė vendos se ēfarė ka ndodhur nė tė vėrtetė”, shton ajo. Soni Malaj ka kėnduar kėngėn “Ndarja” vitin e shkuar nė “Top Fest 3” (prill 2006), ku ėshtė vlerėsuar edhe me ēmimin e “Kėngės mė tė mirė”, ndėrsa Mara Serifovic ka kėnduar “Lutja” ne festivalin “Beovizija” mė 7-8 mars 2007 ku u vlerėsua edhe me ēmimin e parė. Kjo ėshtė hera e dytė qė Serbia akuzohet pėr kėngė tė vjedhur nė “Eurovizion”. Ndėrkohė njė prej hite-ve mė tė njohura tė kėngėtares serbe, ”Agonija” ka qenė njė kėngė e kėnduar mė parė nga grekja Despina Vandis me titull “Olo Lipis”, (Besoj ).
Fitorja e Serbisė
Mbrėmjen e sė shtunės Serbia ėshtė shpallur zyrtarisht fituese e edicionit tė 52 tė Festivalit Evropian tė kėngės. Kėngėtarja serbe, Marija Serifoviē, mundi 23 finalistėt e tjerė nė Helsinki, me njė kėngė baladė pėr dashurinė, zotin dhe lutjet. Serifoviē ka fituar 268 vota, duke lėnė pas Ukrainėn me 235 vota. Kėngėtarja pas fitores u shpreh se kishte hapur njė kapitull tė ri pėr Serbinė. Finalja e “Eurovizion” u ndoq nga 100 milionė teleshikues nė 42 vende tė botės, pėrfshirė edhe Shqipėrinė, ku gjithashtu kishte njė juri vlerėsuese. Pas 10 vjetėsh heshtje nė kėtė edicion tė kėngės evropiane u kthye sėrish edhe Italia.
Ndoci me rregullin e “treshit”: U eliminuam prej Kosovės
Batutat e parafestivalit nuk kanė tė njėjtin dozė humori, tanimė, pas pjesėmarrjes nė “Eurovizion”. I kthyer vetėm dy ditė mė parė, nė humorin e shkodranit, kėngėtarit shqiptar, Frederik Ndoci, i cili kėtė vit pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė “Eurovizion” me kėngėn “Balada e gurit”, ndihen tone tė ashpra, dhe padyshim edhe kritika. I vendosur nė atė qė thotė, dhe sigurisht i bindur nė aftėsitė e tij dhe prezantimin dinjitoz qė i bėri Shqipėrisė, Ndoci se ka vėshtirė t’ja kaloj pasimin tė tretėve. Pėr gazetėn shton se pjesėmarrja kėtė vit nė “Eurovizion” ishte e denjė, me pėrfaqėsues tė denjė, por pa pėrkrahje. “Gjatė ditėve para konkurrimit, hidheshin baste, sikurse hidhen baste pėr kuaj, a lojėra tė ndryshme. Nė tė gjitha bastet mes dy kėngėve tė tjera pėrfshihej edhe Shqipėria. Dua tė them se shpirtėrisht tė gjithė na kanė mbėshtetur gjatė pjesėmarrjes sonė nė “Eurovizion”, ndonėse nuk patėm asnjė mbėshtetje nga shteti, as nga Ministria e Kulturės, as nga qeveritarė”, shprehet kėngėtari. Ndėrsa arsyet pėr skualifikimin shqiptar, i lidh politikisht. “Tė gjithė e dinin se kėnga shqiptare “Balada e gurit” ishte kėnga mė e votuar nga ana shpirtėrore, ndėrsa pėrsa i pėrket televotimit dua tė them se ėshtė njė sistem qė nuk funksionon. Ēmimi u dha nė drekė dhe nė darkė njerėzit telefonin kot”, shton Ndoci, duke nxjerrė tė tjera arsye edhe mė tė mprehta duke pėrdorur rregullin e treshit. “Shqipėria dhe Kosova i kundėrshtojnė sllavėt nė Evropė. Amerika ndihmon shqiptarė dhe ne tė dy, pavarėsisht se ishim pėrfaqėsues tė Shqipėrisė, vinim nga njė vend si Amerika, ndaj dhe u skualifikuam. Ėshtė si puna e kėshtjellės “Rozafa” qė u sakrifikua. Ndaj edhe kėnga jonė u sakrifikua pėr tė marrė me tė mirė Serbinė”, shprehet Ndoci, i sigurt nė ato ēka thotė. Ai shton se pjesėmarrja shqiptare ishte dinjitoze, pavarėsisht se ditėt para garės nuk pati asnjė promovim shqiptar, sikurse ndodhi edhe me pjesėmarrėsit e tjerė nga vende tė ndryshme tė botės. “Nuk mėrzitem qė u s’kualifikuam, pasi pjesėmarrja jonė ishte e mirė, pavarėsisht se nuk patėn asnjė ndihmė nga ana e shtetit. Nė kėtė rast Shqipėria falė intuitės, kėnga doli mė e bukur se shumė kėngė tė tjera tė vendeve sllave. Ne nuk kishim stemė shqiptare, nuk organizuam asnjė manifest shqiptarė, as promovim, as me CD nuk u pėrfaqėsuam. Duhet qė dikush tė sponsorizonte pėr kėto gjėra, tė kishim njė pavijon pėr tė promovuar turizmin shqiptar”, shton ai. Ndėrkohė pėr kėngėn fituese serbe dhe pėr debatet qė po e shoqėrojnė ditėt e fundit, Ndoci shton: E kam ditur qė mė parė qė kėnga dhe teksti ishte i njėjtė me atė tė kėngės shqiptare, por dua tė them se kėngėtarja serbe ishte njeri i mirė, kishte respekt pėr kėngėn tonė dhe na thoshte shpesh se e vetmja frikė e saj, ishte kėnga shqiptare. “Gjatė tri ditėve tė provave kur ishim nė Finlandė, fliste me superlativa pėr kėngėn tonė”, shprehet Ndoci. Shqipėria nuk mundi tė hyjė nė finalen e Festivalit Evropian, edhe pse Frederik Ndoci pėrcolli emocion pėrmes interpretimit tė tij. Nėse ishte kjo kėnga e duhur pėr njė festival si ai Evropiani, kjo ėshtė njė tjetėr ēėshtje. E vėrteta ėshtė se rezultatet e natės gjysmėfinale nuk zhgėnjyen vetėm shqiptarėt. Gjatė ditėve tė mėpasme mėsohet tė ketė pasur reagime tė ashpra nga pėrfaqėsuesit e delegacioneve tė vendeve qė nuk u kualifikuan, si edhe mediat qė ndiqnin festivalin. Ajo qė vunė re tė gjithė ishte fakti qė tė 10 tė kualifikuarit janė prej Evropės Lindore dhe Qendrore. Lob i fuqishėm Lindja. Serbia, Maqedonia, Sllovenia, vende tė tė ish-Jugosllavisė. Moldavia, Gjeorgjia, Bjellorusia dhe Letonia prej ish-Bashkimit Sovjetik. Hungaria dhe Bullgaria gjithashtu Lindje, pėrveē Turqisė qė ėshtė ca mė nė juglindje. Vende si Zvicra, Qipro, Malta, Norvegjia, Danimarka, Andora e Holanda, etj, edhe kėtė herė mbetėn jashtė finales
Panorama
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cimo : 15-05-2007 mė 20:34
Krijoni Kontakt